11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

EULEX-in si dhe do të sigurohet pjesëmarrja aktive në hartimin/finalizimin e listës rajonale për

personat e zhdukur. Sa i përket adresimit të të drejtave sindikale dhe tregtare Qeveria do të

përqendrohet në ngritjen e kapaciteteve të inspektorëve të punës me hartimin e strategjisë për

zhvillimin e Inspektoratit të Punës duke përfshirë këtu edhe planin e trajnimeve. Rreth

përmirësimit të implementimit të ligjit kundër diskriminimit, do të hartohet plani i veprimit që

do të mbulojë periudhën kohore 2013-2015. Ministria e Drejtësisë do të kompletoj miratimin e

legjislacionit sekondar për implementimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. Rreth

shërbimit korrektues, Qeveria do të vazhdojë me përmirësimin e kushteve për të burgosurit

nëpër Qendrat Korrektuese dhe atyre të Paraburgimit si dhe do të hartojë plan të trajnimeve për

të vazhduar me ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit korrektues. Për më tepër, do të

bëhet monitorim statistikor për së afërmi dhe në mënyrë të rregullt, sa i përket ekzekutimit të

vendimeve gjyqësore dhe administrative që prekin të drejtat pronësore, ekzekutimin e

vendimeve gjyqësore që trajtojnë rastet të cilat involvojnë grupet e cenuara dhe u sigurojnë

qasje në drejtësi, si dhe rastet kundër dhunës në familje. Në këtë drejtim, parashihet reformimi i

sistemit përmbarues, gjë e cila do të realizohet me rastin e miratimit të Projektligjit për

Procedurë Përmbarimore. Ky Ligj do te reformoj sistemin përmbarues në përputhje me kërkesat

për nënshkrim të MSA. Me anë të këtij Ligji ne Kosovë do të arrihet zbatimi më efikas i

legjislacionit në fuqi dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të karakterit civil dhe administrativ.

1.2.2. Respektimi dhe Mbrojtja e Pakicave dhe të Drejtave Kulturore

Respektimi dhe mbrojtja e pakicave dhe të drejtave kulturore në Kosovë është e rregulluar jo

vetëm me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (kapitulli III). Konventat ndërkombëtare të cilat

zbatohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës në përputhshmëri me Kushtetutën janë

Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Konventa

Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor. Përveç kësaj,

ekzistojnë edhe marrëveshje tjera ndërkombëtare të detyrueshme në Republikën e Kosovës, si

aneksi mbi të drejtat kushtetuese, të drejtat e komuniteteve, decentralizimin dhe aneksi mbi

trashëgiminë kulturore. Ekziston edhe legjislacion i avancuar primar dhe sekondar që lidhet

me këto të drejta. Ligjet themelore përfshijnë Ligjin mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e të

Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, Ligji për Përdorimin

e Gjuhëve, Ligji për Trashëgiminë Kulturore, Ligjin për Mbrojtjen e Zonave të Veçanta, Ligji për

Qendrën Historike të Prizrenit, Ligji për Hoqën e Madhe, Ligji për Transmetuesin Publik, Ligji

për Liritë Fetare në Kosovë dhe Ligji Kundër Diskriminimit. Përveç tyre, këto të drejta janë të

rregulluara edhe me legjislacion sekondar, siç është Rregullorja mbi Zyrat Komunale për

Komunitete dhe Kthim dhe Rregullorja për Zyrën e Komisionarit të Gjuhëve. Po ashtu, është

miratuar Strategjia dhe Plani i Veprimit të komuniteteve RAE dhe Strategjia për Komunitete

dhe Kthim 2009-2013, objektivat e të cilës janë krijimi i një komuniteti të qëndrueshëm, kthimi i

qëndrueshëm dhe ri-integrimi i personave të zhvendosur brenda vendit, si dhe ri-integrimi

ekonomik i komuniteteve. Për monitorimin e Strategjisë dhe Planit Nacional i Veprimit për

komunitetet RAE janë themeluar Grupi Teknik Punues, i ngarkuar me monitorimin e kësaj

strategjie, i cili takohet katër herë në vit, dhe Komiteti Drejtues Ndërinstitucional, i cili takohet

dy herë në vit. Po ashtu, është themeluar një grup punues për reformimin e Zyrës së

Komisionarit për gjuhët, i cili mbanë një numër takimesh të kryesuara nga ZÇK-ja.

Institucionet kyçe përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit, si ato në nivel qendror, ashtu edhe në

nivel lokal, janë të themeluara dhe funksionale. Ne nivel qendror është Ministria për

Komunitete dhe Kthim (MKK), Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit,

26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!