11.10.2019 Views

Forum A+P 02

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

88

pyetjen: ç’punë ka një simbol i tillë në një

ndërtesë të realizmit socialist? A nuk do

të ishte fare e thjeshtë të pikturohej një

yll i kuq duke respektuar simbologjinë e

paprekshme komuniste? Përse ky simbol

pagan? Përsëri t’i ketë shpëtuar censurës

pa u vënë re? Vështirë të besohet. Pastaj,

përse u zgjodh pikërisht ky simbol, kujt i

duhej dhe çfarë kumtesh bart? Për kë? E

pamundur të përgjigjemi. Le të shkojmë

më tej.

Orientimi i ndërtesës

Disi i papritur na duket edhe orientimi

i ndërtesës në formë kryqi. Në këtë

rast mendoj se rëndësi merr ballina e

ndërtesës. “E ndërtuar në një lëndinë të

bukur në periferi të kryeqytetit”, thuhet

në artikullin e «Zërit të Popullit». Kështu,

ndërtuesit i kishin të gjitha mundësitë

dhe lirinë t’i jepnin ballinës drejtimin që

donin. Përse ndërtesa e një institucioni të

rëndësishëm duhej t’i kthente përgjysmë

shpinën kryeqytetit? Sepse ndodhej në

periferi të tij? Planifikuesit urbanë e

dinin se në mos për dhjetë vjet, pas njëzet

vjetësh qyteti, (ashtu siç ndodhi vërtet),

do ta arrinte Kinostudion dhe drejtimi

i verilindjes nuk duket më i qëlluari. Por

mbase një përgjigje mund të na e japë

përsëri pamja nga sateliti. Për çudi nëse

ndjekim aksin simetrik të ndërtesës në

drejtimin e verilindjes mbërrijmë pak

a shumë në...Moskë. Të jetë edhe kjo

rastësi? Mundet. Por, pas një shqyrtimi

të hollësishëm të orientimit të të gjitha

ndërtesave kryesore publike të ndërtuara

në Shqipëri pas 1945, rezulton se asnjëra

prej tyre jo vetëm që nuk ka formën e

planimetrisë së Kinostudios, por të

gjitha respektojnë rreptësisht drejtimin

e katër pikave të horizontit. E vetmja

që drejtohet nga verilindja është kjo

ndërtesë e projektuar në Moskë.

E vërteta është që boshti i ndërtesës

është i zhvendosur disi në veri. Sipas

specialistëve një shmangie e tillë është

normale, pasi largësia nga ballina e

Kinostudios, krahu verilindor, e deri në

qendrën e Kremlinit, qendrës ekumenike

të komunizmit, është 2055, 27 km,

çka e bën tolerancën e disa gradëve

të pranueshme. Gabimi shkaktohet

nga forma e Tokës dhe nga procesi i

montimit të mijëra fotove që e bën këtë

diferencë në gradë të papërfillshme dhe

të pranueshme.

Por nuk kemi mbaruar ende me

“rastësitë”. Njëra nga figurat që përbëjnë

një grup skulpturor të vendosur mbi

njërën nga shtyllat e gardhit metalik të

Kinostudios tregon me një gjest shprehës

po ashtu drejtimin e verilindjes (fig.9).

Nga historia e artit dimë se monumentet

tregojnë me dorë dhe vendosen përballë

hapësirash të hapura, të lira nga pengesa

natyrore apo arkitekturore. Për çudi,

dora e gruas me kostum kombëtar

tregon një drejtim që nuk të çon askund

(përveçse në Moskë), ndonëse do të ishte

më e pranueshme të shihte nga qyteti

apo nga deti dhe jo drejt një zone të

pabanuar që pritet nga barriera masive

e malit të Dajtit. Po ashtu, figura e gruas

së vendosur në majë të pedimentit, mbi

boshtin e simetrisë së ndërtesës, me

qëndrimin e saj duket sikur vështron

shumë lart në horizont, drejt verilindjes,

ndërsa me dorën e djathtë të ngritur me

një gjest të fuqishëm, tipik për repertorin

e kufizuar të gjesteve të figurave të

realizmit socialist, ajo mban një yll (i cili

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!