30.12.2014 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QKSH

“Migjeni”

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Dhjetor, 2011

DITURIA

E boton QKSH”Migjeni”

Borås-Suedi

Viti V , Nr. 10

Förslöv 26 Nëntor 2011

PËR MUA ËSHTË ME SHUMË INTERES QË TË RUHEN VLERAT E RADITËS SË MIRËFILLT TË MUZIKËS SHQIPTARE

-thotë këngëtarja e këngës dhe muzikës së mirëfilltë shqiptare Muhabere Krasniqi

Roli i një këngëtare të mirëfilltë në krijimtarinë muzikore ka një rëndësi shumë te madhe në rendë të parë të kultivojnë muzikë të mirëfilltë pastaj të

jetë e afërt me adhuruesit dhe gjithmonë e afërt me publikun dhe të jetë komunikuese me adhuruesit.

Për mua është me interes që të ruhen vlerat e traditave të muzikë së mirëfilltë shqiptare që për keqardhje çdo dit e më tepër po bastardohen nga të pa

ndërgjegjshmi për përfitime materiale që po ja humbin vlerën këngës dhe muzikës shqiptare.

Sot me të madhe është duke u bastardua muzika pra kënga, duke futur tallava dhe lloj lloj muzike që vërtetë është për keqardhje .Unë personalisht

merrem veçse me muzikën e mirëfilltë. I ruaj vlerat e të parëve dhe kjo më bane që të jem e lumtur dhe krenare.

Ju lutem një prezantim të shkurtër për lexuesit

tanë

Unë quhem Muhabere Krasniqi kam lindur

dhe jetoj në Kaçanik ku shkollën fillore dhe të

mesme i kam mbaruar në Kaçanik ndërsa kam

studiua shkollën e Lart Kimi- Fizikë në Prishtinë

Profesioni juaj

Jam këngëtare dhe këndoj këngë të muzikës së

mirëfilltë shqiptare . Dua të cekë se çdo herë

kamë bërë përpjekje titanike që në këngët e mia

mos të ketë vend për kiqin dhe shundin.

Përveç se një punëtore e shquar kulture, krijuese

muzikore, ju lutem na thoni çfarë është

roli i një këngëtare të mirëfilltë sot në krijimet

muzikore

Roli i një këngëtare të mirëfilltë në krijimtarinë

muzikore ka një rëndësi shumë te madhe në

rendë të parë të kultivojnë muzikë të mirëfilltë

pastaj të jetë e afërt me adhuruesit dhe gjithmonë

e afërt me publikun dhe të jetë komunikuese me

adhuruesit.

Krijimtaria juaj muzikore i përket një

përudhe të gjatë kohore. Sot sa jeni aktive në

këtë lami

Mua muzika më bënë që çdo herë të jem aktiv

sepse krijimtaria e ime muzikore daton që nga

fëmijëria dhe për atë më bënë të lumtur dhe çdo

herë aktive sepse e dua profesionin tim me gjithë

zemër dhe çdo herë këndoj me gjithë zemër.

Nga e merrni frymëzimin në punën e juaj të

palodhur në afirmimin e vlerave muzikore dhe

kulturore shqiptare

Këtu kemi të bëjmë me dy kategori që janë të

lidhura ngushtë njëra me tjetrën frymëzimi dhe

inspirimi) .Frymëzimi lind nga dashuria që kamë

ndaj këngës dhe pastaj inspirimi pra puna apo

djersitja bëhet për të arritur suksese ku nuk ka

sukses pa inspirim djersitje pra 99%inspirim

djersitje

Ju jeni njeri i muzikës profesionalist të themi,

por edhe njeri i kulturës çfarë është aktiviteti

juaj në këtë lami

Shikoni unë jam një këngëtare profesioniste dhe

jam ashtu në kontinuiteti me aktivitetet kulturore

që zhvillohen në Kaçanik por ta them të drejtë

unë nuk jam e kënaqur me aktivitete kulturore

që janë duke u zhvilluar qoftë në nivel komunal

por edhe Shtetëror se shumë pak po i kushtohet

rendësi kulturë dhe shumë talent të rinis po lihen

anash çka është për keqardhje sepse rinia është

brumi i një shteti apo kombi.

Çka e bën të njohur në vendlindjen e saj

Muhaberen

Vendlindja ime është që jam lindur jam shkolluar

dhe ja kam filluar këngës ,ku gjatë karrierës

time profesionale, kam pasur mjaft suksese dhe

këto më kanë bërë që të më njohin Kaçanikasit

dhe adhuruesit e këngës anë e mbanë Kosovës.

Përveç kësaj kam qen mis për sa i përket

bukurisë për Komunën e Kaçanikut ku edhe kjo

më ka bërë të njohur në mbar vendin .Por mbi

të gjitha jo vetëm në Kaçanik por edhe më gjer

më ka bërë profesioni i im si këngëtare të njohur

2

ku ju jam mirënjohës të gjithë adhuruesve,dhe

ndihem krenare dhe e privilegjuar kur takoj

rastësisht adhuruesit që me pa durim kërkojnë

ndonjë autograf apo ndonjë bisedë apo koment

ku me kënaqësi i pranoj dhe ja plotësoj dëshirat.

Muhabere Krasniqi, rapsod, çfarë është puna

e juaj prej rapsodi

Jam rapsod dhe kam krijua këngë por edhe i

këndoj me ëndje por në këtë lëmi jam më e

kufizuar.

Ju merreni me zhvillimin e kulturës, sa jeni e

kënaqur me punën që bëni

Unë e ceka edhe më lartë se aktiviteteve kultura

në Kaçanik dhe në përgjithësi në Kosovë po i

kushtohet shumë pakë rëndësi. Unë personalisht

brenda mundësive mundohem ta japë kontributin

tim profesional por mungon përkrahja

institucionale pastaj edhe aktiviteti është i

kufizuar. Sepse pa përkrahje institucionale nuk

ka aktivitete kulturore.

Si e kalon Muhaberja një ditë të zakonshme

Si zakonisht zgjohem çdo herë në mëngjes herët

bëjë kafe ku bashkë më nënën time e pimë dhe

pastaj filloj me punët që janë si përditshmëri dhe

pastaj e kam çdo herë pos që dëgjoj televizionin

lajmet e para e hapi kompjuterin dhe i lexoj

gazetat për të u informuar me lajmet ngjarjet si

nga kulturë ashtu edhe nga sporti. Shumë herë

takohem me kolegët dhe pimë kafe dhe bisedojmë

për gjërat më të rëndësishme jetësore. Por

nuk i la anash as vrapimet që më bëjnë të jem

shumë fleksibil dhe kështu vjen mbrëmja dhe

nuk e preferojë që të rri shumë pas darke dhe

bijë në gjumë çdo herë zgjohem herët.

Cilat janë ato aktivitete të cilat janë në fokus

të Muhabere Krasniqit

Çdo gjë që ka të bëjë me muzikën jam çdo herë

aty për të kontribuar. Çdo herë jam pjesëmarrëse

nëpër festivale , koncerte, dasma dhe mbrëmje të

ndryshme muzikore.

diçka

Ju jeni një aktiviste, atdhetare e zellshme

e çështjes shqiptare, por merreni edhe me

afirmimin e vlerave kulturore dhe gjuhësore

dhe traditës shqiptare, të këngës shqipe, çfarë

momentalisht me interes për ju.

Për mua është me interes që të ruhen vlerat e

traditave të muzikë së mirëfilltë shqiptare që për

keqardhje çdo dit e më tepër po bastardohen nga

të pa ndërgjegjshmi për përfitime materiale që po

ja humbin vlerën këngës dhe muzikës shqiptare.

Pasi që jeni këngëtare nga Kaçaniku, cili zhanër i

muzikës kultivohet dhe preferohet në Kaçanik

Në Kaçanik më së shumti dëgjohet muzika e

mirëfilltë shqipe, pra popullore. Unë i kamë qëndrua

gjithmonë besnike muzikës popullore dhe të

mirëfilltë shqipe

Një aktiviste e çështjes kombëtare kërkon të

jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo

ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit.

Thjesht doja një përgjigje të shkurtër si është

Muhaberja nga natyra

Jam shumë e afërt komunikuese dhe e hapur kam

dëshirë humorin që shumë e përcjelli dhe më

bëjnë të jem çdo herë optimiste e gëzuar.

Kur kemi të bëjmë me kulturën shqiptare dhe me

këngën shqipe, sa është bashkëpunimi kulturor

me Kosovën dhe Shqipërinë

Bashkëpunimi është shumë i mirë dhe dita e

ditës gjithnjë po shtohet çka është për çdo lëvdatë

e që është në interes dypalësh.

Sa është bashkëpunimi mes shqiptarëve në

aspektin e çështjes kombëtare sot

Unë mendoj se kjo pyetje i takon niveleve institucionale

ta vlerësojnë dhe ta shtjellojnë sepse

ata janë përgjegjës .

Nëse do të kishe mundësi të jepje ndihmesën

tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot,

ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar

Kosova ka nevojë për shumë ndryshime duke

filluar nga shkenca, arti, kultura, ekonomie po

thuaj në të gjitha poret e jetës. Sepse çdo gjë

është devalvuar i ka humbur vlerat . Ne e dimë

që sistemi i mëparshëm na ka shtyp dhe na ka

pengu në çdo lëmi të jetës, por tani 11 vjet asgjë

nuk është marrë në këtë drejtim , mendojmë me

ju bashku Evropës ndërsa kulturës artit shkencës

fare nuk i kushtojmë rëndësi .Ndihma nuk mungon

nga askush por nuk ka përkrahje nuk janë

njerëzit që kanë vlera dhe që janë të përshtatshëm

për lëmit që i përkasin.

Përveç aktiviteteve kulturore si e kalon kohën

e lire Muhabere.

Kohen e lirë e kaloj duke lexuar gazetat shikoj

televizionin po ashtu edhe në kompjuter ashtu e

kaloj një pjesë të kohës së lirë, por edhe sportit i

kushtoj rëndësi .Por më tepër i kushtoj muzikës

që jam e pa ndashme në çdo kohë dhe

moment,sepse e dua me zemër dhe nuk lodhem

fare por përkundrazi relaksohem

Sa është e kënaqur me ate çka sot ka arritur

Muhaberja me punën e saj të palodhshme në

ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, këngës,

muzikës dhe traditës shqiptare aty ku jeton

me punën e saj të palodhshme

Është kohë shumë e vështirë sepse po ka shumë

keqpërdorime sidomos në muzikë dhe është

shumë vështir të ruhen këto vlera nëse nuk ke

ndihmën nga Shteti. Unë si këngëtare në raportuarin

tim gjer me

tani kam bërë aq sa kam mundur por nuk jam e

kënaqur sepse edhe kushtet nuk më kanë leju që

të bëj më tepër përkrahje nuk kam pasur nga as

kush por veçse me forcat e mija .Jam e kënaqur

se i kam kënduar Kosovës Dëshmove Flamurit

Kushtetutës dhe vazhdoj ti këndoj . Dua ta veçoj

këngën e bashkëluftëtares time që para këmbeve

3

të mija ra dëshmorë Mukadese Lika Muhaxheri

që ja kam kushtua një këngë ,

që qdo her kur e këndoj e këndoj me emocione.

Është me interes të na thoni se ku e gjeni vetveten

më mirë, në mbrëmje muzikore, dasma,

apo festivale

Shikoni të gjitha këto që i cekët janë të

mirëseardhura por unë personalisht veten më së

miri e gjejë në Festivale sepse janë shumë më

të organizuara nga njerëzit profesionist që ke

dëshirë për të punuar dhe suksesi nuk mungon

.Gjithashtu edhe mbrëmjet muzikore janë shumë

të mirëseardhura ndërsa pjesëmarrja në dasma

donë një angazhim shumë të madhe dhe kam

lodhje më tepër por ana financiare është më e

leverdishme.

Cili është idoli i juaj në muzikën shqipe

Ka shumë këngëtarë që më pëlqejnë në të

gjitha trojet shqiptare si që janë Shkurte

Fejza, Shyhrete Beluli, Edi Furra,Ramadan

Krasniqi,Kastriot Tusha, Eli Fara, Artiola

Toska, Merita Halili, Parashevi Simaku, Selami

Kolonja, Miranda Hashani, Selajdin Miftari e të

tjerë. Po në veçanti idol të zemrës dhe të shpirtit

që e dëgjoj me kënaqësinë më të madhe është

Shqipe Kastratin

Çfarë mund të na thoni për muzikën dhe për

këngën shqipe sot

Sot me të madhe është duke u bastardua muzika

pra kënga, duke futur tallava dhe lloj lloj muzike

që vërtetë është për keqardhje .Unë personalisht

merrem veçse me muzikën e mirëfilltë. I ruaj

vlerat e të parëve dhe kjo më bane që të jem e

lumtur dhe krenare.

Çka ju bënë të lumtur dhe çka ju mundon më

së shumti

Të lumtur më bën kur ja arrijë ti konkretizoj

mendimet e mija bashkë me punën dhe nga kjo

arrihet suksesi, por ka vështirësi por me gjithat

po e mbijetojmë me sakrifica .Ndërsa më së

shumti më mundojnë pa drejtësitë ku shumë

këngëtar vlerësohen pa kurrë një far kriteri bëhen

këngëtar me para duke manipulua çdo kund,

ndërsa ata që vërtet janë këngëtar injorohen

veçse pse nuk korruptohen .

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit

jetu

Unë e kam zgjedh se ku me jetuar .Unë kam

qenë jashtë shtetit dhe kam jetuar po thuaj se në

të gjitha shtetet e Evropës por kur ka ardhur koha

dhe momenti të gjitha i kam lënë dhe jam kthyer

dhe ju kam përgjigjur vendit tim duke marr pjesë

në luftë ku i kam veshur rrobat e UÇK-së dhe

kam qen aktive gjatë gjithë kohës deri në çlirimin

e vendit, dhe sot fal Zotit Amerikës, Evropës

dhe miqve tanë u çliruam dhe po e gëzojmë këtë

liri .Dhe dua ta ceki fjalën e presidentit Klinton

që pas çlirimit liderëve tanë ju tha “Ne e fituam

luftën ndërsa ju fiton paqen lirinë “Dhe në fund

më lejoni t’ju falënderoj për këtë intervistë që e

zhvilluam ishte një kënaqësi shumë e madhe për

mua dhe unë juve si gazetar ju dëshiroj suksese

në misionin e juaj që është me fisnikë

Bahtir Latifi

U MBAJT KUVENDI THEMELUES I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE, KRIJUESËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË SUEDI

Në Förslöv të Suedisë sot më 26 nëntor për herë të parë hapet Shoqata e Shkrimtarëve, Krijuesve dhe Artistëve të Shqiptarëve në Suedi. Kjo

iniciativë është marrë fal disa disa shkrimtarëve dhe krijueseve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Suedi që një kohë të gjatë.

Shtetet Skandinave njihen si të suksesshme në

veprimtarin kulturore të Shkrimtarëve skandinav

këtu, andaj qysh prej kohësh edhe shqiptarët u

bënë pjesë e sukseseve të mëdha në këtë veprimtari

kulturore.Andaj si zakonisht që shqiptarët

dinë dhe munden të jenë pjesë e Evropës në

shumë aspekte jetësore kësaj radhe një numër

nga të tillët që merren me krijimtari kulturore

shqiptare filluan edhe këtë iniciativë që do të jetë

një veprim historik.

Pra një ditë historike dhe me vlerë për të gjithë

shqiptarët ku do që janë. Krijues të shumtë nga

kultura shqiptare me vlera të mëdha shoqërore.

Kjo tregon dhe dëshmon se ku do që jem, ku

do që veprojmë dimë, mundemi dhe ja dalim

me vullnet, dashamirësi mes njëri-tjetrit dhe

punë të pa lodhshme.Kuvendi i parë i kësaj

shoqate u mbajt në Förslöv në mesin e shumë

bashkatdhetarëve krijues shqiptarë. Në këtë

kuvend morën pjesë, shkrimtar, krijues, artist

të ndryshëm nga kultura shqiptare. Të gjithëve

u buzëqeshte fytyra për një bashkim të tillë

mes veti dhe me shpresë të madhe duke i pritur

sukseset në të ardhmen nga kjo shoqatë pra

SHSHKASHS-së e para dhe historike ne këto

treva. Po ashtu mos harrojmë ta përmendim

se në këtë kuvendë morri pjesë edhe deputeti

shqiptarë në Parlamentin e Suedez Adnan

Dibrani i cili përshëndeti punën e këtij kuvendi.

Pra ishte kuvendi i parë ku u mblodhën më

shumë se kurrë ndonjëherë bashkatdhetarët

krijues në Suedi me botime dhe shkrime nga

më të ndryshmet që ata kishin krijuar.Fjalën

përshëndetës në këtë kuvendë e bëri Rrahman

Rrahmani, ndërkaq hapjen e kuvendit e

bëri shkrimtari ynë i madh dhe i njohur për

diasporën zotri Sadulla Zendeli (Daja), njëri

nga aktivistët më të vjetër në këtë kuvend. Ai

përshëndeti nismën e kësaj pasurie shqiptare

duke i falënderuar të gjithë ata që dhanë idenë

dhe ishin të vullnetshëm të fillojnë një iniciativë

të tillë që i shërben të gjithë kombit shqiptarë ku

do që janë ata. Më pas vazhduan fjalën përshëndetëse

dhe falënderuese edhe shumë të tjerë që

ishin të pranishëm në sallë. Kuvendi vazhdoj

rrjedhën e tij sipas agjendës së përgatitur nga

themeluesit për të bërë përzgjedhjen e kryesisë

e më pas të kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të

shoqatës.Në këtë kuvend u zgjodhën anëtarë

të kryesisë së kuvendit e më pas me pëlqimin

e kuvendit duke u votuar me vota të hapura u

zgjodh kryetar i ri dhe i parë I SHSHAKSHSsë

Ibrahim Hyseni i cili ishte edhe koordinator

i kësaj nisme. Kuvendi zgjodhi:Kryesin

e kuvendit,Kryetarin,Nënkryetarët

,Komisionin mbikëqyrës,Komisionin për

informim,Komisionin për redaktim,Komisionin

për lektorim,Komisionin për ndarjen e

çmimeve,Komisionin për promovimin e veprave

Po ashtu edhe sekretarin dhe arkëtarin e shoqatës

SHSHAKSHS-sëSipas kryetarit Hysen Ibrahimi

kjo shoqatë me vetë faktin që janë tubuar

të gjithë krijuesit shqiptarëështë e një rëndësie

veçantë sepse u shpalosen shumë aktivitete

të mira që ne kemi synim edhe botimin e disa

librave ku do të jetë në formë enciklopedike për

pasqyrimin e aktiviteteve të mërgimtarëve shqiptarë.Prandaj

kjo shoqatë që u hapë sot, besoj

se synimi i saj do të realizohet në përpikëri në

kohën e ardhshme ku gjithmonë do të kemi një

bashkëpunim dhe do të jemi të hapur me të gjithë

ata që janë të vullnetit të mirë, po ashtu edhe

gazetarët që do të japin një kontribut të mirë në

të gjitha sferat e jetës.Hyseni vazhdon duke thë-

4

në se deri sot ka qenë vetëm punë individuale e

krijueseve, por punë ekipore asnjëherë nuk kemi

pasur deri më tani .Andaj duke parë që puna ekipore,

kolektive do të jetë ma rezultat dhënëse në

këtë drejtim ne kemi marrë iniciativën bashkërisht

bashkë me këshillin iniciues i cili ka bërë një

punë të madhe në këtë drejtim.Në fund të bisedës

kryetari Ibrahim Hyseni thotë:ejani të punojmë,

të bashkëpunojmë,bashkëveprojmë pa ngjyrime,

pa religjione të ndryshme sepse shqiptarët pasqyrojnë

historinë e kombit shqiptar të mërgatës

shqiptare në Suedi por pse jo edhe për skandinavi.

Një tjetër krijues Shyqri Gjurkaj thotë se

unë e përshëndes këtë iniciativë meqenëse jetoj

afër njëzetë vjet në Suedi,kam qenë pjesëmarrës

i shumë aktiviteteve kulturore që kanë ndodh

këtu dhe për mua është kultura arma ma e madhe

në një shoqëri dhe ku kultura vlerësohet. Gjurkaj

vazhdon duke thënë se kjo iniciativë më gëzon

për faktin se vetë krijuesit që kanë marr këtë

iniciativë Kemi edhe shoqata të tjera por vlera

e vërtet krijuese mundet të vlerësohet vetëm nga

krijuesit, andaj për mua është themelore dhe kjo

më ka shtyrë të jam këtu dhe ta mbështes këtë

iniciativë me forcat e mija sa mundem shprehet

ai . Edhe Rizah Shaqiri njëri nga krijuesit

tonë më eminent thotë se kemi punuar shumë

dhe jemi munduar të kemi takime me të gjithë

shkrimtarët dhe krijuesit më herët por jo të organizuar

në një shoqatë të këtij lloji.

Andaj kjo është një nismë jashtëzakonisht e

mirë, ku të gjithë kanë mundësi të mblidhen në

një vend të koordinohen me punë të përbashkëta

të arrin rezultate edhe më të mëdha .Shaqiri

shton duke thënë se organizimi i kuvendit është i

mirë dhe shpresoj se kjo shoqatë megjithatë do ta

koordinoj zërin e përbashkët të krijueseve shqiptar

dhe do të jetë një organ shumë ma i denjët

në prezantimin e kulturës ,artit dhe të arriturave

tona në këtë fushë.

ERDHI PËRSËRI FESTA E PAVARËSISË SONË KOMBËTARE!...

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

Në historinë mijëravjeçare të popujve, ngjarja më e shënuar e tyre është shpallja e pavarësisë ose data e formimit të shtetit të tyre. Secili vend, duke

iu drejtuar historisë së vet, krenohet me të kaluarën dhe projekton të ardhmen e tij më të mirë. Një gjë të tillë e kemi bërë dhe e bëjmë edhe ne shqiptarët,

pra vështrojmë në të kaluarën tonë, duke u përpjekur që e nesërmja e brezit të sotëm dhe brezave që vijnë pas të jetë plotësisht e lirë, sa më e

begatë dhe më e lumtur.

Siç dihet, jo vetëm nga të rriturit, por edhe nga

nxënësit e shkollave tona, një pikë kulmore

dhe kthesë e përjetshme në historinë tonë të re

kombëtare, ishte data 28 Nëntor e vitit 1912,

pra që u shënua 99 vjet më pare, në qytetin e

Vlorës. Periudha e ndritur e Haroit tonë Kombëtar,

Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, u pasua

me pushtimin e gjatë 500-vjeçar otoman. Por

asnjëherë shqiptarët nuk e rreshtën kundërshtimin

dhe as nuk e ndalën luftën e tyre për të

qenë plotësisht të lirë e të pavarur. Kjo gjë u

provua sidomos me kryengritjet e përgjithshme

të viteve 1910-1912, që çuan në kurorëzimin e

përpjekjeve të tyre, në Shpalljen e Pavërsësië

sonë Kombëtare dhe formimin e shtetit të parë

shqiptar. Ishin ndër bijtë më të mirë të popullit

ata, që ai i dërgoi në Vlorë përfaqësues të

vet dhe mbi supe u vuri barrën e rendë, por të

lavdishme, pra të shpalljes së Shqipërisë, shtet i

lirë dhe “i mosvarur”.

Është shkruar e është folur shumë, në artikuj,

studime e botime të ndryshme, gjatë këtyre

99 vjetëve, për misionin e lartë historik të 63

delegatëve të popullit shqiptar, pothuajse nga të

gjitha trojet amtare e të mbledhur bashkërisht

në Vlorë për të shpalosur të lirë Flamurin tonë

Kombëtar. Të tubuar në atë Kuvend mbarëshqiptar,

me plakun e mençur Ismail Qemali

në krye, ata firmosën një akt të pashëmbullt

historik, i cili e nisi vendin tonë drejt lirisë e

pavarësisë. Vërtet edhe paskëtaj populli ynë

përjetoi furtuna e dallgë të reja, shkaktuar nga

shtete dashakeqe e shoviniste të Ballkanit e të

Europës, por etja e shqiptarëve për lirinë dhe

dinjitetin kombëtar nuk u shua asnjëherë.

Nuk mund të përmenden këtu të gjitha ato

vështirësi të panumërta, që janë kaluar historikisht,

deri në ditët e sotme, por rëndësi ka që

Shqipëria, më në fund, në fillimet e shekullit të

ri XXI, po ecën e sigurtë në udhën e vendeve e

shteteve të përparuara të Eurpoës, po synon të

jetë një shtet e një vend sa më i lulëzuar dhe me

përparim të gjithanshëm. Kështu, kjo festë e Pavarësisë

dhe e Flamurit tonë kuqezi, që presim

sivjet, e gjen vendin tonë pjesëtar të NATO-s

dhe në prag të miratimit të ëndrrës sonë

Përmenda më lart se janë botuar mjaft shkrime

e libra, kushtuar shpalljes së Pavarësisë sonë

Kombetare dhe firmëtarëve të nderuar e të

paharruar të saj. Për saktësi, shënoj këtu se për

lexuesin tonë, sidomos në vitet e shtetit monist,

nuk ishin të njohur të gjithë emrat e delegatëve

të popullit tonë, në Kuvendin e shpalljes së

Pavarësisë sonë Kombëtare. Kjo ka ardhur nga

politizimet e tejskajshme, në atë kohë, të mjaft

figurave të ndritura të popullit tonë. Prandaj

ishte e nevojshme që e vërteta historike, pra

edhe delegatët në atë Kuvend, të bëheshin të

njohur për brezat tanë. Një përpjekje serioze e

të lavdërueshme, në këtë drejtim, bëri studiuesi

vlonjat, që është dhe kolegu e miku im, Bardhosh

Gaçe. Pas një pune të gjatë kërkimore e

studimore, bazuar edhe në mjaft dokumente të

kohës për të cilën flasim, ai publikoi librin “Ata,

që shpallën Pavarësinë Kombëtare”(Tiranë,

1997). Është një botim me mbi 300 faqe, ku

përveç jetëshkrimit të shkurtër të të gjithë

delegatëve të Kuvendit të Vlorës, aty ka edhe

disa shkrime për atë ngjarje të bujshme, nga

autorë të ndryshëm e shtypi i kohës. Po kështu,

janë dhe dokumente arkivore, me rëndësi për të

kuptuar më mire, se si u zhvilluan ngjarjet, jo

vetëm ato ditë në Vlorë, por dhe më pas, aty e

në gjithë Shqipërinë.

Në hyrjen e këtij libri, me vlera të shumta,

autori shkruan edhe këto radhë: “Kuvendi Kombëtar

i Vlorës, u mblodh më 28 nëntor 1912,

në qytetin e Vlorës, nën kryesinë e Ismail Bej

Qemalit, këtij personaliteti të shquar të politikës

dhe diplomacisë shqiptare. Ai i zhvilloi punimet

e veta deri më 7 dhjetor 1912. Në këtë Kuvend

historic, morën pjesë përfaqësues nga shumë

treva të vendit tonë, nga Shkdora, Rrafshi i

Dukagjinit, Kosova, Dibra, Ohri e Struga,

Çamëria, Janina dhe vise të tjera shqiptare, që

kishin qenë vatra të rendësihme të Lëvizjes

Kombëtare Shqiptare, në luftën e armatosur për

liri e pavarësi”.

Duke e shfletuar këtë libër, në faqet e para flitet

për jetën dhe veprimtarinë e kryetarit të shtetit

të parë shqiptar, “Heroit të Popullit” Ismail Qemali.

Më pas, faqe pas faqeje, janë fotografitë e

tyre dhe njihemi me të dhëna jetëshkrimore për

delegatët e atij Kuvendi mbarëkombëtar. Këtu

dëshiroj të ndalem vetëm në disa emra të atyre

delegatëve athetarë, që nuk kursyen energjitë e

tyre, mendore as fizike, që të çeleshin shkollat

e para shqipe dhe arsimi, kultura, letërsisa e

shkenca shqiptare të shënonin hapat e parë dhe

të zhvillohehsin sa më shpejt, duke sfiduar dhe

vështirësitë e kohës.

Kryearsimdashësi ynë ishte “Heroi i Popullit”

e “Mësuesi i Popullit” Luigj Gurakuqi, i cili u

ngarkua me detyrën e lartë të Ministrit të Arsimit,

në Qeverinë e dalë nga ai Kuvend. Pastaj,

përmendim me radhë, Vehbi Dibrën, i cili në

Kongresin e Manastirit i mbështeti Dervish

Himën e Nikollë Kaçorrin dhe alfabetin e gjuhë

shqipe me shkronja latine. Një tjetër delegat në

Vlorë ishte Dhimitër Berati, i cili në vitin 1907

u kthye nga Rumania, ku ishte emigrant dhe

në Korçë dha mësimin e gjuhës shqipe e ishte

drejtor i shkollës së mbrëmjes. Një ndihmesë të

5

madhe për shkollën shqipe në Elbasan dëshmuan

edhe Dervish bej Biçaku e Hajdar Blloshmi.

Ndërsa delegati tjetër, mësuesi Elmaz Boce ishte

ndër nismëtarët e krijimit të klubit atdhetar e

kluturor “Drita”, në Gjirokastër. Për përhapjen e

arsimit shqip dhe të ndjenjave kombëtare punuan

pa u lodhur edhe Shefqet Daiu e Rexhep

Demi, ky i fundit sidomos në shkollën shqipe

të Filatit. Në vitet 1909-1910, bashkë me Babë

Dudë Karbumarën, Sulo Resulin e Aleksandër

Xhuvanin, një ndihmesë të çmuar për përhapjen

e arsimit shqip në Berat, dha Qemal Elbasani,

gjithashtu delegat në Kuvendin e Vlorës. Pasi

shërbeu, më 1909, drejtor i shkollës shqipe “Dituria”

në Korçë, Thanas Floqi hapi një shkollë

në gjuhën amtare në Cakran të Fierit. I njohur

për veprimtaritë e tij atdhetare e arsimore ishte

edhe Mit’hat Frashëri, i cili mori pjesë e u dallua

me veprimtarinë e tij në Kongresin e Manastirit,

në Kongresin e Elbasanit etj.

Përkrah dashamirësve të shquar të arsimit në

gjuhën amtare, ishin edhe “Mësuesi i Popullit”

Sali Gjukë Dukagjini e atdhetari i njohur Bedri

Pejani, të cilët i mësuan me alfanetin shqip

nxënësit e Normales e Gjimnazit të Shkupit. I

pari, ishte ndihmës i L.Gurakuqit në Qeverinë

e Vlorës dhe më pas u caktua drejtor i arsimit

për qarkun e Beratit. Aty, ra në sy puna e madhe

e tij për hapjen e Normales e të disa shkollave

shqipe, në atë krahinë.

Por nuk mund të lemë pa përmendur këtu për

ndihmesën e dhënë në fushën e arsimit tonë

kombëtar as “Mësuesit e Popullit” Jani Minga

e Babë Dudë Karbunara, Hasan Prishtinën, Rexhep

Mitrovicën e disa të tjerë. Gjithashtu, ata e

bashkuan zërin e tyre të fuqishëm me delegatët

e tjerë në atë Kuvend, për shpalljen e Pavarësisë

dhe futjen e arsimit shqip në udhë të mbarë.

I kërkoj të falura lexuesit të këtyre radhëve,

që në këtë shkrim nuk mund t’i përmend me

emër të gjithë delegatët e Vlorës, sidomos ata

që iu përkushtuan me punën, dijet e djersën e

tyre arsimit kombëtar shqiptar, por dhe shtypit,

letërsisë e shkencës sonë. Prandaj, në këtë

përvjetor të shënuar të 99-të të Kuvendit historik

të Vlorës, të Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, ne

përulemi me respekt të thellë para kujtimet, veprës

e sakrificave të panumërta të delegatëve, që

i çoi aty populli përfaqësues të vet e me dëshirën

e tij, si dhe të gjithë atdhetarëve, të penës e të

pushkës, të cilët u sakrifikuan që Shqipëria jonë

e dashur të lulëzonte e të përparonte.

Tiranë, 23 nëntor 2011

Gentiana Zagoridha

Ka disa njerëz në këtë jetë që u mungon guximi

ose më mirë të them kanë vetëbesim të ulët dhe

kështu nuk u mbetet gjë tjetër veçse të kënaqen

me pak. Por në jetë vjen një ditë kur ti ke nevojë

të vlerësohesh,të tregosh se ç’farë je në gjendje

me të vërtetë të përcjellësh tek të tjerët.

Dhe tenton.

Mbyll sytë dhe nuk mendon asgjë.

I bie një dere.

Dhe kur ajo të hapet, ti e befasuar mendon: -Kaq

e thjeshtë ishte!

Jo!

Nuk është kaq e thjeshtë.

Por kaq të thjeshtë ta bëjnë njerëz me zemër

të madhe, njerëz largpamës, njerëz që e dinë

ç’është e bukura në shpirt dhe madje kanë aftësi

të veçanta që të ndjejnë që larg magjinë që mund

të dhurojë bashkëpunimi me njerëz të sinqertë,

punëtor e korrekt.

Ky njeri është Sokol Demaku, njeriu që vazhdimisht

eksploron, asnjëherë nuk dorëzohet para

çdo lloj vështirësie që i del përpara, por që me

dinjitet përpiqet ta kapërcejë.

Kjo pjesë e karakterit të tij shpaloset bindshëm

tek vëllimi i tij i fundit me poezi “Lundra ime”.

Tek lexon vargjet e tij të krijohet tek ty përfytyrimi

i një njeriu sa ambicioz për jetën po aq

dhe me shpirt të ndjeshëm poetik që nuk rresht

Kopertina e librit

së kërkuari dashurinë e vërtetë, atë dashuri që

e lakmojnë të gjithë, dashurinë e pastër dhe të

sinqertë. Në shumë prej poezive të tij duket

sikur e ka gjetur atë që kërkon dhe i këndon

me shumë pasion, i drejtpërdrejtë e mbi të

gjitha me ndjenja të sinqerta. Mund të veçoj

këtu poezitë:”Buzëqeshja”, “Lule vere”, “Do

të takoj këtu”, “Një natë”, Ëndrra mahnitëse”,

“E dashur”, “Lulja e dashurisë”, “Ti”, e sa e sa

poezi të tjera të cilat ju ftoj ti zbuloni vetë. Ka

momente që poeti duket i pasigurt në ndjenjat e

tij, pasi nuk merr atë që kërkon nga dashuria e tij

e sinqertë dhe nëpërmjet vargjeve të transmeton

dhe ty si lexues, një ndjenjë gjithëpërfshirëse në

botën e tij. Të bën ta respektosh, të bashkohesh

me dhimbjen e vargut të tij e madje dhe të qash

bashkë me të, se kështu e ka jeta. Ndjenjat e

vërteta asnjëherë nuk triumfojnë. Është mirë që

ndonjëherë ato të mos shprehen, të ruhen diku

në fshehtësinë e detit siç shprehet autori, se po

dolën në sipërfaqe ato humbin në detin e pafund

dhe magjia e tyre fillon e zbehet gradualisht.

Ka poezi të tjera që na shprehin pasigurinë e

autorit,”frikën”e tij të vazhdueshme që të mos

mbetet vetëm në këtë botë të mjerë. Frikë që

ekziston tek çdo kush por që poeti me mjeshtëri

“MËSUES, NJIHE NXËNËSIN TËND” UNË GJEJË RASTIN TË FALENDEROJ

MËSUESIN TIM, TË MADHIN SOKOL DEMAKU

Një herë e një kohë isha dhe unë “poete”, jo poete e mirëfilltë, pasi unë isha një e dashuruar si të gjithë adoleshentët,

dhe nuk krijoja unë, por krijonte dashuria.

Kalonin vitet dhe poezitë e mia mbetën të kyçura në kasafortën e kujtimeve. Aty ato ndiheshin të sigurta, të

mbrojtura, a thua se kush do ti sulmonte.

në e tij artistike ia personifikon vetes së tij. Atij

i duhet patjetër një njeri fisnik pranë vetes, dhe

këtij njeriu i bën thirrje të forta për të mos u

larguar. Duket sikur ai e ka gjetur këtë njeri, por

se nuk mundet dot ta mbajë pranë vetes, pasi ai

nuk e kupton siç duhet, nuk ia kupton ndjenjat,

sinqeritetin e dashurinë e tij dhe kjo gjë e bën

poetin “të klithë”,”të rënkojë” për këtë realitet të

mjerë. Por do të vijë dita që ky njeri ta kuptojë

dhe ti qëndrojë pranë poetit, të paktën shpirtërisht

ashtu siç ai e dëshiron. Çdo gjë e sinqertë

ka shpërblimin e vet në këtë jetë. Ky mesazh

shprehet qartë në vargjet:”E di se më adhuron,

e ndjej këtë në zemër, sa shumë dashuron”, tek

poezia “Lule vere”.

Edhe në vëllimin me proza “Sa e këndshme

është jeta” që vetë titulli të intrigon, të jep

shpresë dhe optimizëm për jetën. Autori të fton

që dhe ti, sado pesimist të jesh ta shohësh jetën

jo vetëm në anët e errëta të saj, por të përpiqesh

të zbulosh dhe të kapësh bukuritë e saj, të cilat

në të vërtetë ekzistojnë por që ne shpesh nuk

duam ti shikojmë, pasi ne shpeshherë nuk jemi

vetvetja,pasi ne shpeshherë udhëhiqemi nga

ndjenjat e të tjerëve që sundojnë mbi ne. Dhe kur

6

ti gjen forcën ti largosh ato nga vetvetja,vetëm

atëherë, ti je në gjendje të shijosh bukuritë e

vërteta që mbart jeta. Ai të fton të tentosh,të

mos jesh skllav i tyre, që ato të mundin por

ti mbizotërosh dhe kështu ti mund të kthesh

optimizmin tek vetja. Bukur dhe plot ndjenjë e

përshkruan autori dashurinë e vërtetë tek proza

“O,sa gjallëri ka jeta”. Një përjetim i mbushur

me plot figura letrare që përcjellin tek ty një

përkëdhelje ndjenje që gjithkush do ta kishte zili.

Lum sykaltra që autori ka pasur në mendje, dhe

është frymëzuar nga ajo, duke arritur kështu të

krijojë një prozë kaq të ndjerë. Por dhe prozat e

tjera nuk qëndrojnë më pas sidomos ato që flasin

për atdhetarizmin, bashkatdhetarët në mërgim,

përjetimet e luftës etj. Gjëja më e spikatur dhe

më me vlerë për mendimin tim në këtë libër

dhe që nuk rri dot pa e përmendur është ideja

shumë e mençur e autorit ajo e gërshetimit të

fjalëve të urta popullore në fillim të çdo proze

me mesazhin e vetë prozës. Kjo mendoj unë i ka

dhënë autorit vlerën e një filozofi të ndritur duke

përcjellë idenë se të dish do të thotë të rimendosh

idetë e fshehura të cilat janë të pranishme edhe

pse të pazbuluara. Autori ka zgjedhur si mënyrë

komunikimi me lexuesin bashkëbisedimin, pasi

atë e sheh si parakusht shumë të rëndësishëm

për konceptimit të mendimit dhe të transferimit

të tij nga vetja tek lexuesi. Personalisht do ta

krahasoja autorin me Aristotelin filozofin e madh

të realizmit, parimet e të cilit fillojnë me objektet

konkrete dhe përfundojnë me koncepte abstrakte

gjë që ia rrit edhe më shumë vlerat librit, e bën

më tërheqës dhe madje dhe me plot filozofi

brenda tij. Në këtë libër të jepet mundësia të

njohësh Sokolin e vërtetë, karakterin e këtij njeriu

sa të thjeshtë dhe të madh njëkohësisht. Në të

përcillet mesazhi se: Në përputhje me zgjedhjet

që ne i bëjmë njerëzve ne njëkohësisht

përfaqësojmë identitetin tonë. Sipas zgjedhjeve

më të rëndësishme ose jo të rëndësishme e cila

është individuale, mendimet shprehin përkufizimin

e vetvetes. Duke u nisur nga thënia e Zhan

Zhak Rusos: ”Mësues, njihe nxënësin tënd” unë

gjej rastin të falënderoj mësuesin tim,të madhin

Sokol Demakun i cili zbuloi tek unë një pjesë

të fshehur të vetëdijes sime. Ishte ai që zbuloi

dhe besoi në aftësitë e mia. Më mësoi të ec me

këmbët e mia në një botë, ku çdo kund të shkel

këmba vetëm “mina” dhe në çdo sekondë je i rrezikuar,

por që me guxim mund ti kapërcesh dhe

të ecësh përpara pa frikë dhe të ndihesh i lirë.

FALEMINERIT NGA ZEMRA!

Nga Arsim Halili

Intervistë me poeten Mirlinda Koxha-poete

PASION I DYFISHT PËR ARTIN PENDË DHE BRUSHË

E lindur në qytetin e bukur të Shkupit, por që ka vite që bashkë me familjen e sa, janë të vendosur në qytetin e Mic Sokolit në Ferizaj, ku poetja

Koxha, ka aq admirim për bukuritë e qytetit të saj sa që në muzat e saj janë burim inspirimi, po nga ky vend. Poetja Koxha, ka mbaruar studimet

për letërsi, akoma është në pritje të ndonjë vendi pune, megjithatë energjia e saj pozitive nuk mungon, ajo vazhdon të shkruaj , të bëjë art vizuel,

por megjithatë për të na folur më në detaje rreth botës së saj imagjinative krijues, Mirlinda me kënaqësi pranoi të bashkëbisedoi për revistën

tonë.

. * Ecejaket tuaja për të bërë art nga ditët e para

deri sot

Zanafilla ime krijuese, posaçrisht ajo letrare

, ka nisur që në bankat e shkollimit tim fillor,

respektivisht një moshë fare të njomë, duket se

atë kohë brenda meje trokitnin dy pasione për

artin krijues, njërën nga këto e plotësova, duke

bërë edhe studime të mëtejme universitare, pra

letërisinë, gjë që mendoj se kam krijuar një kulturë

tjetër ndaj këtij pasioni. Për derisa pasioni

për pikturën mbeti vetëm një passion, pa pasur

mundësi për të ndjekur studime të thelluara për

pikturën por që me shumë dëshirë hedh idetë e

mia .

* Këtë vit ju e materializuat pasionin tuaj, duke

hedh në dritë edhe përmbledhjen e parë poetike

“Në pritje të kohës”, mund të na thuani më

shumë rreth saj

Sa i përket librit tim të parë, kjo nisje ka qenë

shumë më herët, por fatkeqësisht flakët e luftës,

sikur shumë çka që përbinë edhe dorëshkrimet

e mia nuk i shpëtuan dot llahtarisë së kohës, së

pa kohë. Megjithatë etja për të shkruar nuk më

kthehu në pikën zero, unë vazhdova të shkruaj,

sepse buronte nga shpirti arti im poetik. Ndaj

për mua gjithëçka që më rrethon është jetë,

është frymë dhe fryma është rilindje e që është

ndoshta shumë e vogël, megjithatë unë asaj i jap

kuptim, përmes vargjeve të mia. Ndërsa struktura

e librit tim nuk ka ndonjë volum të madh,

jam përpjekur të ofroj vlerë. Libri im u botua

gjatë këtij viti permes edicionit të botimeve të “

Pegasi” Kub Albania me seli në Gjiroskastër, me

që fitova konkurisin për botimin e këtij libri për

këtë vit.

energji të reja e që fatkeqësisht, nuk ka ndonjë

* Brenda përmbledhjes tuaj poetike cilët motive përson që merr mbi supe këtë sfidë. Artet pamore

keni trajtuar

dhe muzika duken në një gjendje pak më të mirë

Motivet e trajtuar brenda librit tim janë këta: se letërsia, kjo e fundit duket se është disi më e

Motivi mediativ, patriotik, erotik. Gjithçka neglizhuar në qytetin e Ferizajit.

që perceptoj brenda dhe jashtë meje, më jep Tërë ato iniciativa letrare, bëhen në saj të

frymëzim, qoftë edhe një lule, një petale e njerëzve vulllnet mirë të kësaj fushe, përkrahja

saj,mundohem që artin tim krijues të trajtoi institucionale vje për ata njerëz që kanë bërë

ndryshe nga të tjerët. Her pas here shkruaj edhe emër të tjerët fshihen nën hijen e fatit.

poezi prozatike, ndonjëherë me rimë, ritëm , * Roli i femrës sot në shoqërinë tonë

por që ajo prozatike ka një filozofi që shpreh Sa i përket femrës në përgjithësi, është paksa

orgjinalitetin tim krijues dhe mendor.

e neglizhuar prej rrethit në të cilën jeton dhe

* Ju paraleshit krahas pasionit për krijimtarinë vepron,respektivisht nuk e ka të drejtën meritore.

letrare keni edhe krijimtarinë vizuele , gjegjësisht

pikturën, na e tërheq diç më tepër edhe për shkollimit superior, iks raste mbesin në cilësinë

Kjo gjë madje vërehet në disa raste se edhe pas

këtë paralele

e amvëviseve, apo detyrohehen të bëjnë një punë

Piktura edhe pse tek unë vje më e mangët në jashta profesionit të tyre. Diplomat e tyre mbesin

kuptimin e studimeve më të thelluara, megjithatë thjesht një dekor i varur në mur pa mundur

është zhvilluar tek unë njëkohësisht me poezinë. shpërblehet mudi dhe sakrifica e bërërë ndër vite

Për pikturën kam një dashuri të madhe , kryesisht

brenda punimeve të mia krijoj abstrak-

gjen rrugë alternative tjetër, veçmas ato që din

për t’u shkolluar. Raste të rralla kur ndonjëra

sionin figurativ, por që tregojnë diçka të bukur, ndonjë gjuhë të huaja, të cilat edhe mund të

respektivisht japin mesazh secila në vetën dhe inkuadrohen në misione ndërkombëtare.

llojin e saj.

* Emrat e letërsisë shqipe apo botërore që për ju

* Keni ndonjë ide tuajën për hapje kolektive apo janë burim inspirimi

indivduale të ndonjë ekspozite

Pikëmbështetje të cilin e dua dhe do të dua gjatë

Në të ardhmen edhe planifikoj të bëjë një gjë të gjithë jetës sime, padyshim se është Lasgush

tillë. Plani im i parë është që të hapi një ekspozitë

me fotografi, por gjithënjë duke i rregulluar ndjeri prof. Agim Deva, Ismajl Kadre e ndonjë

Poradeci, mandej përkrahs i imi ka qenë edhe i

në mënyrë artistike. Do të paqraqesin ide të tjetër. Nga të huajt më pëlqen stili i të shkruarit

bukura, mendoj që edhe do të jenë ilustrime të të Daniell Fill që i ka kaluar kufijtë e vendit të

bukura për libra të ndryshme. Mbase në të ardhmen,

pse jo edhe ndonjë ekspozitë me piktura e Agim Deva.

tij. Mund të them se e ndjej humbjen e poetit

që më pas do të ja lë trashëgim familjes time. * Krahas poezisë jeni duke shkruar edhe një

* Sa është aktive Mirlinda në aktivitete letrare dramë, çfarë më tepër rreth saj

në Kosovë e gjetiu

Për sa përket dramës , sapo kam filluar atë, është

Jam aktive në disa aktivitete letrare, sa i përket një dramë që edhe përjetohet shpirtërisht rëndë,

qytetit tim nuk ka ndonjë organizim të veçantë një odisejadë tragjike në të ngërthhet koha e

kam marrë pjesë në Vushtrri, në takimin e poeteshave,

pastaj në një aktivitet letrar në Univer-

më të dashurit e tyre, familjar, miq e të afërm,

vlimeve historke, për të cilat shumë kush humbi

sitetin Vitrina në Tiranë organizuar nga “Pegasi ndaj edhe ne si familje nuk i shpëtuam dot

club” Albania

kësaj humbje. Do të mundohem që para lexuesve

Ku u bë edhe prezantimi i librit tim. Besoj edhe e sidomos atyre që patën fati të mos jenë pjesë

në të ardhmen do të jem edhe më aktive. Kohë e atyre hordhive, megjithatë të kuptojnë se e

më parë me ndihmen e një mikes time, më është ardhmja e tyre e ndrtur është fal gjakut të ecur

botuar dhe përkthyer në gjuhën italiane një poezi rrëke, që ata sot e tutje të gëzojnë lirinë e shumë

në gazetën “ Di tttuti colori” në Itali, kjo u bë pritur.

fal mikes time Mimioza Sali dhe natyrisht kam * Mesazhi i juaj drejtuar lexuesve tanë

informata se është pëlqyer kjo poezi, kjo është Të rinjët t’i kthejnë sytë me tepër kah leximi, të

botuar në vitin 2009.

jenë në rrjedhë të ushqimit shpirtëror, sepse si

* Çfarë sheh në perspektivë, nga vendi prej nga tillë në ditët e ardhmërisë së tyre do të shpërblehet

ai.

vini

Për momentin në Ferizaj, nuk ka ndonjë ringjallje

të kulturës. Gjithësesi duhet të aktivizohen

7

FAQJA E POEZISË

Gentiana Zagoridha

PROVOKIM

Fjalët mbi buzë

Buzëqeshja nën fjalë

Dhe përsëri heshtje

Heshtja unë përballë teje

Nga zilia jote.

Heshtje ti përballë meje

Nga meraku yt.

Kur ty

Heshtja të tërin të përpin

Fjalët e gjejnë shtegun

Të më dalin.

Buzëqeshja më çlirohet

Nga fjal

Dhe ti përsëri hesht.

Hesht i vetëm

Në mendimin tënd,

Pa e kuptuar heshtjen

E pranuar si dhuratë

Për të dy,nga një provokim

TÊ PRES

Pothuajse i kam harruar të gjitha.

Lodrat e gishtërinjve mbi flokë

Hetimin e një heshtje.

Miratimin e një të papriture,

Surprizën e një ëndrre.

Vërtet i paskam harruar !

Dikur pranë teje

Ato ishin për mua,

Dëshira, dashuria.

Kam mall, shumë mall për ty

Të pres e ngacmuar

Nga lotët e tmerrit.

Të pres të më shuash

Të pres të më shuash

Flakët e zjarrit.

Të pres,në heshtje po të pres

A do të vish

Eja,eja ti përpëlitur

Paksa në llumin e kohës.

Eja pastruar nga hareja e moshës.

Mos shih mbrapa gjithçka

Do të kalojë

Ti do të vish

Dhe unë e hipur në kalin e bardhë

Drejt teje do të kalëroj.

Mirvete Leku-Kabashi

Mërgimi

Aeroplanë , ngritje , aterim ,

pritje , përcjellje pa fund ...

Gëzim , përmallim , zhgënjim.

Puthje e tharë në buzë,

loti i paterur kurrë .

Ëndrra të tretura në rrugë,

fati i mshefur gjithkundë.

Koha na iku , na mashtroi,

rininë tinzisht na e mori .

U plakëm u tretëm pa fund

lumturinë s` gjetëm askund .

Malli për nënën

Më mungon oj nënë,

për ty kam shumë mall.

Kërkoj dorën tënde

të më prek në ballë.

Sytë e tu t`shkelqyer

t`më japin një shiqim,

buzët e ëmbla t`më puthin

për natë të mirë.

Kur vie 8 Marsi

dëshiroj të kem pranë ,

të puthi dhe lule të dhuroj ,

festën tënde nënë dhe unë të urojë .

Vitet do t` kalojnë ,

flokët do m`jenë zbardhë

edhe atëher oj nëna ime

për ty do t`kem mallë .

Edhe në shtratin e vdekjes

kur, shpirtin do t`dorzoj,

me mallin tënd oj nënë

nga kjo botë do t`shkoj .

O burrë

Mos i thuaj veti burrë

kur një grua e përul .

S`e dëgjon asnjëherë

e përbuzë për çdo herë .

Të jep zemrën ia lëndon,

të jep shpirtin ia shkrumbon.

E lëndon , tradhton, injoron ,

të tërën e shkatërron ...

Ajo , bëhet urë

shumë duron e pse

Ti kurrë s`e kupton .

Ti , o burrë , gishtin n`kokë ,

mendo mirë pse , pse ...

Kjo grua duron robëri

Se ajo , hy në zjarr,

ndizet flakë , bëhet hi ,

për fëmijë ...

Fahrije Pallaqa

BEJI ZEMRAT QIFT

Pranverë dëgjuar kam,

Zemrat ne dashuri i bashkon,

Qetëson klithme, ofshamë,

Por te çdo njeri nuk shkon.

Te mendoj me suite, karvan,

Ku kanë zemrat shtëpinë,

Instalon një shatërvan,

Fatlumet gëzojnë dashurinë.

Ka njerëz qe kanë jetën ende,

Pështjelluar, rrugën s’u shohin sytë,

Dashurinë e presin çdo sekondë,

Pranverë te lutem bëj zemrat qift.

SE DI

Se di,

Dora ne mu këpute,

Shpirtin ma ka ik,

Por kam pa kufi,

Dhembja qe se zbute,

Se drita e jetës mu fik.

Hapësirës boshe,

Endem si një siluete,

Rrugën me se vërej,

Larte poshtë,

Një drejtim i tretë,

Asnjërin afër se ndjej.

Do behet mirë,

Janë fjale qe dëgjoj,

Por unë se di,

Nuk jam e sigurt,

Është e fatit kjo lojë,

Apo paaftësisë ti shpall luftë.

S`ËSHTË BIZNES DASHURIA

Ti nderon kurs si valuta

Herë je poshtë ne humnere,

Herë je larte si funta.

Ska si ti për nderë.

Kaq e re je bërë hit.

Për se gjalli je legjende,

Ndjenjat i ke shitë,

Se vetëm po ngarend.

Zemrës ju ke be xhelat,

Se truri te vuan nga varfëria,

Një dite jeta ka me te dhënë mat,

Se nuk është biznes dashuria.

8

FAQJA E POEZISË

Josiba Osamni

TY TË ADHUROJ

Te adhuroj

Kur muzika flet,shpirti endet

merr tjetër formë tjetër jete

te gjej një motiv...ndoshta një

vend ku te ndihet ngrohte.....

Nata i ndal hapat...pendueshëm

si një tjegull zë e kërcet medaljoni

i heshtur i ligjeve te quajtura jete.

Pa motiv kthehet....ka kohe

motiv me ti nuk je.

duhet te le te shkosh

atje ku ti rehat fle.

Ty te adhuroj...

dalëngadalë pa ty vdes

ëndërr je ëndrra te unë do mbese.

NË DIMËR SHKEL

Ne dimër shkel

Ne dimër ne udhëkryq shkel

me pallton e vjetër mbështjellë

te ftohtin e ndien ne mish ne trup ne shpirt

Buzët nga acari te kane ngrire sytë

gjysme mbyllur kërkojnë ne terrin e natës

pakëz drite.

E ty dimri te tremb..te sjell

ne mendje kujtime e shpirti te dhemb

Ne dimër shkel mbështetur ne

një ikone s’ka zë e as te flet...

me sytë drejtuar qiellit ti natën e trondit vete

kur një lutje pëshpërit për ndihme..

E as lutja s’të pranohet loti ne sy nga acari si

buzët ngrin...

E ti pa force dimrin e urren ...ndien nga pak

te vdesësh.

Se ti dashuri ne shpirt kishe e nga dashuria

vdiqe..

Sokol Demaku

MENDO EDHE TI PËR MUA

Mos mendo se të kam harruar,

Malli për ty më ka kapluar.

Të ndjej në çdo hap,

Nuk dua te humbi asnjë çast.

Jam pushtuar i tëri,

Nga vargu magjik,

Që më mbanë në jetë

Dhe me jep shpirt.

O varg magjik, o varg hyjnor,

Ritmin mos ndal,

Fluturo në kaltri,

Shkëlqe si më parë,

Mos ngadalëso vrapin,

Hovin mos ndal.

Ç’është ky mall,

Ç`është kjo dëshirë,

Ç`është kjo ndjenjë,

Që zemra ndjen nga larg,

Mos ti varg atë trazon,

Mos ti asaj të dashurën kujton.

O varg magjik,

O varg jetik,

Që vjen nga thellësia e shpirti,

Nga kaltërsia e qiellit,

E më sjellë inspirim,

Për bardhësinë e jetës,

Me plot admirim.

Eja varg rimën mos këputë,

Më bashko me strofën,

Që ka kohë e kam humbë.

VITI I RI

Një vit i ri,

Një jetë e re.

Një vit i ri,

Një gjelbërim,

Një këngë e re,

Në zemrat tona.

Ngre dolli,

Për një jetë të re,

Për një të ardhme,

Te lumtur.

Një vit i ri,

Mundësi të reja,

Pikëllime të reja.

Jetë e re,

Jetë në begati,

Dhe lumturi!

Kadrije Meniqi

Trumcaku im

Peisazh i bukur jashtë

çdo gjë është mbuluar me të bardhë

një trumcak i vogël bukur këndon

thërrimet e bukës gjithandej kërkon.

Është kohë e vështirë

trumcaku im

por mos u brengos

për ty ka shpëtim.

Ja ku i ke thërrimet e tua

merri trumcak i vogël

dhe fluturo i gëzuar.

Për ty ka shpëtim

t`i me krahët e tu

nisesh në rrugëtim.

Më merr edhe mua

ka kohë që të pres

më dërgo atje

ku kam mall e shpresë.

Do këndojmë së bashku

me shumë dashuri

do të prekim male

dhe shumë kufinj.

Aty ku shqipja e ka folenë

aty do t`pushojmë

dhe prapë me nxitim

të dashurit do t`i kërkojmë.

Këndo ,trumcaku im

ashtu si t`i dinë

zëri yt i bukur

më fal shumë gëzim.

Të jap dhe një varg

të lutem dëgjoje

është vargu i zemrës

dhe t`i tash këndoje .

Kënga jote

do dëgjohet larg

atje përtej maleve

do të gjej një cak.

Është caku i dashur

që pret pak ngrohtësi

shko trumcak i vogël

shko atje ti...

9

Dr. Begza Baliu

PAPA KRISTO NEGOVANI ATDHETARI I BOTËS SHQIPTARE

Në historinë e një populli ka disa data, vite dhe dekada e shekuj, të cilat shënojnë përvjetorët e personaliteteve, institucioneve dhe ngjarjeve të

caktuara kombëtare, por në historinë e popullit historik shqiptar, janë disa personalitete, institucione dhe ngjarje emrat e të cilëve nuk identifikohen

me përvjetorë. Përkundrazi, ato janë simbole, emrat e të cilëve janë referenca të përherëshme kombëtare, pavarësisht kohës kur kujtohen ato dhe

pavarësisht momentit kur duam t’i identifikojmë. Papa Krizto Ngovani është njëri prej atyre simboleve emri dhe veprta e të cilit i bashkon të gjitha

vlerat kombëtare si një, madje si dje, si sot, si nesër.Papa Kristo Negovani (Harallambi) (1875-1905), lindi në Negovan të Kolonjës, në anën lindore

të Gramozit, sot në Greqi.

Arsimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa

gjimnazin në Athinë. Fillimisht shërbeu si prift

e mësues në gjuhën greke, ndërsa në vitin 1894

mërgoi në Brailë të Rumanisë, ku krahas punës

si zdrukthëtarë u aktivizua në shoqëritë shqiptare

“Drita”, “Dituria” e “Djalërua shqiptare”.

Më 1987 u kthye në vendlindje me një qëllim

të madh. Të angazhohej në lëvrimin e gjuhës

shqipe, në hapjen e shkollave shqipe dhe madje

ligjërimin e saj edhe në kishë dhe të punonte

drejtpërdrejtë në misionin e madh që kryente

Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe pasardhësit

e saj. Kthimin e tij në vendlindje Papa Kristo

Negovani tashmë nuk e shihte si heqje dorë nga

puna mes bashkatdhetarësh patriotë në Rumani,

por e shihte si një mision për të dërguar në atdhe

vlert dhe virtytet e Rilindjes Kombëtare, që pas

shtypjes nga hierarkia shtetërore osmane po rrezikoheshin

të shkileshin edhe nga pretendimet

shoviniste të fqinjëve grekë e serbë. Sigurisht

kjo është arsyeja pse në vendlindje nuk do të

sjell gjilpëra, gozhda e qekanë (mjetet e punës

së marangozit), po libra, lapsa e fletore (mjetet

e punës së mësuesit) dhe sigurisht kjo është

arsyeja pse në shtëpi nuk do të hap duqanin e

punës po mësonjëtoren e shkollës shqipe. Kjo

është arsyeja pse Papa Kristo Negovani, në

vendlindjen e tij, nga Rumania solli disa nga

veprat e rilindësve shqiptarë për shkollat shqipe,

të cilat tashmë i kishin botuar. Krahas shkollës

Papa Kristo Negovani në vendlindjen e tij dhe

në rrethinë do të përhapë ato ide kombëtare që

e shquanin identitetin kombëtar përtej identitetit

fetar; identitetin gjuhësor përtej identitetit

teologjik, virtytin e marrësit (shqiptarët) përtej

kultitit të dhënësit (priftërinjtë kryesisht grekë,

apo që ligjëronin liturgjinë vetëm në gjuhën

greke); adhrimin e “atdheut të përkohshëm”

(Shqipërisë) që po përlindej pas shumë shekujsh,

përtej adhurimit të atdheut të përhershëm

(Botës së përtejme), të cilën e predikonin

bashkëkohësit e tij barinj, e të tjera e të tjera.Kjo

është arsyeja pse, sipas kronistëve të kohës Papa

Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905 organizoi

një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe, duke e

pasur të pranishëm edhe peshkopin e Kosturit,

Kravangjelis. I ndezur nga dogmatizmit fetar i

kohës dhe lëvizjes shoviniste greke, Peshkopi i

Kosturit nxiti disa banditë, të cilët vetëm dy ditë

më vonë, 12 shkurt 1905 e masakruan në mes

të fshatit bashkë me të vëllanë dhe tre bashkëfshatarë

të tjerë. Mirëpo Papa Kristo Negovani,

tashmë nuk ishte as vetëm marangozi i djeshëm,

as vetëm prifti i fshatit që bekonte adhurimin

për zotin, as vetëm mësuesi i gjuhës shqipe që

po ringjallej nga hiri i saj, as vetëm patrioti i

zonës që shpërndante fjalët e rilindësve në vend

të fjalëve të të dërguarve të zotit. Negovani

ishte më shumë se kaq, ishte patrioti i kthyer në

simbol të Atdheut, Kombit dhe Gjuhës së tij.

Një shenjë historike që mbante gjallë lëvizjen

kombëtare të kohës, një personalitet vrasja e të

cilit preku përvajshëm gjithë kombin shqiptarë,

e veçanërisht djalërinë kryengritës shqiptare,

e cila në këto kohë të vështira, në kapërcyllë

të shekullit XX, i kishte marrë fatet e Atdheut

në duartë e saja.Vrasja e tij zëgjoi zemërimin

e krijuesve, prej të cilëve edhe sot kujtohen

vargjet antologjike: “Fëmia, e tu jân prozët

e vjershat në giuh kombetare”; zemërimin e

bardit popullor prej të cilit janë ruajtur vargjet

emblematike:Papa Kriston e vranë / dhe s’ra

për të një kambanë...”!; - reagimin gjithpopullor

dhe propozimin më të veçantë në historinë

kombëtare, me të cilën ata kërkonin që ditëlindja

e tij të bëhej festë kombëtare; dhe më në fund,

reagimin e drejtuesve të Lëvizjes Kombëtare

të kohës, sikur ishte ai i luftëtarit Bajo Topulli,

sipas të cilëve “gjaku i Papa Kristo Negovanit

duhej të merrej me nder e për fitim të gjithë

kombit”, prandaj edhe e morën në njëvjetorin

e vrasjes së tij, duke e vrarë Dhespotin e

Korçës. Të nderuar Zonja dhe ZotrinjëZërave

të një shekulli më parë, viteve të fundit i jami

bashkuar edhe në Universitetin e Prishtinës.*

* * Papa Kristo Negovani është njëri prej atyre

personaliteteve historike emri i të cilit është bërë

shenjë e të kaluarës sonë krenare dhe referencë

individuale e kolektive, e cila më shumë

se ngjarje a personalitet historik, është bërë

simbol universal i kujtesës sonë shpirtërore e

materiale. Me emrin e tij, me gjuhën shqipe që

predikonte ne faltore, me bëmat e tij jetësore, në

të vërtetë me jetën dhe vdekjen e tij, me veprat

e tij letrare, kulturore, iluministe, etnografike

dhe teologjike, me emrin e tij dhe madje me

shquarsinë e titullit fetar të tij Papa Kristo, si

edhe Hoxha Tahsini, apo Gjergj Fisha, para

titujve të të cilëve u gjunjëzua edhe drejtshkrimi

i gjuhes shqipe, si pak emra të tjerë në historinë

tonë, bashkojnë të gjitha virtytet etnohistorike

dhe gjuhësore e qytetëruese të popullit shqiptar.

Të nderuar Zonja dhe ZotrinjDëshiroj të ju

njoftoj se, të nxitur nga një traditë e gjatë letrare

dhe artistike në Universitetin e Prishtinës dhe

nga dëshira që ajo të ringjallet edhe njëherë, në

10

Fakultetin e Edukimit vendosëm që bashkë me

disa kolegë dhe studentë, që të themelojmë një

grup letrar, me qëllim të krijimit të hapësirave

të reja për aktivitetet e tyre. Le të shpresojmë se

me këtë qerthull krijuesish kemi plotësuar disa

nga ëndërrat rinore të studentëve krijues.Në këtë

grup tashmë janë angazhuar mjaft studentë dhe

mësimdhënës, ndërsa pjesë të po këtij qerthulli

i konsiderojmë edhe krijuesit jashtë Fakultetit

tonë dhe Universitetit, të cilët interesimin tonë

e kanë përkrahur jo vetëm me krijimet e tyre që

i lexojnë po edhe me veprat autoriale që do të

shpërndajnë në mesin tonë.Te nderuar kolegë,

besoj se synimet tona largvajtëse në grupin

letrar i kemi shprehur edhe me pagëzimin e tij

me emrin e rilindësit dhe atdhetarit të shquar të

fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit

XX Papa Kristo Negovanit. Një emër tjetër zor

se do ta nderonte më shumë, një institucion që

për synim ka përgatitjen e mësuesit bashkëkohor

dhe me vetëdije historike njëkohësisht. Pagëzimi

i grupit letrar me emrin e Papa Kristo Negovanit

shpresoj të jetë një mesazh i qartë kulturor

dhe atdhetar njëkohësisht. Ai ishte kleriku dhe

patrioti që me punën e tij rrezatonte besim

dhe dije, arsim dhe kulturë, guxim qytetar dhe

krenari kombëtare.Le të jetë prandaj ky emër

një mesazh që del nga Universiteti ynë, për të

gjithë ata që viteve të fundit angazhohen shumë

për konceptet krahinore në jetën tonë kulturore,

që punojnë shumë për tkurrjen e historisë

kombëtare, që kufijtë e gjuhës shqipe i caktojnë

deri në fund të krahinës sy stërgjyshit të tyre, që

hapësirën etnografike shqiptare ia mbindërtojnë

hapësirës së popullit modern shqiptare, që ditën

dhe natën rindërtojnë me shumë pasion muret

gjuhësore, kulturore dhe madje historike nga

njëri dialekt (tosk) te tjetri (gegë) dhe madje

te i ashtuquajturi dialekt kosovar dhe nga njëri

besim (mysliman), te tjetri (katolik) për t’ia

vënë pikën atij ortodoks. Le të bëhet prandaj

martiri i gjuhës dhe shkollës shqipe Papa Kristo

Negovani refuzimi ynë i madh kundër gjithë

atyre që në çfarëdo mënyre përmbysin konceptet

kombëtare të shkollës dhe kulturës e historisë

kombëtare dhe një thirrje e fuqishme që

shkollën nacionale ta ndërtojmë mbi konceptet

e rilindasëve si Papa Kristo Negovani, të cilët

për gjuhën dhe shkollën shqipe punuan dhe

menduan shqiptarisht.Le të jetë Papa Kristo

Negovani edhe sot Ylli Polar i ruajtjes së unitetit

tonë gjithëkombëtar, në prag të hyrjes së gjithë

shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Anjeza Sakaj

Hasime Hoti

Gentiana Zagoridha

PERSE

DHIMBJA

Mikes sime Vangjeli

Terri i natës i shoi dëshirat si qiriri shuhej

pa u ndier nga flaka ,e zemrat e vogla i

pushoi nen tik takun e fundit te mesnatës.

Qielli vajtonte me lotët e dhimbjes mbi

mushamanë gjysme te grisur nga era te

kasolles se ftohte .Aty ku thureshin ëndrrat,

aty ku dëshirat dhe shpresa rriteshin për

dite me dockat e vogla, aty ku ketë mesnate

syçkat e pafajësisë u mbyllen te drobitura

nga vuajtjet ,duke rendur pas bukurive te

imagjinuara dhe te kërkuara, për ti prekur

e jetuar veç ne ëndrra. Për çdo nate lusnin

për atë qe kurrë dot se patën, një shtëpi te

ngrohte ku zjarri nuk do te shuhej ,lodra

qe veç dyqaneve shumëngjyrëshe arritën ti

preknin veç me shikim,lumturin qe duhej

ti përkiste çdo fëmijë, gjithçka qe deri me

sot se përjetuan dot. Ëndërronin për çdo

nate, dhe kur ne mëngjes zgjoheshin përsëri

ndjenin zhgënjimin ti mbështillte me te ftohtin

e sofrës se zbrazet,te vatrës ku dhe hiri ish

i shuar. E sonte ,sonte vendosen te rendnin

përsëri te lumtur , aq e bukur ish imagjinata

sa kur mëngjesi agoi, për çudi fëmijët

kishin harruar te ktheheshin. Ne hapësirën

e kaltër fluturuan shpirtrat e pafajësisë

,zoti çeli portat e parajsës, dhe me rrezet e

dashurisë, i përqafoi ne krahët e tij,ne gjirin

e diellit i prehu për ti ngrohur trupat e

ftohte nga jeta, për ti ringjallur shpresën se

tashme realiteti nuk do te jete me një kafshate

e hidhur,se tashme ajo qe s’prekej dot

as ne ëndërr , u përkiste dhe atyre. Po kush

mundësi pati e dorën nuk e zgjati përpara

se zoti furishëm te ulërinte e ti thoshte ndal

vuajtjeve Pse askush nuk i vërejti njëherë

lotët e çiltërsisë Pse askush se ndali njëherë

hapin te dëgjonte zëne e mekur te drejtësisë

fëmijërore Pse askush nuk u dha mundësi

zogjve te shtrinin krahët për një fluturim te

lire,për te mos i lëne te treteshin ne terrin

e natës. Ku po shkon kjo bote valle Kjo jete

e mallkuar pse lëndon me vuajtje foshnjash

Kjo nate pse shuan rrahje zemrash

A ndoshta për ti dhuruar paqe e qetësi, për

ti larguar nga brengat Qielli ende vajton

ketë mëngjes udhët e shkollës i lagu nga

dhimbja, ne klasa mësueset marrin mungesat

te brengosur ,e sytë e përlotur ndalin mbi

bankat e zbrazura ,tufat me lule vendosur

mbi to tregojnë,se si lulet fëmijët ishin.

Perse Perse valleAskush nuk po kthen

një përgjigje ajo çka është reale është qe

egoizmi po shkel me këmben e hekurt mbi

mëshirën njerëzore......

Dhimbja është ndjesia e pakëndshme e cila

është e pranishme.

Dhimbja zakonisht zgjat për një kohë të

shkurtër, zgjat vetëm derisa stimuluesi i

dëmshëm të jetë larguar, ose dëmi që ndodhet,

patologjia është shëruar, po disa kushte

të dhimbshme siç jane: artritet reumatoide,

nuropatite periferike dhe dhimbjet idiopatike

dmth. që nuk iu njihet shkaku, mund të përseriten

vazhdimisht për vite.

Sidomos dhimbjet që njerzimi i shkaktojnë njeri

tjetrit, si përshembull: dhimba të cilën ndjenë

një jetim.Këtë dhimbje askush nuk munde ta

shëron. Pra, as ai vet. Mund të tejkalohet per

nje çast, por gjithnjë diku thell në shpirt, atë

dhimbje e bartë.

Ka dhimbje të shumllojshme. Dhimbja është

vërtet e pakëndshem, aq e pakëndshem, sa të

duket, sikure gjithë bota po mbytet mbi ty, sa

nuk ke forcë të marresh ndojherë as frymë, por

prap duhet të ngrihesh dhe të vazhdosh jetën.

Dhimbja për gjërat që nuk ecin ashtu si ti do,

apo hidherimi ndaj njerëzve të afërm ,munde të

tejkalohet shumë shpejt, mandej edhe kalon.

Dhimbja është diçka që edhe sherohet, por që

çëndron gjithnjë diku thellë në brendësinë tonë.

Mos të harrojmë; dhimbjet të bëjnë më të fortë.

Unë nuk mundë ta di, se çka është, apo çfarë

lloj dhimbje është ajo që bartim në veten tonë,

dhimbje e cila,vjen e rritet çdo dit e më shumë.

Cfarë lloj shërimi mund të ketë kjo dhimbje,

apo ndoshta dhimbjet e mëdha nuk kan sherim.

Nganjëher mendoj, qe dhimbjen e bëjmë më të

madhe duke e munduar trurin në atë pikëçendrim

më shumë, se sa duhet. Dhimbja padyshim

është më shumë psikqike-shpirtërore.

Shumë thonë, nëse flasim dhe jemi më të hapur,

dhimbja munde te lehtesohet, ndoshta kan te

drejte por nuk besoj qe dhimbja mund të harrohet.

Duhet menduar, se edhe në të ardhmën mund

të ndodh diçka, mund të jetë një moment

shume i vogë,l kur zgjohen ndjenjat, apo

dhimbja veç ka kaluar,mirpo ,kjo është vetëm

përkohësisht,sepse ajo vazhdon të mbetet,sepse

dhimbjet shpirtërore mbase nuk shërohen

asnjëherë.

Ty ndoshta nuk të kujtohet o mikja ime e vjetër,

kur një çupëlinë imake e turpshme dhe e ndrojtur

që sapo kishte dalë nga bankat e shkollës

duhej të përballej me sfidat më të mëdha të

jetës,duke e nisur fillimisht me profesionin

më të vështirë e njëkohësisht më të bukur në

botë, mësuesinë .Profesion të cilin ajo e kishte

ëndërruar që e vogël,si të gjithë vocërraket që

kanë idhuj mësuesit e tyre të parë. Por, a ishte

e lehtë Aspak. Që në fillim tronditesh nga

pasojat e përballjes me njerëz sa të thjeshtë

aq dhe të kualifikuar në punën e tyre. E thua

me vete: Po unë c`dua këtu A do të mundem

ndonjëherë të jem si ato I sheh me syrin e

trembur si të një vogëlushi që kërkon ndihmë

e të mbahet diku që të mos bie kur është duke

hedhur hapat e tij të parë. Pret që dikush të hap

krahët dhe mos ta lërë të bie përtokë. Këtë bëre

ti me mua o mikja ime e vjetër ,o udhërrëfyesja

ime e parë. Hape krahët e tua të ngrohtë e të

gjithëpushtetshëm,më mësove si të hedh hapat e

mi të parë në profesionin tim dhe tani vazhdon

të më mbash gjithnjë të mbërthyer në krahët e tu.

E unë pranë teje gjej gjithnjë ngrohtësinë e një

prindi të mirë , dashamirësinë e një edukatoreje

të devotshme ,zemërgjerësinë e një kolegeje të

palodhur...Ndoshta ky episod ty edhe mund të

mos të kujtohet se kështu je ti, i bën gjërat se

i ndjen ,se karakterizohesh nga një çiltëri që

rrezaton mirësi. Ky gjest që për mua është mjaft

domethënës për ty është diçka e zakonshme që

ti mund t`ia dhuroje kujtdo. Por jo vetëm kaq.

E kush tjetër më mirë se ty mund ta zotërojë

mjeshtërinë e të qenit mësues E kush tjetër

mund të karakterizohet nga një thjeshtësi paqësore

E kush tjetër më mirë se ti di të ngushëllojë

në çaste të vështira e të komplementojë

dhe për gjënë më të parëndësishme,shoqëruar

gjithmonë me buzëqeshjen rrezatuese tënden që

nuk të ndahet për asnjë çast nga vetja dhe kur ti

je e lodhur, mërzitur. Askush nuk krahasohet me

ty o mikja ime e shtrenjtë. Duke të pasur ty në

krah, kam gjetur një mbështetje të fortë për të

vazhduar të eci me këmbët e mia në këtë rrugë

të vështirë. Frymëzimi që gjej tek puna jote,

përkushtimi yt nuk më lënë të bie në tokë. Si çdo

fëmijë i vogël kam pasur dhe unë luhatjet e mia

në profesion por ti si një nënë e duruar dhe me

vullnet të fortë nuk më ke lënë kurrë të rrëzohem

por me këmbëngulje më ke nxitur të vazhdoj

përpara pa u ndalur.

Dhe unë sot këtu jam falë teje,falë

mirësisë,dashamirësisë sate o mikja ime e

shtrenjtë.

11

“TË KEMI NJË LETËRSI TË NJËSUAR, NË TË GJITHA GJIMNAZET E TREVAVE, KU FLITET SHQIP’’

Pergatiti: Ibrahim Hajdarmataj

E-mail: Ibrahimhajdarmataj@yahoo.com Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Unë, që po ju flas, kam rreth pesëdhjetë vjet mësimdhënës në shkollat e mesme, në lëndën e letërsisë dhe shumë vite kam punuar e drejtuar gjimnaze,

me detyrën e zëvendës drejtorit dhe drejtorit.

Lënda e letërsisë, çdo vit, ka pasur përmirësime

dhe arritje të reja, si në fushën e teksteve, ashtu

dhe në plan-programet.

Po të tregojmë për periudhën moniste, për ata që

nuk e kanë jetuar, çuditërisht, tekstet e letërsisë

zinin rreth 40% material propagandistik e

politik dhe rekomandimet nga lart ishin që ora e

mësimit të kthehej, pothuajse, e tëra në shërbim

të ideologjisë së asaj kohe.

Këto njëzet vite, në sajë të demokracisë, letërsia

dhe të gjitha tekstet, në përgjithës, ’’shpëtuan’’

një herë e mirë nga ideologjia komanduese.

Siç dihet, në vendin tonë kishim shkolla të

mesme profesionale, të cilat i kemi dhe sot, dhe

shkollë te mesme të pësrgjithshme. Me kalimin

e viteve, gjimnazi mori tri drejtime: I përgjithshëm,

- shkencor, - shoqëror. Por çudia më e

madhe ishte se në këto gjimnaze të Shqipërisë

nuk zhvillohej lënda e gjuhës shqipe, pra nxënësve

ne iu mësonim gjuhë të huaja, si anglisht,

frengjisht e italisht, por jo gjuhë shqipe, sepse

kjo lëndë zhvillohej vetëm në arsimin e detyrueshëm,

nga klasa e parë dhe deri në të tetën.

Këto vitet e fundit, Ministria e Arsimit dhe

Shkencës në Tiranë e shikoi si të domosdoshëm

futjen e lëndës së gjuhës shqipe në gjimnazet

e vendit tonë, duke realizuar dëshirën dhe

kërkesën e mësuesve, nxënësve dhe të prinderve

e mbarë komunitetit. Ky vendim solli një përgatitje

më të lartë të nxënësve parauniversitar në

lëndën e gjuhës shqipe.

Shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet

në vendin tonë kanë qenë 4-vjeçare. Këto vitet e

fundit këto shkolla u kthyen në 3-vjeçare, sipas

organizimit të ri të arsimit të detyrueshëm, nga

arsimi 8-vjeçar në arsimin 9-vjeçar. Kështu u

veprua edhe në Kosovë.

Ndërsa në komunat Presheve, Bujanoc e Metvegje,

që ndodhen në Kosovën Lindore e në

Republikën e Serbisë, shkollat janë me program

8-vjeçar, arsimi fillor dhe ai i mesëm, gjimnaz

4-vjeçar.

Këtu haset një vështirësi te plan programet dhe

tekstet, për të pasur një letërsi të njësuar në këto

tri komuna, me banim mbi 96% shqiptarë. Por

duhen marrë, nga klasat e nënta të arsimit të

detyrueshëm të Shqipërisë, tekstet dhe plan programet,

për vitin e parë të gjimnazeve të këtyre

tri komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegje.

Ndërsa me shkollat e Kosovës zgjidhja është

më e lehtë, sepse tashmë, atje është arsimi i

detyrueshëm 9-vjeçar dhe gjimnazet kanë të

njëjtën kohëzgjatje, si në Shqipëri.

Unë, me këtë rast do të ndalem shkurtimisht

në plan-programet dhe tekstet e letërsisë, që

përdorent aktualisht: në Shqipëri, Lugina e

Preshevës dhe në Kosovë.

Ne, punonjësit e arsimit, themi se abstraktja

duhet zëvendësuar me konkreten. Pra, teoria

duhet vënë në praktikë. Kështu, le të shpalosim

tekstet e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, që përdoren

tani: në Tiranë-Shqipëri, Preshevë-Serbi dhe

Prishtinë-Kosovë.

Po analizojmë tekstin e Gjuhës Shqipe dhe

Letërsisë, të vitit të dytë të gjimnazit, që përdoret

në Shqipëri, botim i vitit 2011, me autor

Rita Petro, Doc.Linda Mëniku, Prof.Dr. Ardian

Marashi.

Po e konkretizojmë pjesën: ’’Teksti poetik’’,

nga faqja 186, ekëtij libri. Në fillim, jepet pjesa

Rikujtim Njohurish – Lexim aktiv i tekstit

poetik – Skeda.

- Hapi i parë

Rimarrja e disa informacioneve që lidhen.

Leximi me kujdes për të gjetur.

- Hapi i dytë

Struktura.

Domethënia.

Identifikimi.

Po të kalojmë në faqen 207, të po këtij teksti, te

pjesa për poetin Naim Frashëri, gjejmë:

Poezia filozofike – Jeta.

Teksti poetik

Uni lirik

Uni fetar

Uni filozofik

Uni naimian

Veprat dhe koment

Teksti poetik

Reflektoni për kuptimin

Reflektoni për interpretimin

Reflektoni për gjuhën dhe stilin

Reflektoni për metrikën

Po ta krahasojmë tekstin tonë, me atë që përdoret

në Preshevë sot, ka ndryshime të theksuara.

Atje nuk përdoret teksti, që kemi ne tani në

përdorim, por një tekst botim i vitit 2002, pra

para nëntë viteve, me autorë: Ali Aliu, Shaban

Sinani, Stefan Çapaliku, Tonin Çobani, me titullin

“Letërsia Bashkëkohore Shqiptare’’

Le ta shpalosim këtë tekst, në faqen 160, ku

jepen jeta dhe veprat e Ismail Kadaresë dhe disa

komente të shkëputura.

Kjo formë, të kujton pikërisht tekstin e letërsisë,

që ne përdornim para 20 viteve. Për mendimin

tim, e gjitha kjo vjen nga mungesa e informacionit

dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Në plan programet dhe tekstet, që përdoren

në Prishtinë, ka arritje më të lartë, falë bashkëpunimit

Shqipëri – Kosovë. Le të ndalemi te

lënda e letërsisë, ’’ Rilindja Kombëtare Shqiptare’’,

ku jepen:

Kultura e gjuhës

-Studimi; përmirësimi; pasurimi; raportet;

ligjërimi; veçoritë; struktura; lidhjet; njohja;

vlera; modelet; metodologjia dhe këshilla

praktike.

Rezultatet e pritura.

-Zotëron; analizon; njeh; identifikon dhe kupton.

Qasjet ndërlëndore dhe ndër programore.

Udhëzime metodologjike.

Vlerësime.

Literatura.

Përfundimisht, unë shprehi kërkesën dhe

dëshirën që, në të ardhmen, të kemi një

plan-program dhe një tekst të përbashkët, në përdorim,

për lëndën ’’Gjuha Shqipe dhe Letërsia’’,

duke përfashirë të gjitha gjimnazet, ku flitet dhe

shkruhet gjuha shqipe.

Posaçërisht, në ndihmë të mësuesve të lendës

përkatëse, kam përgatitur dhe plan-programet e

Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që do të përdoren

në tre vitet e gjimnazeve të Shqipërisë, për vitin

shkollor 2011-2012, të miratuara nga Ministria e

Arsimit dhe e Shkencës-Tiranë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe vëmendjen

tuaj!

Kjo kumtesë u lexua në Konferencën e parë

mbarëkombëtare për tekstet shkollore.

Tiranë, 17 shtator 2011

Dokumente burimore:

Urdhri i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës së

Republikës të Shqipërisë, Prof.Dr Myqerem

Tafaj, për fillimin e vitit të ri arsimor 2011-2012.

Nga takimi me zv.ministrin e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovë,z.

Nehat Mustafa (Prishtinë, maj 2011).

Takime me mësimdhënës të lëndës së letërsisë

dhe me drejtorë gjimnazesh, në Shkup, Presheve

e Prishtinë (maj, 2011).

Shkrime nga revista ’’Mësuesi’’, Tiranë 2010-

2011.

Botime të Institutit të Zhvillimit të Arsimit në

Shqipëri, Tiranë 2011.

12

Kadrije Menqi

Shfletoj ditarin...

Është ditë e diel.Qetësi jashtë ,qetësi

edhe brenda zemrës sime.E shfletoj ditarin

dhe mbetem pa frymë.Lexoj dhe ritmi i zemrës

ndryshon.Fillojnë të rrahurat e zemrës

të marrin hov.Kujtime të bukura,kujtime që

kanë hyrë dhe prekur horizontin e jetës sime.

Ditari hapet padashje në një fletë ku

unë kam shënuar diç që për ta kuptuar duhet

lexuar mes rreshtave.Shiqoj anash dritarja

është e mbyllur,mendoj nga erdh kjo frymë

që shikimin tim e ndali mu në këtë fletë.

Magjia,mendoj dhe them me vete,po

,po është magjia ime që më përcjell dhe më

ngrit lartë horizontit të mjegulluar.

Vazhdoj të lexoj.O Zot,them prapë me

vete,është e mundur kjo ,apo jam në

ëndërr!Ju lutem më prekni,më thuani se jam

e zgjuar,ju lutem shumë!Thërras por askush

nuk më dëgjon.Jam e vetmuar si çdoherë,e

vetmuar vetëm me vargun dhe kujtimin tim.

Shfletoj fletë më fletë ditarin tim.Shumë kam

pritur që aty të fus dhe të shkruaj për diç që

më mundon dhe pres me vite,por si duket

prapë do të mbetet ajo fletë e zbrazët,ashtu si

edhe zemra ime.

Do t`ju zbuloj sot një sekret që e

mbaja me vite.Ditari im është i mbushur me

kujtime të ëmbla dhe të hidhura si çdo ditar

tjeter,sepse vetë jeta është e tillë.Por të kthehem

në sekretin tim,aty ku unë jam ndalur

të lexoj ,aty kam ndarë një fletë të zbrazët,e

kam ngjyrosur me ngjyrë të kaltër dhe

lartë kam vizatuar një diell.Do t`më pyesni

pse!Prapë do t`ju tregoj,sepse ngjyra e kaltër

është magjia ime,ndërsa dielli pres të më sjell

ngrohtësinë që nuk e pata kurrë.

Vazhdoj të lexoj edhe një faqe por

lotët më pengojnë,ato si kristale bien mbi

fletët e shpalosura.Mundohem t`i ndal,por

nuk kam fuqi,zemra dirigjon dhe unë jam e

pafuqishme ta ndal këtë veprim.

E mbylli ditarin për sot,do të vazhdoj

nesër me shpresë se në fletën e zbrazët do

të shënoj kujtimin e jetës,çastin që e pres me

vite...

Gentiana Zagoridha

Drejtuesi me vizion drejt së

ardhmes

Shkolla 9-vjecare “Demokracia” DURRËS

është një shkollë që është ndërtuar në vitet e

para të demokracisë,ekzaktësisht në vitin 1996.

Shkollë e cila asokohe i përmbushte pothuajse

të gjitha standartet për tu quajtur një shkollë

model,në të gjitha dimensionet e saj si në

infrastrukturë ashtu dhe për stafin pedagogjik

që e përbënte. Ishte e mbajtur mirë,kishte

komoditetin e duhur packa që mund të bëhej

më shumë.Por gjithsesi i rezistonte kohës,të

paktën edhe për disa vite të tjerë.Por u desh

një dorë e fortë,një mëndje e ndritur,një njeri

largpamës që nuk kënaqej me pak, që nuk priste

të shihte me sytë e tij degradimimin dalngadalë

të shkollës nga fshikullimi i pamëshirshëm i

viteve. Ai do ta ndryshonte si me magji imazhin

e vërtetë të kësaj shkolle një herë e përgjithmonë.Ky

njeri ishte drejtori i sapoemëruar me

14 shkurt 2006, Abdyl Bucpapaj.E kujt ia merrte

mendja që një njeri kaq modest i heshtur

e njëkohësisht kaq punëtor do të arrinte të

ndryshonte imazhin e shkollës sonë e ta ngrinte

atë në piedestalet e një shkolle Evropiane. E

nisi fillimisht me kompletimim e fasadës së

jashtme të shkollës duke i dhënë nuancat e

një ambienti sa edukues aq edhe shlodhës e

argëtues. Vazhdoi më pas me kompletimin e

ambienteve të brendëshme të saj. Klasat u

pajisën me banka dhe dyer të reja e komode.

Muret e brendshme të shkollës morën pamjen

e një mozaiku shumëngjyrësh ku shpalosen

të gjitha aktivitetet,përmbajtja e historiku i

shkollës.Por nuk mjaftoi me kaq .Pasi e përmbushi

misionin e tij të parë për shndërrimin e

imazhit infrastrukturor të shkollës në prag të

10-vjetorit të saj,ai shkoi dhe më tej.Si një njeri

me vizion të qartë për të ardhmen,si një mësues

i përkushtuar e drejtues iniciator, ai arriti atë

që shumë drejtues,mësues e nxënës në të gjithë

Shqipërinë e ëndërrojnë, binjakëzimin me një

13

shkollë Evropiane dhe

pikërisht me shkollën

“Fjardingskolan”në

Boras të Suedisë . Ishte

ky binjakëzim që hapi një

dritare të re për të gjithë

stafin e shkollës sonë e

nxënësve gjithashtu.Nga

kjo lidhje ne u bëmë më të

fortë,më largpamës e kjo

ishte meritë e një njeriu

të vetëm,një njeriu që din

të sakrifikojë gjithcka në

emër të diturisë.Të gjithë

në qytetin tonë habiten

për arritjet e shkollës në

pak vite; binjakëzim me

një shkollë Evropiane,

vende të kënaqshme në

konkurse e aktivitete të tjera jashtëshkollore,

infrastrukturë bashkohore.Të gjitha këto arritje

kanë vetëm një emër AVDYL BUCPAPAJ. Ky

është pra me pak fjalë imazhi i udhërrëfyesit

tim, në karrierën time profesionale,të cilit

kurrë nuk kam mundur tia shpreh mirënjohjen

time të thellë drejtpërsëdrejti se githmonë para

këtij njeriu të madh më dukej vetja e vogël.Por

sot gjej frymëzimin tek puna,përkushtimi dhe

sakrifica e këtij njeriu për tu treguar të gjithëve

se kush është në të vërtetë ky njeri. Ky njeri sa

i përkushtuar e serioz në punë që të inkurajon

e vlerëson për cdo iniciativë sado modeste, aq

edhe i thjeshtë e popullor në aktivitete jashtëshkollore

të cilat vetëm ai di ti organizojë më së

miri.Nuk ka festë që ne të mos ta festojmë, nuk

ka periudha pushimi shkollor që ne të mos ta

shfrytëzojmë për të njohur më së miri bukuritë

përradhore të Shqipërisë e Kosovës sonë të

dashur e të bukur.Është meritë e këtij organizatori

të shkëlqyer i cili di të “kollundrisë” sic

i themi ne shqipëtarët ato pak të ardhura me

nikorqillëk për të kënaqur,shplodhur e argëtuar

sado pak stafin e tij që cdokush të ndihet më

i shlodhur e më frytdhënës në punën e tij.Një

aspekt shumë i rëndësishëm në punën e tij janë

gjithashtu dhe veprimtaritë e gjithanëshme zyrtare

dhe disa botime modeste që lidhen kryesisht

me gjuhën shqipe e madje duke tentuar e në

fusha të ndryshme të diturisë njerëzore të cilat

dëshmojnë më së miri për horizontin e gjerë

profesional, intelektual, kulturor e gjuhësor të

tij. Këto ishin vetëm disa pjesëza të vogla nga

veprimtaritë e tij, pikërisht ato që i përkasin

periudhës 5-vjecare në shkollën “Demokracia”,

por begraundi i tij është akoma më i gjerë

e më i pasur po aq sa vitet dhe karriera e tij

profesionale. Do të duhej një mjeshtër i vërtetë

i penës që të mund të përshruante e të shpaloste

më së miri dhe e me dinjitet sakrificat e këtij

njeriu kaq patriot e arsimdashës.Por në këto

momente unë gjej forcën që në emrin tim dhe

të kolegëve të shkollës “Demokracia” ti them

FALEMINDERIT që je midis nesh.

VEPËR MJAFT E DOBISHME, PËR SHKOLLËN E PRINDËRIT DHE ÇDO LEXUES

(“Proverba, shprehje e thënie”, nga Xhavit Mëzezi)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

Këto ditë doli nga shtypi e është në qarkullim vepra e arsimtarit dhe studiuesit Xhavit Mëzezi, “Proverba, shprehje e thënie”. Përgatitur nën drejtimin

dhe me redaktimin e Prof. Dr. Pavli Hazhillazi. Është një libër voluminoz, me rreth 520 faqe dhe brenda tij ngërthen afër 8.000 njësi të tilla. Për përgatitjen

e këtij botimi, autorit iu desh një periudhë kërkimi, studimi e shkrimi afër 10-vjeçare. Për mbledhjen e shoshitjen e materialit faktik, ai shkoi

në disa rrethe të Shqipërisë dhe u njoh nga afër me të dhënat e duhura, në disa krahina të Italisë. Gjithashtu, shfletoi 125 botime të kësaj fushe ose të

përafërt me të, në gjuhën shqipe e më gjuhë të tjera, si italisht, anglisht e gjermanisht.

Ishte kënaqësi për mua që këtë vepër, bashkëstudenti

Xh.Mëzezi, ma dha që në dorëshkrim

dhe unë shkrova e u botua aty recensioni

im modest. Gjithashtu, për këtë vepër dhanë

mendimet e tyre Prof.Dr. Aadriatik Kallulli e i

ndjeri, shkrimtari Gjergj Zheji. Ashtu siç e kam

nënvizuar në shkrimin tim, kjo vepër është një

“enciklopedi e vogël, me përmbajtje të madhe”.

Pra, është një botim me mjaft vlera njohëse e

formuese, si për mësuesit e pedagogët, nxënësit

e studentët dhe prindërit e moshave të ndryshme.

Ai u shërben sidomos studentëve të degëve të

mësuesisë, për gjuhën e letërsinë shqipe, por dhe

për gjuhët e huaja.

Po kështu, libri në fjalë është një mjet pune në

tavolinën e studiuesve, redaktorëve të shtypit të

shkruar dhe atij elektronik, u shërben krijuesve

të fushave të ndryshme të diturisë etj. Se, fare

mirë, një student jo vetëm njihet me pasurinë

e madhe të proverbave, shprehjeve, thënieve e

mendimeve të çmuara, por dhe ia vlen që aty të

bazohet për të hartuar temë kursi ose diplome,

për të shkruar e publikuar artikuj ose studime,

në gazeta a revista të ndryshme. Ndërsa një poet

ose shkrimtar gjen aty frymëzimin a “brumin”

për të shkruar një poezi e poemë, një tregim dhe,

pse jo, një roman ose një skenar, drame a filmi

dokumentar e artistik.

Duke i hapur faqet e kësaj vepre, të autorit

tiranas Xh.Mëzezi, gjen aty mendimin e gjenisë

popullore dhe të krijuesve të ndryshëm, që nga

Veriu e deri në Jug të Shqipërisë, por edhe nga të

gjitha trojet tona amtare, si nga Kosova, Maqedonia,

Kosova Lindore (Lugina e Preshevës) e

Mali i Zi, por edhe nga Çamëria, arbereshët e

Italisë dhe diaspora shqiptare. Shpesh herë, ato

janë dhënë në faqet e kësaj vepre në gjuhën e

huaj, duke u bërë dhe evidentuar krahasimet,

ngjashmëritë dhe ballafaqimet e nevojshme.

Kështu, në mendje të lindë menjëherë mendimi

se dituria njerëzore nuk ka kufinj të përcaktuar,

se ajo qarkullon lirshëm nga një popull te tjetri,

nga një vend në tjetrin.

Xhaviti shërbeu vite të tëra në arsim dhe në

administratën e saj, në Tiranë, por gjithnjë e

ka pasur merak të gjurmonte, të mblidhte e

sistemonte dhe pastaj të botonte nga pasuria

gjuhësore dhe e folklorike e popullit tonë. Vërtet

dërgoi e publikoi diçka në botimet e Institutit të

Folklorit, më pas Instituti i Kulturës Popullore.

Por ai nuk u nxitua, pra e vijoi punën parapërgatitore

të botimit me pasion e durim, për vite të

tëra. Kështu, i mbushi fletoret me proverba, fjalë

të urta e mendime të çmuara nga goja e popullit.

Por shfletoi dhe mjaft botime të ndryshme,

prej të cilave zgjodhi ose t’harri shpehjet më të

bukura e më të qëlluara.

Në kato vitet e fundit atij iu dha mundësia të

jetonte në Itali, te djali emigrant dhe përsëri në

mendje i rrihte si çekan synimi për ta pasuruar

arkivin e tij me proverba e fjalë të urta nga

popuj të tjerë, si Italia, Franca, Anglia e Gjermania.

Ato i mblodhi në original, nga librat e

goja e folësve të atyre gjuhëve dhe për lexuesit

shqiptarë i përktheu në gjuhën tonë amtare.

Të gjitha ato, që përmenda më lart e të tjera,

i shërbyen Xhavitit që të ulej e ta sistemonte

përfundimisht materialin e mbledhur, me

kritere të rrepta shkencore. Pastaj i daktilografoi

në makinë shkrimi dhe më tej i hodhi në

kompjuter. Kështu, doli një material i gjërë

faktik për proverbat ose fjalët e urta dhe thëniet

e mençura.

Për vlerat e veçanta të këtij punimi, mjaft serioz

e të dobishëm për të gjithë lexuesit shqiptarë,

ka shkruar vetë edhe Xhavit Mëzezi në hyrjen

e librit të tij. Pra, nuk e quaj të nevojshme që

të ndalem hollësisht për ato. Por dëshiroj të

nënvizoj, posaçërisht, se materiali i publikuar

është me interes të veçantë dhe mjaft i dobishme

për të gjithë ne, sepse lidhet me arsimin

e shkollën, me dituritë, shkencën e kulturën,

pra me tërë jetën tonë. Proverbat, shprehjet e

bukura e thëniet e mençura etj. janë qëmtuar me

kujdes dhe prandaj na rrënjosen në mendje, kur

i lexojmë.

Mund të shkruaja më shumë dhe të shprehesha

më gjatë për vlerat e shumanshme të këtij

punimi enciklopedik, mendoj tepër i veçantë

në botimet tek ne. Se, për shembull, ia vlen të

theksojmë se në faqet e e tij është shprehur

bukur dhe në mënyrë të përmbledhur filozofia

14

e jetës, por dhe optimizmi i saj. Ai na mëson

e na këshillon se si të sillemi, të mendojmë, të

flasim e të veprojmë, në familje, në punë dhe

në shoqëri e kudo ndodhemi.

Na mbyllje, e uroj këtë autor këmbëngulës dhe

serioz në kërkimet e studimet e tij; e përgëzoj

bashkëstudentin, kolegun e mikun tim të mirë,

Xhavit Mëzezi, për publikimin e kësaj vepre

të arrirë. Ai më tregoi se para pak ditësh kishte

organizuar një përurim modest, me jo shumë

veta, pra me familjarë, ish-studentë e kolegë

të tij. Por, ndoshta, ai do të bëhet më i njohur

përmes publikimeve në shtypin e shkruar dhe

atë elektronik, me qëllim që lexuesi i interesuar

t’i marrë e shijojë nga afër vlerat e tij të

shumanshme.

Gjithashtu, këtu gjej rastin të zbuloj edhe një

“sekret” ose mendim, që ai ma shprehu në

mirëbesim e me pak mëdyshje. Pra, dëshiron

të grumbullojë të dhënat e nevojshme, me

ndihmën e pakursyer edhe të kolegëve tjerë,

që me rastin e 50-vjetorit të diplomimit tonë

(qershor 2012), të publikojmë një libër, ku të

shprehet dashuria dhe nderimi i merituar për

bashkëstudentët e fillimeve të Universitetit të

Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji të tij.

Se të gjithë iu përkushtuam plotësisht arsimit,

kulturës, shkencës, letersisë e botimeve etj. dhe

nuk kursyem as nuk kursejmë energjitë mendore

e fizike, për të mirën e Shqipërisë së dashur.

Tiranë, 3 nëntor 2011

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Poezi për fëmijë nga: Shahe rama

Viti i Ri

Bredhi ynë pret e pret

Të stoliset me lezet

Merrë mesazh nga Viti i Ri

Më prit, më prit se do vij.

Babadimri, ai zotëri

Ka tubuar shumë fëmijë

Prej një fshati në qytet

Fluturon me sajë të vetë.

Por dy kukulla me pahirë

Kishte marrë një vashë e mirë

Pa shih vasha si veproi

Njërën bredhit i`a dorëzoi.

Bredhi ndihej shumë krenar

E mbante si Lapidar

Xixëllonjat e adhuronin

Dhe balonat lartë e qonin.

Veq qiriu faqeziu

Kishte ndjellë pak xhelozi

Po përtonte të flakëronte

Ashtu mirë si di ai.

Kur filluam të festojmë

Gjithë rrethë bredhit të këndojmë

Viti i Vjetër rrugën lëshoi

Pak gërhani e pak qaloi.

Ombrella

Ankohet ombrella

Se po punon shumë

E përse gjithë shiun

Dashka t`a mbaj unë!

Ku i kanë mantelat

Fëmijët dembel

E vashëzat kapelat

T`ëmbla si sheqerë.

Ani edhe plaku

Posi teveqel

Nuk dashka në derë

Të dalë asnjëherë

Pa më marrë me vehte

Dimër edhe Verë.

Ombrella

Ankohet ombrella

Se po punon shumë

E përse gjithë shiun

Dashka t`a mbaj unë!

Ku i kanë mantelat

Fëmijët dembel

E vashëzat kapelat

T`ëmbla si sheqerë.

Ani edhe plaku

Posi teveqel

Nuk dashka në derë

Të dalë asnjëherë

Pa më marrë me vehte

Dimër edhe Verë.

Athua

Sikur sytë e Lizës edhe qielli

det

Po kjo re e bardhë, në qiell kujt

i ngjet

Mos e ka humb rrugën, plis i

gjyshit plak

Apo është një nuse në qiell me

duvak!

Ende fryen veriu dhe në vendin

tim

Fëmijët dhe përallat ku të gjejnë

shpëtim

Fli më thotë mamaja, mos u

merakos

Vetëm botë e përallave ende

nuk u sos.

Shkronja A

Shkronja A ti mos u kot

Piramidë je në këtë botë,

Kurorë lidh m,e shkronjën B

Për kumbarë ke shkronjën C.

Shkronja B

B Bregore me bezare

Bariun mos e ke parë

Bariu dhe fyell i tij

Më këndojnë për mrekulli.

Shkronja C

Shkronja C pak vetull ngritur

Vitaminë thotë për të rritur,

Halla Fetë shpesh protestonj

S`pihet çaji pa limon.

Shkronja Ç

Çanta mbushet pispilloset

Sa për shkronja s`merakoset

Përpos shkronjjës Ç

Pas më vijnë një nga një.

Shkronja D

Shkronja D diellin e thërret

Ah, pa ty thotë nuk ka jetë,

Shkronja DH më thuaj vallë

Si do të quahej një dhëmballë!

15

Shahe Rama

LLOKUMET E SHIJSHME

Në fshatin Llucë, fshatin më të afërt të qytetit, jeton halla Miradije. Ajo është motra e babait të Zanës dhe Sonit të vogël. Këtë të diel, halla Miradije

si edhe shumë hera tjera, kishte ftuar miq, njerëz të farefisit dhe dy mbesat e saj të dashura, Zanën dhe Sonin për të ngrënë llokumet e saj të njohura

dhe të pëlqyera nga të gjithë. Jeta në fshat, thoshte shpesh halla Miradije, është e vështirë, por edhe shumë e bukur. Mjafton të dish ta gëzosh ditën,

thoshte ajo shpesh. Dy mbesat e preferuara të hallës Miradije, Zana dhe Soni, pa menduar gjatë, me një peshqesh të vogël nën sqetull, u nisën drejt

fshatit LLucë dhe shtëpisë së hallës Miradije. Oborri i hallës Miradije tanimë gumëzhinte nga mysafirët e shumtë. Ata ishin në kulmin e bisedave dhe

gjallërisë, duke marrë herë nga njëra herë nga pjata tjetër ushqimet, kryesisht prodhime të qumështit, pemë e perime, si dhe llokume, specialitetin

për të cilin edhe ishin ftuar nga halla Miradije. Qeni laraman që mbante halla Miradije në shtëpi sillej rreth e rrotull oborrit thuajse donte të gëzonte

bashkë me të ftuarit.

Në një moment, derisa halla Miradije doli nga shtëpia me tepsinë e dytë të stërmbushur me llokume, qeni laraman, pa u ndie fare, kërceu mbi tepsi

dhe derdhi pothuaj të gjitha llokumet në barin e njomë para shtëpisë.

-Aman mor ditëzi, ç`na bëre - bërtiti halla Miradije, pa ditur si të vepronte tutje. Ajo shqelmoi lehtas qenin laraman, i cili thuajse dinte për sherrin e

bërë dhe i`a mbathi me të shpejtë. Soni nuk u përmbajt dot pa qeshur, por kjo e qeshur tërhoqi pas vete edhe shumë të qeshura të tjera, sa pothuajse

të gjithë filluan të qeshin me të madhe. Qeshi si prej zori edhe halla Miradije.

Dita në fshat kaloi për mrekulli.

-A thua do të ishte ditë aq e bukur po mos të ndodhte incidenti me qenin laraman, - pyeti në mbrëmje Zana motrën e saj të vogël, Sonin.

Duke buzëqeshur këndshëm, Soni tha:

-Jo vetëm që nuk do të ishte ditë aq interesante, por as unë nuk do të frymëzohesha për të shkruar këtë poezi të bukur. Më lejo ta lexoj, - tha Soni e

vogël dhe filloi leximin pa pritur përgjigjen e motrës së madhe:

Qeshja

Tinëz qesha me një shokë

Kur rrëshqiti, ra për tokë

Një minute më parë krenohej

Nuk ka shans të rrëzohej.

Dhe kur halla Miradije

Kishte mbush një gjysmë tepsie

Me simite e llokum

Për fëmijët në katund.

Desha s`desha t`madhe qesha

Kur një qen fort laraman

Hop kërceu pa u ndi

Drejt e në tepsi.

Një ditë mblidhen që të gjithë

Donë në mua të marrin hakë

Pa më pritni mor të mjerë

Sa të rritem pak.

-Je e paparë!, - tha Zana. -Çfarë do të bësh me këtë poezi

-Do t`a botoj në fletushkën e shkollës. - u përgjigj me shpejtësi Soni.

- Po nëse e kupton halla Miradije, si thua do të hidhërohet - pyeti Zana.

-Jo aspak, halla Miradije është një grua shumë e mençur dhe bujare.

-Vërtet ashtu është, - u pajtua me të motrën edhe Zana.

Ato biseduan gjatë atë mbrëmje për shumë gjëra dhe familjarët e tyre më të dashur.

-Ishte një ditë e lodhshme, por e mrekullueshme kjo, - përfunduan shkronjat, para se të vendosnin të flinin. Ashtu vërtetë ishte.

16

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Vangjush Saro

Vajza që mësonte përmendësh

Tregim gazmor

Shoqja e klasës sonë, Linda, gjithnjë mësonte përmendësh. E shkreta vajzë, sa lodhej! Një fjali të vetme, e lexonte tre herë, katër herë...Dhe

kur i dukej se tashmë e dinte, fillonte të njëjtën gjë me fjalinë tjetër. Pastaj me tjetrën, e kështu me radhë.

-Moj vajzë, - i thoshte mami - mos e thuaj mësimin përmendësh. Përpiqu ta kuptosh. Nuk ka pse të përsërisësh çdo gjë, fjalë për fjalë e

shkronjë për shkronjë.

-Po, o ma, s’bëj dot ndryshe, - i përgjigjej Linda - Si thua ti, të nxjerr fjalë nga xhepi

-Nuk më kuptove, Linda, - ngulte këmbë mami, - Unë nuk po them të shpikësh nga mendja. Por atë që e thua, duhet ta kesh në kokë. Ta

ndjesh...

Eh, kujt i thoshe! Kështu di unë. Kështu unë e kam më të lehtë. Kështu jam mësuar. Vetëm këto fjalë përsëriste Linda.

Të themi të vërtetën, është një shoqe e mirë dhe nxënëse e zellshme. Zyshat ia dinë pak a shumë huqin dhe në përgjithësi nuk e bezdisin.

Mirëpo...ja tek na erdhi papritur një zyshë e re historie. Dhe Lindës i qëlloi të ngrihej në mësim. E me sa dukej, ishte “në një ditë të errët”,

siç thonë për sportistët. Ajo e “recitoi” një pjesë të mësimit siç bën gjithnjë, me kokën lart, me sytë gati të mbyllur, pa parë as zyshën, as

klasën, asgjë, asgjë. Mirëpo në një çast, zysha e ndërpreu, për të pyetur edhe njërin nga nxënësit që “fluturonte” me zogjtë andej përtej

dritares, nga dukeshin çunat e klasës së Vc që po kënaqeshin duke luajtur futboll.

-Ti, vogëlush. Në ç’vit shpërtheu Kryengritja e Skllevërve

-Në vitin... - ku e kishte mendjen në mësim ai miku. Doemos që ngeci dhe mblodhi supet.

Atëherë zysha i tha që herë tjetër të mos shikonte laraskat, por të ndiqte mësimin.

-Vazhdojmë, Linda!, - tha zysha.

Vazhdojmë, po ku se...Linda ndërkaq e kishte humbur fillin.

-Hm...Ku e lashë, zysh, - pyeti ajo dhe papritur filloi të përskuqej.

-Çfarë, çfarë, - e vështroi shtrembër zysha - Ti më pyet mua ku e le Domethënë ti mëson përmendësh...

-Jo, zysh. Po, zysh. Jo, zysh, - Lindës së shkretë një çehre i vinte, një tjetër i shkonte.

Mirëpo edhe zysha dukej me humor të keq. Dhe filloi t’ia kërkonte mësimin tamam aty ku e kishte lënë. S’mund të përshkruhet se çfarë

ndodhi paskëtaj. E hutuar, Linda ia fillonte nga e para:

-200 gladiatorë të shkollës në Kapua vendosën të arratiseshin...

-Jo këtu, jo nga fillimi, vajzë e mbarë, - i tha zysha - Vazhdo ku e lamë...

Mirëpo Linda s’dinte tjetër veçse:

-200 gladiatorë të shkollës në Kapua...

-Moj Linda, moj zemër, - i tha zysha, - Këto i thamë njëherë. E kemi lënë te zgjerimi i kryengritjes...

-Zgjerimi i kryengritjes - përsëriti Linda si papagall - Po. Zgjerimi i kryengritjes ishte...Ai...Ajo...200 gladiatorë të shkollës në Kapua...

E gjithë klasa u shkri në gaz. Linda, e përskuqur, e hutuar, përpiqej të kujtonte ç’kishte mësuar, çfarë ishte ende për t’u thënë, ku të futej në

atë dreq mësimi që në shtëpi e kishte bërë ujë...E kotë. Nuk shkëputej dot nga fillimi.

Zysha vendosi ta ndihmonte:

-Mirë. Vazhdojmë së bashku. Kundër kryengritësve u dërgua...u dërgua...

-200 gladiatorë të shkollës në Kapua... - ia filloi Linda nga e para - vendosën të arratiseshin, por vetëm 78 prej tyre mundën të...

-Kush u dërgua kundër tyre, - e ngriti zërin zysha.

-Kundër tyre...kundër tyre - Linda ishte bërë për të ardhur keq. Ku vallë, ku ishte filli i humbur i këtij dreq mësimi - Kundër tyre...

-U dërgua pretori Klodi - e ndihmoi zysha - Po mirë, çfarë bëri Spartaku1)

-Spartaku...Spartaku...

-Sulmoi prapavijat e Klodit dhe e mundi atë, - plotësoi zysha - Atëherë Roma dërgoi Kasin. Hë, ç’ndodhi pastaj

Po Linda ishte krejt e turbulluar. Ndjehej si në ethe.

-Pastaj, - tha ajo - Pastaj...Zyshe, unë e kam mësuar. 200 gladiatorë të shkollës në Kapua...

-Mjaft! - bërtiti zysha e nxehur - Tani ata ishin bërë 200 mijë. Ulu dhe qetësohu! Dhe mos mëso më si papagall!

Shpëtoi nga një katër e mirë Linda, me gjithë ata 200 gladiatorët e saj. Zysha filloi shpjegimin dhe gjithçka u harrua aty për aty. Vetëm

Linda u përpoq të mos harronte se kishte kaluar një ditë të vështirë. Ajo s’do të harronte sidomos pse-në e kësaj vuajtjeje të kotë...

17

PROBLEME MATEMATIKORE - nga Bardhyl Selimi

Gruaja dhe vezët

“Një grua po barte për në treg një shportë me vezë. Një kalimtar e shtyu atë pa dashje,

shporta i ra në tokë dhe vezët u thyen. Fajtori deshi ta shpërblente gruan.

-Sa vezë kishte në shportë- e pyeti ai.

- Nuk e mbaj mend mirë, por e di se kur i nxirrja nga 2, nga 3, nga 4, nga 5 e nga 6, në

shportë më mbetej gjithnjë një vezë kurse kur i nxirrja nga 7 nuk mbetesh gjë.

Sa vezë kishte gruaja në shportë”

Zgjidhje

Gjejmë SHVP (2,3,4,5,6)= 60

Numri që kërkojmë është shumëfish i 60 plus një. Këto numra paraqiten me formulën:

60n+1 që mund të rishkruhet edhe kështu:

= 7*8 n+4n+1

Me qenë se se 60n+1 plotpjestohet me 7 (sipas tregimit të gruas), dhe 7*8n plotpjesëtohet

me 7, del që edhe 4n+1 duhet të plotpjesëtohet me 7.

Vlera më e vogël e n që e kënaq këtë kusht është 5. Dmth në shportë ka pasë

7*8*5 +4*5 +1 = 56*5+21 = 280 +21 = 301 vezë.

Vlera tjetër, për n=12, jep një numër të madh 721 vezë gjë që ka pas gjasë.

18

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e

ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit

tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas

në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë),

arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë

klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet

e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë

siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare,

por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë

të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe

“Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demaku.

FALLI I TË VORFUNIT

lsh kanê njani fukaré. Shkon tu falltori e i thot:

Allahile, a po më qet fall

Për çka po do me t’qitê fall

E kam jeten e keqe e jam fukaré i madh. Pa kqyr, a kam m’u ba najherê zingjin i madh Falltori zu m’i qitê fall me pasula. I kqyri sa i kqyri, e dikur

tha:

Edhe tri vjet qishtu e kie fatin.

Po masanej e veti fukaréja. Masanej msohesh, s’t’duhet ma mirë.

KAMBËT HEQIN PËR KRYE BUDALLË

Niset njani pej shpije për ni punë. N’vên qi me, sose punë shpejt e me i ra shkurt, nget gjith ditën posht’ e përpjetë e gja s’un nreq. E nxe aksham’i

n’ni katun. Bjen.. n’konak tu ni Mik i veti. Kur merr m’i shtrue miku me ra mas darke, ja shtro dyshe kun edhe, ja qet jastakun. Ky muer me ra.

Kamët i qiti njastak e kryet n’fun fdyshe kut. Miku po i thot:

0 mik, për simrapshti je ra se kryet duhet m’e, qitë njastak e jo kamët.

Jo, bre mik, se mirë jam, ra, ju përgjegj musafiri se kam’ët hejkin për krye budallë. Gjith ditën kamët kan hekë për kta krye budallë e tash kamët ne

t’pushojnê rahat njastak e jo kryet, se se meriton.

19

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”

Revista “Dituria”

Kryeredaktor: Sokol Demaku; koli284@hotmail.com

Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari, rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden, lenadarlene@yahoo.se;

Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se;Hakif Jashari; hakif@dituria.se, Griselda Hallulli

Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,arsimhalili@hotmail.com;

Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet, Yxhammarsgatan 8 - 10, 503 31 Borås-Suedi

dituria@live.se

Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/

dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!