28.10.2014 Views

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007–faqe 13

Nga Viron KONA

Tregim humoristik

Më qartë se kaq, s`kam se si t`i shpjegoj gjërat

-Bubulino, fillo mësimet dhe bëj detyrat se, kështu siç e ke nisur, mësuesi ka për të t`i

futur “të dyja këmbët në një këpucë”, - i tha i ati.

-Në të majtën apo në të djathtën, o ba?

-Bubulino! - i thirri me zë qortues babai dhe shtoi:- Kam thënë unë, “budallai s`ka brirë”.

-Po të mençurit, kanë brirë?

-Bubulino, mos m`u hiq sikur nuk më kupton se ç`po të them, se këto “i di edhe bufi”.

-Pse, kush ia ka mësuar, o ba?

-Dëgjo këtu ti, mistrec. Mos më bëj numra mua, se t`i jap veshët në dorë! - Dhe, duke iu

kthyer mamit të Bubulinos, ai i tha: - Kam kaq ditë që po i kërkoj ata të zyrës së kthimit

të pronave, “derr jam bërë”...

-I egër, o ba?

-Bubulino! - bërtiti babai i nervozuar, dhe si heshti një çast iu drejtua përsëri së shoqes:

- Sot mora vesh se më në fund ata “i kanë sjellë kokat në zyrë”.

-Pse, pa koka qëndronin ata? - pyeti i habitur Bubulinoja.

-Po më ngre nervat, Bubulino! – thërriti përsëri i ati, por duke menduar për taktin dhe

durimin me të vegjlit, vijoi me zë më të qetë: - Me që ti Bubulino je kureshtar për çdo

gjë që dëgjon, po përpiqem të t`i shpjegoj gjërat thjesht dhe qartë. Ja, dëgjomë: Ai

burokrati i zyrës së kthimit të pronave, që është një ujk i vërtetë dhe ajo teknokratja, që

është një dhelpër dinake, premtuan se do të na ndihmonin që të merrnim pronën që na

takon, por “i hëngrën fjalët”.

-Pse, i kishte marrë uria?

-Jo mor, jo! Akoma s`po më kupton. Dua të them se unë po punoj dhe po lodhem

shumë, po hyjë e dalë sa nga njëra zyrë në tjetrën, por nuk po fitoj gjë. “Unë djeg duart,

të tjerët i hanë gështenjat”.

-Po ty, nuk të japin asnjë kokërr?

-Bubulino, më plase!

-Si tullumbace, o ba ?

Babai mbajti me vështirësi veten dhe nisi të lëviz i nervozuar poshtë e lart nëpër shtëpi.

-Po hë, o burrë ç`merresh me Bubulinon! Më thuaj, i shkove në zyrë kryetarit, që t`i

ankoheshe për sorollatjet që po të bëjnë?

-Po, shkova te kryetari, por sapo hyra në zyrë, ai “më priti me këmbët e para.”

-Pse, ka dhe këmbë të prapme kryetari yt, o ba?

-E di ç`ke ti Bubulino, merru me detyrat dhe “mos i fut hundët” në punët tona, - e

kërcënoi i ati dhe, duke iu kthyer përsëri së shoqes, vijoi: - Sot me kryetarin nuk flitej,

“ishte bërë xhind” dhe “i nxirrte koka tym”.

-Nga veshët, o babi?

-Ore, llafazan, do ta mbyllësh gojën apo jo?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!