03.05.2013 Views

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NDI DHE ZHVILLIMI I

PARTIVE POLITIKE

Partitë politike janë një gur themeli të demokracive përfaqësuese dhe kryejnë një funksion si asnjë

institucion tjetër. Ato mund bashkojnë dallimet mes qytetarëve – për sa i përket ideologjive, interesave,

liderëve apo politikave– t’i vendosë ato në një kontekst kombëtar dhe t’i shndërrojë nga dëshira në politika

publike. Partitë politike trajnojnë dhe emërojnë liderët politik të cilët kanë role qeverisëse. Ato kryejnë një

lidhje mes institucioneve të qeverisë me element të shoqërisë civile, siç janë grupet ekonomike, etnike,

kulturore dhe grupe të tjera shoqërore. Përmes shprehjes së opinioneve të ndryshme, partitë politike mund të

krijojnë një njohje më të mirë të çështjeve dhe të identifikojnë mundësitë për zgjidhje dhe për kompromise.

Për më shumë se 20 vjet, NDI ka punuar me partitë politike në të gjithë botën për të krijuar më shumë

mjedise të hapura politike ku qytetarët të mund të kenë pjesëmarrje aktive në proceset demokratike.

NDI e qas punën e tij nga një këndvështrim praktik, duke ofruar asistencë jopartiake për të promovuar

zhvillimin organizativ afatgjatë të partive, të rris konkurrencën e tyre në zgjedhjet lokale dhe

kombëtare, si dhe të ndihmojnë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në qeveri.

Në disa vende, partitë politike ose janë shumë të dobëta, të mbyllura, të shtypura nga qeveri despotike, ose

janë larg mundësisë për të fituar respekt dhe mbështetje. Puna efektive me partitë politike kërkon njohjen

e stimujve që ndikojnë te liderët dhe kanë perspektivë për reforma. Me anë të hulumtimit për çështje të

tilla si rregulloja e partisë, përzgjedhja e kandidatëve dhe financa e partisë, Instituti ofron informacion

krahasues mbi aspekte të ndryshme të politikës partiake duke hedhur dritë mbi pengesat dhe qasjet e

mundshme për të krijuar parti më efektive dhe gjithëpërfshirëse. Pas një iniciative kohët e fundit, NDI

shqyrtoi stimujt që ndikojnë interesin dhe aftësinë e liderëve partiak për të zhvilluar politikat efektive mbi

reduktimin e varfërisë.

NDI beson se sfidat me të cilat partitë përballen në zhvillimin e strukturave më përfaqësuese, më

përgjegjëse dhe më efektive njihen më mirë nga palët të cilat ndajnë eksperienca të ngjashme.

Marrëdhënia e Institutit me partitë në çdo rajon të botës – kryesisht në partneritet me Internacionalen

Demokratike të Qendrës, Internacionalen Liberale dhe Internacionalen Socialiste – janë të rëndësishme

për strategjinë e asistencës. Përmes shkëmbimeve partiake dhe vizitave studimore në vende të

rëndësishme të botës së tretë, NDI harton një listë të partive të afirmuara në ndarjen e punës dhe në

testimin e normave demokratike dhe organizmin e metodave me të tjerë në përpjekje për të sjellë

ndryshimin.

Programimi i Institutit varion nga konsultimet në nivel të lartë të lidershipit të partive në trajnime

interaktive në organizatat politike për zyrtarët e degëve partiake. Duke përdorur praktikën e

ndërthurur me trajnime, Instituti asiston partitë politike në zhvillimin dhe përdorimin e aftësive dhe

praktikave që ndihmojnë për të pasur organizata më të hapura dhe përfaqësuese. NDI përdor

ndjeshëm mjetet e teknologjisë së informacionit dhe të hulumtimit të opinionit publik në programet e

saj për të ndihmuar partitë politike që të zhvillojnë mënyra më efektive për të përfaqësuar anëtarët

dhe për të komunikuar me publikun në përgjithësi.

Me asistencën e NDI-së, partitë nga një spektër i gjerë politik në rreth 60 shtete të ndryshme kanë futur

reformat e brendshme për të rritur pjesëmarrjen dhe transparencën, për të përmirësuar komunikimin e

brendshëm, për të zhvilluar pozicione politike më të informuara dhe për të kontaktuar në mënyrë më të

efektshme me gratë, të rinjtë dhe grupe të tjera të margjinalizuara. Zyrtarët e zgjedhur partiak organizohen

në mënyrë më strategjike për të ndjekur axhendat legjislative dhe për të kontaktuar me votuesit. Në rolin e

tij si një udhëheqës i besueshëm dhe neutral, Instituti ka bërë gjithashtu që partitë politike të punojnë së

bashku për të formuar një kuadër pune rregullator që ndikon tek ato, duke përmirësuar kështu mekanizmat

për një dialog konstruktiv ndërpartiak dhe së bashku adresojnë çështjet e përbashkëta.

55

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!