03.04.2013 Views

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shum studjues te huaj jane perpjekur ta destroin

figuren e shqiptarit Ali Pash Tepelena, por te

shohesh vete shqiptaret qe e portretizoin shqiptarin

e tyre si nje “satrap” eshte e pa falshme, eshte

e turpeshme. Ali Pasha ishte nje shqiptar i madh qe

beri gjithcka per vendin e tij. Ali Pasha i tregoi botes

mbare se matan Adriatikut dhe Jonit qendron nje popull

trim, i beses, fisnik dhe bujar. Shqiptari Ali Pash Tepelena

me qendresen e tij kunder pushtuesve shekullor

Otomane, ishte i pari gjeni qe i vuri kazmen kalbesires

otomane. Zgjoi nga gjumi nenshtrimit popujt ballkanike,

ju kujtoi atyre se liria ishte shume prane. Jeta dhe

talenti i shqiptarit Ali Pash Tepelena i nxori shqiptaret

nga haresa e perjeteshme, duke u dhene atyre rrolin me

te rendesishem ne historin e Evropes Lindore. Per me

shume se 20 vjete, Ali Pash Tepelena dhe Janina e tij u

bene epiqendra e kurriozitetit Evropiane. Epiri shqipetar

ishte kthyer ne nje vende egzotik kurioz qe po terhiqte

vemendjen e Europes. Perandore, Lorde, Shkrimtar

me emer, Gjenerale, Kapiten, Ambazadore, Studjues, e

shume udhetare te huaj, filluan te flisnin e shkruanin

per kete fenomen te ri shqiptar qe po bente emer dhe po

perhapej gjithandeje. Lordet britanike Byron dhe Nelson,

danezi Peter Oluf Bronsted, francezi M. Pougueville,

Colonel Martin Leak’s, Thomas Gordon e te tjere,

morren rrugen per te vizituar e njofur nga afer njeriun

me romantik te kohes “Bonopartin Musliman”.

Talenti i shqiptarit Ali Pash Tepelena nuk mund te

rinte pa rene ne syte e Parandorit me te fuqishem te

kohes Napolon Bonopartit.

-“Napolon Bonoparti si shenje respekti per Ali

Pashen i dergoi atij si dhurate nje cift luanesh”.

-“Dhurata tjeter e dyte qe ju be Ali Pashes nga Perandori

me i fuqishem i koherave, ishte dhe nje kuti

duhani e zbukuruar me xhevahire ku ne kapak kishte

portretin e Aliut. Sic shprehet Lordi Byron, “Aliut nuk

para i pelqente shume kjo dhurate e cmuar, portreti mbi

kapak nuk para i shembellente shume atij”.

NStoriaM

. Anno 7 . n. 3 . Giugno 2009 . pagina 4

Ali Pash Tepelena -Lulja e pare e Albanizmit

Perandori qe nenshtroi gjithe Europen dhe arriti

deri ne Moske, kerkonte miqesine e shqiptarit Ali Pash

Tepelenes.

Shkrimtari me fame botrore Viktor Hugo ne vitin

1820 e quajti Ali Pashen:

-“I vetmi kollos dhe gjeni qe mund te barrazohet me

Napolon Bonopartin” dhe vashdon me tutje duke dhene

krahasimin me brilante per keta dy kollose:

-“Ali Pasha eshte perkrah Napolonit, si Tigri ne

krahe te Luanit”.

Shkrimtari tjeter me fame boterore i madhi Alenksander

Dumas, hodhi ne librin e tij te famshem “The

Count of Monte Cristo,” pjese nga jeta e Ali Pash Tepelenes.

Po ashtu, ai ka shkruajtur edhe per jeten e Vezirit

te Janines ne novelen e tij “Ali Pacha” ..

William Plomer ne librin e tij “ The Diamond of

Janina” shprehet:

-“Ne qofte se Ali Pasha do te jetonte ne kohen e

Shekspirit, atehere jame i sigurte se ky poet i madhe

qe terhiqej gjithmone nga jeta interesante e njerzve te

medhenje, do te mahnitej nga jeta e Ali Pashes”.

Sic e shikojme, Ali Pasha dhe pushteti i tij ne Epirin

shqiptar kishte terhequr vemendjen e Evropes. Nen

sundimin e Pashait te Janines, kjo pjese e Evropes Lindore

qe dikur gelonte nga hajdutet dhe bandat e shumta

te kusareve, tani ishte kthyer ne nje vend te sigurt ku

cdo udhetar mund te udhetonte i qete pa friken se mund

te plackitej. Epiri shqiptar ku sundonte “His Highness”

Ali Pashe Tepelena me shqiptaret e tij, ishte kthyer ne

nje vend ekzotik, nje vende ku studjuesit e huaj shihnin

ne portretin e cdo shqiptari gjurmet historike te se kaluares

se lavdishme te epirotit te famshem.

-“I dua shqiptaret” shprehej Lord Byron ne letren

qe i dergonte nenes se tij.

nga Arber Thesproti

“Ne nje gare konteksi bukurie, shqiptaret do te

ishin raca me e bukur ne bote” shprehet ai per paraqitjen

e shqiptarve.

-“Malet dhe veshja e tyre qe eshte nga me te shkelqyerat,

me kujtone veshjet dhe malet e larta te Skocis”.

Lord Byron ngeli i mahnitur jo vetem nga karrakteri,

bukuria, trimeria dhe veshja shqiptare, por edhe nga

bujaria e tyre tradicionale. Ja se si shprehet ai per pritjen

qe i beri Ali Pasha:

- “Ai me priti me komplimete te shkelqyera dhe me

uli prane tij ne krahun e djathte. Ai me tha ta konsideroja

ate si baban e tij per sa kohe qe do te qendroja ne

ato territore. Ai tregoi per mua kujdesin me te madhe,

njesoj si per nje femije, me qerasi me lemonade, sherbet,

fruta, embelsira, per 20 here ne dite”

Por me kete bujari Byroni u prit edhe nga shqiptaret

e thjeshte.

-“Nje kryetar fisi shqiptar, qe me mbajti dhe strehoi

ne shtepine e tij mua dhe shoqeruesit e mi, nuk pranoi

asnje leke. Kur une kerkova ta paguaja ai mu pergjigje:

-Une deshiroje qe ti te me duash, jo te me paguash”.

Keto mbresa te shkelqyera nga tradita dhe bujaria

hyjnore e shqiptarve, ne sot mund ti gjejme ne letren qe

Lord Byron ja dergonte nenes se tij : “Poems of Georg

Gordon. ..Tu his Madher! Preveza, November12, 1809,”

shkrime te permbledhura nga Horace Geegory.

Figura madhore e Ali Pash Tepelenes dhe shqiptarve

te tij, la mbresa dhe tek Danezi Peter Oluf Bronsted

qe vizitoi territorin Shqiptar te Epirit rreth viteve1809-1813.

Ne kujtimet e tij ai shprehet:

-“Ali Pasha eshte figura me e rendesishme ne Juge-

Lindje te Europes, me nje ifluence te jashtezakonshme

ne gjithe Greqine.”

-“Ali Pasha ishte shkaktari i revoltes greke kunder

Sulltanit dhe sherbeu si nje kalatizator nxites per luften

greke per Indipendence.”

-“Ali Pasha si nje talent i dale nga kjo rrace burrash,

per gjysem shekulli e ktheu vendin e tij nga nje

vende hajdutesh ne nje vende luftetaresh, qe me trimerite

e tyre luajten nje role te rendesishme jo vetem

ne historin e Europes, Turqise, por trimerite e tyre rane

ne sy deri ne Lindjen e Mesme, si ne Siri, Egjypt dhe

rrotull botes”. Dhe te gjithe kete dukuri te re shqiptare

qe morri dhene dhe u perhap gjithandej botes, ai ja

dedikon zgjuarsise dhe largpamesise se shqiptarit Ali

Pash Tepelenes.

-“Ali Pash Tepelena eshte modeli me i perkryer i

shqiptarit tipik ne gjithe koherat, -Lulja e pare e Albanizmit-”

Shprehe konkluzionin e tij perfundimtar, danezi

Peter Oluf Brondsted. Sikur Ali Pasha te ishte nje i krishter

i mire, sot bota mbare do te ishte mbushur me libra

te tera per heroizmat e tij. Por fatkeqesishte, dogma

obskuratiste fetare qe tek disa ishte kthyer ne identitet,

u perpoqen ta cvleresonin fisnikerine e ketij shqiptari te

madh. Megjithate, ata nuk ariten dote ti ulnin vlerat fisnike

te shqiptarve. Heroi imagjinar Robin-Hudi anglez

qe lindi si nje hajdut dhe vdiq si nje i tille, vetem se qe

nje i krishtere, sot nderohet nga bota si nje hero. Kurse

figuren e shqiptarit Ali Pash Tepelena, heroit te shqiptarve

qe e filloi karieren e tij si nje kacak e u lartesua si

nje strateg i barabarte perbri Napoleonit, vetem se nuk

qe nje i krishtere, ata jane munduar qe ta potretizoin

Aliun si nje perbindesh.

Kjo kontradite qe shifet tek te gjithe biografet e Ali

Pashes i ka rrenjet ne mllefet e tyre fetare, qe duam apo

s’duam ne, ne ato vite bente dallimin mes popujve te

ndryshem. Per mua si shqiptare, po ta krahasoj shqiptarin

tim Ali Pash Tepelenen me “heroin” hajdut Robin

Hudin e anglezeve, midis tyre shoh nje kontrast te

madh; njesoj sikur te krahasosh e barazosh –Shqiponjen

tone me Sorren angleze-.

Kenga Labe dhe historia e saj mijeravjecare

Qëllimi i këtij shkrimi, nuk është një analizë e thjeshtë

për këngët e bukura labe. Shkrimin do ta çtjerrim nga

shtëllunga e gjatë duke filluar që nga ditët tona dhe

deri në lashtësinë e largët. Në një largësi të tillë për të cilat

ndoshta na duket se nuk kemi fakte dhe, shumë herë e

mbushim me vogëlsira, pa i hyrë deri në bërthamë problemit

të këngës labe. Nuk jam studjues i muzikës dhe as kritik

i saj, por ka ardhur koha që mendimet e mia bien ndesh

me bashkëkohësit, me analizat që ata bëjnë dhe me konkluzionet

që nxjerrin për këtë perlë të muzikës sonë. Kohët e

fundit vetë UNESKO ka marrë nën ruajtje zhvillimin e saj

, si një nga visaret e rralla dhe të vyera të botës. Po ne çfar

bëjmë për të nxjerrë në pah vlerat e saj, si e vlerësojmë këtë

pasuri të pa çmushme për të cilën interesohet më shumë

bota se sa ne?

Mendoj se rrimë duarkryq, për të mos thënë ndonjë fjalë

tjetër më të rëndë. Kohët e fundit, lexoj shumë shkrime e

analiza të cilat, janë për tu qarë hallin. Të shumtët e tyre

vazhdojnë të rrjedhin me ujrat e turbullta që lexojnë. I marrin

ato si fakte dhe i hedhin nga faqja në faqe. Të gjithë pa

përjashtim, dhe analistët e muzikës shqiptare, nuk përmënd

fjalën “Muzikologët” se është fjalë e huaj. Për mua këtu

qëndron shumë herë dhe gabimi fatal i tyre. Mundohen të

shpjegojnë artin e bukur të kësaj perle me fjalë të huaja, dhe

jo vetëm kaq. Të gjithë studjuesit në përgjithësi shkruajnë.

”Kënga jonë polifonike ka lindur këtu apo atje, vjen nga fjala

poli-foni, që do të thotë shumë zëra, më tutje shtojnë, kënga

polifonike këndohet, në Greqi, Serbi, Bullgari etj ”Po pse

more zotërinj studjues, një emërtim i gjuhës greke e ka krijuar

këngën Labe?

Cili nga studjuesit tanë ka nxjerrë veçoritë e këngës

labe, duke e krahasuar atë më këngët e tjera “polifonike” të

ballkanit siç i quani ju? E ja ku po ua them unë “ që nuk di

dhe shumë nga muzika”, nuk kanë asnjë lidhje. Dhe tani që

po u shkruaj kam përpara e dëgjoj me dhjetra këngë të tilla,

të cilat, përpara labërishtes ngjajnë me këmborë baktish që

kullosin lëndinave. Nuk po e them për të krijuar humor dhe

as për ti dhënë rëndësi fjalëve të mia, për këtë do mundohem

t’u bind.

Marrim disa fakte kokëforta dhe i analizojmë.

Plutarku (46-125) moralist, gjeograf, historian i Greqisë

së lashtë thotë: “Kënga polifonike ka lindur pranë liqenit

të Butrintit. Është mbytur një anije dhe njerzit të mbledhur

vajtojnë humbjen e fëmijëve të tyre. Ky është vetëm një

fakt. Por si e marrim ne këtë fakt? Meqënëse Plutarku thotë

“Kënga polifonike”, kështu duhet ta themi dhe ne? Plutarku

nuk dinte shqip, dhe nuk e njihte dhe fisin e madh të

lebërve. Ai e shkroi për bashkohësit e tij dhe në gjuhën e

tij. Ne shablonistët e kohëve moderne i marrim fjalët e tij

dhe i përtypim pa u bërë asnjë analizë. Na mjafton që ai

thotë vëndin e lindjes që ne na përshtatet e na pëlqen. Nuk

duhet analizuar se, në atë kohë vetëm gjuha greke shkruhej

dhe mesazhi u transportua deri në ditët tona me po të njëjtin

emër”Polifoni”. Nuk më thoni studjues të dashur, kush lindi

përpara, “Polifonia” apo labëria nga e cila lindi dhe kënga

labe. Çudi! Në Labëri as dhe një fëmijë i vogël nuk e përdor

fjalën “polifoni”, të gjithë i thonë këngë labe.

Cila është labëria zotërinj, dhe cilët janë lebrit?

Lebrit, janë Ilirët e fisit të Kaonëve. Përdor fjalën fis që

ka kuptimin e të njëjtit gjak apo trung. Për këtë bindesh dhe

kur dëgjon ëmrat e fshatrave Lazarat, Çorraj, Luzat, Zhulat

etj. A nuk janë ato ëmra fisesh që kanë krijuar këto fshatra?

Më lart thamë që këngët “polifonike” këndohen në Greqi,

Bullgari, Serbi. Pse? Është shumë e lehtë për të kuptuar.

Historiani grek Paparigopulos flet në veprat e tij për koloni

greke në labëri. Historiani tjetër LL. Spiru nisur nga Paparigopulos

shkruan: “ Ndërmjet viteve 736 – 625 p. e. s. në

luftrat Mesinike, ”Kallamta e sotme” u bë shpërngulja e madhe

e Spartanëve drejt zonës së Akrokeraunëve” “Himara”

faqe. 21- 22. “Ata u asimiluan nga vëndasit, humbën si uji

në pëndët e rosës “Edit Dyrhan” “Brenga e Ballkanit” faqe

– 1o4. E pra, shtoj pyetjen unë, kjo dyndje nuk mori nga kjo

kulturë? Pa tjetër që mori, por duke mos qënë vetë në shtratin

e lumit nga e cila doli ajo u varfërua, në ngjyrë, në formë

e në harmoni, por, prap u quajt këngë “polifonike”.

Në të vërtetë në të ka shumë zëra por, jo të harmonizuar.

Ndërsa në Labëri në vëndlindjen, në rrjedhën e burimit të

saj nuk humbi as kristalizimi, as harmonia, as forma por u

forcuan dhe u bënë më të dukshme cilësitë e saj. Të njëjtën

përgjigje do tu jepja dhe për Bullgarët apo Serbët të cilët dhe

pse na pushtuan, morën nga kultura jonë në vënd që të na

impononin të tyren. Dhe atë që e morën nuk ishin në gjëndje

ta kultivonin e zhvillonin më tej. Për këtë flasin këngët e tyre

të kësaj gjinie, “polifonike” siç i quani ju! Zotërinj, flasim

për atë kohë kur Straboni (63 -2o) p. e. s. thotë. “Maqedonasit

dhe Ilirët kishin një gjuhë të përbashkët jashtë

helene”. Grekët arrijnë deri aty sa thonë, “ kënga polifonike

është degëzim i kristalizuar i muzikës Bizantine. Ajo e ka

zanafillën në këngët fetare kishtare”. Kësaj i thonë të kripsha

trutë. Ja çfar shkruan Lorenco Tardos në veprën “ L’antika

melurgjia Bizantina”: “ Shqiptarët Lebër duke e urryer

robërinë myslymane e linin truallin atëror. Ata nuk sollën

me vete modën e fundit muzikore të Kostandinopulit, as artin

e bukur e të çmuar të protopsalltëve të rafinuar, por, sollën

një traditë krahinore malore dhe arkaike, një traditë që vjen

nga shekulli i 4 – 5. Por që në të vërtetë shkon më larg, në

kohën e Basilejve dhe ndoshta dhe më përpara. Kjo tregon

se kisha ka imituar këngën popullore “Polifonike” labe.

Por çfar presim nga Grekët apo Sllavët kur ne vetë mundohemi

ta mbytim këngën apo ta mohojmë historinë dhe rolin

e saj në zhvillimin politik, historik e kulturor të vëndit.

Më vjen keq që e them këtë por jam i detyruar nga faktet.

Akoma më keq kur këtë luftë ndaj kulturës e bën një nga

figurat më të shquara siç është Eqrem Çabej. Ja si shprehet

ai për këtë pasuri kulturore mbarë botërore. “Thelbin e

kësaj kënge e goditim më mirë, duke e quajtur këngë barinjsh.

Përshtypja akustike që të krijon kënga labe, mund

të krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive”. Nuk

e di se çfar ka dashur të shprehë me këto vargje por unë

e ndjej veten të fyer nga fjalët e tij. Kënga labe, është nga

rastet e veçanta për të mos thënë e veçantë në botë e cila në

vënd të veglave ka vetë njeriun dhe frymën e tij, të dalë nga

shpirti, që në çastin e këngës është i mbushur me dhimbje

apo gëzim, me dashuri apo urrejtje. Në përgjithësi ata që nuk

e njohin mirë këngën labe dhe mesazhin e saj, u krijohet

përshtypja se, të gjith këngët janë njëlloj. Një marrës, një

kthyes dhe disa të tjerë që mbajnë iso. Por nuk është kështu.

Kënga labe është një ekspozitë ngjyrash, shprehjesh shpirtërore,

zërash të harmonizuar të akorduar veç e veç si në një

orkestër sinfonike që çdo vegël luan rolin e saj, dhe plotëson

një hapësirë në botën e madhe të këngës, sipas tematikës

dhe zërave. Është krejt e thjeshtë të dallosh dhe të marrësh

mesazhin që ajo dërgon. Ndarja e specifikuar e tyre sipas

qëllimit që ka është e dukshme.

Një këngë kurbeti, udhëton mbi nota minore monotone

me një thirrje të mbytur e të dhimbshme, shoqëruar me

tekstin prekës e melankolik. Një këngë dashurie i ngjan flladit

dhe isoja dridhjes së petaleve të trëndafilit në çastin

e hapjes për lulëzim të plotë. Në një këngë trimërie ritmi

dhe pesha e fjalës është një kushtrim i vërtetë, bukurinë e

së cilës vetëm kënga labe mund ta shprehë “Në gjininë e

saj”. Pra kënga labe nuk është tingëllimë zilesh nga kopetë

e bagëtive, por bota shpirtërore, politike dhe ekonimike e

ngritur në art, apo dhe në humor.

Grupi i Bences

nga Pilo Zyba

Për të kuptuar këtë e më tej duhet më tepër punë profesionale,

dhe një kulturë më e gjërë artistike. Ja si e shpreh

kënga labe forcën e bukurisë dhe të dashurisë.

Thëllëza që shkon mbi vesë,

Më erdhe larë në djersë.

Tani që të kam me vete,

U bëra sa shtatë dete!

Cili poet e ka shprehur kaq bukur, dhe i ka kënduar

kaq ëmbël e me fjalë të zgjedhur vajzës së bukur që nuk

ecën, por fluturon. Ajo shkel mbi vesë aq lehtë, ja kalon balerinës

që do ishte thjesht një shprehje profesionale. E larë

me rrezet e diellit të mëngjasit për të vajtur te i dashuri.

Shiko imazhin e saj të hollë. Kombinimi i zërave për të pasqyruar

sa më të plotë e më të brishta lëvizjet e saj, tingujt e

shoqëruar nga një iso e ëmbël që rrjedh si një sinfoni e plotë

të pasuron fantazinë dhe bën të ndjesh kënaqësinë deri në

qelizat më të largëta të trupit. Çfar ndjen dëgjuesi në këngën

“Vajzë e valëve”?Kjo këngë vjen nga shekujt e rend drejt

shekujve e ëmbël e dhimbshme. Sa herë që e dëgjon të duket

se po e dëgjon për herë të parë e të lind dëshira ta ridëgjosh.

Ja dhe mesazhi i saj. Një vajzë ka dalë në breg të detit, hedh

vështimin në thellësi të tij, prej ku ka ikur dashuria e saj.

Valët mërmërisin dhe ajo këndon.

Ju të bukur zogj

Te ju kam një shpresë.

Ju që shkoni det e male

Dua tu pyes e mjera , dua tu pyes.

Mos e patë, rron apo nuk rron

Ndonë lajm a ndonjë letër

Vallë a më dërgon, e mjera. . .

Vallë a më dërgon!?

Isua e saj dhe dhimbja mund të krahasohet vetëm me

forcën e valëve dhe thellësia e dhimbjes më atë të detit. Ajo

e mallëngjyer i kërkon detit ti kthejë dashurinë pa të cilën

nuk mund të rrojë, dhe që nuk mund ta ndërrojë siç ndodh

shpesh në kohën e sotme. Të dyja këto janë këngë labe por

ngjashmëria mes tyre është e ndarë nga një jendek i madh

ndjenjash që nuk ngjajnë aspak njëra me tjetrën, ashtu si

nuk ngjan dhe lumturia me dëshpërimin. Ja dhe një e tretë

e cila është këngë heronjsh dhe hymn trimërie e burrërie.

Lebrit i këndojnë Ali Pashës Tepelenës.

Ali Pashë Tepelena

Madhështia e saj kuptohet që në titull. Kur dihet që

Aliut i kanë prerë kokën në pabesi dhe e çojnë në Stamboll,

kënga labe Simbolizon.

Ali Pasha vjen më këmbë.

Doli Ali Pasha, doli,

Po hyn koka nga Stambolli,

Krahë hapur qëndron dera,

E pret veziri mbi bedena.

Gjatë udhëtimit të tij për në Stamboll, zogjtë ndalojnë

cicërimat, krojet rrjedhin dhimbje, malet heshtin. . po kalon

ai Aliu, Luani i Janinës.

Aliu.

Nis e kuvëndon me malet,

Flet për kohrat, flet për hallet.

Teksti shoqërohet me një thirrje luftarake të marrësit,

kthyesi bashka - ngjitet me thirrjen e tij dhe thërret në iso

grupin i cili në shpërthim të harmonizuar ngjan me një grup

luftëtarës që bëjnë thirrje. Isua e gjatë ngjan me një funeral

të gjatë i cili e çon kokën e Aliut fitimtare në kryeqëndrën

me ëmrin Stamboll. Për ta bërë më të fuqishme këngën refreni

përsëritet dy herë për të tërhequr vëmëndjen e dëgjuesit

dhe vlerat e kortezhit të Aliut. Nuk po përmëndim këtu

këngët humoristike, të natyrës, për punën apo marrdhëniet

në familje e shoqëri. Si mund të quhet këngë barinjsh kur në

katalogun e saj të krijimtarisë përfshihen të gjitha fushat e

jetës. Ngjyrat e saj dhe shijet janë nga më të ndryshmet nga

mënyra e ritmit dhe e formës, po ashtu dhe të shumllojshme.

Kjo i ka bërë që të ndahen njëra nga tjetra për veçoritë ndonse

janë të gjitha të veshura në kostumin që quhet “Këngë

labe”. Ato ndahen, në këngë Himariote, Gjirokastrite, Tepelenase

dhe në nën grupe. Kënga e Vranishtit, e Lazaratit, e

Lapardhasë etj. Dhe diçka tjetër që studjuesve tanë të nderuar

u ka shpëtuar nga maja e penës apo aftësia profesionale

për të kuptuar që: Vërtet deri tani folëm për vlerat e mëdha

të këngës labe, por, kjo ishte vetëm gjysma e punës. Eshtë

vetëm njëra faqe e artit muzikor të labërisë. Ana tjetër është

po kaq e lavdishme sa e para.

Do flasim pak dhe për vallen labe. Për vallen që luhet

pa vegla muzikore, por që është po kaq emocionale, tërheqëse,

e dashur dhe kuptim plotë sa dhe kënga. Muzika del

nga kraharorët e valltarëve në të shumtën e herëve por dhe

nga grupi i këngës. Kombinimi i tekstit me koreografinë

dhe qëllimin që mban në vetvete, e bëjnë shikuesin dhe

dëgjuesin, të ndodhur mes tekstit dhe lëvizjeve, të mbetet

i mahnitur e të ndjekë me kujdes të gjitha lëvizjez. Që nga

mëngat e gjëra të këmishës që hapen si krahë pelikanësh

në erë , të hapave e xhufkave të kuqe si zjarre në majat e

këpucëve karakteristike. Fustanella shpaloset njëkohësisht

duke e veshur ambjentin me ngjyrën e bardh dhe atë të kuqe

të jelekut. valltarët nën ritmin e tekstit e kthejnë pistën e

valles në një vatër zjarri që nga lëvizjet ritmike duket sikur

bubulon, duke ndezur në shpirtin e pranishmëve dëshirën

për të qënë pranë, dhe brënda saj.

Nuk mund të rri pa përmëndur këtu “Jelek verdha veshurooo”

“Rashë e theve këmbën” e në veçnti vallen humoristike

“Si e shtypim ne piperin”. Dihet që fustanella labe

ka 2oo pala në formën e një ambrelle, me mbyllje në mes.

E hapur, ajo arrin deri në 15 metra gjatësi, dhe gjërësia sipas

shtatit të atij që e vesh. Kur valltari hidhet në ajër duke

rrahur me pëllëmbë xhufkën e kuqe në këpucë apo tokën,

në momentin e uljes fustanella e hapur i ngjan një parashute

me kokë pushtë. Ajo në këto çaste duket sikur zbret nga

qielli valltarin, dhe në shpirtin e të pranishmëve gëzimin,

përfshirë dhe kënaqësinë estetike dhe kreografike. Kur i

shikoja në fëmijërinë time më dukej se këta njerëz nuk kërcenin,

por fluturonin. Ky fluturim ka mbetur i pa shlyer në

kujtesën time deri në këto çaste që po shkruaj. Nuk kam

jetuar kurrë në zonat e jugut, por në pushimet e shkollës në

Përmet më çonin njerzit e mi nëpër dasma e gëzime. Do më

falni por kur Bajroni shkruante për “Bijtë e shqipes” kishte

parasysh lebrit që takoi në oborrin e Aliut, pavarsisht se ne i

quajmë thjesht Arvanitas.

Grekët, fustanellën për të cilën ka kaq diskutime e kanë

marrë nga Labëria. Dhe ndodh njëlloj si me atë që thamë më

lart për këngën. E shkurtuan atë, deri sa e bënë minifund

dhe ja humbën vlerat e vërteta të trashëguara nga tradita e

thellë dhe e lashtë e labërisë. Në asnjë nga pikturat botërore

që paraqesin fustanellën “qoftë kjo dhe sipas motivit grek”

ajo nuk paraqitet e shkurtuar dhe e gjymtuar. Revolucioni

grek nuk mund të pyrfytyrohet pa këngën “thirrjen për luftë

të Suliotëse” dhe pa fustanellën e bukur që në luftë e sipër

e bën labin të ngjajë me një zog të madh fluturues me krahë

fustanelle.

Jo pa qëllim Bajroni këtë veshje e bëri të pa vdekshme

në galeritë e botës së qytetëruar. Ky është me pak fjalë portreti

i labërisë dhe i shpirtit të saj të shprehur në këngë.

Mendoj se vlerat e saj nuk mund të përfshihen në një shkrim

si ky por, mendoj se ky do jetë vetëm një nismë për tu pasuar

nga materiale të tjera historiko-muzikologjike, apo Etnografiko

–topografike e më tej.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!