28.10.2014 Views

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007 ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007 – faqe 8

LEPURUSHI: Kush je ti nga po vjen

Mos shko andej se sherri të nxen

BUCI: Unë jam Buc Tuku, kërkoj të më

tregoni ku janë Ariu, Dhelpra dhe Ujku.

LEPURUSHI: Kthehu nga ke ardhë, ore i

gjorë

Do të ngrihesh në dëborë

Po të zuri ty ujku plak

Ka për të ngrënë për merak.

BUCI: Ti na qenke frigacak

Unë s`i frikësohem Ujkut plak

LEPURUSHI: Mirë pra nisu andej nga është

lugu

Aty janë Ariu, Dhelpra e Ujku.

(BUCI ec më tej dhe takohet me një

Korb)

KORBI: Ku shkon ti pa më pyet

Do ta fus ty sqepin në fyt.

BUCI: Unë jam Buc Tuku

Dua ta takoj mikun tim Ujkun.

KORBI: Ti don të shkosh te Ujku plak

Ka për të ngrënë ai për merak.

BUCI: Miku mikun nuk e hanë

Se të dy na kemi dhëmbë

KORBI: Mirë pra të tregoj o Buc Tuku

Te ajo shpellë jeton Ujku

Kur të shkosh te ajo shpellë

Zonja Dhelpër do të delë

E Ariu i uritur

Do të gëzohet për mikun e papritur.

BUCI: Lamtumirë o llafazan

Ti na qenke një lazdran

(Buci vazhdon rrugën, te shpella

takohet me Dhelprën)

DHELPRA: Ndal ku shkon ore picirruk

Ujku plak është duke fjetur

Po të zgjohet i tërbuar

S`ka me të lënë pa të copëtuar

BUCI: Jo, jo ai është nga familja ime

(Ariu del nga shpella)

ARIU: Kush është ky picirruk

Qenka i mirë ta bëjmë suxhuk.

BUCI: Unë jam Buc Tuku, trim posi ujku

ARIU: Ha, ha, ha ore Buc Tuku, trimërinë ta

tregon Ujku.

(Ujku dëgjon dhe del nga shpella)

Ujku: Kush bën zhurmë kaq shumë

Nuk më lë të qetë në gjumë

DHELPRA: Ja ka ardhë ky Buc Tuku

Thotë se është më i fortë se Ujku.

Ujku: kush je ti, ore Buc Tuku

Që qenke më i fortë se Ujku

(Buci kur e shef Ujkun fillon të

frikësohet)

Buci: Jo nuk kam thënë se jam më i fortë se

Ujku

Kërkoj të bëhen rojtar

Ta ruaj Ujkun tonë sugar.

Ujku: Ja të shofim sa trim je

Sulmo dhinë ja ku po vjen

DHELPRA: Afrohu njëherë si mik i vjetër

Ta kafshosh atë në mjekërr

ARIU: Jo, jo, hip mbi dhi

Ta kafshosh mu në bri.

( Buci mashtrohet dhe e sulmon Dhinë

duke e kafshuar në mjekërr, ndërsa Dhia

e shqelmon, ia then dhëmbët dhe ia

këput bishtin).

BUCI: o ç`më bëre mori katile, unë të kam

ditur ty për mike e kam ruajtur fisin tënd, në

livadhe duke ngrënë.

DHELPRA: Shif si duket ky Buc Tuku,

dhëmbë të thyer e bishtin këputur.

Ujku: Kthehu në fshat ore Buc Tuku dhe

trego se ke parë Ujkun

Delet le të më presin mua

Së shpejti kam për t`i vizituar.

BUCI: Si urdhëro trim mbi trima, kur të

vish në grigjat tona

Do të tingëllojnë qindëra këmbana.

Lepurushi: Për mua lakrat bëni gati, do të

vie edhe Ari trimi

Të na pritni e gostitni

Mjaltë nga zgjojet të na bini.

BUCI: Si urdhëro e dashura dhelpër, të mos

kesh ti brengë tjetër.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!