29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E premte, 22 tetor 2010 SPORT 29

Bale nuk lëviz

nga Tottenhami

Menaxheri i Tottenhamit, Harry

Redknapp ka insistuar se mbrojtësi

i majtë, Gareth Bale nuk do të largohet

nga White Hart Lane. Redknapp

lavdëroi paraqitjen e reprezentuesit

uellsian në humbjen 4-3 nga

Interi, në Ligën e Kampionëve, të

RNIT

Gjiganti gjerman, Bayern

Munchen ia ka vënë

syrin talentit kosovar,

Alban Lekaj, i cili është

pjesë e ekipit të të rinjve

të Eintracht Frankfurt.

16-vjeçari dëshiron të

zhvillohet si futbollist

në ekipin e tij, ku është

kapiten, për ta realizuar më

pas ëndrrën – transferimin

në Bayern. Objektiv

tjetër i Lekajt është

Kombëtarja gjermane, ose

përfaqësuesja e Kosovës.

mentin nuk e kam ndërmend të lëviz

nga Frankfurti, pasi jam përshtatur

mirë dhe këtu më konsiderojnë si

lojtar të rëndësishëm. Mirëpo, nuk

e fsheh ëndrrën time që në të ardhmen

të luaj në Bayern”, tha Lekaj.

Futbollisti me prejardhje nga

Kosova është pjesë e ekipit U-17

të Gjermanisë. Ai synon që në të

ardhmen të luajë në Kombëtaren A

gjermane, por në opsion e ka edhe

Kosovën. “Objektiv i imi është Gjermania.

Por, nëse nuk më thërrasin

në ekipin A, atëherë do të mendoj

për përfaqësuesen e Kosovës, ku po

ashtu do të dëshiroja të luaja”, përfundoi

Lekaj.

Nëse vazhdon të përparojë me ritëm

të njëjtë, talenti kosovar Alban

Lekaj në të ardhmen do të mund t’i

mbronte ngjyrat e një klubi të madh

evropian.

Express. “Transferimi i tij mund

të dështojë vetëm nëse nuk i

jepet viza nga Ambasada, edhe

pse klubi ka dërguar garanci

për të. PK-35 është në ligën e

dytë, por ka nisur të riorganizohet

dhe synon inkuadrimin

sa më shpejt në elitë”, theksoi

ai. Sejdiu pohoi se edhe djali i

tij tjetër, Isufi, në muajin janar

me gjasë do të angazhohet

në ndonjë skuadër finlandeze,

të cilat kanë zgjuar interesim

për të.

Pas 26 xhirosh, PK-35 gjendet

në vendin e tetë në tabelën e

ligës së dytë të Finlandës, me

34 pikë të tubuara.

mërkurën - ku 21-vjeçari realizoi

het-trik – dhe ritheksoi se ai nuk

është në shitje. “Nuk ka shans që të

shqyrtojmë mundësinë e shitjes së

tij. Nëse Tottenham e shet tani, do

të japë një sinjal të keq të një klubi

që vetëm shet”, tha Redknapp.

Inler

lavdëron

Kasamin

Futbollistët Gokhan Inler dhe

Pajtim Kasami i lidh diçka nga

e kaluara. Në fakt, ekipi italian,

Udinese vite më parë kishte

dërguar skautë në Zvicër për ta

vëzhguar mesfushorin shqiptar,

por ndërkohë atyre u kishte

rënë në sy zvicerani Inler, të

cilin kishin vendosur ta merrnin

me vete.

Tash, Inler është pjesë e Udineses,

derisa Kasami, i Palermos.

Këtë fundjavë, këto dy ekipe do

të përballen në mes vete. Pasi

ka folur për sfidën e së dielës,

futbollisti me pasaportë zvicerane,

por me prejardhje turke, e

ka lavdëruar bashkëkombësin

e tij, Kasamin, për të cilin mendon

se në të ardhmen do të

përparojë edhe më shumë.

“Kasami ishte njëri prej

protagonistëve në suksesin

e Botërorit U17 në Nigeri. Ai

është përshtatur mirë edhe në

Palermo dhe deri tash kishte

paraqitje të shkëlqyeshme. E

kisha mundësinë ta shihja në

ndeshjet e U17 dhe U21 të

Zvicrës dhe më ka impresionuar”,

tha 26-vjeçari për uebfaqen

palermo24.net.

Madje, Inler beson se, në të

ardhmen, Kasami mund të

luajë edhe në Kombëtaren A të

Zvicrës. “Mendoj se kushdo që

punon mirë, mund të arrijë deri

aty. Kështu që, edhe Kasami do

ta ketë mundësinë që të arrije

te Kombëtarja”, përfundoi Inler.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Liria, e

ka mposhtur me rezultat të thellë,

5:2 fituesin e Kupës së Kosovës për

diasporë, Kastrioti nga Stukenbrock

i Gjermanisë, në ndeshjen

e cila u zhvillua të enjten në

stadiumin e Hasit në Rugovë, për

shkak se kushtet në stadiumin e

qytetit në Prizren ishin të papërshtatshme

për lojë. Prizrenasit kanë

Hija e Leonardos e përcjell Ranierin

Roma ende nuk ka humbur besimin

te trajnerit Claudio Ranieri,

mirëpo detyra e tij është në rrezik

pas startit të dobët të sezonit në

Serie A dhe humbjes nga Baseli në

Ligën e Kampionëve, të martën.

Sipas të përditshmes italiane La

Republicca, tensioni mes Ranierit

Liria mposht Kastriotin

dominuar gjatë gjithë ndeshjes,

kështu që fituan me meritë. Golat

për bardhezinjtë i shënuan: Fatih

Karahoda (2), Alban Dylazeka, Ramadan

Kryeziu dhe Faton Palushi,

kurse për ekipin nga diaspora,

dy herë shënoi Hasan Thaqi. Kjo

ndeshje është organizuar nga

Federata Shqiptare e Futbollit për

Diasporë (FSHFD).

dhe futbollistëve është shtuar,

ndërsa trajneri i sfidoi ata të mërkurën

në Trigoria: “Më tregoni nëse

dëshironi të largohem”. Ndërsa

Bordi i klubit tashmë ka diskutuar

rreth pasardhësit ku ish-trajneri

i Milanit, Leonardo konsiderohet

zgjedhja e parë.

Nis mbrojtjen e titullit

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Gramos Cernaveri do ta përfaqësojnë

Marok. Kelmendi synon që ta mbrojë titullin e kampiones, ndonëse do ta

ketë mjaft vështirë. Vështirë do të jetë edhe për Gjakovën e Cernaverin.

Prishtinë, 21 tetor—

Të enjten në Marok ka filluar

Kampionati botëror i xhudos në

kategorinë e juniorëve, i cili do

të zgjatë deri të dielën. Në këtë

botëror, Kosovën do ta përfaqësojnë

xhudistet, Majlinda

Kelmendi e Nora Gjakova dhe

xhudisti Gramos Cernaveri.

Në fakt, Majlinda Kelmendi

aktualisht është kampione botërore,

andaj, në Marok ajo synon

që ta mbrojë këtë epitet, të

cilin e pati fituar para një viti.

Prandaj, 18-vjeçarja do të jetë

në qendër të vëmendjes gjatë

katër ditëve, sa do të zhvillohet

kjo ngjarje.

Në xhiron e parë, Kelmendi

do të ballafaqohet me një reprezentuese

të Maokos, ndaj së

cilës kosovarja dhe trajneri i saj,

Driton Kuka, presin fitore të sigurt.

Kelmendi - e cila i ka fituar

dy tituj të kampiones së Evropës

- garon në kategorinë deri në 52

kg, në të cilin grup bëjnë pjesë

edhe 35 garuese të tjera.

Kurse, në xhiron e dytë, Kelmendi

pritet të përballet me

fituesen e duelit ndërmjet një

garueseje japoneze dhe asaj nga

Mongolia. Në këtë luftë, favorite

është japonezja Tanimoto. Andaj,

sipas të gjitha gjasave, Kelmendi

në xhiron e dytë do të

përballet me Tinamoton.

“Ky është një short që më së

paku e kemi dëshiruar. Por, tani

ne jemi këtu, që në xhiron e

dytë finale para finales të ndeshen

dy garueset më të mira në

botë për juniore. Është një short

i pamëshirshëm për të dyja garueset,

sepse njëra do të eliminohet,

por ne shpresojmë që kjo

mos të jetë Majlinda Kelmendi”,

thuhet në një njoftim të lëshuar

për media, nga Federata e Xhudos

e Kosovës. dërkohë, vështirë

do të jetë edhe për xhudisten tjetër

kosovare, Nora Gjakova. Në

xhiron e parë ajo do të përballet

me sllovenen Senekoviq. Nëse

kualifikohet nga xhiroja e parë,

Gjakova në rrethin e dytë mund

të përballet me një garuese të

fortë japoneze. Në kategorinë

e Gjakovës, do të garojnë 38

garuese. “Sfida për Nora Gjakovën

do të jetë shumë e vështirë”,

theksohet në këtë njoftim.

Ndërsa, Gramos Cernaveri do

të marrë pjesë për herë të parë

në një ngjarje të tillë të madhe.

Ai do të garojë në kategorinë deri

100 kg dhe përballë do ta ketë

një xhudist nga Ukraina.

Marrë në tërësi, në këtë botëror

do të marrin pjesë garues

nga 78 shtete të ndryshme, derisa

Federata e Xhudos e Kosovës

shpreson që tre pjesëmarrësit e

saj ta përfaqësojnë denjësisht

Kosovën në këtë ngjarje.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!