11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Ministria e

Tregtisë dhe Industrisë do ndërmarr hapa konkrete në kompletimin e bazës ligjore duke

miratuar Ligjin për Treguesit Gjeografik, UA për procedurat e Regjistrimit të treguesve

Gjeografik dhe Emërtimeve të Orgjinë si dhe UA mbi Përfaqësuesit pran ZPI-së. Kur bëhet fjalë

për kapacitetet institucionale, MTI do të plotësoj stafin punues të paraparë me ligj. Krahas kësaj,

do të funksionalizohet databaza e të dhënave për përdorimin efikas në kuadër të së cilës do të

organizohen trajnime të përshtatshme për zyrtarët përgjegjës. Përveç të fundit, trajnimet do të

orientohen në avancimin e njohurive të stafit mbi zbatimin e legjislacionit të sektorit të PI-së.

Për trajtimin e sfidës së radhës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport do të nënshkruaj

memorandum mirëkuptimi me zyrën e pronësisë intelektuale, inspektoratin e tregut dhe

policinë e Kosovës. Më tutje, aktivitetet të cilat do të ndërmerren për të luftuar mallrat e

falsifikuara përfshinë, raportimin e kontrolleve të ngarkesave komerciale gjë që do të bënte të

mundur identifikimin e mallrave të falsifikuara. Krahas kësaj, do të krijohen profile të riskut për

mallra të falsifikuara, do të raportohet numri i rasteve të zbuluara Ex officio dhe me përpikëri

do të raportohet rritja e numrit të rasteve Ex Offico. Me përmbushje të sfidave të lartcekura,

Qeveria e Kosovës synon të krijoj një sektor të mirëfilltë ku të drejtat e pronësisë intelektuale

janë të njohura dhe respektohen nga akterët institucional dhe publiku i gjerë.

3.5.3. Prokurimi Publik

Sektori i Prokurimit Publik, një ndër sektorët më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm në Kosovë

i cili ka shënuar progres të dukshëm në kompletimin e kornizës legjislative dhe asaj

institucionale. Bazë e kornizës legjislative është Ligji për Prokurim Publik i cili pas një numër

modifikimesh me qëllim të përafrimit me acquis ka hyrë në fuqi në fund të viti 2011. Ligji në

fjalë sjell dispozita të reja legjislative të cilat avancojnë dhe mundësojnë një sistem efikas të

prokurimit publik. Qëllimi i tij është të siguroj shfrytëzimin e fondeve publike në mënyrë

transparente, proporcionale dhe efikase. Krahas tjerash, ligji aktual mundëson financimin e

projekteve në mënyrë më efektive dhe koncize dhe si rezultat synon të përmirësoj cilësinë e

jetës së qytetarëve në tërësi. Avancim i dukshëm ka përshkuar edhe legjislacionin sekondar, i

cili është përmirësuar plotësisht dhe thjeshtësuar me qëllim të operimit të plotë të kornizës

ligjore dhe asaj rregullative.

Sa i përket kornizës institucionale, strukturat organizative janë të themeluara dhe funksionale.

Agjencioni i pavarur rregullator, përgjegjës për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e

përgjithshme të sistemit të prokurimit publik është Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik

(KRPP). Organi i dytë kyç i këtij sektori është Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) e

vendosur tani në kuadër të Ministrisë së Financave e që është përgjegjëse për zhvillimin e

prokurimeve të përbashkëta për autoritetet kontraktuese. Poashtu si organ tjeter i rendesishem

është Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) i cili merret me shqyrtimin administrativ që

ka të bëjë me ankesat. Ndër të tjera, i një rëndësie të veçantë është edhe instituti i Kosovës për

Administratë Publike (IKAP) i cili mundëson trajnimin e zyrtareve të prokurimit publik. Vlen të

ceket që institucionet e lartpërmendura aktualisht iu përmbahen rregullave të reja të

procedurave dhe udhëzimeve për ushtrimin e veprimtarive të tyre.

Me gjithë arritjet e deritanishme në kornizën legjislative dhe atë institucionale, një numër

sfidash që pengojnë zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori mbeten të adresohen dhe shqyrtohen

nga organet kompetente shtetërore. Sfiduese konsiderohet rritja e transparencës së proceseve të

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!