12.01.2015 Views

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

12

Kosova asht e jona

At Gjergj Fishta

SHQYPNIJA E LIRE

Viti 1921 ( MRIZI i ZANAVE)

(Fragment)

… Po, por nesër me ndihme te Zotit,

Do ta bajmë prap Shqypni t’lire

Prej Prevezet n’Leqe t’Hotit,

Prej Tivarit n’Manastir:

Edhe Flamuri i Shqypnisè

Si flake mnije t’Perendisè

Do t’valvitet n’Kaçanik,

M‘Kaçanik, po do të valvitet

Kuq e Zi Flamuri i shqyptarve,

Përse toka shqyp ku flitet

Ajo vete asht që prej t’Parve

Trashëgim na e kemi pasë:

Mbrende i huej, jo ma s’do t’shklasë

Posë atëherë kur vjen për mik.

Jo. Po: na sod ktu sundojmë,

Ktu s’ ece fjale e tejterkujt

Gjallë lirinë na nuk e lshojmë,

S’njohim mbret as krajl të huej

Zoti n’Qiell e na mbi tokë;

Me gjithkend vllazen e shokë,

Por seicili m’cak te vet…

KOSOVA ASHT E JONA

(Botuar në vitin 1918)

Serbët i janë vu punës seriozisht. Duen me

çdo mjet e me çdo mënyrë ta bëjnë të tyren

përgjithmonë Kosovën tonë. Nuk gjendet në

tanë Evropën një tjetër minoritet që të vuajë

aq sa vuajnë kosovarët në Serbi. Asnjë e drejtë

nga sa janë të parapame në traktatet e gatituna

posaçërisht për minoritetet, nuk respektohet

kur është fjala për shqiptarët e Kosovës, të

cilët Serbisë i pëlqen t’i trajtojë si turq e jo

si shqiptarë, që të bajë të humbasë gjurma e

kombësisë së tyre. Që tash e gjashtë vite serbët

po përpiqen t’i shuajnë Kosovës karakterin

krejt shqiptar. Një aktivitet i madh asht zhvillue

nga ana e Belgradit në këtë drejtim dhe frutat

e këtij aktiviteti janë mjaft të kënaqshme për

serbët dhe shumë të hidhura për ne. Ata kanë

dashtë, me të mirë a me të keqe, t’i shtrëngojnë

kosovarët të ngrihen me gjithsej nga vendi i tyre

dhe të vendosen në Turqi ose gjetkë.

Në fillim për t’i mbërritur këtij qëllimi, banë

vegla të tyre disa hoxhallarë turçelinj, të cilët

barisnin fshat më fshat e banin propagandë që

popullsia të ngriheshe të shkojë për në Turqi, ku,

thoshin, e presin të mirat e Parajsës. Përmbi 100

mijë shqiptarë, burra, pleq dhe çuna, meshkuj

dhe femra, u bindën nga fjalët e hoxhallarëve, që

merrnin 1 mijë dinarë për çdo krye të emigruar,

dhe u nisën për në Azi të Vogël. Disa syresh

humbën rrugës, të tjerë u arratisën nëpër malet

e Bullgarisë dhe një pjesë mbërriti në Turqi, ku

po shuhet dita-ditës nga shkaku i fukarallëkut

dhe i klimës. Në vatrat e shqiptarëve që shkuan

kësisoj, u vendosën serbë dhe malazias. U çelën

burgjet dhe gjithë pensionarët e tyre u kolonizuan

në Kosovë, që ta serbizojnë. Haberet e vuajtjeve

të atyre që shkuan, u dëgjuan edhe te kosovarët

tanë, të cilët filluan të mos kenë më besim në

hoxhallarët sharlatanë. Por dhe serbët e këmbyen

sistemin e veprimit.

Me ndihmën e katilëve të kolonizuar në

Kosovë, formuan çeta kusarësh të përkrahura

prej organeve qeveritare, dhe me anën e tyre po

vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë shqiptare.

Qëllimi i tyre asht një: t’i shtrëngojnë me hir a

me pahir të shkojnë ose të shpërndahen në gjithë

Jugosllavinë. Këto radhë nuk i shkruajmë as për

qeverinë tonë, që i di të tana e s’ka gja në dorë

tash për tash, as për Europën, që bëhet e shurdhër

sa herë vjen fjala për popuj të vegjël; i shkruajmë

vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovarët

patriotë, që të mos lëvizin nga vendi i tyre, sado

i madh qoftë terrori dhe sado e vështirë jetesa e

tyre.

Të mbeten atje në truallin e stërgjyshërve, në

postin e detyrës, se dita e bardhë e lirisë nuk do

vonojë të lindë edhe mbi Kosovën kreshnike, q’e

jona ka qenë dh’e jona do mbetet. Se të derdhet

gjaku i shqiptarit, kjo nuk asht nji punë e re në

jetë, historija e jonë me gjak asht shkrue, Shqipnia

e jonë me gjak asht la. Nuk ka në mal nji gur, nuk

ka në fushë nji buce që t’mos të kisht kenë ri, me

gjak të ndonji fatosit, të ndonji nierit të shkretë

ose të ndonji trathtori të huej.

Kush ka le e asht rrit me pushke në dorë,

ma të shumtën e herës, s’mund të presin se

des me krye mbi pupla. Prandaj lajmi i zi që

mija e mija shqiptarësh kane kenë mbyte prej

armikut, sadoqë nja për nja do të ma depërtonte

zemrën prej dhimet, nuk do të na kishte çuditë

aq e fort, po t’ishte kenë që kan ra në luftë me

pushkë në dorë e ballë për ballë t’armiku. Por

këto mija shqiptaresh të bamun flije në fushë

të Kosovës nuk janë ato pikat e djelmnis që

edhe sot me armë në dorë luftuen n’ ato vise

për lirin e për nam të Shqipnis: ato janë pleq të

mbetun, gra të mjera e foshnje të njomë, gjind

e paqet që, tue u shtrue ligjve nen të cilat fati

i zi i tyne e i Shqipnis desht me i citun, janë

orvatun me emnue gjallë me punë e me ndere.

Pra vepra rrënuese e Sllavëvet në Kosovë, nji

mizori, që kur ato nipa e stërnipa tonë ta lexojnë

atje me vonë ndër libra historije, pa dyshim se

atyne ka për tju dridh këmisha në shtat prej

mneret e prej trishtimit e parlamenti shqiptar,

jo veçse ka pasë të gjithë të drejtat, por ka pasë

dhe detyrë me u ankue përpara parlamentit të

Beligradit, e prandaj të përgjegjunit e kryetarit

t’atij parlamenti asht krejt i pa ndjerzishëm e

i pahishëm, e ma tepër asht cinike, i vrashtë e

krejt jashtë vendit, por shkja se asht të shprehunit

e psiches sllave, e cila sadoqë për 100 e 100

vjetësh vuejti nën zgjedhje të nji autokrati e nën

kamë të ndonji dhespoti, me gjithë këtë nuk ka

mujt m’u kursye.

Por une që kam pa mjetet barbare e mënyrat

e shpenzueme, më të cilat kombet që mbaheshin

ma të qytetnuemt të këtij shekullit, kan nisë e

kan vijue luftën e përbotshme, nuk mnerohen aq

fort për mizorit që ndodhen në tokë të Ballkanit.

Mue ma fort se mizorinat e Sllavëvet me mneren

shkaku, për të cilën u ban flije këto mija e mija

vllaznish t’onë andej kufinin e 1913. Këta burra,

këto gra e fëmi a u grinë pse dogjën e poqen, pse

vodhne a grabitnen e pse thynë rrugën e madhe e

turbulluan paqen e vendit Jo, faji për të cilin këto

të mjerë u shkrin n’atë mënyre barbare, kje pse

këto u dishmuen shqiptarë e pse tue pas ndi se ka

diku nji Shqipnie të lirë të pamvarshme, shtet me

vedi, ju luten ma të bukurit të qiellit për lulëzimin

e veprimin e shtetit të vllazënvet të vet e n’atë

shtet të vllazënve të vet.

Se sa do t’a mbajnë Pushtetet e mdha fjalën

e vet, cilsija e jeme si deputet nuk me len t’a diftoj

në kët lok të naltueshëm të Kuvendit kombtar me

atë liri fjale, me të cilën e kam pasë diftue motit,

prandaj gjyqën po i a la mendjes së kthjelltë të

Zotnis S’uej, vetëm tham se Shqipnia e lirë ka me

detyrë të përkujdeset për fatin e këtyne bijve të

vet të mjeruem. Shqiptari asht i përmenudun an

e kand mbi botë për punë që ky asht i zoti të bajë

deken dhe për njeri të huej, kur te jetë struke nën

mbrojtje të tij!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!