13.07.2015 Views

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ligjërata nga lënda e Sociologjisë~ Gjeografizmi zhvillimin e shoqërisë e lidh me komponentet gjeografike, se të gjitha dukuritë,ngjarjet dhe proceset shoqërore kushtëzohen nga faktorët e ndryshëm gjeografik: klima,konfiguracioni i terrenit, pjellshmëria e tokës, pozita e vendbanimeve, detërat, liqenet, lumenjtë,malet, flora e fauna etj. (Aristoteli, Halduni, Zhan Bodeni, Sharl Monteskije, Hetington, Lë Plej,Racel, Haushofer). Bakli mendonte se populli indian është dënuar për shkak të ligjeve fizike tëfaktorëve gjeografik që shkaktojnë gjendje të plogështisë, përtacisë dhe sëmundjeve.~ Mekanicizmi dukuritë dhe proceset shoqërore i shpjegon me anë të koncepteve ose ligjeve tëmekanikës, fizikës, matematikës dhe kimisë. Filozofët si Dekarti, Spinoza dhe Lametri theksoninse njeriu është makinë e ndërlikuar, mekanizmin e të cilit e kurdis vetë njeriu. Të gjithafenomenet dhe ngjarjet sociale duhet të hulumtohet dhe të shpjegohen sikur edhe vetë fenomenetnatyrore. Njeriu trajtohet si automat i komplikuar. Procesin e lëvizjes së makinës mekanicistët elidhën me shpirtin e organizmit njerëzor. Osvaldi mendon se ligjet e termodinamikës nuk eshpjegojnë vetëm formësimin e materies, por edhe esencën e psikës dhe jetës shoqërore tënjeriut. Sorokini sipas të cilit bazën e shoqërisë e përbëjnë sistemet kulturore thekson se nëshoqëri qeniet njerëzore tërhiqen dhe refuzohen. Varianti i teorisë së energjisë sociale të Solvitthekson se e gjithë jeta sociale <strong>para</strong>qet një fenomen energjik tejet karakteristik. Ekuilibri socialbarazohet me statikën sociale, kurse dinamika e kohës me dinamikën sociale. Kësisoj vjen deri teekuilibri në mes institucioneve politike dhe atyre sociale, gjë që e mundëson progresin egjithëmbarshëm shoqëror.~ Formalizmi dukuritë dhe proceset shoqërore i shqyrton për nga forma, pa anashkaluarpërmbajtjet e tyre esenciale. Kjo për faktin se përmbajtjet gjithherë nuk janë stabile, porndryshojnë dhe zhvillohen pareshtur, është çështje panta rei, prandaj sociologjisë i mbetet mësigurt t’i studiojë format e ndryshme shoqërore. Disa formalizmin e quajnë gjeometri shoqërore.Gjeorgj Zimel insiston në studimin e formavetë shoqërizimit. Leopold fon Vize thekson se lëndëe sociologjisë është shoqërorja me të cilën kupton interaksionit në mes vetëdijës së individëvedhe raporteve të tyre të jashtme. Elemente fundamentale të fenomeneve shoqërore janë: afrimilargimi,adaptimi-mosadaptimi, socializimi-asocializimi. Sociologjia e tij quhet edhe relacionistesepse konsideron se nga ndërveprimi i këtyre proceseve krijohen raportet dhe krijimtaritëshoqërore. Ferdinand Tenisi bën dallimin në mes konceptit bashkësi me të cilin e lidhmentalitetin femëror, rininë dhe turmat popullore dhe konceptin shoqëri me të cilin e lidhmentalitetin mashkullor, pjekurinë dhe arsimimin. Formalizmi ndryshe u quajt edhe sociografiose sociologji përshkruese për shkak se hulumtuesit e këtij drejtimi u morën shumë me raste tëveçanta si bie fjala jeta e vjedhësve të automobilave nëpër metropole.~ Funksionalizmi konsideron se shoqëria <strong>para</strong>qet një sistem të pjesëve të diferencuara dheelementeve korelative, të cilat duke funksionuar në mënyrë interaktive, mundësojnëfunksionimin e tërë sistemit shoqëror; shoqëria përbëhet prej pjesëve integrale, çdo pjesë ushtronndonjë funksion të caktuar, duke e plotësuar ndonjë nevojë shoqërore. Duke pasur <strong>para</strong>sysh këtëkonceptim shumë autorë bëjnë analogji me biologjizmin. Emil Dyrkemi përmes solidaritetit arrintë shpjegojë funksionimin e shoqërisë. Sipas tij shoqëria është tërësi organike, ku çdo pjesë20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!