11.10.2019 Views

Forum A+P 02

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

peizazh rural, tërësisht të pandërtuar. Rolin e “urës

lidhëse” e luanin komplekset industriale, sot pjesë

e parcelës së projektit, të cilat për nga funksioni por

edhe nga ana pamore, vetëm sa theksonin më tepër

thyerjen midis qytetit dhe zonave afërndenjëse. Kjo

mungesë shkrirjeje dallohet qartë edhe në fotot e

kohës, ku vendi i grisë së ashpër së parafabrikateve,

zëvendësohej befas nga e gjelbra e kodrave përreth.

Sot, vendin e gjelbërimit të kodrave e kanë zënë

ndërtimet informale. Rritja e sipërfaqes së qytetit

nuk është shoqëruar me shkrirjen e dëshiruar

mes pjesëve. Përkundrazi, hendeku është thelluar.

Kështu, në periferitë e Tiranës u krijuan slumet e

para, pa shërbime dhe infrastrukturë, ku thjesht

ndërtohej duke përfituar nga përgjumja e shtetit.

Sot rregullsisë së blloqeve të banimit të trashëguara

nga kohët e planifikimeve urbanistike të shtetit

socialist, i kundërvihet parregullsia dhe shtrirja

organike e ndërtimeve pas viteve ‘90.

Ndërkohë zona e projektit, vazhdon të ketë po

të njëjtin rol ndarës, por tani kufi nuk janë më

ndërtesat industriale dhe studiot kinematografike

që dikur zienin nga aktiviteti i qindra punonjësve,

por rrënojat e tyre, diku të restauruara, diku të

shndërruara në depo, lavazhe apo vendqëndrime

automjetesh, diku të braktisura plotësisht.

Pavarësisht mosinteresimit në dukje, ky brez

mbetet shumë i lakmuar nga ndërtuesit. Për këtë

arsye edhe fati i tij duket i shenjuar nga ndërtesat e

larta që mbijnë vazhdimisht, gjithnjë e më afër tij.

Masterplani i propozuar më poshtë, i cili dëshiron

të jetë një fund alternativ i historisë së zonës, merr

nismë pikërisht tek çarja e krijuar në vite, mes dy

pjesëve të qytetit, pjesës së vjetër projektuar dhe

ndërtuar në vitet ‘70-‘80 dhe asaj të ndërtuar

rishtazi.

Fshirja e kufirit të përhershëm, që ndan lagjen në dy

pjesë, nuk hyn në objektivat. Përkundrazi, projekti

i këtij masterplani dëshiron ta përjetësojë këtë

ndarje, duke e bërë për herë të parë të prekshme.

Projekti i propozuar ka si qëllim gdhëndjen e kësaj

çarjeje, duke i ruajtur gjurmët e saj, por dëshiron

të ndryshojë përmbajtjen e hapësirës, duke e

kthyer atë nga një barrierë të padepërtueshme, në

një kufi poroz, që bashkon këtë pjesë të qytetit.

Dhe sidomos, qëllim është dhënia e një identiteti

këtij brezi, për të mos mbetur thjesht një “buffer

zone” e përshkueshme, por të kthehet në një

vendqëndrimi, në një park publik të hapur për

të gjithë komunitetin. Kështu, shkrirjes ideale

mes dy anëve të të njëjtit qytet, i shtohet edhe roli

social i këtij masterplani që mbart edhe nevojën

për integrim të banorëve me ambientin ku jetojnë,

që deri më sot, sidomos në periferi mbetet tejet i

zbehtë.

Si konkretizohen këto objektiva? Propozimi im ka si

qëllim pikërisht krijimin e një hapësire publike

të gjerë, ku mbizotërues do të jetë gjelbërimi i

organizuar në një park urban të pajisur me sheshe,

kalime për këmbësorët, i shoqëruar përgjatë

gjithë gjatësisë së tij nga kategori të ndryshme

shërbimesh.

Siç u përshkrua më lart, çdo gjë nisi nga ndërthurja

mes të shkuarës dhe të tashmes, qytetit racional

dhe qytetit organik, dhe njëkohësisht nga disa

analiza të kryera mbi zhvillimet e pritshme të

Tiranës, të cilat arrijnë në përfundimin se

zhvillimi policentrik është më i favorshmi për

qytetin. Si rrjedhojë u vendos projektimi i një poli

kulturor, që do të kryente fizikisht kthimin e kësaj

linje ndarëse, në një linjë agregimi mes pjesëve të

periferisë, por edhe të periferisë me qendrën. Kjo

u pa edhe si zgjidhja më e mirë që do të mund

të përkthehej menjëherë, jashtë termave formalë,

në një pol gjithëpërfshirës jo vetëm për banorët e

zonës, por edhe të qytetit në përgjithësi. Kështu,

duke nisur nga skicat dhe skemat e para studimore

u përcaktuan edhe linjat drejtuese kryesore në

brendësi të parcelës, që më pas do t’i jepnin jetë

vendtakimeve, rrugëve dhe shesheve të ndryshme.

97

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!