13.07.2015 Views

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

TRIBUNA • E premte, 11.02. 2011 - e enjte 17.02. 2011Nga Nase JANI“Lum kush tërrojë, ta shohëzonjë!”. Kështushkruante poeti kombëtar,Naim Frashëri, paranjë shekulli, por po tëjetonte sot, në dekadëne dytë të shekullit XXI,çfarë mund të thoshte?Kanë kaluar me dhjetërabreza shqiptarësh dhe akoma varfëria,dhuna, padrejtësitë, hajdutëritë, vrasjet,ngujimet, hakmarrjet, ... bëjnë portretin eShqipërisë. Cilët do të gjykojë historia përkëtë gjendje?! Ata që kanë qëndruar në kryetë popullit, ata që e kanë gënjyer me premtime,ata, që me ëndrrat e shqiptarëve, kanëfshirë karriget e pushtetit.Për shqiptarët tashti janë dy Shqipëri:Shqipëria që duan dhe Shqipëria që vuan.Shqipëria, ku duan të jetojnë dhe Shqipëriaku nuk mund të jetojnë. Shqipëria e popullitdhe Shqipëria e pronarëve të popullit.Shqipëria që e ëndërrojnë dhe Shqipëria qënuk e jetojnë! Le të flasim për të tashmen,se dhuna, mashtrimet, vjedhjet dhe vrasjete njëzetë vjetëve të “demokracisë”, nuk imbajnë dot as njëzetë shekujt, që kanë ikur.Sot kemi një Kryeministër e një qeveri“Demokratike në një vend demokratik esistem demokratik”, që gjithë natën, nukmendojnë për të mirën e shqiptarëve, pormendojnë si do të shajnë (më bukur), sido të vjedhin me “Duar të Pastra”, si do tëzgjidhin “variante Puçi”, si do t’i mbyllinsytë Prokurores së Përgjithshme (që pardjee kishin quajtur “Silvji Konti” dhe sot... “lavire bulevardi” = puçiste, ashtu edhe“shërbimit informativ shqiptar”, apo si t’ihyjnë “nga çatia” Presidentit të Republikës,për ta detyruar të pranojë atë që nuk duhetpranuar. Këto institucione, (dhe Opozita, qëështë Institucion i domosdoshëm i demokracisëdhe jo armik) deri tashti të pavarura(plotësisht) duhet të vazhdonin shkrimin eTë cilës Shqipëri jemi?Për shqiptarët tashti janë dy Shqipëri: Shqipëria që duan, dheShqipëria që vuan. Shqipëria, ku duan të jetojnë, dhe Shqipëriaku nuk mund të jetojnë. Shqipëria e popullit, dhe Shqipëria epronarëve të popullit...“skenarit” të “Puçit B, Puçit C”, e Puçit “Y.Z. ZH.”! (Komedi e politikës shqiptare, meskena tragjike).Dikur, në Diktaturë, bëheshin “skenarë”,shpikeshin armiq se i duheshin “udhëheqjes”,pastaj bëheshin “hetime”, “gjyqe”,dënime, për të mbrojtur Kryeudhëheqësin,(apo Njëshin, siç flasin tashti rëndom shqiptarët).Por sot, kur duhet të na udhëheqëKultura Demokratike, Ligjet Demokratike,sjelljet qytetare, respektimi i Opozitës dheprotestave, si institucion demokratik... Sot,kur Europa na e ka emrin në listë dhe ne“e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, kurAmerika na do si Amerika... si mund të ndodhinkëto Gjëma me të Vrarët e Gërdecit etë Vrarët para Kryeministrisë! Këto ndodhinnë Shqipëri, si të jenë më normalet e SistemitDemokratik.Të vriten 26 njerëz të pafajshëm e tëplagosen 300 të tjerë, dhe pas tre vjetësh,ata, që kishin Çelësat e punës-Gërdec dheqë jepnin urdhrat e Gjëmës-Gërdec, janëjashtë ligjit, të dalë edhe nga birucat. Kushe pengoi tre vjet Drejtësinë për të mos vepruardrejt e për të mos u vendosur Drejtësi?!Populli - jo, dihet. Familjarët e të vrarëve- jo, dihet. Po kush? - bën pyetjen njeriu ithjeshtë, që do ta quajë veten Qytetar në njëvend Demokratik. Përgjigjen nuk e jep askush.Po të donte “Njëshi” (siç e flet populli,të parin e vendit), dhe të mos e pengonte“Njëshi”, do zgjidhej. Por ja që te vendi ynëprokurori nuk është prokuror, gjykatësi nukështë gjykatës, drejtësia nuk është drejtësi,parlamenti nuk është parlament. Atëherë,9Forumsiguria e njeriut, që do të jetojë i lirë, i ndershëm,i pa komprometuar, e njeriut që nukdo të mbajë “kapelën e askujt” se ndaj ështëi lirë, mund të quhet siguri?!Frika? Është pronë e diktatorëve. Kush embjell dhe e ushqen frikën në demokraci?!Ngjarja e 21 janarit, me rrënjë te fukarallëkudhe korrupsioni i niveleve të larta,përfundoi me vrasjen e 4 protestuesve tëpafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve,veç atyre që kapeshin rrugës e u kërcistekurrizi.Shqiptarët po përdoren si pronë pushteti,pa menduar për ta, pa u qarë hallet, dukee zvarritur në një tranzicion 20 vjeçar. Tëmendosh: Edhe Princ Vidi, që ishte i ardhurmundohej që t’i bashkonte e jo t’i ndanteshqiptarët, mundohej t’i urtësonte e miqësontedhe jo t’i armiqësonte. Edhe skuadërfutbolli të ishte Shqipëria me trajner të huaj,siç jemi mësuar këto vitet e fundit, (dukeveshur bluzën me simbolet shqiptare), domundohej të kishte unitet mes lojtarëve e tëarrinte rezultate sa më të larta në ndeshjetndërkombëtare, duke mos i poshtëruar edhënë hakun secilit. Po neve, nga na vjenkjo e keqe?! Pse e drejta nuk është me popullin?!Pse prona nuk është me pronarin evërtetë dhe pronarët, ja heshtin ja bredhindyerve të Hagës për të marrë atë që u takon.Po ushtarakët që i janë qarë Kushtetuesesdhe u janë dhënë të drejtat financiare, qës’ia jep qeveria prej pesë vjetësh, kujt t’i qahen?!Problem me veten, problem me ndërkombëtarët,kaq vjet e kaq vjet...Gjithkush e kupton se nga anon e drejta.E drejta është me ata që varfërohen çdoditë, që mbeten të papunë, që duan të ikin es’mund të vinë në Shqipëri, që votojnë dhes’dihet pse votojnë, kur u vidhet e u fshihetvota. E drejta është e atyre që duan të kërkojnënjë jetë më të mirë në Shqipërinë etyre. Por kur sheh, çdo ditë e çdo vit: “Kushvjedh, kush vret, të vijë në pushtet!”, atëherëmendon: E kujt është Shqipëria?!Nga Ramazan SULATë dëgjuam në mesazhin e fundit drejtuar bashkëqytetarëvetë Tu, për kapërcimin e fatkeqësisë tërëndë të 21 janarit që i u shkaktua atyre nga një politikëe pa moralëshme që, fatkeqësisht, po “lulëzon” begatshëmnë kurriz të një populli të varfër. Dhe fatkeqësiae asaj dite nuk ishte një protestë e dhjetra mijë bashkatdhetarëvetë Tu të “armatosur” me “hunj e kopaçe”kundër padrejtësisë dhe fukarallëkut të shkaktuar nganjë keqqeverisje që shquhet për një korrupsion të padurueshëme njollosës për vendin dhe që atë ditë konkretizohejme një godinë kryeqeveritare të rrethuar metela gjembaçë dhe të mbrojtur nga kordonë policie tëarmatosur gjerë në dhëmbë (kundër kujt?). Rezultatii “betejës” ishte i matshëm dhe tragjik: Tashmë katër“horra” të vrarë (me plumbat e pushtetit), dhjetra të plagosur,nga ana e popullit “puçist”- nga njera anë dhedhjetra policë të plagosur (bij të popullit protestues!)-nga ana tjetër……Ti (jam i bindur) i përjetove me shqetësim maksimalsi Kryetar i Shtetit por dhe si qytetar, ngjarjet e asaj dite.Jam i bindur, gjithashtu, se ky shqetësim qytetar dheobligim kushtetues, të imponoi t’u transmetoje qytetarëvemesazhin Tënd. Ky mesazh në thelb kishte frymëne pajtimit…(?) mbas gjëmës që ndodhi! Pra, Ti Z. President,në për mjet atij mesazhi, më krijove përshtypjene një misionari “Pajtim Gjaqesh”. As pak më shumë sekaq. Me plot keqardhje them se as këtë “funksion” nuke kreve sipas “zakonit”. E them këtë, se mesazhin Tëndpajtimtar dukej sikur u a drejtonit, së pari, Sali Berishësdhe Edi Ramës, që të ulen në tavolinën e bisedimeve,në tavolinën e kompromiseve, në tavolinën e pajtimit,në tavolinën e …Të gjithë bashkëkombësit e të vrarëve i ngushëlluanfamiljet e tyre. Por nuk më “kapi” veshi ngushëlliminTënd, siç e ke zakon (shumë të mirë) të ngushëlloshme telegrame të gjatë, familjet e artistëve (që ndahennga kjo botë me “urdhër” të Zotit), apo të ndonjë personalitetitjetër, pavarësisht “peshës” së tyre…Ti, për ataDuke të dëgjuar ty, z. President!martirë dhe jo vetëm për ata, kërkove gjykim të plotë, tëpa anshëm, të ndershëm e…A mjafton kaq Z. President? U vranë, padrejtësisht,katër njerëz, qytetarë të shtetit demokratik, kryetar i tëcilit Je Ti, Z. President Topi! Nuk e pe skenën e vrasjestyre? Ti kërkon që organet e drejtësisë të bëjnë punën etyre… A mjafton vetëm kaq, Z. President? Ti, të paktën,në “hartën e kompetencave kushtetuese” që të kanëlënë, drejtësinë e ke nën “hyqëm”. Por, duhet ta dishëse populli “puçist, horr, kokë pa larë” dhe i pa punë exhepa bosh,është i tronditur nga pdrejtësitë që po bën(deri tani) drejtësia shqiptare….Me 15 mars 2008, dora e qeverisë Berisha, për të ngopurbarkun e saj të pa ngopur, dogji një fshat të tërë, varrosinjëzet e gjashtë jetë të pa fajshëme, tronditi Shqipërinëe botën mbarë dhe kënaqi një mikrobotë tjetër- armike e betuar e kombit shqiptar… Deri tani asnjënuk ka ndëshkuar drejtësia shqiptare për këtë krim mepërmasa të pa matëshme. Madje ajo, (PA) drejtësia, poi liron mikro kriminelët, ndërsa ata të mëdhejtë, vazhdojnëtë “qeverisin”, të “ruajnë” mjedisin, të “drejtojnë”qeverinë!!!... Pushka e ndryshkur e qeverisë Berisha,me 21 janar 2011 vrau, në mënyrën më kriminale, katërdjem nënash, katër baballarë fëmijësh dhe ai, kryetari iqeverisë i etiketoi “horra, kokë pa larë, puçistë…”, etj.,kur ata, thjesht, kishin ardhur para “fytyrës” së tij për t’ithënë se NUK E DUAN!… Nuk e duan si kryetar qeveriese i ka lënë pa punë, se u ka rrit çmimin e “bukës ekripës”, se i ka bërë të ngrysen e të gëdhijnë më mirëme dritën e kandilit se sa me dritën e “çezit” që ua shetshqiptarëve mallin e tyresa frengu pulën; nuk e duansepse i ka imponuar (më mirë) të pijnë phostoxinën sesa të blejnë aspirinën e “Ilir-Vasilit”! Nuk e duan se uprivon të drejtën e votës të lirë…! Nuk e duan se katentuar (dhe vazhdon) ta shesi Shqipërinë si kur të jetënjë copë livadhi në Viçidol…! Nuk e duan se i ka bërëshumë zullume vendit gjatë njëzet viteve…!Po drejtësia ku është, Z. President? Ajo është bërë aqlilipute sa që Guliveri “gjigand” e vërtit si a do interesi itij… Po Ti, ku Je, Z. President? Pse bën të paditurin sekush i ka hipur në zverk një populli të tërë? Pse bën tëpa diturin për qehajallarët që i shkojnë pas? Pse nuk even gishtin në plagë? Pse nuk e drejton gishtin treguesndaj shkaktarit të plagës, Z. President? Nuk të lejonKushtetuta? Nuk e besoj që Kushtetuta të ndalojë Ty tëbësh e të mbajshë një qëndrim në mbrojtje të së drejtës!Nuk besoj se të ndalon Kushtetuta që ta mbroshatë (Kushtetutën) nga një njeri që as e ka votuar e as eka zbatuar as një herë. Ai vetëm se e ka valëvitur kurëia ka dash interesi dhe e ka shkelur si një leckë, gjithashtukurë ia ka dash interesi!.... Ti, Z. President, nëmesazhin Tënd “adresove” dhe shumë porosi të tjerapër kapërcimin e situatës të rëndë të krijuar në 21 janare në vazhdim që, në të vërtetë është një akumulim pakënaqësishë(masive ekstreme) njëzet vjeçare. A besonme të vërtetë se të dëgjuan? Jo! As njëra palë nuktë ka dëgjuar! Fatkeqësisht, “NE” jemi mësuar të na ebëjnë “gjyqin” të “tjerët”. Ndërsa “NE” duhet të mësohemidomosdoshmërisht ta bëjmë vetë gjyqin tonë (nukështë fjala për vetëgjygjësi), para se të na e bëjnë tëtjerët.Vendi ndodhet para zgjedhjeve të pushtetit vendor. Situatae mbarsur me ngarkesa të rënda, nuk premtonse do të kemi ndonjë mrekulli. Përkundrazi. T’u besoshpremtimeve e betimeve të atij që nuk ka bërë asnjë herëzgjedhje të ndershëme, është një soj sikur të pranoshujkun të ruaj vathën!A ka zgjidhje situata e rëndë? Pa dyshim, po! Me logjikëne qytetarit të thjeshtë por të vemëndshëm, do tëvlerësoja si më rezultative për ecjen në rrugën e krijimittë mundësive të uljes në tavolinën e mirëkuptimit të politikanëveme “mendje të shëndoshë”, hedhjen e disahapave:- E para: të “bindet” kryeministri aktual të largohet. Njëkryeminister tjetër i mazhorancës ekzistuese të marridrejtimin e qeverisë dhe të vazhdojë ushtrimin e mandatitqeverisës. Nisja e bisedimeve mes mazhorancëse opozitës për kapërcimin e situatës dhe shumë mëtepër se kaq, të bëhet me një kryeministër që të mos eketë emrin Sali Berisha.- E dyta: me fuqinë e ligjit, organet e drejtësisë të vihennë pozitën e përgjegjësisë maksimale për t’i dhënëfund gjyqit maratonë të “Gërdeci 2008” duke ndëshkuarmaksimalisht shkaktarët e fajtorët e tragjedisë dhe jotë lirohen ata.- E treta: me fuqinë e ligjit, organet e drejtësisë të vihennë pozitën e përgjegjësisë maksimale për të vënëpara përgjegjësisë penale shkaktarët, urdhëruesit dhevrasësit e demostruesve dhe plagosjen e policëve me21 janar 2011.- E katërta: me fuqinë e ligjit, organet e drejtësisë tëvihen në pozitën e përgjgjësisë maksimale për të vënëpara përgjegjësisë penale qeveritarë, politikanë apo deputetëtë korruptuar.- E pesta: institucionet kushtetues të pa varur të ndalinhovin revanshist të segmenteve të caktuar të mazhorancësnë veprimet e tyre repressivë antikushtetues.- E gjashta: opozita të angazhohet totalisht në rishikimine kodit zgjedhor. Angazhimi total i saj në një pjesmarrjedinjitoze në zgjedhjet vendore. Në këtë kuadër,opozita, krahas marrjes të masave nga ana e saj përsigurinë e zgjedhjeve të pa cënuara, të kërkojë e tësigurojë garancitë e organizmave politikë e ligjorë evropianëpër të mos u përsëritur situatat e pa pranueshmetë zgjedhjeve të shkuara.Je Ti, Z. President, me atributet e Kryetarit të Shtetit, qëduhet t’i vendosesh “i”-së pikën mbi kokë.Populli yt ende beson në vullnetin, gatishmërinë dhe në“forcën” Tënde Kushtetuese. Koha nuk duhet humbur!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!