29.07.2013 Views

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E hënë, 15 tetor 2012

Arteta, i kënaqur me

ndërrimin e rolit

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta

është shprehur i kënaqur me rolin e

tij të ri defanziv. Refuzimi i gjigantit

londinez për të sjellë zëvendësues

pas largimit të Alex Songut në

Barcelonë habiti shumë tifozë të

Arsenalit. Por, menaxheri Arsene

Wenger vendosi të aktivizojë Artetan

në rol më defanziv. Kurse, 30-vjeçari

është kundërpërgjigjur me paraqitje

të shkëlqyeshme. “Është detyrë

shumë e rëndësishme, balancimi

i ekipit mes sulmit dhe mbrojtjes.

Është dashur të ndryshojë rolin, por

edhe mënyrën e të menduarit, jam

i kënaqur, sepse sakrifi ca ime shkon

në dobi të ekipit”, deklaroi Arteta për

magazinën zyrtare të Arsenalit.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski

ka paralajmëruar portierin

e Anglisë, Joe Hart se synon ta

mposhtë në duelin e tyre të martën

në kuadër të kualifi kimeve për

Kampionatin botëror 2014. Ylli i

Borusia Dortmundit u ndal nga

portieri i Manchester Cityt në barazimin

1-1 mes skuadrave në Ligën e

Mourinho s’i shkon Barcelonës

Pas ngacmimeve nga kampi i Real Madridit, ka ardhur përgjigja e

Barcelonës. Mesfushori Xavi ka thënë se trajneri i Los Blancos, Jose

Mourinho dhe taktika e tij nuk do të përshtateshin te gjiganti katalan.

Ai po ashtu mendon se portugezi nuk do të hyjë në histori. Xavi refuzon

dyshimet se Lionel Messi komandon ekipin dhe theksoi se argjentinasi

është më argëtues se Cristiano Ronaldo.

Mjaftoi vetëm një El Clasico

në stinorin e ri për të ndezur

rivalitetin mes Barcelonës dhe

Realit Madridit. Një javë pas sfi -

dës së “Camp Nou”, polemikat

në adresën Barcelonë-Madrid

janë bërë të zakonshme, dhe

pas thumbimeve në Mourinhos

për Messin dhe katalanasit, vijnë

tashmë kundërpërgjigjet nga

kampi Blaugrana ndaj trajnerit

të Los Blancos, që këtë herë kanë

për protagonist, Xavi Hernandez.

Mesfushori i Barcës, në një

intervistë për mediat katalanase,

ka folur për pozicionin e Messit

brenda dhomave të zhveshjes,

për marrëdhëniet me trajnerin

Vilanova dhe për ironinë e

Jose Mourinhos. “Në skuadrën

e Barcelonës, nuk është Messi

që komandon, përkundrazi ai

është personi më i qetë dhe më

i komunikueshëm. Messi është

një njeri i jashtëzakonshëm. Për

mua, ai është më i miri në historinë

e futbollit. Ai është shumë i

thjeshtë kur luan, dhe krahasuar

me Ronaldon, është shumë më

tepër argëtues”, deklaroi Xavi. Një

përgjigje e shkurtë dhe e qartë

për teknikun e madrilenëve, por

dhe për ish-sulmuesin Zlatan

Ibrahimovic, që kishin aluduar

se është argjentinasi ai që bën

ligjin në dhomat e zhveshjes

së katalanasve. Por mesfushori

nuk ndalet me kaq dhe thumbon

Mourinhon për lojën që ai

aplikon te Reali duke theksuar se

fi lozofi a e futbollit të tij nuk do ta

bëjë kurrë më të mirin në botë.

“Mourinho me lojën e tij nuk do

të përshtatej te Barcelona. Kam

simpati për të, sepse ka punuar

këtu tri vjet si asistent, por futbolli

i tij nuk është ai që kërkohet te

katalanasit. Ai aplikon një futboll

Lewandowski-Hart, ‘raundi’ i dytë

spekulativ dhe për këtë arsye nuk

do të arrijë të jetë kurrë pjesë e

historisë”, theksoi reprezentuesi

spanjoll. Xavi krahasoi dhe Tito

Vilanovën me Guardiolën, duke

pranuar se kanë pak diferenca

mes tyre dhe pse Pep mbetet i

veçantë për të. “Nuk dua t’i heq

asnjë meritë Titos, por Guardiolës

i detyrohem shumë, sepse

më ka përmirësuar në planin futbollistik.

Sigurisht që Vilanova

dhe Pep kanë pak ndryshime me

njëri-tjetrin. Në aspektin taktik,

janë pothuajse të ngjashëm, vetëm

se Guardiola ishte më i afërt

në stërvitje, ndërsa Tito ruan më

shumë distancë, por gjithsesi

arrin të transmetojë shumë mirë

idetë e tij në këtë mënyrë”. Xavi

aktualisht gjendet i grumbulluar

me Kombëtaren spanjolle, e cila

të martën do të luajë me Francën

për eliminatoret e Brazilit 2014.

Kampionëve. Por, Lewandowski ka

thënë se Hart nuk është i pamposhtshëm.

“Të jem i sinqertë, ne i

ndihmuam pak atij në Manchester,

por edhe transversalja. Përveç kësaj,

ai pranoi një gol, andaj nuk është i

pamposhtshëm. Shpresoj t’i shënoj

të martën”, deklaroi Lewandowski

për Daily Mail.

Armstrong në detektorin

e gënjeshtrave

Lance Armstrong mund t’i nënshtrohet

detektorit të gënjeshtrave

për të pastruar emrin e tij nga akuzat

e përdorimit të substancave të

palejuara, ka njoftuar avokati i

tij, Tim Herman, të dielën. Por, ai

pranoi se edhe në rast të rezultatit

pozitiv për klientin e tij, vështirë se

do të ndryshonte mendimi i opinionit

publik për çiklistin amerikan.

Armstrong pritet t’i humbë

rekord shtatë titujt nga Tour de

France pasi agjencia antidoping

e SHBA-së (USADA) publikoi një

raport prej 1000 faqesh të mërkurën,

ku tregoi se çiklisti i pensionuar

mori pjesë dhe organizoi

Senegal-Bregu i Fildishtë, e

vlefshme për eliminatoret e Kupës

së Afrikës së vitit të ardhshëm,

duhet të ishte një sfi dë spektakolare

për imazhin e futbollit afrikan,

por në fakt për pak sa nuk u kthye

në një tragjedi, si pasojë e incidenteve

që shpërthyen në stadiumin

“Leopold Sedar Senghor” të Dakarit.

Takimi fi llimisht u ndërpre dhe

më pas u pezullua përfundimisht

për shkak të përleshjeve në shkallët

e stadiumit, mes dy tifozerive.

Bregu i Fildishtë kishte fi tuar 4-2

ndeshjen e parë, dhe kryesonte 2-0

në sfi dën e dytë në momentin kur

tifozët fi lluan të hidhnin gurë dhe

fi shekzjarrë në drejtim të futbollis-

SPORT

31

marrjen e dopingut në rrugën e tij

drejt suksesit në Tour. Armstrong

vazhdimisht ka shprehur pafajësinë

e tij, por refuzoi të sfidojë

akuzat e USADA-së. Avokati i tij,

Herman deklaroi për BBC Radio

5 Sportsweek, të dielën, se çiklisti

nga Teksasi mund t’i nënshtrohet

detektorit të gënjeshtrave për të

dëshmuar pafajësinë e tij. “Ne

mund ta bëjmë atë, kurrë nuk i

dihet”, deklaroi Herman. I pyetur

pse Armstrong mund të mos

pranojë t’i nënshtrohet testit,

Herman u shpreh: “Emri i tij kurrë

nuk do të pastrohet nga gjendja

aktuale”.

Trazira ndërpreu ndeshjen

Senegal-Breg i Fildishtë

tëve të pranishëm në fushë, ndërsa

ua vunë zjarrin shkallëve të stadiumit,

duke nisur dhe përleshjet

mes tyre. Forcat e rendit shoqëruan

jashtë stadiumit lojtarët e të dyja

skuadrave, mes të cilëve ishin të

pranishëm edhe yjet Dider Drogba,

Yaya dhe Colo Toure, Demba Ba,

e Cisse. Në këto incidente, mbeti

i plagosur dhe ministri i Sportit i

Senegalit, El Hadji Malick Gackou,

që u godit në kokë nga një gur. Pas

kësaj ngjarjeje, pritet tashmë një

pezullim i rëndë për Federatën

Senegaleze të Futbollit, ndërsa

një zëdhënës i qeverisë deklaroi

se ministri është jashtë rrezikut

për jetë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!