11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Edhe pse eshte bere njefare perparimi në aspektin ligjor dhe institucional, në sektorin e

konkurrencës nevojitet më shumë përkushtim dhe përpjekje për të përmbushur standardet e

BE-së. Brenda sektorit fushat të cilat pengojnë edhe me tej zhvillimin vital të këtij sektori

përfshinë kompletimin dhe zbatimin e kornizës legjislative si dhe ngritjen e kapaciteteve

institucionale. Përkundër faktit që legjislacioni primar si tërësi është mjaftë i avancuar, pikat

konkrete që kanë të bëjnë me pozitën dominuese dhe përqendrimet në treg kërkojnë edhe me tej

të përafrohen me acquis. Sfidë tjetër shumë e rëndësishme që ndërlidhet me Ligjin për

Mbrojtjen e Konkurrencës është edhe aprovimi i legjislacionit sekondar pa të cilin limitohet

ushtrimi efikas i veprimtarisë së AKK-së. Në aspektin legjislativ, përkushtim aktiv kërkohet në

monitorimin e zbatimit të Ligjit për Ndihmë Shtetërore. Në aspektin institucional sfiduese

paraqitet themelimi i organit kyç që do të këtë përgjegjësi ne aktivitetet e ndihmës shtetërore.

Përveç kësaj, funksionalizimi i zyrës së organit paraprak dhe kompletimi i stafit të trajnuar janë

sfida që nevojitet të përmbushen. Më tutje, sfiduese është edhe themelimi i Komisionit të

Ndihmës Shtetërore. Adresimi i sfidave të lartcekura do të shtynte sektorin e konkurrencës një

hap para në përmbushjen e dispozitave të kërkuara të BE-së.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, Kosova duhet të angazhohet për:

1. Ndalimin dhe vënien e politikave për:

a. Të gjitha marrëveshjet ndërmjet sipërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara të cilat

pengojnë, kufizojnë ose shtrembërojnë konkurrencën.

b. Abuzimin me pozitën dominuese nga një ose më shumë ndërmarrje.

c. Çdo ndihmë shtetërore (publike) e cila shtrembëron ose rrezikon të shtrembërojë konkurrencën

duke favorizuar sipërmarrje të caktuara ose produkte të caktuara.

2. Të aplikuar këto rregulla për sipërmarrjet publike dhe sipërmarrjet me të drejta të veçanta

3. Të rregulluar monopolet shtetërore me karakter tregtar, në mënyrë që të mos ekzistoj asnjë

diskriminim lidhur me kushtet në të cilat mallrat janë siguruar dhe tregtuar.

4. Të siguruar transparencë në fushën e ndihmës shtetërore (publike), duke krijuar inventarëve të plotë

të skemave të ndihmës dhe duke raportuar çdo vit në Komisionin Evropian.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, Autoriteti

Kosovar i Konkurrencës në bashkëpunim me Ministritë bashkëpunuese do të bëjnë

kompletimin e kornizës ligjore duke amandamentuar Ligjin për Mbrojtje të Konkurrencës. Në

kuadër të këtij ligji, kujdes i veçantë do ti kushtohet përkufizimit të pozitës dominues, abuzimit

me këtë pozitë, përqendrimeve të ndërmarrjeve në treg dhe përjashtimeve grupore. Paralelisht,

planifikohet të bëhet aprovimi i legjislacionit sekondar për implementimin e ligjit për mbrojtjen

e konkurrencës. Më tutje, AKK do të ndërmarr hapa konkret për të aprovuar legjislacionin

sekondar për implementimit e Ligjit për Ndihëm Shtetërore. Aktivitete periodike të cilat

dëshmojnë zbatimin e ligjit në fjalë do të realizohen përfshirë, mbajtjen e një regjistrimi mbi

zbatimin e ligjit, kontrollimin e mjeteve të ndara të ndihmës, marrjen e vendimit për kthimin e

mjeteve dhe përgatitjen e raporti vlerësues për ndihma. Kur bëhet fjalë për ngritjen e

kapaciteteve institucionale, planifikohet themelimi dhe funksionalizimi i zyrës së pavarur për

Ndihmën Shtetërore. Gjithashtu, do të plotësohet numri i zyrtareve të paraparë me ligj. Në këtë

kontekst, do të bëhet edhe trajnimi adekuat i zyrtareve përgjegjës për ndihma shtetërore, gjë që

do të mundësoj kryerjen efektive të detyrave të parapara. Ndër tjerash, planifikohet edhe

themelimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!