12.01.2015 Views

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

Kreshmet kohë pendese, kthimi dhe faljeje - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shkurt 2008 Kisha dhe jeta

10

Nëse kokrra e grurit nuk vdes!

Nga Alfred Matoshi

Po të bësh një xhiro në kryeqytet, jo vetëm duke parë

me syrin fizik por duke vështruar me vëmendje

atë që të del përpara, do të mendosh se, ose je në “botën e

çudirave” ose se ti nuk je në rregull nga mendja. Mund te

shikosh gjëra shumë të çuditshme si: Njerëz që flasin me

vete, që në njërën dorë mban pjesën e mbetur të cigares

së konsumuar kohë më parë, dhe me dorën tjetër animon

shumë natyrshëm ato që po flet. Dhe ti normalisht mund të

mendosh se ky personazh në këtë qytet të çuditshëm mund

të jetë një i sëmurë mendor i cili është larguar nga spitali!...

Por jo, gabohesh sepse në fakt aty pas stolit në lulishte janë

dy fëmijët e tij që po lozin me njëri tjetrin pa e vënë re fare

monologun e të atit. Atëherë të dashur miq u gabuam me

personazhin tonë, sepse ky na qenka një baba i devotshëm

i cili kujdeset për argëtimin e fëmijëve të tij. Largohemi

nga kjo skenë duke i vënë një pikëçuditëse të madhe dhe

pak më tutje në rrëzë të një peme të mbjellë së fundmi, një

djalosh rreth të njëzetave po bën një gjumë aq të thellë sa të

mendosh që ka vdekur, në qetësinë që mund të kesh vetëm

tre metra larg motorëve të makinave të cilat shumica kanë

moshën e djaloshit në gjumë, dhe zhurma e tyre në kor është

aq e madhe saqë kemi fituar edhe një çmim të parë europian.

Kushedi sa do ketë pa fjetur apo sa do ketë fjetur

Ndoshta gjithë jetën!. Çudi !!! Afrohesh tek kryqëzimi, pikë

strategjike! Është një i ri që është mbështetur në shtyllën

e ndriçimit publik, me njërën këmbë në tokë dhe këmbën

tjetër të mbështetur në kënd të drejtë me shtyllën. Këmba në

tokë dhe rreth dy metra trotuar janë të mbuluara me mbetjet

e farave të lulediellit të cilat i konsumon aq shpejt, sa edhe

ky po të marrë pjesë në ndonjë konkurs për këtë “sport” me

siguri do fitoje ndonjë çmim.

Kalojmë kryqëzimin dhe përpara në bulevard të shfaqet

gati gati një treg peshoresh, por kur afrohesh nuk dëgjon

“hajde peshore” por “hajde pesha” dhe sheh që janë vetëm

të moshuar që përpiqen të rrisin pensionin. Ndoshta një

i huaj do mendonte ndryshe! Për shembull, që ky qytet

nga mirëqenia e madhe duhet të vuaj nga mbipesha... .

Kush e di çfarë do mendonin! Nejse ecim përpara dhe në

fund të bulevardit, më në fund një pamje e bukur, një grup

vajzash, plot hare, plot ngjyra, plot jetë, të veshura shumë

bukur, ndoshta ndoshta tepër bukur, me një stil të sezonit

të ardhshëm, sidomos njëra e cila qëndronte në mes sikur

po udhëhiqte grupin. I lëmë pas disa metra dhe duke u përpjekur

të lidhesh skenat që nuk lidheshin, bëhesh lëmsh dhe

instinktivisht kthen kokën prapa për të shikuar edhe një herë,

dhe shikon një skenë interesante, dy nga ato vajzat e grupit,

ajo e veçanta dhe një tjetër shmangin “tregun e peshoreve”

për tu bashkuar me grupin përtej kryqëzimit, kushedi përse

Dhe mund të të vij në mendje një mendim shumë primitiv,

ndoshta të moshuarve nuk ju del pensioni se i shpenzojnë

lekët duke blerë rroba firmato! Kush e di!!! Nejse “nuk

është punë e jona”, vazhdojmë rrugën dhe përpara na del

një i njohur i vjetër, që kemi shumë kohë pa e parë, dhe nuk

është aspak çudi të jeni pjesë e bashkëbisedimit që në Tiranë

përdoret si refren ne çdo takim dhe është si më poshtë:

A – oooo çkemi

B –hiç ja ktej.

A –ku ke qenë

B –ktej mo verdall.

A –po me se ja marrë

B –hiç ma as nji gjo.

A –po mire, po a shtyhet

B –hec ma, shtyje të shtyjm.

A –hajt pra se te po shifena!

B –hajt tung, duku naj herë.

Mund te jetë ndoshta ndër bashkëbisedimet më të radha

në botë, dhe nuk besoj që mund të përkthehet në ndonjë

gjuhë, dhe te dalë me kuptim, por nejse le ti vëmë edhe

kësaj një pikëçuditëse.

Të gjitha këto ngjarje nuk janë një trillim artistik, por

janë skena nga realiteti i hidhur në të cilin ne jetojmë çdo

ditë. Vetëm me një xhiro në bulevard dhe pa kaluar fare në

periferi, mund të shikosh fytyra të vrara, të zbehta, të lodhura

që ecin ne drejtime të çrregullta, pa një pikë referimi, njerëz

që nuk e dine se kush janë, nga vijnë dhe ku shkojnë, qe

nuk e dinë se çfarë duan dhe aq me tepër se si ta arrijnë atë

që si nëpër tym duan. Shikon pasurinë dhe varfërinë që si

për ironi, ushqejnë njëra tjetrën. Dhe ç’është më e rëndësishmja,

shikon qenien njerëzore, krijesën e Zotit, të cilës

i dha statusin me te lartë ndër të gjitha krijesat e tjera, deri

aty sa e krijoi në përngjasimin e vet, e shikon të shndërruar

në shërbëtor apo skllav të elementeve dhe gjerave të cilat

Zoti i ka krijuar për të qenë në shërbim të njeriut, dhe e

gjithë kjo ka marrë formën e një “fenomeni të natyrshëm”i

cili po na han të gjallë se bashku me injorancën tonë. Në

ndonjë bisedë sporadike mund të dëgjosh ndonjë argument

që përpiqet të justifikojë këtë “prapambetje” si p.sh. 500

vjet turku apo 50 vjet komunizëm, dhe me gjithë ndikimin

që kanë pasur këto dy argumente, ky qytet ndoshta duhet të

kërkojë përgjigje më thellë, më larg. Ne që jetojmë në këtë

qytet, ndoshta akoma nuk e dimë ose e injorojmë faktin se

para rreth 2000 vjetësh, vetë krijuesi i gjithçkaje u mishërua

dhe u bë njeri, erdhi atëherë kur “ishte mbushur kupa” për

të shlyer mëkatet e të gjithë botës, dhe për të na dhënë

Besëlidhjen e Re, të cilën ne e kemi në dorë por nuk dimë

ta lexojmë, dhe aq më tepër ta jetojmë. Ai erdhi dhe foli

qartë: “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse kokrra e

grurit e mbjellë në dhe nuk vdes, jet e vetme; po nëse vdes

jep shumë fryt! Kush e do jetën e vet, do ta humbë. Ai që e

urren jetën e vet në këtë botë, ai do ta ruajë për jetën e pasosur.

Kush do të më shërbejë, le të vijë mbas meje. Ku jam unë,

atje do të jetë edhe shërbëtori im. Atë që do të më shërbejë,

do ta nderojë Ati im.”Gjn.12.24-26)

Besoj se të gjithë biem dakord se ardhja jonë në këtë

botë nuk është e varur nga vullneti ynë, pra ne jemi “mbjellë”

nga dikush, dhe ne e dimë se ai qe mbjell nuk mbjell

se i ka tepruar fara por mbjell me qëllim që fara të mbijë

dhe të korri nga kjo farë frytet e veta. Nga këtu del qartë,

për kush do që të kuptojë, se ne të gjithë jemi të mbjellë nga

dikush me një qëllim, të cilin secili prej nesh duhet ta zbulojë

në vetvete në mënyre që të japi frytet e veta. Qëllim i cili

do të ishte i pamundur të zbulohej nëse ai që na ka mbjellë

nuk do te vinte të na mësonte se si ta gjejmë .

Por ai vetë erdhi dhe banoi ndër ne dhe na dha shembullin

e tij duke dhënë jetën e tij për ne, për të na treguar

dashurinë më të madhe. Po ne Ne nuk duhet të “shpikim”

asgjë, ne vetëm duhet të imitojmë atë, në të kundërt nëse ne

nuk duam të pranojmë vullnetin e zotit, dhe bëhemi skllevër

të jetës tonë tokësore, do të përfundojmë duke bërë gjiro në

“qytetin e çuditshëm” duke paguar një çmim më të shtrenjtë

të jetës, cili do vazhdoje të rritet.

Nga Laura Buna

Këto ishin fjalët që Jezusi ma tha nëpërmjet

ungjillit sipas Gjonit ditën e premte të datës

4 Janar gjatë udhëtimit tonë për në Shkodër ose

më mirë të themi, shtegtimit tonë për në Shkodër,

shtegtim besimi i të gjithë grupit të të rinjve të

Katedrales dhe grupit që po përgatitet për krezmim.

Ky shtegtim besimi ishte një frymëzim për ta përqafuar

fenë tonë me një entuziazëm rinor të nxitur

me mbështetjen e atyre të cilët e mundësuan këtë

udhëtim, Motrat e Nënë Terezës dhe Dom Marjan

Lumçi. Në ndalesën tonë të parë tek Zoja Nunciatë

në Lezhë ajo që na bëri shumë përshtypje ishte

Betlehemi i bukur, ndërtimi mjeshtëror i të cilit na

përcillte mesazhin e Krishtit i cili ka hyrë në histori,

dhe jo vetëm në historinë e Hebrenjve por në

historinë e të gjithë botës, pse jo edhe në historinë e

popullit shqiptar me karakteristikat tradicionale të

“Ke kërkoni”

tij. Krishti ka hyrë në kulturën e popujve por edhe

në historinë tonë personale dhe me këto ndjenja

vazhduam shtegtimin tonë drejt kishës së Zojës

së Shkodrës, vatra e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Rrugës për atje morëm guximin të kërkonim

përgjigje për atë që na bën të dyshojë. Pyetjet tona e

gjetën atë përgjigje tek Dom Marjani i cili në mënyrë

të palodhur na shpjegoi deri në detaj çdo gjë për të

cilën kishim nevojë duke e kuptuar që në fjalën e

parë që thonim atë që na mundonte. Përgjigjet e tij

u bënë drita që ndriçonin rrugën tonë drejt Krishtit.

Meshën e kremtuam në kishën e Zojës së Shkodrës

në predikimin e së cilës Dom Marjani e futi thellë

fjalën e Zotit në zemrën tonë.

“Çka kërkoni”

Dhe vërtetë ...: ai ishte Krishti ai që ne po

kërkonim

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!