28.10.2014 Views

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007– faqe 20

FJALA E PRINDIT

Disiplina është një fjalë gjashtëgërmëshe ... D-A-SH-U-R-I

Nga Karolin C. Waterbury –Tieman

Disiplina është ndoshta përgjegjësia më e rëndë që hasin prindërit. Po çfarë është disiplina? Çfarë

nuk është ajo? Ç’do të thotë shumë? Ç’do të thotë mjaftueshëm? Pjesa më e madhe e prindërve

luftojnë me këto pyetje, po ashtu si dhe unë.

Në radhë të parë, disiplina nuk mund të barazohet me të qënit prind. Ajo është vetëm një aspekt i

tij. Me qëllim që të jetë sa më efektive, ajo duhet të harmonizohet në kontekstin e marrëdhënies së

dashurisë, mirërritjes dhe procesit të ndërtimit të vetëvlerësimit.

Disiplinë nuk do të thotë dënim. Dënimi është diçka që ne e ushtrojmë tek fëmijët tanë si pasojë e

vetëfrustrimit tonë, duke mos ditur se çfarë të bëjmë tjetër. Dënimi për sjelljet jo të përshtatshme

që janë lejuar të vazhdojnë për një kohë të gjatë i përngjet goditjes së gjurit me çekiç.

Disiplina është projektuar për të ndihmuar dhe jo për të lënduar. Ajo është diçka që ne bëjmë për

fëmijët tanë për t’i mësuar vetëdisiplinën. Disiplina është një shprehje e dashurisë që ndiejmë për

fëmijët tanë. Për shkak se i duam, kujdesemi aq sa t’i themi: “Jo, nuk të lejoj ta bësh këtë. Do të më

duhet të të ndaloj unë ta bësh atë derisa të mësosh vetë si të ndalësh vetveten.”

Disiplina ndryshon me kalimin e kohës, në mënyrë që ajo të përmbushë nevojat në ndryshim të

fëmijës që zhvillohet. Disiplina është një aksion i menduar mirë, që u mëson fëmijëve se cila sjellje

është e pranueshme, si të korrigjojnë gabimet, si të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe si të shmangin

problemet në të ardhmen. Disiplina i pranon gabimet si një mundësi për të mësuar prej tyre.

Disiplina është më e efektshme atëherë kur jepet nga të rriturit të cilët janë model i asaj sjelljeje të

mirë që presin tek fëmijët e tyre.

Disiplina merr shumë forma. Këtu përfshihen vendosja e kufijve, njohja dhe shprehja e vlerësimit

për sjelljen e mirë, por edhe lëniet e fëmijës për pak minuta vetëm, moskushtim vëmendje apo

injorim të një sjellje të caktuar, rrjedhoja logjike dhe natyrore, zgjedhje të kufizuara dhe shpërblime

të planifikuara (Ju - koha juaj, vëmendja dhe aprovimi juaj janë shpërblimet më të mira).

Kam dëgjuar njëherë Rosie O'Donnell-in tek pyeste Sherri Lewis-in: “Me kë u pëlqen më tepër

fëmijëve të luajnë?” Ajo u përgjigj: “Me prindërit e tyre”. Sa më tepër vegla që të keni në kutinë

tuaj të punës si prind, aq më i mirëpajisur do të jeni.

Disiplina kërkon një cilësi të lartë vetëdisipline. Disiplina e mirë kërkon që ju të ruani qetësinë dhe

të shmangni ngatërrimin e vlerës së fëmijës si person me sjelljen e tij. Ndonjëherë disiplina kërkon

përdorimin e një zëri të vendosur, serioz, por të kontrolluar. Kur prindit i del vetja nga kontrolli,

edhe fëmija del nga kontrolli, edhe situata po ashtu dhe rezultati është zakonisht ndëshkimi, jo

disiplina. Me kalimin e kohës kjo shkakton erozion të marrëdhënies prind-fëmijë. Disiplina

frutdhënëse ka më shumë të ngjarë të vendoset kur ka një dashuri të pakushtëzuar, kur prindi i

kushton vëmendje dhe dëgjon ato që thotë fëmija (të dëgjoni nuk do të thotë që ju t’i aprovoni ato

që thotë ai apo ajo), kur ka mirëkuptim, kufij të arsyeshëm, kërkesa realiste, pranim të

emocioneve (të gjitha ndjenjat janë të pranueshme, por jo sjelljet), komunikim të hapur dhe barazi

ndërmjet fëmijëve në privilegje dhe përgjegjësi.

Disiplina e mirë nxit tek fëmija mbështetjen në forcat e tij dhe përgjegjësi personale. Disiplina ka

lidhje jo vetëm me të tashmen, por edhe me të ardhmen. Sigurohuni që disiplina juaj është e

qëndrueshme dhe pajtohet me qëllimet që keni për fëmijët tuaj. Duke marrë kohën sot dhe duke u

përpjekjekur për një disiplinë të menduar mirë dhe të planifikuar, ju po bëni një investim afatgjatë

në të rriturit e ardhshëm, të cilët do të bëhen të vetëdisiplinuar. Disiplina frutdhënëse ndërton

individë të aftë dhe marrëdhënie që zgjasin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!