11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

NVM-ve në financa (siç është Korniza Investive e Zhvillimit Ekonomik- EDIF) dhe krijimin e një

fondi për subvencionimin e NVM-ve.

2.3.2. Reforma e sektorit financiar

Korniza ligjore e sektorit financiar është e avancuar dhe ne mase te madhe është ne harmoni

me standardet ndërkombëtare dhe ato te BE-se. Ligjet kryesore qe rregullojnë funksionimin e

sistemit financiar përbëhen nga Ligji për Bankën Qendrore te Republikës së Kosovës Kosovës,

Ligji për Banka, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Ligji për

Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopergjegjesia, Ligji për Fondet Pensionale, dhe Ligji për

Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për institucionet financiare ne Kosove. Ne

funksion te implementimit te këtij legjislacioni, janë miratuar rregullore dhe rregulla nga

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me licencimin, rregullimin dhe

mbikëqyrjen e institucioneve financiare në Republikën e Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është institucioni qendror që nxit dhe mban

stabilitetin e sistemit finaciar si dhe kontribuon në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit monetar.

BQK-ja licencon, rregullon dhe mbikëqyr të gjitha institucionet finaciare të vendit si dhe

kryen operacione bankare dhe kërkime ekonomike. Asetet totale te sektorit financiar ne fund

te 2011 ishin 3.5 miliard euro qe paraqet rritje vjetore prej 9.3% krahasuar me vitin paraprak.

Sistemi financiar përbëhët nga bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale,

institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare. Ky sektor është i dominuar

nga sektori bankar i cili përbëhet nga 9 banka komerciale.. Struktura e aseteve te sistemit

bankar dominohet nga kreditë, ku pjesëmarrja e kredive ne gjithsej asetet ishte rreth 64.1% ne

fund te vitit 2011. Ne shtator te 2012 pjesëmarrja e kredive ne gjithsej asetet ishte rreth 63.6% qe

paraqet rritje krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit paraprak.

Niveli i kapitalizimit vazhdon te jetë i lartë, ku treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit në shtator

të 2012 ishte 17.7% (krahasuar me 17.1% ne shtator te 2011). Treguesi i mjaftueshmerise se

kapitalit rekomandohet te jete se paku 12%.

Sistemi bankar vazhdon te karakterizohet me nivel te kënaqshëm likuiditetit dhe te jete

profitabil. Sidoqoftë, profiti neto i sistemit bankar ne shtator te 2012 shënoi rënie prej rreth 30%

krahasuar me periudhën e njëjtë të 2011 qe është reflektuar edhe ne indikatorët e kthimit

mesatar ne asete (1% krahasuar me 1.5% ne 2011) dhe kthimit mesatar ne kapital (ne shtator

10.7% krahasuar me 15.8% ne shtator te 2011). Raporti i kredive jo-performuese ndaj gjithsej

kredive u rrit nga 6.0% ne shtator te 2011, ne 7.0% ne shtator te 2012.

Gjithsej kreditë e lëshuara nga sistemi bankar ne shtator 2012 arritën ne 1.76 miliard qe paraqet

rritje vjetore prej 6.2%. Ndërsa, depozitat e sistemit bankar deri ne shtator 2012 arritën ne 2.2

miliard euro qe paraqet një rritje vjetore prej 5.2%. Në shtator 2012, raporti kredi-depozita ishte

79.7% përderisa në shtator 2011 ky raport ishte 78.9 %.

Masat për përmbushjen e obligimeve ne kuadër te MSA-së

Mbajtja dhe avancimi i sistemit financiar stabil dhe efektiv që promovon alokimin efikas të resurseve.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, për

harmonizimin te mëtejmë te legjislacionit financiar me atë te BE-se, institucionet kanë

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!