11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

kur të vendoset për prioritetet vjetore, planet e rekrutimit, planet strategjike për investime,

planet për TI dhe ndërtimin e kapaciteteve njerëzore, ndihmën e donatorëve, si dhe

komunikimin dhe aktivitetet informuese.

Monitorimi dhe Rishikimi i Planit të Veprimit për MSA-në

Pasi që të miratohet Plani i Veprimit i MSA-së nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do

të dorëzohet për komente tek Komisioni Evropian. Pasi që të merren, komentet e KE-së do të

jenë pjesë integrale e dokumentit.

Monitorimi i Planit të Veprimit për MSA-në do të bëhet me anë të sistemit elektronik të

monitorimit dhe raportimit që është zhvilluar bashkërisht nga Qeveria e Kosovës dhe

Komisioni Evropian. Që nga viti 2010, Ministria e Integrimit Evropian ka përdorur në menyrë

sistematike bazen e të dhënave M&R për përgatitjen e raporteve zyrtare për Komisionin

Evropian. Për më tepër, që nga viti 2012, Ministria e Integrimeve Evropiane ka filluar hartimin e

raporteve statistikore tremujore që janë diskutuar rregullisht në mbledhjen e Qeverisë.

Në përputhje me praktikën e vendosur, të gjitha veprimet përcjellëse që do të rrjedhin nga

takimet e DPSA-së të vitit 2013 do të integrohen në kuadër të sistemit të monitorimit dhe

raportimit të Planit të Veprimit për MSA-në.

Strukturat ndërqeveritare për integrim evropian – Këshilli Ministror, Komitetit Punues dhe 7

Komisionet Ekzekutive do të shërbejnë si mekanizëm institucional mbështetës që do të

mbikëqyrë zbatimin e Planit të Veprimit për MSA-në.

Në mënyrë që të sigurohet që Plani i Veprimit i MSA-së mbetet një dokument i gjallë, ai do të

rishikohet rregullisht.

Duke marrë parasysh rëndësinë e dokumentit, Plani i Veprimit për MSA-në do të dorëzohet në

Kuvendin e Republikës së Kosovës për informatë.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!