05.06.2013 Views

flutura dhe lulja - Save The Children : Albania

flutura dhe lulja - Save The Children : Albania

flutura dhe lulja - Save The Children : Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NUMRAT DHE VEPRIMET

Përdorin numrat për të treguar sasitë

Arritja i referohet aftësisë së fëmijëve për të kuptuar numrin, i cili përfaqëson një

sasi të caktuar. Tre treguesit kryesorë për të vlerësuar aftësitë e fëmijës në njohjen e

numrave dhe bërjen e veprimeve janë:

Treguesit

Fëmija

Tregon interes për

numërimin dhe sasinë.

Numëron mekanikisht

Numëron objektet në

mënyrë të kuptueshme

Shembujt

Fëmija

• Përdor gishtat për të treguar numrin (p.sh. tregon katër gishta

për të thënë moshën);

• Përsërit vjersha, këngë dhe lojëra me numërime;

• Numëron objekte familjare, jo gjithmonë në mënyrë korrekte

(p.sh. anëtarët e familjes, shokët, lodrat);

• Pyet se sa janë ose sa bëjnë.

• Numëron nga 1-shi te 6-ta ose më shumë.

• Numëron pesë artikuj (p.sh. blloqe, lapsa, makina) në mënyrë të

saktë;

• Merr aq objekte sa i kërkohen (p.sh. merr tre objekte kur i

thuhet "Era, më jep tri kokrra qershi, të lutem").

Strategjitë e mësuesit për të ndihmuar fëmijët të fitojnë aftësinë e numërimit

dhe të tregojnë sasitë

• Të nxisë fëmijët për të eksperimentuar me numërimin në mënyrë të

kuptimshme për ta;

• Të angazhojë fëmijët të këndojnë këngë me numra;

• Të lexojë libra të formatit të madh që përmbajnë renditjen e numrave;

• Të japë shembuj të numërimit të objekteve ose njerëzve në situata të

kuptueshme për fëmijët (p.sh. të përcaktojë sa fëmijë ndodhen në tryezë ose

sa fëmijë kanë ardhur në kopsht, sa mungojnë etj.);

• Të sigurojë sa më shumë mundësi për numërimin e objekteve;

• Të japë shembuj të fjalëve që përdoren për numërimin e çdo objekti;

• Të bëjë pyetjen “Sa..?”;

• Të tregojë tabelën me numra e cila duhet të jetë vendosur në nivelin e syve të

fëmijëve;

• Të organizojë lojëra me numërime.

Fusha e matematikës

PJESA I

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!