12.01.2015 Views

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shkurt 2008

Kisha dhe jeta

5

Muaji shkurt, muaji i memories

Nga Rafaeli

Këto ditët e fundit kam menduar mbi ato gjëra

që e bëjnë një aspiratë të realizueshme. Shumë

prej nesh më së shumti me realizimin e saj i fshijmë nga

memorja ata që punojnë apo madje dhe luftojnë për atë, dhe

mjaftohemi me ndonjë përkujtimore të cilën e mërmërisim

në datat simbol. Por të harrosh rrënjët e ndërtimit, ngarendjes

dhe ata që e bënë të realizueshme këtë aspiratë, do

të thotë ti heqësh asaj kuptimin dhe ta kthesh në një veprimtari

shkakore prej së cilës nuk rrjedh veçse një ekzistencë

gjysmake e vetë asaj. Sepse një aspiratë pa kuptim përbën

një hibrid të pavlerë, ose quasi-vlerë.

Ndër një prej aspiratave të shumta të njerëzimit

ndoshta ajo më e rëndësishmja është liria, e cila në vetvete

përbëhet prej disa llojesh apo shprehish. Sot kam dëshirë

të prek atë liri e cila është nga më jetiket, sepse lidhet me

bazën e vetë ekzistencës individuale apo të përbashkët në

progresion, e pikërisht me lirinë fetare. Por gjithashtu, sot

dëshiroj ti përqasem kësaj lirie nga një këndvështrim tjetër,

të cilin (me keqardhje) konstatoj se e kujtojmë rrallë, dhe

që në fakt përbën një aspekt shumë të rëndësishëm të lirisë

fetare, këndvështrimin e njerëzve të cilët punuan, luftuan e

madje dhanë edhe jetën për të.

Si për çdo rast, edhe rasti i kauzës së lirisë fetare në

Shqipëri ka shenjtorët, heronjtë dhe martirët e vet.

Shenjtorët zakonisht janë ata të cilët konsumohen

prej pasionit të besimit e përdëllimit, ata të cilët me fjalët

dhe veprat e tyre i bëjnë jehonë asaj çka besojnë duke e

përqasur veten dhe të tjerët në një afërmitet edhe më të

madh me Hyjin.

Heronjtë janë ata të cilët kryesisht me anë të shembullit

dhe veprës së tyre ngrihen mbi konceptet e gabuara apo të

zakonshme duke vënë në dukje se jo e zakonshmja ndonjëherë

është rrugë drejt virtytit të së mirës. Ata konsumohen

prej vetëmohimit, prej thirrjes për të dëshmuar atë që është

sublime dhe që në vetvete përbën çelësin idilik të jetesës.

Martirët janë ata të cilët karakterizohen prej karakteristikave

të dy shembujve të mëparshëm por më kryesorja

tek ta janë dy tipare të cilat dallojnë më shumë se të tjerët

e këto janë dashuria dhe urtësia. Pikërisht tek këta do të

ndalem sot dhe do ta përqendroj esenë time.

Martirët përbëjnë një prej aspekteve më të dhimbshme

të periudhës historike të komunizmit në Shqipëri.

Ata i përkasin shumë sferave dhe shtresave të shoqërisë

së kohës. Nga të parët shtresa të shoqërisë shqiptare që u

prekën së pari prej terrorit ishin klerikët shqiptarë. Fushata

kundër tyre do të fillonte menjëherë dhe ekstreme. Regjimi

donte të linte të kuptohej se me të nuk bëhej shaka, ose

do të bashkëpunohej, ose vdekje. Lëvizja e parë e hapur

ndaj klerit katolik ishte mospranimi nga ana e qeverisë së

Tiranës së Delegatit Apostolik Imz. Leone G. B. Nigris në

vitin 1945. Kur ky u zëvendësua prej Imz. Frano Gjinit i

cili u emërua Zëvendës-Delegat Apostolik, atëherë Hoxha

ndërroi taktikë dhe iu drejtua Imz. Gaspër Thaçit dhe

Vinçenc Prenushit duke i ofruar bashkëpunim me kushtin

që këta të shkëpusnin lidhjen me Selinë e Shenjtë. Me

këtë lëvizje Hoxha synonte që të arrinte shumë synime

njëherësh. Do të shkëputej “demokratikisht” nga Vatikani,

do të hidhte poshtë njëherësh autoritetin e Legatit, do të

përçante klerin katolik e kështu me rradhë. Asnjëri nuk

e pranoi propozimin. Hoxha thirri më pas Imz. F. Gjinin

duke i bërë të njëjtën ofertë. Përgjigja e Gjinit ishte: “Unë

nuk e ndaj grigjën nga Selia e Shenjtë”. Sikundër këta tre

etër, as edhe një klerik i vetëm katolik nuk do të pranonte

një skizëm të tillë. Kundërpërgjigja erdhi e menjëhershme.

Dom Lazër Shantoja do të pushkatohej po në të njëjtin

vit, pas torturash të cilat iu demonstruan dëshmitarëve të

shumtë, përfshirë këtu nënën trime të dom Lazrit e cila

Martirët

ofroi ta paguante vetë plumbin i cili do ti lehtësonte vuajtjet

fizike të të birit. Mesazhi ishte i qartë. Kisha ishte po aq e

qartë. Shpejt u arrestuan meshtarë françeskanë, si, Atë Gegë

Luma, famullitar në Berishë e me radhë Atë Dioniz Makaj,

në Nikaj e Mërtur, Atë Alfons Çuni, Atë Gaspër Suma e Atë

Sebastian Dedaj në Theth e Gomsiqe, meshtari misionar

gjerman Dom Zef Maksen.

Atë Gjergj Vata, i pa shuguruar ende meshtar, dhe

Atë Jak Gardin-i i Shoqërisë së “Jezusit”, italian me

origjinë, por me vepra, shqiptar i fortë u burgosën dhe

u torturuan.

U arrestuan Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj,

Imzot Nikollë Deda, Dom Tomë Laca. Që të tre do të

pushkatoheshin. Në vitin 1946 zbuluan në malësi të

Dukagjinit dhe pushkatuan në rrethinat e Tiranës Atë

Anton Harapin.

Provincialin e françeskanëve, Atë Mati Prennushin,

dhe gardianin e fretenve në Shkodër, Atë Çiprian Nikën,

të akuzuar se kishin futur armët te altari i kishës së

Shënandout, në kishën françeskane të Gjuhadolit, mbas

një qëndrimi burrëror në gjyq, u pushkatuan.

Zoi Themelit, autor i inskenimit të turpshëm që çoi në

arrestimin e tyre dhe shumë të tjerëve, shoktë e tij do tia

paguanin me të njëjtën monedhë, me ndryshimin e vetëm

se Themeli nuk do të dënohej për krimet e shumta reale

që kishte kryer, por për “gabime” të rënda të ndërgjegjes

komuniste!

Lista e klerikëve vazhdon gjatë. Edhe motrat nuk u

lanë jashtë këtij persekutimi. Ato pësuan të njëjtat tortura

dhe mundime, dhe shumë prej tyre u përballën me vdekje

të mundimshme, por as edhe një prej tyre nuk pranoi të

mohonte besimin dhe dashurinë për vendin.

Personalisht nuk mendoj se këta njerëz donin të vdisnin.

Jo për shkak të një dashurie egoiste për jetën, dhe as

prej frikës. Përkundrazi, mendoj se donin të jetonin dhe ti

shërbenin thirrjes hyjnore dhe atdhetare, për tu shërbyer

bashkëkombasve të shumëvuajtur. Sepse, duke perifrazuar

Sh. Palin, për këta vëllezër dhe motra, “të jetosh është

Krishti, dhe vdekja më është fitim”. Por secili prej tyre

shihte retë e zeza që kishin mbuluar Shqipërinë, shpresën

që po këlthiste e plagosur prej llahtarive të luftës që kishte

shkuar, dhe të terrorit që po afronte. Fjala e ëmbël dhe

paqtuese e Hyjit, ndarë prej këtyre etërve dhe motrave,

do të kishte ndezur zjarrin e dashurisë hyjnore, me të

cilin ky komb do ta kishte gjetur tabanin ku të kapej dhe

ti shpëtonte erërave të atij sistemi demoniak që gati sa

nuk i zhbiu. Kjo e dallon martirin prej heroit. Heroi e jep

jetën për atë që ai mendon se do të vijë, martiri, për atë

që e di se do të vijë.

Vepra e këtyre martirëve, shumica të heshtur

(shumica e tyre u munduan dhe masakruan prej xhelatëve

të kuq në fshehtësi dhe shumë dëshmi erdhën prej pak të

mbijetuarve por edhe prej vetë xhelatëve, më pas viktima

të të njëjtës bishë që ata kishin ushqyer dhe rritur), do të

paguante me çmim të lartë kërcimet e çmendura idhujtare

të brezit të mëpasëm dhe endjet e verbëra të një populli

të verbuar.

Secili prej tyre, në kalvarin drejt martirizimit të vet,

i ngjan së tepërmi sh. Gjon Pagëzorit, i cili u martirizua

jo vetëm për shkak të bindjeve fetare, por edhe atyre

për një komb e shtet të mirë, drejtuar prej njerëzish që e

kishin drojë Zotin. Edhe pse Hoxha nuk ishte tetrark (si

Herodi), gjithçka tjetër ishte njësoj me ndryshime të vogla

në dukjen e jashtme. Kukull politike e një perandori që

tani quhej Stalin. Herodiada ishte po ajo, (veçse kishte

ndërruar fe), xhelatët ishin po njësoj (veçse kishin ndërruar

uniformë). Prangat dhe qelitë ishin të vetmet që kishin

ndryshuar. Ato ishin më të këqija sesa ato të kohës së Gjon

Pagëzorit. Edhe viktimat nuk kishin ndryshuar. Thirrja e

shenjtë ishte po ajo, besimi ishte po ai, shpresa, vullneti

dhe gjithçka tjetër ishte njësoj. Por mbi të gjitha, dashuria

ishte po ajo. Zemrën e këtyre martirëve e konsumonte po

ajo dashuri si dhe Pagëzorin apo Shtjefnin pak vite më

pas, dashuri për Hyjin, dashuri për Kishën e Tij, dashuri

për popullin e tij, madje dhe dashuri për xhelatët e vet. Aty

ku ka Shtjefën, ka edhe Saul. Aty ku ka Saul ka edhe Shën

Pal. Dhe nuk munguan rastet kur në pak kohë, disa prej

torturuesve do të bashkoheshin me ish-viktimat e tyre, të

frymëzuar nga shembulli i këtyre të fundit, dhe të prekur

prej asaj dashurie që tund edhe universin. Pati prej tyre

që arritën të mbijetonin, jo prej mëshirës komuniste, por

për të na dëshmuar neve, të mbijetuarve të tjerë, se sado

i madh dhe gjakësor të jetë një rregjim, vullneti i Hyjit

është më i fortë. Sado e madhe të jetë një fuqi politike,

besimi dhe dashuria e Hyjit triumfon. Sado e fortë që të

jetë vdekja, jeta që buron nga Hyji është edhe më e fortë.

Një prej të parëve komunistë idealistë në Shqipëri ka

shkruar dikur: “Sa mirë kishe me dekë për atdhe!”. Unë

them: “Sa ma mirë kishe me dekë për Fe e Atdhe!” Që

nga fillimi i rregjimit kanë pushonin të shtënat e armëve

që merrnin jetë martirësh. Por as nuk pushonin thirrjet e

tyre: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!”.

Martirët, të rënë apo të mbijetuar, flasin. Ata flasin

ndër ne frymën e dashurisë që i konsumon. E pra, tani

më shumë se kurrë, kemi nevojë për dashuri. Dashurinë

e Hyjit e kemi, edhe inkurajimin që martirët përçojnë

drejt historisë. Le të mos i harrojmë. Ata janë historia

jonë, dhe duke e harruar (nuk mendoj se e kemi harruar

shembullin e tyre, por mendoj se nuk e kujtojmë aq sa

ç’duhet), rrezikojmë ta përsërisim atë. Sa për xhelatët,

do të dëshiroja t’iu thosha duke perifrazuar atë që një

prej familjareve të njërës prej viktimave të atentatit që iu

bë gjykatësit Falkone, dhe që mendoj se përmbledh atë

që zemra e brezit tonë ka, po aq sa mendoj që martirët

flasin nëpërmjet mesazhit të vet: “Neve ju falim! Por ama,

duhet të vini në altar përpara Hyjit dhe të kërkoni falje! Të

gjunjëzoheni dhe të kërkoni falje! Së bashku!”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!