11.10.2019 Views

Forum A+P 02

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

funksioneve. Rossi nuk mohon se midis

funksionit dhe formës ekzistojnë lidhje,

por kundërshton faktin që forma të

privohet nga lidhjet më komplekse dhe

se funksionet të vetme nuk përmbledhin

formën. Kjo do të shndërronte tipin në

një skemë të thjeshtë të shpërndarjes së

funksioneve, një diagramë itineraresh.

Nëse faktet urbane do të ishin vetëm një

problem organizimi nuk do të kishte as

vazhdimësi dhe as idividualitet. Historia

ka treguar se objektet mund të ndryshojnë

funksion gjatë përdorimit të tyre. Po

ashtu monumentet dhe arkitektura nuk

do të kishin asnjë arsye të ekzsitonin. Ky

konceptim do të pengonte analizimin e

lidhjeve komplekse midis qëllimeve estetike

dhe nevojave, të cilat i paraprijnë fakteve

urbane duke rrezikuar kështu të privojë

arkitekturën nga çdo vlerë autonome.

Qëndrueshmëria si gjeneruese e

formës

Rossi ktheu vëmendjen për formën estetike

në një epokë kur gjithçka ishte reduktuar në

kërkesa funksionale. Këtë ai e argumentoi

me tezën e “qëndrueshmërisë së formës”.

Sipas Rossit, është pikërisht forma ajo që

është e qëndrueshme, që ne e jetojmë dhe

që strukturon qytetin. Në lidhje me këtë ai

thotë se në çdo qytet ekzistojnë pjesët më të

“vërteta” të tij, ndërtime të cilat rrallë herë

kanë funksionet origjinale, pasi funksionet

e tyre kanë ndryshuar gjatë historisë. Kjo

na tregon që funksionet janë thuajse të

pavarura nga forma e tij dhe se funksioni

i adoptohet formës, për aq kohë sa forma

është “e fortë” (e qëndrueshme).

Këtë ai e bazon mbi teorinë e

“qëndrueshmërisë” urbane të Marcel

Poetes. Qëndrueshmëria e organizmit urban

vjen nga “rezistenca” që paraqet plani i tij për

të vazhduar ekzsitencën. Ndërsa studiojmë

karakteristikat formale të planimetrive

të qytetit, vërejmë qëndrueshmërinë e

disa motiveve, të cilat arrijnë të ruajnë

shprehjen urbane pavarësisht ndryshimit

të epokave. Leximi i këtyre fakteve përbën

një të dhënë shumë të rëndësishme pasi ato

influencojnë organizmin urban. Kështu

pra, është njohja e së kaluarës që përben

bazën e krahasimit dhe jep “masën” për

të ardhmen. Rossi sjell edhe mendimin

e Lavedan që bazohet në këtë koncept të

Poetes, për të cilin “qëndrueshmëria”

është ajo që gjeneron planin e qytetit.

Kështu, të kuptuarit e gjenerimit është

objektivi kryesor i kërkimeve në urbanistikë

pasi kjo na ndihmon të kuptojmë formimin

hapësinor të gjithë qytetit. Tek “gjenerimi”

përfshihet koncepti i “qëndrueshmërisë”

ku fizikisht bëjnë pjesë ndërtesat, rrugët

dhe monumentet urbane. Në këtë kuptim

të dhënave historike u duhen bashkuar ato

gjeografike, ekonomike dhe statistike.

Tipi si konstante dhe esencë e

arkitekturës

Teoria iluministe, në veçanti ajo e Milizias,

dallojnë formën si një aspekt të fundmë

të strukturës dhe bazohen në leximin e

qytetit dhe të arkitekturës si një tërësi e

vazhdueshme, si pjesë të një sistemi. Rossi

beson se e tëra ka më shumë rëndësi se sa

pjesët; kështu është qyteti që vendos kritere

për arkitekturat e veçanta. Nëse kjo tërësi

do të ekzaminohet sipas pjesëve, kjo na çon

në çështje të raporteve midis tipologjive

të ndërtimeve dhe qytetit. Kjo është edhe

hipoteza që përbën bazën e librit të Rossit

që dallon sidomos për studimin e konceptit

të “tipit” në arkitekturën urbane. Rossi e

mendon tipin si diçka të qëndrueshme dhe

Ansambli i banesave Pruitt-igoe, St. Louis, seria

e fotove të shembjes viti 1971

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/9/98/Pruitt-igoe_collapseseries.jpg

39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!