29.07.2013 Views

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E hënë, 15 tetor 2012

Shteti i Kosovës nuk mund të

funksionojë si duhet pa bërë

integrimin e plotë të Verit.

Asnjanësia e Kosovës

Blerim Shala

Çështje gjinie.

E tillë është çështja e Kosovës, në thelbin e saj

politik, kur shikohet nga perspektiva e Brukselit,

e Bashkimit Evropian.

E pra, çfarë gjinie politike ka Kosova? Për ne është

shtet, për Serbinë është krahinë autonome, për

Brukselin Kosova ka gjini asnjanëse.

Gjini të tillë, nuk ka në jetë, siç e dimë, dhe nuk

mund të ketë as në politikë dhe në raportet midis

BE-së dhe një vendi/shteti.

Po ja që Brukseli, edhe në Studimin e Fizibilitetit

i cili u prezantua ditë më parë, dhe me të cilin u

morëm të gjithë ne, me atë bindjen e njohur tek ne

që të gjithë merremi vesh në politikë, në sport dhe

në histori, sërish i mbeti besnik gjinisë asnjanëse

të Kosovës, me synim të qartë që disi t’i gëzojë sadopak

kosovarët dhe të mos i hidhëroj autoritetet

e Beogradit.

Befasi? Aspak. Kushdo që ka pritë më shumë

nga Brukseli në këtë çështje, ose është optimist

i përhershëm, ose nuk di gjë se si (s)funksionon

Bashkimi Evropian. Ne nuk do të duhej të ishim as

në kampin e parë, e as në këtë të dytin. Tek e fundit,

çka është BE-ja në terren, në punët konkrete, këtu

në Kosovë, këtë e dimë që prej vitit 1999, kur BE-ja

u bë njëra prej katër shtyllave të UNMIK-ut.

BE-ja e sotme e ka për synim të mbajë Kosovën

dhe Serbinë në udhën kah BE-ja, duke balansuar

disi pritjet e mëdha dhe dëshpërimin edhe më të

madh të qytetarëve të Kosovës me perspektivën

evropiane e cila do të ndodhë ‘ngadalë por sigurt’

(sipas Brukselit), dhe me kërkesat gjithsesi të drejta

që shteti i Kosovës më në fund të funksionojë si

duhet, duke harruar që diç e tillë realisht, është

vështirë e arritshme pa siguruar integrimin e

mirëfi lltë të Veriut të Kosovës.

Qasja e Brukselit ndaj Kosovës të ngjanë me atë

të infuzionit të vazhdueshëm për një pacient të

shtrirë në spital, i cili mund të shërohet mirë, me

një terapi të mirëfi lltë. Po ja që ky ‘pacient’ (Kosova),

nuk bën të vdesë, po as të këndellet e të ecë

vetë, sepse në dhomën tjetër është një tjetër ‘pacient’

(Serbia), i cili i ka dofarë problemesh psikike,

të cilat e bëjnë të mendojë që ai do të vdesë në momentin

kur ky ‘pacienti’ i parë largohet nga spitali.

Terapitë politike sa vijnë e shtohen nga ana e

BE-së, zotimi politik i Brukselit që Kosova ka perspektivë

Evropiane është ende atypari, por sa larg

na duken tash vitet para pavarësisë së Kosovës kur

Brukseli i Javier Solanës ishte më i qartë për atë

Kosovën nën Administrimin Ndërkombëtarë se sa

tani, kur Kosova së shpejti do t’i mbushë pesë vjet

jetë si shtet i pavarur?

» Autori është

Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës.

Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express

Në dhjetor të vitit 2005, kur sapo kishte nisë ndërmarrja

e Presidentit Ahtisaari për zgjidhjen e statusit

të Kosovës, kur nuk kishte ndodhë as një i vetmi takim

midis Delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë,

Kryediplomati i atëhershëm i BE-së e tha troç në

Prishtinë kur e pyetën për statusin e Kosovës: Në

Evropë, tha Solana, ka vend edhe për një shtet të ri.

Nuk na ka marrë mendja këndejpari që do të përmallohemi

për këtë qartësi të vitit 2005.

Kosova ka shumë punë për tu bërë shtet i denjë

për të qenë pjesë e familjes së BE-së, dhe këtu

Brukseli ka plotësisht të drejtë. Këtë, zaten, e thonë

shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës, të cilët

duan të shohin një ndryshim thelbësor në të gjitha

fushat e funksionimit të një shoqërie.

Por në anën tjetër, edhe Brukseli duhet të heq

qafe, sa më parë që është e mundur çështjen e gjinisë

politike të Kosovës, nëse njëmend do të stabilizojë

këtë pjesë të Ballkanit. Kështu më nuk shkon. Dhe

nuk duhet pritë që të ndodhë diç e keqe në Veri të

Kosovës, ashtuqë më pas të ndërmerr nisma të reja

politike dhe diplomatike.

Dikush mund të thotë me të drejtë që megjithatë,

Brukseli ka bërë kësaj radhe, (me publikimin e dokumenteve

që përkojnë me Kosovën dhe Serbinë),

një hap në drejtimin e duhur, kur ka pohuar, sa i

përket Veriut të Kosovës, që zgjidhja e problemeve

atypari duhet të gjendet duke ruajtur tërësinë territoriale

të Kosovës dhe duke përmbushur nevojat e

popullatës lokale.

U tha më pas me të shpejtë, që ky formulim

nuk paragjykon statusin e Kosovës, apo që në këtë

mënyrë Brukseli vetëm ka rikonfi rmuar validitetin

e njërit prej Parimeve të Grupit të Kontaktit (nga

viti 2005), dhe asgjë më tepër. Mbase, kjo porosi i

është dashtë BE-së pasiqë javëve të fundit, Kryeministri

i Serbisë Ivica Daçiq sërish disa herë foli për

opsionin e ndarjes territoriale të Kosovës. E këtu të

bie ndërmend sërish një tjetër BE, ajo e dhjetorit të

vitit 2007, e cila unanimisht, në samitin e fundvitit

vendosi Kosovën si Prioritet kryesor të Brukselit, i cili

njeh si detyrë kryesore zbatimin e plotë të Propozimit

gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari. Nuk iu

tha mbi-emri i kësaj Pakoje (pavarësia, fi llimisht e

mbikëqyrur), por dihej fare mirë se për çfarë bëhet

fjalë në Propozimin e Presidentit Ahtsaari.

Ne dhe Brukseli, thënë fare hapur, kemi edhe pak

kohë për t’i dhënë fund gjendjes në Veri të Kosovës

dhe pranisë së Serbisë (e cila sërish u konstatua në

Dokumentet e Komisionit Evropian), brenda tërësisë

territoriale të Kosovës e cila duhet të ruhet, sipas

Brukselit. Kjo prani e Serbisë, nuk mund të jetë më

asnjanëse. E tillë nuk është madje as me Rezolutën

1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Serbia duhet

ta braktisë Kosovën sa më parë që është e mundur,

me një ndërmarrje politike dhe diplomatike e cila

është në duart e Ashton dhe Brukselit, dhe e cila

gjithsesi do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Washingtonit.

Këtu mes nuk ka.

Eja në

IPKO

dhe

merr falas!

Bleni numër të ri, për

vetëm 3€ me

3€ mbushje dhe

merrni FALAS:

1000 MIN, 1000 SMS

ose 1000 MB,

sipas zgjedhjes tuaj.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!