03.05.2013 Views

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

Manual mbi Identitetin dhe Ideologjine e Partive Politike.pdf

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Përse ekzistojnë Partitë Ndërkombëtare?

Partitë Ndërkombëtare janë grupe të mëdha partish nga e gjithë bota që kanë ideologji të ngjashme

të bashkuara nga misione të përbashkëta. Këto organizata shërbejnë si rrjete për partitë politike për

të mësuar nga njëra tjetra dhe gjithashtu për të promovuar ideologjinë e tyre në një nivel global. Ato

i ofrojnë anëtarëve kuadër pune për shkëmbimin e ideve dhe për veprime të përbashkëta, si dhe

ofrojnë ndihmë praktike për partitë politike shpesh në formën asistencës teknike. Partitë

ndërkombëtare gjithashtu promovojnë dhe ndihmojnë t’i japin formë partive politike të

sapoformuara në demokracitë në zhvillim.

Janë katër parti kryesore ndërkombëtare:

Internacionalja Demokrate e Qendrës(CDI) (http://www.idc-cdi.org/),

Internacionalja Liberale (LI) (http://www.liberal-international.org/),

Internacionalja Socialiste (SI) (http://www.socialistinternational.org/main.html)

Unioni Internacional Demokrat(IDU) (http://www.idu.org/).

NDI punon me tre parti kryesore të mëdha: CDI, LI dhe SI. Ndërsa qëndrimi zyrtar i NDI-së

ndryshon në secilin grup, Instituti është organizata e vetme që njihet nga të tri partitë. Partia

Republikane Amerikane është anëtare e partisë internacionale të katërt, IDU. Anëtarët e partisë së

CDI dhe të IDU përputhen njëra me tjetrën, sa që disa kanë anëtarësi të dyfishtë.

Për tu pranuar në një nga partitë ndërkombëtare nuk aq e shpejtë apo e thjeshtë; procedura e

aplikimit mund të jetë e gjatë dhe konkurruese. Partitë duhet të tregojnë se kanë një platformë që

përputhet dhe shpesh anëtarësia duhet të aprovohet nga Kongresi i Partisë, i cili ndodh çdo dy apo

tre vjet.

Fragment nga prezantimi i Richard Normington, ish Sekretar i Përgjithshëm, IDU, mbi

“Standardet për Anëtarësi në Partitë Politike Ndërkombëtare.”

Pse duhet të bëheni pjesë e një partie ndërkombëtare?

• Status dhe njohje ndërkombëtare, veçanërisht për anëtarët e rinj;

• Ndarje e informacionit mbi fushatën;

• Ndihmë e drejtpërdrejtë politike; dhe

• Sistemi i identifikimit “Miq dhe Armiq” për bazat e partisë.

Anëtarët e Partisë ndërkombëtare duhet...

• të ndajnë vlerat dhe qëllimet e Ndërkombëtarëve përkatës;

• të përfaqësohen në nivel kombëtar ose të kenë një prezencë të nivelit të lartë në rajon;

• Të kenë një strukturë partiake demokratike; dhe

• të kenë mbështetjen e anëtarëve ekzistues të partive ndërkombëtare.

Si mund të anëtarësohem në një parti ndërkombëtare? – shembulli i IDU...

“Partitë që duan të bëjnë pjesë në IDU mund të kenë të paktën një parti anëtare për ta mbështetur atë. Anëtari do ta informojë

IDU-në për aplikantin dhe do ta drejtojë atë përgjatë procesit të pranimit. Partitë aplikuese duhet:

• Të mbështesin Deklaratën e Parimeve të Londrës për IDU (1983);

• Të dërgojnë një letër nga Lideri i Partisë ose nga kryetari duke i kërkuar për anëtarësim;

• Të dërgojnë një kopje të statuteve të partisë dhe të rregullores;

• Të dërgojnë një manifest zgjedhor ose politikat për shqyrtim;

• Të kenë mundësi të paguajnë kuotën e anëtarësimit; dhe

• Të ftojnë IDU-në për të vizituar partinë për të faktuar çdo gjë.

Miratimi jepet nga Ekzekutivi, bazuar në unanimitet dhe konfirmuar nga Konferenca e Liderëve Partiak.”

50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!