29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E premte, 22 tetor 2010 SPORT 31

Tifozët e Liverpoolit

sulmohen në Napoli

Dy tifozë të Liverpoolit kanë pësuar

lëndime të mërkurën mbrëma, pas

përleshjeve me përkrahës të Napolit, para

ndeshjes së xhiros së tretë të fazës së

grupeve në Europa League, kanë njoftuar

mediat italiane. Tifozët e skuadrës angleze

janë sulmuar me thika nga një grup i të

rinjve. Ndërsa në një incident tjetër, në

një restorant, është sulmuar një grup i

turistëve anglezë, për të cilët vendasit

kishin menduar se janë tifozë të Liverpoolit.

Policia italiane ka kryer disa arrestime

dhe përforcoi sigurinë për ndeshjen në

stadiumin San Paolo.

‘PASTROHET’ FIFA

Dy zyrtarët e lartë të FIFA-s, Amos Adamu dhe Reynald Temarii janë suspenduar

përkohësisht deri në përfundim të hetimeve pas akuzave se kanë kërkuar para

për të përkrahur një kandidaturë për Kampionatin botëror. Presidenti i FIFA-s,

Sepp Blatter është zotuar se do ta pastrojë futbollin nga “shejtanët”.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter

ka premtuar ta pastrojë futbollin

nga “shejtanët” e tij, pas

suspendimit të përkohshëm

të dy prej zyrtarëve të lartë të

saj, të cilët kishin kërkuar para

për të përkrahur një kandidaturë

për Kampionatin botëror.

Amos Adamu dhe Reynald Temarii,

dy prej 24 anëtarëve të

Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s

që do ët vendosë për nikoqirin

e kampionateve botërore 2018

dhe 2022, u xhiruan në fshehtësi

nga Sunday Times duke kërkuar

para në kompensim për

votat e tyre. Të mërkurën, çifti

u paraqit para Komitetit etik të

FIFA-s dhe u suspenduan nga

“të gjitha aktivitetet e futbollit”

deri në seancën e fundit dëgjimore,

që do të zhvillohet muajin

e ardhshëm. Komiteti po

ashtu do të vazhdojë të hetojë

spekulimet rreth marrëveshjeve

të fshehta mes dy shteteve kandidate

për 2018/2022, diçka që

është rreptësisht e ndaluar nga

rregullorja e FIFA-s. Drejtuesit e

FIFA-s kanë përjashtuar mundësinë

e shtyrjes së votimit të 2

dhjetorit për nikoqirë të kampionateve

botërore 2018 dhe

2022. Për garën e vitit 2018, kandidatë

për nikoqir janë Anglia,

Belgjika/Holanda, Portugalia/

Spanja dhe Rusia, ndërsa për

Botërorin 2022 në konkurrencë

janë Australia, Japonia, Katari,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

dhe Koreja e Jugut. “FIFA

nuk është organizatë e korruptuar.

Është një ditë e keqe për

futbollin, sepse ju nuk mund

të keni gjithmonë ditë me diell.

Shoqëria jonë është e mbushur

me shejtanë dhe ata mund t’i

gjeni edhe në futboll. Ju duhet

të luftoni për të luajtur drejt, ne

duhet të luftojmë për respekt,

e sidomos për ata që janë të

angazhuar në FIFA dhe sjelljet

e tyre, sepse nëse ky rast është

i vërtetë, ne duhet të intervenojmë”,

tha Blatter gjatë një

konference për shtyp ën Zurich.

“Si president i FIFA-s, unë bëj

thirrje dhe pres jo vetëm nga

anëtarët e Komitetit Ekzekutiv,

por të gjithë anëtarët e familjes

së FIFA-s që të sillen në mënyrë

të drejtë, të sinqertë dhe respektuese,

sepse futbolli është

i bazuar në disiplinë, respekt,

lojë të drejtë dhe solidaritet.

Ne i kemi veglat e nevojshme

për të intervenuar aty ku duhet

dhe këtë e kemi bërë”, theksoi

ai. Katër zyrtarë të tjerë të FI-

FA-s, Slim Aloulou, Amadou

Diakite, Ahongalu Fusimalohi

dhe Ismael Bhamjee, po ashtu

janë suspenduar përkohësisht

nga përfshirja e tyre në çdo aktivitet

që ka të bëjë me futbollin.

Demichelis largohet në janar

Menaxheri i Martin Demichelisit

ka theksuar se mbrojtësi do të

largohet nga Bayern Munichu gjatë

afatit kalimtar të janarit. Reprezentuesi

argjentinas spekulohej

me largim edhe gjatë verës, por

në fund mbeti në Allianz Arena.

Mirëpo 29-vjeçari ka mosmarrëve-

shje me trajnerin e Bayernit, Louis

van Gaal dhe këtë sezon ende nuk

ka bërë asnjë paraqitje si titullar në

Bundesligë. “Në janar do të vijë në

Evropë dhe sigurisht se Demichelis

do të largohet gjatë afatit kalimtar

të dimrit”, tha Jorge Cyterszpiler për

calciomercato.it.

Raul, mbret

i golave në Evropë

Sulmuesi spanjoll, Raul Gonzalez

është bërë golashënuesi

më i mirë në histori të garave

evropiane. Skuadra e tij, Schalke

04 të mërkurën mbrëma mposhti

3-1 Hapoel Tel Avivin, në xhiron

e tretë të fazës së grupeve të

Ligës së Kampionëve, ndërsa

Raul shënoi dy gola dhe arriti në

kuotën 70, me çka kaloi legjendën

gjermane, Gerd Muller (69)

dhe sulmuesin e Milanit, Filippo

Inzaghi (68). Raul edhe më parë

ka qenë golashënuesi më i mirë

në Ligën e Kampionëve, mirëpo

rekordi ka rëndësi më të madhe

edhe për faktin se nga 70 golat e

tij të deritashëm, vetëm një prej

tyre nuk e ka shënuar në Ligën e

Hagi, trajner i ri

i Galatasarayt

Legjenda rumune, Gheorge Hagi

është emëruar trajner i ri i gjigantit

turk, Galatasaray, të enjten, një

ditë pas largimit të strategut holandez,

Frank Rijkaard. Uebfaqja

zyrtare e Galatasarayt (wwwgalatasaray.org)

ka njoftuar se

Hagi do ta drejtojë ekipin, ndërsa

ish-mesfushori i ekipit, Tugay

Kerimoglu do të jetë asistent i

tij. Hagi do të prezantohet gjatë

një konference për shtyp në

qendrën stërvitore Florya Metin

Oktay të premten në ora 15:30.

Kjo do të jetë hera e dytë që Hagi

drejton skuadrën nga Stambolli

ku ishte edhe futbollist i ekipit

nga 1996–2001. Kontrata e tij e si

trajner i skuadrës ishte ndërprerë

Kampionëve, por në Superkupën

e Evropës. Raul, golin e tij të 69-të

e shënoi në minutën e 3-të të takimit,

pas shërbimit nga partneri

i tij sulmues, Klaas Jan Huntelaar,

ndërsa të dytin, atë të rekordit,

në minutën e 58-të, pas asistimit

të mesfushorit kroat, Ivan Rakitiç.

“Nuk ka rëndësi rekordi, me rëndësi

është që kemi fituar takimin.

Na është nevojitur një fitore e

tillë. Kurrë nuk kam paramenduar

se do të shënoj kaq shumë gola

në një garë si Liga e Kampionëve.

E kam fituar këtë garë tri herë me

Real Madridin, por sonte jam i

lumtur që kam shënuar dy golat

e mi të parë në Ligën e Kampionëve,

për Schalken”, tha Raul.

në fund të sezonit 2004-2005,

edhe pse Galatasaray e përfundoi

kampionatin në pozitën e

dytë prapa rivalit Fenerbahçe.

Gjatë atij edicioni, Hagi udhëhoqi

Galatasarayn në finale të Kupës

së Turqisë dhe mposhti rivalin

Fenerbahçe me rezultat të thellë

5-1. Ish-mesfushori kreativ, Hagi

ishte njëri prej futbollistëve kryesor

në ekipin e Galatasarayt që

fitoi Kupën UEFA më 2000. Hagin

e pret një detyrë e vështirë, pasi

Galatasaray ka dy humbje në dy

ndeshjet e fundit dhe gjendet

në pozitën e 9-të në Kampionatit

turk. Në fundjavë ata do të

ndeshen në derbin e Stambollit,

me rivalin Fenerbahçe.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!