28.10.2014 Views

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007 – faqe 7

BUCI: Shukat ore llafazan

Në mëngjes ti ma prish gjumin

Do të këpus një ditë kokën

Për ta ngrënë sikur tollumin

MACJA: Shiko këtë mburravec

Jeton duke ëndërruar

Se do të bëhet një ditë mbret

Egërsirat për t´i sunduar

BUCI: Me ju nuk do të shoqërohem

Se ju jeni frikacakë

Do të shkoj në mal te ujku

Për t´ia futur frikën në bark

KËNDEZI: Ujku ty do të coptojë

Me ëndje do të futë në gojë.

PULA: Ka për ti thyer dhëmbët

E do ti shkurtojë këmbët

BUCI: Do ta urdhëroj unë ujkun, për

t`ju copëtuar

E unë do të kënaqem duke kënduar

PULA: Po pse na tradhëton ore budallë

Me vezët e mia të kam mbajtur gjallë

KËNDEZI: Unë ta kam pastruar

shtëpizën duke kënduar

Vetëm të jesh çdo ditë i disponuar

MACJA: Unë t`i kam larguar minjtë të të

mos trazojnë

E ti kërkon ujkun që të na coptojë

BUCI: Ju nga unë gjithnjë jeni frikësuar

Për këtë patjetër më keni ndihmuar

Prej meje frikësohen, ujku, ariu e luani

Unë jam më i fortë se Tarzani

PULA: Endërron i shkreti Buc Tuku

Do ta bëjnë egërsirat më të butë se pambuku

MACJA: Mjau ,mjau, nëse në mal has në ndonjë

Laureshë

Do të lejë pa bisht, pa dhëmbë e pa vesh

BUCI: Heshtni ore frigacakë, ujkun unë do ta

kërkoj

Me dhëmbët e mi të mpreftë të tërin do ta coptoj

Kur të kthehem unë nga mali

Ty Këndez do të ngordh më së pari

Pastaj Pulën do ta pres

Macjen e lë për mëngjes

KËNDEZI: Ik ore i shkreti Buc, na ke dalë mbi

kapuç.

PULA: Ik ore i gjorë, në mal të mërdhiftë e

bardha borë.

MACJA: Ik ore djall, nga mesi i jonë je i

mallkuar përgjithmonë.

BUCI: Lamtumirë more dangalla, do të kthehem

trim nga mali.

Ju më nuk do të flisni kopalla, do t`ju ha për së

gjalli.

PAMJA E DYTË

( Në skenë paraqitet një pamje mali )

ZOGU II: Ku shkon ti more i gjorë

Ujkonjat po ulërojnë

Po të takojë ujku plak

Posi qengjin do të coptojë.

ZOGU I: Rrugë e mbarë ty të qoftë

Zoti ty të ndihmoftë

Rrëzë atij mali, në atë bri

Do të tregojë ty korbi i zi

BUCI: Unë jam Buc Tuku, trim mbi trima

Nuk kam frigë nga askush

Po të më dali kush përpara

Kam për ta ngrënë si kalavesh rrush

Po më tregoni ku gjenden ariu, dhelpra e ujku

T`iu tregoj se kush është Buc Tuku

ZOGU II: Mos pi ujë në atë krua

Gjarpërinjtë e kanë helmuar

(Vazhdon rrugën dhe takon

lepurushin).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!