29.07.2013 Views

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Roberts, guru e dashurisë

Julia Roberts duket se është personi që ka bindur George Clooney që mos ta lërë të dashurën e tij,

Stacy Keibler. Clooney ishte ftohur në Stacy në përvjetorin e tyre të parë të lidhjes, por Roberts ishe

ngutur që të shpëtojë lidhjen e tyre. “Kur dëgjoi që George do ta lërë të dashurën e tij, Julia e ndihmoi

atë që mos ta lërë atë. Ajo është bërë guru e dashurisë”, tha një burim.

Rita, me turne

koncertesh në

SHBA

Këngëtarja Rita Ora, pas një muaji suksesi me albumin e saj

“Ora”, ka publikuar datat e koncerteve në SHBA, ku edhe

pritet të fi llojë turneun vjeshtor. Më 23 tetor, këngëtarja pritet

të fi llojë turneun në Santa Ana të Kalifornisë.

New York, 14 tetor-

Rita Ora është përgatitur që të fi llojë festën

në SHBA qysh nga muaji tetor, përderisa

faqja e MTV-së ka prezantuar turneun e koncerteve

të Ritës “The Ora Tour” që pritet të

fi llojë më 23 tetor.

Këngëtarja që do të jetë bashkë me

këngëtarët që do ta ndihmojnë, Iggy Azalea

dhe Havana Brown, vetëm gjatë muajit tetor

do të këndojë në pesë qytete amerikane, ku

do të këndojë këngët e saj më të njohura si

“How We Do (Party)” dhe hitin e saj më të

njohur “R.I.P”.

Të gjitha këto koncerte do të paraqiten në

një emision kryesor të MTV-së për çdo javë,

përderisa ato do të jenë emisionet e njohura

të këtij televizioni mtvU dhe MTV Hits.

“Cilat janë ritet e mija para koncerteve? Një

shishe me Jack. Ndonjë birrë mandej, për të

qenë sa më në qejf. Nuk duhet harruar edhe

çajin dhe nuk do të dëgjoj muzikë me zë të

lart. Kështu arrij të koncentrohem më mirë

në koncert nëse pi Whiskey dhe çaj. Ky është

rituali im para një koncerti”, i ka thënë Ora

MTV News për përgatitjet e saj për koncertet.

Ajo ka folur për stilin e saj në skenë. “Stili im

në skenë është më shumë stili im ashtu si

dukem dhe si shkoj apo rri diku. Zakonisht

vesh ato tesha që ndihem më rehat në to dhe

po ashtu nuk luaj shumë me zëra.

Ndryshe, Ora ishte në “MTV PUSH Artist”

në korrik, përderisa mori pjesë edhe në MTV

Music Awards, ku prezantoi çmimin “Best

Male Video”, të cilin e mori “Moonman” nga

Chris Brown, në shtator. Në të njëjtin muaj,

pra në shtator, Rita debutoi si e ftuar speciale

në “MTV Unplugged”.

Turneu i tetorit i Ritës

23 tetor – Santa Ana, CA @ Yost Theater

24 tetor - San Francisco, CA @ Regency

26 tetor - Chicago, IL @ The MID

horoskop

Dashi

21 mars- 20 prill

Karakteri juaj luftarak, angazhimi i

madh, por edhe pandjeshmëria është

tani e nevojshme, nëse dëshironi

pozitë më të mirë afariste dhe nëse

dëshironi të avanconi në karrierë. Situata

tensionuese e cila do të shfaqet

në marrëdhëniet me personin tuaj të

dashur është e karakterit kalimtar.

Demi

21 prill- 21 maj

Një pjesë e madhe e vështirësive

të cilat ju kanë përcjellë tashmë një

kohë të gjatë tani do të zgjidhen.

Shqetësimet në dashuri të cilat po i

përjetoni mund t’ju çojnë në lajthitje.

Fundi i javës do t’ju sjellë qetësi dhe

zgjidhje të dilemave të shumta dashurore.

Kuptoni që është shumë më e

lehtë të bashkëpunoni me personin e

tuaj të dashur!

Binjakët

22 maj- 21 qershor

Një elan i ri dhe nevoja që sa më mirë

të organizoheni do t’ju preokupojnë

në vendin tuaj të punës. Nga ofertat

e shumta dashurore që i keni, ju po e

zgjidhni personin i cili në jetën tuaj po

fut shqetësim dhe paqartësi. Miqtë

tuaj tashmë një kohë të gjatë po jua

bëjnë me dije për çekuilibrimin në

marrëdhënien tuaj dashurore.

Gaforrja

22 qer.- 22 korrik

Për të qenë stabil në vendin tuaj të punës

rëndësi të madhe kanë vlerësimet

se kur duhet të ndërmerrni rolin e

liderit, e kur iniciativën duhet lënë

bashkëpunëtorëve. Dëshira tepër e

madhe që ju të merrni vendime dhe të

udhëhiqni tani mund t’ju çojnë në .

Luani

23 korrik- 22 gusht

Ato punë me të cilat aktualisht po

merreni nuk mund t’ju plotësojnë

me kënaqësi apo po mendoni që

po shfrytëzoni potencialet tuaja në

tërësi. Po u frikësoheni konfl ikteve për

shkak të mendimeve dhe dëshirave të

kundërta, por edhe nuk mund të harroni

atë përqafi m të zjarrtë.

Virgjëresha

23 gusht- 22 shtat.

Kjo javë do t’ju shkaktojë një tension

apo nervozë të lehtë, posaçërisht nëse

jeni duke punuar në një projekt të ri

afarist apo në ambientin tuaj të punës

vijnë njerëz të rinj. Tashmë një kohë të

gjatë jeni tërhequr në vetvete dhe nuk

dëshironi që me personin e dashur të

bisedoni për gjërat me të cilat nuk jeni

të kënaqur në lidhjen tuaj.

E hënë, 15 tetor 2012 | 23

rozë

Peshorja

23 shtator- 22 tetor

Stabiliteti dhe rehatia të cilën e keni

arritur në ambientin e punës tashmë

do të rriten edhe më shumë. Pjesën më

të madhe të stuhive dashurore vetë do

t’i shkaktoni, nga dëshira që diçka të

ndryshoni. Presioni që po ia bëni partnerit

sepse dëshironi që të lirohet nga

disa shprehi të këqija apo t’ju kushtojë

më shumë kujdes.

Akrepi

23 tetor- 21 nëntor

Nëse do të keni më shumë takt dhe

mirëkuptim në komunikimet me partnerët

afarist, do të lehtësoni zhvillimin

e shumë punëve. Po ju nxit një afsh i

madh, por edhe dëshira tepër e madhe

që ta keni vetëm për vete partnerin por

edhe në njëfarë mënyre ta kufi zoni.

Shigjetari

22 nën.- 21 dhjetor

Nëse keni nisur disa projekte të reja

apo po provoni ta avanconi punën tuaj,

këtë javë do t’i gëzoni rezultatet e para

të angazhimit tuaj. Dëshira që të realizoni

sa më parë idealet tuaja dashurore

tani do të jetë edhe më e fuqishme

dhe pikërisht për këtë shkak mund ta

hutoni, apo edhe mund ta frikësoni

personin të cilin po e dashuroni.

Bricjapi

22 dhjetor- 20 janar

Çdo gjë që ndodh në ambientin e punës

jeni në gjendje ta zgjidhni, mund

t’i realizoni më lehtë planet tuaja që

ju çon drejt realizimit të një qëllimi të

madh. Pjesa e parë e javës do t’ju sjellë

shqetësime dhe tensione, do ta keni të

vështirë të gjeni durim për partnerin/

en. Megjithatë, të gjitha këto nuk

mund të jenë arsye për kundërshtime

dhe hidhërime.

Ujori

21 janar- 18 shkurt

Një rast i papritur që të merrni pjesë në

një projekt interesant afarist do të sjellë

tek ju ngazëllim, por edhe dyshim që

nuk do të mund t’i realizoni kërkesat

që kërkon projekti. Pas disa debateve

dhe tensioneve të vogla në fi llim të

kësaj jave marrëdhënia juaj dashurore

do të jetë më e harmonishme.

Peshqit

19 shkurt- 20 mars

Kur duhet të merrni vendime afariste

- luhateni, madje edhe gjërat më të

rëndësishme i lini t’ju dalin nga dora.

Marrëdhëniet me personin të cilin e

dashuroni po bëhen mbështetje për

ju, partneri po ju ofron përkrahje dhe

mbrojtje. Po kënaqeni me kohën që po

e kaloni bashkërisht.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!