11.07.2015 Views

2. - Albas

2. - Albas

2. - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Përshëndetjeeeetë dashur miq!Ja ku u takuam sërish në edicionin e dytë të lajmeve “Bla... bla...bla” në Studion fantastike të Urdiiiit. T’ju them të drejtën, jamshumë e mërzitur me stilisten time këtë radhë, se nuk më kandryshuar asgjë në pamje nga emisioni i fundit. Po i njëjti shall,syzet të njëjta... Ky është kulmi! Megjithatë, më ka premtuarndryshime të mëdha me fillimin e pranverës. Besoj se nuk do tëmë zhgënjejë!Atëherë, regjia, jemi gati me kronikën e parë për sot? Sa tëngadaltë janë edhe këta, më çmendën!!2RekoRdi iqytetittëpazëllitIu deshën vetëm 5 orë të pesëqind mijë të apasionuarve për tëpërfunduar një pazëll të përbërë prej mbi një milion copash. Kjo ndodhinë Ravensburg, qyteti ku ndodhet fabrika më e madhe për prodhimin epazëllave. Copëzat, të cilat ishin saktësisht një milion e 141 mijë e 800,zunë një hapësirë prej 600 metrash katrorsh. Hyrja në librin “Guiness”është e garantuar. Rekordi i kaluar i përket Singaporit, me 212 mijëpjesëza. Sa pak!E shikon regjia, 5 orë, 500 njerëz për 1 000 000 copë! Unë as për dyvjet nuk do t’i kisha bërë dot!Një grua e mbajtur peng nganjë derr gjigantMë në fund u kap derri me madhësinë e një poni, i cili “mbajti peng”për 10 ditë gruan, që ishte kujdesur për të. Kjo ndodhi në një fermënë Sidnei (Sydney). Derri, i quajtur Brus (Bruce), i cili peshon 80 kg,u shfaq një ditë në shtëpinë e 63 vjeçares. Ajo i mjekoi syrin dhetë gërvishturat, që i kishte marrë pasi ishte braktisur nga pronarëte mëparshëm, derisa e çuan në një fremë që merrej me rritjen ederrave.Paska qenë grua me të vërtet emirë! Unë për vete s’e di si do tëkisha rezistuar në vend të saj, do tëmë ishin shkatërruar flokët, shalli dotë më ishte bërë pis, dhe ndoshta,do më ishte thyer xhami i syzevenga papastërtia!


në studion eURDiTNuk e keni idenë se sado doja unë të isha nëvendin e fëmijës që kazbuluar një thesar prej90000 €!! Për më tepërmund të lexoni shkrimin.bla-bla-b laLajmi që vijon tani është fiks përmua!! Aq më duhen 9 orë pushimpas edicionit të lajmeve, sa nuk ekeni idenë!Japonezët shpenzojnë shumë kohë në punë dhe nganjëherë, nuk kanë kohë të shkojnë në shtëpi, pasiato mund të jenë jashtë Tokios. Tashmë, shtëpia-hotel “9h” është e hapur për të gjithë! “9h” është njëhotel i vogël, ku çdo person mund të kalojë 9 orë. Aty mund të bëni dush, të pushoni, të hani diçka dhenë fund, të flini në një nga dhomat, të cilat janë vetëm për një person. Dhomat në formë mikrovale janëtë rehatshme dhe garantojnë pushim total, që e nesërmja të jetë një ditë shumë produktive.Ehhh, do t’i duhet edhe studios time një formë mikrovale... Megjithatë, produktiviteti i kësaj studioje jamunë, me talentin tim dhe dëshirën për të informuar të gjithë, në çdo kohë!“Përpëlitje në mjegull” nëcirkun e TiranësCirku i Metropolit në Tiranë shfaq çdo të shtunë dhetë diel, ora 11:00, nga data 27 nëntor 2010 deri nëdatën 26 qershor 2011, pjesën “Përpëlitje në mjegull”.Kjo shfaqje premierë përmban numra akrobatikë dhepjesë të tjera argëtuese. Shfaqja drejtohet nga mjeshtriFatos Roshi dhe shoqërohet nga orkestra e Cirkut tëMetropolit, nën drejtimin e Leonard Topit. Regjisoreështë Armela Demaj.9h, shtëpia-hotel qëpo çudit botën!!!Unë them se ka ardhur moment të shkojmë te Teatralia,ky do ishte një vend fantastik për mua, por dhe përju: unë mund të kisha studion time plot ngjyra, e juçfarëdo që të dëshironit! Them të shkojmë“Ndodhi gazmore në Teatralia”Është premiera e re e Teatrit të Metropolit përfëmijë, e cila shfaqet çdo të shtunë, ora 10:30,në sallën “Çehov” të këtij teatri. Kjo pjesësjell mesazhe të rëndësishme për mirësinë,dashurinë, kujdesin dhe ndihmën ndaj njëritjetrit.“Teatralia” është vendi ku gjithkushmund të bëjë gjithçka. Atje nuk ka gënjeshtra.Dëshirat janë të arritshme. Regjisore ështëAlma Hoti Memo, skenograf Beqo Nanaj. Interpretojnë: LedionJanushi, Fation Kokona, Arbër Islami, Keltjeta Shehu, Klaudio Gjergji.Së bashku e të mos humbasim këtë shfaqje.Tani, le t’i hedhim një sy të shpejtë motit!Mbajini çadrat gjithmonë me vete, nëse nuk doni të ngjani me një pulë të lagur, pasi këtë muaj motido të jetë tekanjoz! Dielli dhe shiu do të alternohen me njëri-tjetrin. Temperaturat do të variojnë nga 6,deri në 13 gradë! Prandaj duhet të bëni kujdes të mos sëmureni... pasi dimri nuk ka mbaruar ende!!Moti sot... deri muajin tjetër


futbolliSi jeni Grupsa?Unë, si gjithmonë, jam në formë të shkëlqyer. Kështu është kur merresh me sporte!! Pordhe ne tipat sportivë, kur bëhet fjalë për shkollën apo për provimeeet,,, nuk kemi fuqi!Hahahaha!! Eh, sa më lodhi ai provimi i gjuhës! Mezi po prisja të mbaronte dhe ora e fundit,që të takoja shokun tim Rejdin, 23 vjeç. Ai para 2 ditësh u përzgjodh nga FIFA (e mbanimend, ju fola herën e kaluar?), për t’u bërë pjesë e saj. FIFA, për vitin 2011 ka zgjedhur nëekipin e saj 3 arbitra shqiptarë dhe 5 ndihmësarbitra, ndër të cilët është dhe miku im Rejdi. Aimë tregoi dhe stemën që FIFA i kishte dhënë. Sa u gëzova unë për të, sepse ai, ashtu si unë,e do shumë futbollin! Sa u zgjata dhe unë! S’ka faj mësuesja kur thotë: “ Ty, Andi, s’të pushongoja!”. Më mirë nuk po flas më... po ju lë qetë të lexoni...UEFAChampions leaguePas “Kupës së Botës”, UEFA Champions Leagueështë një kampionatet më të rëndësishme të futbollit.Ëndrra e çdo skuadre futbolli është të ngrejë lartnjë nga trofetë më prestigjiozë të planetit: kupënme veshë të mëdhenj siç quhet ndryshe. Në këtëkampionat marrin pjesë skuadrat më të njohura tëkontinentit evropian si:3... <strong>2.</strong>.. 1Real Madridi Barcelona Interi MilaniÇelsi4Mançester JunaitidBajerni i Munihut Juventusi Lioni Liverpooli Ajaksi


KURIOZITETE pabesueshme, por e vërtetë!Skuadra spanjolle “Real Madridi” është ajo që ka çuar në shtëpi më shumë trofe. Ajo ka 11 të tillë.Kampionia në fuqi e kupës UEFA ChampionsLeague është INTERI , ekipi i Milanos së Italisë.“Interi” fitoi trofeun e tij të tretë në këtë kampionat,duke mposhtur ekipet më të mira të Evropës si:“Çelsi”, “Barcelona”, “Bajernin e Munihut”. Kjoskuadër gjithashtu fitoi dhe kampionatin italian, Kupëne Italisë, Superkupën dhe, së fundi dhe Kupën e Botëspër klubet e futbollit që u zhvillua në Abu Dabi.... startYjet e futbollit ...Pa driblimet fantastike dhe pa golat e tyre, loja e futbollit nuk do të ishte aqtërheqëse. Aktorët e vërtetë të spektaklit janë ata, që ne i quajmë Yjet e futbollit!Mesi Milito ÇaviIbrahimoviç Kristiano Ronaldo Kaka5


futbolliA keni dëgjuar ndonjëherë për legjendat e futbollit?Mbase jo, sepse ju jeni të vegjël,por nëse pyesni prindërit tuaj,ata i njohin... pasi këta futbollistëkanë shkruar historinë e futbollit,duke falur emocione të shumta.PELEKRYJF MARADONA RONALDO Roberto BAXHOKURIOZITETPLATINI MILER BEKENBAUERÇdo vit ndahen çmime për lojtarët më të mirë, ku çmimi mëprestigjioz është ai i FIFA-s. Gazetarë nga gjithë bota votojnëlojtarin më të mirë të vitit. Për këtë vit, tre ishin lojtarët ezgjedhur, Mesi, Çavi dhe Iniesta. Vlen për t’u përmendurfakti, që të tre luajnë në ekipin e “Barcelonës”. Para disaditësh ky çmim iu dha Mesit.VAN BASTEN FIGO ZIDANJu mbase i njihni më mirë, futbollistët e huaj, poredhe ata vendas kanë qenë dhe janë shumë tëtalentuar. Ja disa nga prej tyre, që kanë dhënë njëkontribut të madh për ekipin e kombëtares.LORO BORIÇI PERLAT MUSTA AGUSTIN KOLANdër lojtarët më të njohur në ditët e sotme përmendim:6GJERGJ MUZAKA ELIS BAKAJ ERION BOGDANI HAMDI SALIHI EDMOND KAPLLANI


KURIOZITETPër shumë vite lojtari më i mirë shqiptarështë Lorik Cana, me origjinë ngaKosova. Ai ka luajtur me ekipe të njohura nëEvropë, ku mund të përmendim “Marsejën”,ku ishte kapiten skuadre. Aktualisht, Lorikuluan për ekipin “Gallatasarajit “ në Turqi.Gjithashtu, një rol të rëndësishëm nëzhvillimin e futbollit në vendin tonë kanëluajtur dhe gjyqtarët, të cilët kanë bërëkarrierë brenda dhe jashtë vendit,si LUAN ZYLFO, BUJARPREGJA, SOKOL JARECIdhe ALBANO JANKU. Atakanë mbajtur dhe për shumë kohëstemën e FIFA-s, si gjyqtarëndërkombëtarë.Vërtet një ndeshje futbolliluhet në një fushë mebar, por përreth saj ka njëshikueshmëri të madhe. Kanjerëz të rëndësishëm, personazhetë njohura të botës së politikës e tëartit, të cilat dëfrehen nën lojën e fortëdhe burrërore të futbollit dhe duantë ndiejnë emocionin më të bukur qëofron kjo lojë... GOLIN!Por më të rëndësishmitjanë ata.. TIFOZËT ,për të cilët futbolli është më shumë senjë lojë, është një jetë e dytë. Tifozët e tëmbështetin skuadrën e tyre të zemrësnë fitore dhe në humbje, në ditëme diell dhe me shi, natëndhe ditën. Për këtë arsyejanë ndërtuar stadiumeme një infrastrukturëmoderne dhe komfortepër tifozët.Stadiumi më i madh në botë është “maRaCaNa” i Brazilit, që ka njëkapacitet prej 200 mijë shikuesish. Stadiume të tjera të njohura janë: GiuSSEPEmEaZZa i milanos, KamP NOu i Barcelonës, SaNtiaGO BERNaBEu dhe OLdtRaFFORd i mançester Junajtid, që quhet dhe ndryshe dhe “Pallati i ëndrrave”.LORIK CANA IGLI TARE ALTIN RRAKLLI FOTO STRAKOSHA GERI ÇIPI7


stadiumetMARACANAamStERdam aRENaështë një nga stadiumet më moderne.Kapaciteti i tij është 68 mijë vende.Në këtë stadium zhvillohen shumëaktivitete të tjera, përveç futbollit.E dini cila është e veçanta e këtijstadiumi?? Ju nuk do ta besoni!!Fusha e tij është lëvizëse!!Punonjësit e stadiumit ezhvendosin barin dhe sipërfaqjae fushës përdoret për gara memakina, patinazh apo sporte tëtjera. Gjithashtu, brenda tij janëndërtuar kinema, teatro, hoteledhe lokale të ndryshme.Amsterdam ArenaStadiumi “QEmaL StaFa”do të prishet! Mos u tmerroni... Vendin e tij do tazërë një stadium i ri, që do të jetë modern dhe doketë standarde si ato të huajt. Ai mendohet të jetëstadiumi më modern i Ballkanit. Ky projekt do tërealizohet nga spanjollët dhe ndërtimi i tij do tëfillojë në fillim të këtij viti. Stadiumi i ri do të ketënjë kapacitet prej 30 mijë vendesh. Dhe e dini mëinteresanten? Ai, i parë nga lart ,do të ketë formën ehartës së Shqipërisë!8


Intervista KLaJdi & ENdRi1. Kur ke filluar të luash futboll?Klajdi: Që kur isha 6 vjeç.Endri: Që në moshën 6 - vjeçare.<strong>2.</strong> Pse zgjodhe pikërisht këtë sport? Çfarë tëtërheq?Klajdi: Futbolli është sporti më i ndjekur nëbotë. Mendoja për skuadrat e mëdha, përtriumfet e tyre e për trofetë. Ishin këto gjëraqë ndikuan në zgjedhjen time. Trofeu i Topittë Artë më jep gjithmonë shumë forcë për tëpërmbushur ëndrrën time.Endri: Futbolli është sporti më popullor nëbotë, por nuk mendoj se e kam zgjedhur unëfutbollin, ai më ka mua. D.m.th., besoj se e kamtë lindur dëshirën për t’u bërë futbollist.3. Çfarë pozicioni luan? A të pëlqen?Klajdi: Roli që luaj është ai i mesfushorit tëtërhequr të qendrës, me tipare mbrojtësi. Nëfillim këtë rol nuk e kisha dhe aq për zemër, porme kalimin e kohës ky rol më ka bërë për vete.Endri: Pozicioni që luaj është sulmues i fshehtëdhe shpeshherë si mesfushor i tërhequr krahu.Më pëlqen shumë ky rol dhe e ndjej veten më të sigurt, duke pasur parasysh aftësitë e mia në fushën e lojës.4. Idhulli yt është...? Pse?Klajdi: Legjenda e futbollit francez, Zinedin Zidan. Te ky lojtar më ka tërhequr gjithmonë shpirti i lojës dhe aftësia qëai kishte për ta nxjerrë gjithmonë skuadrën e tij nga momentet e vështira.Endri: Rud Van Nisterloi, sulmuesi holandez është idhulli im. Që në moshën 6 - vjeçare ndiqja ndeshjet e MançesterJunaitid, ku Nisterloi ishte lojtari kyç i ekipit. Më pëlqente loja e tij dhe kur luaja futboll mbaja gjithmonë bluzën e tij.Tani ai luan në Bundesligën Gjermane.


Intervista KLaJdi & ENdRi5. Cila nga ndeshjet qëke luajtur të është dukur më e vështira?Pse? Kundër kujt ishte?Klajdi: Ndeshja më e vështirë që kamluajtur ishte kundër skuadrës së Laçit.Në atë ndeshje skuadra ime bëri njëgabim: ne nënvlerësuam kundërshtarin,duke e marrë ndeshjen me lehtësitë madhe, por shpejt u gjendëm nëdisavantazh. Pjesën e parë e kishim tëhumbur, por gjatë pushimit, në dhomate zhveshjes, trajneri ynë na dha zemërpër të vazhduar përpara. Pjesa e dytësolli për ne dy gola dhe loja përfundoi nëbarazim. Ishte padyshim ndeshja më evështirë që kam luajtur ndonjëherë.Endri: Ndeshja më e vështirë që kamluajtur është ajo kundër skuadrës sëLezhës. Tifozëria e Lezhës ishte e zjarrtëdhe lojtarët e skuadrës kundërshtare ekishin marrë lojën nën kontroll. Ne nukpo gjenim qetësinë për të treguar mëtë mirën tonë. Ekipi u demoralizua dhendeshja u bë shumë e ashpër. Minutate fundit arritëm barazimin, si pasojë enjë kundërsulmi dhe unë isha autor igolit. Nuk kam për ta harruar kurrë atëndeshje.6. A të ka bërtitur ndonjëherë trajneri?Për ç’shkak?Klajdi: Edhe lojtarëve më të mirë nëbotë u ndodh që t’u bërtasë trajneri ejo më mua që jam ende i vogël. Shkakuishte se nuk isha në formën time më tëmirë dhe e katranosa lojën. Kjo gjë mëkushtoi shumë, sepse humba vendintim në formacion dhe m’u desh shumëkohë që të nisja sërish si titullar, pasi lufta për vendin në skuadër ishte mjaft e vështirë.Endri: Sigurisht që më ka bërtitur dhe madje, shumicën e rasteve, e kam mbështetur mendimin e tij. Ai kishte besim tek unëdhe priste që të jepja më të mirën. Në ndeshjet e ardhshme nuk e rrëztova besimin e tij.7. Të kanë nxjerrë ndonjëherë me karton të kuq? Si je ndjerë?Klajdi: Një herë arbitri më ndëshkoi me karton të verdhë (paralajmërues), por nuk mendoja se kishte marrë vendim tëdrejtë, ndaj protestova. Atëherë ai më dërgoi drejt e në dhomat e zhveshjes. Pa dyshim, ndjesia nuk ishte e mirë, pasi dotë mungoja në ndeshjen tjetër, që kishim përballë kryesuesit e kampionatit.Endri: Deri tani jo, por e di që është një zhgënjim i madh për veten dhe për të tjerët që besojnë tek ti.10


Shën - ValentiniHistoria e ValentinitÇdo 14 shkurt ne festojmë ditën e Shën-Valentinit dhe u dhurojmë lule, ëmbëlsira dhe kartolina njerëzve tanë tëdashur. Juve mund t’ju ketë lindur pyetja: “Po kush është Shën-Valentini?”. Është koha për ta zbuluar!Sipas legjendës, Valentini ishte një prift që ka jetuar në Romë në shekullin e tretë. Në atë kohë sundonte një perandorqë quhej Klaudi i Dytë. Klaudi mendonte se burrat e pamartuar ishin luftëtarë më të mirë se ata të martuarit.Ai i ndaloi me ligj martesat, duke menduar se në këtë mënyrë do të formonte një ushtri më të fuqishme. Valentinimendonte që Klaudi nuk kishte vepruar drejt. Ai filloi t’i martonte çiftet e reja fshehurazi. Kur perandori e zbuloikëtë, e dënoi priftin e mirë. Që atëherë, sakrifica e Valentinit përkujtohet çdo vit në datën 14 shkurt.11


Po çfarë kuptimi do të kishte kjo ditë pa....Kupidin, engjëllin ngatërrestar që qëllon zemrat e njerëzveme shigjetat dhe harkun e tij. Mos më keqkuptoni, ai nuk i lëndon, pori bën njerëzit të bien në dashuri me njëri-tjetrin! Në mitologjinëgreke ai quhet Eros, ndërsa për romakët quhet Kupid dhe është birii Venerës, perëndeshës së bukurisë dhe dashurisë.Ditën e Shën-Valentinit njerëzit i dërgojnë njëritjetritlule. Më të preferuarat janë trëndafilat, sidomos atatë kuq. Ata janë simbol i dashurisë, përkushtimit, paqes,shoqërisë. Trëndafilat janë me ngjyra të ndryshme dhe çdongjyrë ka kuptimin e vet të veçantë. Më poshtë kemi shënuar disaprej domethënieve të tyre...Të kamshumë xhan!Vjollcë - je magjepsëse dhe unikePortokalli – tërheqje (joshje)Çiklamin – admirim, shoqëri, falënderimE kuqe – dashuri, respekt dhe kurajëPjeshkë – simpati, modesti, mirënjohjeRozë – hijeshi, gëzim dhe lumturiE kuqe e thellë - bukuri dhe pasionE bardhë – pafajësi, pastërti, mister, heshtje, dashuri e vërtetëE verdhë – miqësi, xhelozi, shpresë, liri, gëzim12Asgjë tjetër nuk e shprehmë mirë dashurinë, sesaPër romantikëtnuk ka gjë më të rëndësishme sekjo. Kemi dëgjuar të rriturit qëthonë se “i japin zemrën dikujt”.Kjo do të thotë se ata janë tëdashuruar dhe i përkushtohen tëdashurit apo të dashurës.zemra.


Kur bëhet fjalë për dashurinë, pothuajsetë gjithë e kanë të vështirë për tashpjeguar me fjalë se ç’do të thotë. Kurmë ndodh mua, që nuk më pushon goja,imagjino të tjerëve. Eh..., lexuesit e mitë vegjël! Ta dini ju se çfarë ndodhiatë ditë në studion time, s’do tabesonit! Ishim mbledhur të gjithë,kishte ardhur dhe Noeli ngaxhungla për të debatuar për këtëçështje. Sigurisht, për të drejtuarnjë bisedë të tillë, kaq serioze mbidomethënien e dashurisë, duhejnjë gazetare e shkathët, e talentuar,komunikuese, simpatike... E kushtjetër përveç meje, mund ta bënte kaqmirë këtë rol?! Vetëm unë,Urdi. Pa humbur kohë,fillova menjëherë mepyetjen e parë: “Çfarëdo të thotë dashuri?”– Kaq thashë unë...dhe sikur m’ushemb studioja.Të gjithë filluan tëflisnin njëherësh...- ajo që ndiejunë kur zbulojmrekullitë evendit tim.– Joni- Dashuria ështëpërkujdesje, siçkanë doktorët përpacientët e tyre.- Dr. Luzi.- “Dashuria ështëndjenja më ebukur, që bashkondy njerëz dhe...”- tha Semi.- “ Edhe kjo çështje mëduhej mua, kam në zyrë100 enigma? Dashuri dotë thotë briosh! – u hodhinspektor Tini.- “arti ështëdashuria ime!”– Sofi.- “Dashuria është ta duashdiçka fort, për të t’i lësh tëgjitha dhe të jesh me tëkudo, në ditë të mira dhetë vështira... Kështu bëjnëtifozët pas skuadrës sëzemrës!” – andi.- Unë i dua tëgjitha kafshët.Kjo është dashuri!– Noeli.- “Foli, Semi,romantikja!... Sa qejfi keni ju vajzat këtotemat e dashurisë!!!”-tha Eni.- “Modaaaaaaa...pasarelat !!”– bërtiti Pini.- “Dashuria ështëajo që të bën tëbuzëqeshësh, kurje e lodhur.”- Lea.Uuuuuuaaaaaa, pse edhe Leapaska ardhur??? Kape Tini, kape!Edhe Pini fliska..., po punët eshtëpisë i bën???Fola me regjinë dhe vendosa tëndërroja të ftuarit, sepse rubrikanuk mund të bëhej kështu. Unëjam ndër gazetaret më të miradhe dua të përcjell lajme sa mëcilësore. Ja pse vendosa të marrmendimin tuaj, Grupsa! Atoishin mjaft interesante dhe mëhabitën shumë...13


Çfarë ndodhkur bie nëdashuri?• “Mendoj se në fillim tëgjuajnë me shigjetë a diçkatë ngjashme, por pjesa tjetërnuk është kaq e dhimbshme.”– Manueli, 8 vjeç.• “Nëse të biesh nëdashuri është njësoj si tëmësosh gramatikën, nukdua ta bëj. Do shuuumëkohë.” – Gleni, 7 vjeç.A ka rëndësinë dashuritë qenit i/ebukur?• “Nëse do që dikush që nuk e kefamilje të të dojë, nuk është keq tëjesh i bukur.” – Anita, 8 vjeçe.• “Jo gjithmonë është e rëndësishmebukuria. Më shikoni mua. Jam shumësimpatik dhe akoma nuk kam gjeturdikë që do të martohet me mua.– Brian, 7 vjeç.Sa erëndësishmeështë dashuria?• “Dashuria është gjëja mëe rëndësishme në jetë, poredhe futbolli nuk mbetetprapa.” – Gregu, 8 vjeç.Përse tëdashuruaritkapen përdore?• “Ata nuk duan qët’u bien unazat ngaduart, pasi i kanë blerëshumë shtrenjtë.”– Gavin, 8 vjeç.• Sepse ata e duannjëri-tjetrin dhe eshprehin çerekun edashurisë duke u kapurpër dore. Arla,10 vjeçe.15


Çfarë mendon tipër dashurinë?• “Jam pro dashurisë,për sa kohë nuk ndodhkur jam duke luajtur menintendo.” – Xhoni, 6 vjeç.• “Dashuria është qesharake...megjithatë mund ta provojndonjëherë.” – Floidi, 9 vjeç.• “Dashuria të gjen edhekur ti mundohesh t’ifshihesh. Unë jam munduartë fshihem që kur isha 5vjeç, por vajzat arrijnë tëmë gjejnë.” – Dejvi, 8 vjeç.Çfarë do të thotëDASHURI?“Mamushi im më do më shumë se çdo njeri tjetër. Vetëm muamë puth përpara se të fle.”“Kur gjyshja ime u sëmur me artrit, nuk përkulej dot për tëlyer thonjtë e këmbës. Që atëherë, gjyshi im e ndihmon t’ilyejë, megjithëse edhe ai është me artrit. Kjo është dashuria.”“Gjatë koncertit tim në piano, unë ndodhesha në skenëdhe kisha shumë frikë. Shihja shumë fytyra njerëzish që mëvështronin dhe pastaj pashë babin tim që më përshëndeste medorë dhe buzëqeshte. Nuk kisha më frikë, pastaj.”“Dashuri është kur qenushi yt të lëpin fytyrën, megjithëse ti eke lënë vetëm gjithë ditën.”“E di që motra ime e madhe më do shumë, pasi më jep gjithërrobat e veta të vjetra dhe i duhet të blejë të tjera për vete.”“Dashuria është kur një vajzë dhe një djalë hedhin parfumdhe dalin bashkë dhe nuhasin aromat e njëri-tjetrit.”“Dashuria është kur dy të rritur puthen shpesh. Mamushi dhebabushi im sillen kështu.• “Nuk po nxitoj për të rënënë dashuri. Klasa e tretëqenka mjaft e vështirë.”– Rexhina, 10 vjeçe.“Dashuria është kur i thua një djali që të pëlqen bluza e tij dheai e vesh atë përditë.”“Kur dashuron dikë, qerpikët të lëvizin shumë shpejt dhe prejtyre dalin yje të vockla.”Fëmijët e intervistuar nga Urdi16


Poezipër dashurinëUnë të dua tyPër dikë ti je gjithkush,për Çdokënd ti je Çdokush,për askënd ti je askush,por për mua je gjithkush.Çdo ditë dua puthjeE pse?Sepse jam i vogëlSepse jam i vogëlSepse jam i vogëlDashuria është sekretUnë dua një djalëMe sy të zinj,Emrin s’jua themështë sekreti im.Kur bie në dashuriNëse e sheh shpesh qiellin,zogjtë, yjet, diellin,nëse të pëlqen të vraposhmes fushave lule plot,nëse ëndërron të jesh fluturapo të fluturosh si zog,nëse shpesh hutoheshdhe orarin e mësimeve ngatërron,do të thotë se diç po ndodh tek ti,do të thotë: ke rënë në dashuri.Humor “i dashur”- Hej, Eva, do të të them një sekret.Po mos ia thuaj njeriu.- Po unë të kam shoqe të ngushtë! Hë, ma thuaj!- Unë e dua Artin.- Ua, Artin... ë?- Ëhë...- Po, ku e kupton ti që e do?- ... sepse e kam shumë inat.Tring, tring.... erdhi mesazhiDoni t’iu bëni miqve tuaj një dhuratëpër 14 shkurt, njësoj siç bën mami dhebabi juaj? Me siguri që po. Ju pëlqen njëcelular si dhuratë? Mos po vraponi të merrniarkën tuaj të kursimit? Mos u mundoni... celulariynë nuk blihet, por bëhet! Po sikur me të të dërgonimesazhe për shokët tuaj? Ju mund t’u shkruani miqve përrëndësinë që kanë për ju apo diçka për të qeshur. Dhe edini cila është e mira e celularit tonë...? Se miqtë tuaj nukkanë mundësi ta fshijnë mesazhin!Ju duhet:- letër e bardhë- karton ngjyrë argjendi- një paketë çamçakëzësh- gërshërë- lapustila1. Priteni në formë drejtkëndore kartoninngjyrë argjendi (30 cm gjatësi dhe 10 cmgjerësi).<strong>2.</strong> Paloseni kartonin e prerë në dy pjesë,në mënyrë që pjesët të jenë të barabarta.3. Me gërshërë jepuni një formë tërrumbullakët cepave të drejtkëndëshit.4. Ngjitni me ngjitës vinovil antenën, dyekranet dhe paketën e çamçakëzëve, qëdo të shërbejë si tastierë për celularin.5. Celulari është gati! Mungon vetëmmesazhi juaj!17


MaterialetFa- bojëra të posaçmepër lëkurë- sfungjer- penela- enë me ujë- pecetaPara se të filloni pikturën kontrolloni fytyrëne fëmijës që të mos ketë puçrra, plagë apovende të skuqura (të irrituara).Nuk ka nevojë për të vënë ndonjë krem parase të përdoren ngjyrat.Fytyra duhet të jetë e pastër dhe e thatë. Nëseflokët janë të gjatë, vendosni një rreth, që tëmos ju pengojnë dhe të mos bëhen pis.Do të përpiqem të tregoj se si të pikturojmëhap pas hapi fytyrën. Duke e parë si veprohet,ti e ke të thjeshtë ta praktikosh edhe vetë temotra, vëllai, shoku apo shoqja jote apo edhenë fytyrën tënde.181. Në fillim do të pikturojmë zemrat me ngjyrërozë/të kuqe në faqe. Nëse e keni të vështirë tapikturoni saktë drejtpërdrejt me penel, në fillimmund të vizatoni me laps.<strong>2.</strong> Pasi pikturimit të zemrave, pikturojmë lulet.3. Hapi i tretë dhe i fundit është përkujdesja edetajeve. Bëjmë zbukurimin e luleve, me xixaose me nuanca të tjera ngjyrash.


ce painting1. Për të bërë këtë vizatim fytyre duhen tringjyra (e kuqja, e zeza dhe e bardha). Nëfillim, me anë të penelit e ndajmë fytyrënnë dy pjesë të barabarta. anën e majtë tëfytyrës do ta pikturojmë me shirita. Fillojmëme të kuqe e pastaj me të zezë. Sigurohemiqë vijat të jenë pothuajse të barabarta.<strong>2.</strong> Pasi kemi pikturuar gjysmën e fytyrës, do t ëfillojmë me gjysmën tjetër. Në mes të gjysmës së papikturuarme penel me ngjyrë të kuqe, do të pikturojmë një kryq si nëfigurë.3. Pasi boja të jetë tharë, me të bardhë do të pikturojmëpjesën që na mbeti bosh dhe, me një penel të hollë, në ballëshkruajmë germat aCM (inicialet e skuadrës së Milanit).Devisi është tifoz me skuadrën e Milanit, prandajvendosi bënte këte stemë në fytyrë.*Në mënyrë të ngjashme dhe mengjyra të tjera mund të vepronipër skuadrën tuaj të zemrës...Tani shihu në pasqyrë. a tëpëlqen vetja?Piktura hiqet me ujë edhe sapun.1


Grupsa!Para se t’ju tregoj si quhem,desha t’ju pyes: A ju pëlqenmagjia? Mua, shumë! Gjithmonëkam besuar se në botë ekzistondiçka magjike dhe aq shumë ebesova, saqë nisa ta praktikoja.Puna, talenti dhe besimi i madhmë ndihmuan ta arrija ëndrrëntime.Davidi... sUnë quhemDavidKoperfild(David Copperfield). Kam lindur në Metuçen,Nju Xhersi (Metuchen, New Jersey), pra, jamamerikan, por mamaja ime ka lindur në Jerusalem,Izrael. Prindërit e mi quhen Rebeka dhe HimanKotkin. Do të thoni ju, pse nuk e kam mbiemrin dheunë Kotkin, por më njohin me Koperfild?Dikur kam lexuar një libër të Çarls Dikensit (Charls Dickens) me titullinDavid Koperfild dhe më pëlqeu aq shumë, saqë vendosa të më thërrisninedhe mua ashtu.Siç thashë dhe më lart, më pëlqen shumë magjia. Tërhiqesha gjithmonë ngafilmat dhe nga tregimet që flisnin për gjëra të pamundura. Unë nuk mund tëbesoja se ka gjëra që nuk mund të realizohen dhe kështu u bëra iluzionist.Kam studiuar dhe e kam praktikuar shumë artin e magjisë dhe iluzionit.Me kalimin e kohës kam luajtur edhe nëpër filma, si Terror Train (Trenii Terrorit) më 1980 dhe, gjithashtu, kam botuar dy libra, madje kam shëtiturgjithandej nëpër botë. Përveç dëshirës, ka qenë edhe fantazia që më kandihmuar shumë që të ecja përpara. Arrita të bëja gjëra që askujt nuk ishkonin ndër mend! Lexoni më poshtë!20


a ne Lexuesit e revistësGrupsa!Në këtë numër ju sollëm një personazh shumë të veçantë!Shumë prej jush, kur flitet për magji kujtojnë Herri Poterin,por David Koperfildi nuk ka qenë personazh i thjeshtëlibrash e filmash. Ai ka bërë magji vërtet, ose më mirë tëthemi, ka qenë mjeshtër i iluzioneve. Ai filloi të interpretontekur ishte 12 vjeç dhe u bë përfaqësuesi më i ri i pranuar nëShoqatën Amerikane të Magjistarëve.Në moshën 16-vjeçare ai jepte mësime në një kurs magjienë Universitetin e Nju Jorkut (New York University) dhekur mbushi 18 vjeç u pranua në Universitetin Fordham.Tri javë pas pranimit ai u thirr të luante rolin kryesor nënjë spektakël muzikor në Çikago (Chicago). Aty ai dha trishfaqje magjike të tijat dhe që pas asaj shfaqjeje, ai nisikarrierën si David Koperfildi.Davidi nuk ishte magjistari i vetëm, por ato çfarë shfaqi ai, i lanëtë gjithë me gojë hapur. Ndër magjitë më të rëndësishme të tijishin kalimi mes përmes Murit të Madh Kinez, si dhe zhdukja dherishfaqja e Statujës së Lirisë mbi Kanionin e Madh (Grand Canion).Ishin pikërisht këto demonstrime magjike, të cilat ndryshuanmendimin e njerëzve rreth iluzioneve dhe magjisë në jetën reale.Ai i kushtoi vëmendje të madhe këtij arti të lashtë. Koleksioni i tijgjigant është kthyer në Muze Ndërkombëtar. Aty gjenden rreth 80000 objekte dhe 15 000 libra të kohëve të ndryshme rreth magjisë.Arritja më e madhe sipas Koperfildit, është projekti i tij për tëndihmuar pacientët me aftësi të kufizuara. Ky projekt ka të bëjë nërifitimin e disa aftësive të humbura gjatë dëmtimeve. Projekti quhet“Magjia” dhe praktikohet në rreth 1100 spitale.Derdhni pak ujë në një gotë letre dhe i thoni shokuttuaj se do ta zhdukni ujin. Pastaj i thoni të shtrijëdorën. Derdheni gotën në të. Shoku pret të laget. Nëvend të ujit bie një kub akulli. I thoni se ju u përpoqëttë bënit ujin të zhdukej, por ishte shumë e vështirë.Si e bëtë këtë?Kjo lojë është shumë e lehtë për t’u kryer. Juve do t’ju duhetnjë copë sfungjeri e thatë. Priteni në formën e gotës së letrës,pastaj ngjiteni në fund të saj. Vendosni më pas një kubakulli në gotë. Merrni një gotë tjetër me ujë. Tani ju jeni gati.Derdhni pak ujë në gotën ku keni ngjitur sfungjerin (ai do tathitë atë). Kthejeni gotën përmbys dhe kubi i akullit do të bjerënë dorën e shokut. Çfarë magjie!!Lojë magjie21


Intervistë meKris Brein- Kris, nga jeni ju?Nga Marsi (qesh)! E vërteta është se vij nga Dallasi, Teksas.- Kur ishe i vogël, gjithmonë dëshirojetë ishe magjistar apo kishe dëshira tëtjera?Kur isha i vogël doja të bëhesha fillimishtastronaut e çfarëdo tjetër, që fëmijët në atëmoshë dëshirojnë të jenë. Magjia gjithmonëmë ka pëlqyer. Gjyshi dhe babai im kanëditur disa lojëra magjie. Ata i bënin atokur mblidheshim me familjen, ose në lagje,por nuk ishte profesioni i tyre. Sot ata nuk ikuptojnë shumë nga gjërat që bëj unë. Kurfillova të merresha me magjinë, vura re sekisha dhe talent për ta bërë, dukej sikur kishalindur për këtë gjë. Besoj se arsyeja që jam imirë në këtë punë, është sepse e adhuroj.- Kur filluat ta ushtronit magjinë?Që kur isha 6 vjeç. Babai im kishte një kuti plotme lodra magjie, me të cilat bënte truke magjike.Unë kisha shumë dëshirë të mësoja, por ngaqënuk dija, përfundoja duke i thyer. Një ditë babaimë tha që, në qoftë se doja që të mësoja vërtet, ai do të mëndihmonte, por me kusht që mos të i thyeja më lodrat e magjisë.- A interpretoje në publik?Në të vërtetë, parapëlqeja të ushtrohesha në shtëpi. Vinin edheshokët e mi për të më parë. Kur isha 18 vjeç kam bërë shfaqjen timetë parë, e cila, fatmirësisht, doli me sukses.- Lojërat magjike i krijoni vetë?Jo të gjitha! Disa janë krijime të miat, por disa i mësoj nga të tjerët. Magjistarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.Për shembull, me David Koperfildin jemi miq të mirë.- A është e vështirë puna e magjistarit?Nuk është e thjeshtë, si çdo punë në fund të fundit. Me fëmijët është disi e vështirë, sepse duan t’i prekin gjëratpër të provuar emocione. Sidoqoftë, unë e thashë që në fillim, se kjo punë më pëlqen shumë dhe nuk më sjellasnjë shqetësim. Pavarësisht kësaj, mua më bëhet shumë qejfi kur shoh të tjerët të kënaqen gjatë shfaqjes timedhe përqendrohem te kjo gjë, më shumë sesa te vështirësitë që mund të kaloj.- A ju ka ndodhur të keni bërë gabime gjatë shfaqjes? E ka vënë re publiku?Si çdo njeri edhe unë bëj gabime. Ajo që e dallon një magjistar të mirë, është se në momentin që diçka shkon keq,ai ndryshon plan dhe bën diçka tjetër. Më ka ndodhur ta bëj këtë, por publiku nuk ka kuptuar gjë.22


qendra argëtuese “Cel: ++355 692514105 / 6920555857 xhuxhat”Me çfarë merreni këtu në Shqipëri?Unë aktualisht jap shfaqje në qendrën “7 xhuxhat” në KristalCenter, çdo të shtunë dhe të diel në orën18:00. Prandaj, nësefëmijët dhe prindërit duan të zbaviten me numra magjikë apodhe të mësojnë ndonjë prej tyre, mund të vijnë te “7 xhuxhat”.Në këtë qendër organizohen aktivitete të ndryshme dhe festaditëlindjesh, ku unë jam pjesëmarrës me numrat e mi magjikë.Fëmijë, shihemi te 7- xhuxhat!Lojëra magjieKris Brent na bëri tëmundur një lidhje të shpejtë meDavid Koperfildin. Ai i dërgoinjë mesazh dhe i tha: “Çfarë pomendon shoqja ime?”. Pasi dërgoimesazhin, ai më pyeti: Mendo njëngjyrë dhe një letër bixhozi (numrindhe figurën). Pasi unë i mendova,i thashë me zë të lartë dhepa e mbaruar fjalën, Davidi kthenpërgjigje: “Miku im, ti do të mëvësh në provë dhe unë do të ta bëjqejfin. Ajo që ka menduar vajzaështë ngjyra e kuqe dhe As-i mezemër”. Ishte shumë befasuese!!!Hej Grupsa! Kris Brent do na mësojë dy lojëra magjie me të cilatmund të befasojmë shokët, vëllezërit dhe shumë persona të tjerë.Njëra nga lojërat ka të bëjë me leximin e mendjes.Qëllimi është të gjejmë përgjigjen për të cilën kemipyetur personin që do t’ia bëjmë lojën. Ne në tëvërtetë nuk i lexojmë mendjen, por ai do të besojësikur po e bëjmë vërtet!!!Hapi 1: Prisni gjashtë copa të vogla letre. Tre janëato ku do shkruani përgjigjet tuaja dhe tre ku do tëshkruhen të shokut.Hapi 2: Do i thoni shokut tuaj sedo t’iu përgjigjet tre pyetjeve,por ju do e shkruani përgjigjenpara se ta thotë ai. Tek letra eparë do të shkruani “E zezë”.23


Hapi 3: Do palosni letrën e parë dhe do shkruani inicialettuaja dhe do e mbështesnimbi tavolinë. Më pas dopyesni shokun “Thuaj njënumër nga 1 deri në 100!”.Pasi ai të japë përgjigjen judo e shkruani tek një letërtjetër dhe do e lini të hapurdhe vendoseni afër asaj tëparës, si në foto.Hapi 4: Kërkojini shokutt’ju thotë emrin e njëkafshe. Në momentinqë ai po e mendon,ju tek letra shkruaninumrin që ai ju tha mëparë. Paloseni letrënsi në rastin e parë dheshkruani inicialet. Tekletra tjetër shkruani emrin e kafshës që do ju thotë shoku.Hapi 5: Do i thoni shokut tëzgjedhë midis të zezës dhetë bardhës. Ju tek letra doshkruani kafshën që u thashoku dhe do palosni letrënsi në rastet e para. Më pasdo shkruani përgjigjen evërtetë të shokut.Hapi 6: Përziji letrat e palosura dhehapini një e nga një. Shoku juaj do tëhabitet që ju gjetët përgjigjet e sakta.Shënim: Pjesa më e madhe e njerëzvezgjedhin ngjyrën e zezë kur u kërkonitë zgjedhin midis të bardhës dhe tëzezës. Nëse ata nuk e zgjedhin, atëherë do t’u thoni se upërqendruat shumë tek pyetjet e tjera dhe këtë të funditnuk e menduat mirë. Sidoqoftë ata nuk do e vënë re, pasido të jenë të habitur si arritët edhe aq.Loja e dytë ka të bëjë me letrat e bixhozit.Para se të bëni lojën, keni nevojëtë përgatiteni.Materialet:gërshërë,dy letra të njëjta,një Jokerdhe një letër tjetër, ngjitës.Hapi 1: Merrni Jokerin dhe prisnicepin me gërshërë si në figurë.Hapi 2: Merrni një ngaletrat e njëjta dhe prisni njëshirit ngjitësi. Cepin e prerëngjite tek letra. Ne figurëmund të shihni se si ta bëni.Hapi 3: Letrën e cila ështëndryshe do e vendosniposhtë cepit të ngjitur.Atë më pas do e mbulonime letrën e njëjtë me atë tëparën.Tani jeni gati për të bërë lojën.1. Kërkojini një shoku të marrë Jokerin <strong>2.</strong> Kthejini letrat përmbys dhe lëreni tazgjedhë letrën e ta vendosë mbi tavolinë.3. Pasi ta kthejë letrën ai do të shohë se nuk ështëJokeri, por një letër tjetër. Magjike apo jo?!24


Përshëndetje Grupsa!Nëse keni kohë, ju ftoj të bashkoheni me mua në një udhëtimdrejt qytetit të Korçës.Korça është një qytet në ShqipërinëJug-lindore, si dhe qyteti igjashtë më i madh i Shqipërisë.E dini nga e ka marrë emrin ky qytet?Dikur, në rrugët e Korçës po kalontenjë vajzë shumë e bukur. Njerëzit qëe panë filluan të bënin thashethemepër të: “A e patë atë “Koricën (vajzën)e bukur që kaloi?”. Të frymëzuar, atakënduan këngë për “koricën e bukur”.Qyteti filloi të quhej “Qyteti me koricën ebukur”, “Qyteti i Koricës”, “Korica” dhe në fund,pas shumë vjetësh u quajt Korçë.Busullana drejtonpër në...- Qyteti i Korçës ka rreth 90000 banorë.- Ndodhet 850 m mbi nivelin e detit dhe rrethohetnga malet e Moravës.- Lidh Shqipërinë me Maqedoninë (47 km) dheGreqinë (35 km).- Temperaturat më të larta shënohen në gusht(26 o C), më të ulëtat në janar (2 o C).- Në vit bie 650 mm shi, pasi më shumë bie borë.25


KORCA1. Mësonjëtorja e Parë Shqipe,2Muzeu i Arsimit - ndërtesa ku u hapshkolla e parë shqipe, më 7 mars të vitit1887. Në atë kohë Korça ishte qyteti më imadh dhe më i zhvilluar i Shqipërisë, ndajdhe shkolla e parë u çel në këtë qytet. Nëfillim, shkolla u lejua nga autoritetet turke,por me kalimin e kohës ata e mbyllën dhenuk lejonin fëmijët të mësonin gjuhënshqipe. Jashtë ndërtesës ndodhet statuja eshkronjave ABC, një pendë shkrimi dhe njëshishe boje shkrimi.1<strong>2.</strong> Birra “Korça” (birra e parë shqiptare)Qyteti i Korçës krenohet me fabrikën e kësaj birre.U themelua më 1928 nga italiani Umberto Uberti. Nëvitin 2004 u rinovua dhe u hap edhe për vizitorët.72633. Katedralja “Ngjallja eKrishtit”Katedralja ortodokse e Korçës urindërtua tërësisht në 1992, pasikisha e Shën -Gjergjit, që ndodhejmë parë në atë vend u shkatërruanga autoritetet komuniste në1968. Është kisha më e madhenë Shqipëri dhe e dyta nëBallkan. Karriget e kishës janë meshqiponja të gdhendura, simboli ivendit tonë.


Karnavalete KorçësNjë traditë e vjetër në qytetin e Korçës, që është rikthyer sërish vitete fundit, është edhe festimi i Karnavaleve. Karnavalet e Korçës, tëgëzueshme dhe të zhurmshme, shumëngjyrëshe dhe mjaft të çuditshme,përtej normales së jetës së përditshme, vijnë para mijëra qytetarëve,duke risjellë kështu nurin e dikurshëm të karnavalit. Karnavalet në Korçëe kanë zanafillën në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Festa e karnavalevenë qytetin e Korçës zhvillohej në dy ditë. Ditën e diel ishte ditë feste28për fëmijët, e quajtur ndryshe “Rogeçët evegjël”. Nënat i sajonin fëmijët (djemtë)si vajza, duke i veshur me fustane, ndërsavajzat i vishnin me pantallona. Fëmijëveu blinin edhe maska, kapela letre dhe ingjyrosnin në fytyrë me bojë. Grupet efëmijëve gumëzhinin me harenë e hyrenë sokakët e qytetit të Korçës dhe hyninnëpër shtëpitë e qytetit të veshur memaska. Në mbrëmje kalonin në paradëkarnavalesh grupe të ndryshme sipasshoqërive të caktuara në bulevardinkryesor të qytetit.një çiçkë – paklepitkë – shapkëay – aiçar? – çfarëce – pse?qoshkë – cepçupka – vajzadjemka – djemleshra – flokëdoçkë – dorëFjalorKORçaR(për të folur si ata)llafe – fjalëpiperkë – specimonik – shalqikorbë – e mjerëkoronkë – kordeleleka – paratheatrinë – aktoredhaskalicë – mësuesearabeckë – zogmastikë – çamçakëzxhiro - shëtitjegjene – prapëdhisk – tabaka


Karakteristika korçare:• Serenatat kushtuar dashurisë dhe vajzave të bukura• Karnavalet e Korçës• Kërnackat (qofte) dhe lakrori• Korçarët njihen për shumë nikoqirë e pastërtorë• Grave korçare iu pëlqern shumë puna e dorëspor edhe thashethemet ... Ha ha ha..bëj shaka! • Lagjet e vjetra me rrugë me kalldrëm• Turizmi malor në Dardhë dhe VoskopojëSkuadra e futbollit e Korçësështë “Skënderbeu” dhe ështëkrijuar më 15 prill të vitit1909. Është klubi më ivjetër në Shqipëri. FrediStefo ka qenë trajneri më isuksesshëm. “Skënderbeu”ishte skuadra kampione eShqipërisë më 1933.N j ëg a ti mk a r a k t e r i s tKORCARi kNë Korçë mësova një gatim të veçantë.Unë nuk mbaj sekrete, po jua tregojmenjëherë.Çfarë ju duhet:- Tenxhere- Thikë- Lugë- Tavë- Një i rritur qët’ju ndihmojë ...Lakror me miell misriSitim miellin e misrit dhe e hedhim në një tenxhere me ujë të valuar mepak kripë, duke e përzierë derisa të formohet një masë e trashë. E heqimnga zjarri dhe e shtrojmë në një tavë, të cilën e kemi lyer me pak vaj. Mbi tështojmë mbushjen me spinaq. Shtojmë pak djathë të bardhë të thërrmuar,vezën e plotë, pak kripë dhe pak piper dhe e i shtrojmë mbi petën e lakrorit.Sipër mbushjes hedhim një shtresë të hollë miell misri, e spërkasim me pakujë dhe pak vaj dhe e vendosim në furrën që e kemi ngrohur më parë, në 180gradë, për rreth 20-25 minuta.Ju bëftë mirë!Përbërësit:- 250 g miell misri- 400 ml ujë (2 gota)- 2-3 lugë vaj- 1 kg spinaq- 100 g djathë tëbardhë- 1 vezë- kripë- piper2


?E dashur redaksi e revistës,Dua t’ju përgëzoj për rubrikën e mrekullueshme lidhur me zgjedhjet qëduam të bëjmë për të ardhmen tonë. Unë e kam të vendosur se çfarë do tëbëhem: do të bëhem aktor. Unë kam qejf të kënaq publikun me humorintim dhe aktrimi shërben për këtë gjë. Të gjithë shokët në klasë dhe nëlagje më thonë se kam talent në aktrim, sidomos kur qeshin me batutate mia. Shpesh në shtëpi vishem si aktor filmash dhe më pëlqen kur mëthonë se ngjaj si Bred Pit.E dashur redaksi! Sot ju fola për planet e mia për të ardhmen, pordo tju shkruaj sërish edhe për rubrika të tjera, sepse në revistën tuajka gjëra shumë interesante. Edhe unë jam një Grups. JENI TËMREKULLUESHEM TË GJITHË!!!!!RONALDO ARRA - ShkodërKur të rritem...ronaldoja dëshiron të bëhet aktorTë jesh aktor nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. Por nuk është ase vështirë, nëse vërtet e dëshiron! Është profesion i bukur, i veçantë, porjo shumë persona e zgjedhin. Për t’u bërë një aktor i mirë duhet të jesh ishkathët, energjik dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja nga të gjithafushat e jetës. Fillimisht duhet të vendosësh çfarë lloj aktori do të jesh, aktorteatri apo kinemaje. Por, pavarësisht nga kjo, për t’u futur në botën e aktrimitduhet të fillosh nga gjërat e vogla. Shih nëse ka mundësi aktrimi në shkollëntënde apo vendin ku jeton. Mund të ndjekësh kurse profesionale aktrimi apotë marrësh pjesë në shfaqjet teatrore që organizon shkolla. Një këshillë tjetërdo të ishte të shkoje rregullisht në teatër, por mund të bësh edhe prova nështëpinë tënde, përpara pasqyrës.30Pse aktor?1. Është qejf! Aktrimi është profesion emocionues dhe argëtues.Vallëzon, këndon, vishesh me kostume nga më të çuditshmet,udhëton. Të jepet mundësia të takosh shumë persona të talentuardhe të famshëm.<strong>2.</strong> Është dëshirë e realizueshme. Ndoshta nuk do të arrish nëHollivud, por ka mjaft aktorë që luajnë në teatro apo filma dhe janëtë kënaqur me mënyrën e tyre të jetesës.


onaldojaaktoraktoraktor?3. Mund të bëhesh i famshëm. Vetëm t’uthuash të tjerëve që je aktor dhe... të gjithë dotë mblidhen rreth teje! Kujdes nga paparacët!4. Është shpërblyese. Nëse bëhesh aktori mirë, të gjithë të njohin dhe të përgëzojnë përkëtë. Aktorët më të mirë vlerësohen me çmimesi “Oscar®”, “Golden Globe”, “Emmy” apo“Tony Award®”.5. Të japësh autografe – imagjinoni sikurdikush t’ju ndalojë në rrugë dhe t’ju kërkojë tëfirmosni bluzën apo dorën e tij. Do t’ju këshillojat’u kërkoni një copë letër dhe një stilolaps. Mosharroni të buzëqeshni.aktoraktor31


Pak histori...Mos harro se për t’u bërë një aktor i mirëduhet:1. Të kesh dëshirë të aktrosh. Kjo ështëkryesorja!<strong>2.</strong> Të interpretosh personazhe. Nukështë aq e vështirë sa duket. Madje, fëmijëte keni më të lehtë, pasi jeni të shkathët,kanë imagjinatë dhe improvizojnë.3. Të mësoni fjalët e personazheve.Nëse ke kujtesë të fortë, nuk do të keshasnjë problem. Nëse jo, me pak punë dot’ia dalësh!4. Zë i lartë. Imagjino sikur je dukeluajtur një pjesë teatrore në një shfaqje tëshkollës dhe prindërit e shokët kanë ardhurtë të shohin… Por papritur, mikrofonatnuk punojnë! Të duhet të flasësh me zëtë lartë. Por... kujdes... njerëzit që kenimë afër ... mund të shurdhohen.5. Ka gjithmonë diçka të re për tëmësuar! Aktorët që shohim në filma nuke kanë harruar këtë. Ata vazhdojnë tëndjekin kurse profesionale aktrimi.6. Përkushtoju fushës ku ndihesh mëmirë. Aktrimi ofron mjaft mundësi. Nësetë pëlqejnë shumë dramat, përkushtojuatyre; nëse të tërheq humori, ndoshta dotë bëhesh personazhi i radhës i shfaqjevetelevizive.7. Ji i sjellshëm! Ky është hapi i parëqë njerëzit të të pëlqejnë ty dhe shfaqjete tua.32Aktrimi ka lindur në Greqinë elashtë. Qysh atëherë njerëzit shkoninnë teatro për t’u argëtuar. Teatrot(amfiteatrot) kishin formëgjysmërrethi dhe skena ndodhejpërballë spektatorëve. Aktorëtluanin pjesë të shkrimtarëvetë njohur të kohës osepjesë nga mitologjia. Përkëtë arsye një pjesë epersonazheve ishinperëndi.


Ata nuk ngjanin aspak meaktorët e sotëm: nëse interpretoninnjë personazh të gëzuar, ata nukbuzëqeshnin, por vendosnin në fytyrënjë maskë që buzëqeshte. Po kështu,nëse ishin të trishtuar, vinin një maskëqë të tregonte fytyrë të trishtuar. Nukkishte aktore femra, në vend të tyreluanin burrat e maskuar si gra. Për tëpërforcuar zërin përdoreshin voza bosh(si ato të mëdhatë ku mbahet vera). Tanine përdorim mikrofonat, mua më dukenmë praktikë.Në Romën e lashtë, për të dalluarpersonazhet, përdoreshin disa simbole:• paruka e zezë tregonte që personazhi ishte djalë i ri;• paruka gri tregonte një burrë të plakur;• tunika (rrobë e gjatë deri te gjunjët prej leshi a liri)e verdhë tregonte që personazhi ishte femër;• thekët e artë tregonin që personazhi ishte një perëndi.Me kalimin e kohës ndryshoi dhe forma eaktrimit. U shtuan aktorët, u hoqën maskat.Tashmë nuk kemi më amfiteatro, por teatrome skena të mëdha, si dhe kinema ku filluantë shfaqeshin filmat e rinj. Sa shumë kanëndryshuar gjërat që nga lashtësia, apo jo?!Nëse keni realizuar ndonjëshfaqje interesante nëshkollën tuaj apo dotë realizoni së shpejti,na njoftoni, që ne tëdërgojmë gazetaren tonësimpatike,Urdin!33


TercinaGjyshja dhe gjyshiMë në fund erdh’ rasti, mojgjyshen, gjyshin të takoj.Qesh, luaj e lodrojsi një kërcimtare, moj.Lumturohem e gëzojkur takoj gjyshen e gjyshin.Do t’i dua gjithmonëse ata janë jeta ime.Argita GjymishkaKlasa IVZemraO ti zemër, që rreh fortpo sikur të ndalosh, ç’do të ndodhë?Ti që vuan nga dashuria,do të vuash gjithmonë,sepse ajo dashurido të përfundojë në hidhërim.Dikush do të të pengojëprandaj me gjithë forcën tënde lufto!Emili MuçobegaKlasa IV******Dy zemraDy shigjetaDy shoqe të vërteta34QielliSa i bukur është qiellisi hëna dhe dielli.Qielli është i paanëi bukur si zanëNjë herë borënjë herë shita mbush zemrënplot me dashuri.Qiellin unë e duase është jeta për mua.Esmeralda ZylyftariKlasa IVDashuri për AtdheunDashuri e mall për Atdheun ndjej,kur atë s’e shoh, s’e prek, s’e ndjej.Kur jam larg ndihem e harruar,larg Atdheut e mërguar.Atdhe më i miri ti je,bukuri të mëdha, gjuhë të bukur,këngë të arta ti ke.Të afërmit e familjen në tokën time i kam,po vetë ku jam?Adelajda Zeqaj


Ushtar i vendit timUshtar trim i vendit timqë lufton për lirinëkujdesu për moshatarët e minë vendet ku shërben ti.Çoju të fala nga unëtë kenë fat e gëzim shumë,se të gjithë fëmijët në botëduhet të kenë sa më pak lot.Ushtar trim i vendit timikur larg je me shërbimdashurinë gdhendur në kraharorpër atdhe, familje e flamur.Në shi, stuhi ti atjenë borë e ngricë ti atje,në zjarr e det, përsëri atjerrofsh e qofsh, për ty, atdhe.Zemrat tona rrahin fortpër ty vëlla i madh, në botë.Ne festojmë të lirë tanise atje larg po lufton ti.Erta TërshanaKlasa IVUnë dhe gjyshi- Gjysh, ike përsëri?- Jo, jam këtu.- Ohhhh, sa i kënaqur jam! Po pse je i vo…? Çfarë?! Si ubëre i madh?- E po ti, derdhe frymë mbi mua dhe unë u bëra i madh.Tani, numëro deri në dhjetë.- 1, 2, 3, 4,………, 9, 10- Ohhhh, sa rehat!- Nuk të shoh, por të dëgjoj. Ku je gjysh?- Në zemrën tënde.- Si arrite ta bësh këtë?- E bëre ti dhe zemra jote.- Ç’do të thuash me këtë?- Do ta kuptosh më vonë bir.- Mirë.- Të mbahet mend si ika unë?- Jo. Prindërit më çuan atë ditë në shtëpinë e shokut tim,Reit, që të mos e përjetoja ikjen tënde.- Do ta përjetosh?- Po.- Mbylli sytë e mendo sikur jam ende gjallë.- Po si ta bëj këtë?- Me zemër. Sepse zemra është ajo që i mban të ikuritmes të gjallëve.Kristi NitaKlasa VShkolla “Naim Frashëri”, ElbasanShkollaMall për AtdheunO Atdhe, sa i dashur që je ti,por jam larg e s’mund tëvij.Lot derdh për ty tani,një mall të madh mbaj në gji.Për malet malli më ka marrë,e fushat e gjelbra për t’i parë.Tek qytetet e bukura dua të arrij,por ketë s’mund ta bëj, e di.Larg ndodhem tani,me shpresën që të kthehem përsëri.Lorela DemaMbaruan festat, shkolla filloibashkë me shokët unë gëzoj.Me qejf e dëshirë në shkollë shkojdhe gjëra të reja përditë mësoj.Mësuesja e dashur neve na ndihmondhe detyrat tona ajo i lehtëson.Shkolla neve na mësonrrugët e dijes na i thjeshton.Devis NishkuKlasa IVVjersha, vjersha sa më shumë vjersha!Na dërgoni krijimet tuaja, që të merrni pjesë në konkursin““Tercina Grupse“. Të gjitha punimet do të publikohen çdomuaj në revistë. Fituesi do të shpallet me 1 Qershor... Prandajnëse keni talent, nxitoni të merrni një laps dhe një letër...dheshkruani!!Adresa e email: revistagrupsat.albas@gmail.com35


Mirë se vini nëxhungëlç’kemi Grupsa! Ju të vjetrit më njihnitashmë. Për të rinjtë: unë jam Noelidhe do t’ju njoh me botën e bukur tëkafshëve. Sot do t’ju flas për një kafshëqë nuk gjendet në vendin tonë. Vetëm njëndihmë do t’ju jap dhe ajo do t’ju mjaftojë:Është e gjatë, shuuuuumë e gjatë... Ështëkafsha më e gjatë në botë!E gjetët se përcilën e kamfjalën?Gjirafa36Sot do zhvendosemi pak nga xhungla... drejt savanës. Gjirafat janë ndër gjitarëtmë të lartë në botë. Kanë qafë të gjatë, këmbë të gjata dhe lëkurë me njolla.Kjo e fundit u shërben atyre si një “maskim”, pasi edhe leopardi, tigri dhe luanikanë lëkurë me ngjyrë të ngjashme. Gjirafat kanë “brirë” ose gunga të voglambi kokë, të cilat arrijnë deri në 12 cm. Gungat shërbejnë për t’u mbrojtur nëdyluftime.Gjirafat meshkuj janë më të mëdha se gjirafat femra. E çuditshme, por e vërtetë.Ato peshojnë rreth 1080-1360 kg dhe janë afërsisht 5.8 metra të larta. Femratpeshojnë rreth 725-1180 kg dhe janë afërsisht 4.8 metra të larta.Gjirafat mund të jetojnë deri në 25 vjet. Ato jetojnë në Afrikën Qendrore, Jugoredhe Lindore, të shpërndara pothuajse në të gjithë tokën e nxehtë afrikane.Qafat e tyre të gjata i ndihmojnë të ushqehen me gjethet e pemëve të larta,për shembull, gjethet e akacies. Një veçori tjetër që i dallon gjirafat është se atomund të rrinë me ditë të tëra pa pirë ujë. Ujin e marrin nga gjethet e njoma.


Gjirafat janë kafshë miqësore.Ato udhëtojnë në tufa të mëdha, pavarësisht gjinisë apo moshës që kanë.Që të lindë vëllai apo motra juaj e vogël,nënës tuaj i duhet ta mbajë foshnjën 9 muajnë barkun e saj. Gjirafave nëna u duhenta mbajnë të voglin në bark për 15 muaj!Javën e parë pas lindjes, nëna përkujdesetpër të voglin e saj, pasi ai është shumë ibrishtë dhe nuk di të vetëmbrohet. Gjirafatkrijojnë “grupe çerdhesh” për të vegjlite tyre, pak a shumë si ne, kur mamatëna çojnë në çerdhe. Kur nëna shkon tëushqehet, i vogli qëndron me shokët e tij,nën kujdesin e gjirafave-edukatore! Gjatëgjithë jetës së tyre, gjirafat mund të lindinderi në 12 të vegjël.37


GjirafaLegjendë...Përse gjirafate kanë qafëntë gjatë?Një ditë të bukur, në mes të xhunglës,gjirafa Gertrudë ishte ulur në tokë dhepo bisedonte me mikun e saj, brumbullinBerni. Berni donte të mësonte të fluturontenë lartësi të mëdha që të ushqehej megjethet e shijshme të pemëve të larta. Por aikishte frikë nga lartësitë. Gjirafa Gertrudë utregua e sjellshme dhe i tha të ushtrohej tëfluturonte mbi kokën e saj. “Nuk e di se sado më ndihmojë kjo, sepse ti je e shkurtër,”– i tha Berni Gertrudës. Megjithatë, miqtënuk u dorëzuan. Për 365 ditë rresht Berniushtrohej mbi kokën e Gertrudës dhe kjo efundit, për të ndihmuar mikun e saj shtrinteqafën sa më shumë të mundte. Në fundtë vitit, Berni mësoi të fluturonte, kurseGertrudës së sjellshme iu zgjat qafa. Që prejasaj dite, gjirafat u bënë të gjitha qafëgjatadhe unike!Gjirafat mund të qëndrojnë në këmbë, por kurulen ato mbledhin këmbët e tyre të gjata nën trup.Qafën e mbajnë të zgjatur, përveçse kur flenë dhembështesin kokën mbi pjesën e pasme të trupit.Kur ecin, ato lëkundin njëkohësisht këmbët esë njëjtës anë të trupit. Kur vrapojnë, këmbët epasme vijnë përpara thuajse njëkohësisht dhe ikalojnë këmbët e pasme. Shpejtësia e vrapit tëtyre arrin 50-60 km/orë.Nëpërmjet “dyluftimit të qafave” meshkujtgjirafa vendosin kryesinë mbi territorinku banojnë. Gjirafat lidhin qafatme njëra-tjetrën dhe shtyhen nganjëra anë në tjetrën. Mua kjomë kujton mundjen e krahutqë bëjmë ne njerëzit.38


Ka disa njerëz që i gjuajnë gjirafat dhe u marrin mishin, lëkurën dhe bishtat. Mua kjo gjë nukmë pëlqen fare... Kafshët duhet t’i duam e t’i mbrojmë, jo t’i gjuajmë! A e dini ju Grupsa, qëdhe kafshët kanë të drejta ashtu si njerëzit?Të drejtat e kafshëve1. Të gjitha kafshët kanëtë drejtë të jetojnë (ashtusi dhe ti).Kërkojnë prej tejembrojtje dhe kujdes.<strong>2.</strong> Mos i bëj kurrë keq njëkafshe. Ajo vuan njësoj si ti.3. Mos e braktis kurrë një kafshë.4. Të vrasësh një kafshë është një krimkundër jetës.5. Asnjë kafshë nuk duhet të përdoret përargëtim të njeriut. Ata kanë lirinë e tyre.6. Ndotja dhe shkatërrimi imjedisit natyror shkaktonzhdukjen e shumëkafshëve. Respektonatyrën dhe jetën!3


kavaS OOh, qenkeni ju, Grupsa!Mirë se u takuam përsëri!Sapo mbarova një punë që do t’jupëlqejë dhe juve ta bëni, por në fillimdo t’ju prezantoj me një pjesë shumëtë rëndësishme dhe interesante nëHistorinë e Artit. Ju siguroj se edhe nëkëtë numër do të argëtoheni shumë.Po ju prisja me padurim, prandajfillojmë pa humbur kohë!40


letiF I TiNumrin e kaluar folëm përpikturën dhe se si ajo filloi.Mësuam rreth temave mëkryesore dhe se sa e rëndësishmeishte piktura për komunikiminmidis njerëzve, në pamundësi përtë shkruar, siç bëjmë sot.SkulpturaKësaj radhe do të flasim për një lloj tjetër arti, i cili quhet “skulpturë”.Në terma të përgjithshëm, skulptura njihet si një punë artistiketrepërmasore (sendet në natyrë, sendet e krijuara nga njeriu dhe gjallesat,janë trepërmasore, pra kanë tri përmasa: gjatësi, gjerësi dhe lartësi). kjopunë artistike, ndryshe nga piktura, bëhet duke u dhënë formë ose dukekombinuar materiale të forta, si: mermeri, guri, qelqi, druri dhe metali. kaedhe materiale më të buta, të cilat mund të përdoren për të krijuar njëskulpturë, si p.sh.: argjila, plastika, polimeri, tekstilet dhe metalet e buta.skulptura u përhap në të gjithë botën dhe ka dallime e veçanti nga vendinë vend. është një art i një shkalle vështirësie më të lartë se piktura, por kjonuk e bën më pak të kërkuar dhe më pak të zhvilluar.41


Aniela ÇikaAniela ÇikaJuna Dylçe


Erida KolaKervin SadikuRajan KukaleshiHerta PatajGrupsa të dashur,Shpresoj të jeni kënaqur dukekrijuar edhe kësaj here. Mezipres të na dërgoni punimettuaja prandaj, mos hezitoni. Jumirëpres në numrin e ardhshëm!46


PyetSemin&EninSemi: “Eni, ngrihu nga kompjuteri, se do t’u përgjigjem letrave që nakanë ardhur! Ngrihu, shpejt! Të lutem, mos më nervozo!”Eni: “Ohuu, erdhi kjo që bën si shefe. Unë sapo u ula. As “Ç’kemiGrupsa?!” nuk kam shkruar.”Semi: - “Shiko sa shumë letra kemi mbi tavolinë! Asgjë nuk kemibërë, sa me vonesë që jemi!”Eni: “E mirë, pra, po ta liroj vendin këtë herë, se unë jam djalë meedukatë, por numrin tjetër do t’ju përgjigjem vetë. Ok???”Semi: “Dakord, vetëm lëviz tani...”Eni: “Pff...si janë këto vajzat, sa më mirë të sillesh, më keqbëjnë!”ZEMRA KA SHUMË VENDPërshëndetje Semi dhe Eni,Prindërit e mi janë ndarë dhe unëpo mësohem me këtë fakt. Unë rrime babin kur ai nuk është me tëfejuarën. Unë mendoj se është mëmirë të kesh dy prindër të ndarë,sesa dy prindër që grinden dheqë janë të mërzitur përherë. Poju, si mendoni??Dorina Numani47


Të dashur Semi dhe Eni,Unë quhem Aldo dhe jam 10vjeç. Prindërit e mi kanë pesëvjet që janë ndarë. Unë rri nështëpi me babin, kurse mamiështë martuar përsëri. Ajo mëbëri me një motër. Mua babi mëthotë se ajo është motra ime dheduhet ta dua, por unë e kam tëvështirë ta pranoj.Aldo 2010 Është e dhimbshme ta pranosh qëmami dhe babi nuk duhen më, por nëseprindërit e tu nuk janë të lumtur menjëri-tjetrin, ndoshta është më mirë tëndahen, sesa të grinden përditë. Ështëe trishtueshme, por ndodh. Të gjithamarrëdhëniet ndryshojnë. Veçanërishtnë këto raste do që t’i kesh vetëm për veteprindërit, duke larguar të gjithë të tjerët(bashkëshortët e rinj, fëmijët e tyre) qëmund të hyjnë në jetën e tyre. Pse duhet tëmendosh që ata mund të marrin dashurinëe prindërve? Unë mendoj t’u japëshmundësinë për të njohur. Zemra jonë dheajo e mamit dhe e babit ka vend për shumënjerëz dhe për forma dashurish të ndryshme.Provoje dhe do të shohësh që mund të bëshmiq të rinj edhe ti.(Semi) Dakord jam me përgjigjen e shefes...Hahahha!! Zemra ka vend për shumë vetë(madje edhe për Semin mistrece)! (Eni)I DUA MIQTË E VEGJËL!Semi dhe Eni, unë kam një problemgjigant. Sa herë që shoh ndonjë kafshë tëvogël, dua ta marr në shtëpi, po mami nukmë lë. Si mund ta zgjidh këtë problem?Estelja Reme kl. IVTË JETOSH ME TË FORTITPërshëndetje Eni dhe Semi,Unë jam shumë i mërzitur. Shokët e mi të klasëskanë krijuar një grup “NAÇU”, që në gjuhën e tonëdo të thotë mbrapsht “ÇUNA”. Gjithë naçut duhentë sillen keq me shoqet, t’u thonë fjalë të pista. Unëçunat e grupit i kam shokë të ngushtë, por nukdua të jem pjesë e “NAÇU-ve”. Çfarë të bëj?Ergi Cepele48


Unë mendoj se ti nuk ke pse mërzitesh kaq shumë, pasi jo çdodëshirë mund të realizohet. Prindërit e tu mund të kenë të drejtë, pasi të mbash kafshë në shtëpinuk është e lehtë. Po të kesh një shtëpi-vilë është ndryshe puna, por p.sh., nëse jeton në apartament,ku vendi është i vogël dhe mungojnë kushtet, është e vështirë, sepse, përveç ushqimit të veçantë qëata kërkojnë, kanë nevojë për shumë hapësirë dhe për vende ku të kryejnë nevojat e tyre. Ti nuk doqë, kur të kthehesh nga shkolla, të shkelësh ndonjë gjë të butë me erë të keqe, apo jo? E ke menduarndonjëherë se ç’do të bëhet me kafshën e gjorë në kohën kur ti je në shkollë dhe prindërit në punë?Nga ana tjetër, kafshët kanë nevojë për natyrën, duan të vrapojnë të lira në ajër të pastër. Me siguri,prindërit e tu prandaj nuk janë dakord. Ti mund t’i duash kafshët e t’i përkëdhelësh edhe pa imbajtur në shtëpi. Po kështu, duhet të kesh kujdes se ndonjëherë ato janë dhe të rrezikshme. Poooor,po ta mendosh mirë, ka një zgjidhje: mund të zgjedhësh kafshë, si p.sh. , peshku apo breshkat e ujit(ose edhe kanarina), që nuk kanë kaq shumë probleme. (Semi) Unë dua të mbaj në shtëpi një elefant! Po bëj shaka. Të vetmen këshillë që do të të jepja unë, ështëqë të mos bësh gabimin t’i fshehësh kafshët në shtëpi, pa e ditur prindërit. Sepse kur ta zbulojnë, dotë jesh me të vërtetë në telashe... Më kujtohen akoma të ulërimat e tyre kur e zbuluan qenin poshtëkrevatit. (Eni) Ergi, para së gjithash, qëndro ai që je: mos u përshtat mesjelljen e keqe të shokëve të klasës. Përpiqu të respektosh mëshumë veten, duke thënë ato që mendon vërtet për grupin“Naçu”. Nëse shokët e tu nuk do të kuptojnë arsyet përseti nuk do të jesh pjesë e një grupi të tillë, do të thotë se atas’janë shokë të vërtetë dhe akoma më shumë, nuk janëdjem të mirë për t’u shoqëruar. Mos harro: respekto veten!!(Semi) Shoku, të jesh pjesë e grupit të “të fortëve” për çunatdo të thotë shumë dhe unë e di mirë (naçu jam vetë).Por, pa mendohuni mirë, nuk janë këto sjellje që do t’jubëjnë të suksesshëm me vajzat, thuaja dhe shokëve.(Eni)P.S: Mos harroni Grupsa: Për çdo problemka një zgjidhje! Na shkruani!Adresa: revistagrupsat.albas@gmail.com!Ju puthim fort, Semi dhe Eni.4


+ ++VITAMINA... sa mirë që kemiDR. LUZIN50Përshëndetje fëmijë!Sot, të dashur lexues të vegjël, do t’jutregoj për një mbesën time. Ajo është 8vjeçe dhe rri gjithë ditën para televizorit,duke ngrënë patatina dhe çokollata.Prindërit e saj i flasin, por mesa duket, joaq shumë. Kur e pashë se çfarë hantevogëlushja tërë kohës... sa nuk më ra tëfikët! Për një doktor, një pamje e tillë,ështëe tmerrshme. Isha gati t’i bëja një gjilpërëme shiringën time të frikshme! Por ekuptova që në këtë mënyrë nuk do tëarrija ta bindja, ndaj vendosa t’i tregoj përPiramidën. Ju do thoni: “Ky Dr. Luzi paskaikur nga mendtë, ç’lidhje ka Piramida eTiranës?” Jo, jo, miqtë e mi të vegjël, unëdo t’ju flas për “Piramidën e Ushqimit”!Të mësosh se siduhetTë ushqeheshshëNdeTshëMështë shumë erëndësishme!xKushedi se sa herë i kenidëgjuar prindërit tuaj t’juthonë: “Duhet të hash supë,gjellë, sallata, fileto, fruta qëtë rritesh!!”. Ata kanë të drejtë:trupi juaj ka nevojë për energjipër të studiuar dhe për tëluajtur. Këtë energji ai e merrnga lëndët ushqyese. Lëndëtushqyese janë si bateriapër celularin! Ato karikojnëtrupin. Këto lëndë gjenden nëushqimet që ju hani çdo ditë.


A e dini ju se si ndahen ushqimet që ekzistojnë???Ndahen në 5 lloje:1. Frutat dhe perimet nafurnizojnë me vitamina, të cilatmbrojnë trupin nga sëmundjet.<strong>2.</strong> Karbohidratet gjenden te buka,makaronat dhe patatet. Ato i sigurojnëtrupit energji.x3. Produktet equmështit përmbajnëkalcium, i cili shërbenpër rritjen e kockave,të dhëmbëve dhemuskujve.4. Yndyrat (vaji,gjalpi etj.) dhe sheqeri(mjalti, biskotat,çokollatat), shërbejnëpër transportimin evitaminave në trup.5. Mishi dhe erëzat,furnizojnë trupinme proteina, tëcilat shërbejnë përriparimin e qelizave.51


Piramidae ushqimitJu do thoni, si mundt’i kuptojmë se cilatjanë ushqimet “emira” që na japinshumë energji dheato “të këqijat” qëna japin më pak?Për këtë ekzistonPiramida e Ushqimit.Ajo është me 4 kate.Në secilën prej kateve janërenditur ushqime të ndryshme, që janëtë këshilluara për t’u ngrënë. Baza epiramidës tregon ushqimet që duhentë hahen çdo ditë në një sasi më tëmadhe dhe në majën e saj tregohenato ushqime që duhen të hahen mërrallë dhe në një sasi të vogël.DR. LUZIUshqimet Racioni Konsumi1BukaDrithëraMakarona dhe brumëra1 ose 2 feta1 filxhan1 pjatë normaleÇdo ditë234PerimeFrutaFruta të thataQumështMish dhe peshkVezëPerime të mbushuraGjalpëÇokollatëËmbëlsiraKaramele1 pjatë normale sallate ose1 pjatë perime të gatuara1 gjysmë frute1 grusht1 fillxhan1 fileto individuale1 ose 2 vezë1 pjatë normaleSa më rrallë dhe sa më pakÇdo ditë, por nësasi më të vogël.Disa herë gjatëjavës.Vetëm me raste!52


Tani duhet t’ju jap disa këshilla,ndryshe çfarë doktori do të isha!Për një jetesë sa më të shëndetshme duhet:1. Të hash pesë vakte në ditë.<strong>2.</strong> Të pish shumë lëngje.3. Të merresh me sportin që ty të pëlqen.4. Të kujdesesh për higjienën tënde ditore.5. Të flesh 8 orë gjumë në ditë.Uji rekomandohet të pihet në një sasi të madhe gjatë ditës, pasishërben për përtypjen dhe tretjen e ushqimit. Nëse trupi thahet dhe nukmerr sasinë e ujit që i nevojitet, atëherë fillon dhimbja e kokës, tharja elëkurës dhe lodhja.Nuk mund të jetohet më shumë se 5 ose 6 ditë pa pirë ujë,sepse më shumë se 60% e trupit tuaj përbëhet nga uji.Lëvizja forcon zemrën që vë në lëvizje muskujt. Një nga sportet mëtë rekomanduara për lëvizjet e muskujve është noti. Ai vë në lëvizje 80 % tëmuskulaturës së njeriut.Gjumi zë një pjesë të madhe të jetëve tona. Ai është ilaçi më i mirë për trupin.Gjatë gjumit trupi çlodhet dhe truri rifreskohet. Ju, fëmijë, keni më shumënevojë për gjumë dhe e kundërta, me të moshuarit si unë,flemë pak!Disa vogëlushë flenë mearushë. Sipas studimevetë kryera, rezulton senjë fëmijë që fle mearush, është më i qetëgjatë natës dhe bëngjumë më të thellë,si pasojë e sigurisë qëai ndjen me praninë earushit.Pastërtia është mënyra më e mirë për të luftuar bakteret që jetojnënë trup. Duke filluar nga goja, larja e dhëmbëve, është një proces që duhetzbatuar çdo ditë. Dushi duhet kryer përditë, në mënyrë që ta mbajmë trupin epastër. Veshja duhet ndërruar shpesh. Të mbathurat dhe çorapet duhen ndërruarçdo ditë. Që të keni një trup të shëndetshëm dhe të pastër, duhet t’i zbatoni të gjitha këtoqë thamë papërtuar… që të keni një jetë sa më të gjatë!53


Dita3- Baaaam! Booooooooooom!!- Çfarë ndodhi... Ku jam?? Po më sulmojnë?Jam i pafajshëm!Ufff!.. Sa më trembe more Pini! Si nuk më le një minutë të fle, sikur s’e diqë ajo vajza e vogël më ka lënë pa gjumë dhe pa oreks. Tani dhe brioshëtmë duken të hidhur!! Bo, boooo, ç’paske bërë kështu?! Të gjitha dosjet ehetimeve i paske hedhur përtokë? Po çfarë kërkoje atje, s’e kuptoj?Pini uli kokën, sikur ndihej në faj për atë që kishte bërë. Pastaj më bëri njëshenjë të shikoja nga toka. Vetëm letra, dokumente, një rrëmujë e madhe.Sytë më zunë revistën “Grupsat”. Ishte hapur te rubrika e shokut tim tëvogël, Andit. U ula dhe fillova ta lexoja.- Ham-ham, ham-ham!- Po ç’ke, mor Pini, ç’ke???Ai mbante një nga fotot që gjetëm te Syri i Londrës, atë të Kupës së Botës.Bravoooooooooo Pini! Andi, ai duhet ta dijë ç’lidhje ka kupa me këto foto!Hajde shkojmë ta takojmë.InspektorMe të vërtetë, Andi na ndihmoi shumë. Kupa i përkisteBotërorit të vitit 2010, të cilin e fitoi Spanja. Kur arrita nëzyrë, pas takimit me Andin, gjeta disa mesazhe elektronike(e-mail) nga grupsat Arla Bamllari dhe David Hoxhalli. Në toshkruhej: “Mendojmë se Lea mund të ketë shkuar nëSpanjë”. Kjo përputhet edhe me fotot e tjera:Spanja është e njohur për dyluftimet me dema dhekërcimtaret e flarencos... flaminos...flamengos(sa të bukura janë ato!!!)Tini54Veçori e spanjollëve është kërcimiflamengos. Kërcimtarët e flamengoskanë një veshje të përcaktuar: gratëveshin fustane shumëngjyrëshe të gjatame shumë pala dhe në flokë vendosinkarfica ose lule. Në dorë mbajnëerashka ose kastanjeta (instrumentetë vogla që mbajnë ritmin). Kostumi iburrave është më i thjeshtë: këmishë,xhaketë e shkurtër dhe streçe të zezaqë rrinë pas trupit. Ndonjëherë, atamund të mbajnë edhe kapela. Flamengojakërcehet nën tingujt e kitarësklasike.Flamengo


SpanjaE dini që këtu në Spanjë njerëzitpraktikojnë një lloj sporti të veçantë?Ata ndeshen me demat!Ky është një sport i rrezikshëm, megjithatëka mjaft persona që e ushtrojnë atë. Këtapersona quhen toreadorë (ose torero,siç i thonë spanjollët). Më parë vetëmmeshkujt mund të bëheshin toreadorë,ndërsa tani edhe femrat mund ta ushtrojnëkëtë sport. Unë nuk dua ta provoj, pasi nukvrapoj dot shumë shpejt!Dita4U nisëm sërish në kërkimtë Leas. Kushedi seç’aventurë e re na priste!Mbërritëm në Madrid.- Pini, kam shpresë sekëtë herë do ta gjejmëLean, e ndjej! Mendoj tafillojmë nga parqet esheshet, fëmijëve u pëlqenshumë këto vende.1. PallatiMbretërorështë pallati më imadh dhe më tërheqësi gjithë Evropës. Kagjithsej 2000 dhomaluksoze, por vetëm50 prej tyre mund tëvizitohen nga turistët.55


<strong>2.</strong> Parque del Buen Retiro është parku më i famshëm i Madridit, kugjendet edhe një liqen artificial. Kur u ndërtua, parku ndodhej jashtë mureve tëqytetit. Sot, ai ndodhet në brendësi të qytetit të Madridit. Parku nuk ka lëvizur,por qyteti është zgjeruar.3. Sheshi “Spanja” është një ngasheshet më të mëdha të Madridit. Në ditëtme diell mbushet me turistë, shitës dhepersona që bëjnë banja dielli.Besoj se ju fëmijë kenidëgjuar për aventurate Don Kishotit dheSanço Panços. Ataishin spanjollë dhe,këtu pranë, ndodhetmonumenti i tyre.Sa po na lodh kjo Lea, morePini! Më lodh aq shumë, satani kam nevojë të ushqehem.Të shohim ç’ushqimesh bëjnëkëtu!....4. Në Spanjë i quajnë TAPAS… porçfarë janë?Tapas janë vakte të lehta dhe tëshijshme. Fëmijëve u pëlqejnë shumë,pasi nuk hahen me lugë, thikë e pirun,por me DUAR!!!56


5. Festivali i Domates sëVogël, ValenciaÇdo vit, të mërkurën e fundit tëgushtit në Buñol (fshat pranëValencias) organizohet njëFestival i çuditshëm. Nuk kenidëgjuar më parë për diçka mëqesharake... Bëhet fjalë për njëfestival domatesh. Njerëzit dalinnë shesh dhe marrin me vete arkame domate, të cilat i përdorin për të“sulmuar” njëri-tjetrin, njësoj siç luajmënë dimër me topa bore. Sa për të qeshur!Në fund të festivalit të gjithë pjesëmarrësitjanë përlyer nga koka te këmbët me lëng domateje!6. Ata që e pëlqejnë futbollin me siguri enjohin këtë stadium. Është i famshmi “SantiagoBernabéu”! Stadiumi është hapur më 14 dhjetor1947 dhe mban 80 354 persona.I bëra edhe një foto stadiumit. T’iatregoj Andit kur ta takoj, se ekishte me merak.- Çfarë ke që leh Pini? Çfarë do të mëtregosh? Foto? Po këto nga dolën? Qenka edhenjë letër!“Shokë dhe shoqe,Unë po kënaqem shumë në udhëtimintim. Spanja është vend shumë i bukur,por tashmë do nisem për diku tjetër.Ju puç, Lea”Ja edhe fotot:- Pini shiko, qenkaskulptura e një ariu! Njëari në mes të Madridit.Sa të çuditshëm qenkankëta spanjollët!...7. A e dini se një ngasimbolet më të njohura tëMadridit është ariu? Nënjërin prej shesheve më tëfamshme të qytetit ndodhetnjë skulpturë ariu, duke uushqyer me kokrra mareje.Thuhet se njëherë në qytetra një sëmundje e keqe dhemjekët nuk dinin si ta shëronin.Një ditë, ata panë një ari dukengrënë mare. Ariu nuk ishte isëmurë dhe mjekët e gjetënilaçin pikërisht te kjo frutë!– Prapë, e humbëm Lean. Kushedi ku kashkuar këtë herë! Nëse arrini ta gjeni meanë të këtyre imazheve ndihmëse se përç’vend bëhet fjalë, na shkruaniGrupsa, në adresën tonë të email:revistagrupsat.albas@gmail.com.Ju lutemi, na ndihmoni, sepseunë me Pinin po i humbinshpresat për ta gjetur!!57


GAzmoreQepaVajza: Nëse e pastron qepën nënujë, sytë nuk të lotojnë.Djali: Mirë, por unë nuk mund tëqëndroj aq gjatë nën ujë.Pjatat e thyeraSi mund të mbledhim?Mësuesja: Sa bëjnë dy dhe një?Miri: Nuk e di.Mësuesja: Miri, po të të jap dy mace dhe pastaj njëmace tjetër, sa mace do të kesh ti?Miri: Katër mace.Mësuesja: Pse?Miri: Sepse unë e kam një në shtëpi.Djali dhe nënaNënë, termometri ynë ështëi prishur! Çdo ditë tregontemperatura të ndryshme!Mamaja kthehet nga puna dhe pyet vajzat:- Lisina, çfarë bëre sot?- Lava pjatat, o ma.- Po ti Delina, çfarë bëre?- Unë i fshiva.- Po ti, Neda?- Unë mblodha copat e thyera.Në mësimin egjeografisëMësuesja tregon me gisht një vend nëhartë dhe pyet:- Ç’është këtu?- Gishti juaj mësuese.58


Loja filloiFJalëKryQHorizontalisht1. Një mjet që bën pjesë në transportin ajror dhe ka një helikë të madhe.5. I thonë në anglisht muajit prill.6. Një objekt, i cili shërben për të ngrënë.7. Një shtet, që ndodhet pranë Shqipërisë dhe shquhet për makaronat.Vertikalisht:<strong>2.</strong> Një qytet në jug të Shqipërisë që fillon me T.....3. Një frutë nga e cila ka marrë emrin dhe një ngjyrë.4. Mjet transporti me dy rrota që përdoret për gara.4zjarripushoiDuke i bashkuarshkronjat, gjeni emrate qyteteve të Maqedonisë:213567 8lojëra matematikoreNë pikën A është hyrja dhe dalja e labirintit, të përbërë ngashumë dhoma (katrorët) dhe tri mure ndarëse. Ju duhet t’ipërshkoni të gjitha dhomat që nga hyrja, deri te dalja, por nukduhet të kaloni më shumë se një herë nëpër dhoma.5


lojëra matematikoreVrit mendjen dhe zbavitu!Mësuesja vizatoi 9 trekëndësha të vegjël brenda një trekëndori të madhpër t’ua ndarë nxënësve.Për t’i prerë ata nga fleta e letrës kërkohen disa prerje me gërshërë. Amund të gjeni ju një rrugë që kjo prerje të kryhet duke bërë vetëm njëprerje të letrës (pa e hequr gërshërën prej saj)?Loja filloiUdhëzim: Kjo është njëlloj me përshkrimin e vijës pa e hequr lapsin nga dora.Gjëegjëza:KaTër aVENTUrIErëDHE NJë KaNOEKatër aventurierë (Aleksi, Besi, Kristi dhe Deni) duhet të kalojnënjë lumë në një kanoe të vogël.Kanoeja mban deri në 100 kg.Aleksi peshon 90 kg, Besi 80 kg, Kristi 60 kg dhe Deni peshon 40kg. Me vete kanë edhe një çantë me ushqime që peshon 20 kg.Si do t’ia bëjnë për të kaluar lumin?Gjëegjëza:PESHKU Që MUNGONDy baballarë çuan dy djemtë e tyre për të peshkuar.Çdo baba dhe çdo djalë kapi nga një peshk, por kur u kthyen nëkamp kishin gjithsej vetëm 3 peshq. Si ka mundësi?(Shënim: Asnjëri prej peshqve nuk është ngrënë, humbur apo hedhur.)Zgjidhjet e lojërave të numrit kaluar60Zgjidhja e piramidës1. Portugalia<strong>2.</strong> Pranvera3. Pulari4. Pica5. Po6. PZgjidhja e rubrikës “Provo veten”a. (5+5) / 5 = 2b. 5 x 5/5 = 5c. 55/5 = 11ç. 5 x 5 – 5 + 5 /5 = 21d. 5 x 5 x 5 – 5 x 5 = 100;dh. 111 – 11= 100;e. 99 + (99 / 99) = 100


2Horoskopi KINEZShumë kohë më parë, Buda vendosi tëtakohej me kafshët e pyllit. Caktuan vendin,orën dhe ditën, por në takim u paraqitënvetëm dymbëdhjetë kafshë. Këto ishin: Tigri,Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni,Gjeli, Qeni, Derri, Miu dhe Bualli. AtëherëBuda, për t’i shpërblyer, ua vendosi emrat nëhoroskopin kinez. Çdo vit është i emërtuarsipas emrit të njërës prej kafshëve tëlartpërmendura. Thuhet se çdo person merrpak nga personaliteti i kafshës që përfaqësonvitin e tij të lindjes. E dini cila kafshëpërfaqëson vitin tuaj të lindjes? Zbulojeni!DragoiKuriozitet i vërtetëDragoi mitik kinez ështësimbol i fuqisë dhe fatit tëmirë. Është një prej figuravemë të njohura të artitdhe kulturës kineze dhemendohet të jetë bashkimii 9 kafshëve, duke përfshirëkëtu bretkosën, tigrin,shqiponjën dhe peshkun.Je shenja e Dragoit?U gjendesh gjithmonë pranë miqve kur të kërkojnëkëshilla. Personaliteti yt i shoqërueshëm të ndihmon tëshkosh mirë me persona të ndryshëm.Vite të tjera të Dragoit:1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012Je një Gjarpër?Bazohesh tek instinktet e tua përpara se t’u kërkosh mendim tëtjerëve. Disa herë të pëlqen të rrish pa vepruar. Kjo nuk do tëthotë se je dembel: ndonjëherë thjesht të pëlqen të mendosh.Vite të tjera të Gjarprit:1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013h oroskopiKINEZ12011: Viti i LepuritKuriozitet i vërtetëLepujt lindin 6 tëvegjël njëherëshdhe shpesh jetojnënë grupe. Ata kanëveshë të gjatë që indihmojnë për t’ufreskuar: veshëtulin temperaturën egjakut që qarkullonpërmes tyre.Je shenja e Lepurit?Je i pëlqyer dhe i kërkuar në shoqëri. Ke shumëshokë dhe të afërm që të duan. I mbron gjithmonëmiqtë dhe ata të qëndrojnë pranë në rast nevoje.Mundohesh mos të përfshihesh shumë dhe tëshmangësh konfliktet.Vite të tjera të Lepurit:1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011,2023GjarpriKuriozitet i vërtetëGjarpërinjtë kanë instinkteshumë të zhvilluara. Disashtiren si të vdekur për tëhutuar grabitqarët. Pjesamë e madhe e dallojnëprenë duke ndjerë dridhjete tokës. U duhet mëshumë se një orë përtë gëlltitur një vakt dhee ndalojnë aktivitetin etyre për gati dy javë kurndërrojnë lëkurën.361


horoskopiKINEZKali4Kuriozitet i vërtetëNjë kalë fle rreth tri orë nëditë. Është kafshë inteligjentedhe arrin të dallojë nësenjerëzit janë nervozë apo jo.Je një Kalë?Je mjaft energjik dhe tëpëlqejnë aventurat. I kuptonnjerëzit më së miri dhe je ipërgjegjshëm. Di të punoshnë grup.Dhia5Vite të tjera të Kalit:1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014Kuriozitet i vërtetëDhitë e turpshme qëndrojnë në tufapër t’u ruajtur nga kafshët e egra. Dhitëi rrisim për t’u marrë qumështin për tabërë djathë.I përket shenjës së Dhisë?Je shumë i lidhur me shoqërinë tënde. Miqtë të duan dhe të vlerësojnë shumë. Je krijues, të pëlqen arti dhe tëpëlqen të dukesh bukur.Vite të tjera të Dhisë:1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 20156MajmuniKuriozitet i vërtetëJanë të shoqërueshëm dhe lozonjarë. I keni parë kur pastrojnë gëzofin enjëri-tjetrit nga balta dhe insektet? Me anë të këtij veprimi ata shprehindashurinë dhe shoqërinë. Këto kafshë përdorin duart dhe këmbët përtë kapur objekte dhe për t’u ngjitur në pemë. Disa madje, me anë bishtitarrijnë të kapin objekte të vogla, si për shembull, kikirikët.I përket shenjës së Majmunit?Të pëlqen t’ia kalosh bukur dhe bën vazhdimisht shokë të rinj. Të pëlqen tëargëtosh miqtë me shakatë e tua. Shokët të vlerësojnë për zgjuarsinë dhesensin tënd të humorit.Vite të tjera të Majmunit:1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 201662


GjeliKuriozitet i vërtetëKënga e gjelit tërheq femrat dhelajmëron meshkujt e tjerë tëqëndrojnë larg. Kurora mbi kokëne tij e bën të dallueshëm nga gjelate tjerë, si dhe nga llojet e tjera tëshpendëve.7 8QeniI përket shenjës së Gjelit?Je praktik dhe nuk të shterojnë idetë dhe energjitë. Përdorato çfarë ke, pa marrë përsipër shumë rreziqe. Je i veçantë,punëtor dhe thua gjithmonë atë që mendon.Vite të tjera të Gjelit:1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017Derri9Kuriozitet i vërtetëNjerëzit kanë rreth 9000 vjet që zbusin e rrisin derrat.Janë kafshë të zgjuara dhe këtë e shfaqin duke u rrotulluarnë baltë dhe duke e shfryrë atë nga hundët. Përse? Baltae mban lëkurën e tyre të freskët dhe nëpërmjet saj atasigurojnë shumë vitamina të rëndësishme.Je i shenjës së Derrit?Je i zgjuar dhe i dhembshur, jetonpër të ndihmuar të tjerët. Kemjaft shije dhe të pëlqejnë gjërate bukura.Kuriozitet i vërtetëVeshët e qenit janë shumë tëndjeshëm. Njerëzit dëgjojnë zhurmaqë vijnë nga 25 metra largësi, porqentë dëgjojnë edhe zhurmat qëndodhen 90 metra larg. Qentë ekanë mjaft të zhvilluar edhe nuhatjen.Me anë të saj, ata mund të gjejnëpersona të humbur ose të dallojnënjerëzit e këqij.I përket shenjës së Qenit?Je një dëgjues i mirë dhe di të mbashsekrete. Je besnik dhe di të dallosh tëmirën nga e keqja. Iu qëndron besnikmendimeve të tua.Vite të tjera të Qenit:1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982,1994, 2006, 2018Vite të tjera të Derrit:1923, 1935, 1947, 1959, 1971,1983, 1995, 2007, 2019h63


horoskopiKINEZMiu10 11Kuriozitet i vërtetëPjesa më e madhe e minjve mundtë jetojnë kudo, në çdo mjedis dheushqehen me gjithçka. Përparase të dalin nga strofkat e tyre tënëndheshme, minjtë ngjyrë kafedërgojnë një përfaqësues, përtë parë nëse jashtë mbizotëronrreziku apo paqja.Je një Mi?I pranon sfidat dhe të pëlqen të mësosh gjëra të reja. Je i zgjuar dheke sens humori. Je bujar dhe i gatshëm për të mbrojtur miqtë e tu.BualliVite të tjera të Miut:1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020Kuriozitet i vërtetëBuajt tërheqin ngarkesa derinë 5200 kilogramë. Njerëzitvlerësojnë fuqinë dhe punën etyre. Brirët e buallit mund tërriten deri në 50 centimetra.I përket shenjës së Buallit?I bën detyrat hap pas hapi pasi të pëlqen t’i bësh gjërat siç duhen. Je i turpshëm, por i varur, i kujdesshëm dhe ibesueshëm. Nuk harron asnjëherë objektivat e tua.Vite të tjera të Buallit:1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021Tigri12Kuriozitet i vërtetëJanë macet më të mëdha të botës. Kur gjuajnë për ushqim, dalin vetëm. Ata endjekin në fshehtësi prenë dhe me një kërcim e sulmojnë, atëherë kur u duketmë mirë. Shpesh shkojnë të flenë pa darkë (kafshët e tjera flenë më herët).Je një Tigër?Je një udhëheqës i lindur, por shpesh të pëlqen t’i bësh vetëm gjërat (prandajmerr përsipër gjithçka). Beson se duhet të luftosh për çfarë është e drejtë,ndonëse mund të humbasësh në fund.Vite të tjera të Tigrit:1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 202264

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!