11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

2013 me Masën e Katërt (përmirësimi i përpunimit dhe marketingut të produkteve bujqësore)

ka përkrahur fermerët dhe agro-përpunuesit për të qenë jo vetëm konkurues në vend por edhe

të tregtojnë jashtë Kosovës. Me këtë masë, është përmirësuar cilësia e marketingut te

prodhimeve të ushqimit të përpunuar dhe prodhimeve të freskëta duke i përshtatur me

standardet e BE-së.

Edhe përkundër rritjes së lehtë të eksportit të prodhimeve bujqësore, Kosova përballet me një

deficit të madh tregtar bujqësor, ku vetëm me BE-në, ky deficit arriti në 138 milion € në vitin

2011. Eksportet kryesore bujqësore janë lëngjet, pijet alkoolike dhe uthulla (verë, perimet

ngrënshme dhe perime dhe fruta për përgatitje). Në anën tjetër, importi i produkteve bujqësore

(ushqim dhe pije, kafshë të gjalla dhe perime) shkon deri në pothuajse 22% të të gjitha

importeve, por më pak se 8% të të gjitha eksporteve. Importet më të rëndësishme të produkteve

bujqësore në aspektin e vlerës janë lëngjet, pijet alkoolike dhe uthulla, mish ushqimor, produkte

qumështi, pasta dhe produktet e qumështit. Partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës janë BE,

Shqipëria, Serbia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia. Sfidë për të gjitha

kategoritë bujqësore dhe ushqimore është se ende mbizotëron një bilanc tregtar negative. Në

vazhdën e përparimeve të nevojshme të tregtisës së vendit është bujqësia organike e cila është

në fazë të hershme të zhvillimit. Njëherit është e nevojshme që prodhimet e vendit duhet të

certifikohen në Shqipëri dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Të përmirësohet mbledhja e të dhënave statistikore pasi ka dallime të mëdha në të dhënat për këmbimin

tregtar të produkteve bujqësore.Të behën reforma strukturore bujqësore, përshpejtimi i harmonizimit të

rregulloreve veterinare, sanitare dhe fitosanitare me standardet e BE-se për të ndihmuar eksportet e saj

për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare.Të bëhet privatizimi i përpunimit të bimëve, e cila do të

përmirësojë nivelin e tyre në përmbushjen e cilësisë së kërkuar dhe standardet e sigurisë do të

përmirësojnë konkurrencën e tyre komerciale.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, Kosova do të

përmirësojë mbledhjen e të dhënave statistikore me qëllim të eliminimit të dallimeve të mëdha

në të dhënat për këmbimin tregtar të produkteve bujqësore (Kapitujt 1-24 te nomenklaturës së

kombinuar) mes të BE-së dhe Kosovës. Në kuadër të reformimit strukturor të bujqësisë,

përbrenda Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, synohet që të arrihen

objektivat e ri-strukturimit përmes implementimit të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

2009-2013 . Njëherit, synohet që të arrihet përmbushja e një nga gjashtë objektivat e Planit të ri të

Zhvillimit të Bujqësisë 2014-2020, ku parashihet rritje ekonomike duke i adaptuar teknologjitë e

reja dhe duke krijuar një ambient edhe më të favorshëm fiskal, i cili synohet të krijohet përmes

zvogëlimit të taksave për inputet dhe pajisjet bujqësore që tregtohen.

Një politikë e favorshme fiskale, parashihet edhe me ndryshimet në Pakon e re fiskale e cila do

të hyjë në fuqi nga një Janari i vitit 2013. Kjo pako, gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin

e bilancit tregtar mes BE-së dhe Kosovës, si dhe përmirësimin e performancës së eksportit për të

gjitha produktet bujqësore sepse liron nga TVSH dhe Tarifa Doganore disa inpute bujqësore të

cilat prodhuesit tanë i importojnë. Së fundi por jo me më pak rëndësi, implementimi i politikave

me të mira të privatizimit të ndërmarrjeve agro përpunuese dhe mbështetja e tyre përmes

grandeve dhe subvencioneve të parapara me PZHRB 2009-2012 do të përmirësojë aftësitë e saj

konkurruese, produktivitetin, efikasitetin dhe cilësinë e prodhimeve, në mënyrë që sektori të jep

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!