23.04.2013 Views

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

8 - 21 Gusht 2008

FOKUS FOKUS NGA NGA RRETHET

RRETHET

Kukes: Në dy vjet,

184 fermerë

përfitues të projektit

“2KR”

Të paktën 184 fermerë të

qarkut të Kukësit kanë përfituar

një fond prej 47, 1 milionë lekësh

gjithsej, gjatë dy viteve të

fundit përmes projektit të

qeverisë shqiptare “2KR” .

“Në këto dy vite sipërfaqja

e mbjellë me pemëtore është shtuar

në 113 ha, ndërsa ajo me

vreshta në 18 ha vreshta”, tha

drejtori rajonal i bujqësisë,

Shefqet Elezi.

Pozitivë është fakti se projekti

është shtrirë pothuajse në

të gjitha zonat e qarkut të

Kukësit. Fermerët e interesuar

paraqesin projektin, dhe në

bazë të sleksionimit ata përfitojnë

subvencionin nga qeveria.

Me miratimin e projektit, çdo

fermer financohet me një fond

prej 30 mijë lekë për dynym,

ndërsa në pemëtari me 50 mijë

lekë për dynym. Gjatë kësaj periudhe

shtimi i sipërfaqes së

mbjellë me pemëtari kryesisht

është përqëndruar në mbjellen

e kumbullave , mollës, qershisë,

pjeshkës e dardhës.

Subvencioni i fermerëve

përmes këtij projekti, konsiderohet

nga vetë ata një ndihmë

e madhe për ringritjen e blloqeve

me pemë e vreshta. Njëri

prej tyre, Astrit Cena, tha se

përmes këtij projekti ka ngritur

një bllok me vreshta prej 12

dynymësh. “Tregu në këtë

zonë është i garantuar për prodhimin”,

tha Cena.

Nisur nga suksesi i këtij projekti,

po shihet mundësia e shtrirjes

së tij edhe në subvencionimin

për ngritjen e linjave të

përpunimit të prodhimit, linja që

aktualisht mungojnë në këtë

zonë.

Kukes: Gushti,

muaji me i preferuar

per pushime nga

kosovaret

Gushti duket se është muaji

më i preferuar për kosovarët për

t’iu drejtuar plazheve të shumta

shqiptare. Këtë e tregon edhe

fakti se gjatë 4 ditëve të para të

gushtit kanë hyrë në Shqipëri

nga Kosova mbi 9.700 shtetas

kosovarë me 2160 mjete, prej të

cilave 128 autobuzë. Duke e

bërë të ditur kete fakt burime

zyrtare të drejtorisë së policisë

kufitare të qarkut të Kukësit

saktësojnë se “gjatë këtyre

ditëve të gushtit fluksi ka qenë

aq i madh sa në ndonjë rast eshte

rritur edhe numri i sporteleve

të kontrollit, kur zakonisht gjatë

korrikut kanë qenë 6 të tilla”.

Gjatë 15 ditëve të para të korrikut

kishin hyrë në Shqipëri

rreth 23 mijë kosovarë me një

mesatare rreth 3 mijë persona

në 24 orë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se

gjatë këtyre ditëve të gushtit

numri i kosovarëve që kanë

hyrë në Shqipëri ka qenë nga

2080 - 2760 përsona në 24 orë.

“Është një fluks shumë më i

madh se në të njëjtën periudhë

Agrobiznesi

Informacione të ndryshme nga rrethi i Kukësit

të vitit të kaluar, kur hynin gjatë

24 orëve deri në 1440 persona”,

pohojnë burimet e policisë kufitare.

Fluksi në rritje i hyrjes së

kosovarëve në Shqipëri ka bërë

që të rritet edhe kontrolli në akset

kryesore rrugore që lidhin

Kosovën me Shqipërinë. “Pozitive

është fakti së megjithë këtë

fluks të madh, deri tani në të

gjitha akset rrugore që lidhin

qarkun e Kukësit me Kosovën

nuk ka ndodhur asnjë aksident,

apo ngjarje tjetër e rëndë”, thotë

drejtori i policisë kufitare të

qarkut, Ylber Zyberi.

Nisur edhe nga fluksi i madh

i lëvizjes në drejtim të Shqipërisë

i kosovarëve, në doganën e

Morinit (Kukës) funksionojnë

gjatë 24 orëve 6 - 7 sportele

kontrolli, ndërsa në Qafë Morinë

(Tropojë) 2 - 3 sportele.

Kukes: Vete

komuniteti eshte

vene ne ruajtje te

pasurise pyjore

Kalimi i pasurisë pyjore në

pronësi e përdorim të komunitetit

pas një projekti të zbatuar

me fonde të BB-së, në qarkun e

Kukësit menjëherë ka dhënë

efektet pozitive. “Edhe pse temperaturat

janë të larta, në qarkun

e Kukësit nuk ka raste

emergjente në masivet e pyjeve,

ndërsa e gjithë situata është

nën kontroll të plotë, me synimin

që ndryshe nga një vit më

parë, dëmet të eleminohen

plotësisht”, tha përgjegjësi i

zyrës së emergjencave civile në

prefekturën e Kukësit, Azem

Tema. Sipas tij, “edhe pse nuk

ka raste zjarresh, funksionon pa

ndërprerje shtabi i emergjencës

civile, që në cdo rast të shfaqjes

të mundësohet eleminimi i pasojave”.

Ndryshe nga një vit më parë,

kur në më pak se dy muaj në

qarkun e Kukësit u shkrumbuan

nga zjarri 1002 ha pyje dhe u

përshkuan nga flakët e zjarrit

mbi 5200 ha pyje, këtë vit situata

është është plotësisht nën

kontroll dhe monitorohet në

shumicën e rasteve gjatë 24

orëve nga vetë komuniteti”,

thotë drejtori i ndërmarrjes së

shfrytëzimit pyjor, Fatmir Gjana.

Sipas tij, shkaku i ndryshimit të

menjëhershëm të situatës është

fakti se mbi 65 për qind e

sipërfaqes pyjore të rrethit të

Kukësit ka kaluar në pronësi e

përdorim të komunitetit, i cili

është vetë i interesuar edhe për

mbrojtjen dhe shfrytëzimin me

kriter të kësaj pasurie. “Kalimi i

pjesës më të madhe të pyjeve

në shërbim të komunitetit, është

shkaku i ndryshimit të situatës

në krahasim me një vit më

parë”, thotë Gjana.

Megjithë temperaturat e larta

të kësaj vere, në qarkun e

Kukësit janë përshkuar nga zjarri

vetem rreth 1,5 ha pyje. Eshtë

konstatuar se rastet e

shfaqjes së zjarrit në masivet

pyjore janë rrjedhojë kryesisht

e pakujdesisë së barinjve që në

këtë periudhë janë banorë të

pyjeve në lartësitë e mbi 1000

metrave.

Kukes: Gjate 24

oreve te fundit kane

hyre ne pikat

kufitare 2.073

shtetas kosovare

Dita e parë e gushtit nuk ka

shënuar ndonjë fluks të madh

të hyrjes së kosovarëve në

drejtim të plazheve shqiptare.

“Ka një fluks mesatar, në krahassim

me hyrjen e kosovarëve

gjatë ditëve të fundit të korrikut,

ndonëse është për t’u theksuar

fakti se në krahasim me të

njëjtën periudhë të vitit të kaluar

fluksi është shumë më i

madh”, tha drejtori i policisë

kufitare të qarkut të Kukësit, Ylber

Zyberi.

“Gjatë 24 orëve te fundit

numri i shtetasve kosovarë që

kanë hyrë në Shqipëri është

2.073 persona me 660 mjete, prej

të cilave 30 janë autobuzë, ndërsa

pjesa tjetër janë furgonë e

mjete të vogla”, saktësoi Zyberi.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të

fundit është vërejtur një rënie e

ndjeshme e shtetasve shqiptarë

që hyjnë në Kosovë. Këtë e tregon

fakti se gjatë 24 orëve të

fundit kanë hyrë në Kosovë

përmes 5 pikave të kalimit kufitar

rreth 500 shtetas shqiptarë,

kryesisht tregtarë, gjë që në

këtë periudhë është një tregues

normal në kushtet kur pjesa më

e madhe e banorëve edhe të

zonës verilindore u drejtohen

plazheve.

Bëhet e ditur se gjatë këtij viti

fluksi i hyrjes së shtetasve kosovarë

në drejtim të plazheve

shpiptare ka një rritje të

ndjeshme, bile ka arritur deri në

rreth 3.000 persona në 24 orë,

gjë që nuk është parë asnjëherë

gjatë këtyre viteve të pas konfliktit

në Kosovë në pranverën e

vitit ’99. “Pozitive është fakti se

edhe pse fluksi është i madh,

deri tani nuk ka ndodhur asnjë

rast aksidenti me pasojë humbjen

e jetës, apo ngjarje të tjera të

jashtëzakonshme”, pohojnë

burime zyrtare të policisë së

qarkut të Kukësit

Pavarësisht nga fluksi i lartë,

puna pa ndërprerje gjatë 24

orëve në doganën e Morinit, ku

punohet me 6 sportele, ka bërë

të mundur eleminimin e rradhës

e të kohës së qëndrimit të

udhëtarëve që hyjnë e dalin nga

Shqipëria në Kosovë e anasjelltas.

Forcat e policisë lokale vazhdojnë

kontrollin me postoblloqe

të lëvizshme të gjithë aksit

rrugor Morinë - Kukës - Qafë

Shllak, ndërsa kanë rritur bashkëpunimin

me forcat e policisë

së qarkut të Shkodrës, edhe pse

në të gjitha rastet kur ka lëvizje

me autokolonë të kosovarëve

ato shoqërohen me mjete të policisë

nga njëri rreth në tjetrin.

Kukës: Buxheti i

shtetit dhe banka

botërore, investime

për infrastrukturën

rrugore

Doganat dytësore të kalimit

kufitar mes Shqipërisë e Kosovës

si, Pika e kalimit Doganor

Qafë Prush, Dogana e Shishtavecit

dhe Dogana e Orgjostit,

vazhdojnë të jenë aktive, por me

probleme në infrastrukturën

rrugore. “Nisur nga këto kushte,

buxheti i shtetit ka akorduar

500 milionë lekë për rikonstruksionin

tërësor të aksit rrugor

Qafë Prush - Krumë”, thotë nënprefekti

i Hasit Elez Maci.

“Aktualisht, punimet e rikonstruksionit

të këtij aksi rrugor me

gjatësi prej 17 kilometrash që po

kryhen nga firma ndërtuese

“Geci”, janë përshpejtuar edhe

për faktin se janë zgjidhur të

gjitha problemet e pronësisë

mbi tokën”, thotë kryetari i komunës

së Golajt, Adem Lala.

Ndërsa një projekt tjetër financohet

nga Banka Botërore

për ndërtimin e infrastrukturës

rrugore, e cila do të mundësojë

lidhjen e zonave rurale të qarkut

të Kukësit me fshatrat kufitare

të Kosovës. “Zbatimi i këtij projekti

qe sapo ka nisur, mundëson

ndryshimin e gjithë situatës

së infrastrukturës rrugore

të zonës verilindore”, thotë

përgjegjësi i zyrës së shërbimeve

në këshillin e qarkut, Albert

Zeneli.

Sipas tij, “u është kërkuar

strukturave të pushtetit vendor

përgatitja e projekteve për rikonstruksionin

e rrugëve rurale,

mes të cilave edhe ato që lidhin

fshatrat kufitare të Shqipërisë

dhe Kosovës, projekt që financohet

nga Banka Botërore”

Kukes: Po

zbatohen 11

projekte me fonde te

PNUD-it

11 projekte po zbatohen në

qarkun e Kukësit me fonde të

PNUD-it, ku pjesëmarrës në investim

për cdo projekt është

edhe komuniteti. “Një gjë e tillë

është mjaft e rëndësishme, pasi

angazhon komunitetin në

mirëmbajtjen e investimit të kryer,

ndonëse kontributi i komunitetit

është simbolik”, thotë

oficeri i zhvillimit rural në zyrën

rajonale të PNUD-it, Bukurosh

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit

dhe Integrimit të Zonave/

Ndërtimeve Informale (ALUIZNI)

në qarkun e Elbasanit organizoi

një trajnim një ditor me specialistët

e terrenit, topografë, teknikë ndërtimi,

operatorë dhe gjithë stafin e

institucionit, me qëllim zbatimin

praktik të ligjit për legalizimet, i cili

së fundi ka pësuar disa ndryshime

me miratim të Kuvendit të Shqipërisë.

Drejtori i kësaj agjencie

në Elbasan, Ditor Musai, informoi

të gjithë pjesëmarrësit për zhvillimet

e reja në strukturën e ALUIZ-

NI-it dhe për punën që ata do të

bëjnë me zonat kadastrale. “Për

këtë qëllim do të ngrihen 8 grupe

me nga 3 pjesëtarë, një topograf,

një teknik ndërtimi dhe një operator,

që do të merret me përpunimin

e të dhënave në kompjuter, në

mënyrë që matjet e ndërtimeve informale

të qytetarëve mbështetur

tek vetëdeklarimet e tyre të jenë sa

më të sakta dhe konform kërkesave

të procesverbalit të konstatimit”,

theksoi Musai. Ai u

Onuzi. “Përgjithësisht, të gjitha

investimet kanë nisur dhe bashkëpunimi

me pushtetin vendor

është i kënaqshëm, gjë që ka

përshpejtuar ritmet e punimeve

si, në rikonstruksionin e një

rruge rurale në komunën e Fierzës,

sistemim trotuari e ndricim

të saj në bashkinë e Bajram Currit,

investime këto që kanë

ndikuar në zbutjen e nivelit të

papunësisë në rrethin e

Tropojës, ku vetëm gjatë këtij

viti nga PNUD-i po zbatohen 7

projekte”, thotë përgjegjësi i

zyrës së arsim-kulturës në

qarkun e Kukësit, Petrit Palushi.

Sipas tij, këto investime kanë

mundësuar jo vetëm përmirësimin

e infrastrukturës së godinave

të arsimit e shëndëtësisë,

por edhe kanë mundësuar punësimin

e mbi 170 personave, kryesisht

nga zonat rurale të rrethit.

Në këtë rreth është drejt përfundimit

rikonstruksioni i dy

shkollave të mesme në komunën

e Pacit, në Pac e Zogaj me një

fond të përgjithshëm prej 15 milion

lekësh. Po ashtu, përmes

fondeve të PNUD-it po zbatohen

edhe 3 investime në rrethin

e Kukësit dhe një tjëtër në

rrethin e Hasit. Përmes tyre përfitojnë

mbi 7000 banorë, ndërsa

parashikohet që të gjitha investimet

në të 11 projektet të përfundojnë

brenda vitit.

Kukes: Dy firma

italiane tregojne

interes per

prodhimin e

energjise nga era

Mundësitë e shfrytëzimit të

alternativave për përmirësimin e

situatës së furnizimit të konsumatorëve

me energjinë elektrike

në qarkun e Kukësit janë

të mëdha, jo vetëm përmes

hidrocentraleve të vegjël për

shkak të pasurisë ujore, por edhe

të shfrytëzimit të erës.

Është kjo arsyeja që përfaqësues

të prefekturës së Kukësit

kanë marrë kontakt me 2 firma të

5

mëdha italiane të kësaj fushe, te

cilat, pas një monitorimi kanë

shprehur interesin e tyre për

mundësinë e prodhimit të energjisë

elektrike nga era.

“Sapo jemi kthyer nga Italia,

pas një kontakti në Kukës me

përfaqësues të firmave italiane

“Bonkom” dhe “Asja”. Të dy

firmat janë mjaft të interesuara

për të investuar në drejtim të

prodhimit të energjisë elektrike

nga era”, tha përfaqësuesi i

prefektures, Ilmi Lisha. Sipas tij,

të dy firmat kanë shprehur interesin

për të investuar, ndërsa

kanë nisur punën për plotësimin

e gjithë dokumentacionit të duhur

sipas ligjeve të shqiptare.

“Një gjë është e sigurt, ata kanë

një interes të madh për të investuar

në këtë sektor pas një studimi

që i kanë kryer”, thote

Lisha. Qarku i Kukësit ka edhe

nje pasuri të madhe ujore për

ndërtim të hidrocentraleve

lokale. Kete e tregon edhe investimi

prej rreth 12 milion euro

për ndërtimin e hidrocentralit në

vendin e quajtur Ura e Lapajve

në këtë rreth, që konsiderohet

nga specialistët vetëm fillimi i

punës për ndryshimin e gjendjes.

Punimet që po kryhen nga firma

private e ndërtimit “Gjoka”, konsiderohen

për këtë vit si një nga

investimet kryesore të ndërmarra

nga biznesi privat në këtë zonë”,

thotë drejtori teknik i ndërtimit të

këtij hidrodcentrali, Bajram Cika.

Sipas tij, “nëse ndërhyhet edhe

nga firmat e huaja në drejtim të

shfrytëzimit të erës, mund të zgjidhet

përfundimisht problemi i furnizimit

me energji elektrike të konsumatorëve”.

Sipas specialistëve,

vetëm në rrethin e Kukësit mund

të ndërtohen mbi 10 hidrocentrale

të vegjël. Aktualisht, në kete qark

janë 10 hidrocentrale lokale, prej

të cilave 7 në rrethin e Tropojës, 2

në rrethin e Kukësit dhe një në

rrethin e Hasit, që janë ndërtuar

në fillim të viteve ’70, por që aktualisht

funksionojnë vetëm 3 prej

tyre.

Elbasan: ALUIZNI trajnon

specialistët e agjencisë së legalizimit

tërhoqi vëmendjen të gjithë

specialistëve, veçanërisht atyre

të terrenit për një punë korrekte,

cilësore dhe të saktë, në mënyrë që

qytetarët të ndërgjegjësohen për

zbatimin real të ligjit të legalizimeve,

si një nga detyrat bazë të legalizimeve

në Shqipëri. Në këtë trajnim

u vendos që në çdo muaj materialet

e të dhënave të marra në terren

të përpunohen saktësisht, duke i

hapur kështu rrugë dhe kompensimit

të ish-pronarëve, të cilëve u

janë zënë trojet nga ndërtimet informale.

Ndërkohë specialistët

kërkuan shpjegime juridike dhe inxhinierike

lidhur me qartësimin e situatave,

që do t’u paraqiten grupeve

treshe në terren. Nga grupet u

kërkua seriozitet dhe përfaqësim

dinjitoz përpara qytetarëve për një

punë efektive fillimisht në zonën

8523 që përfshin lagjet “Skënderbej”,

“Dyli Haxhire”, “28 Nëntori”

dhe “Syrja Dylgjeri”. Në qarkun e

Elbasanit numërohen rreth 18700

ndërtime informale, të cilat presin

legalizimin.

Banka botërore 800

mijë USD për

ndertim

800 mijë dollarë është fondi

që Banka Botërore do t’i japë

Bashkisë së Elbasanit për suvatimin

dhe lyerjen e fasadave

të pallateve në lagjen “Vullnetari”

të qytetit. Kryetari i Bashkisë,

Qazim Sejdini tha se “është

përcaktuar lagja “Vullnetari”

si projekti “pilot” që do të zbatojë

kjo bankë, qe konsiston në

suvatimin e mureve të jashtme

dhe lyerjen me bojë të më

shumë se 15 pallateve në këtë

lagje. Investimi pritet që të çelet

në fillimin e vjeshtës dhe

do të përfundojë në fillim të

dimrit”. Sipas Sejdinit, Bashkia

do të subvecionojmë 20 %

të këtij investimi me të ardhurat

vendore dhe është

përzgjedhur ky bllok banesash,

pasi banorët e tyre rezultojnë

më të varfërit e qytetit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!