11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Kosova në masë të madhe ka shtuar përpjekjet për shtimin e njohjeve të Kosovës shtet të

pavarur dhe si rrjedhoje numri i njohjeve ka arritur në 95. Institucionet kanë shtuar aktivitetet

për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe si rrjedhojë Kosova tash është

anëtare në disa organizata rajonale dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Kosova është anëtare e

Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe e Bankës Botërore me të cilat ka marrëveshje mbështetëse.

Në Nëntor te vitit 2012, Kosova ka shënuar progres të madh duke u anëtarësuar në Bankën

Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, që i mundëson Kosovës qasje në fonde për financimin e

projekteve me qëllim te zhvillimit ekonomik. Kosova në vitin 2012, me sukses ka kryesuar

takimet e rregullta të CEFTA-s, dhe vazhdon të jetë kontribuuese në nivel të barabartë me

shtetet e tjera të rajonit.

Përkundër arritjeve në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ende mbesin sfida të cilat

vështirësojnë pozitën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Mosnjohja nga 5 vendet anëtare të

BE-s paraqesin sfidë në rrugën e Kosovës drejt procesit të integrimit Evropian. Po ashtu

mungesa e njohjeve të mjaftueshme pengon anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat tjerë

ndërkombëtarë si në OKB, OSBE apo Këshill të Evropës, si rrjedhojë Kosova nuk është në

gjendje të përfitoj plotësisht nga mekanizmat e vlerësimit të konventave përkatëse.

Megjithatë për të adresuar këto sfida Qeveria e Kosovës do të shtoj aktivitetet diplomatike për

shtimin e njohjeve si dhe anëtarësim në mekanizmat relevant ndërkombëtar. Qeveria do të

miratoj Strategjinë e Politikës së Jashtme përmes së cilës synohet shtimi i njohjeve të reja si dhe

anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtar.

1.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve

1.2.1. Të drejtat civile, politike, ekonomike dhe sociale

Të drejtat dhe liritë themelore tanimë kanë një bazë ligjore solide dhe rregullohen në bazë të

parimeve të parapara me kushtetutë, gjegjësisht Kapitulli II-Të Drejtat dhe Liritë Themelore si

dhe ligjeve tjera relevante. Kushtetuta ka të inkorporuara marrëveshjet kryesore ndërkombëtare

dhe instrumentet drejtpërdrejtë të zbatueshme në Kosovë, duke përfshirë Deklaratën Universale

të të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive

Themelore dhe Protokollet e saj. Kushtetuta siguron epërsinë e këtyre marrëveshjeve në rast

konflikti me legjislacionin e brendshëm. Kushtetuta gjithashtu parasheh të drejtën e individëve

të paraqesin para gjykatës kushtetuese shkeljet e të drejtave të tyre nga ana e autoriteteve

publike si dhe Ombudspersoni mund të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Korniza

bazike ligjore zgjerohet me Ligjin kundër Diskriminimit, Ligjin Kundër Dhunës në Familje,

Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin për Skemën e Asistencës Sociale, Ligjin për Asistencën

Financiare Familjeve me Femijë me Aftësi të Kufizuara, Ligjin për Pensionet për Personat me

Aftësi të Kufizuara, Ligjin për Aftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të

Kufizuara, Ligjin i Punës si dhe Kodin e Drejtësisë për të Mitur i cili gjerësisht është në

përputhje me standardet e BE-së. Sa i përket dokumenteve strategjike, gjer më tani Qeveria ka

miratuar Strategjinë për të Drejtat e Njeriut (tani në proces të rishikimit), Strategjinë për Persona

me Aftësi të Kufizuara, Strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve si dhe Programin e Kosovës kundër

dhunës në familje. Të gjitha këto kanë si objektiv sigurimin e mbrojtjes, monitorimin dhe

promovimin e të drejtave dhe lirive fundamentale.

24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!