29.07.2013 Views

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

AKP NE BLLOKADE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

BE s’e ndërron

formulimin për

integritetin e Kosovës.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 21 °C

Min: 11 °C

Nesër

SUZANA GRUBJESHIQ,

Nënkryetare e Qeverisë

serbe, i ka bërë këto

komente pasi që presidenti i

Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka

thënë se do të kërkojë nga

BE-ja, që ta ndryshojë këtë

formulim, që sipas tij, është i

papranueshëm për Serbinë.

S’do të ketë më

të përkëdhelur

në PDK.

Shko.

ADEM GRABOVCI,

Shefi i Grupit Parlamentar

të PDK-së, u është

përgjigjur në këtë mënyrë

akuzave të Fatmir Limajt

dhe Jakup Krasniqit se në

PDK nuk ka debat.

ALBIN KURTI,

Lider i Lëvizjes

Vetëvendosje, i është

drejtuar kështu

Kryeministyrit të Kosovës,

Hashim Thaçi, në fjalimin e

tij në mbledhjen e VI-të të

Këshillit të Përgjithshëm të

Lëvizjes Vetëvendosje.

Max: 21 °C

Min: 8 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Fitohet

përshtypja

se ndjenja të

pakontrolluara

të

animositeteve

personale

kanë krijuar

një cikël

vicioz tek

disa nga

participantët

në diskutimet

publike dhe

mediale.

E hënë, 15 tetor 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com\

Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Petrit Selimi

Hyp se t’vrava,

zhdryp se t’vrava

“Pasi që të dëshmoni si funksionon [sistemi] e kuptoni

edhe një fenomen që përndryshe s’ka kurrfarë

kuptimi: vështirësia me të cilën njerëzit këtu thonë

fjalë të mira për njëri-tjetrin. Individët janë të këndshëm:

qesharak, të mençur dhe socialë. Pas mbi

njëzet intervistave i thosha vetvetes “çfarë njerëz të

mirë!” Por këtë ata nuk e mendojnë për njeri tjetrin:

gjëja më e vështirë në këtë shtet është që njëri t’ia

jep tjetrit një kompliment. Asnjë sukses i asnjë llojit

nuk shikohet pa dyshime. Çdo kush dyshon çdo

kënd për hajni, korrupsion, gënjeshtra. Mungesa

totale e besës në njëri-tjetrin është vetëpërmbushëse.

Epidemia e gënjeshtrave dhe mashtrimeve

ka bërë çfarëdo jete civile të pamundshme. Kolapsi

i jetës civike veç sa inkurajon më shumë gënjeshtra,

mashtrime dhe hajni.”

Citati është nga një prej analizave më të njohura

(dhe goditëse) për problemet e borxheve të Greqisë

të shkruara në muzgun e krizës fi nanciare greke nga

Michael Lewis, një shkrimtar dhe eseist i shkëlqyer

i revistës së njohur amerikane Vanity Fair. Me lexim

të paragrafi t të mësipërm, nuk ka se si të mos e kujtojmë

edhe Kosovën e vockël dhe peizazhin tonë

fare minimal civik me konfl iktet politike, klasore dhe

personale që nuk lejojnë dot krijimin e një konsensusi

minimal se ku jemi si shoqëri dhe ku dëshirojmë

të shkojmë. Gara për pushtet ku kanë mbetur pak,

nëse ndonjë, aktor krejtësisht neutral dhe ofrues

kompromisesh dhe propozimesh bipartizane, e ka

vobegtwsuar mundësinë e përmirësimit të shoqërisë

nëpërmjet një gare të shëndoshë të ideve politike

dhe stileve menaxheriale. Ka krejtësisht pak OJQ

të agjendave progresive qytetare që kanë arritur

vetëqëndrueshmërinë fi nanciare dhe operative dhe

që kanë me dhjetëra, nëse jo me qindra aktivistë, me

të vërtetë aktivisht të involvuar për ndonjë kauzë.

Kjo ndoshta sepse “kauza” është ajo e “rrëzimit të

pushtetit me çdo kusht”, e jo përmirësimi rrënjësor

i sistemit.

Nuk është digresion: para pak më shumë se

gjysmë viti fi lloi një garë në të cilën veç sa rriteshin

decibelat e një diskursi ofendues dhe skajshmërisht

hasmues, shpallën qeverinë Thaçi si tradhtare. Disa

prej “redaktorëve” anonimë të portaleve mediale

s’kishin as probleme të botojnë komente të shpeshta

online ku ftohej haptaz për vrasje të Kryeministrit.

Shprehje dhe insinuata mizogjene, ves primitiv i

do joburrave kosovarë, me krejt forcën e urrejtjes

iu dedikua Zëvendëskryeministres Tahiri (e jo më

pak Ministres Çitaku, karriera politikë e së cilës prej

ditës së parë është ballafaquar me seksizëm të ndytë

dhe injorant). Mos të fl asim për nivelin e abuzimeve

të papranueshme dhe të paedukatë më të cilat

është ballafaquar presidentja Jahjaga. Politika është

e ndyrë, në skamje intelektuale dhe materiale bëhet

edhe më e ultë, por debati shoqëror rreth asaj se

ku jemi dhe ku do të duhej të shkojmë nuk është

pasuruar me këso kontributesh të atyre që kujtojnë

se rrëzimi i Thaçit është imperativ i vetëm a absolut

i kohës.

Ju përkujtoj se kapislla që ndezi këtë valën e fundit

opinion-ndezëse ishte reaksioni ndaj fi llimit të dialogut

dhe marrëveshjeve të para. Teoria e propaguar

me furi dhe e përsëritur me vrull ishte që Kosova

me një qeveri të pamençur ka hyrë në dialog nën

presion nga të huajt për të fi tuar hiçgjë derisa i ka

mundëson Serbisë për të fl uturuar drejtë anëtarësisë

në BE. Pra, gjithnjë sipas këtyre akuzave, Kosova për

shkak të qeverisë së shantazhuar nga të huajt (këta

“të huaj” gjithmonë duke qenë një masë amorfe

dhe anonime nga teoritë konspiracioniste tipike të

ksenofobisë ballkanike) do të mbetet në lloç, ndërsa

Serbia do të lëviz përpara në integrimet europiane.

Natyrisht, Thaçi u lëshon pe atyre “të huajve” në

dialog e Mitrovicë (duke mos shpjeguar ende se kush

qenkan dhe për çfarë arsye qenkan duke konspiruar

kundër interesave të Kosovës) sepse është “i

shantazhuar”.

Të mërkurën e kaluar qetësia e komenteve fl iste

shumë. Nuk u lëshua zëri kur Komisioni Europian

solli njërin ndër dokumentet më të rëndësishme

në historinë e shkurtër të procesit formal të integrimeve

europiane të Kosovës (ai joformal ka nisur

moti, prej kur kosovarët emëronin çajtoret Europa

92 dhe qyteti i Mastrihtit u bë referencë e muhabeteve

në familjet tona). Nuk bëzanë kur për herë të

parë BE’ja kërkoi “respektim të integritetit territorial

të Kosovës”. Nuk kanë ndonjë kompliment apo urimi

për Ministren Çitaku për punën masive që ka bërë

12 muajt e fundit për ta çimentuar rrugën e Kosovës

drejt Brukselit (e kujtojmë që Nikolici i ofroi Milica

Delevicit të opozitës pozitën e Ministres së Punëve të

Jashtme për shkak të suksesit të saj si zyrtare e lartë

në integrimet europiane, potez ky që as që mund të

paramendohet në peizazhin e antagonizuar politik

kosovar). Aty-këtu kishte pëshpërima gati humoristike

se Raporti i zgjerimit i Komisionit Europian

“është veç një dokument”, “është vetëm edhe një

raport progresi”.

Qeveria e Kosovës larg prej së qeni perfekte. Larg

asaj. I ka disa sfi da fondamentale, dy kryesoret prej

të cilave janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar

si dhe modeli i qëndrueshëm i zhvillimit

ekonomik që krijon vende të punës (plus sine qua

non i ekonomisë dhe ardhmërisë sonë dhe fëmijëve

tonë: ndërtimi i menjëhershëm i centralit të ri të

bazuar në thëngjill). Arsimi ka nevojë për investime

në planprograme pas ciklit investiv në ndërtesa shkollore

dhe rritje pagash. Shëndetësia është në nivel

të papranueshëm, absolutisht të papranueshëm.

Politika e jashtme ka nevojë për intensitet permanent

në promovim dhe njohje të Kosovës.

Në këtë proces ka nevojë për garë idesh, për debate

rreth modeleve se si të arrihet progresi në këto

fusha. Ka nevojë që të ofrohen modele kompetitive

me ato të qeverisë.

Por propagandistët kujdestarë moti kanë hequr

dorë na dhënia e alternativave dhe debati kritik. E

konsiderojnë se kjo është humbje kohe deri sa “diktatori”

është në pushtet. Synim e kanë rrëzimin e

pushtetit pavarësisht alternativave, edhe nëse ato

janë esencialisht anti-europiane. Flirtojnë edhe me

politikanë të korruptuar dhe koncepte korruptive

nëse ato ndihmojnë të rrëzohet kjo qeveri.

Vazhdon në faqen 25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!