03.04.2013 Views

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

Pellasge-Etruske-Shqiptare Pelasgi-Etruschi-Albanesi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pagina 9 . Anno 7 . n. 3 . Giugno 2009 .

Kur dje degjova ne lajme deklarimin e Kryeministrit

Berisha se qeveria e tij ka vendosur të

paraqese më 28 prill kërkesën për aplikim per

statusin e vendit kandidat për në BE, nuk po ju besoja

syve e vesheve. Gjate gjithe muajve te fundit, qe prej

dhjetorit te kaluar kur per here te pare Berisha e hodhi

kete ide, kisha ndjekur me interes e vemendje ecurine e

ketij procesi (duke qene e “parceles” perkatese). Ne 12

dhjetor 2008 Berisha deklaroi se qeveria e tij do aplikonte

per statusin ne fillim te 2009 meqe “vendi ishte

gati”. Arsyet per kete sipas qeverise shqiptare ishin:

finalizimi i procesit te MSA-se, kryerja shume e sukseshme

e reformave, si dhe kerkesa per aplikim e Malit te

Zi (pa pritur te mbaronte ratifikimin e MSA-se).

Gjithesei keto ishin arsyet zyrtare, sepse arsyeja

kryesore ishte diku tjeter: shfryrtezimi i kesaj fjale

atraktive e magjike si slogan per fushaten zgjedhore qe

ishte ne prag. Teorikisht pasi nje vend perfundon procesin

e ratifikimit te MSA-se dhe pasi kjo hyn ne fuqi,

vendi ka te drejte te aplikoje per statusin e kandidatit

dhe anetaresim ne BE. Berisha e hodhi idene para se

ratifikimi i MSA-se te kish perfunduar (ai perfundoji ne

janar me aprovimin e vendit te fundit, te Greqise) dhe

para hyrjes ne fuqi (qe ndodhi me 1 prill). Por nuk eshte

ky problem - ka vende qe e kane bere aplikimin shume

kohe pas perfundimit te ratifikimit (bile dhe pas disa

vitesh) dhe ka te tjera qe e kane bere pa perfunduar

akoma (si Kracia, Maqedonia e Mali i Zi).

Problemi eshte qe gjate ketyre 4 muajve te fundit

institucionet e BE-se, ne vecanti Komisioni dhe Keshilli

Europian (European Council), nepermjet zyrtareve

te tyre te larte ja kane thene e perseritur ne menyre te

vazhdueshme qeverise shqiptare qe nuk duhet te paraqese

aplikimin ne BE gjate Presidences Ceke (ndonese

qeveria shqiptare ka deklaruar dhe instistuar qe do ta

parqese kerkesen brenda kesaj periudhe). Ne 23-24

shkurt, trojka e BE-se ne takimin qe pati ne Bruksel me

Ministrin e Jashtem Basha, theksoi qe nuk eshte momenti

i duhur qe Shqiperia te aplikoje dhe kjo per dy arsye:

se pari BE-ja ka problemet e veta dhe se dyti duhet

pritur deri ne perfundim te zgjedhjeve parlamentare ne

Shqiperi. Ministri i Jashtem Cek dhe momentalisht Pre-

Është e habitshme dhe befasuese (natyrisht për

ata që kuptojnë) që një pergamenë me lëkurë

majmuni vigan (të ashtuquajtur edhe si Njeriu

i Dëborës, që ende jeton në Himalajë, është motiv

kurioziteti sfilitës dhe i gjithfarë haluçinacionesh, si

edhe i trukeve filmike të dokumentarëve të shoqërive

dhe akademive natyrore, shkencore) që ruhet në bibliotekën

e manastirit më të vjetër në Tibet, lexohet një

paragraf aktual rebel për lirinë e krijimit kozmokonik,

si liri e mirëfilltë e Perëndisë së paidentifikuar, por të

perceptuar gjithkund. Teksti është i shkruar të paktën

dy shekuj para Luftës së Trojës dhe shumë më herët se

subjekti ekzistencial i Eposit të Gilgameshit e librat e

Fenikasve e Babilonasve. Kjo lashtësi marramendëse të

huton dhe të trishton. Debati për mendimin e lirë dhe

për lirinë e të shprehurit, është i pafund edhe kontradiktor,

plot paradokse logjike dhe juridike. Ky debat me

mjedisin mitik shqiptaro-ballkanik, ka patur dhe ka karakterstika

të veçanta psiko-emocionale, specifike dhe

shpesh të kobshme, domethënë edhe unikalë. Fjalë e

paturpshme e Tersitit, këtij akeu leckaman kundër aristokratit

(Bazileut), Agamemnon (shih: "Iliada" - Kënga

e Dytë, Vargjet 271-274).

Është gjesti i parë i një ardhmërie rebeluese, protesta

e parë e paqartë sociale e demokratit të parë të Evropës.

Goditja e Tersitit, për arrogancën e tij qe shpagimi i lirisë

së mednimit, tepër i nxituar, por jo i parakohshëm.

Rebeli Tersit u demaskua fuqishëm me përkorje dhe me

tallje publike të skajshme. Homeri e përshkruan Tersitin

të shëmtuar, gungaç dhe të shëmtuar, njësoj si shtypi i sotëm

grotesk i partive i përshkruan kundërshtarët inoçentë,

që synojnë njëkohësisht, simultanisht të jenë në kreun e

pushtetit. Është e vështirë të besohet se ky personazh i

karikaturizuar në kuvendin ushtarak të mbretërve Akeas

do të ishte prototipi i Sokratit dhe Krishtit, të cilët guxuan

intelektualisht njësoj publikisht dhe pësuan të njëjtin fat

të turpshëm nga turmat e politizuara, nga tradita agamemnonase

e autoritetit absolut të padiskutueshëm. Pa dyshim

që skulpturat pagane të Sokratit dhe ikonat madhështore

të Krishtit zotërohen nga koncepti i Bukurisë, Urtësisë

dhe Profecisë. Kjo gjë i bën paradoksale estetikat, sepse e

Shëmtuara del më paralajmëruese dhe arketip i kategorive

të tjera të privilegjura të quajtura "fisnike", "të kultivura",

"artistike". Sfida estetike e Tersitit, çoi në lindjen e surealizmit

në shekullin XX dhe Salvador Dali-a tërë kryengritjen

e vet pikturike e imitoi nga karikatura tersitiane. Kjo

është arsyeja gjenuine dhe supreme që Xhejms Xhojsi e

rishkroi subjektin homerik si parodi, duke shkatërruar pa

mëshirë monumentalitetin epik si një mbishtresë të panevojshme,

ose si një zbukurim të stilit barok të zotërinjve

prepotentë të pushtetit dhe të opinioneve njerëzore.

Lahuazje Laforti, historian i filozofisë në Universitetin

e Sorbonës botoi në vitin 1965, librin ambicioz dhe erudit

"Filozofia para rënies së Bastijës", ku në mënyrë jo elokuente,

të vrazhdë, por plot parashtresë dhe indikacione

të vlefshme, bën lidhjen e figurës së Tersitit homerik me

Spartakun trakas, Jan Husin, Omar Khajamin, Oliver Kromuellin,

Rablenë, duke i shmangur jo pa qëllim filozofët

problematikë bashkëkohorë të Zhan Pol Sartrit. Këtij libri

i bën reçensione të mprehta me vërejtje metaforike për stilin,

por afirmativ për strukturën konceptuale Adorme, Patocka,

Malroja, Derrida, Kangerga. Kapitulli që i kushtohej

NOpinioniM

Aplikimi ne BE paciperia dhe mashtrimi i rradhes

sidenti i rradhes i Keshillit Europian, Karel Schwarzenberg,

u shpreh ne menyre metaforike “Eshte e vertete

qe ne ju kemi ftuar ne shtepi, por kur ju trokisni dhe

nderkohe qe qe une vij t’ju hap deren, tubacionet e ujit

shperthejne ne shtepine time. Pra nuk eshte momenti

t’ju hap deren juve, pasi duhet te merrem me kete gje

njehere qe eshte prioritare, pra te ftilloj ujin qe me ka

shperthyer ne shtepi”.

Komisioneri per Zgjerimin Olli Rehn, tha qe Shqiperia

duhet te perqendroje vemendjen dhe energjite

ne kryerjen sa me mire te zgjedhjeve sipas standarteve

nderkombetare, “ky duhet te jete prioriteti juaj dhe jo te

harxhoni energji dhe kohe me aplikimin” – tha ai. Kjo

sepse aplikimi per anetaresim eshte nje procedure jo e

lehte qe kerkon perkushtim, profesionalizem dhe kohe:

vetem pyetesori qe dergohet nga Komisioni do shume

pune e kohe te plotesohet dhe plotesimi i tij duhet bere

ne menyre shume cilesore dhe me pergjegjesi (ne rastin

e Maqedonise pyetesori ishte 100 faqe dhe qeverise

maqedonase ju desh te shkruante 15.000 faqe per t’ju

pergjigjur vetem pyetjes se pare). Nje muaj me vone, ne

mars, ne takimin e ministrave te jashtem te BE-se, duke

ju referuar kerkesave per aplikim te vendeve ballkanike

ne BE (Malit te Zi dhe Shqiperise), Rehn perseri tha

“vendet duhet te aplikojne kur te jene gati (dmth kur te

kene kryer sic duhet reformat), jo si nje akt politik”. Pra

me fjale te tjera, aplikimi per anetaresim ka te beje me

aftesite dhe kapacitetet e nje vendi per te kryer reformat

e kerkuara, dhe jo me ca data kalendarike.

Nese i behet nje analize faktoreve te jashtem dhe te

brendshem te Shqiperise duket qarte qe nuk eshte moment

i duhur per aplikim. Te faktoret e jashtem shkurt

do te permendja: krizen financiare qe ka mberthyer

Europen, vonesen ne ratifikim te Traktatit te Lisbones,

faktoret institucionale (qe njihet me emrin “enlargement

fatigue”) ku qofte qeverite e vendeve anetare te

BE-se qofte opinioni publik (e shprehur ne rezultatet

e Eurobarometrave) nuk jane aq suportiv dhe entuziast

per futjen ne nje te ardhme te afert te vendeve aplikante

(ato te Ballkanit Perendimor dhe Turqise), pasojat

negative qe erdhen nga pranimi i parakohshem dhe i

Pier Alebardit (1079-1142) filozof parizian brilant, që tërë

jetën argumentoi në debat të pamëshirëshëm me Bernardin

e Klervosë dhe Anselmin e Kenterberrit, se "arsyeja është

para autoritetit, qoftë ky i fundit edhe teologjik", u vlerësua

posaçërisht. Alebardi si rrjedhim i tezës kryeneçe të

mësipërme, shtroi edhe kërkesën anticipuese, për drejtësi

sociale duke i kërcënuar njerëzit e fuqishëm shtetërorë të

kohës së vet me dënime të paimagjinueshme dhe me dënime

ferri.

Ky teprim sfidues dhe mendjelehtë, i kushtoi shumë.

Koncili i Suasonit vendosi në 1141 të digjeshin në sheshe

qytetesh tërë librat e tij të dëmshëm dhe për shkak

të dashurisë së tij të fshehtë me murgeshën Eloiza, u rrah

nga tre kryepeshkopë dhe ... u troll. (kastrua). Letrat e mallëngjyera,

pasionante të Alebardit për Eloizën, pas këtij

akti katastrofal, janë burim sentimentalizmi, plot revoltë

intelektuale, asketike deri në blasfemi. Është meritë e la

Fortit që jep një interpretim origjinal për masakrën fetare

të njohur si Nata e Shën-Bartolemeut, në 1572, duke cilësuar

të ngjashëm me dukuritë dhe frymëzimet e populizmit

militant të shekullit tonë, si dhe pushtetit të pestë televiziv,

të studiuara por të pashpjeguara dot deri në fund nga Erich

Fromi, Jungu, Kurasava, Poperi. Xhafersoni dhe Medisoni,

duke besuar në lirinë natyrore të njeriut, në mënyrë kauzale

shtjelluan konceptin esencial të Amendamentit të Parë

të Kushtetutës Amerikane, që lirinë e pacënueshme të bindjeve

e lidhin me hedhjen poshtë në perspektivë të tëra

ligjeve të mundshme kundër shtypit të lirë.

Xhafersoni i mrekullueshëm formuloi shprehjen tronditëse

se "mes një qeverie pa gazeta dhe gazetave pa qeveri",

do të preferonte këtë të fundit, si më demokratikun.

Për këtë, e akuzuan si jakobin francez mes amerikanëve,

pretencioz dhe kokëshkretë. Gabimet e gazetarëve, madje

edhe ato më të tmerrshmet, Xhafersoni i klasifikoi me një

durim shembullor si "monumente të dobësisë njerëzore,

të mosnjohjes, anomali të pashmangshme të intelektit".

Makartizmi, gjuetia e shtrigave, ku-klus-klanasit, gjyqet

staliniste të Moskës, Uotërgeiti, qenë sindroma politika të

ngjashme me sëmundjet infektive. Studiuesi i sociologjisë

etimologjike, Ulliam Fajteri, i Universitetit të Mançesterit,

jo i pandikuar nga shkolla bihoveriste, si edhe nga stili i

lartë i xhorxh Berklit, arriti në përfundimin (në Traktatin

"Hierarkia e Ideve") se ka një antagonizëm të paralindur të

kategorive ideore, kështu mendimi i lirë është edhe shprehje

e lirisë dhe e shtrëngimit, domethënë e së kundërtës,

kinse se shtypi i lirë nuk mund të quhet i tillë, nëse nuk do

të ekzistonte edhe censura e lirë, ose liria e censurës, një e

drejtë natyrore dhe themelore e njeriut (!?).

Dr. Gunter Gyt, shefi i Policisë Politike në Berlin gjatë

Rajhut III, ka botuar një libër memorialistik të sinqertë

ku me këmbëngulje kërkon të vendoset klinikisht një raport

i ndryshëm i funksionimit biologjik midis trurit dhe

organeve seksuale. Ai kishte vërejtur se zhvillimi i trurit

të njeriut bashkëkohor, ishte më i madh, më efikas, sesa i

organeve seksuale, çka çon pashmangshmërisht në triumfin

e racionalitetit mbi instiktet, kur duhej të ishte ndryshe,

për të përjetuar totalitarizmin subkoshient dhe borokratik

të shtetit. Gyti seriozisht propozonte ndërhyrje kirurgjikale

ose hormonale në trurin e njerëzve që në lindje për të

shmangur anomalinë, siç e quante ai të parësisë diabolike

"të materies së hirtë". Nëse në shekullin XVI Paracelsi,

mendoi të krijonte njeriun-artificial - Homonculusin, në

nga Mirela Bogdani

pamerituar i Bullgarise dhe Rumanise, si dhe zgjedhjet

e Parlamentit Europian ne maj. Faktoret e brendshem

kane te bejne me kryerjen e “detyrave te shtepise”, pra

me shume te perfolurat reforma. Nderkohe qe qeveria

shqiptare kerkon ti mbushe mendjen vetes dhe “sovranit”

qe ka bere reforma cilesore e te suksesshme (bile

cudia dhe paciperia arriti deri aty sa ne deklaraten e

djeshme kryeministri tha qe i ka bere ne kohe shume te

shpejte, me shpejt se gjithe vendet e rajonit !!!), raportet

zyrtare te institucioneve te ndryshem nderkombetare

qe na kontrollojne e monitorojne tregojne te kunderten,

si psh raporti i fundit i Komisionit Europian i nentorit

2008, ai i Departamentit Amerikan te Shtetit, i Ministrise

se Jashtme Britanike, Transparency International,

Human Rights Watch, etj.

Ne vecanti korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten

problematike, shteti ligjor teper i dobet, administrata

publike joprofesionale dhe jomeritokratike, sistemi

gjygjesor joindipendent dhe i korruptuar, prokurimet

publike problematike, liria e medias gjithashtu, etj,

duke mos u ndalur ketu tek niveli i ulet ekonomik, arsimor

dhe shendetesor i popullates. Nje raport i The

Economist ne janar 2009 e konsideroi Shqiperine nje

“hybrid democracy”, pra nje system ndermjet democracise

dhe totalitarizmit.

Pas ketij background-i dhe per arsyet e larpermendura,

lajmi qe qeveria ka vendosur te paraqese kerkesen

per anetaresim ishte befasues dhe irritues. Dmth

flisni ju se ne do bejme tonen. Per me teper genjeshtrat

sipas te cilave “ky vendim është i bashkërenduar me

vendet anëtare dhe strukturat e Bashkimit Evropian”.

Cilat vende dhe cilat struktura? Apo “vendim i yni nuk

vjen si një vendim i njëanshëm, por vjen si një vendim

plotësisht i bashkërenduar me vendin kryesues të BEsë

dhe me Komisionin Evropian”. Mjafton te shohesh

deklaratat e mesiperme te Schwarzenberg dhe Rehn.

Vertet Presidenca Ceke e ka pasur si nje nder prioritetet

e saj perspektiven e zgjerimit, por nuk eshte shprehur

asnjehere me terma konkrete per vendet e Ballkanit

Perendimor (me perjashtim te Kroacise) apo s’e ka

pasur te shkruar nominalisht ne programin e saj. Nje

Mendimi i lire dhe liria e shtypit

nga dr. Moikom Zeqo

fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, inxhinierët

genetistë guxuan atë që nuk guxohej kurrë më parë,

krijimin e komanduar të "Ajnshtajnëve dhe kryeministrave

artificialë", sipas parametrave të koduar saktësisht dhe me

mirëkuptim nga shteti. Vetëkuptohet se kështu realizohet

harmonia e ëndërruar e shtypit, mënjanohen ekseset, sensacionet

e panevojshme, streset dhe krimet informative që

bëjnë kërdinë sot.

Për komunizmin totalitar lindor dhe për atë më absurdin,

më sterilin, ballkaniko-shqiptar, shtypi i lirë ishte një

katrahurë, që kërcënonte doktrinën, mjekrën sibilike e të

ideoliziar të Karl Marksit dhe heronjtë paranojakë kombëtarë

komunisto-niçeanë. Për hir të së vërtetës, duhet

vënë në reliev fakti që semiologu dyshimtar, i shumë kritikuari

dhe i admiruari Umberto Eko me esenë e tij heretike

"Tregtarët e Apokalipsit" e ka parashikuar trishtueshëm

këtë dukuri, sepse pikërisht këtë ese ai ia kushton shqiptarit

Milo Temesvari, i larguar dhunshëm nga atdheu në

1947, pas akuzës për devijacion të majtë. Milo, tepër inteligjent,

pasi ndenji disa kohë si lektor i gjuhëve të rralla

kaukaziane në universitetin Rutgest në SHBA, përfundoi si

asistent në bibliotekën kabalistike të Buenos-Ajresit, ku u

njoh edhe me Jorge Luis Borgesin, që infektoi me silogjizmat

e teologut mesjetar Thoma Akuini, i quajtur ndryshe

edhe Aristoteli me tonsur i Kishës Katolike. Në shkrimet

dhe librat e tij kontradiktorë, shqiptari Milo Temesvar e

quajti të pavërtetuar antologjikisht kategorinë e lirisë, duke

shtuar se liria e mendimit dhe për më tepër shtypi i lirë,

është kundër simetrisë dhe kristalogjisë moderne. Këto

materiale u futën ilegalisht në Shqipëri ndërmjet një ishambasadori

të shtetit komunist dhe sot republikan i djathtë

dhe u bënë objekt reflektimi nga dijetarët e punësuar në

shërbimet sekrete dhe juristët me kurse 5-mujore të parlamentit,

të cilët pozitivizmin juridik e kanë vënë në dyshim

si edhe teori të tjera të pavërtetuara.

Po ç'është liria? Liria (gr. eleutheria - lat. libertas),

është enigma më e madhe e njeriut. Determinizmi teologjik

e bën Shën-Agustinin të thotë se liria është e paracaktuar.

Edhe filozofët e antikitetit para tij, kësaj teze i dhanë një

lustër kozmogonike. Viklifi thotë "njeriu është shërbëtor jo

i lirë i Zotit". Martin Luteri shprehet më skajshëm: "Djalli

e ka gjetur fjalën - liri". Piko de la Mirandola vë në gojën

e Zotit: "Të kam krijuar vetëm me një qëllim, që të jesh

ndërtues dhe zotërues i lirë i vetvetes". (De dignitate hominis).

Bekoni dhe Hobsi e identifikuan lirinë me fuqinë e

njeriut, sa dimë, aq mundemi; sa mundemi, aq jemi të lirë.

Hobsi: "Njeriu (liria e tij) u nënshtrohet po atyre ligjeve,

sikurse edhe natyra." Spinoza thekson: "Në sytë e mi, liria

nuk konsiston në dekretin e lirë, por në domosdoshmërinë

e lirë". Kanti bën fjalë për të ashtuquajturën "liri trascedentale",

liria nuk është e mundur në botën empirike ku

sundon kuazaliteti. Hegeli: "Liria është domosdoshmëria

e njohur, e kuptuar". Madje dhe Marksi i ri: "Njeriu është

qënia e lirë, pra qënia universale - Liria është aristokracia

e amëshueshme e natyrës së njeriut", tezë që u keqkuptua

tragjikisht nga historia e njerëzimit. Hajdeger: "Liria,

ndjenjë fundamentale e qënies, është ndjenja e frikës nga

mundësia që të mos jemi, të jemi nga qënie në joqënie".

Satri: "Liria nuk është veti e njeriut, por substanca e tij,

njeriu është i dënuar që të jetë i lirë". Kështu liria ndodhet

midis dy poleve: determinizmit dhe indeterminizmit.

A ekziston liria e vullnetit? Kalvini: "Vullneti i njeriut

deklarate tjeter e Berishes ishte qe “gjatë këtyre muajve

janë bërë negociata intensive me kancelaritë e vendeve

anëtare dhe kanë gjetur mbështetje për këtë”. I vetmi

rast qe te vjen nder mend eshte Franca gjate vizites se

fundit te kryeministrit atje, por kjo u mor vesh pse u

tregua aq bujare, pasi kish interesin e shitjes se helikoptereve.

Sepse ne te kundert dihet qe Franca, bashke

me Gjermanine dhe Hollanden, jane vendet qe kohet e

fundit jane shprehur me skeptiket dhe me pak suportivet

ndaj zgjerimeve te ardhshme dhe mendohet qe do te

votojne kunder aplikimit te Malit te Zi ne mbledhjen e

ardhshme te Keshillit Europian.

Pra pse behet e gjithe kjo, pse kjo kokefortesi dhe

persistence ne paraqitjen e kerkeses brenda qershorit,

qe arrin deri ne kundershtime ndaj keshillave e sugjerimeve

te BE-se? Ne menyre qe aplikimi per status te shfrytezohet

si nje slogan gjate fushates zgjedhore qe sapo

ka nisur. Qe shqiptareve tu thuhet qe PD-ja, pervecse

e futi vendin ne NATO, do ta fusi edhe ne BE (ndonese

dhe pranimi ne NATO nuk u bë siç përpiqet ta propagandojë

qeveria shqiptare, pra si rezultat i kryerjes

së reformave të suksesshme, por si pasojë e interesave

gjeopolitike të “lojtarëve” kryesorë si SHBA-ja). Sepse

eshte mania per te fituar zgjedhjet me cdo kusht e me te

gjitha mjetet. Ashtu si ne vitin e mbrapshte 1996, kur

ndonese Amerika e Europa i kerkuan Berishes e PD-se

perseritje te zgjedhjeve, babezia per fitore me cdo kusht

dhe fitore tahmaqare spektakolare i bene ta humbin fare

pushtetin, bile dhe me turp dhe me nje kosto te larte.

Perderisa po insistohet nga BE-se qe s’jeni gati, nuk

do ishte per tu cuditur qe pergjigja per statusin mund

te vije dhe negative (gje qe nuk ka ndodhur me asnje

vend perpara ne historine e BE-se, pervecse rastit te

Turqise ne 1997). Aplikimi per anetaresim ne BE nuk

duhet perdorur si forme e slogan per te fituar zgjedhjet

dhe nuk duhet te behet nje qellim ne vetvete, por duhet

te sherbeje si nje insentive per te kryer reforma reale,

qe do te kene nje impakt konkret ne progresin e vendit

dhe rritjen e standartit te jeteses se shqiptareve..

Eksperte dhe lektore e politikave te BE-se dhe integrimit

europian, autore e librave mbi Shqiperine dhe

BE-ne.

është si një kalorës që gjendet midis të dyve: Nëse në shalë

hipën Zoti, atëherë njeriu do të shkojë si të dojë Zoti. Nëse

në shalë hipën Djalli, atëherë njeriu do të shkojë nga të

dojë Djalli." Teza heretike e paraqet njeriun "farkëtar të fatit

të vet (Fortuna suae ipse faber". Indeterminizmi, e ndan

njeriun, lirinë nga domosdoshmëria. Epikuri, i kundërvihet

fatalizmit që është thelbi i maksimalizuar i rastësive, kërkon

që njeriu të synojë lumturinë (e drejta e tij natyrore)

pra drejt një "atarksia" si gjendje e paturbullueshmërisë

shpirtërore.

Idetë e mësipërme janë të nevojshme të njihen nga pushtetarët,

por edhe nga opozitarët. Vizionarizmi e bën politikanin

të lirë, kriticist. Njëshi partiak dhe njëkohësisht

Njëshi Ekzekutiv, i modelon të tjerët sipas vehtes. Një parti

që nuk ka liri brenda saj, kur vjen në pushtet mungesën e

lirisë e kthen në thagmë për të dhunuar mbi njerëzit që e

duan lirinë, mbi intelektualët, personalitete të vërteta të

kulturës. Deputetët dhe ministrat pushtetarë bëhen kështu

vegla të verbëta, celulizmi bëhet katastrofik, duke mos

qenë të lirë për vehte, mëtojnë të prekin edhe lirinë e të

tjerëve dhe në përgjithësi. Nuk kam artikuluar më kot, çka

kam thënë më sipër. Liria ka dialektikën e vet, të cilën

nuk mund ta quajmë "një shkarravitje arabeske". Politika

shqiptare në përgjithësi, nuk e ka idenë e lirisë. Militantët

e partive kur vijnë në pushtet, janë manikenj, koncepti

i tyre propagandistik është si lufta antagoniste midis të

mirës (ata e identifikojnë paturpësisht, subjektivisht veten

e tyre me të mirën) me të keqen, që janë përherë të tjerët,

kundërshtarët, opozitarët. Ky thjeshtëzim, është fatal, buron

konfliktualitetin antagonist, mitik, pra vetëshkatërrues.

Syzet bardhë e zi, janë optika e tmerrshme e shoqërisë së

sotme. Kjo margjinalizon sende, njerëz, idetë. Një rrugë

shtëpimi për të gjetur lirinë që nuk e njohin dot, është

shtypi dhe masmedia. Po a janë shtypi dhe masmedia të

lirë? Pas shkatërrimit të ortodoksisë komuniste, të shtypit

të saj të komanduar, kanë ndodhur ndryshime të mëdha.

Komunizmi totalitar, kishte një shtyp totalitar, kjo na kushtoi

tragjikisht. Për fat të keq, shtypi postkomunist është

plot infektime dhe reminishenca të rënda nga e kaluara.

Kështu ndodh që mëditësit shkrimorë janë shërbëtorët e

politikës, sepse nuk u intereson liria e vërtetë. Ky mercenarizëm,

është i frikshëm. Por megjithatë, nuk duhet të

jemi fatalistë. Duhet të shpresojmë për të ndërtuar opinionin

publik të shoqërisë civile. Ky pushtet i fjalës së lirë

duhet të përfillet nga qeveritarët.

Ndryshe, shtypi dhe masmediat, nuk do të gëzojnë

autoritetin, atë autoritet të padiskutueshëm dhe patjetërsueshëm

që të jep liria. Opinionbërësit, ndonëse të paguar

shumë shtrenjtë, që janë tepër komodë, por që kanë mllefe

me emra të caktuara politikanësh, janë larg të kuptuarit

të dukurive të vërteta që shqetësojnë Shqipërinë sot dhe

kështu nuk arrijnë dot të konstruktojnë opinionin publik,

të vërtetë. Nuk mund të ketë opinion publik, pa ide dhe

pa dituri, nuk mund të ketë opinion publik nëse nuk beson

dhe nuk sakrifikon asgjë për lirinë, jo për lirinë e keqkuptuar

dhe të shpërdoruar të vetvetes, por për lirinë e të gjithëve.

Kjo do të thotë që shtypi dhe masmediat, nuk duhet

t'i kontrrollojnë grupet e interesit, siç ndodh në Shqipëri.

Opinioni publik duhet të jetë substanca e të gjithëve së

bashku. Nuk mund të ketë liri të disave dhe njëkohësisht

mungesë të lirisë për të tjerët. Liria u takon të gjithëve. Në

këtë apoteozë, shtypi i lirë dhe masmediat, kanë një mision

të shenjtë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!