30.12.2014 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

VEPËR MJAFT E DOBISHME, PËR SHKOLLËN E PRINDËRIT DHE ÇDO LEXUES

(“Proverba, shprehje e thënie”, nga Xhavit Mëzezi)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

Këto ditë doli nga shtypi e është në qarkullim vepra e arsimtarit dhe studiuesit Xhavit Mëzezi, “Proverba, shprehje e thënie”. Përgatitur nën drejtimin

dhe me redaktimin e Prof. Dr. Pavli Hazhillazi. Është një libër voluminoz, me rreth 520 faqe dhe brenda tij ngërthen afër 8.000 njësi të tilla. Për përgatitjen

e këtij botimi, autorit iu desh një periudhë kërkimi, studimi e shkrimi afër 10-vjeçare. Për mbledhjen e shoshitjen e materialit faktik, ai shkoi

në disa rrethe të Shqipërisë dhe u njoh nga afër me të dhënat e duhura, në disa krahina të Italisë. Gjithashtu, shfletoi 125 botime të kësaj fushe ose të

përafërt me të, në gjuhën shqipe e më gjuhë të tjera, si italisht, anglisht e gjermanisht.

Ishte kënaqësi për mua që këtë vepër, bashkëstudenti

Xh.Mëzezi, ma dha që në dorëshkrim

dhe unë shkrova e u botua aty recensioni

im modest. Gjithashtu, për këtë vepër dhanë

mendimet e tyre Prof.Dr. Aadriatik Kallulli e i

ndjeri, shkrimtari Gjergj Zheji. Ashtu siç e kam

nënvizuar në shkrimin tim, kjo vepër është një

“enciklopedi e vogël, me përmbajtje të madhe”.

Pra, është një botim me mjaft vlera njohëse e

formuese, si për mësuesit e pedagogët, nxënësit

e studentët dhe prindërit e moshave të ndryshme.

Ai u shërben sidomos studentëve të degëve të

mësuesisë, për gjuhën e letërsinë shqipe, por dhe

për gjuhët e huaja.

Po kështu, libri në fjalë është një mjet pune në

tavolinën e studiuesve, redaktorëve të shtypit të

shkruar dhe atij elektronik, u shërben krijuesve

të fushave të ndryshme të diturisë etj. Se, fare

mirë, një student jo vetëm njihet me pasurinë

e madhe të proverbave, shprehjeve, thënieve e

mendimeve të çmuara, por dhe ia vlen që aty të

bazohet për të hartuar temë kursi ose diplome,

për të shkruar e publikuar artikuj ose studime,

në gazeta a revista të ndryshme. Ndërsa një poet

ose shkrimtar gjen aty frymëzimin a “brumin”

për të shkruar një poezi e poemë, një tregim dhe,

pse jo, një roman ose një skenar, drame a filmi

dokumentar e artistik.

Duke i hapur faqet e kësaj vepre, të autorit

tiranas Xh.Mëzezi, gjen aty mendimin e gjenisë

popullore dhe të krijuesve të ndryshëm, që nga

Veriu e deri në Jug të Shqipërisë, por edhe nga të

gjitha trojet tona amtare, si nga Kosova, Maqedonia,

Kosova Lindore (Lugina e Preshevës) e

Mali i Zi, por edhe nga Çamëria, arbereshët e

Italisë dhe diaspora shqiptare. Shpesh herë, ato

janë dhënë në faqet e kësaj vepre në gjuhën e

huaj, duke u bërë dhe evidentuar krahasimet,

ngjashmëritë dhe ballafaqimet e nevojshme.

Kështu, në mendje të lindë menjëherë mendimi

se dituria njerëzore nuk ka kufinj të përcaktuar,

se ajo qarkullon lirshëm nga një popull te tjetri,

nga një vend në tjetrin.

Xhaviti shërbeu vite të tëra në arsim dhe në

administratën e saj, në Tiranë, por gjithnjë e

ka pasur merak të gjurmonte, të mblidhte e

sistemonte dhe pastaj të botonte nga pasuria

gjuhësore dhe e folklorike e popullit tonë. Vërtet

dërgoi e publikoi diçka në botimet e Institutit të

Folklorit, më pas Instituti i Kulturës Popullore.

Por ai nuk u nxitua, pra e vijoi punën parapërgatitore

të botimit me pasion e durim, për vite të

tëra. Kështu, i mbushi fletoret me proverba, fjalë

të urta e mendime të çmuara nga goja e popullit.

Por shfletoi dhe mjaft botime të ndryshme,

prej të cilave zgjodhi ose t’harri shpehjet më të

bukura e më të qëlluara.

Në kato vitet e fundit atij iu dha mundësia të

jetonte në Itali, te djali emigrant dhe përsëri në

mendje i rrihte si çekan synimi për ta pasuruar

arkivin e tij me proverba e fjalë të urta nga

popuj të tjerë, si Italia, Franca, Anglia e Gjermania.

Ato i mblodhi në original, nga librat e

goja e folësve të atyre gjuhëve dhe për lexuesit

shqiptarë i përktheu në gjuhën tonë amtare.

Të gjitha ato, që përmenda më lart e të tjera,

i shërbyen Xhavitit që të ulej e ta sistemonte

përfundimisht materialin e mbledhur, me

kritere të rrepta shkencore. Pastaj i daktilografoi

në makinë shkrimi dhe më tej i hodhi në

kompjuter. Kështu, doli një material i gjërë

faktik për proverbat ose fjalët e urta dhe thëniet

e mençura.

Për vlerat e veçanta të këtij punimi, mjaft serioz

e të dobishëm për të gjithë lexuesit shqiptarë,

ka shkruar vetë edhe Xhavit Mëzezi në hyrjen

e librit të tij. Pra, nuk e quaj të nevojshme që

të ndalem hollësisht për ato. Por dëshiroj të

nënvizoj, posaçërisht, se materiali i publikuar

është me interes të veçantë dhe mjaft i dobishme

për të gjithë ne, sepse lidhet me arsimin

e shkollën, me dituritë, shkencën e kulturën,

pra me tërë jetën tonë. Proverbat, shprehjet e

bukura e thëniet e mençura etj. janë qëmtuar me

kujdes dhe prandaj na rrënjosen në mendje, kur

i lexojmë.

Mund të shkruaja më shumë dhe të shprehesha

më gjatë për vlerat e shumanshme të këtij

punimi enciklopedik, mendoj tepër i veçantë

në botimet tek ne. Se, për shembull, ia vlen të

theksojmë se në faqet e e tij është shprehur

bukur dhe në mënyrë të përmbledhur filozofia

14

e jetës, por dhe optimizmi i saj. Ai na mëson

e na këshillon se si të sillemi, të mendojmë, të

flasim e të veprojmë, në familje, në punë dhe

në shoqëri e kudo ndodhemi.

Na mbyllje, e uroj këtë autor këmbëngulës dhe

serioz në kërkimet e studimet e tij; e përgëzoj

bashkëstudentin, kolegun e mikun tim të mirë,

Xhavit Mëzezi, për publikimin e kësaj vepre

të arrirë. Ai më tregoi se para pak ditësh kishte

organizuar një përurim modest, me jo shumë

veta, pra me familjarë, ish-studentë e kolegë

të tij. Por, ndoshta, ai do të bëhet më i njohur

përmes publikimeve në shtypin e shkruar dhe

atë elektronik, me qëllim që lexuesi i interesuar

t’i marrë e shijojë nga afër vlerat e tij të

shumanshme.

Gjithashtu, këtu gjej rastin të zbuloj edhe një

“sekret” ose mendim, që ai ma shprehu në

mirëbesim e me pak mëdyshje. Pra, dëshiron

të grumbullojë të dhënat e nevojshme, me

ndihmën e pakursyer edhe të kolegëve tjerë,

që me rastin e 50-vjetorit të diplomimit tonë

(qershor 2012), të publikojmë një libër, ku të

shprehet dashuria dhe nderimi i merituar për

bashkëstudentët e fillimeve të Universitetit të

Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji të tij.

Se të gjithë iu përkushtuam plotësisht arsimit,

kulturës, shkencës, letersisë e botimeve etj. dhe

nuk kursyem as nuk kursejmë energjitë mendore

e fizike, për të mirën e Shqipërisë së dashur.

Tiranë, 3 nëntor 2011

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!