30.11.2014 Views

SHËNDETËSIA KRAH PËR KRAHË - Bkk-bv-gesundheit.de

SHËNDETËSIA KRAH PËR KRAHË - Bkk-bv-gesundheit.de

SHËNDETËSIA KRAH PËR KRAHË - Bkk-bv-gesundheit.de

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nëse jeni i pakënaqur me mjekun apo nuk i besoni atij, keni të drejtë në çdo kohë

që të shkoni tek një tjetër. Megjithatë këtë gjë nuk duhet ta bëni shpesh. Sepse çdo

mjek duhet t’ju njohë nga e para dhe gjithashtu ju atë. Përveç kësaj gjatë ndërrimeve

të shpeshta të mjekëve ndodhin shpesh kontrolle të dyfishta, të cilat mund të kenë

pasoja për shëndetin tuaj (p.sh tek radiografitë).

Përgatitja për vizitën mjekësore

Para se të shkoni tek mjeku, mund të përgatiteni për vizitën mjekësore. Mund të vëzhgoni

veten me saktësi dhe të shënoni shqetësimet tuaja. Shënoni se çfarë ilaç merrni

në këtë kohë dhe nëse së fundi keni qënë diku tjetër për mjekim. Ju mund të shënoni

edhe pyetjet që doni t’i bëni mjekut. Nëse nuk flisni aq mirë gjermanisht, ju ofrohet të

merrni dikë si përkthyes me vete. Arka për Sigurim Shëndetësor nuk mund të marrë

përsipër shpenzimet e përkthimit në një vizitë mjeksore. Ju keni sigurisht të drejtë

të shoqëroheni tek mjeku prej anëtarëve të familjes apo miqve, të cilët kuptojnë më

mirë gjermanisht. Në shumë qytete ka regjistra ku janë shënuar mjekët me njohuritë

e gjuhëve të huaja apo personeli me shumë gjuhë.

Më mirë është të lini përpara një orar me telefon tek mjeku juaj. Kështu do të shmangni

orët e gjata të pritjeve. Nëse ju nevojitet një orar, sepse tani jeni i sëmurë akut

dhe jeni keq, duhet ta thoni këtë gjë në telefon. Atëherë do të merrni më shpejt një

orar. Natyrisht mund të shkoni pa orar tek orët e konsultimit tek mjeku, por në këtë

rast duhet të llogaritni që duhet të prismi për një kohë të gjatë.

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!