30.11.2014 Views

SHËNDETËSIA KRAH PËR KRAHË - Bkk-bv-gesundheit.de

SHËNDETËSIA KRAH PËR KRAHË - Bkk-bv-gesundheit.de

SHËNDETËSIA KRAH PËR KRAHË - Bkk-bv-gesundheit.de

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

7. Çfarë bëhet në rast urgjence?

Një rast urgjence është çdo sëmundje apo plagosje, e cila është

aq e rëndë, sa ka nevojë menjëherë për një mjekim mjekësor.

Mund të jetë një temperaturë e lartë, thyerje këmbe, hemoragji

të forta, rast mungese frymëmarrjeje, një helmim apo edhe një

humbje e papritur ndjenjash.

Në situatat, të cilat i konsideroni si të domosdoshme për jetesën,

duhet të thërrisni menjëherë një ambulancë. Atëherë pacienti

dërgohet sa më shpejt të jetë e mundur në spital, e kur është

e nevojshme, mjekohet atje. Edhe me plagosjet e tjera, si p.sh

thyerje kockash apo plagosje koke, nuk duhet të bëhet shaka.

Edhe në këtë rast pacienti duhet të dërgohet në spital.

Numri telefonik i urgjencës për të

gjithë Gjermaninë është 112.

Më mirë ngjisni një letër me këtë numër në telefonin tuaj, sepse

në panik e harron atë ndoshta shumë shpejt. Në telefon duhet

të përpiqeni të qëndroni qetë. Nëse përhapni panik, nuk do të

ndihmonit askënd. Sqaroni me qetësi dhe qartësi, se ku ndodhet

pacienti, çfarë ka ndodhur dhe se si është gjendja e tij. Dëgjoni

vetë me vëmendje dhe përgjigjuni pyetjeve eventuale aq mirë

sa të mundeni.

Nëse ju apo fëmija juaj jeni sëmurë, mund të shkoni tek pediatri

apo tek mjeku i shtëpisë. Nëse nuk jeni në gjendje për këtë gjë,

lutuni atij për një vizitë në shtëpi.

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!