03.04.2013 Views

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

është një spektakël i pasur që

shtrihet në hapësirë dhe në kohë; nga

“Dasma

shtëpia e nuses te shtëpia e dhëndrit, nga

dita e hollimit të bakllavave te mëngjesi i parjes së pajës".

Ky është një prej përkufizimeve të shumta studimore

që mbart në vetvete gjithçka ndodh në ditët e dasmës.

Janë shkruar shumë për të, në libra studimorë apo

pasqyrues. E gjallë në çdo detaj të saj, vjen nga vitet e

kulmit 1930-1940, kur madhështia dhe përsosmëria e

organizimit të çdo riti ishte në majat e veta.

Vajza gjirokastrite që nuk u bë kurrë nuse, Musine

Kokalari në rreshtat e librit të saj "Sa u tunt jeta",

sjell atmosferën e ceremonialit më të famshëm e më të

veçantë në të gjithë trevat e jugut.

"... "Sa u tunt jeta", pasqyrë e një bote të perënduar,

shtegu i kapërcimit nga vajzëria, në mes të këngëve, në

nusëri. Dasma bëhet kur duan nga ana e djalit. Kurrë në

mes të Bajrameve se nuk trashëgohen. Fillon ose ditën

e diel dhe mbaron të enjten ose të enjten dhe mbaron të

dielën. Niset kënga nga dita e shënimit, te nata e brumit

me mashalla nëpër udhë. Pastaj dita që qepet kënaja,

dita tjetër që shpihet. Nata e kënajt, dita e fundit që

merren sepetet në mëngjes e pas dreke në kohën që

ruhet dhëndëri krushkat venë të marrin nusen.

Pragu i derës përvëlohet me ujë të zier nga frika e

magjive të botës kur nusja del nga shtëpia. Jashtë portës

një grua i mban një pasqyrë që atje ku të vejë të duket

e bukur. Rruga ndrrohet prapë nga frika e magjive. Nusja

vjen në shtëpinë e burrit. Kyr hyn, hedh këmbën e

djathtë dhe te porta vjehri i shtie mbi umbrellë oriz me

para. Të ketë këmbën e mbarë.

Te dera një grua i lyen dorën me mjaltë, ja fshin

mbi derë që të ketë gojën e ëmbël. Nusja natën kur fle

me bullën i vën' frën e kalit ndënë jastëk që të jetë me

urdhëratë në shtëpi...". Ky është një përshkrim i përmbledhur

i dasmës gjirokastrite disa dekada më parë, e

gdhendur prej Musine Kokalarit, në përshkrimet e hollësishme

të gjithçkaje ndodh ditëve të dasmës, vë në

pah ndryshimet që sjell përgjithmonë ky ceremonial për

çiftin e ri.

Ritet

Me dhjetëra rite sa simbolike aq edhe të veçanta të

mbledhura në disa ditë. Kjo është dasma gjirokastrite,

e cilësuar si më e rralla përsa u përket zakoneve, madhështisë

së mënyrës së celebrimit, ashtu edhe definicionit

të saj. Riti i hollimit të bakllavave, dita e vetullave

apo e shënimit, nata e brumit, riti i kënasë, dita e

nuses, riti i berberit dhe veshja e dhëndrit etj, janë disa

prej zakoneve më të njohura e të përdorura në dasmën

gjirokastrite. Një tjetër zakon, ndoshta ndër të paktët

që vazhdojnë të aplikohen është marrja e nuses, ndërsa

dielli perëndon. Edhe ky rit ka një simbolikë specifike.

Riti i hollimit

Një javë para dasmës në shtëpinë e vajzës është

dita e hollimit të bakllavave, sinjali i parë që çel serinë

e riteve të dasmës gjirokastrite. Gra të fisit, të komanduara

nga më e vjetra përgatisnin 7-10 bakllava dhe e

gjithë ceremonia shoqërohet me këngë grarishte. Dita

e shënimit ose dita e vetullave Korrespondon me ditën

e enjte dhe ishte dita kur vajza zbukurohej dhe vishej

nuse. "Ulu mal të dalë hëna/ të na stoliset kadëna/ të

vishet-ë me të bardha/ të lulëzojë si dardha...". Vazhdon

të ruhet edhe në ditët e sotme ky zakon.

Nata e brumit

Në të njëjtën ditë në shtëpinë e dhëndrit zhvillohet

një nga ritet më të njohura, nata e brumit, e cila ka karkater

komik. Ndërsa ndizen marshallatë (flakadanë), me

të cilët kryesisht fëmijë vërtiten përreth shtëpisë, ndërsa

në miell hidhet një unazë apo monedhë floriri dhe

shumë njerëz përpiqen ta kapin atë. Pamja e tyre, lyer

me miell shkakton edhe të qeshurat e para. Një tërësi

më vete përbën riti i kënasë, ku përfshihen ceremoni të

ndryshme si: përgatitja e kënasë në shtëpinë e dhëndrit,

çuarja e kënasë te nusja (dita e kënasë) dhe vënia e

NTradizioniM

. Anno 7 . n. 3 . Giugno 2009 . pagina 10

Dasma gjirokastrite, mes traditës dhe modernes

Një ceremonial, një spektakël i pasur, një ansambël ritesh,

një kolorit i Gjirokastrës apo një mrekulli e zbehur shumë

tashmë? Pavarësisht epiteteve, dasma tradicionale

gjirokastrite mbetet një prej krenarive të shumta të këtij

qyteti, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve ajo

ka humbur origjinalitetin dhe është njehsuar

me ceremonitë që zhvillohen kudo në Shqipëri.

kënasë (nata e kënasë).

Të tria këto momente shoqërohen me këngë, shpeshherë

komike dhe me romuze, të krijuara edhe në moment.

"Ju sollëm këna me lule/ na dhatë bukë me krunde/

ne nuk jeshim për këtë/ na marrçi të keqen ë...".

Dita e dasmës ose siç quhet ndryshe dita e nuses është e

diela paradite, kur dasma në shtëpinë e nuses arrin kulmin

dhe pothuajse edhe mbyllet. Ndërkohë po të dielën

në shtëpinë e dhëndrit organizohet riti i berberit dhe

veshja e dhëndrit. Nisja e krushqve bëhet nga shtëpia

e dhëndrit. Largimi i nuses nga shtëpia përfundon edhe

ritin që quhet "Dita e nuses", ndërsa i gjithë ceremoniali

zhvendoset drejt shtëpisë së dhëndrit.

Edhe tani, kur një pjesë e madhe e zakoneve kanë

humbur pothuajse fare, pak nuse dalin nga shtëpia e

tyre para se të perëndojë dielli. Kjo pasi me perëndimin

e diellit simbolizohet largimi përgjithmonë nga shtëpia

prindërore, ndërsa dielli i ri do ta gjejë atë në shtëpinë e

bashkëshortit, ku do të kalojë gjithë jetën e vet.

Ndërrimi i rrugës

Është bërë zakon që krushqit të ndërrojnë rrugën

(edhe ky një rit që vazhdon të ndiqet), për shkak të frikës

nga magjitë. Në Gjirokastër nusja rri ulur, por sa

herë hyn njeri detyrimisht duhet të çohet në këmbë. Një

rit i posaçëm zhvillohej në mesnatë, kohë në të cilën

vinte sinia me bukëvale, që quhet bukëvalja e nuses

(rit dhe nevojë- për të shuar urinë, për të marrë fuqinë).

Në momentin kur nusja shkonte për të fjetur nën jastëk

i vinin frerin e kalit që ta kishte gjuhën e shkurtër dhe

të ishte me fre.

Kërcimtarët e rakisë

Një nga elementët më të veçantë të dasmës tradicio-

nga Entela Bani

nale gjirokastrite është edhe kërcimi i rakisë apo sinisë.

Një valltar kërcven brenda një sinie e mbushur plot me

gota rakie dhe në kokë mban gjithashtu një tabaka plot

me gota dhe gjatë kërcimit nuk duhet të derdhë asnjë

pikë. Megjithëse është një mrekulli, ky ri pothuasje po

zhduket, sepse sot në Gjirokastër janë vetëm dy kërcimtarë.

Kako Pino-t

Gruaja e parë që merrej me stolisjen e nuses quhej

Kako Pino, e portretizuar edhe nga Ismail Kadare ne

"Kronikë në gur". Kaq e zonja dhe e respektuar ishte

ajo në zbukurimin e nuseve, saqë të gjitha pasardhëset

e saj thirreshin të gjitha Kako Pino. Procesi i kryer prej

saj quhej shumë i rëndësishëm, pasi me zbukurimin

dhe veshjen e nuses, dasma quhej e filluar.

"Dasma ime ishte një mrekulli. I kemi bërë të gjitha

zakonet, po vallja e sinisë ka mbetur për mua më e

bukura". Kështu e nis rrëfimin me kujtimet e tij Dino

Çiço, publicist e gjirokastrit i vjetër. Gjithçka ka ndodhur

gjatë atyure ditëve, megjithëse rreth dy dekada më

parë ka mbetur e paprekur në kujtesë. "Dasma gjirokastrite

është një margaritar në ritet dasmore në të gjitha

trevat shqiptare. Dasma nisi një javë më parë, me këngë

e me valle, por ritet nisnin ditën e enjte. Te shtëpia e

dhëndrit siç isha unë dasma fillonte me ditën e brumit,

në masën e të cilit hidhej një monedhë floriri dhe ai që

do ta gjente do të ishte kryedasmori. Ata fusnin kokën

në këtë masë mielli dhe ai që e gjente ishte njeriu më i

lumtur, por fakti që të gjithë lyheshin me miell kthehej

në humor për të gjithë.

Dita e diel kishte një tjetër veçori, shtroheshin tryezat

me gjithë të mirat dhe aty zhvillohej vallja e sinisë.

Një tjetër element shumë i bukur mbaj mend edhe që

në momentin që çifti shkonte për të fjetur në dhomën

Babai i katër fëmijëve

Pranë hotelit “ La Mirazhe” Athine, mbështetur tek një trung peme, bisedonin të dy. Flisnim me zë të

lartë, për ato që po ndodhnin në Shqipëri, të rrëmbyer nga të papriturat e dhimbëshme: vrasje, vjedhje,

djegie- Flisnim me zë të lartë, të sigurtë për heshtjen përreth, por nuk kishim vënë re se pranë nesh na

dëgjonte një burrë në mes të jetës, me flokë të rralla e me një shenjë në buzën e poshtëme. Në pamjen e parë

na u duk njeri i mirë e hallexhi. Dhe ashtu ishte.

- Cfarë ju shqetëson?- e pyes më tepër për të mësuar se c’ishte ai e pastaj halli I tijë … Ai rrinte i heshtur,

por për mirësjellje tha vetëm “Jam nga Vlora” dhe një lot I rëshkiti në faqet e rreshkura…

Flisni, flisni pa ndrojtje –i foli shoku im. Ai heshti përsëri kokëulur, u kapërcye në kombin e gushës,

me zhurmën e gurit të hedhur në pus dhe foli: -Të më falni për shqetësimin. Nuk do t’ju bezdisja po të

mos ju dëgjoja kur flisnit... Thoshnit nga ato fjalë që kam edhe unë në shpirt. Shqipëria është hall i madh

për të gjithë dhe të gjithë kanë nga një hall. Ai heshti përsëri dhe përsëri vazhdoi ; “Jam nga Vlora. Agim

më quajnë. Para disa muajsh më vdiq gruaja nga zemra, në spitalin e Janinës. Kam mbetur me katër fëmijë

të vegjël. Të madhin e kam 12 vjec e të voglin 13 muaj... Por jam i papunë dhe fëmijët i kam pa bukë.

Agimi heshti përsëri dhe përsëri u kapërcye, sikur lëshoi në pusin e zemrës një gur. Ne e kuptuam hallin e

tij të madh. Fëmijët e tij s’kishin bukë... “Bukën e përditëshme falna o zot “ Po Zoti akoma nuk i ka hedhur

sytë nga ata katër jetimët e Agimit... E ndihmuam babanë e jetimëve me disa para sa kishim mundësi ... Ai

uli kokën, na falenderoi dhe na tha: “...Unë nuk di të lyp, di vetëm të punoj ... të punoj për fëmijët e mi”.

“Puna për bukën e buka për të jetuar ! Edhe kaq i mohohet njeriut ?!

e tyre, në të njëjtën dhomë qëndronin dy plaka, të cilat

qëndrojnë të fshehura dhe kur shikojnë ndonjë gjë

thërrasin: "Ju pamë, ju pamë" dhe ky është gjithashtu

një moment humori. Në dhomën time natën e parë ishin

të fshehura tri plaka", kujton më tej duke qeshur Dinua.

Por, përveç kënaqësisë që sjellin kujtimet, fakti

që një pjesa më e madhe e zakoneve nuk përdoren më

shkakton dhembje të përzier me nostalgji. "Unë dasmën

gjirokastrite do ta quaja tani një fatkeqësi, edhe pse ka

të njëjtat gëzime. Tani dasmat bëhën të gjitha në lokal,

nuk ndiqet më asnjë rit dhe kështu ato janë pa identitet.

", shton më tej Dino Çiço.

Përjetësimi i dasmës

Shumë libra studimorë e kanë pasur në fokus këtë

element mjaft të rëndësishëm të traditës gjirokastrite,

por dasma dhe të gjithë ritet përbërës të saj si askund

tjetër janë përjetësuar në librin "Sa u tunt jeta" nga

Musine Kokalari, ndërsa folkloristi i njohur, doktori i

shkencave Tasim Gjokutaj, i fokusuar në anën muzikore

të saj nga 11 dasma të vrojtuara boton "Lirika e

dasmës tradicionale gjirokastrite". Të tjerë studiues e

kanë vënë në fokus këtë ritual. Në festivalin e dytë folklorik

kombëtar riti i dasmës gjirokastrite, merr Urdhrin

e Klasit të Tretë "Naim Frashëri". Hanko Fule, këngëtarja

kryesore në një sërë festivalesh folklorike si dhe

në ritin e dasmës kujton: "Në të gjithë këto festivale, më

të preferuarit e mi mbeten festivali i dytë dhe i katërt,

ku kemi konkurruar me ceremonialin e lindjes së djalit

dhe atë të dasmës tradicionale gjirokastrite.

Kjo e fundit ka qenë me kënga dasme, këngë hidh

e prit dhe me momente të caktuara, si natën e brumit,

me të madhin Xhevat Avdalli, nata e kënasë, dalja e nuses

nga shtëpia e prindërve, hyrja në shtëpinë e saj, me

këngët që u takonim momenteve "udhë e mbar'o bijë/

të bëhesh e mirë...", apo këngët hidh e prit të krushqve

që shkojnë të marrin nusen si "Moj krushkë hundëpafidhe/

sherbeti pa karafile.." etj. Të premten në natën

e brumit kemi momentet e hedhjes së unazës në miell,

e shoqëruar me këngë dhe marshallatë. Me të dy këto

ceremoniale jemi nderuar me Urdhrin e Klasit të Tretë

"Naim Frashëri". Në vitin 1972 me grupin miks në një

festival në Ohër kemi marrë një tjetër çmim me dasmën

gjirokastrite, por me një formë ndryshe, më të shkurtuar

në 15 minuta. U pëlqye shumë atje ceremoniali i

dasmës tradicionale gjirokastrite", tregon këngëtarja e

madhe gjirokastrite Hanko Fule.

Zbehja e traditës

Ndërsa kulmin e vet e njeh përpara viteve 1940,

kohë në të cilën kur familjet e mëdha dhe të pasura

gjirokastrite ishin të shumta, me kalimin e viteve, erdhi

edhe zbehja e riteve. Të moshuarit tregojnë së disa zakone

vazhduan të ndiqen deri në mesin e viteve 1960,

për t'u zbehur më pas thuajse totalisht e për të mbetur

të gjallë vetëm në kujtime. "Sot një dasmë në Gjirokastër,

me një në Tepelenë, në Sarandë, në Delvinë apo

në Fier nuk kanë thuajse asnjë ndryshim. Ka ikur nga

karakteri i saj i mëparshëm. Kënga e nuses "Dallandyshe

e vogël-o" këndohet në çdo dasmë, për të kaluar

pastaj te Napoloni që kërcehet nga çifti dhe vijohet me

këngë të ndryshme, të cilave gjithashtu u ka ndryshuar

karakteri. Ka humbur veçantia dhe nuk mund të thuhet

se në Gjirokastër e kemi humbur traditën.

Mirë do të ishte të mbahej karakteri tradicional, i cili

është më i bukuri, pasi për të qëmtuar tekste të vjetra

këngësh, më është dashur të bisedoj me dhjetëra njerëz.

Kohët kalojnë, njerëzit ndryshojnë, por mirë është që tabani

dhe tradita të mbeten siç janë trashëguar brez pas

brezi", shprehet këngëtari gjirokastrit Gentian Selfo, i

cili në njërin prej albumeve të tij "Fustani i bardhë" i

ka kushtuar dy këngë dasmës tradicionale gjirokastrite

dhe që është i pranishëm në mjaft ceremoni dasmash

në të gjitha trevat e jugut. Gjithsesi, me ritet dhe veçantinë

karakterizuese apo e njehsuar me ceremonialet e

zonave të tjera, me tradita të huazuara nga njëra-tjetra,

dasma është një gëzim dhe si i tillë përjetohet në forma

dhe mënyra të ndryshme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!