11.07.2015 Views

2. - Albas

2. - Albas

2. - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

a ne Lexuesit e revistësGrupsa!Në këtë numër ju sollëm një personazh shumë të veçantë!Shumë prej jush, kur flitet për magji kujtojnë Herri Poterin,por David Koperfildi nuk ka qenë personazh i thjeshtëlibrash e filmash. Ai ka bërë magji vërtet, ose më mirë tëthemi, ka qenë mjeshtër i iluzioneve. Ai filloi të interpretontekur ishte 12 vjeç dhe u bë përfaqësuesi më i ri i pranuar nëShoqatën Amerikane të Magjistarëve.Në moshën 16-vjeçare ai jepte mësime në një kurs magjienë Universitetin e Nju Jorkut (New York University) dhekur mbushi 18 vjeç u pranua në Universitetin Fordham.Tri javë pas pranimit ai u thirr të luante rolin kryesor nënjë spektakël muzikor në Çikago (Chicago). Aty ai dha trishfaqje magjike të tijat dhe që pas asaj shfaqjeje, ai nisikarrierën si David Koperfildi.Davidi nuk ishte magjistari i vetëm, por ato çfarë shfaqi ai, i lanëtë gjithë me gojë hapur. Ndër magjitë më të rëndësishme të tijishin kalimi mes përmes Murit të Madh Kinez, si dhe zhdukja dherishfaqja e Statujës së Lirisë mbi Kanionin e Madh (Grand Canion).Ishin pikërisht këto demonstrime magjike, të cilat ndryshuanmendimin e njerëzve rreth iluzioneve dhe magjisë në jetën reale.Ai i kushtoi vëmendje të madhe këtij arti të lashtë. Koleksioni i tijgjigant është kthyer në Muze Ndërkombëtar. Aty gjenden rreth 80000 objekte dhe 15 000 libra të kohëve të ndryshme rreth magjisë.Arritja më e madhe sipas Koperfildit, është projekti i tij për tëndihmuar pacientët me aftësi të kufizuara. Ky projekt ka të bëjë nërifitimin e disa aftësive të humbura gjatë dëmtimeve. Projekti quhet“Magjia” dhe praktikohet në rreth 1100 spitale.Derdhni pak ujë në një gotë letre dhe i thoni shokuttuaj se do ta zhdukni ujin. Pastaj i thoni të shtrijëdorën. Derdheni gotën në të. Shoku pret të laget. Nëvend të ujit bie një kub akulli. I thoni se ju u përpoqëttë bënit ujin të zhdukej, por ishte shumë e vështirë.Si e bëtë këtë?Kjo lojë është shumë e lehtë për t’u kryer. Juve do t’ju duhetnjë copë sfungjeri e thatë. Priteni në formën e gotës së letrës,pastaj ngjiteni në fund të saj. Vendosni më pas një kubakulli në gotë. Merrni një gotë tjetër me ujë. Tani ju jeni gati.Derdhni pak ujë në gotën ku keni ngjitur sfungjerin (ai do tathitë atë). Kthejeni gotën përmbys dhe kubi i akullit do të bjerënë dorën e shokut. Çfarë magjie!!Lojë magjie21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!