14.06.2013 Views

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

Teknologjia Ushqimore

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fermentimi dhe hapja e brumit;

Përhapja e mëtejshme e copës së brumit

dhe fiksimi përfundimtarë i strukturës së

bukës gjatë pjekjes;

Ftohja dhe ruajtja e produktit përfundimtarë

para konsumimit.

Lëndët e para dhe procesi i përdorur

ndryshojnë dhe janë të ndjeshme ndaj

kohës dhe temperaturës. Për të qenë në

gjendje të bëjmë tipin e veçantë të bukës që

duam, ne duhet të kemi njohuri mbi

reaksionet e komplikuara mes lëndëve të

para dhe mënyrave që do të përdorim në

procesin e shëndrimit nga element të

thjeshta në një produkt të pjekur.

5. Përgatitja e brumit

Lloji i sasive të lëndëve të para dhe shtesave

përmirësuese që përdoren në prodhimin e

bukës, përcaktohen në recepturë sipas

asortimentit përkatës. Në recepturë të

gjitha sasitë e lëndëve që marrin pjesë i

referohen 100 kg miell me lagështi normale.

Zakonisht,në recepturë, përveç sasive të

lëndëve sipas asortimentit të bukës

tregohen edhe parametrat, si temperatura,

pH, koha, radha e përdorimit për secilën

lëndë, etj. Zbatimi me përpikëri i recepturës

në përgatitjen e brumit ndikon në cilësinë e

bukës.

Brumi përgatitet në dy mënyra:

Me mënyrën e drejtpërdrejtë, duke gatuar

në të njëjtën kohë të gjithë sasinë e miellit,

të ujit, të majasë dhe të kripës, brumi i

gatuar tharmohet dhe pastaj kalon në

operacione të tjera.

Me mënyrën e tërthortë, sipas së cilës në

fillim përgatiten brumë-majatë, duke

përdorur vetëm 30-40% të miellit dhe të

Teknologjia Ushqimore

gjithë sasinë e majasë; me brumë-majatë e

tharmuara gatuhet brumi kryesor, duke i

shtuar pjesën tjetër të miellit, ujin dhe

kripën.

Dozimi i lëndës së parë bëhet, sipas natyrës

së saj, në peshë ose në vëllim. Sipas

skemës teknologjike mielli, nga bunkerët

ditorë, me anë të dozatorëve të shkarkimit

kalon në peshoret automatike nga ku, sipas

peshës së caktuar,bie në kazanët brumë

gatues.

Uji, kripa dhe majaja maten me vëllim.

Sipas skemës teknologjike, uji kalon nga

rezervuari në dozatorë me vëllim; ndërsa

shëllira nga rezervuari tjetër në dozatorët e

tjerë, prej ku sipas recepturës kalojnë në

kazanin brumëgatues. Brumi është një

masë e njëtrajtshme që përftohet nga

përzierja deri në homogjenizim të plotë të

miellit, ujit, majasë, kripës e lëndëve të

tjera shtesë sipas sasisë, radhës dhe kohës

që përcakton receptura. Përzierja e masës

deri në homogjenizim të plotë kryhet me dy

mënyra: me dorë dhe me mjete të

mekanizuara.

6. Teknikat e gatimit dhe e tharmimit të

brumit

Nëpërmjet tharmimit sigurohen gazet e

nevojshme për shkrifërimin e brumit, i cili

fiton dendësi më të vogël dhe rrit shkallën e

përvetësimit.

Gjithashtu, gjatë tharmimit zhvillohen një

kompleks procesesh fizike, koloidale e

biokimike, si pasojë e të cilave në brumë

grumbullohen mjaft lëndë kimike, që i japin

bukës shijen dhe aromën karakteristike.

Brumi pas gatimit kalon në dhomën e parë

të tharmimit, ku tharmohet në kushte të

caktuara për një farë kohe. Në të vërtete

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!