12.01.2015 Views

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Historia nuk e ka njohur ende atë që ka

ngjarë në Shqipëri. Kështu, të dashur

shqiptarë, drama juaj duhet t’i interesojë

gjithë kontinentit europian! Është e

domosdoshme që Europa të mos harrojë!

Pa p a Gj o n Pa l i II

Organ i permuajshem informacioni i METROPOLISE tIRANE-DURRES Nr. 2

Sh k u r t 2008 Çmimi 30 lekë

Kreshmet

kohë pendese,

kthimi dhe faljeje

Kthehuni dhe besojini Ungjillit

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

2

PËRMBAJTJA

Mesazhi i Atit të Shenjtë

Benedikti XVI,

për Kreshmët 2008

Të gjithë meshtarëve,

rregulltarëve, rregulltareve dhe

besimtarëve

Muaji shkurt, muaji i memories

Nga Rafaeli

Nën shenjën e kryqit

Imzot Gjergj Frendo O.P.

Unë dhe të tjerët

Nga Elidon DODAJ

Don Francesco Guarnati

Blerina Kolndreu

Të jesh i Krishtit do të thotë të

mbash gjithmonë të zjarrtë në

zemër një flakë të gjallë dashurie

Nga Atë Bernard Caruana O.P.

Dëshmitarë të Krishtit në

një botë që ka frikë prej

qortimit të Tij

Nga: Dom Marjan Lumçi

“O Atë i Shenjte, ruaji ata

në emrin tënd, ata që më ke

dhënë, që të jenë një, sikurse

ne!”

Nëse kokrra e grurit nuk vdes!

Nga Alfred Matoshi

“Ke kërkoni”

Nga Laura Buna

Fra Shtjefen Pistulli OFM

(27.04.1922 – 03.02.2008)

Fra Kornel (Shtjefen)

Pistulli (Mgushi).

Kosova asht e jona - At Gjergj Fishta

faqe 3

faqe 4

faqe 5

faqe 6

faqe 6-7

faqe 8

faqe 9

faqe 9

faqe 10

faqe 10

faqe 11

faqe 12

Kalendari Liturgjik

1 mars

E DIELA IV E KREZHMEVE

7 mars - Sh.Perpetua dhe Sh.Feliçita

9 mars - E DIELA V E KREZHMEVE

16 mars - E DIELA E LARIT

17 mars - E hëna e Madhe

- Sh.Patriku

18 mars - E marta e Madhe

- Sh.Cirili i Jeruzalemit

19 mars - E mërkura e Madhe

- Sh.Jozefi

20 mars - E enjtja e Madhe

- Sh.Niketa

21 mars - E premtja e Madhe

22 mars - E shtuna e Madhe

23 mars

E DIELA E PASHKËVE

RINGJALLJA E ZOTIT

24 mars – E hëna e Engjëllit

25 mars – E marta e Pashkëve

26 mars – E mërkura e Pashkëve

27 mars – E enjtja e Pashkëve

28 mars – E premtja e Pashkëve

29 mars – E shtuna e Pashkëve

30 mars

E DIELA II E PASHKËVE

31 mars

LAJMËRIMI I ZOTIT

Mars 2008

Përgatitja e Darkës së Pashkëve

(Mk 14, 1221; Lk 22, 714; 2123; Gjn 13, 2130)

Të parën ditë të Bukëve të pabrume, iu afruan

Jezusit nxënësit dhe e pyetën: “Ku dëshiron

ta bëjmë gati darkën e Pashkëve”

Ai u tha: “Shkoni në qytet te filani dhe thoni:

Mësuesi thotë: koha ime është ngjat! Te ti do

të kremtoj Pashkët me nxënësit e mi.”

Nxënësit bënë si u urdhëroi Jezusi dhe e

përgatitën darkën e Pashkëve.

Kur u bë natë, Jezusi u ul në tryezë bashkë me

të Dymbëdhjetët. Ndërsa po hanin, ai u tha:

“Për të vërtetë po ju them: njëri prej jush do

të më tradhtojë!” Të trishtuar për së tepërmi,

zunë ta pyesnin njëri pas tjetrit:

“A mos jam unë, Zotëri”

Ai u përgjigji: “Ai që po e ngjyen kafshatën

me mua në pjatë ai do të më tradhtojë. Po,

Biri i njeriut patjetër po shkon sikurse është

në Shkrimin shenjt për të. Porse: vaj për atë

njeri që po e tradhton Birin e njeriut! Më

mirë do të kishte qenë për të të mos kishte

lindur aspak!”

Atëherë e pyeti edhe Juda, tradhtari i tij: “A

mos jam vetë, Mësues”

“E the vetë! i përgjigji Jezusi.”

Drejtor i përgjithshëm:

Imzot George Frendo

Kryeredaktor:

D. Marjan Lumçi

Sekretar:

Nikollë Loka

Redaksia:

Kolec Çefa

Ana Stakaj

Zef Skanjeti

Alban Guri

Grafika:

Pjerin Sheldija

Elis Gjoni

Foto: Pici

Adresa:

Katedralja e Shën Palit,

Bulevardi Zhan D’Ark,

Tiranë, Shqipëri

E-mail: mlumci@hotmail.com

http://kishadhejeta.googlepages.com

shkurt 2008

Kisha dhe jeta

3

Mesazhi i Atit të Shenjtë Benedikti XVI,

për Kreshmët 2008

“Krishti u bë i varfër për ju” (2 Kor 8,9)

Të dashur vëllezër dhe motra,

1. Çdo vit, Kreshmët na ofrojnë një rast të

provnishëm për të thelluar kuptimin dhe vlerën

e të qënurit tonë të krishterë, dhe na stimulon

të zbulojmë mëshirën e Hyjit që ne të bëhemi

më të mëshirshëm ndaj vëllezërve.

Në kohën e Kreshmëve Kisha shqetësohet

që të propozojë disa angazhime specifike që

t’i shoqërojnë konkretisht besimtarët në këtë

proces rinovimi të brendshëm: ato janë lutja,

agjërimi dhe lëmosha. Këtë vit, në Mesazhin e

zakonshëm të kreshmëve, dëshiroj të ndalem

të reflektoj mbi praktikën e lëmoshës, që

përfaqëson një mënyrë konkrete për t’i ardhur

në ndihmë atij që ka nevojë dhe, në të njëjtën

kohë, një ushtrim shpirtëror për tu liruar nga

lidhja me të mirat tokësore. Sa i fortë është

drejtimi i pasurive materiale, dhe sa duhet të

jetë vendimi ynë për të mos adhuruar, pohon Jezusi në

mënyrë vendimtare: “Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe

pasurisë” (Lk 16,13).

Lëmosha na ndihmon të fitojmë këtë tundim konstant,

duke na edukuar që t’i shkojmë në ndihmë nevojave

të të afërmit dhe të bashkëndajmë me të tjerët atë çka

zotërojmë nga mirësia hyjnore. Për këtë arsye bëhet

grumbullimi i veçantë në për të varfrit, që në Kreshmë u

premtohet në shumë vende të botës. Në këtë mënyrë, në

pastrimin e brendshëm shtohet një gjest bashkimi kishtar,

sipas asaj që ndodhte në Kishat e para të lashta. Shën

Pali flet për këtë grumbullim parash në Letrat e tij për

bashkësinë e Jeruzalemit. (2Kor. 8-9; Rom 15,25-27)

2. Sipas mësimit ungjillor, ne nuk jemi pronarë

por administratorë të të mirave që zotërojmë: kështu që

ato nuk konsiderohen si pronë ekskluzive, por si mjete

nëpërmjet të cilëve Zoti thërret secilin prej nesh të bëhet

ndërmjetës të ndihmës së tij ndaj të afërmit. Ashtu siç

kujton Katekizmi i Kishës Katolike, të mirat materiale

veshin një vlerë shoqërore, sipas parimit të destinacionit

të tyre universal (shih n. 2404).

Në Ungjill është e qartë qortimi i Jezusit për ata që

zotërojnë dhe përdorin vetëm për vete pasuritë tokësore.

Përballë shumicave të cilës, i mungon gjithçka, vuajnë

urinë, marrin tonin e një qortimi të rëndë fjalët e Shën

Gjonit: “Kush i ka të mirat e kësaj bote dhe e sheh vëllain

e vet në ngushticë dhe e mbyll zemrën vet para tij, në

ç’mënyrë dashuria e Hyjit qëndron në të” (1 Gj 3,17). Me

elokuencë të madhe tingëllon thirrja në bashkëndarjen në

Vendet në të cilat popullsia është e përbërë nga shumica e

të krishterëve, duke qenë akoma më e rëndë përgjegjësia

e tyre përballë shumicës që vuajnë nga nevojat dhe

braktisja. T’i shkosh në ndihmë është më parë një detyre

drejtësie sesa një vepër dashurie.

3. Ungjilli vë në dritë një karakteristikë tipike të

lëmoshës së krishterë: duhet të jetë e fshehur. “Të mos

dijë e majta çfarë bën e djathta jote”,thotë Jezusi, “që

lëmosha jote të jetë e fshehtë” (Mt 6, 3-4). Dhe pak

më parë kishte thënë që nuk duhet të mburremi për

veprat e mira, për të mos rrezikuar që të përjashtohemi

nga shpërblimi qiellor (shih Mt 6,1-2). Shqetësimi i

dishepullit është që gjithçka të shkojë në lavdërimin e

madh të Hyjit. Jezusi shqyrton: “Ashtu të shndrisë edhe

drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira

e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell” (Mt 5,16).

Pra gjithçka duhet të përmbushet për lavdinë e Hyjit

dhe jo për lavdinë tonë. Kjo vetëdije shoqëroftë, të dashur

vëllezër e motra, çdo gjest ndihme ndaj të afërmit duke

shmangur që të shndërrohet në një mjet për të nxjerrë

në dukje veten tonë. Nëse në plotësimin e një vepre të

mirë nuk kemi si qëllim lavdinë e Hyjit dhe të mirën e

vërtetë të vëllezërve, por synojmë më tepër një interes

personal ose më thjeshtë një duartrokitje, vendosemi

jashtë optikës ungjillore. Në shoqërinë moderne të

imazhit, nevojitet që të vëzhgohet me vëmendje, sepse

ky tundim është i përsëritur. Lëmosha ungjillore nuk

është filantropie thjeshtë: është më shumë një shprehje

konkrete e dashurisë, virtyt teologal që kërkon kthimin

e brendshëm në dashurinë e Hyjit dhe të vëllezërve, në

imitimin e Jezu Krishtit, i cili duke vdekur në kryq dhuroi

gjithë vetveten për ne. Si mos ta falënderosh Hyjin për

të gjithë ata njerëz që në heshtje,larg nga reflektuesit e

shoqërisë mediatike, përmbushin me këtë shpirt vepra

bujarie mbështetëse për të varfrit në vështirësi Duhet

pak për t’i dhuruar të tjerëve të mirat, sepse për këtë

zemra fryhet me madhështi: ja pse nuk kërkon mirënjohje

njerëzore për veprat e mëshirës që përmbush që e di

që Hyji “shikon në fshehtësi” dhe në fshehtësi do të

shpërblejë.

4. Duke na ftuar që ta konsiderojmë lëmoshën me

një shikim më të thellë, që tejkalon dimensionin material

të pastër, Shkrimi na mëson se është “më i lum është ai

që jep se ai që merr“ (shih Vp 20,35). Kur veprojmë

me dashuri shprehim të vërtetën e qenies sonë: në fakt

jemi krijuar jo për vete, por për Hyjin dhe për vëllezërit

(shih 2 Kor 5,15). Çdo herë që për dashuri të Hyjit

bashkëndajmë të mirat tona me të afërmin që ka nevojë,

eksperimentojmë se plotësia e jetës vjen nga dashuria

dhe gjithçka na kthen si bekim në formë paqeje, në

kënaqësi të brendshme dhe gëzimi. Ati qiellor i shpërblen

lëmoshat tona me gëzimin e tij. Dhe ka më shumë: shën

Pjetri citon ndër frytet shpirtërore të lëmoshës faljen e

mëkateve. “Dashuria – shkruan ai – mbulon një shumicë

mëkatesh” (1 Pjt 4,8). Siç përsërit shpesh liturgjia e

kreshmëve, Hyji na ofron ne mëkatarëve mundësinë që

të jemi të falur. Fakti që të bashkëndajmë me të varfrit

atë çka zotërojmë na rendit që të marrim një dhuratë të

tillë. Mendoj, në këtë moment, sa e ndjejnë peshën e të

keqes që kanë bërë dhe, pikërisht për këtë, ndjehen larg

nga Hyji, të trembur dhe thuajse të paaftë për

të shkuar tek Ai.

Lëmosha, duke na afruar me të tjerët, na

afron me Hyjin dhe mund të bëhet instrument

kthimi dhe pajtimi me Të dhe me vëllezërit.

5. Lëmosha edukon në bujarinë e

dashurisë. Shën Jozefi Benedikti Cottolengo

grihet të na rekomandojë: “Mos i numëroni

kurrë monedhat që jepni, sepse unë them

gjithmonë kështu: të japësh lëmoshë me

dorën e majtë nuk duhet ta di se çfarë bën e

djathta, edhe e djathta nuk ka pse ta dijë se

çfarë bën e majta” (Thënie dhe mendime,

Edilibri, n. 201). Është shumë domethënëse

episodi ungjillor i vejushës që, në mjerimin

e saj, hedh në thesarin e tempullit “gjithë sa

pati për jetesën e vet” (Mk 12,44). Monedha e

saj vogël dhe e parëndësishme bëhet një simbol elokuent:

kjo vejushë i dhuron Hyjit jo nga tepricat e saj,jo çka ka,

por atë çka është. Të gjithë veten e saj.

Ky episod i prekshëm gjendet brenda në përshkrimin

e ditëve që paraprijnë menjëherë mundimet dhe vdekjen

e Jezusit, i cili, siç vëren shën Pali, u bë i varfër për të na

pasuruar me varfërinë e tij (shih 2 Kor 8,9); dha gjithë

vetveten për ne. Kreshmët, edhe nëpërmjet praktikës së

lëmoshës na shtyn që të ndjekim shembullin e tij. Në

shkollën e tij mund të mësojmë që të bëjmë me jetën

tonë tërësisht një dhuratë;duke e imituar arrijmë që të

bëhemi të gatshëm, jo që të japim diçka që e zotërojmë,

por më mirë veten tonë. I gjithë Ungjilli nuk përmblidhet

ndoshta në urdhrin e vetëm të dashurisë Praktika e

kreshmëve të lëmoshës bëhet ndërkohë një mjet për të

thelluar thirrjen tonë të krishterë. Kur e ofron vetveten

falas, i krishteri dëshmon se nuk është pasuria materiale

që dikton ligjet e ekzistencës, por dashuria. Ajo pra çka

i jep vlerë lëmoshës është dashuria, që frymëzon forma

të ndryshme dhurimi, si pas mundësive dhe kushte vetë

secilit.

6. Të dashur vëllezër e motra, Kreshmët na ftojnë

që të “stërvitemi” shpirtërisht, edhe përmes praktikës së

lëmoshës, për tu rritur në dashuri dhe për të njohur tek të

varfrit vetë Krishtin. Në Veprat e Apostujve tregohet që

apostulli Pjetër të çalit që kërkonte lëmoshë tek dera e

tempullit i tha: “Unë nuk kam as argjend as ar, por po të

jap çka kam: në Emër të Jezu Krishtit, Nazarenas, etj!”

(V.Ap. 3,6). Me lëmoshën dhurojmë diçka materiale,

shenjë e dhuratës më të madhe që mund t’i ofrojmë të

tjerëve me shpalljen dhe dëshminë e Krishtit, në emrin

e të Cilit është jeta e vërtetë. Kjo periudhë është pra e

karakterizuar nga një sforcim personal dhe i bashkësisë

për përqafimin me Krishtin për të qenë dëshmitarë të

dashurisë së tij. Maria, Nënë dhe Shërbëtore besnike

e Zotit, i ndihmoi besimtarët që të çojnë “luftimin

shpirtëror” të Kreshmëve të armatosur me lutjen,

agjërimin dhe me praktikën e lëmoshës, për të arritur në

kremtimin e Festave të pashkëve të rinovuar në shpirt.

Me këto dëshira të mëdha bashkëndajë me kënaqësi të

gjithëve Bekimin Apostolik.

Nga Vatikani, 30 Tetor 2007

Benediktus PP XVI

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

4

Të gjithë meshtarëve, rregulltarëve,

rregulltareve dhe besimtarëve

Imzot rrok mirdita Arqipeshkëv metropolit i tiranë-durrës

Fort të dashur,

në fillim të kohës së Kreshmëve, e cila fillon të

Mërkurën e Përhime më datë 6 shkurt, dëshiroj të ndaj

me ju disa mendime mbi rëndësinë e saj për të gjithë ne

si të krishterë.

Kreshmët, Lajm i mirë

Në Shkrimin e Shenjtë, në Librin e Kishtarit lexojmë:

“Ka kohë për të lindur, e kohë për të vdekur” (3,

2). Nëse e lexojmë këtë pjesë të Shkrimit të Shenjtë

në dritën e misterit të Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili ka

vdekur për të na rilindur si bijtë dhe bijat e Zotit për

jetën e amshuar, do të na zbulohet domethënia e kohës

së Kreshmëve, gjatës së cilës përmes agjërimit, flijimeve

dhe lutjes tregojmë vendosmërinë tonë për t’i vdekur

egoizmit, jetës së veseve, mëkateve tona, që të mund të

lindim në një jetë të re.

Ky është mësimi i apostullit të madh Palit, i cili na

paraqet plot elokuencë dialektikën e njeriut të vjetër –

njeriut mëkatar, skllav të Satanit – dhe njeriut të ri, atë

të rilindur dhe të bashkuar në Krishtin. “Nëse ndokush

është në Krishtin, është krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan

dhe ja, u bënë të rejat” (2 Kor 5, 17). Prandaj në thelbin

e tyre Kreshmët janë një lajm i mirë, është ftesa që na

drejtohet për t’u kthyer në shtëpinë e Atit, ashtu si na e

kujton shëmbëlltyra e djalit plangprishës.

Prandaj besimtari përfiton nga kjo kohë duke ecur

me përvujtëri në rrugën që të shpie drejt jetës. Ashtu siç

na kujtonte e lumtura Nënë Tereza drama e shoqërisë

sonë është indiferenca: një stil jete i rehatshëm në të

cilën njeriu ndjek planet e veta dhe egoizmi bëhet masa

e vlerësimit; është mbivlerësimi tërësor i vlerave ekonomike;

është relativizmi moral aq magjepsës për brezin e

ri; është një jetë sipërfaqësore e çorientuar, e cila mbyt

çdo mundësi reflektimi rreth realiteteve më serioze dhe

shpall ngadhënjimin absurd të realiteteve më kalimtare

dhe më banale. Por kësaj indiference i kundërvihet Hyji

i dashurisë, që nuk do vdekjen dhe dënimin e mëkatarit,

por që ai të kthehet e të jetojë. Pikërisht këtë ne e përjetojmë

në sakramentin e rrëfimit. Të jetosh kreshmët dhe

të përgatitesh shpirtërisht për të kremten e ngjalljes së

Zotërisë do të thotë të zbulosh hirin e faljes: të ngjallesh

si njeri i ri, ku dashuria ngadhënjen mbi urrejtjen dhe

jeta mbi vdekjen.

Shqetësimet tona

Jemi të vetëdijshëm se sot identiteti dhe jeta e

krishterë zhvillohet në një kontekst kulturor dhe shoqëror

që shpeshherë është në kundërshtim me vlerat ungjillore;

është një zgjedhje që lyp guximin, ngaqë i krishteri duhet

të përballet me shumë sfida, kundërshti, pengesa, madje

edhe intolerancë.

Është ende i gjallë në ne debati që ngjalli kohët

e fundit vizita e planifikuar e Papa Benediktit XVI në

Universitetin e Romës “La Sapienza”, me ftesë te vetë

Rektorit të tij, ku në emër të një pseudolaiciteti dhe

neutraliteti mes besimit dhe shoqërisë civile, u pengua

Ati i Shenjtë që të mbante leksionin e vet për fillimin e

vitit të ri akademik. Imazhi i shtrembëruar i kësaj marrëdhënieje

mes besimit dhe arsyes (shoqërisë, botës),

të një konceptimi tërësisht natyralist të jetës, në të cilin

vlerat fetare hidhen poshtë ose vendosen në truallin e

mbyllur të ndërgjegjes vetjake dhe në çastet “mistike” të

jetës së kultit, pa ndikuar aspak jetën publike të njeriut,

janë simptomat e një shoqërie që nuk do ta kërkojë të

vërtetën, të mirën, Zotin. Ftesa e Papa Benediktit XVI

“për të ruajtur të gjallë ndjeshmërinë për të vërtetën,

për t’u vënë në kërkim të saj, për të qenë të aftë të dallojmë

dritëzat udhëzuese që hasim gjatë historisë së

krishterimit, për ta perceptuar Jezu Krishtin si dritën që

ndriçon historinë dhe ndihmon për të gjetur udhën drejt

së ardhmes” u prit me entuziazëm nga turma e panumërt

të dielën më pas në sheshin e Shën Pjetrit, gjë që na shtyn

të shohim përpara me shpresë.

Na bien ndër mend ndër të tjera fjalët e mrekullueshme

të Papa Palit VI, i cili duke e pyetur veten se për

çfarë mund të kishte nevojë Kisha në kohën e tij të trazuar

thoshte se ajo kishte nevojë më shumë për dëshmitarë

sesa për predikatarë. Vërtet Kisha ka nevojë edhe sot

për njerëz që e gjejnë veten e tyre në vlerat ungjillore, i

jetojnë ato me besnikëri dhe ua shpallin njerëzve me të

cilët jetojnë, pa druajtje dhe turp.

Edhe në vendin

tonë hasim në tregues

shqetësues, që trondit

pikërisht besnikërinë

ndaj vlerave ungjillore

si për shembull

interesi për organizimin

e shoqërive masonike

në Shqipëri, të

cilat historikisht janë

të papajtueshme me

doktrinën e krishterë,

ngaqë ajo që na shpëton

nuk është një lloj

besimi racional dhe

ndihma që i japim

njëri-tjetrit si pjesëtarë

të një shoqërie hermetike

ndaj botës, por

besimi i ngultë në Jezu Krishtin Shpëtimtar dhe njohjen e

tij përmes besimit. Kësaj i shtohen edhe raste moskuptimi

ose pengesa bërë veprimtarive të ndryshme kishtare si

jeta e kultit, shkollat, ambulancat, azilet e pleqve etj.

Një shqetësim shumë i madh është gjendja e shumë

njerëzve të braktisur, të mënjanuar, të dënuar në një jetë

në kundërshti me dinjitetin që çdo njeri ka, si i krijuar

në shëmbëllesë dhe përngjasim të Hyjit. Megjithëse

Kisha nuk ka reshtur kurrë t’i ndihmojë këto kategori

njerëzish, ajo nuk mund ta zëvendësojë kontributin që

secili duhet të japë për një shoqëri me të drejtë dhe më

njerëzore. Koha e kreshmëve është një çast i volitshëm

për të treguar bujarinë tonë përmes veprash konkrete

bamirësie ndaj atyre që janë në nevojë.

Për të përfunduar

Tradita e Kishës na fton t’i fillojmë kreshmët me

agjërim të Mërkurën e Përhime e më pas të Premten e

Madhe. Mosngrënia e mishit (e detyrueshme për të gjitha

të premtet e kreshmëve) dëshiron të jetë një shenjë e këtij

angazhimi dhe qëndrimi të brendshëm kreshmor. Udha

e Kryqit, e cila do të kremtohet në të gjitha kishat tona

gjatë kësaj periudhe, na vë përpara mundimet e një Zoti

që për nuk ka hezituar ta japë jetën e vet për shpëtimin

e botës. Është ky veprim shpëtimprurës që bëhet për

ne aktual gjatë kremtimit të mistereve të shenjta dhe

që duhet ta ripërtërijmë në vetëdijen tonë gjatë këtyre

kohëve të veçanta.

Kujtoj me emocion rizgjimin e Kishës në Shqipëri

pas tmerrit ankthndjellës komunist dhe shugurimin tim

në krye të bashkësisë sonë dioqezane, fakt që më vuri

përpara shumë sfida, por që bëri të përjetoj në mënyrë

më intensive veprimin e hirit të Zotit në jetën bashkësisë

së tij, Kishës. Këtë çast do ta kremtojmë së bashku, duke

kujtuar përvjetorin tim të XV ipeshkvnor, por qysh tani

ju kërkoj të kujtoheni për mua në lutjet tuaja.

Me këto mendime dhe urime ju uroj një kreshmë të

frytshme dhe ju përcjell bekimin tim baritor.

Dhënë nga Kuria Arqipeshkvnore, sot më 2 shkurt

2005, festa e Kushtimit të Zotit

+ Rrok Mirdita

Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës

shkurt 2008

Kisha dhe jeta

5

Muaji shkurt, muaji i memories

Nga Rafaeli

Këto ditët e fundit kam menduar mbi ato gjëra

që e bëjnë një aspiratë të realizueshme. Shumë

prej nesh më së shumti me realizimin e saj i fshijmë nga

memorja ata që punojnë apo madje dhe luftojnë për atë, dhe

mjaftohemi me ndonjë përkujtimore të cilën e mërmërisim

në datat simbol. Por të harrosh rrënjët e ndërtimit, ngarendjes

dhe ata që e bënë të realizueshme këtë aspiratë, do

të thotë ti heqësh asaj kuptimin dhe ta kthesh në një veprimtari

shkakore prej së cilës nuk rrjedh veçse një ekzistencë

gjysmake e vetë asaj. Sepse një aspiratë pa kuptim përbën

një hibrid të pavlerë, ose quasi-vlerë.

Ndër një prej aspiratave të shumta të njerëzimit

ndoshta ajo më e rëndësishmja është liria, e cila në vetvete

përbëhet prej disa llojesh apo shprehish. Sot kam dëshirë

të prek atë liri e cila është nga më jetiket, sepse lidhet me

bazën e vetë ekzistencës individuale apo të përbashkët në

progresion, e pikërisht me lirinë fetare. Por gjithashtu, sot

dëshiroj ti përqasem kësaj lirie nga një këndvështrim tjetër,

të cilin (me keqardhje) konstatoj se e kujtojmë rrallë, dhe

që në fakt përbën një aspekt shumë të rëndësishëm të lirisë

fetare, këndvështrimin e njerëzve të cilët punuan, luftuan e

madje dhanë edhe jetën për të.

Si për çdo rast, edhe rasti i kauzës së lirisë fetare në

Shqipëri ka shenjtorët, heronjtë dhe martirët e vet.

Shenjtorët zakonisht janë ata të cilët konsumohen

prej pasionit të besimit e përdëllimit, ata të cilët me fjalët

dhe veprat e tyre i bëjnë jehonë asaj çka besojnë duke e

përqasur veten dhe të tjerët në një afërmitet edhe më të

madh me Hyjin.

Heronjtë janë ata të cilët kryesisht me anë të shembullit

dhe veprës së tyre ngrihen mbi konceptet e gabuara apo të

zakonshme duke vënë në dukje se jo e zakonshmja ndonjëherë

është rrugë drejt virtytit të së mirës. Ata konsumohen

prej vetëmohimit, prej thirrjes për të dëshmuar atë që është

sublime dhe që në vetvete përbën çelësin idilik të jetesës.

Martirët janë ata të cilët karakterizohen prej karakteristikave

të dy shembujve të mëparshëm por më kryesorja

tek ta janë dy tipare të cilat dallojnë më shumë se të tjerët

e këto janë dashuria dhe urtësia. Pikërisht tek këta do të

ndalem sot dhe do ta përqendroj esenë time.

Martirët përbëjnë një prej aspekteve më të dhimbshme

të periudhës historike të komunizmit në Shqipëri.

Ata i përkasin shumë sferave dhe shtresave të shoqërisë

së kohës. Nga të parët shtresa të shoqërisë shqiptare që u

prekën së pari prej terrorit ishin klerikët shqiptarë. Fushata

kundër tyre do të fillonte menjëherë dhe ekstreme. Regjimi

donte të linte të kuptohej se me të nuk bëhej shaka, ose

do të bashkëpunohej, ose vdekje. Lëvizja e parë e hapur

ndaj klerit katolik ishte mospranimi nga ana e qeverisë së

Tiranës së Delegatit Apostolik Imz. Leone G. B. Nigris në

vitin 1945. Kur ky u zëvendësua prej Imz. Frano Gjinit i

cili u emërua Zëvendës-Delegat Apostolik, atëherë Hoxha

ndërroi taktikë dhe iu drejtua Imz. Gaspër Thaçit dhe

Vinçenc Prenushit duke i ofruar bashkëpunim me kushtin

që këta të shkëpusnin lidhjen me Selinë e Shenjtë. Me

këtë lëvizje Hoxha synonte që të arrinte shumë synime

njëherësh. Do të shkëputej “demokratikisht” nga Vatikani,

do të hidhte poshtë njëherësh autoritetin e Legatit, do të

përçante klerin katolik e kështu me rradhë. Asnjëri nuk

e pranoi propozimin. Hoxha thirri më pas Imz. F. Gjinin

duke i bërë të njëjtën ofertë. Përgjigja e Gjinit ishte: “Unë

nuk e ndaj grigjën nga Selia e Shenjtë”. Sikundër këta tre

etër, as edhe një klerik i vetëm katolik nuk do të pranonte

një skizëm të tillë. Kundërpërgjigja erdhi e menjëhershme.

Dom Lazër Shantoja do të pushkatohej po në të njëjtin

vit, pas torturash të cilat iu demonstruan dëshmitarëve të

shumtë, përfshirë këtu nënën trime të dom Lazrit e cila

Martirët

ofroi ta paguante vetë plumbin i cili do ti lehtësonte vuajtjet

fizike të të birit. Mesazhi ishte i qartë. Kisha ishte po aq e

qartë. Shpejt u arrestuan meshtarë françeskanë, si, Atë Gegë

Luma, famullitar në Berishë e me radhë Atë Dioniz Makaj,

në Nikaj e Mërtur, Atë Alfons Çuni, Atë Gaspër Suma e Atë

Sebastian Dedaj në Theth e Gomsiqe, meshtari misionar

gjerman Dom Zef Maksen.

Atë Gjergj Vata, i pa shuguruar ende meshtar, dhe

Atë Jak Gardin-i i Shoqërisë së “Jezusit”, italian me

origjinë, por me vepra, shqiptar i fortë u burgosën dhe

u torturuan.

U arrestuan Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj,

Imzot Nikollë Deda, Dom Tomë Laca. Që të tre do të

pushkatoheshin. Në vitin 1946 zbuluan në malësi të

Dukagjinit dhe pushkatuan në rrethinat e Tiranës Atë

Anton Harapin.

Provincialin e françeskanëve, Atë Mati Prennushin,

dhe gardianin e fretenve në Shkodër, Atë Çiprian Nikën,

të akuzuar se kishin futur armët te altari i kishës së

Shënandout, në kishën françeskane të Gjuhadolit, mbas

një qëndrimi burrëror në gjyq, u pushkatuan.

Zoi Themelit, autor i inskenimit të turpshëm që çoi në

arrestimin e tyre dhe shumë të tjerëve, shoktë e tij do tia

paguanin me të njëjtën monedhë, me ndryshimin e vetëm

se Themeli nuk do të dënohej për krimet e shumta reale

që kishte kryer, por për “gabime” të rënda të ndërgjegjes

komuniste!

Lista e klerikëve vazhdon gjatë. Edhe motrat nuk u

lanë jashtë këtij persekutimi. Ato pësuan të njëjtat tortura

dhe mundime, dhe shumë prej tyre u përballën me vdekje

të mundimshme, por as edhe një prej tyre nuk pranoi të

mohonte besimin dhe dashurinë për vendin.

Personalisht nuk mendoj se këta njerëz donin të vdisnin.

Jo për shkak të një dashurie egoiste për jetën, dhe as

prej frikës. Përkundrazi, mendoj se donin të jetonin dhe ti

shërbenin thirrjes hyjnore dhe atdhetare, për tu shërbyer

bashkëkombasve të shumëvuajtur. Sepse, duke perifrazuar

Sh. Palin, për këta vëllezër dhe motra, “të jetosh është

Krishti, dhe vdekja më është fitim”. Por secili prej tyre

shihte retë e zeza që kishin mbuluar Shqipërinë, shpresën

që po këlthiste e plagosur prej llahtarive të luftës që kishte

shkuar, dhe të terrorit që po afronte. Fjala e ëmbël dhe

paqtuese e Hyjit, ndarë prej këtyre etërve dhe motrave,

do të kishte ndezur zjarrin e dashurisë hyjnore, me të

cilin ky komb do ta kishte gjetur tabanin ku të kapej dhe

ti shpëtonte erërave të atij sistemi demoniak që gati sa

nuk i zhbiu. Kjo e dallon martirin prej heroit. Heroi e jep

jetën për atë që ai mendon se do të vijë, martiri, për atë

që e di se do të vijë.

Vepra e këtyre martirëve, shumica të heshtur

(shumica e tyre u munduan dhe masakruan prej xhelatëve

të kuq në fshehtësi dhe shumë dëshmi erdhën prej pak të

mbijetuarve por edhe prej vetë xhelatëve, më pas viktima

të të njëjtës bishë që ata kishin ushqyer dhe rritur), do të

paguante me çmim të lartë kërcimet e çmendura idhujtare

të brezit të mëpasëm dhe endjet e verbëra të një populli

të verbuar.

Secili prej tyre, në kalvarin drejt martirizimit të vet,

i ngjan së tepërmi sh. Gjon Pagëzorit, i cili u martirizua

jo vetëm për shkak të bindjeve fetare, por edhe atyre

për një komb e shtet të mirë, drejtuar prej njerëzish që e

kishin drojë Zotin. Edhe pse Hoxha nuk ishte tetrark (si

Herodi), gjithçka tjetër ishte njësoj me ndryshime të vogla

në dukjen e jashtme. Kukull politike e një perandori që

tani quhej Stalin. Herodiada ishte po ajo, (veçse kishte

ndërruar fe), xhelatët ishin po njësoj (veçse kishin ndërruar

uniformë). Prangat dhe qelitë ishin të vetmet që kishin

ndryshuar. Ato ishin më të këqija sesa ato të kohës së Gjon

Pagëzorit. Edhe viktimat nuk kishin ndryshuar. Thirrja e

shenjtë ishte po ajo, besimi ishte po ai, shpresa, vullneti

dhe gjithçka tjetër ishte njësoj. Por mbi të gjitha, dashuria

ishte po ajo. Zemrën e këtyre martirëve e konsumonte po

ajo dashuri si dhe Pagëzorin apo Shtjefnin pak vite më

pas, dashuri për Hyjin, dashuri për Kishën e Tij, dashuri

për popullin e tij, madje dhe dashuri për xhelatët e vet. Aty

ku ka Shtjefën, ka edhe Saul. Aty ku ka Saul ka edhe Shën

Pal. Dhe nuk munguan rastet kur në pak kohë, disa prej

torturuesve do të bashkoheshin me ish-viktimat e tyre, të

frymëzuar nga shembulli i këtyre të fundit, dhe të prekur

prej asaj dashurie që tund edhe universin. Pati prej tyre

që arritën të mbijetonin, jo prej mëshirës komuniste, por

për të na dëshmuar neve, të mbijetuarve të tjerë, se sado

i madh dhe gjakësor të jetë një rregjim, vullneti i Hyjit

është më i fortë. Sado e madhe të jetë një fuqi politike,

besimi dhe dashuria e Hyjit triumfon. Sado e fortë që të

jetë vdekja, jeta që buron nga Hyji është edhe më e fortë.

Një prej të parëve komunistë idealistë në Shqipëri ka

shkruar dikur: “Sa mirë kishe me dekë për atdhe!”. Unë

them: “Sa ma mirë kishe me dekë për Fe e Atdhe!” Që

nga fillimi i rregjimit kanë pushonin të shtënat e armëve

që merrnin jetë martirësh. Por as nuk pushonin thirrjet e

tyre: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!”.

Martirët, të rënë apo të mbijetuar, flasin. Ata flasin

ndër ne frymën e dashurisë që i konsumon. E pra, tani

më shumë se kurrë, kemi nevojë për dashuri. Dashurinë

e Hyjit e kemi, edhe inkurajimin që martirët përçojnë

drejt historisë. Le të mos i harrojmë. Ata janë historia

jonë, dhe duke e harruar (nuk mendoj se e kemi harruar

shembullin e tyre, por mendoj se nuk e kujtojmë aq sa

ç’duhet), rrezikojmë ta përsërisim atë. Sa për xhelatët,

do të dëshiroja t’iu thosha duke perifrazuar atë që një

prej familjareve të njërës prej viktimave të atentatit që iu

bë gjykatësit Falkone, dhe që mendoj se përmbledh atë

që zemra e brezit tonë ka, po aq sa mendoj që martirët

flasin nëpërmjet mesazhit të vet: “Neve ju falim! Por ama,

duhet të vini në altar përpara Hyjit dhe të kërkoni falje! Të

gjunjëzoheni dhe të kërkoni falje! Së bashku!”.

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

6

Nën shenjën e kryqit

“Hyji e vuri në provë Abrahamin” (Zan 22, 1). Por kjo provë ka qenë rast për ta forcuar Abrahamin në fe.

Imzot Gjergj Frendo O.P.

HESHTJA E HYJIT

Edhe heshtja e Hyjit e vë njeriun në provë,

në mënyrë që ky tundohet që të pyesë: “Ku është

Hyji im”

Dy çaste të rëndësishme që shënuan fillimin

dhe mbarimin e jetës tokësore të Jezusit janë edhe

të cilësuar nga “heshtja e Hyjit”. Ku ishte Hyji kur

Maria, në orët e fundit të shtatzënisë së saj, nuk

gjeti asnjë vend të hapur përveç shpellës Dhe ku

ishte Hyji kur Jezusi, i varur mbi kryq, lëshoi atë

britmë: “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej

meje” Por paradoksi i madh gjendet pikërisht këtu:

që në lakuriqësinë e foshnjës së Betlemit dhe në

lakuriqësinë e të kryqëzuarit mbi Kalvar është dukur

fuqia e Hyjit në të gjithë madhështinë e saj.

Në të dyja rastet, Maria ishte afër atij. Nuk tha

as një fjalë. Por ishte gruaja “kontemplative”, e cila,

si e përshkruan ungjilltari Lukë, “i mbante mend

me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në

zemrën e vet” (Lk 2, 19). Në të dy raste, Jezusi

dhe Maria bashkohen me më të vegjlit (ata që në

Shkrimin e Shenjtë quhen anawim, të mënjanuar.

Shoqëruesit e tyre janë të mënjanuar: në Betlem

janë barinjtë, mbi Kalvar janë disa gra dhe një diel

me emrin Gjon. Në të dy raste kemi Kishën embrionike

e të varfërve, pa asnjë pushtet përveç asaj që

vjen nga dashuria e mishëruar dhe e flijuar.

DERA PËR NJË JETË TË RE

Një nga drejtorët e revistës Playboy, në një

intervistë që i bënë para disa vitesh, është rrëfyer:

“Në Playboy nuk lejohet të flitet për fëmijë, burg,

sëmundje, pleq.... Por mbi të gjithë rreptësishtë

ndalohet të flitet për vdekjen”. Biseda për vdekjen

pengon ata që duan ta gëzojnë jetën. Edhe ne mundohemi

të shmangim biseda të tilla, dhe përdorim

shumë “eufemizëm”: “Filani ka ndërruar jetën”;

dhe fëmijëve u themi: “Gjyshja ka ikur tek Zoti”.

Megjithatë feja e krishterë bën që ta vlerësojmë

vdekjen të ndriçuar nga kryqi i Krishtit. Në

fakt, sipas Ungjijve, sa herë që Jezusi parakallëzoi

vdekjen a vet, atëherë paralajmëroi edhe ringjalljen.

Ashtu edhe kur, atë ditë të ringjalljes së tij, u dëftua

nxënësve të Emausit, u tha: “A nuk u desh që Mesia

t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet”

(Lk 24, 26). Por është sidomos Ungjilli i Gjonit ai

që nënvizon vdekjen e Krishtit si kalim për një jetë

të re. Në fakt Gjoni e paraqet tregimin e larjes së

këmbëve me fjalët: “Jezusi, duke ditur se i erdhi

koha të kalojë prej kësaj bote tek Ati....”

Jezusi kishte folur për vetveten si Bariu i mirë

i cili jep jetën e vet për delet. “Askush nuk mund

të ma marrë (jetën), por unë e jap prej vetes” (10,

18). Në kopshtin e Gjetsemanit është ai që i afron

ushtarët dhe i pyet: “Kë kërkoni .... Nëse pra më

kërkoni mua, lëni këta të shkojnë”. Dhe kur Pilati

i thotë: “A nuk e di se kam pushtet të liroj e kam

pushtet të kryqëzoj”, Jezusi përgjigjet: “Kurrfarë

pushteti s’do të kishe mbi mua po të mos ishte

dhënë prej së larti” (19, 10-11). Prandaj vdekja

nuk ishte një ngjarje që Jezusi i duhej të pësojë,

por një vepër që ai pranoi vullnetarisht dhe me

dashuri të plotë.

EKSPERJENCA E KRYQIT

Do të ishte mirë po të ishte jeta jonë gjithmonë

pranverë, pa ftohtin e dimrit e pa nxehtësinë

e verës. Do të ishte mirë po të kishim mundësi

të jetojmë gjithmonë si në një parajsë tokësorë.

Por kjo është një utopi. Dhe në fakt njeriu rritet

nëpërmjet eksperiencës së vuajtjes, jo vetëm nga

pikëpamja shpirtërore, por edhe nga pikëpamja

psikologjike. Dietrich Bonhoeffer (një teolog

luteran i vrarë nga nazistët në moshën 39), në librin

e tij Çmimi i Dishepullatit, flet për krizën në kishën

e asaj kohe, sepse shumë kënaqen me “hir të lirë”,

domethënë, sipas teologut, “hiri pa dishepullatin,

hiri pa eksperiencën e kryqit”. Është “hir i lirë”,

por i pavlefshëm!

Si të krishterë, mos të harrojmë asnjëherë ato

fjalë të Krishtit të ringjallur: “A nuk u desh që Mesia

t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e

vet” Krishti i ringjallur është ai që, në paraqitjet e

tij, u tregon shikuesve shenjat e gozhdave, që t’i kujtojë

se vetëm nëpër eksperiencën e kryqit mund të

arrihet tek ngadhënjimi i jetës së re. Dhe vëzhguesit

e kanë njohur pasi që i panë këto shenja.

Dhe në shumë mënyrë ne bëjmë këtë eksperiencë

të kryqit dhe të vdekjes. Ashtu, për shembull,

në luftën tonë kundër së keqes: vdesim për vetveten

kur u biem mohit veseve tona, kur durojmë të tjerët

(që mund të jenë shumë afër nesh: mund të jetë

burri ose djali yt, mund të jetë ai apo ajo që banon

me ty në komunitet), kur durojmë dhimbjet ose

sëmundjet tona. Nuk mund ta shmangim kryqin.....

por as mos të dëshpërohemi duke e përballuar. Një

shkrimtar amerikan tha: “Jeta është një mister që

duhet ta përjetojmë; nuk është një problem që duhet

ta zgjidhim”. Po ta pranojmë jetën si një problem,

atëherë dëshpërohemi: kot mundohemi ta zgjidhim.

Ndërsa po ta pranojmë si një mister, veçanërisht

nën dritën e misterit të kryqit të Krishtit, atëherë e

gjejmë paqen nëpërmjet atij që tha: “Unë jam rruga,

e vërteta, dhe jeta”.

Unë dhe të tjerët

Takimi i II i adoleshentëve të Arkidioqezës Tiranë- Durrës

Nga Elidon DODAJ

Tiranë, 16 shkurt 2008

Ndoshta as që mund të ishte menduar! Të përgatitur

për 100-150 adoleshent, animatorëve të Qendrës Sociale

Dom Bosko dhe bashkësisë Saleziane, u është dashur të

ndryshojnë ambientet nga salla e madhe e Shkollës së

Mesme në atë të sallës së mëngjesit të Shkollës Profesionale.

250 adoleshentët e dioqezës janë habitur edhe

ato vetë kur kanë parë atë numër rekord moshatarësh,

që vinin minutë pas minute dhe që mbushte ambientet e

oborrit të Dom Boskos.

“Ishte një njeri i lodhur duke qarë. Pa përreth

dhe pa që lumturia ishte atje: zgjati atëherë një dorë

për ta “kapur” . Ishte një lule…” Kjo ka qenë pjesa

e një tregimi e cila ka hapur ditën e dytë të adoleshentëve

të organizuar nga Komisioni Baritor Rinor dhe

qendra Dom Bosko me temën “Unë dhe të tjerët”. Pas

prezantimit të afro njëzet grupeve dhe punëve të tyre që

kishin zhvilluar në grupet prej kohësh është pasur nga

lutja dhe momentet e bukura që të dhuron ajo. Pjesa e

Ungjillit, Samaritani i Mirë ka vënë në lëvizje të gjithë

të pranishmit. Më pas duartrokitjet kanë pasur Ungjillin,

duke vënë në qendër të takimit “Fjalën”, e cila na

u zbulua nga Hyji dhe për Hyjin. Ndërsa janë ftuar adoleshentët

që t’i kushtojnë vëmendje edhe momenteve të

tjera që do pasonin ditën. Lutja ka vijuar me këngë dhe

psalmet e kohës së krezhmeve dhe së bashku të gjithë

kanë recituar: “Mos lejo kurrë që dikush të vijë tek ti

e të iki pa qenë më i mirë apo më i kënaqur. Ji shprehi

e mirësisë së Hyjit, mirësi në fytyrën tënde e në sytë

e tu, mirësi në buzëqeshjen tënde e në përshëndetjen.

Fëmijëve, të varfëve dhe të gjithë atyre që vuajnë në

mish e në shpirt dhuro gjithmonë një buzëqeshje të

gëzueshme. Jepu atyre jo vetëm përkujdesjet e tua, por

edhe zemrën tënde.” Ndërsa “tjetrin”, është konsideruar

pasqyra ku secili shikon vetveten, të mirat e të këqijat.

Si të tillë - kanë shtuar një grup tek prezantonte punën

e tyre, do të thotë se jemi të lidhur aq ngushtë me njëritjetrin

si ai zinxhiri, i cili është vështirë që ta këputësh.

shkurt 2008

Kisha dhe jeta

7

Takimi i dytë i adoleshentëve

Nga Blerina Kolndreu

Nuk është shumë e lehtë të komunikojmë dhe

të përfshihemi me botën e adoleshentëve

në këtë moshë të bukur të tyre por edhe problematike.

Por mund të themi që ata na kanë pak habitur

të shtunën gjashtëmbëdhjetë shkurt te Qendra don

Bosko. Ishte takimi i dytë Dioqezan i organizuar

nga Komisioni Baritor Rinor në bashkëpunim më

Salezianët. Para së gjithash numri i madh i pjesëmarrësve

(ndoshta më shumë se 250, nuk më kujtohet

mirë) i papritur nga organizuesit, me grupe rinore

nga shumë famulli të Dioqezës, saqë u desh të zhvendosnim

në një sallë tjetër më të madhe.

Së dyti na bëri përshtypje aftësia e tyre të transmetojnë

një mesazh nëpërmjet një drame të vogël

ose një karteloni. Tema e ditës ishe: “Unë dhe të

tjerët”. Ne nuk jemi ishuj dhe realizohemi së bashku.

Këtë ide disa grupe e kanë zhvilluar shumë mirë dhe

me shumë fantazi, qoftë në prezantimin e fillimit

qoftë në përfundimin e punëve të grupeve.

Pas prezantimit të çdo grupi ka vijuar një moment

lutjeje mbi ungjillin e Samaritanit të mirë:

Kush është i afërmi im Është ai që unë takoj dhe

që ka nevojë për mua.

Pastaj u ndamë në disa grupe të tjera: aktiviteti

ishte të bëjmë një mesatare të orëve që një adoleshent

normalisht përdor gjatë një jave (shkolla, sporti,

grupi, gjumi etj.)

E treta gjë që më bëri përshtypje ishte sinqeriteti

që doli dukë përpunuar ato “statistika”, e cila

na ka ndihmuar të reflektojmë më shumë mbi kohën

që duhet t’u kushtojmë të tjerëve. Sigurisht nuk

kanë munguar edhe pikë problematike, sipas meje,

si për shembull momentet e kushtuara celularit

dhe gjumit (të tepërta) dhe koha për politikën, me

kuptim të interesit ndaj realitetit publik (gati zero),

dhe edhe pak kohë për lutjen.

Unë shpresoj që edhe nëpërmjet këtyre takimeve

në dioqezë dhe duke marrë pjesë në jetën e

famullive, shumë adoleshentë shqiptarë të kuptojnë

dhe të ndiejnë që Kisha i do dhe dëshiron më të

mirën për ata që janë e ardhmja e krishterimit dhe

e shoqërisë. Gjithashtu ne të gjithë edukatorë të

kuptojmë më shumë dinjitetin e çdo personi edhe

të kemi më shumë kujdes ndaj adoleshentëve.

Takimi ka përfunduar me një moment lutjeje

dhe falënderimi ndaj Zotit që na dha hirin të takohemi,

dhe me bekimin e atë Giovanni Salustrit.

Një falënderim të duhur animatorëve për

gatishmërinë e tyre, si dom Dominikut dhe gjithë

salezianëve që na kanë mirëpritur dhe udhëhequr

gjatë ditës në qendrën don Bosko.

Dita e rinisë më datë 31 maj në stadiumin e

Lezhës do të jetë takimi i ardhshëm për të rinjtë

dhe adoleshentët shqiptare.

Përjetim i asaj dite

Don Francesco Guarnati

Ndërsa në anën e kundërt të saj është shfaqur fytyra e

Zotit tonë, Jezu Krisht, që për secilin duhet të jetë një

fytyrë e tij, ta shfletojmë çdo dite këtë fytyrë që është

jeta jonë e më pas tu kushtojmë rëndësi edhe asaj që na

edukon familjes dhe me ato që rritemi, shoqërisë. Të

gjithë të jemi të bashkuar, si këto duar - që paraqiteshin

në prezantimet e tyre, e të jemi një të vetëm.

Takimi ka vijuar me punën në grupe. Ku ndryshe

nga herë të tjera, secili prej tyre është “detyruar” të

tregohet realisht 168 orët e javës së tij. Duke filluar

nga shoqëria, loja, politika e televizori, përshpirtëria,

telefoni e familja, ushqimi e gjumi. Këto kanë bërë që

puna të shkoj mes humorit dhe batutave të ndryshme

duke nxjerrë kësaj here edhe ato gjëra që është pak e

vështirë të zbulosh nga kjo moshë. Moshë që tek dëgjohet

lart e poshtë, i është vënë sinonimi “e ç’thurur”,

por që nuk ka dominuar aspak tek këta adoleshent.

Ndërsa në fund të takimit janë paraqitur të gjitha punët

e grupeve ku kësaj here si detyrë ka qenë dramatizimi

i një pjese dhe grafiku i jave. Mes duartrokitjeve është

bërë dhe bekimi dhe të gjithë janë nisur drejt shtëpive

për tu takuar në takimin e madh të Ditës Kombëtare të

të Rinjve që do të mbahet në stadiumin “Besëlidhja”

në Lezhë, në 31 Maj.

Përsa i përket këtij takimi jam më se e sigurt

se do të ketë të tjerë që dhe të flasin mbi zhvillimin

dhe kalimin e kohës atje por dua që të theksoj diçka

më personale po në lidhje me këtë. Meqenëse grupi

ynë ishte nga periferia Tiranës dhe ç’është e vërteta

nuk ishim të përgatitur dhe të informuar mirë për

detajet e këtij takimi.

Për mua ishte diçka e bukur meqenëse dita e

grupit tonë filloj me kremtimin c meshës së shenjtë

të cilën e kremtoi Dom Marjan Lumçi në kapelën e

Motrave të Nënë Terezës te shtëpia, i cili në predikimin

e tij na ftoj të kundrojmë figurën e Krishtit

dhe se si ishte jeta e Moisiut në lidhje me Zotin, që

ai që e pa Zotin fytyrë për fytyrë, dhe i priu popullit

të zgjedhur për 40 vjet në shkretëtirë drejt tokës së

premtuar, por që nuk iu gëzua faktit të shkojë në

tokën i premtuar. Cili ishte mëkati më i madh që

Moisiu kishte bërë që nuk ja lejonte këtë gëzim

Dhe cilët janë mëkatet që na pengojnë edhe neve që

të arrijmë shpesh herë në tokën e premtuar të hirit të

Zotit. Mëkati i Moisiut ishte se nuk besonte ne faktin

që për Zotin asgjë nuk është e pamundur, se populli

që Zoti e kishte zgjedhur, edhe pse i padëgjueshëm,

prapë se prapë do të ishte Zoti Atë, ai që do ta përcillte

me dorën e tij për në tokën e premtuar. Pra

Moisiu nuk i besonte më të pamundurës që Zoti

mund të bënte me atë popull.

Nga kjo rrjedh se dhe mëkati më i madhi joni,

është atëherë kur ne besojmë më shumë në dobësitë

tona dhe kemi frikë nga ato dhe ndalemi, stepemi

përballë tyre, sesa në në mëshirën e Zotit.

Në meshë, kapela e motrave nuk kishte ndonjë

stoli të veçantë por çfarë c bëri këtë meshë më të

gjallë ishte se pjesëmarrësit në të ishim ne Rinia dhe

Pleqtë, dy realitete të çdo kohe. Më gëzon pamasë

kjo gjë, pasi tregon mënyrën se si Kisha nuk përqendron

vetëm në njërën anë të jetës njerëzorë sikurse

është brezi i ri, por tregon një përkujdesje për secilin

person që nga ngjizja deri në vdekje.

Për mua ky moment ishte një thirrje për të parë

Krishtin jo vetëm në adoleshentë por edhe në moshat

e thyera, një vëmendje ti kushtohet edhe atyre që

dergjen nën vetminë e vuajtjes meqenëse edhe këto

janë pasuria e Kishës.

Pra ftesa ime personale është që ti heqim ato

perde që na pengojnë se më arritjen e kokës së

premtuar nëpër mjet atyre që kanë nevojë për ne

dhe kështu mund ta jetojmë atë që ishte në përkim

me temën për të rinjtë

Samaritani i mirë në çdo moshë dhe në fjalët e

Krishtit shko e bëj edhe ti ashtu.

Takimi ishte i këndshëm dhe shumë këmbyes

mes të rinjve të famullive të ndryshme të Arkidioqezës

sonë.

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

8

Të jesh i Krishtit do të thotë të mbash gjithmonë

të zjarrtë në zemër një flakë të gjallë dashurie

Nga Atë Bernard Caruana O.P.

Në rastin e Kushtimit të Zotit, çdo dioqezë në botë

është e ftuar të falënderojë Hyjin për dhuratën

e të kushtuarve dhe të kushtuarave Kishës dhe botës.

Në botë ka më tepër se një milion të kushtuarish, prej

të cilëve 800 mijë janë gra. 2 shkurti tashmë është

bërë një takim tradicional akoma më me kuptim nga

konteksti liturgjik i festës së Paraqitjes së Zotit. Përse

kjo lidhje

Jezusi që i “paraqitet Zotit”, domethënë i ofruar dhe i

dhënë Atit, jo vetëm përmbush atë që është e shkruar në

Ligj: “Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit”

(Lk 2, 23; khr Dal 13, 2. 11), por edhe paraprin, duke

e shëmbëllyer me qartësi, ofertën e tij të Pashkëve, në

të cilën përmbushet në mënyrë të përkryer holokausti,

domethënë sakrifica e përsosur, ku viktima digjet plotësisht

dhe ngjitet “në nder të Zotit, erë e këndshme” (Dl

29,18), “erë e këndshme” (Zn 8,21).

“Gjaku i Krishtit – i cili nëpër Shpirtin e amshuar ia

flijoi vetveten Hyjit porsi fli e panjollë” (Heb 9,14):

e tërë Trinia është e përfshirë në këtë ofertë flijuese.

Shpirti i Shenjtë, zjarr i Hyjit, konsumon ofertën e

Krishtit mbi altarin e Pashkëve, Jezusi është bërë “i

dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq”

(Fil 2,8) dhe na ka dashur “deri në fund” (Gjn 13,1).

Kjo bindje-dashuri, që përqafon çdo njeri, është kulti

i vërtetë i pëlqyer nga Hyji, drita që ndriçon kombet

dhe lavdia e Izraelit.

Jeta e kushtuar në mënyrë të veçantë e bën të veten

fjalën e apostullit Pal: “Po ju përbej me mëshirën e

Hyjit, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e

të pëlqyeshme Hyjit – porsi kultin tuaj shpirtëror”

(Rm 12,1). Shpirti i Shenjtë, që e ka realizuar këtë

në mënyrë të përkryer në Jezusin, ta shndërrojë edhe

jetën tuaj në një ofertë të bukur, të shndritshme, të

pëlqyeshme nga Hyji!

Në Vatikan, më 2 shkurt 2008, dita e XII-të e jetës së

kushtuar, është kremtuar një meshë në Bazilikën e Vatikanit,

e udhëhequr nga Kardinal Franc Rodé (prefekt

i Kongregatës për Institutet e Jetës së Kushtuar dhe

Shoqëritë e Jetës Apostolike) për anëtarët e Instituteve

të jetës së kushtuar dhe Shoqëritë e jetës apostolike.

Në përfundim të liturgjisë, Papa ka zbritur në Bazilikë

për t’iu drejtuar fjalën e tij të pranishmëve.

Benedikti XVI ka nënvizuar që Jeta e Kushtuar, në

fakt, është e rrënjosur në Ungjill; ka vazhduar t’i

frymëzohet atij, si rregulla e saj më e lartë dhe tek ai

është e thirrur të kthehet vazhdimisht për të qëndruar

e gjallë dhe pjellore duke sjellë fryte për shpëtimin

e shpirtrave.

“Ka qenë Shpirti i Shenjtë – kujton Papa – që ua ka

ndriçuar me dritë të re Fjalën e Hyjit themeluesve dhe

themelueseve. Nga ajo ka buruar çdo karizëm dhe

çdo rregull do që të jetë shprehja e saj”. Dhe në fakt,

Shpirti i Shenjtë i tërheq disa persona të jetojnë Ungjillin

në mënyrë rrënjësore dhe ta kthejnë në një stil

ndjekjeje më bujare. Lind kështu një vepër, një familje

rregulltare, që me vetë praninë e saj, bëhet ajo vetë

“ekzegjezë” e gjallë e Fjalës së Hyjit. Ndjekshmëria e

karizmave të Jetës së kushtuar, thotë Koncili Vatikan

II, mundet pra të lexohet si një të shpalosur të Krishtit

në shekuj, si një Ungjill i gjallë që aktualizohet gjithmonë

në forma të reja. (Lumen gentium, 46).

Në veprat e Themeluesve dhe të Themelueseve pasqyrohet

një mister i Krishtit, një fjalë e tij, përthyhet një

rreze e dritës që del nga fytyra e tij, shkëlqim i Atit

(Jeta e Kushtuar, 16).

Të ndjekësh Krishtin pa kompromise, siç propozohet

në Ungjill, ka qenë pra norma e fundit dhe më

e larta e jetës rregulltare gjatë shekujve (Perfectae

caritatis, 2).

• Shën Benedikti, në Rregullën e tij, e rikthen në

Shkrimin e Shenjtë si “normë shumë të drejtë

për jetën e njeriut”.

• Shën Domeniku “kudo tregohej si një njeriu

ungjillor, në fjalë ashtu si në vepra” dhe kështu

donte që të ishin edhe fretërit e tij predikatar,

“njerëz ungjillorë”.

• Shenjtja Kjara e Asizit rimerr plotësisht

eksperiencën e Françeskut: “Forma e jetës së

Urdhrit të Motrave të varfra – shkruan – është

ky: të zbatojnë Ungjillin e shenjtë të Zotit tonë

Jezu Krishtit”.

• Shën Vinçenc Paloti pohon: “Rregulla thelbësore

e Kongregatës sonë të vogël është jeta

e Zotit tonë Jezu Krishtit për ta imituar me tërë

përkryeshmërinë e mundur”.

• Dhe Shën Luigji Orione shkruan: “Rregulla

jonë e parë e jetës të jetë zbatimi i Ungjillit të

Shenjtë, në përulësi të madhe dhe dashuri shumë

të ëmbël dhe përflakur të Hyjit”.

Kjo traditë shumë e pasur dëshmon që Jeta e kushtuar

është “thellësisht e rrënjosur në shembujt dhe e

Krishtit Zot” (Jeta e kushtuar, 1), dhe paraqitet “si një

pemë me shumë degë, që i ngul rrënjët e saj në Ungjill

dhe jep fryte të bollshme në çdo stinë të Kishës”.

Misioni i saj është të kujtojë që të gjithë të krishterët

janë të thirrur nga Fjala për të jetuar nga Fjala dhe të

qëndrojnë nën zotërimin e saj. Prandaj është detyrë e

rregulltarëve dhe rregulltareve “ta mbajnë të gjallë

në të pagëzuarit vetëdijen e vlerave themelore të

Ungjillit” (Jeta e kushtuar, 33). Duke bërë kështu,

dëshmia e tyre i jep Kishës “një impuls të çmuar drejt

një koherence më të madhe ungjillore (3) dhe përkundrazi,

mund të themi: është një “predikim gojëtar i

Ungjillit, edhe pse shpesh i heshtur” (25).

Papa ka tërhequr vëmendjen rreth rëndësisë së lutjes

që ushqen ditën e rregulltarëve/eve me anë të meditimit

dhe dëgjimit të Fjalës së Hyjit. Papa ka kujtuar që

pasi rregulltarët kanë familjaritet me praktikën e lashtë

të lectio divina, mund të ndihmojnë edhe besimtarët ta

vlerësojnë në ekzistencën e tyre të përditshme.

“Të dinë të kthejnë në dëshmi aq sa Fjala tregon, duke

i modeluar nga ajo që si farë e pranuar në tokë të mirë,

sjell fryte të bollshme. Do të jenë kështu gjithmonë të

dëgjueshëm ndaj Shpirtit dhe do të rriten në bashkimin

me Hyjin, do të kultivojnë bashkimin vëllazëror mes

tyre dhe do të jenë të gatshëm t’u shërbejnë vëllezërve

me bujari, mbi të gjithë ata që gjenden në nevojë. Që

njerëzit t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë

Atin tuaj që është në qiell (khr Mt 5, 16)!”

Ati i Shenjtë në fund ka falënderuar rregulltarët/et për

shërbimin e çmuar që i bëjnë Kishës dhe ndërsa thërriste

mbrojtjen e Marisë dhe të shenjtërve Themelues

të Instituteve, u dha me gjithë zemër Bekimin Apostolik

atyre dhe Familjeve rregulltare, me një mendim

të veçantë për të rinjtë dhe të rejat në formim dhe për

bashkëvëllezërit dhe bashkëmotrat që janë të sëmurë,

apo të moshuar apo në vështirësi. “Të gjithëve ju

siguroj një kujtim në lutjen time!”.

Në Tiranë rregulltarët dhe rregulltaret e gjithë dioqezës

janë bashkuar me ipeshkvijtë e tyre për një gjysmë

dite reflektimi dhe kremtimin e Meshës së Shenjtë.

Meditimi i paraqitur nga atë Giovanni Peragine u ka

kujtuar rregulltarëve të pranishëm arsyet themelore

të kësaj dite:

• Lavdërim dhe falënderim për dhuratën e madhe

të jetës së kushtuar që pasuron bashkësinë e

krishterë me shumëllojshmërinë e karizmave

të tyre…

• Të nxitet njohja dhe nderimi për jetën e kushtuar

nga ana e gjithë popullit të Hyjit…

• Një rast për të rizbuluar me shikim feje rrezet

e bukurisë hyjnore të pranishme në jetën e

kushtuar…

Të ndjekësh Krishtin do të thotë të rritesh në bashkëndarjen

e ndjenjave dhe në përvetësimin e stilit të

jetës së Jezusit. Ai jo vetëm ka mësuar dhe praktikuar

këshillat ungjillore, por është e njëjta pastërti krijuese

e Kishës, e njëjta varfëri çliruese nga egoizmi dhe nga

mëkati, e njëjta bindje shëlbuese e botës.

shkurt 2008

Kisha dhe jeta

9

Dëshmitarë të Krishtit në një botë që ka

frikë prej qortimit të Tij

Katekumenët e Famullisë së Shën Palit – Tiranë

Nga: Dom Marjan Lumçi

Është kjo dëshira që i shtyn sot një grup të rinjsh të

Famullisë së Shën Palit në Tiranë që të ndjekin

Jezusin e vuajtur, së pari nëpërmjet mësimeve të tija, e

më pas edhe një jetë, pasi duan që të jenë dëshmitarë të

Krishtit në një botë që ka frikë prej qortimit të Tij.

Që prej muajit shtator të viti të kaluar, një grup prej

29 vetësh ndjekin rregullisht mësimin e katekizmit pranë

ambienteve të Katedrales së Shën Palit në Tiranë.

Është me të vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme

të punosh me ta, ti kesh përreth e tu transmetosh

atyre dëshirën për një jetë të krishterë, për një jetë të

ndryshme nga bota që i rrethon.

Ata e dijnë shumë mirë se janë në botë, por në të

njëjtën kohe edhe ndjejnë nevojën urgjente që të mos i

përkasin botës, pasi me pagëzimin që ata do të marrin

do të bëhen njerëz të rinj, njerëz të cilët do të dinë të

jetojnë ndryshe prej botës.

Tashmë, ata kanë bërë hapin e parë dhe të dytë

në katekumenat. Hapi i parë ka qenë dhe momenti i

dorëzimit të ungjillit, Librit të Jetës, librit në të cilin

gjendet çelësi i zgjidhjes së problemeve tona. Çdo

njeri, jeton në këtë botë i rrethuar nga një dualizëm i

vazhdueshëm, mes së mirës dhe së keqes, dritës dhe

errësirës, së shenjtës dhe djallëzores, dhe në mënyrë të

vazhdueshme i duhet që të zgjedhë, i duhet të veprojë.

“O Atë i Shenjte, ruaji ata në emrin tënd, ata

që më ke dhënë, që të jenë një, sikurse ne!”

Pothuajse 2000 vjet më parë, Shpëtimtari ynë, i lutej

Atit që të gjithë dishepujt e tij të ishin një. Një në

unitet të plotë. Ai, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, njihte

se karakteri dhe pozicioni i gjithsecilit prej tyre ndryshonte.

Shpesh ndryshonte aq shumë sa nuk mungonin edhe konfliktet

(Luka 22:24). Ai e dinte se uniteti do të ishte shumë i vështirë.

Se ndryshueshmëria midis tyre do të vështirësonte marrëdhëniet

që ata do të kishin me njëri tjetrin. Ai e dinte se pa dashurinë,

ndryshueshmëria do te thotë ndarje (Gjoni 15:17).

Dhe këta të rinj gjenden në këtë ecje, pasi nuk duan që

të gabojnë, pasi jeta jepet vetëm një herë, dhe e kanë

fare të qatë se nuk është mirë që të bëjnë eksperimente

me jetën e tyre, por duan që të zgjedhin në mënyrë të

drejtë. Ata e kanë kuptuar se përzgjedhjen më të saktë

do ti ndihmojë që ta bëjnë, vetëm ai i cili i ka fjalët e

jetës së pasosur, Krijuesi i tyre. Në këtë ecje të këtij

katekumenati, dhe në ecjen e përditshme të jetës,

Krijuesi dhe krijesa, ecin krah për krah, dhe nëse nuk e

braktisin njëri tjetrin ata krah për krah do të jenë edhe

në amshim.

Hapi i dytë është karakterizuar nga një detaj shumë

i veçantë: Zgjedhja. Çdo njeri në këtë botë, sado i

panjohur për turmën, ai nuk mund të jetë anonim, i

panjohur, i pa vënë re. Shën Pali thotë se: -Djalli, si një

luan i egër rri duke u sjellë për të zënë ndonjërin nga

ne. Prandaj dhe Nëna Kishë është shumë e kujdesshme

në këtë drejtim me bijtë e sajë, dhe për këtë arsye hapi

i dytë i katekumenatit karakterizohet nga shkrimi i

emrit në Librin e Shenjtë – Bibël. Në këtë mënyrë

katekumenët tregojnë se ku duan ta kenë emrin e tyre

të shkruar, dhe kanë zgjedhur pra Librin e Jetës. E ata

janë, Igli, Griselda, Denada, Anxhela, Lorena, Henri,

Elis, Albana, Blerta, Pirro, Vera, Dëshira, Marashi,

Rajmondi, Mimoza, Suada, Nila, Afërdita, Gledis,

Griseld, Altin, Argyrina, Davita, Paolo, Enkelejda,

Eduina, Eni, Bjeshkë, Griselda. Këta të rinj, të cilët, jo

të gjithë vijnë nga tradita e mirëfilltë katolike familjare,

por dhe nga besimet e tjera edhe pse jo të praktikuara më

parë, të shndritur nga drita e Krishtit, tashmë gjenden

në Librin e Jetës, dhe do të jetë vula përfundimtare e

Pagëzimit e cila do të merret në Natën e Pashkëve, ajo

e cila do tu dhurojë atyre përkatësinë e patjetërsueshme

me Krishtin, i cili do të jetë udhërrëfyesi i tyre në çdo

moment të jetës së tyre tokësore.

Pra sikurse e thashë më lart nuk janë pak, por 29.

Me të drejtë dikush edhe mund të shtojë me mendjen e

tij se nuk na qenkan dhe aq shumë. Po i vërtetë edhe ky

arsyetim, por të mendosh vendin ku jetojmë, periudhën

nga e cila kemi dalë dhe periudhën në të vilën jetojmë,

unë them se ky është një fillim premtues, pasi që prej

të Dielës së Pashkëve do të kemi 29 dëshmitarë të rinj

të cilët më kurajën që u jep feja dhe më dritën që u

jep Krishtin, do të bëjnë që e keqja që mbizotëron në

ambientin që na rrethon të zhdavaritet sado pak dhe

dëshmia që ata do bëjnë, do të jetë dritë dhe shpresë

edhe për ata të cilët çdo ditë i rrethojnë kudo në shtëpi,

punë e shoqëri.

Urime këtyre katekumenëve dhe rrugë të mbarë me

Krishtin në krah.

Dalë nga dalë Kisha u rrit dhe mori përmasa ‘perandorake’.

Tashmë nuk bëhej fjalë për ndryshueshmëri individuale

por për ndryshueshmëri kulturore. Ashtu si edhe ne kohën e

Jezusit, Kishës i kanosej i njëjti rrezik. A do të ishte edhe kësaj

here dashuria dhe toleranca që do të fitonte mbi përçarjen

Historia na përgjigjet: jo.

Në fakt nuk është e lehtë të gjesh arsye. Është e vështire

dhe deri diku e turpshme për ne të krishterët të jemi të ndarë.

Ndërgjegjja e stërvitur mirë në Krishtin dhe në Fjalën e

Perëndisë, na thotë se fryti i Shpirtit të Shenjtë është uniteti. Por

atëherë pse nuk jemi një, ashtu siç Krishti dëshironte

Pyetja e mësipërme duhet të na nxisë jo vetëm të meditojmë

në mënyrë abstrakte por edhe të veprojmë në mënyrë

konkrete. Dhe është pikërisht nën këto kontekste që Kisha

Katolike e Durrësit nën drejtimin e Vëllezërve Domenikan

dhe me bashkëpunimin e ngushtë të Kishës simotër Ortodokse

organizuan në datën 24 Janar lutjen e përbashkët ekumenike.

Përtej ndasive dhe problemeve, atë pasdite në Kishën e

Shën Domenikut në Durrës mbisundoi harmonia dhe vetëdija

e një uniteti që shkon përtej dukjes. Ashtu siç ishte e kërkuar

edhe nga Ati i Shenjte, tema e takimit ishte “Lutuni pa

Pushim“(Selanikasve 5:17). Në fakt, ashtu siç edhe u tregua

disa herë gjatë takimit tonë, është pikërisht në lutje që i krishteri

gjen shprehjen më të lartë të unitetit, jo vetëm me Hyjin

Perëndinë tonë, por edhe me të afërmin e tij, me vëllain e tij.

“Lutuni pa pushim” sepse kur lutet zemra dhe shpirti janë të

drejtuara lart, tek Hyji, atje ku nuk ekziston asnjë ndasi, asnjë

përçarje, sepse gjithçka atje është dashuri. Dhe lutja mbi të

gjitha është shprehja më e lartë e dashurisë. Me anë të saj jo

vetëm komunikojmë me Hyjin por edhe ngjizim në shpirtin

tonë vullnetin e tij.

Gjatë të gjithë takimit, në të tria ndërhyrjet nga përfaqësuesit

e Kishave i’u kushtua rëndësi e veçantë pikërisht kësaj

teme dhe kuptimit që ajo do të thotë për ne si individ dhe për

ne si komunitete. Lutja “kjo frymëmarrje shpirtërore” (prof.

Vlash Plepi) është shprehja më e lartë e unitetit të krishterë.

Me anë të saj, ne tregojmë se nuk jemi aspak teë ndarë në

thelb. Dëshmojmë botërisht se dashuria dhe mëshira e Hyjit

është e pafundme.

Ndoshta kjo është arma kryesore, edhe pse jo e vetme

sigurisht, e të krishterëve për të arritur të plotësojmë vullnetin

e Zotit tonë, që të gjithë të jemi një në Jezu Krishtin Mbretin

tonë (Galatasve 3:28).

KISHA FAMULLITARE “SH. DOMINIKU” - DURRËS

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

10

Nëse kokrra e grurit nuk vdes!

Nga Alfred Matoshi

Po të bësh një xhiro në kryeqytet, jo vetëm duke parë

me syrin fizik por duke vështruar me vëmendje

atë që të del përpara, do të mendosh se, ose je në “botën e

çudirave” ose se ti nuk je në rregull nga mendja. Mund te

shikosh gjëra shumë të çuditshme si: Njerëz që flasin me

vete, që në njërën dorë mban pjesën e mbetur të cigares

së konsumuar kohë më parë, dhe me dorën tjetër animon

shumë natyrshëm ato që po flet. Dhe ti normalisht mund të

mendosh se ky personazh në këtë qytet të çuditshëm mund

të jetë një i sëmurë mendor i cili është larguar nga spitali!...

Por jo, gabohesh sepse në fakt aty pas stolit në lulishte janë

dy fëmijët e tij që po lozin me njëri tjetrin pa e vënë re fare

monologun e të atit. Atëherë të dashur miq u gabuam me

personazhin tonë, sepse ky na qenka një baba i devotshëm

i cili kujdeset për argëtimin e fëmijëve të tij. Largohemi

nga kjo skenë duke i vënë një pikëçuditëse të madhe dhe

pak më tutje në rrëzë të një peme të mbjellë së fundmi, një

djalosh rreth të njëzetave po bën një gjumë aq të thellë sa të

mendosh që ka vdekur, në qetësinë që mund të kesh vetëm

tre metra larg motorëve të makinave të cilat shumica kanë

moshën e djaloshit në gjumë, dhe zhurma e tyre në kor është

aq e madhe saqë kemi fituar edhe një çmim të parë europian.

Kushedi sa do ketë pa fjetur apo sa do ketë fjetur

Ndoshta gjithë jetën!. Çudi !!! Afrohesh tek kryqëzimi, pikë

strategjike! Është një i ri që është mbështetur në shtyllën

e ndriçimit publik, me njërën këmbë në tokë dhe këmbën

tjetër të mbështetur në kënd të drejtë me shtyllën. Këmba në

tokë dhe rreth dy metra trotuar janë të mbuluara me mbetjet

e farave të lulediellit të cilat i konsumon aq shpejt, sa edhe

ky po të marrë pjesë në ndonjë konkurs për këtë “sport” me

siguri do fitoje ndonjë çmim.

Kalojmë kryqëzimin dhe përpara në bulevard të shfaqet

gati gati një treg peshoresh, por kur afrohesh nuk dëgjon

“hajde peshore” por “hajde pesha” dhe sheh që janë vetëm

të moshuar që përpiqen të rrisin pensionin. Ndoshta një

i huaj do mendonte ndryshe! Për shembull, që ky qytet

nga mirëqenia e madhe duhet të vuaj nga mbipesha... .

Kush e di çfarë do mendonin! Nejse ecim përpara dhe në

fund të bulevardit, më në fund një pamje e bukur, një grup

vajzash, plot hare, plot ngjyra, plot jetë, të veshura shumë

bukur, ndoshta ndoshta tepër bukur, me një stil të sezonit

të ardhshëm, sidomos njëra e cila qëndronte në mes sikur

po udhëhiqte grupin. I lëmë pas disa metra dhe duke u përpjekur

të lidhesh skenat që nuk lidheshin, bëhesh lëmsh dhe

instinktivisht kthen kokën prapa për të shikuar edhe një herë,

dhe shikon një skenë interesante, dy nga ato vajzat e grupit,

ajo e veçanta dhe një tjetër shmangin “tregun e peshoreve”

për tu bashkuar me grupin përtej kryqëzimit, kushedi përse

Dhe mund të të vij në mendje një mendim shumë primitiv,

ndoshta të moshuarve nuk ju del pensioni se i shpenzojnë

lekët duke blerë rroba firmato! Kush e di!!! Nejse “nuk

është punë e jona”, vazhdojmë rrugën dhe përpara na del

një i njohur i vjetër, që kemi shumë kohë pa e parë, dhe nuk

është aspak çudi të jeni pjesë e bashkëbisedimit që në Tiranë

përdoret si refren ne çdo takim dhe është si më poshtë:

A – oooo çkemi

B –hiç ja ktej.

A –ku ke qenë

B –ktej mo verdall.

A –po me se ja marrë

B –hiç ma as nji gjo.

A –po mire, po a shtyhet

B –hec ma, shtyje të shtyjm.

A –hajt pra se te po shifena!

B –hajt tung, duku naj herë.

Mund te jetë ndoshta ndër bashkëbisedimet më të radha

në botë, dhe nuk besoj që mund të përkthehet në ndonjë

gjuhë, dhe te dalë me kuptim, por nejse le ti vëmë edhe

kësaj një pikëçuditëse.

Të gjitha këto ngjarje nuk janë një trillim artistik, por

janë skena nga realiteti i hidhur në të cilin ne jetojmë çdo

ditë. Vetëm me një xhiro në bulevard dhe pa kaluar fare në

periferi, mund të shikosh fytyra të vrara, të zbehta, të lodhura

që ecin ne drejtime të çrregullta, pa një pikë referimi, njerëz

që nuk e dine se kush janë, nga vijnë dhe ku shkojnë, qe

nuk e dinë se çfarë duan dhe aq me tepër se si ta arrijnë atë

që si nëpër tym duan. Shikon pasurinë dhe varfërinë që si

për ironi, ushqejnë njëra tjetrën. Dhe ç’është më e rëndësishmja,

shikon qenien njerëzore, krijesën e Zotit, të cilës

i dha statusin me te lartë ndër të gjitha krijesat e tjera, deri

aty sa e krijoi në përngjasimin e vet, e shikon të shndërruar

në shërbëtor apo skllav të elementeve dhe gjerave të cilat

Zoti i ka krijuar për të qenë në shërbim të njeriut, dhe e

gjithë kjo ka marrë formën e një “fenomeni të natyrshëm”i

cili po na han të gjallë se bashku me injorancën tonë. Në

ndonjë bisedë sporadike mund të dëgjosh ndonjë argument

që përpiqet të justifikojë këtë “prapambetje” si p.sh. 500

vjet turku apo 50 vjet komunizëm, dhe me gjithë ndikimin

që kanë pasur këto dy argumente, ky qytet ndoshta duhet të

kërkojë përgjigje më thellë, më larg. Ne që jetojmë në këtë

qytet, ndoshta akoma nuk e dimë ose e injorojmë faktin se

para rreth 2000 vjetësh, vetë krijuesi i gjithçkaje u mishërua

dhe u bë njeri, erdhi atëherë kur “ishte mbushur kupa” për

të shlyer mëkatet e të gjithë botës, dhe për të na dhënë

Besëlidhjen e Re, të cilën ne e kemi në dorë por nuk dimë

ta lexojmë, dhe aq më tepër ta jetojmë. Ai erdhi dhe foli

qartë: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse kokrra e

grurit e mbjellë në dhe nuk vdes, jet e vetme; po nëse vdes

jep shumë fryt! Kush e do jetën e vet, do ta humbë. Ai që e

urren jetën e vet në këtë botë, ai do ta ruajë për jetën e pasosur.

Kush do të më shërbejë, le të vijë mbas meje. Ku jam unë,

atje do të jetë edhe shërbëtori im. Atë që do të më shërbejë,

do ta nderojë Ati im.”Gjn.12.24-26)

Besoj se të gjithë biem dakord se ardhja jonë në këtë

botë nuk është e varur nga vullneti ynë, pra ne jemi “mbjellë”

nga dikush, dhe ne e dimë se ai qe mbjell nuk mbjell

se i ka tepruar fara por mbjell me qëllim që fara të mbijë

dhe të korri nga kjo farë frytet e veta. Nga këtu del qartë,

për kush do që të kuptojë, se ne të gjithë jemi të mbjellë nga

dikush me një qëllim, të cilin secili prej nesh duhet ta zbulojë

në vetvete në mënyre që të japi frytet e veta. Qëllim i cili

do të ishte i pamundur të zbulohej nëse ai që na ka mbjellë

nuk do te vinte të na mësonte se si ta gjejmë .

Por ai vetë erdhi dhe banoi ndër ne dhe na dha shembullin

e tij duke dhënë jetën e tij për ne, për të na treguar

dashurinë më të madhe. Po ne Ne nuk duhet të “shpikim”

asgjë, ne vetëm duhet të imitojmë atë, në të kundërt nëse ne

nuk duam të pranojmë vullnetin e zotit, dhe bëhemi skllevër

të jetës tonë tokësore, do të përfundojmë duke bërë gjiro në

“qytetin e çuditshëm” duke paguar një çmim më të shtrenjtë

të jetës, cili do vazhdoje të rritet.

Nga Laura Buna

Këto ishin fjalët që Jezusi ma tha nëpërmjet

ungjillit sipas Gjonit ditën e premte të datës

4 Janar gjatë udhëtimit tonë për në Shkodër ose

më mirë të themi, shtegtimit tonë për në Shkodër,

shtegtim besimi i të gjithë grupit të të rinjve të

Katedrales dhe grupit që po përgatitet për krezmim.

Ky shtegtim besimi ishte një frymëzim për ta përqafuar

fenë tonë me një entuziazëm rinor të nxitur

me mbështetjen e atyre të cilët e mundësuan këtë

udhëtim, Motrat e Nënë Terezës dhe Dom Marjan

Lumçi. Në ndalesën tonë të parë tek Zoja Nunciatë

në Lezhë ajo që na bëri shumë përshtypje ishte

Betlehemi i bukur, ndërtimi mjeshtëror i të cilit na

përcillte mesazhin e Krishtit i cili ka hyrë në histori,

dhe jo vetëm në historinë e Hebrenjve por në

historinë e të gjithë botës, pse jo edhe në historinë e

popullit shqiptar me karakteristikat tradicionale të

“Ke kërkoni”

tij. Krishti ka hyrë në kulturën e popujve por edhe

në historinë tonë personale dhe me këto ndjenja

vazhduam shtegtimin tonë drejt kishës së Zojës

së Shkodrës, vatra e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Rrugës për atje morëm guximin të kërkonim

përgjigje për atë që na bën të dyshojë. Pyetjet tona e

gjetën atë përgjigje tek Dom Marjani i cili në mënyrë

të palodhur na shpjegoi deri në detaj çdo gjë për të

cilën kishim nevojë duke e kuptuar që në fjalën e

parë që thonim atë që na mundonte. Përgjigjet e tij

u bënë drita që ndriçonin rrugën tonë drejt Krishtit.

Meshën e kremtuam në kishën e Zojës së Shkodrës

në predikimin e së cilës Dom Marjani e futi thellë

fjalën e Zotit në zemrën tonë.

“Çka kërkoni”

Dhe vërtetë ...: ai ishte Krishti ai që ne po

kërkonim

shkurt 2008

Kisha dhe jeta

11

Në ato momente desha që t’i përgjigjesha: Po,

po ti je ai që ne po kërkojmë! Por ai me butësinë

e tij më kujtoi se sa e sa herë në jetën tonë retë e

kishin zënë ndriçimin e atij ylli që ua ndriçoi rrugën

për tek Krishti fëmijë tre mbretërve dijetarë. Këto

re frike, pasigurie, mëdyshjeje, fryte të tundimeve

të botës ku ne jetojmë, kanë bërë shpesh herë që

ne të devijojmë nga rruga që të çon tek Jezusi. Mos

ndoshta ato re nuk ishin larguar akoma!

Aty e kuptova se sa të etur jemi ne për Krishtin,

se sa të etur jemi për dashurinë që buron nga zemra

e tij dhe se sa i etur është ai për ne. Në këtë etje

reciproke duhet të jemi vazhdimisht në kërkim të

njëri-tjetrit. Por, në të vërtetë, ai që nuk pushon

së kërkuari është vetëm Jezusi. Troket, troket pa

pushim në derën e zemrës sonë dhe ne, jo gjithmonë

e hapim pasi çelësi na humbet në errësirën e

mëkatit. Sa i lumtur do të ishte Krishti nëse ne të

rinjtë këtë Krishtlindje nuk e kemi lejuar të lindë

në grazhd por e kemi ftuar të lindë në zemrën tonë

dhe kemi pranuar që ai të rritet aty bashkë me ne.

Shpresoj që kjo gjë të ketë ndodhur, dhe nëse jo,

uroj që të ndodhë sa më shpejt në zemrat e gjithsecilit

prej nesh.

Ata iu përgjigjën:

“Rabbi (që do të thotë mësues), ku banon”

“Ejani e shihni: - iu përgjigj”-vijoi më tej

ungjilli sipas Gjonit. Pra, Jezusi nëpërmjet këtyre

fjalëve na ftoi të shkonim në shtëpinë e tij.

Gjatë udhëtimit tonë shkuam të vizitonim

shtëpinë e Misionarëve të Bamirësisë në Shkodër.

Aty takova fëmijë dhe vajza të reja të cilat jeta

i kishte rrahur përpara kohe dhe askush nuk kujtohej

më për to përveç ... Zotit i cili nëpërmjet

këtyre motrave iu dhuron një dashuri të pafundme.

Tashmë, kishim arritur aty ku banonte Jezusi. Sapo

mbërritëm ai pëshpëriti në zemrën time këto fjalë:

- “Çdo gjë që bëni për më të voglin ndër vëllezërit

e mi e keni bërë për mua”. Çfarë mund të bëja

unë në ato momente për ato vajza U përpoqa tu

dhuroja sa më shumë dashuri, pavarësisht se si

njeri i dobët që jam dashuria në zemrën time është

shumë e vakët. Ndërsa po përshëndesja dhe po

përqafoja ato vajza të mrekullueshme thashë me

veten time: -Asnjëherë nuk kam provuar përqafime

U lind në Pistull më 27.04.1922,

u pagëzua po atë ditë dhe mori krezmimin

në ditën e Rrëshajëve të vitit 1928.

Hyri në Kolegjin Françeskan më 1930 ku përfundoi

të gjitha klasat fillore deri më 1938.

Më 13.07.1938 hyri në Noviciatë në Kuvendin e

Lindjes së Zojës në Troshan, dhe më 14.07.1939

bëri kushtet e përkohshme po në këtë Kuvend. Ndoqi

shkollën e mesme në Liceun Illyricum nga 1939

deri më 1943. Kushtet e përjetshme i bëri në Kuvendin

e Shën Françeskut në Gjuhadol më 29.06.1943.

Studioi teologjinë prej vitit 1943 deri në vitin 1946.

U shugurua Diakon në vitin 1955 dhe meshtar

nga Imzot Ernesto M. Çoba në Kishën Katedrale

të Shën Shtjefnit në Shkodër, më 08.04.1956.

Shërbeu për një kohë të gjatë në famullitë e Selcës

(Maj 1956 – Nëntor 1961), Nikaj Mërtur (1961),

Shalës (1962 – 1967).

Gjatë viteve të komunizmit bëri punë të

sforcueme fizike, por pas pak vitesh, në bazë të

gjykimit të një komisioni mjeko-ligjorë, u cilësua

më të ngrohta! Ato përqafime i dhanë zemrës sime

një gëzim të jashtëzakonshëm sepse në të vërtetë

ishte Jezusi ai që po përqafoja. Nga ana tjetër ai më

dhuroi mike të reja ose më saktë më njohu me disa

nga motrat e mia të cilat nuk i kisha takuar akoma.

Shëtitjen tonë e pasoi vizita në katedralen e Shën

Shtjefnit në Shkodër. Për mua personalisht ishte

hera e parë që vija këmbë në atë kishë madhështore.

Disa fotografi jo shumë të njohura për ne të cilat

ndodheshin në njërën anë të katedrales e tërhoqën

vëmendjen tonë. Ato ishin fotot e martirëve shqiptarë,

dëshmitarë të denjë të Krishtit. Gjaku i tyre

është fara e krishterimit tonë. Po ne, a e dëshmojmë

Krishtin! Të paktën, duke e pranuar se jemi të

krishterë përpara atyre që i përkasin një feje tjetër,

përpara atyre që nuk besojnë apo që janë ateistë apo

që thjesht na vjen turp! Aty e kuptova se çdo herë

që ne mund të kemi mohuar faktin se jemi katolikë,

sepse kishim frikë se të tjerët do të na tallnin, kemi

shkelur me këmbë gjakun e këtyre martirëve. Mes

tyre dallova foton e një vajze të re. U emocionova

shumë sidomos kur dëgjova historinë e kësaj dëshmitareje

të Krishtit. Në mendjen time filloi të lindë

pyetja: - Kur këta ia arritën të bëhen të shenjtë çfarë

Fra Shtjefen Pistulli OFM

(27.04.1922 – 03.02.2008)

Fra Kornel (Shtjefen) Pistulli (Mgushi).

na pengon ne Asgjë përveç vetes sonë, sepse jemi

ne ata që vendosin ta ndjekim planin që Zoti ka për

ne, ose jo. Në anën tjetër të katedrales ishte kopja

e çarçafit me të cilin Jezu Krishti qe varrosur. Në

momentin kur e pashë ai menjëherë e mbështolli

zemrën time. Ishte i mbushur me dashuri, dashuri

në saj të së cilës Krishti vdiq për ne. Vala e gjakut

të martirëve vazhdoi kur ne shkuam të vizitonim

kishën e Shën Françeskut. Aty ndodhej varri i At

Gjergj Fishtës i cili nuk ishte një varr i mirëfilltë por

një relike e tij, relike e një njeriu të madh të Krishtit.

Do t’u lutem gjithmonë këtyre dëshmorëve të fesë

që të na mësojnë edhe ne të ecim në rrugën nëpër të

cilën ata ecën drejt shenjtërisë. Emocionuese ishte

e dhe vizita në Radio Marinë e Shkodrës. Gjatë

kohës që isha aty mahnitesha nga fakti se si Zoti

përdor mënyra nga më të ndryshmet që zëri i tij të

dëgjohet deri në skutat më të thella. Atë ditë Zoti

më ka folur gjatë gjithë kohës, ose më mirë të them

atë ditë zemra ime e dëgjoi për herë të parë zërin

e Zotit i cili nuk ka reshtur së foluri për asnjë ditë

të jetës sime. Le ta dëgjojmë pra çdo ditë atë që na

thotë Hyji dhe le t’ia japim shpirtin tonë Krishtit i

cili e blen atë me gjakun e tij.

i paaftë për punë fizike.

Prej vitit 1967 deri në vitin 1991 ka qëndruar

në familjen e vëllait të tij, Zef Kini

(Mgushi) dhe ushtroi shërbimin meshtarak në

fshehtësi duke rrëfyer dhe kunguar besimtarët.

Mbas ramjes së komunizmit u vu në shërbim

të Provincës, ku u dallua për bindje ndaj

Eprorëve të tij. Kje Guardian i Kuvendit të

Shën Mhillit në Laç dhe Definitorë i Provincës.

Vitet e fundit i kaloi duke shërbye me zell e devocion

të madh në Kishën e Shën Ndout në Laç.

Në këtë Kishë shërbeu me devotshmëri për

më se 15 vjet. Pati për zemër pajtimin e shpirtrave

me Zotin, ku për orë e orë ndeji në rrëfyestore

deri para pak ditëve ku gjendja shëndetësore nuk

ia lejoi. Njerëzit e njohën si “Frati i Laçit” ose

“Rrëfyesi i Shejtnores së Shën Ndout”.

Ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare, ditën e diele

më 03.02.2008.

Pushoftë në paqe!

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

12

Kosova asht e jona

At Gjergj Fishta

SHQYPNIJA E LIRE

Viti 1921 ( MRIZI i ZANAVE)

(Fragment)

… Po, por nesër me ndihme te Zotit,

Do ta bajmë prap Shqypni t’lire

Prej Prevezet n’Leqe t’Hotit,

Prej Tivarit n’Manastir:

Edhe Flamuri i Shqypnisè

Si flake mnije t’Perendisè

Do t’valvitet n’Kaçanik,

M‘Kaçanik, po do të valvitet

Kuq e Zi Flamuri i shqyptarve,

Përse toka shqyp ku flitet

Ajo vete asht që prej t’Parve

Trashëgim na e kemi pasë:

Mbrende i huej, jo ma s’do t’shklasë

Posë atëherë kur vjen për mik.

Jo. Po: na sod ktu sundojmë,

Ktu s’ ece fjale e tejterkujt

Gjallë lirinë na nuk e lshojmë,

S’njohim mbret as krajl të huej

Zoti n’Qiell e na mbi tokë;

Me gjithkend vllazen e shokë,

Por seicili m’cak te vet…

KOSOVA ASHT E JONA

(Botuar në vitin 1918)

Serbët i janë vu punës seriozisht. Duen me

çdo mjet e me çdo mënyrë ta bëjnë të tyren

përgjithmonë Kosovën tonë. Nuk gjendet në

tanë Evropën një tjetër minoritet që të vuajë

aq sa vuajnë kosovarët në Serbi. Asnjë e drejtë

nga sa janë të parapame në traktatet e gatituna

posaçërisht për minoritetet, nuk respektohet

kur është fjala për shqiptarët e Kosovës, të

cilët Serbisë i pëlqen t’i trajtojë si turq e jo

si shqiptarë, që të bajë të humbasë gjurma e

kombësisë së tyre. Që tash e gjashtë vite serbët

po përpiqen t’i shuajnë Kosovës karakterin

krejt shqiptar. Një aktivitet i madh asht zhvillue

nga ana e Belgradit në këtë drejtim dhe frutat

e këtij aktiviteti janë mjaft të kënaqshme për

serbët dhe shumë të hidhura për ne. Ata kanë

dashtë, me të mirë a me të keqe, t’i shtrëngojnë

kosovarët të ngrihen me gjithsej nga vendi i tyre

dhe të vendosen në Turqi ose gjetkë.

Në fillim për t’i mbërritur këtij qëllimi, banë

vegla të tyre disa hoxhallarë turçelinj, të cilët

barisnin fshat më fshat e banin propagandë që

popullsia të ngriheshe të shkojë për në Turqi, ku,

thoshin, e presin të mirat e Parajsës. Përmbi 100

mijë shqiptarë, burra, pleq dhe çuna, meshkuj

dhe femra, u bindën nga fjalët e hoxhallarëve, që

merrnin 1 mijë dinarë për çdo krye të emigruar,

dhe u nisën për në Azi të Vogël. Disa syresh

humbën rrugës, të tjerë u arratisën nëpër malet

e Bullgarisë dhe një pjesë mbërriti në Turqi, ku

po shuhet dita-ditës nga shkaku i fukarallëkut

dhe i klimës. Në vatrat e shqiptarëve që shkuan

kësisoj, u vendosën serbë dhe malazias. U çelën

burgjet dhe gjithë pensionarët e tyre u kolonizuan

në Kosovë, që ta serbizojnë. Haberet e vuajtjeve

të atyre që shkuan, u dëgjuan edhe te kosovarët

tanë, të cilët filluan të mos kenë më besim në

hoxhallarët sharlatanë. Por dhe serbët e këmbyen

sistemin e veprimit.

Me ndihmën e katilëve të kolonizuar në

Kosovë, formuan çeta kusarësh të përkrahura

prej organeve qeveritare, dhe me anën e tyre po

vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë shqiptare.

Qëllimi i tyre asht një: t’i shtrëngojnë me hir a

me pahir të shkojnë ose të shpërndahen në gjithë

Jugosllavinë. Këto radhë nuk i shkruajmë as për

qeverinë tonë, që i di të tana e s’ka gja në dorë

tash për tash, as për Europën, që bëhet e shurdhër

sa herë vjen fjala për popuj të vegjël; i shkruajmë

vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovarët

patriotë, që të mos lëvizin nga vendi i tyre, sado

i madh qoftë terrori dhe sado e vështirë jetesa e

tyre.

Të mbeten atje në truallin e stërgjyshërve, në

postin e detyrës, se dita e bardhë e lirisë nuk do

vonojë të lindë edhe mbi Kosovën kreshnike, q’e

jona ka qenë dh’e jona do mbetet. Se të derdhet

gjaku i shqiptarit, kjo nuk asht nji punë e re në

jetë, historija e jonë me gjak asht shkrue, Shqipnia

e jonë me gjak asht la. Nuk ka në mal nji gur, nuk

ka në fushë nji buce që t’mos të kisht kenë ri, me

gjak të ndonji fatosit, të ndonji nierit të shkretë

ose të ndonji trathtori të huej.

Kush ka le e asht rrit me pushke në dorë,

ma të shumtën e herës, s’mund të presin se

des me krye mbi pupla. Prandaj lajmi i zi që

mija e mija shqiptarësh kane kenë mbyte prej

armikut, sadoqë nja për nja do të ma depërtonte

zemrën prej dhimet, nuk do të na kishte çuditë

aq e fort, po t’ishte kenë që kan ra në luftë me

pushkë në dorë e ballë për ballë t’armiku. Por

këto mija shqiptaresh të bamun flije në fushë

të Kosovës nuk janë ato pikat e djelmnis që

edhe sot me armë në dorë luftuen n’ ato vise

për lirin e për nam të Shqipnis: ato janë pleq të

mbetun, gra të mjera e foshnje të njomë, gjind

e paqet që, tue u shtrue ligjve nen të cilat fati

i zi i tyne e i Shqipnis desht me i citun, janë

orvatun me emnue gjallë me punë e me ndere.

Pra vepra rrënuese e Sllavëvet në Kosovë, nji

mizori, që kur ato nipa e stërnipa tonë ta lexojnë

atje me vonë ndër libra historije, pa dyshim se

atyne ka për tju dridh këmisha në shtat prej

mneret e prej trishtimit e parlamenti shqiptar,

jo veçse ka pasë të gjithë të drejtat, por ka pasë

dhe detyrë me u ankue përpara parlamentit të

Beligradit, e prandaj të përgjegjunit e kryetarit

t’atij parlamenti asht krejt i pa ndjerzishëm e

i pahishëm, e ma tepër asht cinike, i vrashtë e

krejt jashtë vendit, por shkja se asht të shprehunit

e psiches sllave, e cila sadoqë për 100 e 100

vjetësh vuejti nën zgjedhje të nji autokrati e nën

kamë të ndonji dhespoti, me gjithë këtë nuk ka

mujt m’u kursye.

Por une që kam pa mjetet barbare e mënyrat

e shpenzueme, më të cilat kombet që mbaheshin

ma të qytetnuemt të këtij shekullit, kan nisë e

kan vijue luftën e përbotshme, nuk mnerohen aq

fort për mizorit që ndodhen në tokë të Ballkanit.

Mue ma fort se mizorinat e Sllavëvet me mneren

shkaku, për të cilën u ban flije këto mija e mija

vllaznish t’onë andej kufinin e 1913. Këta burra,

këto gra e fëmi a u grinë pse dogjën e poqen, pse

vodhne a grabitnen e pse thynë rrugën e madhe e

turbulluan paqen e vendit Jo, faji për të cilin këto

të mjerë u shkrin n’atë mënyre barbare, kje pse

këto u dishmuen shqiptarë e pse tue pas ndi se ka

diku nji Shqipnie të lirë të pamvarshme, shtet me

vedi, ju luten ma të bukurit të qiellit për lulëzimin

e veprimin e shtetit të vllazënvet të vet e n’atë

shtet të vllazënve të vet.

Se sa do t’a mbajnë Pushtetet e mdha fjalën

e vet, cilsija e jeme si deputet nuk me len t’a diftoj

në kët lok të naltueshëm të Kuvendit kombtar me

atë liri fjale, me të cilën e kam pasë diftue motit,

prandaj gjyqën po i a la mendjes së kthjelltë të

Zotnis S’uej, vetëm tham se Shqipnia e lirë ka me

detyrë të përkujdeset për fatin e këtyne bijve të

vet të mjeruem. Shqiptari asht i përmenudun an

e kand mbi botë për punë që ky asht i zoti të bajë

deken dhe për njeri të huej, kur te jetë struke nën

mbrojtje të tij!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!