13.07.2015 Views

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ligjërata nga lënda e Sociologjisë~ Më 1989 Francis Fukajama (Frances Fukuyama), në bazë të ndodhive të fundit historike, nëlibrin e tij “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” shpalli triumfin e kulturës perëndimore sidominuese dhe të pakontestueshme në mbarë botën, duke e identifikuar këtë kohë si fundin ehistorisë. Fukajama gjithashtu argumenton prejardhjen e demokracive botërore duke e përforcuaredhe me argumentet e Samuel Hantingtonit siç theksonte se “shumica e demokracive sot kanëtrashëgimi fetare të krishterë “. Kështu Hantington ka nxjerrë në pah se shumica e demokracivetë reja që nga vitet e hershme kanë qenë vende katolike. Faktorët kulturorë janë kushte tëmjaftueshme për të themeluar demokraci”. Fukuyama thekson se nuk ekzistojnë më alternativa tëvlefshme për liberalizmin dhe në këtë mënyrë po shkojmë drejt fundit të historisë.~ Mendimi i futurologut amerikan S. Hantington për përleshjen e qytetërimeve fitoi njëvëmendje të posaçme pas ngjarjeve të vitit të kaluar në Ballkan. Në librin e tij "Clash ofCivilisation", botuar në vitin 1993, Hantington kishte <strong>para</strong>lajmëruar se ekuilibri i botës sëardhshme nuk do të mund të mbahej pa një opozicion të ri, që do të zëvendësonte atë të„ luftës sëftohtë": opozicion i liberal-demokracisë perëndimore dhe hierarko-autokracisë lindore. Sipas tij,me mbarimin e "luftës së ftohtë" bota nuk do të mund të shpëtonte nga konfliktet, veçsekonfliktet do të kishin një bazë tjetër. Vendin e konkurrencës së modeleve ideologjike, sipasHantingtonit, do ta zinte konkurrenca e modeleve të qytetërimeve. Hantington, në këtë vepër,<strong>para</strong>sheh se në përballje të kësaj sfide e sipër shumë qytetërime do të zhduken pa gjurmë, duke utretur në shtatë kulturat më të fuqishme të botës së sotme. Teza themelore e teorisë sëHantingtonit mbi konfliktet ndërmjet qytetërimeve bazohet në argumentin demografik e jo në atëideologjik, politik apo religjioz.” Ai thotë se trendi i shtimit natyror të muslimanëve do të sjellëluftë të përgjakshme ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij islam. Në librin e tij ai u preferonpushtetarëve amerikanë, që ta <strong>para</strong>ndalojnë emigrimin e emigrantëve në Amerikë, sepse, si thotë,ata një ditë do të na gëlltisin dhe do të sundojnë këtu. Kultura amerikane do të zëvendësohet menjë tjetër. Natyrisht, është i diskutueshëm ekzistimi i definicionit kulturë amerikane.” Një prejkëtyre vatrave do të ishte, sipas tij, rajoni ballkanik, brenda të cilit çështja shqiptare do të pleksejsi burim konflikti. Ngjarjet dëshmuan se çështja shqiptare mund të shndërrohej në një nyje tëvështirë të rendit të ri botëror. Por ato nuk pohuan themelin e arsyetimit të Hantingtonit, sipas tëcilit do të ishin standardet e ndryshme të qytetërimeve, disniveli i kulturave, mospajtimi indikimeve të jashtme e të brendshme, shkaku i konfrontimit të ardhshëm. Ajo që ndodhi nëBallkan nuk ndodhi për shkaqe kulturore apo për mospajtim të vlerave qytetare. Thelbi i çështjesshqiptare nuk qe e nuk është gjeokulturor, por gjeopolitik. Popujt e Ballkanit jetojnë në këtëhapësirë të ngushtë prej agimit të qytetërimit. Në këtë hapësirë dëgjohen jehona të kohëraveprehistorike dhe gjëmime të kohërave moderne. Shekuj të tërë bashkëjetese kanë bërë qëqytetërimet në Ballkan të jenë një e njohur për njëri-tjetrin, të kenë marrë e dhënë mes tyre, dukekrijuar edhe hapësirën kulturore ndërballkanike. Asnjë konflikt nuk ka rrjedhur në këtë hapësirëpër shkaqe kulturore. Nuk janë kulturat ballkanike, duke përfshirë dhe atë shqiptare, që ndihenngushtë në këtë hapësirë. Luftëra ballkanike ka pasur, por jo për shkaqe gjeokulturore. Shkaqegjeokulturore për konflikt mund të vijnë prej vatrave që kërkojnë hapësira të reja, që nuk umjaftojnë përmasat tradicionale të hapësirës e të kohës, madje as përmasa virtuale nuk u mjafton.18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!