29.01.2018 Views

KADARE - VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

GJYSMË SHEKULLI POEZI

Parathënie nga Sadik Bejko

Asnjëherë nuk dihet si lind shkrimtari. Epoka, vendi, familja mund të

thonë diçka mbi të. Prapëseprapë, ato nuk mund të na e thonë dhe atë

tjetrën. Si ndodh që po nga ai mjedis, qoftë dhe nga po e njëjta familje,

vijnë në jetë dhe individë të tjerë, të cilët mund të jenë gjithkushi, por

kurrë nuk do ta kenë fatin e veçantë, fatin që të bëhen emra të shquar

në letërsi?

Megjithatë, qoftë për traditën e deritashme në paraqitjen e një libri,

qoftë për arsyen se ky vëllim sjell përmbledhjen më të plotë të të gjithë

krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë nga fillimet e deri më sot, janë

të pashmangshme në këtë parathënie disa të dhëna të përgjithshme mbi

jetën dhe mbi poezinë e autorit.

Ismail Kadare, sot shkrimtar i njohur në radhë të parë për prozën,

prej vitesh ka shkruar e botuar disa përmbledhje me vjersha e poema.

Madje, deri te botimi i romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, më 1963,

njohjen e tij më të madhe në Shqipërinë e kohës e ka pasur si poet.

Në shënimet në fund të këtij vëllimi, veç të tjerash, jepen të dhëna

për librat poetikë të botuar prej tij, për historikun e krijimit të shumë

vjershave e poemave dhe për ndërhyrjet e bëra herë pas here ndër vite,

prej autorit, në disa nga tekstet e tyre. Një befasi e këndshme për lexuesin

janë mbi një gjysmë duzine poezish të moshës së rinisë, që për herë të

parë shohin dritën e botimit.

Poezia shqiptare e kohës, veç folklorizmit të realizmit socialist,

kishte edhe një përbërës të folkut fshataresk, atë të një poezie të quajtur

me frymë popullore. Në vitet ’60, Kadare vjen me një poezi të revoltës

ndaj këtij klorofili poetik, me një poezi qytetare, jo aq në kuptimin social

vii

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!