11.07.2015 Views

2. - Albas

2. - Albas

2. - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Unë mendoj se ti nuk ke pse mërzitesh kaq shumë, pasi jo çdodëshirë mund të realizohet. Prindërit e tu mund të kenë të drejtë, pasi të mbash kafshë në shtëpinuk është e lehtë. Po të kesh një shtëpi-vilë është ndryshe puna, por p.sh., nëse jeton në apartament,ku vendi është i vogël dhe mungojnë kushtet, është e vështirë, sepse, përveç ushqimit të veçantë qëata kërkojnë, kanë nevojë për shumë hapësirë dhe për vende ku të kryejnë nevojat e tyre. Ti nuk doqë, kur të kthehesh nga shkolla, të shkelësh ndonjë gjë të butë me erë të keqe, apo jo? E ke menduarndonjëherë se ç’do të bëhet me kafshën e gjorë në kohën kur ti je në shkollë dhe prindërit në punë?Nga ana tjetër, kafshët kanë nevojë për natyrën, duan të vrapojnë të lira në ajër të pastër. Me siguri,prindërit e tu prandaj nuk janë dakord. Ti mund t’i duash kafshët e t’i përkëdhelësh edhe pa imbajtur në shtëpi. Po kështu, duhet të kesh kujdes se ndonjëherë ato janë dhe të rrezikshme. Poooor,po ta mendosh mirë, ka një zgjidhje: mund të zgjedhësh kafshë, si p.sh. , peshku apo breshkat e ujit(ose edhe kanarina), që nuk kanë kaq shumë probleme. (Semi) Unë dua të mbaj në shtëpi një elefant! Po bëj shaka. Të vetmen këshillë që do të të jepja unë, ështëqë të mos bësh gabimin t’i fshehësh kafshët në shtëpi, pa e ditur prindërit. Sepse kur ta zbulojnë, dotë jesh me të vërtetë në telashe... Më kujtohen akoma të ulërimat e tyre kur e zbuluan qenin poshtëkrevatit. (Eni) Ergi, para së gjithash, qëndro ai që je: mos u përshtat mesjelljen e keqe të shokëve të klasës. Përpiqu të respektosh mëshumë veten, duke thënë ato që mendon vërtet për grupin“Naçu”. Nëse shokët e tu nuk do të kuptojnë arsyet përseti nuk do të jesh pjesë e një grupi të tillë, do të thotë se atas’janë shokë të vërtetë dhe akoma më shumë, nuk janëdjem të mirë për t’u shoqëruar. Mos harro: respekto veten!!(Semi) Shoku, të jesh pjesë e grupit të “të fortëve” për çunatdo të thotë shumë dhe unë e di mirë (naçu jam vetë).Por, pa mendohuni mirë, nuk janë këto sjellje që do t’jubëjnë të suksesshëm me vajzat, thuaja dhe shokëve.(Eni)P.S: Mos harroni Grupsa: Për çdo problemka një zgjidhje! Na shkruani!Adresa: revistagrupsat.albas@gmail.com!Ju puthim fort, Semi dhe Eni.4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!