11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Kosova është në fazën e rishikimit të sektorit të sigurisë i cili pritet të vlerësoj mjedisin e sigurisë

në Kosovë dhe si rrjedhojë të prodhojë strukturën e ardhshme strategjike për sektorin e sigurisë.

Ky rishikim është i planifikuar të përfundoj në verë të viti 2013.

Sfidë në sektorin e sigurisë mbetet rritja e mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë, si dhe ngritja e

kapaciteteve mbrojtëse.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Kosova do të ketë nevojë të forcoj edhe më tej kontrollin demokratik të sektorit të sigurisë.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kosova do

ndërmarr masa për rritje të mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë. Institucionet e Kosovës do të

zhvillojnë rishikimin e sektorit të sigurisë sipas planit të parashikuar, si dhe do të miratojnë

Strategjinë Nacionale të Sigurisë.

1.1.5. Sistemi gjyqësor

Në sistemin gjyqësor të Kosovës gjatë viteve të fundit është evidentuar progres. Është miratuar

korniza reformuese ligjore, Ligji për Gjykatat, Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për

Prokurorinë e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial duke arritur progres substancial në reformimin

dhe strukturimin e një sistemi të ri gjyqësor te pavarur, efikas dhe të paanshëm konform

legjislacionit,që përbën një reformë të madhe gjyqësore dhe prokuroriale.

Janë themeluar institucionet kyçe për hartimin, monitorimin dhe implementimin e legjislacionit

në fuçi, duke ri-funksionalizuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe themelimin dhe

funksionalizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Po ashtu është themeluar Gjykata

Kushtetuese si autoritet përfundimtar në interpretimin e Kushtetutës dhe e pavarur në

kryerjen e përgjegjësive të saj, duke lëshuar një numër të konsiderueshëm të vendimeve me

karakter politik të respektuara nga të gjitha autoritetet dhe liderët politik.

Nga viti 2011 me hyrjen në fuqi të ligjit për Gjykatat dhe Prokurorin e Shtetit ka pasur progres

në përmirësimin e pagës duke i ngritur ato në nivel të kënaqshëm me qëllim te ngritjes së

efikasitetit dhe performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në punë. Po ashtu është evidentuar

progres në drejtim të reduktimit të lëndëve të vjetra, KGJK ka miratuar Strategjinë Shtetërore

për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra, duke i trajtuar 55% të 160 000 rasteve të evidentuara nga

viti 2008, deri më sot.

Megjithë progresin në sistemin e gjyqësorit, sfiduese mbetet rishikimi i kornizës ligjore të

paketës se gjyqësorit e cila duhet të siguroj pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e Venecias.

Rishikimi i Strategjisë për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra, duhet të sigurojë mekanizma të

efektshëm në zvogëlimin e rasteve të grumbulluara dhe të pazgjidhura në drejtim të

përmirësimit të menaxhimit të lëndëve. Sfiduese mbetet zhvillimi i sistemit elektronik për

menaxhimin e lëndëve si dhe ngritja e kapaciteteve për menaxhimin me sistemin e të dhënave.

Në këtë aspekt sidë mbetet ndërlidhja dhe unifikimi i të dhënave të gjitha gjykatave të Kosovës

si dhe ndërlidhja e sistemit me KPK. Në aspektin institucional sfidë mbetet reformimi i sistemit

gjyqësor dhe forcimi i kapaciteteve të stafit administrativ. Po ashtu sfidë mbetet alokimi i

mjeteve buxhetore si dhe rritja e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke përfshirë edhe

komunitetin pakicë për të cilat korniza ligjore rezervon një numër të konsiderueshëm të

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!