03.05.2013 Views

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Tre Sektorët e Ideologjisë dhe Identitetit

Socialdemokratët

Demokracia sociale doli si një forcë e fuqishme në fillim të shekullit 20, duke u bazuar në

filozofinë e Karl Marksit. Marksi, i cili shkroi në fund të viteve 1800, theksonte se kapitalizmi

rezultoi në shfrytëzimin e klasës punëtore nga ata që zotëronin mjetet industriale. Marksi

parashikoi që kjo do të rezultonte në një revolucion nga proletariati, duke vendosur një sistem

ekonomik dhe shoqëror komunal . Socialistët reformistë në fillim të shekullit 20, të cilët më vonë

do të ktheheshin në social demokratë, besonin se reforma brenda sistemit kapitalist, më tepër sesa

revolucioni, do të formonin më mirë një shoqëri demokratike të qëndrueshme. Në vitin 1920,

partia socialdemokrate në Suedi u bë partia e parë kryesore e këtij lloji në Evropë që erdhi në

pushtet përmes zgjedhjeve, duke implementuar disa politika për përmirësimin e kushteve të jetesës

të zgjedhësve të saj. Ekonomia Suedeze u rimëkëmb nga Depresioni i Madh duke fuqizuar këto

mekanizma, të cilët bënë që kombet e tjera të ndërmerrnin të njëjtat hapa. Sot, socialdemokratët

vazhdojnë të ndjekin platforma të ngjashme dhe e mendojnë shpërndarjen e pasurisë përmes

taksimeve dhe mirëqenien si një parim të drejtësisë shoqërore.

Qendra e Djathtë

Lëvizja e Qendrës së Djathtë, apo konservatore, e kishte nismën nga ata që ishin kundër

Revolucionit Francez dhe përmbysën monarkinë në Francë. Edmond Burke, një politikan britanik,

ishte një nga liderët e parë të lëvizjes konservatore. Ai mbështeti Revolucionin Amerikan sepse ish

kolonitë britanike kishin krijuar tradita dhe një sistem shoqëror të tyre ndryshe nga ai britanik.

Megjithatë, ai e pa Revolucionin Francez si një shkatërrim të ideve dhe parimeve bazuar në fe,

traditë dhe aristokraci. Gjatë kohës, partitë konservatore përfshinë çështjet shoqërore dhe ekonomike

në platformat e tyre duke i dhënë gjithashtu rëndësi institucioneve të formuara. Gjatë vitit 1970,

konservatorët mbajtën qëndrim kundër përfshirjes së qeverisë në ekonomi dhe kishin mendimin që

degradimi shoqëror është rezultat i politikave të mirëqenies shoqërore, që redukton përgjegjësinë e

individëve mbi jetët e tyre. Ideologjia e Qendrës së djathtë ndahet në dy familje partiake në ditët e

sotme: Demokristianët dhe konservatorët. Ndryshe nga homologët konservator, Demokristianët

përkrahin më shumë rrjetet e sigurisë shoqërore dhe promovojnë institutet jo-qeveritare, siç është

kisha, për të ofruar shërbime shoqërore.

Liberalët

Ideologjia e liberalëve i ka rrënjët në luftën për më shumë të drejta individuale brenda kuadrit të

monarkisë. Filozofët politikë si John Locke shfaqën ide revolucionare, duke shprehur idenë se

individët e lirë janë baza për një shoqëri të qëndrueshme dhe që qeveria ekziston për të mbrojtur të

drejtat e qenësishme të individëve. Lëvizjet e liberalëve në Evropë gjatë fundit të shekullit 18 dhe

fillimit të shekullit 19 për të nxitur një demokraci përfaqësuese bënë thirrje për përhapjen e

liberalizmit ekonomik, të udhëhequr nga Adam Smith. Smith u shpreh kundër ndërhyrjes së qeverisë

në ekonomi dhe treg, dhe mendonte se “dora e padukshme” e ekonomisë do të zgjidhte vet çdo

problem. Pavarësisht nga eksperienca që uli popullaritetin gjatë dy luftërave botërore dhe

Depresionit të Madh, liberalizmi e rifitoi forcën, duke promovuar një rol të limituar të qeverisë në

dispozitat e shërbimeve shoqërore. Për shembull, platforma liberale nxit privatizimin e kujdesit

shëndetësor dhe sektorëve të tjerë publik. Liberalizmi mund të përcaktohet ndryshe bazuar në disa

kategori që janë: politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Liberalet modernë Evropianë i

mbahen idesë se roli i qeverisë duhet të reduktohet dhe se ekonomia duhet të decentralizohet.

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!