29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E premte, 22 tetor 2010 15

Bota

redaktor: Arsim Buxhovi

e-mail: arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Bllokohet aeroporti i Marsejës

Në kuadër të protestave kundër

reformës së pensioneve në

Francë, demonstruesit kanë

bllokuar përkohësisht hyrjen

në aeroportin e Marsejës. Sipas

të dhënave të Ministrisë së

Ambientit, shumë depo karburantesh

të vendit do të mbeten

të bllokuara edhe më tej nga

kundërshtarët e reformës. Presidenti

i vendit, Nicolas Sarkozy,

kishte njoftuar paradite se do

të zhbllokojë të gjitha depot.

Ndërkohë, senati francez dje

diskutoi për rritjen e moshës

së daljes në pension nga 60 në

Merkel: Feja islame, pjesë e Gjermanisë

Pas presidentit gjerman, Christian Wulff, edhe kancelarja

Angela Merkel e ka cilësuar fenë islame si

pjesë të Gjermanisë. Në një konferencë rajonale

të partisë së saj në Lybeck, kryetarja e CDU-së

theksoi gjithashtu se ata që jetojnë në Gjermani

dhe kanë një besim tjetër, duhet t’i pranojnë ligjet

gjermane, duhet ta mësojnë gjuhën gjermane

dhe të integrohen. Kancelarja vlerësoi arritjet e

dukshme të punëmarrësve të huaj. Sipas saj, ata

kanë kontribuar shumë për mirëqenien e sotme

që mbretëron në Gjermani.

Dënohet për vrasje një princ saudit

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar

se Rusia dhe NATO-ja kanë historinë e

marrëdhënieve të shënuara me mosbesim të

thellë, që duhet tejkaluar.

“Marrëdhëniet e Rusisë dhe NATO-s gjithnjë kanë

qenë të vështira”, u ka thënë Medvedev ekspertëve

për politikë të jashtme që i ka pritur në Moskë.

Medvedev ka shfaqur keqardhje që Perëndimi

shpesh e vështron Rusinë si “vend ku kurrë nuk

do të ketë demokraci dhe që gjithnjë do t’i mbetet

besnike parimit të autoritarizmit”.

Një princ saudit është dënuar me

burgim të përjetshëm për vrasjen

e shërbëtorit të tij, në një hotel në

qendër të Londrës.

Bandar Abdulaziz, 32 vjeç, u gjet

i rrahur për vdekje në hotelin “Landmark”,

në Marylebone, më 15 shkurt

të këtij viti. Dëshmohet se shkak ka

qenë “elementi seksual”.

Abdulaziz bin Nasser al Saud, 34

vjeç, i cili kishte pranuar vrasjen e

shërbëtorit, por kishte mohuar ta ketë

bërë me paramendim, u dënua fillimisht

me 20 vjet burg.

Princi saudit u shpall fajtor gjithashtu

për lëndime të rënda trupore nga

një sulm i mëparshëm në ashensorin

e hotelit, krim të cilin ai e kishte mohuar,

por që u vërtetua nga kamerat

e sigurisë.

Vrasja e Abdulazizit ishte akti final

i një “abuzimi të thellë” pronar –

shërbëtor, marrëdhënie në të cilën Al

Saud kryente sulme të njëpasnjëshme

“për plotësim personal”.

Gjykatësja Justice Bean tha: “Është

shumë e pazakontë për një princ që

të jetë në bankën e të akuzuarit për

vrasje. Do të ishte gabim nga ana ime,

sikur t’ju jepja dënim më të lehtë ose

më të rëndë për shkak të familjes suaj

mbretërore”. Princi 34-vjeçar kishte

konsumuar alkool, para se të godiste

për vdekje shërbëtorin e tij.

Medvedev: Të tejkalohet mosbesimi Rusi - NATO

Tërmet në Kil

Tërmeti me forcë 5.8 shkallë të Rihterit ka goditur

të mërkurën në mbrëmje pjesën qendrore të

Kilit, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve. Të dhëna

për viktima dhe dëme ende nuk ka.

Epiqendra e tërmetit ishte 6.7 kilometra në

thellësi, në Oqeanin e Qetë, 315 kilometra nga

bregdeti kilian.

Kilin, në shkurt të këtij viti, e goditi një tërmet

i fuqishëm prej 8.8 shkallësh të Rihterit, që

kishte shkaktuar cunamin, nga i cili vdiqën 500

veta, ndërsa dëmi ishte vlerësuar në 30 miliardë

dollarë.

62 vjeç, por miratimi pritet të

bëhet në fundjavë. Ministrja

franceze e Ekonomisë, Christine

Lagarde, ka shprehur shqetësimin

e saj për reputacionin

e Francës nga protestat, një

pjesë e të cilave të dhunshme

kundër reformës së pensio-

“Financial Times”

neve. Përleshjet me demonstruesit

ishin «të rënda» për

imazhin e Francës në arenën

ndërkombëtare, tha Lagarde

për televizionin francez TF 1.

E drejta për të demonstruar

nuk do të thotë e drejtë për

shkatërrim, theksoi ajo.

Presidenti pajtues

Vizita në Turqi e presidentit të Gjermanisë,

Christian Wulff, i ka dhënë një

kthesë të re debatit të vazhdueshëm

mbi vendin e islamit, në një shtet laik.

Për herë të parë, bashkëshortja e

presidentit të Turqisë, Hayrunisa Gul,

e cila mban shaminë, përshëndeti të

ftuarit pranë burrit të saj.

Emigrantët turq “i përkasin Gjermanisë” dhe meritojnë

“të çmohen lart” për kontributin e tyre në

shoqëri, ka thënë presidenti gjerman, gjatë një fjalimi

për tolerancën kulturore dhe fetare në Parlamentin

e Turqisë.

Christian Wulff po qëndron për vizitë pesëditore

në shtetin turk. Ai është presidenti i parë gjerman

që i adresohet parlamentit të këtij vendi, në vizitën e

parë shtetërore pas një dekade. Por, ardhja e tij ishte

zbehur nga deklarata e kancelares Angela Merkel, se

vizioni i Gjermanisë shumëkulturore ka “dështuar

plotësisht”.

“Ne natyrisht nuk tolerojmë ekstremizmin. Por,

ne nuk duhet ta lejojmë veten që të tërhiqemi në një

konfrontim të rremë”, ka thënë Wulff, duke nënvizuar

se krimi nuk është “vetëm problem i emigrantëve”.

Komuniteti me origjinë turke në Gjermani kap

shifrën prej tre milionë. Problemet e tyre me integrimin

fshihen pas armiqësisë së opinionit publik në

Gjermani, i cili nuk do që ta shohë Turqinë anëtare

të Bashkimit Evropian.

Wulff ka lënë mënjanë këtë çështje, duke iu referuar

politikave të Berlinit se bisedimet do të duhej të jenë

të drejta e të hapura, si dhe duke nënvizuar rëndësinë

e forcimit të lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe BE-së.

Ai i ka thënë parlamentit se emigrantët turq

janë “përzemërsisht të mirëpritur”, por se duhet të

mësojnë gjuhën gjermane dhe të veprojnë në përputhje

me ligjet dhe vlerat e vendit.

Këtë nevojë e theksoi edhe homologu i tij turk,

Abdullah Gul.

Wulff u ka bërë thirrje nikoqirëve të ndihmojnë

luftën kundër fundamentalizmit.

“Turqia mund të tregojë se nuk ka kundërthënie

ndërmjet Islamit dhe demokracisë, islamit dhe sundimit

të ligjit, islamit dhe pluralizmit. Vendi juaj kombinon

një kuptim modern të shtetit me islamin”, ka

thënë Wulff.

Wulff do të marrë pjesë në një shërbesë fetare në

Tarsus, si dhe do të takojë patriarkun grek në Stamboll.

Presidenti gjerman ka kërkuar nga Turqia të respektojë

liritë fetare të minoriteteve – për ç’gjë shteti

turk është kritikuar disa herë nga Bashkimi Evropian.

“Myslimanët në Gjermani mund të ushtrojnë besimin

e tyre… Rritja e numrit të xhamive e vërteton

këtë. Pra, ne presim që të krishterët në vendet islamike

t’i kenë të drejtat e njëjta, për të ushtruar besimin

e tyre, për të trajnuar klerikët e rinj si dhe për të

ndërtuar kisha”, ka thënë Wulff.

Vizita e Wulfit i ka dhënë një kthesë të re debatit të

vazhdueshëm mbi vendin e islamit në një shtet laik.

Për herë të parë, Hayrunisa Gyl, e cila mban shaminë,

i përshëndeti të ftuarit pranë burrit të saj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!