03.05.2013 Views

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Historia dhe Ngjarjet Formuese të Ideologjisë Partiake

“‘Liberal’ do të thotë të jesh i hapur ndaj ndryshimit dhe të respektosh liritë e personit brenda një kuadri shoqëror

ku të gjithë kanë mundësi të njëjta.”

(Mark Silverman, TurnLeft.com)

Si një doktrinë e hershme, liberalizmi u zhvillua

brenda kuadrit politik të monarkisë dhe jo të

demokracisë, duke u fokusuar në rritjen e të drejtave

të individit në lidhje me qeverinë e tij. Liberalizmi

luajti një rol të rëndësishëm në historinë e Europës në

lidhje me demokracinë e vërtetë, duke hedhur idetë

rreth pushtetit të njerëzve dhe vullnetit të

përgjithshëm, duke rritur përfaqësimin e njerëzve

brenda qeverive të tyre dhe duke krijuar një shoqëri të

barabartë ku të gjithë kanë të njëjtat mundësi.

Liberalizmi si një filozofi e hershme politike është i

rrënjosur në disa ideologji të tjera politike bazuar në

demokracinë përfaqësuese, duke përfshirë partitë e

demokracisë sociale dhe të qendrës së djathtë.

Liberalizmi si një ideologji e partisë politike e

mbështet platformën e tij në ide të hershme liberale,

duke u fokusuar në qeverisje të kufizuar dhe në liritë e

individit.

Figura të Shquara:

John Locke (1632 - 1704)

Filozofi britanik John Locke, hodhi idenë

revolucionare se individët e rinj janë baza për

një shoqëri të qëndrueshme. Dy traktatet e tij

mbi Qeverinë hidhnin poshtë bazat filozofike

për monarki – “e drejta hyjnore e mbretërve,”

– dhe argumentonte se të gjithë njerëzit kishin

të drejta të trashëguara dhe natyrore për

“jetën, lirinë dhe pronën.” Ai e shpjegonte

qeverinë si një “kontratë shoqërore” ku

individët i jepnin një numër të kufizuar të të

drejtave të trashëguara për të qeverisur për të

cilat qeveria garanton mbrojtjen e atyre të

drejtave. Idetë mbi të drejtat natyrore dhe

kontratën shoqërore luajtën një rol të

rëndësishëm në ideologjinë e revolucionit

francez dhe amerikan.

Zhvillimi i liberalizmit në fund të

Shekullit 18 dhe në fillim të shekullit 19 përkoi me ndryshime të rëndësishme

politike dhe shoqërore në Europë. Argumentet për t’i dhënë fund sistemeve

monarkike dhe aristokratike duke përkrahur demokracinë përfaqësuese u

përhapen më anë të liberalizmit ekonomik dhe me dëshirën për t’i dhënë fund

sistemit feudal për pronësinë. Adam Smith, një nga teoricienët në

ekonomi më me influencë të të gjitha kohërave, publikoi Pasuria e

Kombeve, duke argumentuar kundër ndërhyrjes së qeverisë në

Adam Smith ekonomi dhe tregti. Smith propozoi teorinë e “dorës së padukshme,”

një mekanizëm vetërregullues në ekonomi që punon pa ndërhyrjen e

qeverisë. Kjo formë e liberalizmit ekonomik u bë e njohur si

ekonomia “Laissez-Faire” (Në shqip “lënia për të vepruar lirisht”), dhe

vazhdon të mbetet parimi kryesor i ideologjisë partiake liberale.

Megjithatë, gjysma e parë e vitit 1900 ishte një periudhë e vështirë me luftëra të vazhdueshme dhe

kriza ekonomike, ku u zhvilluan dy luftëra botërore dhe Depresioni i Madh e dëmtoi rëndë ekonominë

europiane. Kapitalizmi “Laissez-Faire” la shumë dyshime dhe disa qeveri liberale në Europë filluan të

mbështesnin aspekte të shtetit të mirëqenies, duke përfshirë sigurimin e shëndetit, arsimimin dhe

masat kundër varfërisë nga qeveria. Në momentin që ekonomitë Euro-Atlantike filluan ta merrnin

veten, liberalët iu rikthyen idesë së ekonomisë “Laissez-Faire” dhe nxitën për një rol të kufizuar të

qeverisë në ofrimin e shërbimeve sociale. Platformat liberale bën thirrje për privatizimin e kujdesit

shëndetësor dhe për sektorë të tjerë publik. Liberalët modern europian janë të idesë se qeveria duhet të

ketë një rol të vogël dhe se ekonomia duhet të decentralizohet, duke argumentuar se kjo nuk është

puna e qeverisë për të kontrolluar ndonjë prodhim industrial përmes ndërmarrjeve shtetërore.

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!