20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PERMBLEDHJE

KAPITULLI I PARE

Rregullimi i Kopshteve

FORMAT E SIPERFAQEVE GJELBERUESE NE PERIUDHA TE NDRYSHME KOHORE......................5

1. Histori e shkurtër e fillimit te artit te lulishtarisë........................................................................5

2. Parqet romake..............................................................................................................................6

3. Parqet e epokës kristiane.............................................................................................................7

4. Përkufizimi i parkut......................................................................................................................8

5. Parqet në periudha të ndryshme historike.................................................................................10

6. Parqet e Persianëve...................................................................................................................10

7. Parqet egjiptiane.........................................................................................................................11

8. Parqet asiro-babailonase............................................................................................................12

9. Parqet kineze..............................................................................................................................14

10 Kopshti japonez...........................................................................................................................19

11. Parqet e qytetërimit grek...........................................................................................................19

12 Parqet romake............................................................................................................................23

13. Kopshtet dhe parqet e mesjetës..............................................................................................25

14 Parqet dhe kopshtet arabo-marokene dhe nomade..................................................................27

15 Parqet e katërqintës...................................................................................................................27

16 Parqet e rilindjes........................................................................................................................28

17 Kopshtet Baroke.........................................................................................................................30

18 Kopshtet dhe parqet e 700.........................................................................................................31

19 Kopshtet franceze......................................................................................................................32

20. Konservimi i parqeve................................................................................................................35

KAPITULLI I DYTE

2. Elementë kompozicionalë të sipërfaqeve të gjelbra..................................................................39

2.1 Konfiguracioni i terrenit, sistemimi dhe modifikimi i tij...........................................................39

2.2 Sistemi rrugor në sipërfaqet e gjelbra.....................................................................................40

2.3 Elementët arkitektoniko-dekorative në sipërfaqet e gjelbra...................................................42

2.4 Veprat skulpturore dhe plasitke në sipërfaqet e gjelbra........................................................45

2

Rregullimi i Kopshteve

2.5 Sipërfaqet dhe efektet ukore në sipërfaqet e gjelbra..............................................................46

2.6 Ndriçimi dekorativ i sipërfaqeve të gjelbra..............................................................................48

Bimësia dekorative dhe kompozimi i saj në sipërfaqet e gjelbra..................................................49

2.7 Teoria e ngjyrave në sipërfaqet e gjelbra.................................................................................52

2.8 Kompozimi i bimësisë dekorative në sipërfaqet e gjelbra.......................................................54

2.9 Grupet e zakonshme të drurëve...............................................................................................57

2.10 Grupet peizazhistë..................................................................................................................58

2.11 Klasifikimi i qendrave të banuara............................................................................................78

2.12 Teknikat e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së drurëve, shkurreve, luleve e barit dekorativ.......99

KAPITULLI I TRETE

1. Kërkesat e bimëve ndaj terrenit...............................................................................................125

2. Ide të dekorimit e rregullimit te ambienteve..........................................................................129

3. Grupimi i bimëve në bazë të kohëzgjatjes së ciklit jetësor......................................................130

4. Kultivimi i bimëve njëvjeçare...................................................................................................131

5. Kultivimi i bimëve dyvjeçare.....................................................................................................138

6. Kultivimi i bimëve qepore.........................................................................................................139

7. Kultivimi i gardheve të gjalla....................................................................................................152

8. Bimët konifere...........................................................................................................................153

9. Lloje te bimëve dekorative..........................................................................................................160

3

KAPITULLI I PARE

Rregullimi i Kopshteve

FORMAT E SIPERFAQEVE GJELBERUESE NE PERIUDHA TE

NDRYSHME KOHORE

1. Histori e shkurter e fillimit te artit te lulishtarise

2. Parqet romake

3. Parqet e epokës kristiane

4. Perkufizimi i parkut

5. Parqet në periudha të ndryshme historike

6. Parqet e Persianëne

7. Parqet egjiptiane

8. Parqet asiro-babailonase

9. Parqet kineze

10 Kopshti japonez

11. Parqet e qytetërimit grek

12 Parqet romake

13. Kopshtet dhe parqet e mesjetës

14. Parqet dhe kopshtet arabo-marokene dhe nomade

15. Parqet e katërqintës

16. Parqet e rilindjes

17. Kopshtet Baroke

18. Kopshtet dhe parqet e 700

19. Kopshtet franceze

20. Konservimi i parqeve

4

KAPITULLI I

FORMAT E SIPERFAQEVE

GJELBERUESE NE PERIUDHA TE

NDRYSHME KOHORE

Duke filluar nga Edeni

Gati si me shaka por mund të themi se

historia e lulishtarisë ka filluar pikërisht me

historitë biblike që është një përshkrim i

bukurisë hyjnore të parajsës; por ishte vetëm

një përshkrim i hebrenjve të kohës dhe

kopshti biblik nuk është një përshkrim i asaj

që mund të jetë realisht parajsa, por një

skemë e përdorur nga shkruesit e biblës për

të dhënë një imazh.

Nga përshkrimi del pikërisht se si ishte edhe

kopshtaria e kohës; një park i mbushur me

kafshë dhe pemë të shumta, pemë frutore.

Në tregimet e mëvonshme plotësohet edhe

përshkrimi i tij dhe i shtohen edhe elementë

të tjerë.

Por lind pyetja se kur lindi kopshti ose parku

i parë? Dhe mbi të gjitha çfarë kuptojmë me

park? Lidhur me këtë ka një konfuzion të

madh. Kështu edhe në tekstet e studiuesve të

njohur e shohim parkun të përcaktuar si një

hapësirë të kultivuar. Hayems autor i një

libri mbi parqet dhe kopshtarinë citon nëpër

hieroglife se edhe pse për qëllime besimi

edhe në atë kohë të largët njerëzit primitivë i

dedikoheshin kopshtarisë. Ai bazohet në

fakte arkeologjike se janë gjetur në shpellat

e studiuara vegla pune pikërisht të përdorura

për këtë qëllim që mund të ishin: një shkop

ose një copë dru i kthyer.

Rregullimi i Kopshteve

Por nuk janë vetëm parqet e famshëm

neolitik që ngrenë dyshime. Mendohet se

për kohën mund të flasim edhe për vepra të

mirëfillta inxhinierie; kështu psh kopshti i

famshëm i Alkinos ishte shumë mirë i

vaditur, i pajisur me shumë bimë frutore të

kohës.

Mbi të gjitha askush nuk hedh poshtë idenë

se parqet lindën dhe ishin rrjedhojë e

kopshteve të hortikulturës dhe transformimit

të tyre. Më vonë pemë dhe lule u futën në to

dhe shërbenin për zbukurimet e pallateve

dhe shtëpive të fisnikërisë së kohës.

Kuptohet që në kohët primitive bimët e

dobishme ishin më të përdorura nëpër

kopshte se sa thjesht ato ornamentale. U

deshëm mijëra vjet që të vijmë në parqet

totalisht ornamentalë.

1. Histori e shkurtër e fillimit te artit te

lulishtarisë

Peizazhi i parqeve qe na paraqet historia

është me te vërtete i pasur me shembuj te

ndryshëm për nga forma dhe kultura ne çdo

cep te botes. Në të gjitha kulturat botërore

në mënyrë autonome dhe të pavarur janë

zhvilluar modele te parqeve si të ishte një

domosdoshmëri botërore. Aty ku ka patur

një fe të zhvilluar dhe një kulturë që ka

mundësuar njohjen e natyrës dhe të

elementëve të saj ka lindur një vend që

mund ta quajmë “park”. E ndikuar nga

elementë klimaterikë, botanikë dhe kulturorë

arti i lulishtarisë lindi në të njëjtën kohë me

periudhën e idhujtarisë, fesë dhe strukturës

5

sociale ashtu siç edhe ishin organizimet

sociale më të mëdha te njerëzimit.

Parqet me te vjetër sipas arkeologjisë

takohen ne ato vende ku natyra dukej sikur i

kishte mohuar ne mënyrë përfundimtare. Ne

fakt ne gjejmë parqet e para ne kufij te

orientit, ne Azinë e vogël, ne rajonin e

shkretëtirës se Persisë etj. Ishin ndërtuar

oaze te vegjël ne brendësi te pallateve duke

mbjelle bime te ndryshme deri edhe ne

ndërtimin e vendeve te shenjta. Më tepër se

të flasim për art të lulëtarisë në atë epokë

është më mirë të flasim për artin e kultivimit

dhe të ambientimit të kulturave shumë të

thjeshta në kontenitorë dhe tarraca me

mbajtëse dheu dhe ujitje shumë të

sofistikuar.

Me kalimin e kohës parqet morën një aspekt

të rëndësishëm dhe si rrjedhojë roli i tyre u

rrit sidomos në vendet e shenjta. Këto parqe

ishin ndërtuar një pjesë në tokë me ujitje dhe

një pjesë në mbajtëse me lule të stinës në

tarraca.

Më të njohurat e kohës ishin parqet e

persëve. Këto tipe terrenesh ose parqesh

asire i habitën udhëtuesit për bukurinë e tyre

sidomos grekët dhe banorët e basenit të

Mesdheut. Kopshtet e varura të Babilonisë

në fakt i quajtën nga grekët mrekulli të botës

dhe ishte për ta një sfidë ë pakapshme për

grekët të cilët përfaqësoheshin me shembuj

të tjerë.

Në të njëjtën kohë me Mesopotaminë u

zhvilluan parqe ne Egjipt, më të ndryshëm

me vaska të mëdha me ujë të mbushura me

peshq, me zogj si pallonj, etj të rrethuar nga

Rregullimi i Kopshteve

vreshta dhe zona të rezervuar për një kalim

më të pakët të njerëzve. Në këtë kohë filluan

të ndërtoheshin edhe kopshtet e rezervuara

me ndërtime private për një kategori

njerëzish që më pas do të merrnin një tjetër

kuptim në periudhën romake. Këto forma do

të ndeshen edhe më tej në kopshtet islamike

dhe në çdo zonë ku kjo fe u zhvillua. Parqet

greke nuk kishin asgjë të përbashkët me ato

orientale, ishin më natyrale dhe ruralë, të

përbërë thjesht nga një pyll ose një zonë

frutash në afërsi të tempujve.

2. Parqet romake

Parku i parë zbukurues ishte ai i ndërtuar për

familjet aristokrate romake që kishin në

zotërim sipërfaqe të mëdha toke në periferi

të qyteteve. Ndikimi i kulturave greke mbi

atë romake manifestohej duke importuar jo

modele parqesh por duke i impunuar parkut

roman estetikën që sillte poezinë, skulpturën

dhe pikturën helenike. E reja më e madhe

konsiston në kompozimin e peizazhit. Nuk u

kënaqën më në vendosjen simetrike të

pamjeve, por filluan të vendoseshin në

mënyrë më të çrregullt. Dhe personi që

merrej me territorin quhej kopshtar. Më

tepër ai ishte si topografi i ditëve të sotme

pasi vendosja e elementëve në këto parqe

ishte gjithnjë e më e studiuar.. në këtë

periudhë kemi edhe futjen e asaj që u quajt

afreske dmth të futjes së parkut edhe në

brendësi të ambienteve nëpërmjet pikturës.

Kjo gjë nuk u vazhdua më tej në periudhën

kristiane. Edhe për romakët parku ishte i

dedikuar më shumë një vendi të shenjtë. Në

të u futën elementë të të shenjtës dhe

sidomos në to kemi futjen e bimësisë

6

mesdhetare, të pyjeve, gjethegjerëve etj,

dhe të elementëve të arredimit dhe ndërtimit

që i përkasin arkitekturës së kohës si

shtyllat, shatërvanët, skulpturat etj.

Figura 1.1. Ide e parkut ne Romen e lashte

3. Parqet e epokës kristiane

Në fund të perandorisë romake parqet nuk

patën vazhdimësi stili dhe realizimi në ato

vende ku u fut feja krishterë ndërkohë që po

gjen një përhapje të madhe në botën

bizantine. Në fund të botës antike parqet në

orient po jetojnë një përkeqësim total. Kjo

për faktin se u fut koncepti i parajsës dhe

kopshtit të Edenit Biblik.

Në besimin dhe kulturën kristiane nuk ka një

park si vendi i privilegjuar për të shenjtin

ose vend të prezantimit të njeriut me Zotin.

Parku për të krishterët është vendi nga ku

filloi misioni i Krishtit dhe jo vend

meditimi. Parku në epokën kristiane është

vend lutjeje. Në shumë manastire fillojnë të

duken parqet e ullinjve me kalime të

dedikuara rrugës së Krishtit dhe nuk

përbëjnë një vend për çlodhje. Edhe

koncepti biblik i Parajsës është shumë i

Rregullimi i Kopshteve

ndryshëm. Zanafilla e perëndive ose Edeni

biblik është më tepër një vend teologjik,

është vet natyra e Zotit ku njeriu lind dhe

jeton me të.

1.2. Figura te parqeve ne periudhën e

krishtere

Parqe manastiresh ne periudhën e

krishterimit

Njeriu gjithmonë e ka parë parkun ose

lulishten si një pjesë të botës ku mund të

qetësohej dhe me kalimin e kohës ka marrë

vlera të tjera, psh artistike, arkitektonike, por

edhe domethënie sociale te lidhura me

prezantim të fuqisë, mjafton të mendojmë

7

me parqet e mëdhenj qe shtriheshin përpara

kështjellave dhe pallateve mbretërorë.

Parku sidoqoftë është parë si një vend publik

ose privat që ndërtohet në afërsi të banesave

dhe mund të ketë madhësi të ndryshme, me

bimësi duke filluar nga lule deri tek drurët

frutorë, ose bimë ornamentale.

Egjiptasit e lashtë ishin dashamirës të

mëdhenj të parqeve dhe për këtë janë provat

e pikturave të gjetura që datojnë 1500 p.e.s

me liqene me nimfa dhe lule janë të rrethuar

nga palma, por edhe midis persëve kishte të

njëjtin interes, mjafton të mendojmë për

kopshtet e varura të Babilonisë.

Nëpërmjet parqeve ekziston edhe mundësia

për të studiuar botanikën, për të future

specie të reja, për të kryqëzuar bimë të

ndryshme, për të provuar ndjesinë e krijimit

dhe të shikosh rritjen e bimësisë.

Parku është parë edhe si vend paqësor, si

vend ku gjen qetësi dhe që të largon nga

shqetësimet e ditës dhe të tërheq vëmendjen

nëpërmjet natyrales. Në fakt edhe për

japonezët ekzistenca e një parku si vend

meditimi. Karensansui ishte pikërisht një

vend i tillë ku të gjithë elementët e natyrës

gjejnë një përfaqësim dinjitoz dhe simbilok,

psh uji që sjellin lumenjtë, shkëmbinj të

mëdhenj që përfaqësojnë kafshët ose malet e

gjitha e rrethuar me shkurre për të krijuar

izolimin dhe rrethimin mbrojtës. Pa shkuar

deri në Japoni mund të shikojmë ndërtimin e

parqeve në formën e katrorit, duke

simolikuar katrën si numrin hyjnor, sepse

katër janë stinët, katër janë edhe erërat e

tokës etj.

Rregullimi i Kopshteve

Në fenë e krishterë na kujtohen katër parqet

kryesore: Edeni, Kantiku i Kantikëve, oborri

i Ullinjve, dhe Mali i Pashkëve. Duke

vazhduar mund të vihen re parqet tipike dhe

më të famshëm që janë krijuar në kohë:

- parku Italian: i ndërtuar rreth shek 15 ka

një efekt të qartë dekorativ artistik,

shumë të zhvilluar në Firence dhe

Medicea, i pasur me lulishte dhe oborre

me lule, që harmonizonte bimët me

arkitekturën.

- Parqet Francezë; janë bërë të famshëm

në të gjithë botën nëpërmjet Andre Le

Notre, në brendësi të kështjellës së

Versajës. Edhe pse Franca ishte shumë ë

ndikuar nga modeli Italian, pati

origjinalitetin e vet. Në parqet franceze

mungojnë tarracimet tipike, ndërkohë që

futet elementi i ndërtimit dhe tokës së

ngjyrosur, përdoren shumë shkurret e

ultë, dhe shumë skenografi e përbërë

vetëm nga bimësi e pak statuja.

- Parku Anglez; ndër më të famshmit

është parku Dessau-Vorlitz. Në dallim

me parqet italianë dhe francezë në Angli

është natyra që ndikon njeriun. Çdo gjë i

lihet rastësisë, nuk ka rregull. Dhe këtu

fillon edhe profesioni i lulishtarit.

4. Përkufizimi i parkut

Lind një pyetje se kur lindën parqet e para.

Dhe mbi të gjitha çfarë kuptojmë me park.

Mbi këto çështje mendimet janë të ndryshme

por me siguri parku rrjedh nga bimët e

kopshteve dhe hortikultura e pemëve,

ndërkohë që dalëngadalë përveç bimëve të

8

kultivuara u futën edhe bimë dekorative dhe

shkurre. Më vonë ato që ju mbijetuan kohës

ishin pemët frutore por me lule.

Përcaktimi dhe domethënia e parqeve

Giulio Carlo Argan e përcakton parkun ose

lulishten si një “sistemim artificial sipas

moduleve gjeometrike ose fantastikë, të

terreneve të kultivuara me qëllim që të

merret një rezultat estetik’

Nga frëngjishtja “jardin” që rrjedh nga fjala

gardh është një terren i kultivuar pa qëllim

prodhimi, në të cilin njeriu i izoluar nga

pjesa tjetër e territorit kryen një seri

aktivitetesh në kontakt me natyrën;

pushimin, shëtitjen, lojën, kultivimin e

bimëve etj. Karakteristika të tjera janë lidhja

me ndërtesën në të cilën oborri ose parku

përfaqëson shpërndarjen e tij ne zonë të

hapur. Ekstensioni i limituar për të

favorizuar ecjen në këmbë, sistemimi

artificial ose rregullimi i kalimeve etj janë

karakteristika të ndryshme që përbëjnë edhe

atë që quhet “figurshmëria” dhe na lejon të

njohim parqet e hershme nëpërmjet

përshkrimit,pikturave etj.

Karakteri estetik i oborrit ose parkut është i

lidhur mbi të gjitha me dy elementë;

zgjedhja e llojeve vegjetale me ekzemplarët

më të mirë dhe shpërndarja e kulturave sipas

një dizenjimi fillestar, që duke përfshirë

zgjedhjen e vendit, ekspozimin ose lehtësirat

në ujitje, përfaqëson momentin tipik

arkitektonik ose projektues. Në këtë

projektim kulturat janë të shpërndara në atë

mënyrë që oborri ose parkun të gjitha stinët

të ofrojë një aspekt pak a shumë të lulëzuar,

Rregullimi i Kopshteve

duke dhënë idenë e një natyre të vogël, sipas

idesë që e bukura mund të izolohet dhe të

vihet në dukje nga njeriu nëpërmjet një

zgjedhjeje të formave më të mira të natyrës.

Është pikërisht e gjalla, bimët e zgjedhura që

e bëjnë parkun një vepër arti të ndryshme

nga të tjerat; qëndrueshmëria, stabiliteti,

efekti, cilësia dhe arkitektura e pikturës apo

skulpturës. Vetëm ndërtesat dhe ornamentet

lapidar (statujat, shatërvanët, shkallët,

tarracat) janë të pandryshueshme; forma e

vegjetacionit që jepet nga artisti që ndikohet

nga stina dhe rritja, nuk janë gjithnjë në

evidencë. Përkundrazi në mënyrë

provokuese mund të thuhet që parqet nuk

ekzistojnë më, ashtu siç do ti donin ideuesit

e tyre. Shumë bimë kanë vdekur dhe ato që

mbijetojnë kanë tashmë një imazh dhe një

rol që nuk mund ta kishin në të kaluarën.

Për të kuptuar drejt një park nuk mund të

lihen mënjanë simbolikat domethënëse që

çdo kulturë ose religjion, si perëndimor

ashtu edhe oriental i ka dhënë parkut. Në të

përbashkëtën e tij është simbol i parajsës

dhe qiellit dhe një ringjallje e parajsës së

humbur. Bimët përfaqësojnë hyjnoren, fuqi

magjike,cilësi aspirata dhe ndjenja njerëzore

(palma është simbol i fitores për grekët dhe

romakët, ndërsa për kristianët simbol i

çmimit të përjetësisë i përfituar me aftësi

dhe martirizim; sicomori përdorej nga

egjiptasit e lashtë për të bërë varret e

faraonëve, lotusi përdorej në ikonografi ishte

simbol indu dhe i budizmit; alloro ishte

simbol dhe pema e shenjtë e Apollonit ishte

simboli i diturisë dhe lavdisë; mirto ishte

pema e shenjtë e Venusit ishte simboli i

dashurisë dhe poezisë erotike; ulliri simbol i

9

paqes; edera ishte simbol i besnikërisë;

quercia ishte simbol i rezistencës fizike; etj);

prezenca e ujit (burim, pusi, ose shatërvani)

tregojnë rrjedhën dhe rigjallërimin e jetës në

kuptimin material dhe shpirtëror.

Parku sidoqoftë si një vend i shenjtë në të

cilin harmonia e gjelbërimit thërresin ato të

universit dhe një simbiozë komplekse

shoqëron kompozime të veçanta ngjarje ose

figura mitologjie dhe fetare, por edhe vend

teknikash dhe punimesh të të gjithë

materialeve që ishin në bazën e ndërtimit të

parkut.

5. Parqet në periudha të ndryshme

historike

Shumë qendra urbane të periferive psh të

Kazertës ose Beneventos pavarësisht

degradimit qe kanë pësuar me kalimin e

kohës, ruajnë me xhelozi parqe dhe oborre

historikë, një pasuri me vlera kombëtare nga

e kaluara pak a shumë e lavdishme. Bëhet

fjalë për parqe rreth vilave të vjetra të

ndërtuara në shekullin e kaluar për të

kënaqur dekorin dhe nevojat e shëndetit të

qytetit.

Për të dokumentuar se sa arti i kopshtarisë

është prezent në historinë e njeriut ashtu si

piktura etj duhet të gjurmojmë në kohë

historinë duke patur parasysh nga njëra anë

vlerat estetike, sociale,ekonomike, raportet

njeri-natyrë, qytet-fshat, kohë-punë dhe nga

ana tjetër duke marrë një model ideal qe

koincidon me sistemimin e oborrit tipik që

në atë kohë ishte në fazën e hegjemonisë

politike, kulturale të kohës (egjiptasit,

babilonasit etj).

Rregullimi i Kopshteve

10

Ky lloj hulumtimi tregon se këto parqe

ofrojnë njohuri për kohën, për artin e kohës,

dhe janë burim i rëndësishëm për arkeologët

që të nxjerrin të dhëna edhe për jetën në ato

zona. Këto të dhëna merren nga burime të

ndryshme; testet antike, arti figurativ që ka

ngalur nga ajo kohë dhe në disa raste edhe

me gërmimet arkeologjike.

6. Parqet e Persiane

Për popujt e orientit parqet dhe oborret e

zbukuruar ishin shumë të rëndësishme dhe

Perset vazhduan ta kultivonin këtë traditë të

mrekullueshme dhe në të cilat i konsideronin

pemët një element kryesor në modelimin e

tyre. Gjithashtu persët zhvilluan edhe

teknika të tyre origjinale dhe duhet të

theksojmë se për ta pemët dhe bimët kishin

një rëndësi fetare. Ishte pema e gjallë në

këmbët e të cilëve kalonte një vijë uji dhe

ishte edhe pema e mrekullueshme që

shëronte çdo sëmundje. Për persët mbjellja

dhe përkujdesja ndaj tyre ishte një diçka e

shenjtë dhe bënte pjesë e edukimit edhe

nëpër shkolla.

Pemët e larta vendoseshin rreth parqeve në

pallate, rreth varreve duke krijuar për ta

parqe për të vdekurit. Kështu psh varri i

faraonit Kiro ishte i rrethuar me pemë dhe i

biri i tij ia kishte përkujdesjen një familjeje

magjistarësh.

Kur Aleksandri i Madh i pa këto parqe vuri

re se pemët ishin rritur shumë por bimësia

ishte në gjendje të keqe duke i dënuar

magjistarët.

Për persët edhe prerja e pemëve ishte një

ofendim i rëndë dhe mund të sillte edhe

vdekjen ose pretekst për fillimin e ndonjë

lufte. Nuk ka asnjë dyshim që ky popull i

kishte pemët dhe parqet ndër vlerat më të

çmuara të kulturës së tyre.

Kështu p.sh. Plutarku një mbret roman i cili

kishte një fushatë lufte ndaj Kadusëve

ndërsa po kalonte nëpër një pyll dhe parku

Persian urdhëroi ushtarët të prisnin disa

pemë për tu ngrohur, por ushtarët nuk

denjonin të prisnin pemët madhështore te

cedrit që rrethonin parkun kështu që vet

mbreti filloi ti priste ata.

Figure 1. 3. Pamje e parqeve persiane

Për fat të keq adhurimi që kishin persët për

pyjet nuk u shpreh në literaturën e tyre, por

në letërsinë greke ne gjejmë shumë shkrime

për parqet e tyre; në to gjejmë vetëm disa

bazorelieve, ndonjë lule ornamentale ose

lule.

Parqet persiane ishin te ndërtuara me një

rregull dhe sistemim perfekt. Rrjedha e ujit

ishte një tjetër element fundamental në to

Rregullimi i Kopshteve

11

duke krijuar idenë e parajsës taksore sepse

përfaqësonte një vend të qetë dhe të shenjtë

njëkohësisht. Kishte në to lule aromatike

dhe kanale dekorativë me mermer të bardhë.

Ky rrjet rrugor ndërpritej nga puse katrorë

rreth 1 metër dhe me thellësi 0.5 metër duke

i dhënë ambientit freskinë gjatë orëve të

nxehta.

7. Parqet egjiptiane

Parqet më te vjetra nga të cilat kemi më

shumë dëshmi janë ata egjiptianë. Në një

varr ne Tebë, një nga qytetet më antike të

Egjiptit, është gjetur një afresk që tregon një

vilë luksoze të 1405-1370 PK. Në akuarel që

tregon riprodhimin e një pikture vihet re një

shtëpi dhe oborri i saj. Një mur e ndan dhe

ai përfundon me një portë nga ku deri në

shtëpi shtrihet një vresht. Rreth shtëpisë

vihet re një grup vazosh me lule dhe rrugë të

mbuluara me palma.

Figura 1.4. Pamje e oborreve dhe parqeve

egjiptase plot me lule ekzotike dhe afër ujit

Rregullimi i Kopshteve

12

Të tilla oborre ndodheshin në atë periudhë

në Egjipt dhe gjithashtu janë gjetur elementë

të tillë si shatërvanët, pemët etj.

8. Parqet asiro-babilonase

Gjithashtu po aq të famshme ishin në

antikitet parqet e Asirëve, në Mesopotami,

që ishte në atë kohë një zonë shumë pjellore

midis dy lumenjve, Tigër dhe Eufrat. Ky

popull ishte i dalluar për ushtrinë e tij,

praktikonte ligjin e Talionit ose ndryshe sy

për sy dhëmb për dhëmb,. Mbreti asir Tiglat

Pileser rreth 1100 pk mendohet të ketë sjellë

cedrin nga Libani dhe bushin, duke bërë

kështu të mundur futjen në këtë zonë të

këtyre pemëve.

Por kopshtet më të famshme të këtij

civilizimi ishin ato të Babilonisë të ndërtuara

për nder të Semiramidës, një mbretëreshë që

mendohet të ketë jetuar në shekullin 9 PK

por që ekzistenca e saj nuk është vërtetuar

historikisht.

Disa studiues latinë japin një përshkrim që

na bën të mundur ndërtimin e një nga

mrekullitë e botës. Mendohet të ketë qenë

një kodër artificiale me anët e rregulluara në

formë tarrace të gjerë deri 3.5 metra që

ngushtoheshin sa më shumë të ngriheshe

lart. Tarraca e fundit e katërta ishte oborri i

vërtetë që mbulonte të gjithë këtë

konstruksion.

Për të ndaluar rrjedhjet ose futjet e ujit nëpër

godinë tarraca ishte e mbështetur mbi një

çati guri, mbi të cilën ishte një shtresë

degësh dhe rëre, të mbuluara me një dopio

shtresë tjegullash balte. Së fundmi futeshin

shufra të gjera hekuri. Sistemi i ujitjes

furnizohej nga Eufrati, nga ku skllevërit e

marrin ujin nga pompat. Kultivoheshin

shumë lloje bimësh; afër atyre që

përdoreshin për bukurinë ë tyre, lulet dhe

aromat, shumë të tjera kultivoheshin për

nxjerrjen e drogave të ndryshme për mjekim

dhe magjinë. Ishin vende ideale për krijim,

meditim dhe çlodhje.

Parqet asiro babilonase.

Ata ishin të famshëm në Mesopotami dhe

perçet e tyre ishin më të famshmit në

antikitet. Mbreti i parë i Mesopotamisë që

nisi ndërtimin e parqeve dhe oborreve të

zbukuruar ishte Tiglat Pileser 11—para

Krishtit. Ky mbret si trofe lufte solli në vend

cedrin e Libanit duke e reklamuar si një

trofe të cilin asnjë parardhës nuk e kishte

sjellë dot. Kjo tregonte se edhe pse asirët

nuk kishin parqe me pemë të larta, oborret

dhe lulet ekzistonin edhe më parë.

Rregullimi i Kopshteve

Figure 1.5. Si mund të ishin parqet asirobabilonase

13

Por për atë periudhë nuk ka shumë

informacion përveç këtij. Mbreti që solli më

shumë zhvillim në artin e parqeve në Asiri

ishte Sanekerib që ishte i pasionuar pas

botanikës dhe që ndërtoi parqe gjigante. Ai i

kishte ndarë madje parqet edhe mbi bazën e

llojeve që sillte nga popujt e tjerë, kështu

psh kishte park vetëm me bimë ekzotike; një

tjetër me shumicën e llojeve botanike që ai

kishte mundur të sillte dhe të koleksiononte,

dhe ai mund të përmendet si i pari që futi

idenë dhe madje ndërtoi edhe të parët parqe

publike.

Ai shkruan: unë krijova një park në vendet e

larta dhe një në vendet e ultë të mbushura

me prodhimet e tokës që vijnë nga malet dhe

fushat e largëta.

Ai gjithashtu ndërtoi edhe parqe për

perënditë e kohës. Futi në to edhe elementë

e frutikulturës sepse në disa oborre të

krijuara për perënditë kishte fruta dhe pemë

të rralla.

Asirët kishin një teknikë të re për kohën

sepse ndërtonin mbi platforma shkëmbore

dhe parku mbulonte sipërfaqe rreth 16 mijë

m2 në të cilin hapeshin puse të thellë 1.5

metër.

Kishte një kanal kryesor dhe disa degëzime

të tij që të çonin ujë në të gjithë sipërfaqen.

Kishte gropa ku rriteshin edhe peshq

zbukurues. Një nga faktorët e zhvillimit të

parqeve ishte fakti që asirët ditën të

shfrytëzonin shumë mirë urat e lumenj që

përshkonin vendin, duke bërë që parqet e

tyre të ishin gjithnjë të lulëzuar. Parqet u

ndërtuan më tepër edhe për nder të

mbretëreshës Semiramidë që besohet se ka

jetuar në shek 9 pK.

9. Parqet kineze

Kina ka një traditë dhe histori shumë të

vjetër lidhur me parqet dhe ka një famë të

mirë në historinë botërore. Ky vend shënon

se si park të parë të ndërtuar e daton rreth

3000 vjet më parë në kohën e dinastisë.

Parqet urbane kineze mbulonin pallatet e

perandorëve në të cilën kombinohej bukuria

natyrore me atë artificiale të ndërtesave. Në

parqet kineze kodrat dhe uji, lulet dhe

pemët, korridoret dhe tavolinat ishin të

shpërndara në mënyrë të rafinuar.

Parku kinez mbulonte tre aspekte; qeverisjen

të bazuar mbi realitet, përgjegjësinë sociale

dhe rëndësinë e vlerave estetike dhe

domethënien politike. Tempulli Taoist,

tempulli Yamnongua etj janë përfaqësues të

këtij konceptimi. Ndryshimi midis

kopshteve kineze dhe atyre orientalë

konsiston në faktin se këta të fundit i jepnin

më shumë rëndësi principeve gjeometrike

dhe matematike dhe janë të ndërtuar

kryesisht nga ndërtesa, ndërsa kopshtet

Rregullimi i Kopshteve

14

kineze janë të bazuar mbi peizazhin natyror,

shijimin vizual nga frekuentuesit dhe nga

harmonia midis natyrës dhe njeriut.

Figure 1.6. Pamje e kopshtit kinez

Kopshtet e Sozhuit janë futur në vitin 1997

në pasurinë botërore të UNESCO-s

përfaqësojnë karakteristikat artistike të

arkitekturës së parqeve kineze. Kanë një

histori mbi 2000 vjeçare por sot kanë mbetur

shumë pak. Kanë një sipërfaqe të vogël, me

skena ujore, male e zogj, tarraca pemë e

shkurre ornamentale.

Figura. 1.7. Pamje e parkut kinez te

Suzhusw

Parku kinez siç edhe thamë më lart është nga

më antikët. Formimi i tij mendohet të jetë

rreth shekullit 15 PK nga dorëshkrime të

hershme të zbuluara nga arkeologjia që ka

studiuar këtë art. Parku në të gjitha

elementët e tij është një vepër arti, por në të

njëjtën kohë ata janë ta pavarur nga dora e

njeriut në momentin kur motohen në vend.

Kopshti është ndërtuar në brendësi të

formave artificiale por në të njëjtën kohë

duket edhe si vepër e natyrës, me qëllimin e

vetëm realizimin e kënaqësisë vizuale.

Po në të njëjtën mendim janë edhe studiuesit

e universitetit politeknik të Milanos të cilët

theksojnë se nga momenti që panë këto

ndërtime, harmonizimin e tyre, tregojnë

edhe një herë se ndërtimi i banesave ruante

filozofinë e mos dëmtimit të natyrales.

Me kalimin e shekujve Kina ishte me shumë

të panjohura, u pushtua disa herë, dhe ndaj

edhe njerëzit kërkuan ndërtimin e

ambienteve çlodhëse pikërisht për të gjetur

qetësi dhe harmoni. Në parqet kineze çdo

gjë është e sistemuar në mënyrë të tillë që

çdo cep i saj të jetë praktik dhe i

vizitueshëm. Është një arkitekturë shumë

gjeometrike dhe me forma të lira.

Rregullimi i Kopshteve

1.8. Figura e një oborri kinez dhe

arkitektura e tyre

15

Çdo kopsht ka një emër ashtu si edhe çdo

vepër arti. Në parqet më të mëdhenj që

normalisht ishin të ndarë në sektorë secili

kishte një domethënie të tijën. Emërtimi

bëhej i bazuar mbi historinë, filozofinë etj.

Arti tradicional pati ndikim e vet në

ndërtimin e parqeve. Për të përcaktuar

kriteret estetike të tyre studiuesit kanë

detajuar dy tipe konceptesh: përmbajtja

(chih) dhe zbukurimi (when).

Në kopshtarinë kineze autorësia përfaqësohej

nga shkëmbi. Që nga mesi i dinastisë

Tang shkëmbi u bë një element i rëndësishëm

në ndërtimin e parqeve. Ata

vendoseshin në forma vertikale duke krijuar

monumente natyrorë. Funksioni i ujit

identifikohej me fuqinë.

Në Kinë u zhvilluan në përgjithësi tre tipe

parqesh: ai i jashtëm shumë ekzotik e shpesh

me kaleidoskopë i ndërtuar vetëm për të

pasurit; një tjetër tip parku ishte ai i

tempujve; tipi i tretë ndofta edhe më

interesanti ishte kopshti i studimit qe fillonte

nga ambienti privat dhe shkonte e lidhej me

disa ambiente të tjerë për stërvitje meditim

etj.

Sipas një dokumenti të vjetër mendohet se

parku i parë ishte ai i quajturi Huangdi, ose

perandori i verdhë e më pas u përmirësuan

në dinastinë Shang. Në epokën Zhu u

ndërfut elementi dominues i njeriut dhe u

ndërtuan edhe parqet e shenjtë. Në

periudhën Qin që ishte edhe koha e

unifikimit të Kinës si shtet i vetëm, u fut nën

ruajtje ajo që u quajt “pyll i shenjtë”. Për

këtë nuk dihet shumë lidhur me strukturën

dhe kompozimin por mendohet se shtrihej

në një sipërfaqe rreth 300 km. Në brendësi

të tij ishte një pallat i madh perandorak dhe

vende të shenjta. Në dinastinë Hin lindën

edhe parqet e vërteta dhe që ka më shumë

informacion. Një nga këta mund të

përmendim pallatin Shang lin Han e i

përbërë nga pallate, tempuj dhe shumë

oborre të zbukuruar. Kishte shumë pasqyra

ujore, pemë e lule shumëngjyrëshe dhe

shumë kafshë si kuaj, elefantë dhe kafshë të

egra të mbajtura nën rrethime sigurie.

Një tjetër kryevepër e periudhës është pallati

Jing Jan që ishte i karakterizuar nga një

shenjtëri e lartë. Aty kryheshin rite fetare,

gjuetia etj. Midis shek 2 dhe 4 PK pati një

kalim të administratorëve perandorakë drejt

fshatit duke bërë të mundur lindjen enjë lloj

tjetër kopshtarie në këto zona ku u krijuan

rrëke uji që mbushin liqene të vegjël plot me

peshq dhe duke krijuar shumë stile

peisazhiste.

Nën dinastinë Tang arti i kopshtarisë ishte

më i pjekur dhe i zhvilluar. Nëpërmjet

Rregullimi i Kopshteve

16

shkëmbimeve kulturore arti kinez u përhap

edhe në vende të tjera në këtë dinasti.

Një nga vendet më shumë të ndikuara ishte

Japonia ku arti i kopshtarisë u importua në

shekullin 6 të erës së krishterë. Në dallim

me kulturën evropiane ku ishte një lidhje

midis pikturës dhe artit të kopshtarisë

peisazhiste arti i kopshtarisë kineze ishte i

lidhur vetëm me tradicionalen. Në Kinë

parqet mund të kompozoheshin nga piktorët

dhe poetët . shumë parqe kineze i kanë

rezistuar kohës shkatërrimeve natyrore, dhe

luftërave.

Gjatë dinastisë Ming u krye ajo që mund të

quhet përmirësim dhe restaurim i kopshteve

historike. Në këtë periudhë edhe Kina njohu

zhvillimin më të madhe ekonomik që pa

dyshim ndikoi edhe në artin e kopshtarisë.

Klasifikimi dhe tipologjia e parqeve

kineze

Ata dallohen për madhësinë, formën, llojet e

mbjella, ndërtimet në brendësi, qëllimin e

ndërtimit etj. Megjithatë mund ti grupojmë

në katër tipe kryesore : perandorakë, privat,

manastirialë, panoramikë.

Parqet perandorake gjenden kryesisht në

veri të Kinës. Ishin parqe për perandorët, me

qëllim jo vetëm zbukurues por edhe të

tregonin madhështinë e tyre.

Deri në epokën Shang 1760-1100 PK,

perandorët i ndërtonin rezidencat e tyre në

zona të gjelbra prej dhjetëra hektarësh ku

mund të praktikohej gjuetia. Parqet private

gjenden në jug të vendit e ndër ta më të

famshmit janë padyshim ata të Shuzhout

rreth 100 larg Shnagit, të dalluar për

qetësinë dhe ndërtimin perfekt të tyre.

Parqet panoramike natyrale u formuan pas

shumë vitesh transformimi të peizazhit

natyror. Përfshin edhe tempuj në brendësi të

tyre, manastire varre të të parëve. Ky tip

kopshti përdor natyrën si skenografi dhe ku

njeriu vetëm sa përmirëson këtë ambient.

Projektimi dhe karakteristikat e parqeve

kineze

Parqet kineze mund të dallohen nga kopshtet

si parqe me shikim fiks dhe në lëvizje. Sipas

arkitektëve kinezë koncepti fiks dhe në

lëvizje ka të bëjë me kulturën dhe filozofinë

kineze që atje ku ka diçka fizike duhet të

ketë edhe lëvizje.

Rrugët dhe kalimet ishin me zig zage,

kthesat ishin të shënjuara me pemë ose me

elementë që të tërhiqnin vëmendjen e

vizituesve. Qëllimi i saj ishte që ta bënin

kalimin të dukej më i gjatë. Shtigjeve të

kalimit ishin me ulje e ngritje që të

lehtësonin shikimin për peizazhin përreth.

Shkëmbinjtë mund të jenë një element

peizazhit kryesor në kopsht dhe ishin të

rëndësishëm për elementët arkitektonikë.

Ata mund të përfaqësonin një mal etj.

Ekzistojnë disa rregulla për vendosjen e tyre

në park ; ondulacioni dmth nëse përdoren

disa shkëmbinj ata duhet vendosur sipas

madhësive; densiteti; thellësia dmth duke

vendosur dy kreshta përball njëra tjetrës

merret ideja e thellësisë.

Rregullimi i Kopshteve

17

Uji është një tjetër element esencial në

parkun kinez. Është në çdo qoshe të tij dhe

grumbullohet në liqene, vaska, ose rrëkenë

në lëvizje. Në kompste më të vegjël ai është

i organizuar në gropa të vogla ose dhe i

simbolizuar nga rëra dhe zhavorri.

Vegjetacioni në parkun tradicional kinez

përbëhej nga lule, kacavjerrëse, pemë të

larta etj. Përdorimi i gjelbërimit nëpërmjet

zgjedhjes së bimëve, ngjyrave dhe densitetit

të tyre kishte për qëllim harmonizimin midis

tyre në ambient. Nga ana konceptimit

dallojnë nga europinaët sepse në Kinë

gjelbërimi merr kuptim nga ajo që ka përreth

tij, ndërsa në Evropë parku fillon nga

mbjellja e pemëve.

Arkitektura

Ndryshimi thelbësor midis parqeve

evropiane dhe kinezë është në faktin se të

parët flasin për të mbjellë parkun, kurse të

dytët e ndërtojnë atë. Gjelbërimi në fakt nuk

është një ndër elementët që është prezent në

parqet kineze; aty nuk mund të mendohet pa

vepra artistike, skulptura etj. Prezenca e

veprave arkitektonike përbëhet nga salla dhe

kulla në qendër të parkut. Këto ndërtime

janë jo natyrale në një skenar që tenton të

jetë sa më natyral. Por ajo shërben për ti

dhënë një sens sigurie duke dhënë idenë e

kontrollit.

Ato mund të jenë edhe pika vëzhgimi ose

shkallët mund të simbolizojnë qëndrueshmërinë

në tokë etj kuptime si këto. Në

ndërtimet arkitektonike i jepet rëndësi

kontrastit të hapësirës. Me shumë rëndësi

është edhe raporti midis rrethimit dhe hyrjes

në park. Shpesh rrethimi është një mur, por

njëkohësisht kalohet tek natyrorja nëpërmjet

shumë hyrjeve në të. Për kinezët toka dhe

qielli janë një organizëm i vetëm që merre

frymë dhe pikërisht mbi këtë filozofi bëhet

edhe vendosja arkitektorinke.

Figura 1.9. Kombinimi i kopshtit kineze

te ujit

Malet dhe uji. Malet në filozofinë e

ndërtimit ekuilibrohen nga uji dhe ky i

fundit është me rëndësi për ujitjen e bimëve.

Dallimet midis parqeve kineze dhe

japoneze

Evoluimi i parqeve kineze kishte marrë prej

kohësh një bum të madh në krahasim me

pjesën tjetër të botës. Në Japoni kishte

filluar një farë rivaliteti por ndryshimet janë

të pakta dhe më tepër janë kulturore, përsa i

përket stilit të jetesës, kuzhinës veshjes, etj.

Në të dy kulturat Taoizmi dhe Budizmi kanë

luajtur ndikimin më të madh dhe parku në të

dy vendet ishte një lloj vendi i fshehtë dhe

përfaqësonte natyrën, tregonte peizazhe

Rregullimi i Kopshteve

18

reale dhe në të dy gjejmë shkëmbinj, urat që

rrjedhin etj.

Ndryshimet midis tyre janë më shumë

konceptuale, në kompstet kineze kishte

hapësira takimi, vende për fëmijët dhe të

moshuarit dhe ishin vende që e tërhiqnin

njeriun, ndërsa në kulturën japoneze parku

ishte ndërtuar pa prezencën e njeriut në të.

Ishin vepra arti që duheshin parë nga një

pikë e caktuar ose si një portret që duhej

parë nga larg.

Në Kinë uji ishte i futur në parqe si ujëvara

të vogla, ose me rrëke, në Japoni në të

kundërt klima tropikale është shumë prezent

dhe bën të mundur të ketë shumë lagështi

dhe ndaj edhe uji si element në park nuk

ishte shumë i dëshiruara.

Mund të themi gjithashtu se parku kinez

ishte i ndërtuar për të jetuar në të, kurse ai

japonez për të vëzhguar nga jashtë; ndaj

kinezët në të linin shënime, poezi piktura etj

si për të firmosur prezencën e tyre në park,

ndërsa parqet japoneze frymëzonin vetminë

dhe qetësinë.

Edhe materialet për ndërtimin e mureve

ishte i ndryshëm; kinezët përdornin

materiale si guri, bambuja etj, por kinezët

përdornin edhe baltën etj.

Ndryshim kishte edhe në shkëmbinjtë që

përdoreshin; kështu kinezët përdornin

shkëmbinj me prejardhje vullkanike, ose

sedimentarë që merreshin nga lumenjtë dhe

montimi i tyre bëhej në mënyrë që të

krijonin ujëvara, kurse në kopshtet japoneze

shkëmbinjtë ishin më të dendur

10. Kopshti japonez

Ndër elementët bazë ishin guri, uji, dhe

bima. Ekuilibrimi i tyre kishte disa qëllime;

njëri për të krijuar idenë tek vizituesit që

parku ishte i madh, ndaj vendoseshin bimë

të vogla në sfond dhe të mëdhatë në qendër.

Vijat e ujit dhe gropat me ujë ndërtoheshin

për të dhënë idenë e një liqeni që shtrihet

larg etj.

Figura 1.10. Parqet japoneze

Rregullimi i Kopshteve

19

Një tjetër qëllim është të krijohet një

ambient i qetë dhe për nga ana gjeometrike

evitohen shumë simetritë. Zgjedhja e

bimësisë ishte vetëm mbi bimët tipike të

zonës dhe ekosistemeve japoneze: pisha,

bamboo, etj

Figura 1.11. Kopshtet japoneze

11. Parqet e qytetërimit grek

Në Greqi, parku ose oborri i zbukuruar me

lule, ishte një vend i mahnitshëm por që u

lind më vonë në krahasim me Babiloninë

dhe Egjiptin. Parqet e përshkruar nga

Odiseja janë pikërisht kopshte ose frutore.

Vetëm në shekullin e 7 PK filluan të kishin

më shumë hapësira zonat e gjelbra nëpër

qytet, tempuj, stadiume, palestra dhe

shkolla. Ato liheshin në stadin sa më natyral

të mundshëm dhe rrethoheshin me shatërvanë

dhe basene me ujë të mbushura me

trëndafila dhe pemë me hije. Këto vende

ishin ideale për tu çlodhur dhe për aktivitet

fizike sepse të mbronin nga shiu dhe vapa.

Vetë Platoni i mbante leksionet e tij në

Akademi, në një park shumë të bukur dhe të

pasur me ndërtesa.

Figura 1.12. Ndërtimet dhe gjelbërimi

grek

Kopshtet private në qytet ishin gjithnjë e më

të pakët dhe me dimensione të vogla, por në

kompensim ishte shumë e përhapur

kultivimi në vasketa ose vazo balte të luleve

me rritje të shpejtë si finoku, sallata marule,

elbi të cilat lidheshin me kultin e Adonit.

Nga kjo lindi kultivimi i bimëve

ornamentale në vazo që nëpërmjet shekujve

erdhi deri tek ne.

Theofrasti miku i Platonit, është kopshtari i

parë profesionist në histori që për këtë

qëllim shkroi dy libra duke i klasifikuar

esencat sipas specieve të tyre; titulli ishte

Kërkime mbi bimët dhe shkaqet e tyre.

Rregullimi i Kopshteve

Figura 1.13. Pamje se si mund te ishte

parku dhe arkitektura greke e lashte

Parqet e grekëve

20

Edhe pse disa i çojnë këta shumë larg në

kohë, madje edhe duke i treguar si në të

njëjtën kohë me kopshtet e orientit, parqet e

grekëve janë më ta reja. Edhe në Kretë, një

vendi i izoluar dhe gjithmonë pa lufta në të

cilin nuk kishte mure dhe fortesa, nuk ka

ndonjë gjurmë të tyre. Është e vërtetë që në

artin figurative të këtij ishulli ka shpesh

pamje lulesh të mirëkujdesura por përveç

ndonjë vazoje nuk duket të ketë shenja të një

kopshtarie të mirëfilltë dhe duhet të

theksojmë se në gërmimet e pallateve nuk

është gjetur as edhe një hapësirë që të mund

të ishte përdorur për këtë qëllim.

Përveç kësaj zbukurimi i vazove tregon se

ato ishin të vendosura jashtë, të mbështetura

në ndonjë mbajtëse ose mur.

Në parqet e Greqisë së lashtë sidomos në atë

të heronjve të mitologjisë u vu re që në këto

të ashtuquajturat parqe nuk mbillej asgjë që

nuk ishte e vlefshme dhe tek Odiseja poeti

përshkruan se si e vetmja gjë që njihej në atë

kohë ishte hortikultura e bimëve për ushqim.

Shtretërit me lule që përshkruhen ishin

thjesht bimë hortikulturale të kopshtit dhe

pemë frutore . Në Greqi kjo lloj gjëndje

vazhdoi gjatë dhe për shumë kohë nuk

kishte parqe të vërtetë. Në fakt jeta e trazuar

politike në atë kohë nuk ofronte mundësi

zhvillimi të këtij arti dhe urbanistika e

këtyre qyteteve ishte e përqendruar rreth

akropoleve të ndërtuar me shtëpi të vogla,

shumë afër njëra tjetrës që nuk linte shumë

hapësira për zona të gjelbëruara. Gjatë

gërmimeve arkeologjike gjendën disa zona

të gjelbëruara por që ishin të çimentuara dhe

e vetmja gjë që mund të mbahej ishin ndonjë

vazo me bimë aromatike për përdorim

kuzhine.

Është e qartë se në një farë momenti edhe në

Greqi filluan të dalin kopshtet e para por në

fillim ato ishin në ambientet jashtë

rrethimeve dhe siç shkruan Plini ekzistonte

një brez me bimë hortikulturore që

furnizonte qytetin me lule dhe vegjetale.

Pikërisht në këto rrethime grekët filluan

ngadalë të shtonin pemë frutore dhe pemë të

tjera për hije dhe lule që kishin si

karakteristikë vendosjen e tyre simetrike.

Rregullimi i Kopshteve

21

Filluan të mbillen shkurret aromatike dhe

dekorative etj, por në brendësi qytet

shkëmbore ishin pas asnjë shenjë gjelbërimi.

Vetëm në shekullin e 5 PK që filluan të

ndërtohen zonat e para të gjelbëruara të

inspiruar nga parqet persiane në zonat

publike të qyteteve dhe rreth tyre. Ishin zona

të thjeshta por shumë të pëlqyera të

destinuara për ushtrime fizike dhe për

takime të intelektualëve të kohës dhe

filozofëve. Nga parqet më të famshme ishte

ai pranë Akademisë së filozofisë e cila

dallohej për gjelbërimin aromatik dhe shumë

të veçantë me lule.

Por nuk kishte vetëm parqe por në Greqinë e

lashtë aktivitet fizike kishin një vëmendje të

madhe dhe kështu lindën edhe parqet për

këto veprimtari. Ishin të ndërtuar Brenda

rrethimeve madhështore dhe plot me pemë

dhe si dhuratë për fitoren të dhurohej një

palmë. Po kështu lindën edhe pemë e

perëndive; kështu psh Olimpia kishte një

pemë ulliri që ajo thoshte se e kishte mbjellë

Erakliu. Pemë mbilleshin edhe në vendet ku

stërviteshin ushtarët sidomos në zonën e

Spartës.

Ajo ishte një zonë e rrethuar në qendër të

qytetit e rrethuar me një kanal dhe që lidhej

me anë të dy urave.

Figura 1.14. Rrethim me gjelbërim anash

mureve te qyteteve greke ne lashtësi

Përveç këtyre parqeve lindën edhe ata për

tempujt grekë. Të rrethuar me pyje, por me

kalimin e kohës këto parqe u lanë pas dore.

Për Greqinë e lashtë për gjelbërim Brenda

qyteteve mund të flasim vetëm në fillim të

shekullit të 5 PK.

Parqet e Helenizmit

Në këtë zonë që ishte edhe pranë Greqisë

edhe orientit u zhvillua një formë e

ndryshme gjelbërimi si artistik ashtu edhe

për zbukurim dhe shumë i pasur me bimësi e

lloje. Kontaktet me civilizimin Persian dhe

atë egjiptas, luajtën një rol shumë ndikues në

të dhe i dhanë mundësi krijimit të parqeve

madhështore. Ne njohim ato vetëm

nëpërmjet shkrimeve të vjetra dhe që nuk na

ndihmojnë shumë ti imagjinojmë në formë

dhe strukturë. Dihet që Aleksandria ishte një

zonë shumë e pasur ekonomikisht dhe

mendohet se pranë rrethimeve dhe shtëpive

mendohet se ekzistonin sipërfaqe të

gjelbëruara, për të zbukuruar qytetin.

Rregullimi i Kopshteve

22

Të bukur ishin edhe parqet e Antiokisë.

Qyteti ishte i ndërtuar në një fushë në të dy

anët e një rruge. Nga njëra anë ishin shtëpitë

dhe nga ana tjetër zona e parqeve, banjove

dhe shatërvanëve deri në kodër. Një rrugë e

dytë kalonte nëpër një territor të quajtur

Herakle e më tutje kalonte një tjetër rrugë e

mbuluar me hardhi dhe trëndafila që arrinte

një park të famshëm që quhej Dafe. Këtu

fillonte një pronë e madhe me madhësinë e

80 stadiumeve dhe nga ky park merrte emrin

edhe qyteti Epidafnit. Kishte një park dhe

një pyll të shenjtë me rreth 300 qiparisë.

Kishte përveç tyre edhe shumë objekte

zbukurimi si shatërvanë, gropa uji etj. Kishte

edhe disa hotele të kohës ku në disa prej tyre

në brendësi kishte edhe hardhi dhe plot lule

aromatike të mbjella në shtretër.

Të ngjashme me këto parqe ishin edhe ata të

epokës heleniste por që nuk ka shumë të

dhëna. E famshme nga këto ishte parku i

ndërtuar mbi anijen e Geromit II i ideuar nga

Arkimedi. Ai ishte i ndërtuar në pjesën më

të lartë dhe lulet apo bimët ishin të

vendosura anash në vazo plumbi të

zbukuruara, ndërsa edera dhe hardhitë

rriteshin në vazo balte dhe shërbenin për

hijezimin e kalimeve. Në këtë park kishte

madje edhe një pishinë me ujë deti me peshq

dhe një me ujë të ëmbël.

Siç edhe mund të mendohet ishte një

ndërtim shumë ekstravagant dhe tepër

luksoz dhe për tu ndërtuar duhej një

sipërfaqe e tillë që në përfundim të ndërtimit

ajo ishte aq e madhe sa nuk mund të dilte as

të hynte nga porti i Sirakuzës. Shpjegimet e

gjetura nëpër dorëshkrime nuk ndihmojnë në

kuptimin e tyre. Megjithë këto shpjegime

prapë është e vështirë të imagjinojmë një

ndërtim parku në kohen heleniste. Për këtë

epokë gjejmë të dhëna vetëm në qytetin e

Rodit.

Këtu akoma mund të vizitohen shpellat dhe

vendet e ndërtuar me nimfa, të mbushura me

bimësi të dendur dhe që ishin të lidhura mes

tyre me shkallë. Bëhet fjalë për një lloj

kopshtarie që mund ta quajmë romantike,

dmth një ambient i lirë nga skemat me të

cilat ishim mësuar deri në atë kohë. Për më

shumë na tregojnë edhe skulpturat e gjetura

në kopshtarinë romake. Gati gjithnjë bëhej

fjalë për statuja nimfash që mbanin ujë,

statuja humoristike etj.

12. Parqet romake

Edhe kopshtet ose parqet romake vijnë ose

rrjedhin nga horti. Rreth shekullit të dytë PK

u përhap dallimi midis vilës së fshatit dhe

qytetit; hortus o villa tregonte kopshtin rural,

horti quhej kompleksi i ndërtesave dhe

parqeve të ndërtuara rreth dhe në qendër të

Romës. Një rrip me parqe të mëdhenj të

ndërtuara për të pasurit rrethonte Romën, të

shoqëruara më tej me parqet publike. Bëhej

fjalë për rrethime të mëdha, të mbyllura me

porta të mëdha, të mbushura me pemë të

larta, shatërvanë dhe skulptura. Vilat e të

pasurve ishin të mbushura me tarraca,

shkallë, mbajtëse për zogj, të mbushura me

vepra arti dhe kafshë gjithashtu. Në vazo ose

mbajtëse të vendosura rreth shtëpisë ose

pishinës kultivoheshin bushi, selvia, melvina

etj së bashku me pemët frutore dhe lulet.

Rregullimi i Kopshteve

Figura 1.15. Pamje e një afresku për

zbukurimin e shtëpive romake

23

Në Romë pak kanë ngelur nga ato parqe të

hershme; si kompensim dimë çdo gjë rreth

parqeve dhe kopshteve të Pompeit dhe

Erkolanit, të konservuara në mënyrë

perfektë nga hiri i Vezuvit. Me përmasa më

të vogla nga ato të romakëve, kopshti i

pompesave ishte pothuajse në brendësi të

shtëpisë, të mbushura më vaska uji dhe

shatërvanë. Oborri i madh i rrethuar me

portikë me kolona, përfshinte shtretër me

lule, rrugica, shatërvanë statuja dhe tavolina.

Uji ishte elementi kryesor në kopshtet e tyre

që kalonte nëpër oborr i mbushur me statuja

nimfash, peshq etj. Ajo që ishte kryesore në

këto kopshte ishte fakti që pemët dhe

shkurret zgjidheshin më të bukurat dhe më

të rrallat dhe kryesisht ato që bënin fruta.

Vreshtat dhe fiqtë, qershitë e të tjera si këto

ishin baza e pemëve, pastaj nga lulet më të

preferuarat ishin oleandrat, trëndafilat dhe

nën to manushaqet. Ishin oborre të vegjël

por që të jepen një kënaqësi të madhe dhe

çlodhje.

Tipet e ndryshme të parqeve romane.

Në perandorinë romake kishte shumë

ndërtesa tip vilash perandorake të cilat në

radhë të parë ishin të rrethuara ose të

vendosura në mes të një ylli të dendur me

shumë pak rrugë kalimi drejt tyre dhe

totalisht të mbyllura për popullsinë e vetëm

për familjen dhe miqtë e vilës. Për

ndërtimin e vilave shfrytëzoheshin kodrat

duke mbjellë përreth tyre lule dhe pyll.

Kodrina përshkohej nga rrugë të rrethuara

me pemë dhe si pamje kryesore kishte

formën e një stadiumi.

Figura 1.16. Format e veçanta të parqeve

dhe peisazhistikës së parqeve romake

Rregullimi i Kopshteve

24

Në disa zona kishte një shfrytëzim të

rrjedhave të ujit dhe zona të tarracave në

formë stadiumesh. Në zonat ku uji

mungonte ndërtoheshin shkallë të gjata dhe

shpesh vilat kishin në brendësi të tyre teatro

të hapur dhe skena.

Pas teatrit fillonte të ngrihej një mur me

pemë nga maja drejt fundit të ndërtesës dhe

rrethim dekorative me lule. Një tjetër model

vilash me park ishin ato që i jepnin një

formë cirku të gjithë ndërtimit. Një e tillë

psh ishte e përbërë nga një ndërtesë me një

rrethim rreh 300 metra mbi një shkëmb mbi

det, ku në mes të rrethimit kishte një kodër

me anët e saj si shkallët e një cirku dhe në

fundet e saj përfundonte me vaska uji

gjysmë rrethore duke bërë që nga lart oborri

ose lulishtja të dukej më e madhe.

Figura 1.17. Figura e arkitekturës se një

vile romane

Oborri ishte i mbushur me vreshta dhe lule

aromatike.

13. Kopshtet dhe parqet e mesjetës

Mesjeta është një periudhë historike dhe

kulturale që ka zgjatur rreth një mijë vjet,

nga rënia e perandorisë romake 476 pas

Krishtit deri në zbulimin e Amerikës 1492.

Kjo epokë u konsiderua një periudhë krize

dhe barbarie dhe në të njëjtën kohë Mesjeta

u dallua për shpikjet dhe ishte e ndarë në dy

periudha, epoka klasike dhe rilindja. Sot ky

term ka humbur atë domethënie negative

dhe thjesht tregon një epokë të madhe

historike thelbësore për civilizimin evropian,

ku u përzien vlerat më të larta të kulturave të

ndryshme; greke, romake, kristiane dhe

gjermane.

Në krizën e gjatë që përfshiu Evropën midis

shekullit 5-10, Kisha luajti një rol të dorës së

parë duke qenë se kishte një përformancë

civilizimi më të madhe. Çdo aspekt i jetës

mesjetare u ndërtua si një vizion i jetës së

krishterë, i ndërtuar mbi terrene mondane

dhe njerëzore të civilizimit klasik, mbi

ideale shpirtërore te kristianizmit që e

zhvlerësonin tokën në favor të qiellit, arsyen

në favor të besimit.

Figura 1.18. Manastiret dhe zbukurimi i

tyre ne mesjete

Rregullimi i Kopshteve

25

Në komentim me këtë gjendje, lindi tek

njeriu frika nga e panjohura dhe instinkti për

të gjetur gjëra të reja. U zhduk njëkohësisht

dëshira për ta parë natyrën si vend çlodhës

dhe qetësie. Territoret u mbuluan me

shkëmbinj, kështjella dhe fortifikime që për

arsye strategjike mbrojtëse u krijuan në

lartësi për të mbrojtur feudet të rrethuara me

mure të larta. Bashkë me kështjellat në Itali

lindën në këtë periudhë shumë manastire,

ndërsa ndërtesat e tjera ishin rreth pallateve

dhe shtëpive të feudeve. Kështu parqet ishin

të vogla, të rrethuara dhe mund të ishin

vetëm nëpër hapësira të ngelura bosh ose

oborret e kështjellave.

Ndërtimet e manastireve kishin një strukturë

të veçantë dhe komplekse; një mur i lartë

masiv rrethonte ndërtesat, kopshtet dhe çdo

gjë që ishte e nevojshme për autonominë

dhe jetën në manastir. Kopshtet që lindnin

në brendësi të murit dalloheshin ndërmjet

tyre, një zonë ishte e destinuar për

kultivimin e bimëve mjekësore, një tjetër

ishte i rezervuar për pemët frutore.

Organizimi planimetrik i manastireve ishte

rreth një ose më shumë nyjeve.

Figura 1.19. Dekor për kopshtet e

mesjetës

Figura 1.21. Pamje një kopshti te mesjetës

Figura 1.22. Pamje një kopshti te mesjetës

Rregullimi i Kopshteve

26

Figura 1.20. Pamje një kopshti te mesjetës

Nyja konsistonte në një hapësirë pak a

shumë të gjërë, në qiell të hapur dmth të

pambuluar, e rrethuar nga portikë, gjithmonë

të ndërtuara në forma të rregullt dhe të

mbyllur. Në formën e saj kuadratike gjenden

shumë simbole që e kthenin këtë vend për

meditim dhe qetësim, duke sjellë në një farë

mënyre parajsën në tokë. Në qendër është

simboli i Zotit që është një pus që

simbolizon burimin e jetës, uji që rrjedh në

kanale të vegjël është uji i jetës në mënyrë

simbolike, në të cilin duhet të lahesh për të

hyrë në parajsë. Në këtë epokë raporti Zot –

njeri ishte një domosdoshmëri e madhe dhe

shoqërohej me një mbyllje të natyrës në

bukurinë ë saj dhe me frikën për atë që është

e mbinatyrshme. Kjo mënyrë e konceptimit

të jetës ishte e mishëruar edhe në artin e

ndërtimit te parqeve dhe kopshteve.

Shumë nga këto vende me kalimin e kohës e

humbën origjinalitetin e tyre dhe sistemin

kuadratik fillestar dhe bimësia me kalimin e

kohës u zëvendësua me pllaka guri sipas

përdorimit që do te kishte ambienti.

Megjithatë është akoma tërheqja e tyre.

Në shtepitë e kësaj periudhe sidomos në

zonat pas shtëpive, kishin filluar të

ndërtoheshin kopshte për qëllime të

ndryshme kultivimi, me forma kuadratike të

rregullta, me bimë aromatike, bimë për

konsum të përditshëm, vreshta dhe fruta.

Janë kopshte të limituar nga një mur

rrethues duke krijuar një vend perfekt të

mbyllur (hortus conclusus) ku çdo gjë ishte

natyrale.

Nga kopshtet e mesjetës që ishin të

ndërtuara në brendësi të kështjellave,

manastireve apo shtëpive vetjake, kanë

ngelur vetëm disa dëshmi të shkruara, ose

tablove të piktorëve të famshëm siç është

psh ajo e shek 15.

14. Parqet dhe kopshtet arabo-marokene

dhe nomade.

Në 831 Pas Krishtit, një nga qytete që u

pushtua dhe u kthye në një qytet arab ishte

edhe Palermo. Arabët nga dëshira e madhe e

zbukuruan me lulishte dhe parqe dhe

mrekulli të tjera. Kur në vitin 1702 u

pushtua nga Nomadët, kultura arabe u

kultivua edhe më tej. Bukuritë e kësaj epoke

kanë mbërritur deri më sot sidomos

nëpërmjet arkitekturës. Nga parqet dhe

kopshtet arabo-nomade nuk ka mbijetuar

asgjë por ka edhe të ngjashme me to në

rajonin e Mesdheut, që u islamizuan në atë

periudhë. Ishin të rrethuara me mure të larta,

të përshkuara nga kanale guri ku rridhte ujë

që mbushte vaskat, shatërvanët dhe liqenet

me peshq, që ujiste lulet. Mungonin llojet e

luleve por kishte shumë palma dhe pemë

frutore.

Këto lloj oborresh të zbukuruara shërbenin

për të kënaqur njerëzit e tyre në 5 drejtime:

pamja me lule shume ngjyrëshe, linjat e tyre

të rregullta, aromën e tyre intensive në çdo

stinë, shijimin e frutave të shijshme, dhe

dëgjimin e gurgullimës së ujit që rridhte

papushim. Popujt arabë të mësuar me

vështirësitë e shumta në shkretëtirë, kanë

shumë dëshirë për ujë dhe vegjetacion të

shumtë.

15. Parqet e katërqintës

Në projektimin dhe realizimin e tyre u

reflektuan ndryshimet e mëdha kulturore që

ndodhën në Evropë në ato kohë. Parqet dhe

oborret mori sërish vlerën e tij si vend

takimi ku mund të bisedoje, të meditoje dhe

pushoje, duke vazhduar së qëni një kopsht i

vërtetë në të gjithë kuptimin e fjalës, plot me

fruta dhe perime si në periudhën klasike.

Këtu humanistë kalonin për tu njohur me

natyrën dhe ne shikojmë një rivlerësim që

marrin këto vende me kalimin e kohës në

këtë periudhë.

Në këtë epokë lindin ligjet dhe rregullat e

para të projektimit të parqeve si psh De re

aedificatoria 1404-1474. këtu jepen rregullat

se si mund të modelojmë një park apo oborr

se si mund të vendosen në mënyrë

panoramike lulet, pemët etj Brenda një

hapësire të caktuar. Duhet të kishte galeri

për hyrjen e dritës dhe ajrimit, mund të

kishte edhe shpella të vogla, pyje personale

me shumë pemë ose fruta, në shtëpi filluan

Figura 1.23. Pamje e parqeve te 400

Rregullimi i Kopshteve

28

Janë ta ngjashme me horti conclusus një

rrethim i gjërë, ekstremisht i ekuilibruar, me

një mur që nuk e ngatërron me shtëpinë dhe

që ruan intimitetin e tij. Ka një dizenjim

linear dhe të thjeshtë me kritere te

funksionalitetit dhe që ishin në harmoni me

arkitekturën. Së bashku parku dhe shtëpia

ishin ne harmoni pavarësisht se parku nuk

ishte vazhdim i shtëpisë.

të ndërtoheshin ato që më vonë do të ishin

tipike siç janë verandat etj.

Të pashmangshme ishin edhe rrugicat me

shkurre të prera ulët dhe simetrikë, prania e

vazove prej guri, statujat antike, shatërvanët

etj. Vila në këtë mënyrë ishte e future në

ambientin natyror, por rreth saj arkitekti

kishte ndërtuar një peizazh të ri. Shembuj të

këtyre parqeve mund të shikojmë në

Toskana, Itali.

16. Parqet e rilindjes

Me parqet që u nderuan për Papa Giulio II

nisi edhe krijimi i parqeve të mëdha të

rilindjes, mbi terrene shpesh kodrinorë, ku u

mënjanua problemi I disniveleve me shkallë

e tarraca, sipas linjave të mëdha. Historia e

vilave të rilindjes filloi në Firence, dhe

kulmoi në Romë sidomos në oborret e

Vatikanit.

Ajo që ishte gjë e re në këto parqe ishte fakti

që ato futeshin totalisht në arkitekturën e

pallatit. Përderisa është hapësirë e destinuar

për të ndejtur në ajër të pastër është bërë

pjesë integrale e vilës. Ka shumë rëndësi si

ambient si skenë etj. Njeriu i periudhës së

rilindjes tregon kështu sensin e tij për

natyrën që është në të njëjtën mënyrë edhe

Rregullimi i Kopshteve

29

kulti I natyrës njerëzore. Ndihet në qendër të

universit dhe bashkëjeton me të, është

ndofta ajo që mund të quhet rilindja e njeriut

pas mesjetës. Në këtë periudhë parqet

ndahen totalisht nga oborret e kultivuara me

perime dhe fruta. Ai ka bërthamën e vet të

dallueshme nga shtëpia dhe të gjithë

elementët natyror rivlerësohen, adoptohen

sipas dëshirës. Uji ka funksion dekorativ, me

vaska, statuja etj. i jepet rëndësi peizazhit

përreth dhe me të lidhet edhe fakti që shumë

oborre i dedikohen fantazisë së njeriut për të

krijuar. Preferohet të ndërtohet mbi kodër,

në mes të saj ose në majë duke patur

parasysh edhe terrenin që duhej të ndërtohej.

Shfrytëzohej terreni me tarraca dhe spostime

dheu duke u bashkuar ato me shkallë

artistike dhe pamore. Të gjitha zonat e

terrenit janë rivlerësuar, dhe janë kthyer në

zona gjeometrike dhe të mbushura edhe me

vepra arti.

Figura 1.24. Pamje e një kopshti te periudhës se rilindjes

Rrugicat të çojnë shikimin drejt

shatërvanëve, statujave etj. Meqenëse

gjelbërimi është ndërtuar me krasitje të

veçanta pikërisht janë zgjedhur pemë dhe

shkurre që e kanë krasitjen të lehtë dhe

mund të përmendim selvinë, dafinën, bushi,

etj.

Agrumet vendoseshin në vazo dhe shërbenin

sidomos për të zbukuruar ambientet e

brendshme dhe për të kombinuar me bimët e

tjera për shkak të ngjyrës së tyre të gjelbër te

thellë. Nuk ka lule në këto lloj kopshtesh por

mbi të gjitha ka shumë tonalitete të të

gjelbrës që mund të shijohen gjithë vitin. Por

këto mbilleshin edhe duke ju përshtatur

klimës.

Lulet dhe bari aromatik kultivoheshin në

kopshte të vogla sekrete, dhe edhe ato janë

një shpikje e vogël sepse futën për herë të

parë që në brendësi të oborreve të mëdhenj

të kishte edhe vende sekrete. Kështu mund

të themi se në këtë periudhë lindën kopshtet

e famshme të Belvederes, dhe sidomos ne

oborret e papatit.

17. Kopshtet Baroke

Në shekullin 17 arkitektura e kopshteve dhe

parqeve fiton vetitë e rilindjes që evoluojnë

sipas ndryshimeve të modës dhe shijeve. I

jepet më shumë hapësirë kërkimit të të

rejave në skenografinë ë një kopshti, në

vendosjen e surprizave dhe gjërave të

çmuara. Kopshti fillon të ndërtohet për të

ruajtur bukurinë e tij në të katër stinët e vitit

duke qenë se elementët e tij janë pemët

gjithnjë të gjelbra, shkurret e krasitura me

forma dhe veprat murale si shpellat në park,

statujat, vaskat dhe shatërvanët.

Figura 1.25. Pamje e një parku barok

Figura 1.26. Figura e një parku barok

Fantazia e arkitektëve krijonte shpesh

hapësira të gjera dhe skena teatrore për festa,

dhe hapësira të izoluara dhe sekrete dhe

shtëpiza; zona më diell për periudhat e

dimrit dhe me hije për verën.

Figura 1.27. Pamje e një kopshti barok

Figura 1.29. Pamje e parqeve te 700

Rregullimi i Kopshteve

Figura 1.28. Pamje e një kopshti Barok

31

Ndër parqet e këtij modeli më të njohurat

mund të përmendim në Romë, vila Pinciana,

etj

18. Kopshtet dhe parqet e 700

Në lindjen e natyrës së ndërtuar nga njeriu

në periudhën e rilindjes ndihet ndikimi i

iluministëve që i japin rëndësi punës së

njeriut dhe mendojnë një rikthim në të. Për

këtë shembullin më të mirë e japin arkitektët

anglezë. Edhe në Itali mund të përmenden

shumë ndryshime ku në fillim të viteve 700

u ndie ndikimi francez e më pas ai anglez.

Nuk u realizuan më kopshte dhe parqe sipas

traditës së rilindjes që me skenarët e tyre

artificialë kishin mahnitur shumë breza.

19. Kopshtet franceze

Në Francë u tentua të imitohej kopshti dhe

parqet e rilindjes në Itali, të admiruara gjatë

pushtimit, duke i përshtatur në territorin

francez, shumë ndryshe sepse ishte më i

ndriçuar dhe më i mbushur me pyje.

Shkëlqimi maksimal i parqeve franceze ishte

në periudhën e mbretërimit të Luigjit 17 me

kopshtarin e njohur Le Notre dhe mjeshter të

tjerë. Këta krijuan një stil kombëtar, të

përcaktuar mirë, duke u frymëzuar nga

kopshtaria italiane duke ruajtur format

gjeometrike dhe shkurret gjithmonë të

gjelbra dhe duke i adoptuar në terrenet

franceze, nga relievet plot me pyje deri tek

fushat me bar dhe lule. Me të njëjtin qëllim

u mënjanuan tarracimet dhe shkallët në

favor të zonave të gjera deri sa të shikonte

syri. Kishte kudo një bollëk lulesh, grupe

pemësh të krasitur uniformikisht, etj.

Këto parqe të mëdhenj, zakonisht

këndvështrimin më të mirë e kanë duke u

nisur nga shtëpia, me një rrugë të gjerë që

humbet në horizont. Kjo rrugë vlerësohet

dhe mbushet me lule shpesh të vendosura në

mënyrë simetrike me ujë dhe zona peshkimi.

Rruga kryesore ndahet edhe në degëzime

drejt pikave më interesante të parkut. Bëhet

fjalë për një park klasik, gjeometrik të

rregullt dhe që kërkon shumë hapësira.

Parqet vanviteliane

Shpesh ju është bashkuar parqeve franceze

si ndërtim, edhe pse me shumë mundësi

Vanviteli duke e projektuar merrte parasysh

eksperiencën e parqeve të rilindjes ndaj të

cilët u referuan edhe francezet. Parku që

duket sot është vetëm një pjesë e asaj që

ndërtoi Luigji Vanvitelli. Ndërsa del nga

pallati dukesh si i ndarë në dy pjesë ku njëra

është e përbërë nga një rrugicë që shkon deri

afër shatërvanëve. Këto lloj hapësirash në

fakt duhet të ishin ndarë me shkurre të

krasitura dhe lule shumëngjyrëshe, por në

fakt ai i zëvendësoi nga një shtresë e madhe

dhe e gjerë bari jeshil ku në mes ndërtoi

ishuj të vegjël.

1.30. Figura e një parku Vanvetielian

Pylli limitohet nga buste mermeri. Në të

majtë të pallatit aty ku është pylli i vjetër

ngrohet kështjellëzë, një ndërtim që të jep

një kështjellë në miniaturë. Është e ndërtuar

në rrënojat e një ndërtese trekëndore me dy

kate. Në park ka shumë shatërvanë të cilët

marrin edhe emrat e personazheve te njohur

të kohës. Shatërvanët janë të mbushura me

statuja perëndish dhe nimfash.

Parqet peisazhiste ose tipike angleze

Parku peizazhist lindi në Angli, ku çdo gjë i

lihet rastësisë dhe spontanitetit. Pranohen

vetëm format natyrore, nuk ka simetri, gjëra

të njëjta dhe gjeometrike; mendohen vetëm

si kopje të përmirësuara të natyrës. Çdo gjë

duhet të duket natyrore spontane, edhe

rrugicat nuk duhet të krijojnë ndarje në

terren. Guvat, rrënojat, liqenet, portinat janë

të vendosura në cepa të mirëmenduar. Pemët

janë të vendosur në grupe në mënyrë që të

duken sa më natyrale. Në Itali këto parqe

kanë patur një shpërndarje të madhe në

vend. Shpesh këto parqe iu bashkëngjitën

vilave moderne.

Parku model anglez i parë në Itali mund të

përmendim në Kazerta. Përfshin një terren

23 ha lehtësisht të ujitshëm, të mbushura me

lyje, lule dhe serra për lulet stinore,

shatërvanë dhe statuja. Kjo lloj mode u

përhap me shpejtësi edhe ne pjesë të tjera të

Evropës. E mori spunton nga një përzierje

kulturore sidomos gjatë shekullit 18. Kësaj i

shtohej edhe ndikimi oriental të parqeve

kineze sidomos, që kushton më shumë

kujdes për natyralizimin e tyre.

Parqet tipike italiane me strukturën e tyre

gjeometrike duken e zhdukën ngadalë

natyralitetin nën ndikimin e filozofëve dhe

nuk korrespondonin me atë që donte

publiku, i cili në të kundërt kerkonte

ekzostiken dhe piktoresken.

Rregullimi i Kopshteve

Figura 1.32. Pamje e parqeve angleze

33

Sër Hamilton u ngarkua nga mbretëresha në

shkurt të 1785 mori një grup ekspertësh për

të ndihmuar në përmirësimin e tyre ne

territore të ndryshme të Evropës e më gjerë.

Parqet në italik në këtë kohë kishin më tepër

karakter botanik, dmth ishin në gjendje të

ngatërruar. Parqet nuk ishin më qendra

çlodhëse por edhe eksperimentim shkencor.

Aktiviteti për restaurimin dhe ndryshimin e

parqeve zgjati deri ne fillim të 1800. derisa

shkolla angleze e kopshtarisë hodhi themele

të forta në Evropë.

Parku publik i 800

Transformimet e mëdha të ambientit të

lidhura me industrializimin shkaktuan edhe

lindjen e shumë lëvizjeve sociologjike dhe

higjenike që kërkonin krijimin e zonave të

mëdha të gjelbra në brendësi të qyteteve të

mëdha sidomos. Kjo për arsyen e vetme

përmirësimin e jetës së qytetarëve. Lindi

kështu parku publik, parku kolektiv qe

përmbushte nevojat e njerëzve të ndryshëm.

Parku i parë publik u hap në Vjenë në fund

të shekullit 18, i pari në Itali u hap në

Palermo në 1778, ku nuk mund të hyje me

kuaj apo makinë. Edhe në Napoli në fund të

shekullit u hapën parqet e para publike.

Kishin bimësi të dendur me origjinë bimë

ekzotike, ishte e ndërthurur me pavionë me

lule, ndarjet e terrenit ishin të bëra me vaska

uji, me shtretër bari dhe shatërvanë. Kishte

edhe skenografi mbrëmjeje për festa të

aristokracisë. Në fillim këto parqe nuk ishin

për popullin thjeshtë apo karrocat, më vonë

u lejuan edhe njerëzit e popullit të thjeshtë.

Më shpërthimin e qyteteve të mëdha, parku

publik u bë një domosdoshmëri për to.

Më vonë koncepti i parqeve dhe zonave të

gjelbra u bë edhe një koncept urbanistik, sa

në disa zona u desh të bëhej edhe

shkatërrimi i gjërave të vjetar vetëm për të

hapur hapsira të gjelbra.

Kemi lindjen e zonave të gjelbra për të

përmirësuar cilësinë ë jetës në qytete e

mëdha por edhe për të përmirësuar edhe

ndikimet e industrializimit të bujqësisë.

Evoluimi i hapësirës kolektive për shtresat e

larta solli në vetvete edhe dëshirën për

rimodelim të qyteteve. Qytete të vegjël dhe

të mëdhenj u pasuruan me parqe, me

shëtitore dhe rrugë me pemë, duke patur një

ndikim dhe nivel të ulët artistik që të mund

të krahasohej me parqet e kohëve të shkuara.

Në territor filluan të ndërtohen edhe vilat e

para publike si vila De Goti etj që ishte edhe

një lloj eksluziviteti i atyre që më vonë do të

quheshin parqe private. Lindi për të qenë

disi vend romantik ku forma peisazhiste u

ndërthur me atë të dekorimit dhe shijes

Rregullimi i Kopshteve

34

klasike, si tetrot e hapur, sheshe me vaska

uji, shkallë, dhe riprodhime antike. Një

shembull të tillë gjejmë psh në Napoli.

Në vitin 1900 arti i parqeve dhe kopshtarisë

u zhduk; nuk ekziston më një stil i vërtetë,

por ka një shpërthim të lirë të shijeve dhe

ideve. Disa parqe të bukur u krijuan nga

botanistët, parqet private u realizuan në

forma të thjeshta dhe thelbësore që u

harmonizuan me arkitekturën e kohës dhe i

afrohen mentalitetit të sotëm.

Në qendrat e mëdha urbane problemet e reja

sociale ndikuan në krijimin e hapsirave të

mëdha të gjelbra për të zbutur ndotjen,

lindën zonat sportive dhe zonat e gjelbra

morën edhe më shumë se roli zbukurues për

qytetet. Ky transformim i lidhur edhe me

rritjen ekonomike, dhe zhvillimin teknologjik

lindi nga nevoja për të gjetur zgjidhje

për nevojat e njeriut për hapësira të gjelbra

që të kenë shumë funksione. Kështu

hapësirat e gjelbra u konsideruan edhe

plotësuese të mbijetesës edhe plotësuese e

nevojave higjeniko-sanitare të popullsisë.

Kështu në vitet 50 hyri në zbatim

terminologjia e gjelbër publike siç quhej në

800 parku publik. Këtyre ju shtohet

gjelbërimi i rrugëve me pemë, ishujt e vegjël

që rrethojnë ndërtesat, oborret rreth vilave

dhe ndarëset e rrugëve me gjelbërim.

Rezulton sot se zonat e gjelbra publike janë

një sistem i mirë shumë funskional;

higjenik, ekologjik, prodhues, krijues etj.

20. Konservimi i parqeve

Konservimi i hapësirave të gjelbra historike

fillimisht ju besohet dhe më shumë

mirëmbajtjes së programuar, e konsideruar

kjo edhe për problemet e shumta që ka

restaurimi total i këtyre lloj parqesh. E

njëjta teori lidhur me restaurimin mund të

thuhet që është akoma në faze përpunimi

dhe sot më tepër se rregulla ka disa

orientime që merren në varësi të situatave.

Dokumenti i parë lidhur me këtë problem

është Karta e Firences e përpunuar nga

ICOMOS - IFLA në 1981, që përcakton

objektivat dhe metodat e restaurimit të

parqeve historikë.

Restaurimi dhe mirëmbajtja e një parku të

tillë është një operacion shumë kompleks që

varet nga njohuritë dhe mirëqenia e pasurive

të tilla, nga rifutja e varieteteve të vjetra,

propozon zgjidhje reformave, të alternuara

etj, deri edhe tek mënyra e krasitjes së

bimësisë.

Instrumentet që përdoren ndahen në disa

kategori: instrumentet njohës; çdo ndërhyrje

si për mirëmbajtjen ashtu edhe për

konservimin mund të sjellë edhe ndryshime

duke filluar nga nxjerrja e të dhënave

historike për mënyrën e ndërtimit dhe mund

të fillohet të hulumtohet që në fillimet e

kësaj ndërhyrjeje.

Kështu mund të nxirren të dhëna mbi

karakteristikat e një parku historik si

kërkime historike, arkitektonike dhe

morfologjike, taksonomike dhe urbanistike,

etj.

Rregullimi i Kopshteve

35

Kërkimet historike mund të përdorin disa

instrumente; psh ikonografia, një grup

fotografish dhe përshkrimesh në dokumente,

mund të kërkohet edhe nëpër gojëdhëna dhe

pyetje tek frekuentuesit etj.

Analiza arkitektonike dhe morfologjike

kërkon të dallojë konceptimin origjinal të

parkut dhe transformimet e tij në kohë. Kjo

realizohet nëpërmjet një rilevimi të

kujdesshëm grafik, që të dokumentojë

zhvendosjet dhe planimetrinë në përgjithësi,

ndryshimet e terrenit, prezencën e veprave të

artit si skulptura, shatërvanë etj, pozicionin

dhe cilësinë e bimësisë sidomos të pemëve.

Përputhja duhet të jetë e tillë që të

përcaktojë organizimin logjik të strukturave

vizualisht të perceptuara, në të cilën mund të

dallohet ndryshueshmëria gjeometrike ose

kërkimi i efekteve natyrore dhe jo të

rregullta.

Analiza taksonomike dhe urbanistikoekologjike

konsiston në ndarjen e llojeve

dhe të bimëve të veçanta që janë prezent,

sipas një klasifikimi hierarkik të grupeve.

Ky lloj studimi i detajuar i shoqëruar edhe

me një shembull mbi gjendjen e shëndetit të

bimëve, shërben në vlerësimin kompleks të

atij mikroekosistemi ekologjik artificial që

përbëhet nga një park historik. Edhe analiza

urbanistike shërben për të analizuar asetet e

territorit përreth që është shpesh i urbanizuar

pasi realizohet një hapësirë e gjelbër.

Analiza fitopoatologjike na lejon të njohim

alternimet e ndryshme me origjinë parazitare

ose jo, që mund të godasin speciet

ekzistuese që në rastin e parqeve të vjetër

historikë mund të jenë më delikatë si për

shkak të moshës së specieve aty, por edhe

për artificialitetin total të parkut dhe

sistemit. Për të dalluar në distancë gjendjen

e bimësisë përdoren rrezet infra të kuqe ose

termike nga ajri. Me shumë rëndësi për një

park të vjetër është dhe gjendja e veprave të

artit , skulpturave shatërvanëve etj.

Teknikat e ndërhyrjes botanike duhet në

radhë të parë të sjellin sa më pak shqetësime

në ekosistem dhe në bimësinë përreth. Së

dyti ato duhet të shërbejnë për te rritur

jetëgjatësinë e bimëve dhe kërkohet

gjithashtu të kontrollohet sëmundshmëria e

bimësisë dhe të kurohen aklimatizimi i

specieve të reja që shërbejnë për zëvendëssimin

e ekzemplarëve të vjetër. Në të njëjtën

kohë në bimësinë e gjelbër duhet të merren

në konsideratë elementët e arredimit,

rifiniturat dhe shkalla e punës së impianteve

në park.

Vlerësimi dhe përkujdesja e një parku

Vlerësimi behët intensive dhe është një

bashkësi aktivitetesh që shërbejnë për

promovimin e imazhit të parkut dhe për të

rritur nëse është e mundur numrin e

frekuentuesve. Ky lloj përshtatjeje bëhet më

Rregullimi i Kopshteve

36

i vështirë kur fillon dhe rritet kostoja për

shkak të rritjes së fluksit të vizituesve nëpër

këto zona sidomos nëse janë qytete arti dhe

mund të sjellë një rritje edhe për shkak se

rritet kostoja e mirëmbajtjes dhe degradimi

është më i madh. Të vlerësosh do të thotë

edhe të edukosh dhe të njohësh vlerat që

janë pak të vlerësuara. Në të kundërt pse

duhet të çosh për të vizituar një numër të

madh njerëzish në një park nëse nuk i jepet

vlerë çdo pjese të tij.

Parku nuk është vetëm një vend kënaqësie

ku vetëm shëtitet, por ai ka edhe atribute

shkencore, historike, ekologjike, natyralistike

etj. Mund të kthehet në një laborator

kërkimor natyror.

Është e nevojshme të veprohet jo vetëm për

ruajtjen e parkut historik por edhe rreth tij,

duke njohur lidhjet që ai ka me rezidencat e

tjera. Kjo lloj tutele duhet të jetë intensive

edhe për detajet që kanë të bëjnë me cilësinë

e ujërave, të tokës etj.

Është pra e nevojshme të rikrijojmë një rol

për parkun ose për ndërtesat e tij, që të jetë

sa më jetëgjatë dhe të jetë një vazhdimësi e

traditës së vendit.

PYETJE

1. Përshkruani kopshtet e periudhës antike.

2. Përshkruni kopshtet e periudhes romake dhe Egjipt.

Rregullimi i Kopshteve

3. Ku ndryshojnë kopshtet e periudhes antike me ato romake dhe

Egjyptjane?

3. Antika greke.

4. Parqet kineze, japoneze dhe dallimi mes tyre.

5. Parqet Persiane, cilat ishin me te famshmet dhe perse e moren kete

emertim.

6. Kur filluan te ndertohen perqet ne mesjete? Permendni disa.

7. Karaketsistikat e parqeve te 400

8. Gjerat me kryesore te parqeve te 700 dhe atyre Vanvetieliane.

9. Si konservohen parqet e vjetra historike?

37

KAPITULLI I DYTE

Rregullimi i Kopshteve

ELEMENTE KOMPOZICIONALE TE SIPERFAQEVE TE GJELBRA

2.1. Konfiguracioni i terrenit, sistemimi dhe modifikimi i tij.

2.2. Sistemi rrugor në sipërfaqet e gjelbra.

2.3. Elementët arkitektoniko-dekorative në sipërfaqet e gjelbëra.

2.4. Veprat skulturore dhe plasitke në sipërfaqet e gjelbra.

2.5. Sipërfaqet dhe efektet ukore në sipërfaqet e gjelbra.

2.6. Ndricimi dekorativ i sipërfaqeve të gjelbra.

2.7. Teoria e ngjyrave në sipërfaqet e gjelbra.

2.8. Kompozimi i bimësisë dekorative në sipërfaqet e gjelbra.

2.9. Grupet e zakonshme të drurëve.

2.10. Grupet peisazhiste.

Kompozimi i luleve në sipërfaqet e gjelbra.

Sipërfaqet e barit dekorativ.

Gardhe të gjelbra.

Mbjellja e bimëve me gjelbërim vertikal.

2.11. Klasifikimi i qëndrave të banuara.

Teknika e punimeve të gjelbërimit dhe mirëmbajtja e sipërfaqeve

të gjelbra.

2.12. Teknikat e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së drurëve, shkurreve,

luleve e barit dekorativ

38

KAPITULLI II

ELEMENTET KOMPOZICIONALE TE

SIPERFAQEVE TE GJELBRA

A. Vepra ndërtimi dhe elementë

dekorativë të gjelbra

2.1. Konfiguracioni i terrenit, sistemimi

dhe modifikimi i tij

Në ndërtimin e gjelbër, konfiguracioni i

terrenit ka një rëndësi shumë të madhe sepse

terreni është baza mbi të cilën ndërtohen

sipërfaqet e gjelbërta. Ai mund të jetë me

konfiguracion të rrafshët dhe të pjerrët, me

forma konkave dhe konvekse. Shfrytëzimi i

drejtë i konfiguracionit të terrenit lejon që të

gjendet vendi më i përshtatshëm për

elementët që përbëjnë sipërfaqet e gjelbra

siç janë sheshet e pushimit, këndet dhe

veprat panoramike, lëndinat me bar

dekorativ, parcelat me lule, terrenet sportive,

sipërfaqet dhe efektet ujore etj.

Sipërfaqet e gjelbra që të lidhen

harmonikisht me ambientin rrethues do të

ishte më drejtë që gjatë ndërtimit të tyre,

konfiguracioni i terrenit të shfrytëzohet

ashtu siç paraqitet, duke e ruajtur

origjinalitetin e tij me gjithë elementët dhe

bimësinë ekzistuese të paprekshme. Kjo do

të ekonomizonte gjithashtu dhe punimet e

ndërtimit të vetë veprës.

Terreni me konfiguracion të ndryshëm është

më i përshtatshëm për të krijuar peizazh

parku të nivelit më të lartë se sa terreni i

rrafshët.

Rregullimi i Kopshteve

39

Në praktikën e ndërtimit të gjelbër

modifikimi i terrenit kryhet në varësi të

kompozimit ideor që është bërë gjatë

studimit të sipërfaqes së gjelbër. Kështu në

rastin e kompozimit peizazhist të sipërfaqes

së gjelbër edhe modifikimi i terrenit duhet të

bëhet peizazhist psh rrugët, lëndinat,

sipërfaqet ujore duhet të jenë me forma krejt

natyrore, ndërsa në sipërfaqet e kompozuara

me stil gjeometrik edhe modifikimi i terrenit

dhe i veprave të tjera (tarracat, mureve

mbajtëse e dekorative, sipërfaqeve e

efekteve ujore etj), duhet të bëhet me forma

krejt gjeometrike.

Kështu një terren krejt i rrafshët mund të

modifikohet dhe të bëhet më tërheqës duke e

gërmuar dhe ulur në mes. Toka e gërmuar në

këtë rast hidhet në njërën ose në të dyja anët

e rrugëve që do të ndërtohen në këtë terren.

Kështu që ai ngrihet vende-vende dhe merr

pamje më tërheqëse. Po kështu në disa raste

për ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbra

detyrohemi që gjatë modifikimit të terrenit

të krijojmë artificialisht skarpate. Këto nuk

duhet të jenë shumë të pjerrëta, prandaj gjatë

ndërtimit të tyre duhet tu përmbahemi

rregullit që gjatësia e bazës së skarpatit të

jetë sa dyfishi ose trefishi i lartësisë së tij.

Në parqet dhe lulishtet e ndërtuara në

terrene të pjerrëta, skarpatet dhe muret

mbajtëse e dekorative janë elementët

kryesorë për zgjidhjen e drejtë të

kompozicionit të tyre, ndërsa në ato

peisazhiste anët e skarpateve duhet të

rrumbullakosen dhe ti afrohen sa më tepër

natyrës.

Kur në terren ekzistojnë grupe drurësh me

vlerë të lartë dekorative por që vlejnë të

ruhen të paprekshëm atëherë gjatë

modifikimit të terrenit duhet të merren

parasysh. Kur sipërfaqja e gjelbër ndërtohet

mbi mbeturinat e gërmadhave ose të rrugëve

të vjetra, është e nevojshme që paraprakisht

në këto territore të hidhet dhe i mirë vegjetal

deri 30 cm trashësi.

Për modifikimin e terrenit ku do të

ndërtohet sipërfaqja e gjelbër duhet të

përpilohet projekti i planifikimit vertikal, i

cili duhet të plotësohet edhe me profile të

tërthorta, veçanërisht për vendet ku

parashikohet të ndërtohen ndërtime

arkitektonike sheshe pushimi, rrugë e terrene

sportive etj.

Modifikimi i terrenit duhet të studiohet

paralelisht me projektimin e sistemit rrugor,

kanalizimeve, ujësjellësit ndriçimit rrugor,

atij dekorative dhe të gjitha punimeve të

tjera që lidhen drejtpërdrejt me zhvendosjen

dhe lëvizjen e dherave.

2.2. Sistemi rrugor në sipërfaqet e gjelbra

Sistemi rrugor formon skeletin e sipërfaqeve

të gjelbra. Nga forma e tij përcaktohet edhe

stili i kompozimit të parqeve e lulishteve.

Kur një park përshkohet nga një sistem

rrugor me forma thjesht gjeometrike, themi

se në kompozimin e tij është përdorur stil

gjeometrik. Kur sistemi rrugor është me

forma të lira natyrore, themi se është

përdorur stili peisazhist, ndërsa kur sistemi

rrugor përbëhet nga forma gjeometrike e

natyrore themi se është përdorur stili i

kombinuar.

Rregullimi i Kopshteve

40

1- Sistemi rrugor gjeometrik. Në këtë lloj

sistemi kompozimi i parkut apo lulishtes

drejtohet në një ose disa vende

mbisunduese, të cilat mund të jenë godina,

vepra arti, elementë arkitektonike, efekte

ujore etj. Sistemi rrugor gjeometrik përbëhet

nga rrugë të drejta kryesore dhe sekondare.

Në varësi të kushteve të terrenit, karakterit

dhe mënyrës së zhvendosjes së objekteve e

veprave të artit sistemi rrugor gjeometrik

mund të kompozohet në 3 forma kryesore:

a) me një aks gjatësor ku pamja e

përgjithshme drejtohet vetëm në një

objekt kryesor, psh lulishtja në sheshin

kryesor të Tiranës

b) më një aks gjatësor që balancohet me

akse të tjera të tërthorta (kompozim i

kryqëzuar), ku pamja kompozicionale

drejtohet na objektin kryesor dhe na

objekte të tjera më pak të rëndësishme

c) me një aks gjatësor që fillon ose mbaron

me disa akse në formë rrezesh. Ky

kompozim përdoret kur pamja për një

objekt duhet të balancohet me pamjen e

2-3 ose më shumë elementëve të tjera që

janë njëlloj ose më pak të rëndësishëm

se objekti kryesor.

Rrugët e sistemit gjeometrik duhet të

përfundojnë me ndonjë objekt i cili mund të

jetë një godinë, sipërfaqe ose efekt ujor apo

ndonjë element arkitektonik parku, etj,por

në raport me gjerësinë e vetë rrugës.

Në kompozimet gjeometrike të sistemit

rrugor hyjnë kryqëzimet, të cilat është mirë

të behën me forma gjeometrike rreth, katror

ose me kombinim të këtyre dy formave, të

cilat duhet të jenë proporcionale me

elementët e tjera. Proporcionet më të mira të

formave katërkëndëshe midis gjerësisë dhe

gjatësisë së brinjëve rekomandohen 1:2, 1:3

dhe 2:3 ndërsa profili tërthor i tyre duhet të

jetë 2-3%.

Në kompozimin gjeometrik të sistemit

rrugor në sipërfaqet e gjelbra, edhe bimësia

dekorative vendoset gjeometrikisht, nga të

dyja anët e rrugëve. Kështu në një rrugë të

drejtë me partere lulesh në mes, drurët

dekorativë vendosen në vijë të drejtë gjatë

anëve të rrugës, 5-10 metra larg njëri tjetrit

në varësi të llojit të drurit dekorativ të

përdorur. Në këtë sistem rrugor janë të

këshillueshme edhe gardhet e muret e

gjelbra të krasitura në forma nga më të

ndryshmet. Po kështu nëpërmjet krasitjes

edhe drurët e lartë e shkurret mund të

mbahen në forma të ndryshme.

2- Sistemi rrugor peizazhist. Është

karakteristik për sipërfaqet e gjelbra të

kompozuara me stilin peizazhist dhe që

karakterizohen me forma të lira natyrore, të

cilat i përshtaten në maksimum

konfiguracionit të terrenit psh parku i madh

në Tiranë etj. Skeleti i sistemit rrugor

peizazhist i nënshtrohet plotësisht

konfiguracionit të terrenit dhe kërkesave për

lëvizje të rehatshme të frekuentuesve. Ai

përbëhet nga:

a) rrugë kryesore të cilat janë: qendrore kur

ato të çojnë në qendrën e parkut (liqen,

shesh, restorant etj), dhe unazore kur ato

kalojnë afër periferisë së parkut dhe

lidhin elementët e tij që frekuentohen më

shumë.

Rregullimi i Kopshteve

41

b) rrugë sekondare dhe monopate të cilat

lidhin të gjitha elementët e parkut me

njëri-tjetrin dhe i shërbejnë njëkohësisht

pushimit të qetë dhe shëtitjes së

frekuentuesve.

Me gjithë format e lira natyrore sistemi

rrugor perisazhist duhet të jetë sa më i qartë

e funksional. Çdo rrugë duhet të ketë një

qëllim dhe të përfundojë patjetër në një

elemente të caktuar të parkut. Rrugët qorre

pa lidhje,pa qëllim dhe pambarim janë

gjithmonë të papranueshme për teknikën e

gjelbërimit.

Gjerësia e rrugëve përcaktohet nga

intensiteti i lëvizjes së njerëzve në to dhe

nga vetë madhësia e sipërfaqes së gjelbër.

Rrugët shëtitoret në parqet e mëdha të

kulturës e të çlodhjes psh nuk duhet të jenë

më te ngushta se 2-4 metra, por dhe jo më të

gjera se 4-8 metra rrallë deri në 12 metra.

Profili gjatësor i këtyre rrugëve ndjek

konfiguracionin e terrenit por është e

nevojshme po qe e mundur të mënjanohen

pjerrësitë mbi 10-15%. Prandaj në terrene

më pak të pjerrëta rrugët duhet ti presin

izoipset e terrenit nën një kënd të ngushtë në

terrene të thepisura ato duhet të realizohen

në forma spirale ndërsa në sipërfaqet ujore

sistemi bëhet sipas formës së vetë këtyre

sipërfaqeve.

Niveli i rrugës në përgjithësi duhet të jetë jo

më shumë se 12-15 cm, më poshtë nga

niveli i sipërfaqes së gjelbëruar, ndërsa

forma e saj mund të jetë konkave, ose

konvekse me 1-1.5% pjerrësi.

Në këtë sistem duhet të mënjanohen rastet e

kryqëzimit të më shumë se 3-4 rrugëve në

një pikë të vetme.

Edhe gjelbërimi i sipërfaqes së gjelbër me

sistem rrugor peizazhist, kryhet gjithashtu në

forma krejt të lira natyrore. Bimësia

dekorative vendoset në grupe ose masive

dhe lihet të rritet e të zhvillohet ashtu si në

natyrë, pa qenë e nevojshme dhënia e

formave të ndryshme të kurorave nëpërmjet

krasitjes.

3- Sistemi rrugor i kombinuar. Ky sistem

është më i përdorshmi në pjesën më të

madhe të sipërfaqeve të gjelbra dhe paraqitet

më i përshtatshmi edhe në kushtet e

gjelbërimit të zonave të banuara në vendin

tonë.

Këtu kombinohen harmonikisht dy sistemet

e para. Rregulli për çdo rrugë duhet të ketë

qëllimin e vet dhe të përfundojë patjetër me

ndonjë element përbërës të parkut apo

lulishtes, vlen edhe këtu sikurse në dy

sistemet e para. Në këtë sistem rrugor

bimësia dekorative vendoset e kombinuar.

Kështu në të gjitha ato pjesë të parkut që

kanë sistem rrugor gjeometrik, bimësia

dekorative mund të vendoset gjeometrikisht

ose edhe me forma të lira natyrore, por

gjithmonë duhet pasur parasysh që të

sigurohet kombinimi dhe kalimi gradual e i

harmonizuar nga format gjeometrike në

format natyrore.

Rregullimi i Kopshteve

42

2.3. Elementët arkitektoniko-dekorative

në sipërfaqet e gjelbra

Elementët e vogla arkitektonike dhe

dekorative kanë një rëndësi të veçantë sepse

plotësojnë, pasurojnë dhe e theksojnë akoma

më shumë pamjen e disa zonave dhe gjithë

peizazhit të sipërfaqeve të gjelbra.

Në elementët e vogla arkitektonikodekorative

bëjnë pjesë; hyrjet, rrethimet,

tendat, urat, qoshet, pjergullat, belvederët, si

vepra ndërtimi dhe çezmat, shatërvanët,

kaskadat, basenet etj, si efekte ujore.

Të gjitha këto kanë si qëllim të caktuar dhe

marrin pjesë si elementë zbukurimi në

sipërfaqet e gjelbra, prandaj duhet menduar

që të vendosen pikërisht aty ku janë të

domosdoshme. Një pjesë e këtyre

elementëve si: shatërvanët, monumente e

grupe skulpturore janë të rëndësishme në

kompozimin e qendrave kryesore e

sekondare të sipërfaqeve të gjelbra.

Lidhur me formimin arkitektonik të

këtyre elementëve në kompozimin e

sipërfaqeve të gjelbra vlen të theksojmë

se:

vendosja e tyre në sipërfaqet e gjelbra

përcaktohet në radhë të parë nga vetë

konfiguracioni i terrenit

forma, sasia dhe madhësia e tyre duhet të

jetë në raport të drejtë me vetë

sipërfaqen e gjelbër

gjatë kompozimit të tyre të kihet

parasysh që këto të mos formojnë

barrikada të ftohta që mbyllin pamjet

tërheqëse të sipërfaqeve të gjelbra, por të

kompozohen në harmoni me elementët e

tjera të sipërfaqeve të gjelbra e në radhë

të parë me bimësinë dekorative. Këtu

preferohen më shumë elementët që

ndryshojnë nga vëllimi

zbatimi i këtyre elementëve në sipërfaqet

e gjelbra duhet të bëhet me materiale

natyrore (gur, dru), qeramikë ose edhe

me disa materiale artificiale me ngjyra si

plastmasi, xhami etj

për disa nga elementët e vogla

arkitektoniko-dekorative po përshkruajmë

shkurtimisht se çfarë duhet patur parasysh

gjatë kompozimit, ndërtimit e gjelbërimit të

tyre.

Hyrja- është element arkitektonik i

rëndësishëm theksimi i të cilës nevojitet

veçanërisht bë sipërfaqet e gjelbra të

zgjidhura sipas stilit gjeometrik. Është vendi

i hyrjes për në çdo park, dhe pjesa që

shërben si lidhje midis ambientit të qytetit

(shesh, godinë etj) dhe sipërfaqes së gjelbër

të parkut.

Kompozimi i saj mund të formohet me

vepra skulpturore arkitektonike ose me

gjelbërim i cili mund të ketë forma të

ndryshme, ndërsa madhësia dhe vëllimi i saj

varen nga madhësia e sheshit dhe gjerësia e

rrugës ose e kryqëzimit të rrugëve para

hyrjes, si edhe nga vetë madhësia e parkut

ose lulishtes. Zakonisht në afërsi të hyrjeve

të parqeve , parashikohen edhe vende për

qëndrimin e makinave, biçikletave motorëve

etj.

Rrethimi- është kufiri i sipërfaqes së

gjelbër. Njihen disa lloje rrethimesh në

Rregullimi i Kopshteve

43

varësi të materialit me të cilin ato punohen.

Kështu kemi rrethime metalike, prej guri,

prej betoni, rrethime të kombinuara dhe

rrethime të gjelbra. Zakonisht rrethohen

vetëm sipërfaqet e gjelbra me qëllim të

veçantë si zooparqe,parqe botanike, terrene

sportive, gjelbërimi i institucioneve etj.

Lulishteve brenda qendrave të banuara e

sidomos në qendër të tyre, nuk bëhet fare

rrethim, ose ky zëvendësohet me bordurë

guri, betoni ose me bimësi dekorative që

nëpërmjet krasitjes duhet të mbahet e

shkurtër. Në përgjithësi më të mira dalin

rrethimet metalike që janë transparente dhe

të gjelbëruara me bimësi dekorative

kacavjerrëse si: lule vile, dorëzonjë, hurth,

lule sahati, hardhi e mureve etj.

Ura dekorative- këto zakonisht ndërtohen

në vendet e parqeve ku ka pengesa ujore

(liqene, pasqyra ujore, përrenj, rrëke etj).

Mund të jenë prej guri, beton arme, prej

druri etj, në varësi të gjerësisë së vendit ku

do të kalojnë. Ura me efekt të madh

dekorativ dalin ato me materiale druri të

papërpunuar, e në mënyrë të veçantë ato prej

mështekne, pishe, bredhi, gështenje, panje,

akacie, lisi, ahu etj.

Belvederë- (pamje te bukura)- vendosen

veçanërisht në pikat më të larta të terrenit të

parkut. Këto mund të jenë të haptë (formë

tarrace) ose edhe të kombinuara me ndonjë

qoshk. Të këtilla ka në pallatin e brigadave,

në parkun e madh të Tiranës, etj.

Tenda- shërben për mbrojtjen e

frekuentuesve të parkut në kohë të keqe ose

të mirë. Ato janë pika të rëndësishme në

peizazhin e parqeve të mëdha. Zakonisht

vendosen në afërsi të rrugëve të parkut që

kanë një frekuentim intensiv. Mund të

ndërtohen prej guri, betoni, drudi, materiale

artificiale, etj.

Tarracat- janë të përdorshme si për

sipërfaqet e gjelbra gjeometrike, ashtu edhe

për ato peisazhistike. Ndërsa në të parat ato

formojnë figura të rregullta gjeometrike dhe

të zbukuruara, vazo, skulptura të

mbështetura në muret dekorative mbajtëse,

në të dytat ato paraqiten natyrore me forma

të çrregullta duke ndjekur konfiguracionin e

terrenit.

Shkallët- lidhja midis tarracave e në

përgjithësi midis dy niveleve realizohet

nëpërmjet shkallëve, të cilat në parqet e stilit

gjeometrik janë në forma të rregullta, ndërsa

në ato peisazhiste janë me forma më të lira

dhe ndërpriten midis tyre me sheshe

pushimi.

Shkallët në sipërfaqet e gjelbra pavarësisht

kujt stili i përkasin duhet të jenë 30-45 cm të

gjera dhe rreth 12-15 cm të larta me qëllim

që tu sigurojnë kalimtarëve ngjitje e zbritje

të rehatshme. Shkallët mund të ndërtohen

prej guri, betoni, druri etj.

Pjergullat- ngrihen në kolona druri , guri,

ose betoni me lartësi 2.5-2.8 m mbi ta cilat

lart janë të lidhura me trarë druri ose skarë

metali. Në kompozimin e parqeve ato gjejnë

zbatim kudo ku del i nevojshëm krijimi i një

barrikade ndarëse midis dy hapësirave.

Pamja e tyre plotësohet kur ato janë të

gjelbëruara me bimësi dekorative

kacavjerrëse.

Rregullimi i Kopshteve

44

Qoshka- është 2.5-2.8 m e lartë me formë

rrethore ose shumëkëndëshe. Zakonisht

vendoset në pikat më të larta të terrenit dhe

mund të ndërtohet me kolona druri, guri,

betoni metali etj të mbuluara me tjegulla,

pllaka guri, materiale sintetike me ngjyra,

ose kashtë thekre. Qoshka me efekt të madh

dekorativ janë ato me materiale druri të

papërpunuar si ato prej mështekne pishe,lisi,

akacie etj. Ato pjesërisht gjelbërohen edhe

me bimësi dekorative kacavjerrëse.

Tunele të gjelbëruara- janë konstruksione

metalike ose druri me formë harkore ose

katrore të gjelbëruara dendur me bimësi

dekorative kacavjerrëse që i ngjajnë një

tuneli. Lartësia e tyre nuk duhet të shkojë

më shumë se 2.8-3 metra.

Stolat- përfshihen në të ashtuquajturën

mobilim të sipërfaqeve të gjelbra ku futen

edhe tavolinat, tabelat treguese, koshat e

plehrave etj.

Stolat mund të jenë me forma të ndryshme

me lartësi jo më shumë se 85-95 cm,

ndenjëse të gjerë 45-55 cm e të lartë 35-40

cm. Mund të jenë prej guri, betoni, metali, të

kombinuara, prej druri ose me materiale

plastike dhe me ngjyra të ndryshme të

harmonizuara me ambientin e vendit ku janë

vendosur.

Vend vendosja e tyre duhet të ketë hije gjatë

verës dhe diell në pranverë e në dimër. Kjo

mund të arrihet nëpërmjet gjelbërimit. Stolat

duhet të jenë të zhvendosura jashtë vijës së

rrugës që të mos pengohet lëvizja e njerëzve,

të vendosen në vendet ku sigurohen pamje

tërheqëse peizazhi.

Tavolinat- këto vendosen zakonisht në

parqet e mëdha e veçanërisht në ato pyjore;

shërbejnë për të ngrënë bukë ose për

çlodhje. Mund të bëhen prej betoni, granili,

me copa drurësh,të papunuar ose trungje

pemësh karakteristikë si pishe, ah, lisi, rrap

etj.

Vazot dekorative-mund të jenë prej guri,

betoni, qeramike, bale etj. Në arkitekturën e

ndërtimit të gjelbër njihen vazo të formave e

madhësive të ndryshme. Mund të vendosen

të lira në sipërfaqet e barit, të vetmuara ose

në grup, zbukurohen me to edhe vepra e

elemente të tjera parku në sheshe pushimi,

kryqëzim rrugësh etj.

Bukur duken sidomos vazot e mbjella me

lule e bimësi dekorative kacavjerrëse si

mullaga, vinka, barbarozë, etj.

Tabelat orientuese dhe koshat e plehravevendosen

pothuaj në të gjitha sipërfaqet e

gjelbra; duhet të jenë te dukshme por jo të

tërheqin vëmendjen kryesore të

frekuentuesve.

Koshat e plehrave zakonisht vendosen në

afërsi të rrugëve dhe pikave të pushimit. Ato

duhet të jene me forma të bukura, lehtësisht

të përdorshme dhe të maskuara me bimësi

kacavjerrëse gjithmonë të gjelbra (hurthi me

gjethe jeshile e ai me gjethe laramane) si dhe

me shkurre të tjera (landro,dafinë, pitospora

etj).

Rregullimi i Kopshteve

45

2.4. Veprat skulpturore dhe plastike në

sipërfaqet e gjelbra

Veprat skulpturore në sipërfaqet gjelbra

ndahen në : skulpturat monumentale,

figurative dhe dekorative.

Skulpturat monumentale- përjetojnë

shembullin heroik të njerëzve më të mëdhenj

të popullit dhe të ngjarjeve më të

rëndësishme historike. Të tilla mund të jenë

monumentet e njerëzve të shquar, lapidarë

etj.

Skulpturat figurative- këtu bëjnë pjesë:

bustet, portretet figurave, basorelievet etj.

Skulpturat dekorative bëjnë pjesë: vazot

dekorative, zbukurimet skulpturore të

fontanave, parapeteve, shkallëve etj.

Nga të gjitha veprat skulpturore në

ambientin e sipërfaqeve të gjelbra më shumë

gjejnë zbatim skulpturat dekorative.

Kompozimet skulpturore të vogla të cilat

vendosen direkt në sipërfaqen e barit duhet

të kenë bazament të ulët, me qëllimtë të

loshen harmonikisht më mirë me ambientin

e sipërfaqes së gjelbër; ndërsa skulpturat që

përfaqësojnë kafshë ose shpendë parqesh

duhet të vendosen direkt mbi sipërfaqen e

barit pa qenë nevoja tu bëhet bazament.

Sipërfaqja e barit e mbajtur mirë është

gjithmonë ambienti i përshtatshëm për

vendosjen e të gjitha veprave kulturore në

sipërfaqet e gjelbra. Megjithatë këto duhet të

harmonizohen si me njëra tjetrën ashtu edhe

me elementët e tjerë të sipërfaqeve të gjelbra

e veçanërisht me bimësinë ë lartë

dekorative. Kështu një skulpturë do të duket

më qartë dhe më ë detajuar kur vendoset

përpara një grupi drurësh.

Elementët arkitektonikë,veprat skulpturore

elementët dekorativë përmirësojnë pamjen e

përgjithshme të parqeve e lulishteve sepse

pa to sipërfaqet gjelbra do të dukeshin

boshe, pothuaj të njëllojta dhe nuk do të

ngjallnin kënaqësinë e duhur tek

frekuentuesit.

2.5. Sipërfaqet dhe efektet ujore në

sipërfaqet e gjelbra.

Në sipërfaqet dhe efektet ujore bëjnë pjesë

banesat dhe pasqyrat ujore, liqenet lumenjtë,

kanale shatërvanë, çezmat etj të cilat kanë

një rëndësi të madhe për sipërfaqet e

gjelbra,jo vetëm si elementë mikroklimatike

por edhe si motive të cilat e pasqyrojnë dhe

pasurojnë edhe më shumë peizazhin e

parqeve dhe lulishteve. Ato mund të jenë të

krijuara nga natyra ose dora e njeriut, të

kompozuara në forma natyrore dhe në forma

gjeometrike.

Sipërfaqet dhe efektet ujore ne stilet

gjeometrike shërbejnë ose si fillimi

kompozimit të një aksi rrugor ose si fundi

i tij. Këtu bëjnë pjesë, fontanet, shatërve,

pasqyrat ujore, kaskadat, kanalet, puset

etj.

1- Shatervani, është efekt ujor me përdorim

të gjerë në sipërfaqet e gjelbra të stilit

gjeometrik. Përbëhet nga dy elementë:

baseni ujor dhe motivi skulpturor

dekorativ i cili shërben si burim i

Rregullimi i Kopshteve

46

hedhjes së ujit. Shatervanet janë: katrore,

rrethore ose të kombinuara. Shpesh në

kompozimet e tyre merr pjesë edhe

elementi i tretë tapeti i barit ose lulet.

Shatërvani është efekt ujor më i

përdorshëëm. Vendet më të mira për tu

vendosur janë parqet dh lulishtet. Edhe në

rastin kur shatervani vendoset mbi shtresat e

ngurta të shesheve prej pllakash asfalti

etj,krijimi i një gjelbërimi me bar dekorativ

dhe me lule përreth tij e plotëson,

harmonizon dhe e gjallëron më shumë

efektin e tij.

Madhësia e tij varet nga madhësia e vendit

ku është vendosur dhe sipërfaqes së gjelbër.

Për kursimin e ujit (kur është i pijshëm)

shatërvanët bëhen më qarkullim të të njëjtit

ujë duke shfrytëzuar për këtë fuqinë

motorike të elektropompave. Rëndësi duhet

tu jepet formimit të peizazhit përreth tyre.

Rreth mund të krijohen gjelbërim me kurora

vajtuese drurësh dekorativ si psh shelg

vajtues, mështekne, veri, rrap, etj. Në plan të

parë e pisha, bredha gështenjë etj në plan të

fundit.

2- Pasqyra ujore përfaqëson sipërfaqe

ujore më të mëdha që shërbejnë për

pasqyrimin e ambientit që i rrethon.

Këto zakonisht nuk pasqyrohen me

vepra arti, fontane e ujë në lëvizje,

prandaj edhe veprimi i tyre dinamik

është horizontal dhe jo vertikal.

3- Çezma nga elementë arkitektonikë më të

përdorshëm në sipërfaqet e gjelbra. Ajo

mund të ndërtohet prej guri të gdhendur,

prej granili, betoni, druri etj. Ajo mund

të jetë e thjeshtë kur shërben vetëm për

të pirë ujë dhe e përbërë kur vepron si

element i rëndësishëm arkitektonik. Në

rastin e fundit ajo mund të jetë e

kombinuar edhe me pjergulla, vazo

dekorative, bazorelieve skulptura etj.

Zakonisht vendoset në kryqëzime

rrugësh, në sheshe e kudo ku ka

grumbullime njerëzish. Çezma të

përshtatshëm konsiderohen ato tip

fontani me derdhje uji vertikale.

4- Kanali është vepër ujore më e

përdorshme në parqet e stilit gjeometrik.

Kanali mund të jetë me thellësi, gjerësi

dhe me forma të ndryshme (i drejtë, i

kryqëzuar etj).

Në formimin peizazhist të kanaleve, rëndësi

të madhe duhet ti jepet gjelbërimit të tyre të

përshtatshëm i cili mund të jetë

gjeometrik,me drurë të mbjellur nga të dyja

anët në vijë të drejtë, dhe peizazhist,me

drurë e shkurre dekorativë të mbjella nga ë

dyja anët e kanalit në grupe natyrore të

veçuara. Edhe këtu të përshtatshme janë

sidomos format vajtuese të bimësisë

dekorative si: shelg, veri, ah, mështekna,

sofara, ta kombinuara me drurët me forma

piramidale si;plep kavak. Selvi, tuja etj.

5- Kaskada është e përshtatshme për

terrenin e pjerrët. Në varësi të kushteve

të terrenit ato mund të jenë: a- të larta

kur kanë shkallë të larta por të pakta në

numër; b- të ultë kur kanë shkallë të ultë,

por të shumta në numër. Kaskadat

përfaqësojnë nja ansambël të pasur në

tarraca dhe shkallë në të cilat varen

sasira të mëdha uji me një veprim të

madh dinamik. Gjatë gjelbërimit të tyre

Rregullimi i Kopshteve

47

duhet patur kujdes që të mos mbyllet

pamja e tyre monumentale.

6- Puset, në vendet ku uji i pijshëm

sigurohet nga burime natyrore

shfrytëzohet për këtë qëllim uji

nëntokësor, nëpërmjet ngjitjes mekanike.

Pusi me forma të përshtatshme

arkitektonike mund ta pasurojë dhe ta

gjallërojë më shumë sipërfaqen e gjelbër

të parqeve dhe lulishteve.

Sipërfaqet ujore në stil peisazhistik. Vendi

ynë si vend malor ka një numër të madh

sipërfaqes ujore natyrore dhe artificiale të

cilat nëpërmjet gjelbërimit të tyre të

përshtatshëm mund të kthehen në qendra të

rëndësishme për pushim.

Kur këto sipërfaqe përfshihen në territorin e

parqeve përmirësojnë së tepërmi edhe

mikroklimën. Efekti i tyre dekorativ që të

jetë sa më i madh është e nevojshme që këto

të gjelbërohen me shumë kujdes. Psh duhet

që në vendet e përshtatshme të mbjellim

grupe drurësh e shkurresh dekorative të cilat

të krijojnë sfondin e planit të parë të

sipërfaqes së ujit. Sipërfaqe ujore e

karakterit peizazhist janë edhe ujvaret

natyrore të cilat janë karakteristikë për urat

që rrjedhin në terren me pjerrtësi të madhe.

Kur këto krijohen artificialisht duhet të

kompozohen e gjelbërohen ashtu si në

natyrë.

Liqenet me forma natyrore të krijuara

artificialisht në parqe e lulishte, duhet të jenë

në madhësi proporcionale me vetë

sipërfaqen e gjelbër. Shpesh në këto liqene

artificialisht edhe ishuj me forma gjithashtu

natyrore, në të cilët parashikohen edhe

ambiente pushimi.

Sistemi rrugor rreth sipërfaqeve ujore bëhet

në varësi të kompozimit të sipërfaqes së

gjelbër dhe të kushteve specifike të terrenit.

Rëndësi për pasurimit të peizazhit të

sipërfaqeve ujore natyrore ka bimësia

dekorative. Grupet e drurëve dekorativë si

edhe bimësia e ulët ujore (lotuese, zambakë

uji, palma e kashtë kënete etj) janë pjesë të

pandara të sipërfaqeve ujore.

2.6. Ndriçimi dekorativ i sipërfaqeve të

gjelbra

Ai duhet të zgjidhet duke patur parasysh:

1- intensitet i lëvizjes në njerëz dhe mjete

transporti

2- llojin,madhësinë dhe karakterin e

sipërfaqes që do të ndriçohet

3- kushtet specifike lokale atmosferike të

objektit që do të ndriçohet. Ndriçimi

dekorativ i sipërfaqeve të gjelbra është

mjaft i vështirë sepse këtu kemi të bëjmë

me ndriçimin dekorativ të objekteve me

madhësi ,formë e karakter të ndryshëm i

cili duhet harmonizuar me bimësinë

dekorative.

Zakonisht me ndriçimin e sipërfaqeve të

gjelbra marrin pjesë të gjitha llojet e

ndriçimit duke filluar nga ndriçimi i zbehtë

(inkandeshentë), tek ai i fuqishëm

(luminishent) deri tek ndriçimi më ndriçues

të tipareve të ndryshme, që në arkitekturën e

peizazheve të sotëm ka gjetur përdorim

mjaft të gjerë.

Rregullimi i Kopshteve

48

Lartësia e ndriçuesve korativ (0.5-4-6 metra

nga toka), është e ndryshme në varësi të

llojit, karakterit e madhësisë së objektit që

do të ndriçohet. Kështu psh kur duam të

ndriçojmë nja tapet bari dekorativ mund të

përdorim ndriçuesit në formë kërpudhash.

Kërpudhat e ultë duhet të kenë lartësi 0.5-1

metër nga toka,kurse të lartat 2.5-2.8 metër

nga toka.

Lartësia midis ndriçuesve në sipërfaqet e

gjelbra varet nga shpërndarja e ndriçimit

dekorativ të kërkuar. Ndriçimi i skulpturave

monumenteve e fasadave të ndërtesave që

ndodhen në sipërfaqet e gjelbra bëhet me

sistem projektorësh të posaçëm të instaluara

në grupe, ose të veçuara sipas madhësisë dhe

rëndësisë së objektit. Kohët e fundit ky

ndriçim në qytetet ka marrë një rëndësi të

madh dekorativ-artistike.

Parqet e sotme e veçanërisht ato të kulturës e

çlodhjes të pasuruar me objekte me

përdorim masiv si kinoteatro, sheshe

pushimi e vallëzim, kënde lojërash,

restorante etj kanë shumë nevojë për ndriçim

dekorativ dhe të përshtatshëm, sepse natën

ato frekuentohen më shumë për këtë qëllim

mund të përdoren: projektor reflektor,

ndriçimin këndesh, luminishent. Kërpudha,

ndriçimi luminishent me ngjyra dhe të gjitha

këto të vendosura në vendin dhe masën e

duhur.

Efekt të madh dekorativ ka ndriçimi i

pasqyrave dhe efekteve ujore dhe bimësisë

përreth tyre. Zakonisht për efektet ujore me

ujë në lëvizje, përdoret ndriçimi i nënujshëm

me ndriçues hermetik të ngjyrave të

ndryshme (të kuqe, blu, jeshile, dhe të

verdhë). Ndërsa në sipërfaqet ujore me ujë

në qetësi zakonisht përdoret ndriçimi i lartë i

cili duket i reflektuar në sipërfaqet e ujit,rrit

më shumë vlerat e këtyre veprave.

Në përgjithësi, pjesët e parkut të pasura me

objekte të frekuentimit masiv si edhe

sisteme kryesor rrugor, ndriçohen më tepër

sesa pjesët e parkut që janë për pushime të

qeta. Ndriçimi i drurëve, shkurreve e luleve

në parqe e lulishte është me i vështirë sesa ai

i fasadave, monumenteve e skultpurave.

Zakonisht ato ndriçohen me ndriçues të

padukshëm nga poshtë lart ose nga lart

poshtë. Në rastet kur ndriçuesit janë të

dukshëm ato duhet të harmonizohen mirë

me ambientin e parkut, të jenë te larta me

vëllime të vogla, forma të bukura dhe

arkitekturë të thjeshtë.

B- Bimësia dekorative dhe kompozimi i

saj në sipërfaqet e gjelbra

Në sipërfaqet e gjelbra bëjnë pjesë elemente

nga më te ndryshmet, por elementi bazë dhe

faktori kryesor që përcakton kompozimin e

tyre estetik mbetet gjithmonë bimësia

dekorative, e pastaj vijnë me radhë

elementët e tjerë si uji, veçoritë e

terrenit,veprat arkitektonike etj. Sa më mirë

të zgjidhet dhe kompozohet bimësia

dekorative aq më estetike do të jenë

sipërfaqet dekorative të qendrave të banuara.

Në natyrë, çdo sipërfaqe e gjelbëruar dhe

pyllëzuar, ka veçoritë e veta karakteristike.

Kështu edhe sipërfaqet e gjelbra duhet të

kenë vecoritë karaktersitike të qendrave të

banuara, apo të çdo rajoni në të cilën

ndodhen. Kështu psh nuk mund të vendosen

Rregullimi i Kopshteve

49

bashkë palma me mështeknën, kumbulla

dekorative me lisin, verri me ahun etj. Ose

pranë masiveve halore (bredh, pishë etj)

varietet të ndryshme trëndafilash ose lulesh.

Prandaj gjatë kompozimit dendrologjik të

sipërfaqeve të gjelbra në zgjedhjen e

bimësisë dekorative nuk duhet nisur vetëm

nga koncepti estetik, vetëm nga cilësitë

dekorative që na propozon bimësia, por

duhet mbajtur mirë parasysh përshtatshmëria

jetësore e llojeve të ndryshme të bimësisë

dekorativë ndaj kushteve specifike të

rajoneve klimatike.

Pra në mbështetje të kushteve natyrore, të

ligjeve themelore të ndërtimit të gjelbër dhe

të kërkesave funksionale dhe estetike,

bimësia dekorative në vëllimin e

përgjithshëm të sipërfaqeve të gjelbra

kompozohet në disa forma, duke filluar nga

drurët e shkurret e veçuara, grupet, masive

të organizuar dhe mbjelljet në vijë të drejtë

gjatë rrugëve e shëtitoreve dhe deri tek

masivët natyrore,lëndinat e lulëzuara dhe

livadhet natyrore. Në lulishtet dhe parqet me

karakter peizazhist psh bimët dekorative

barishtore (bar dhe lule) shkurret dhe drurët

dekorativ kombinohen me forma të lira siç

janë edhe në natyrë duke filluar nga bimët e

ujit, sipërfaqet e barit lule dhe duke mbaruar

me lloje të ndryshme të shkurreve, drurëve

dhe bimëve kacavjerrëse.

Në lulishtet dhe parqet gjeometrike, bimësia

dekorative mund të lihet me rritje natyrore

ose mund ti jepet edhe forma te rregullta

sferike dhe gjeometrike, paralelepipedë,

konike, etj.

Veçoritë e bimës dekorative.

Pa ditur mirë veçoritë karakteristike të

bimësisë dekorative nuk është e mundur të

kompozohet bukur një sipërfaqe e gjelbër.

Sipas saj dallojmë:

drurë me kurorë ovale: panja,

mështekna,ahu,

blini,lisi,

gështenja, sofra,

drurë me kurorë të rrumbullakët;

krerëza, panja, gështenja e kalit, katala,

plepi, shelgu etj

drurët me kurorë konike; likuidampri,

manjola, rrapi,kavuku, ilcia, bliri, akacia

etj

drurë me kurorë si kolonë; mështekna

ahu, veriu etj

drurë me kurorë sferike; panja a malit,

frashëri, akacia etj

drurë me kurorë të shtrirë si çadër,

julibrisimi, plepi i bardhë cedruset,

pishat, etj

drurë me kurorë konike; gjethëbredhat,

selvia, varshi, hamecuparisi, gjinko,

kryptomeria, pisha sekuoja, tisi, selvi e

kënetave etj

drurë me kurorë vajtuese; shelgu vajtues,

sofra,dëllinja,tisi, ahu frashëri etj

Megjithëse drurët në përgjithësi i kanë

gjethet në ngjyrë jeshile kjo nuk është e

njëllloj të për të gjitha llojet e drurëve, por

ndryshon në nuancën e saj. Pra sipas ngjyrës

së gjetheve dallojmë:

Rregullimi i Kopshteve

50

Drurë me gjethe jeshile të errëta,që ne

vjeshta kalojnë në të verdha. Gështenja e

kalit,lisi i kuq,blinjtë,panja e malit, plepi i

kanades etj.

Drurë me gjethe jeshile të qelta, që ne

vjeshtë kalojnë në të verdhë të çelët;

mështekna, bliri, akacia,sofra, panja

negundo, rrapi etj.

Drurë me gjethe bojqëqielli në jeshile që ne

vjeshtë kalojnë ne ngjyra të verdhë si të

kuqe; ahu, panja, etj.

Drurë me gjethe të verdha e jeshile të cilat

në vjeshtë kalojnë në okër; mështekna,arra

gështenja e butë etj.

Ngjyra e gjetheve duhet patur parasysh gjate

kombinimit të drurëve dekorativë në

sipërfaqen e gjelbra sepse ajo luan një rol të

madh në pamjen e tyre. Kështu ngjyra e

errët i bën drurët të duken më të mëdhenj,

ndërsa ajo e gjelbër i bën më transparent i

bën të duken më të vegjël si janë.

Edhe koha e çeljes dhe e rënies së gjetheve

është një vecori tjetër e drurëve dekorativë.

Sipas kësaj dallojmë;

drurë që i çelin shpejt ato në

pranverë;shelgu vajtues,plepi kanadez,

rrapi, gështenja e kalit etj

drurë që i çelin gjethet me vonesë;

julibrisini, valanidhi, lofata, ahet,

frashëret, likuidampri, manjola, lisat,

sofra etj

drurë që i rrëzojnë gjethet shpejt ; panja

negondo, frashëri, plepa të gjitha llojet

gështenjat

drurë që i rrëzojnë gjethet me vonesë;

shkoza, gështenja e butë,lisat, sofra

drurë me gjethe gjithmonë te

gjelbra;ligustra,ilcia,ulliri, dafina, pralli,

eukaliptet, mushmolla; manjola me lule

të mëdha etj. Dhe gjithë drurët halorë me

përjashtim të xhimkso, llasrshit, selvisë

së kënetave etj.

Në veçoritë e drurëve dekorativë duhet të

numërojmë edhe ngjyrën e lëkurës së tyre e

cila sidomos kur është e çelët si tek

rrapi,mështekna etj ndikon shumë në

theksimin e kurorës së tyre.

Veçori të shkurreve dekorative

Sikurse edhe drurët, shkurret sipas veçorisë

që kanë ndahen në disa kategori:

Sipas lartësisë ndahen në:

shkurre të larta- mbi 3 metra

shkurre mesatare-1-3 metra

shkurre të ultë- deri 1 metër

Sipas formës së kurorës ndahen në:

shkurre më kurorë ovale: shtogu i zi,

jargavani,oleandri etj

shkurre më kurorë konike; shtogu i

bardhë, manjola, biota, dëllinja,tisi etj

shkurre me kurorë si çadër; dëllinja, etj

shkurre me kurorë ta hapur që është edhe

pjesa më ë madhe e tyre

shkurre me kurorë zvarranike;

kotoneastri, hurdhia, lulesahati, hardhita

e mureve poligonumi, etj

Sipas çështjes dhe rëndësisë së gjetheve

dallojmë:

Rregullimi i Kopshteve

51

shkurre që i dalin shpejt gjethet; keria,

jargavani, lalonicera, deutcia,

shkurre që i çelin gjethet me vonesë;

marina, citisus, hibiskusi etj

shkurre që i rrëzojnë gjethet shpejt;

mëlcinja, kerria topdëbore etj

shkurre që i rrëzojnë gjethet; lajthia,

donia, inxhia, jargavani spirea etj

shkurre gjithmonë të gjelbra; bushi,

agrumet, mushmolla japoneze ersina,

tafllani hudhia, ligustrat.

Por drurët dhe shkurret dekorative kanë edhe

disa veçori të përbashkët. Një nga ato është

edhe veçoria e luleve dhe e frutave.

Në këtë drejtim dallojmë :

drurët dhe shkurret që çelin lule para

shpërthimit te gjetheve; bajamja,

mështekna, lofatë, sofsifia, cydonia,

kumbulla e kuqe, spirea etj

shkurre me periudhë lulëzimi të gjatë.

Abelia, grandifolia, amorfa, budlea,

xhineshtra, hibiskusi, akacia e

kuqe,oleandri, trëndafili,xana,marina

viburnumi etj

drurët dhe shkurret që lulëzojnë me

vonesë. Ato lulëzojnë në gjysmën e dytë

të verës dhe në fillim të vjeshtës, kur

peizazhi paraqite i njëllojtë, me ngjyrë

jeshile të theksuar. Këtu hyjnë; budlea,

mushmolla japoneze, hibiskusi, jasemini

lagerstromia, trëndafili, xana, spirea,

jargavani, marina etj.

Nga drurët dhe shkurret dekorative ka disa

lloje me veçori shumë karakteristike të cilat

duhen mbjellë në ato vende ku bien më

shumë në sy. Këto janë bajamja, gështenja e

butë, mëldinja, budlea, cydonia, kimonanthi,

thana, murrizi, dojtcia, fursithia, gjineshta,

hibiskusi, jasemini, kerria, lagerstromia,

katalpa, magnolia, oleandri, peonia,

paulonia, filadelfiusi, kumbulla e kuqe,

trëndafili, xana, spireat, jargavani, marinat,

topa bore etj.

Tek bimësia dekorative mbisundojnë në

përgjithësi ngjyra e bardhë dhe e verdhë e

luleve. Me qëllim që të mënjanohen

kombinimet monotone të ngjyrave, drurët

dhe shkurret ne këto ngjyra duhet të

kombinohen me lloje të tjera që çelin ,lule

me ngjyra të kuqe, rozë, etj

Pra sipas ngjyrës së luleve dallojmë:

drurë dhe shkurre me lule të verdha: bliri

(të gjitha llojet), hunapi, mëlqinja,

karagana, kulpra, kalicotome, firsithia,

gjineshta, jasemini, kerria, ajdësi,

mahonia, trëndafili, xana, juka etj

drurë dhe shkurre me lule ngjyrë

portokalli: liri-odendron, tulipifera,

camspis radicans, kenomelesei etj

drurë dhe shkurre me lule të kuqe;

gështenja e kuqe, murrizi, kumbulla e

kuqe, jargavani i malit, shqopa me lule

të kuqe, ribesi, trëndafili i kuq, inxhia e

kuqe etj

drurë dhe shkurre ne lule rozë: bajamja,

hibiskusi, jargavani, lagestromia, akacia

e kuqe, trëndafili, spirea, maina, vaigelia

etj

drurë dhe shkurre me ngjyrë bojë qielli:

kulpra e malit, vinka, lule vile etj

Rregullimi i Kopshteve

52

drurë dhe shkurre me ngjyrë vjollcë:

paulonia, amorfa, budlea, hibiskusi,

rozmatina, jargavani, konopica etj

drurë dhe shkurre me lule të vardha:

gështenja e kalit, gështenja e butë,

katalpa, murrizi, mushmolla, manjolia

me lule të bardhë të madhe, akacia,

sorbusi, kulpra e malit, deutcvia,

mushmolla japoneze, spirea etj

Sipas ngjyrës së frutave dallojmë;

drurë dhe shkurre me fruta të verdha:

hunapi, maklura, kenomelesi, limoni i

egër, mushmolla japoneze etj

drurë dhe shkurre me fruta ngjyrë

portokall: hurmat, sorbusi hipofaja etj

drurë dhe shkurre me fruta të kuqe: arra

e hindit, sorbusi, melqinja, cotoneastri,

xerxela, taflani, piracantha, shtogu,

trëndafili, btuina etj

shkurre me fruta bojë qielli: mahonia,

hardhia e mureve, btuina etj

shkurre me fruta të bardha: kulpra,

parkunsonia, inxhia, etj

2.7. Teoria e ngjyrave në sipërfaqet e

gjelbra

Bimësia dekorative nëpërmjet gjetheve,

luleve frutave dhe degëve etj jep një numër

të madh ngjyrash e nuancash. Kombinimi i

tyre harmonik veprave dhe elementëve

arkitektonikë krijon një pamje dhe peizazhe

shumë të bukura.

Për të sqaruar teorinë e harmonizimit të

ngjyrave duhet të nisemi nga rrethi i

ngjyrave ose spektri që përbëhet nga 6

ngjyra: e kuqe,portokalli, e verdha jeshile

blu dhe vjollcë. Nga të gjitha këto, ngjyrat

që nuk fitohen nga përzierja e ngjyrave të

tjera janë: e kuqe , e verdha dhe bluja.

Ngjyrat e tjera si: portokall, jeshile dhe

vjollcë fitohen nga përzierja e ngjyrave të

mësipërme. Pra të dyja janë derivate të të

parave. Kështu portokallia fitohet nga

përzierja e së kuqes me të verdhën, jeshilja

nga përzierja e fusë me të verdhën, ndërsa

vjollca nga përzierja e së kuqes me blunë.

Por dihet se çdo ngjyrë ka edhe një numër të

madh nuancash. Pra duke ditur ngjyrat dhe

nuancat e ngjyrave të bimësisë dekorative,

në hapësirat e parqeve dhe lulishteve nga

grupimi, afrimi ose largimi i bimësisë

dekorative, mund të fitohen kombinimet e

mëposhtme:

kombinimi i ngjyrave me kontrast.

Kombinime të tilla fitohen gjithmonë

kur vendosen afër ngjyrat që në rrethin

spektral qëndrojnë karshi njëra tjetrës si

spsh : e kuqe me jeshile, portokalli me

bulnë dhe njolla me të verdhën. Këto

kombinime janë të gjalla me efekt të

madh dinamik dhe konsiderohen si më të

këndshmet për tu parë, mbasi çdo dyshe

prej tyre jep në vetvete bashkimin e tre

ngjyrave bazë: të së kuqes, së verdhës

dhe blusë.

Kombinimi joharmonik i ngjyrave.

Kombinime jo harmonike kemi atëherë

kur kombinohen dy ngjyra të

njëpasnjëshme të rrethi spektral si :

jeshilja me blunë, e kuqja me portokalli,

e kuqja me vjellen etj. Këto kombinime

në parqe dhe lulishte japin efekte jo të

Rregullimi i Kopshteve

53

kënaqshme për syrin dhe qëndrojnë keq

nga ana estetike, prandaj nuk duhet

përdorur. Kombinime të tilla mund të

zbuten duke vendosur në mes të këtyre

kombinimeve me bimësi dekorative me

ngjyra të çelura.

Kombinime të harmonizuara

nuancash. Këto kombinime fitohen kur

kalohen në nuanca të ndërmjetme midis

dy ngjyrave të ndryshme psh e verdhë, e

verdhë ë çelet, e verdhë në ar, e verdhë

portokalli etj. Me të tilla kombinime

nuancash është i pasur sidomos peizazhi

pranveror. Këto gjejnë përdorim në

format e luleve në partere e figura të

ndryshme (qilima lulesh).

Kombinim harmonik i ngjyrave. Këto

fitohen sipas rrethit spektral,

kombinohen ngjyrat një po e një jo,

kështu psh e kuqja me të verdhën,

portokalli me jeshile, e verdha me blunë

etj. Këto kombinime ngjyrash veprojnë

në mënyrë qetësuese në sistemin nervor

të njeriut dhe gjejnë përdorim sidomos

në figurat dhe mozaikët me lule.

Kombinime të harmonishme fitohen

edhe kur bimësia dekorative me ngjyrë

kafeje kombinohet me atë të kuqe apo të

verdhë, jeshile ne blu etj.

Në vartësi të theksimit të ngjyrave të

bimësisë dekorative dhe të efektit që japinë

ato ndahen në :

1- ngjyra të ngrohta ose aktive,që janë

kryesisht ngjyrat dhe nuancat e

çelura,të verdhat, portokallte dhe të

kuqet. Më e ngrohtë konsiderohet ngjyra

e verdhë në të kuqe si dhe ato qe kanë

me shumë nunacë portokalli

2- ngjyra të ftohta ose pasive, që janë

kryesisht ato të errtë:blu, jeshile dhe

vjollcë. Zakonisht ngjyrat e ngrohta

shihen mirë nga larg, janë më të forta

dhe më të gjalla si psh, masiv prej plepi

kanadez në parkun e madh të

Tiranës,ndërsa ngjyrat e ftohta në largësi

janë më të dobëta, psh në qarkun e

cedruseve të mbjella pranë hotel Dajti

dhe në pallatin e Brigadave Tiranë.

Këto parime bazë mbi teorinë e ngjyrave

dhe kombinimin e tyre duhet të kihen

parasysh me qëllim që bimësia dekorative në

sipërfaqet e gjelbra të kompozohet sa më

mirë.

Gjithashtu këto parime duhet të kihen

parasysh edhe përsa i përket ngjyrave të

veprave të artit dhe elementëve

arkitektonikë. Kur këto vepra janë punuar

me ngjyra të errtë duhet të harmonizohen me

ato bimë që kanë gjethe ose lule të qelta.

Në përgjithësi vendosja në hapësirë e

perçeve, skulpturave e busteve etj me ngjyra

të errtë nuk është e rekomandueshme, mbasi

këto nuk krijojnë kontraste ngjyre me

bimësinë dekorative.

Për veprat skulpturore dhe elementët

arkitektonike në sipërfaqet e gjelbra një

rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe ngjyra e

materialit (gurë,beton, qeramikë etj) me të

cilin janë punuar bazamenti i këtyre

veprave, shkallët, muret mbajtës dhe

dekorative, plloçat e gurit etj.

Rregullimi i Kopshteve

54

Për këtë do të shkonin mirë në ambientin e

gjelbëruar, ngjyrat: e verdha në kafe, kafenë

të verdhë, ose të verdha në të hirtë.

Prandaj në përgjithësi elementët

arkitektonike dhe veprat e artit duhet të kenë

ngjyra të tilla që të mos bien më tepër në sy

sesa ngjyrat e bimësisë dekorative e

veçanërisht ato të luleve.

2.8. Kompozimi i bimësisë dekorative në

sipërfaqet e gjelbra

1- Kompozimi i drurëve dekorativë

Kompozimi i drurëve dekorativë varet në

radhë të parë nga stili i kompozimit

arkitektonik të sipërfaqeve të gjelbra. Kështu

në sipërfaqet e gjelbra të stilit gjeometrik,

drurët dekorativë kompozohen me

vendosjen në radhë duke formuar mure të

gjelbra të krasitura në forma të ndryshme

gjeometrike. Në sipërfaqet e gjelbra të stilit

peizazhist drurët dekorativë kompozohen

dhe formuar grupe ose drurë të vetmuar, dhe

të gjithë këto në forma të lira natyrore,

ndërsa në sipërfaqet e gjelbra të stilit të

kombinuar drurët kompozohen duke

përdorur që të dy format e mësipërme.

Kompozimi i drurëve në masivë. Masivët

kanë elementë parku të cilët i japin këtij të

fundit karakterin natyror, prandaj ata nuk

duhet të kenë formë gjeometrike të rregullt

si nga pamja e tyre nga lart poshtë, ashtu

edhe dukja frontale. Bile edhe kur duhet që

nëpër një masiv të madh të kalojë rruga me

qëllim që të mos ndërpritet efekti i masës së

masivit, rruga në fjalë duhet të kalojë nëpër

të në formë tuneli.

Gjelbërimi me masivë drurësh e shkurresh

dekorativë, ndihmon për maskimin e

pamjeve të këqija te terrenit, për izolimin e

objekteve të ndryshëm që ndodhen në

territorin e parkut të cilat kanë nevojë për

qetësi ose akustikë për ndërprerjen e

monotonisë në lëndinën e një parku.

Në ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbra njihen

3 lloje masivësh: masivë të mëdhenj pyjorë,

masivë të pastër natyrorë (azhure) dhe

masivë parku.

Masivët e mëdhenj pyjorë, janë elementët

me karakteristikë të parqeve pyjore që

përfaqësojnë sipërfaqe të mëdha të

gjelbëruara me drurë të mëdhenj dhe të

moshuar. Bukuria e tyre varet nga përbërja e

tyre nga lartësia e drurëve dhe vendndodhja

e tyre dhe nga vetë natyra e ambientit

rrethues. Në këta masivë rol të rëndësishëm

luan lloji i drurit kryesor që i përbën i cili

është tregues që dikton kushtet e rritjes për

të gjitha llojet e tjera që hyjnë në përbërjen e

masivit dhe për gjithë tjetër poshtë tij (nën

pyllin).

Në mbështetje të kushteve klimaterike të

vendit tonë llojet më kryesore të drurëve që

mund të përdoren për të krijuar masivë të

tillë janë:

Nga drurët halorë pishat në përgjithësi

bredhat, cedruset e selvitë.

Nga drurët fletorë lisat,ahu, rrapi,

panjat,frashëri, gështenja, plepi (me

përjashtim të kavakut) mështekna, bliri etj.

Në përbërjen e këtyre masivëve rëndësi ka

se cilët mund të jenë shoqëruesit e drurit

Rregullimi i Kopshteve

55

kryesor që përbën masivin dhe kush mund të

përdoret si nën pyll.

Për këtë mund të rekomandojmë:

Masivë prej pishe të zezë. Në këto masivë

si lloje të tjera shoqëruese mund të përdoren,

bredhi, ahu, mështekna, lisi, trepetlika, bliri

panja etj dhe si nën pyll do të shkonte mirë

lajthia dhe papratet. Këto masivë krijohen në

sipërfaqet e gjelbra të zonave malore nga

600-1500 metër mbi nivelin e detit.

Masivë prej pishe të butë. Janë të

përshtatshme për zonat e ultë dhe bregdetare

të vendit deri në 1000 metër mbi nivelin e

detit. Si shoqëruese të këtyre masivëve

mund të përdoret plepi (kanadez dhe i

bardhë) frashëri,panja negundo, rrapi etj dhe

si nënpyllmersina, dëllinjë, e një pjesë e

mirë e shkurreve mesdhetare.

Masivë prej bredhi. Edhe këta krijohen në

zonat e larta malore nga 900-1600 metër

mbi nivelin e detit. Si shoqëruese në këta

masivë mund të përdoren pishta e zonave

malore, ahu , mështekna trepetlika etj.

Masivë prej cedrusi e selvie. Mund të

përdoren në zonat e ultë, bregdetare dhe të

ngrohta të vendit deri ne 600 metër mbi

nivelin e detit. Më këto dhe me llojet e tjera

të bimësisë dhe nën pyll mund te përdoret

me shumë sukses e bimësisë mesdhetare.

Masivë prej dushku. Më të bukur janë ata

masivë që formohen nga rrënja, bunga, qarri

etj deri 1000 metër mbi nivelin e detit.

Masivë të bukur krijohen edhe me Quereus

aegilops, (vallanidh), quereus, sidomos në

zonat bregdetare. Si qetësues për këtë masiv

mund të shërbejnë bliri, panjat, kumbulla

dekorative, cemedekli, fshikakuqi, lajthia,

murrizi ajshia etj.

Masivë prej ahu. Me ahun formohen

masivë të preferuar në lartësinë 900-1800

metër mbi nivelin e detit. Si shoqërues mund

të përdoren mesukses bredhat, pishat e

zonave ,malore, mështeknat, trepetlika, bliri,

panja malore, shkoza, krekëza, caraca etj.

Masivë prej mështekne. Krijohen në

sipërfaqet e gjelbra të zonave malore dhe

zakonisht në faqet veriore të këtyre zonave

700-1400 metër mbi nivelin e detit. Si

shoqërues këtu mund të përdoren bredhat

pishat, (e bardhë e zezë),panja e malit,

tasllani, ajshja, bunga, tisi etj.

Masivë prej gështenje. Këta masivë mund

të krijohen në sipërfaqet e gjelbra të zonës së

dushkut 300-1300 metër mbi nivelin e detit.

Si shoqërues mund të përdoren plepi i egër,

querkuesi, trojana, acer (kampestre,

tataricum,) etj.

Masivë prej rrapi. Këta krijohen zakonisht

kudo në brigjet ujore të vendit. Si shoqërues

mund të përdoren; vedhi, veriu, shelgu i

bardhë, plepi i bardhë, marina etj.

Masivë prej frashëri. Krijohen zakonisht

në vendet me lagështi deri në lartësinë 1600

metër mbi nivelin e detit dhe si shoqërues

mund të përdoren: veriu, vedhi, plepi i

bardhë, rrapi, marina etj.

Masivë prej bliri. Mund të krijohen kudo

në zona kodrinore e malore nga 0-1400

metër mbi nivelin e detit dhe si shoqërues

mund të përdoren si bimësia mesdhetare

Rregullimi i Kopshteve

56

ashtu edhe ajo malore psh: pishat e

Mesdheut, selvitë, frashëri, mështekna panja

etj.

Masivë prej akacie. Krijohen kudo në vend

të thatë e toka të varfra.

Masivë natyrorë të pastër

Krijohen në sipërfaqet e mëdha të parqeve

pyjore dhe përbëhen vetëm prej drurësh

dekorativë (pa nën pyll) të cilët janë

vendosur në formë natyrore larg nga njëri

tjetri gjë kjo që lejon rritjen dhe zhvillimin

e lirë të kurorës së tyre. Vetë konstrukti i

këtyre masivëve lejon që sipërfaqja e tokës,

poshtë kurorës së tyre të jetë e pasur me lule

lëndinash dhe tapet bari dekorativ. Madhësia

e këtyre masivëve varet nga vetë madhësia

e sipërfaqes së gjelbër dhe karakteri i saj.

Në varësi të kësaj këta masivë ndahen në:

a- masivë azhur të vegjël, të cilët shërbejnë

si lidhje natyrore midis hapësirave të

parqeve dhe parqeve pyjore.

Karakteristikë për këta është se

nëpërmjet tyre mund të shikohen

hapësirat e parkut përreth.

b- Masivë azhur të mëdhenj, që krijojnë

kënde me hije të parqeve të cilat

shërbejnë për pushimin e pushuesve.

Këta masivë gjejnë përdorim në parqet

pyjore dhe në parqet e kulturës dhe të

çlodhjes. Masivët natyrorë të pastër

zakonisht krijohen prej drurëve fletorë,

por mund të krijohen edhe prej drurëve

halorë.

Masivë parku

Janë nga më të përdorshmet në sipërfaqet e

gjelbra dhe përbëhen nga një numër i madh

drurësh e shkurresh dekorative, të mbjella

dendur dhe të zgjedhur nga pikëpamja

biologjike, rritje vertikale dhe kombinimi i

ngjyrave. Madhësia e tyre është më e vogël

se tek të parat (zakonisht deri në disa

dynym) dhe krijohen në periferi (periferikë)

ose në brendësi (qendrorë)të sipërfaqeve të

gjelbra.

Masivët periferikë në përgjithësi krijohen

për të ndarë sipërfaqet e gjelbra nga rrugët

ose për ti mborjtur ato nga errësirat, për të

krijuar sfondin e mbrapshtë të hapësirave të

parkut dhe për të krijuar pamje tërheqëse

jashtë territorit të përkuar.

Masivët qendrorë krijohen në hapësirat e

brendshme të parkut dhe kapin sipërfaqe më

të vogla sesa masivët periferikë. Zakonisht

për këta masivë përdoren drurë me rritje

karakteristike vertikale- me trup të larta dhe

reformë te kurorës konike ose si kolonë. Të

dy këta masivë mund të krijohen prej

drurëve fletorë, halorë,ose të përzier fletorë

e halorë.

Në brendësinë të këtyre masivëve për të

ngritur ato vertikalisht duhet të mbisundojnë

një lloj drusori karakteristik me rritje

vertikale i cili duhet të vendoset në vendin

më të përshtatshëm për ti dhënë masivit

karakterin vertikal, mundësisht nga të gjitha

anët. Për këtë qëllim mund të shërbejnë;

popullus, pyramidalis, etj.

Rregullimi i Kopshteve

57

Kompozimi i drurëve në grupe. Grup

drurësh quhet një numër tek drurësh (3-5-7-

9 etj) të të njëjtit lloj ose të llojeve të

ndryshme të cilët mbillen në distanca të tilla

larg njëri tjetri, që konturi i secilit të duket i

plotë. Grupet e drurëve kanë për qëllim të

zbërthejnë akoma më mirë ndërtimin

vertikal dhe ngjyrat bëjnë hapësirat e

sipërfaqeve të gjelbra, duke krijuar për këto

planin e parë, të mesit dhe të fundit; duke

krijuar korniza të gjelbëruar për pamjet;

duke shërbyer njëkohësisht si orientues për

ne pika dhe elementë të tjerë të rëndësishëm

të sipërfaqeve të gjelbra. Grupet e drurëve

dekorativë mund të krijohen vetëm me drurë

ose edhe me shkurre.

Gjate krijimit te drurëve duhet me çdo kusht

të mënjanohet vendosja e tyre në formë

gjeometrike dhe në të njëjtën distance nga

njëri tjetri.

Grupet e drurëve në vartësi të ndërtimit dhe

pjesëmarrjes së tyre në kompozimin e

sipërfaqeve te gjelbra mund ti ndajmë në

grupe të zakonshme drurësh dhe grupe

peisazhiste.

2.9. Grupet e zakonshme të drurëve.

Krijohen zakonisht në sipërfaqet e vogla të

gjelbëruara, të cilat sipas mënyrës së

renditjes së drurëve në grup dhe llojshmërisë

së tyre ndahen në a- grupa me rritje natyrore

të drurëve azhur dhe b- grupe të dendura

a- grupet azhur përbëhen nga drurë me

kurorë të tejdukshme dhe krijojnë në

sipërfaqet e gjelbra efekt të kënaqshëm

të dritës dhe hijes. Këto grupe krijohen

me drurë fletorë halorë ose të

kombinuar.

Drurët vendosen në atë largësi nga njëri

tjetri sa të sigurojnë rritjen e plotë dhe të lirë

të kurorës së tyre. Kjo largësi varet nga lloji

drusor. Kështu drurët dhe kurora piramidale

si; populus pyramidalis etj dhe ata me

kurorë transparente si akacia ahu etj

vendosen më dendur ndërsa drurët me

kurorë të plotë dhe gjethe të mëdha si:

catalpa etj vendosen në largësi 10-14 metra.

Po kështu drurët e të njëjtit lloj, mund të

vendosen në largësi më të vogël. Në qoftë se

duam që grupi të jetë i plotë dhe i ngjeshur

drurët mund ti mbjellim në largësi 3-5 metra

larg njëri tjetri ndërsa kur duam vëllim më të

madh dhe që çdo dru të zhvillojë kurorën në

përmasat e saj të plota ata mund të vendosen

në grup edhe mbi 5 metra largësi. Drurët me

kurora vajtuese si salix, pendula etj janë të

mrekullueshëm për të hyrë në përbërjen e

këtyre grupeve por sigurisht nuk janë në

afërsi të sipërfaqeve ujore. Këto pasurojnë

edhe më tepër peizazhin vetëm atëherë kur

vendosen në periferi të grupeve.

Në përbërjen e grupeve azhure duhet të

bëjnë pjesë edhe shkurret e sidomos shkurret

e ultë dhe që zhvillojnë kurorë të hapur të

cilat zakonisht mbillen në periferi të grupit.

Qënia e shkurreve në këto grupe siguron një

linjë harmonike të bashkimit të grupit me

sipërfaqen e qetë të barit.

Si lloje më të përshtatshme për të krijuar

grupe mund të përmenden:

Nga drurët fletore: mështekna, frashëri

mani, gledicia, rrapi, plepi, sofra veriu etj.

Rregullimi i Kopshteve

Nga drurët halorë llarshi, selvia, pishat, etj

58

b- grupe të dendura në të cilat marrin

pjesë drurë me kurora më të dendura të

cilët vendosen më afër njëri tjetrit, në

këto grupe marrin pjesë më tepër shkurre

se sa grupet azhure prandaj zakonisht

zgjidhen shkurre që i rezistojnë më

shumë shijes.

Edhe në këto grupe largësia e vendosjes së

drurëve varet nga lloji i drurit, vetëm se

ndërsa largësitë midis drurëve në brendësi të

grupit janë më të vogla në periferi të tij

duhet të jenë më të mëdha. Edhe në këto

grupe largësia e vendosjes së drurëve varet

nga lloji i drurit vetëm se ndërsa largësitë

midis drurëve në brendësi të grupit janë më

të vogla në periferi te tij duhet të jenë më të

mëdha. Sikurse grupet azhure edhe këto

krijohen me një lloj drusor ose me disa lloje

vetëm se duhet patur parasysh që në këto

grupe njëri lloj duhet të jetë kryesori ndërsa

të tjerët e shoqërojnë atë dhe do të shërbejnë

për të mbyllur boshllëqet që krijon në grup

lloji kryesor. Grupet e dendur janë më

dinamike kur përpara sherreve vendosen

edhe lule shumëvjeçare.

Si lloje më të përshtatshme për të krijuar

grupe të dendura mund të përmenden:

Nga drurët fletorë bliri, ahu, panja, lisat,

veriu, gështenja, frashëri, etj

Nga drurët halorë bredhi, hormoqi, qiparisi

dëllinja etj.

2.10. Grupet peisazhiste

Zakonisht krijohen me numër më të madh

drurësh dhe për këtë qëllim zgjidhen llojet e

drurëve më dekorativë që veprojnë fuqishëm

me formën e kurorës dhe ngjyrën e gjetheve

të luleve në stinët e ndryshme të vitit. Këto

shërbejnë për të theksuar edhe më tepër

peizazhin e sektorëve të ndryshëm të

sipërfaqeve të gjelbra.

Grupet peisazhiste mund të krijohen në

formë të lirë dhe të dendur, me drurë

fletorë, halorë ose të përzier.

Grupet peisazhiste të drurëve edhe në këto

në varësi të llojeve drusore marrin pjesë në

përbërjen e tyre dhe të veprimit të tyre

ndahen në grupe me rritje vertikale dhe në

grupe me veprim ngjyre.

Grupet me rritje vertikale përbëhen nga

drurë fletorë halorë ose të kombinuar me

kurora të rregullta konike ose si kolonë dhe

shërbejnë për theksimin e perspektivës së

ngjyrave dhe balancimin e ngjyrave të

parkut në sezonet e ndryshme të vitit.

Përpara masivëve drusorë të çdo lloji grupet

peisazhiste theksojnë më shumë nga grupet e

tjera prandaj ato konsiderohen si elementi

më i dukshëm i hapësirave të sipërfaqeve të

gjelbra.

Grupet peisazhiste vendosen në lëndinat e

sipërfaqeve të gjelbëruara ose në afërsi të

masivëve drusorë.

Në grupet peisazhiste është e nevojshme që

njëri lloj drusor të mbisundojë dhe të

përcaktojë strukturën e vet grupit, ndërsa

llojet e tjera që zakonisht janë drurë të ulët

shumë dekorativë, shkurre lulëzuese dhe lule

shumëvjeçare, duhet ta shoqërojnë llojin

mbizotërues për të krijuar lidhjen harmonike

Rregullimi i Kopshteve

59

të grupit me të gjitha elementët e tjera të

hapësirave të sipërfaqeve të gjelbra.

Në grupet peisazhiste që përbëhen nga drurë

halorë si bredhi, tisi etj dhe varietetet dhe

format e tyre si pendula, fastiga, nuk është e

nevojshme vendosja e shumë shkurreve

përpara tyre për arsye se kurora e këtyre

drurëve ulet deri në tokë dhe lidhet bukur

me tapetin e barit. Kur grupi përbëhet nga

drurë halorë si pinsu silvestris, cedrus etj,

kurorat e të cilëve janë të hapura, e të lira

atëherë nevoja për shkurre në përbërjen e

grupit është e madhe. Për këtë qëllim

zgjidhen shkurre të cilat veprojnë gjatë

stinës së vjeshtës më ngjyrat e ndryshme të

gjetheve të tyre.

Në këto grupe me kombinim drurësh fletorë

e halorë drurët halorë zakonisht vendosen

me dendur në mes të grupit dhe formojnë

bërthamën e grupit. Por ata mund të

vendosen edhe në periferi të tij, vetëm se në

këtë rast duhen zgjedhur llojet me

karakteristika dekorative si : picea pungens,

aureo variegata, etj. Këto duhen mbjellë në

largësi më të mëdha me qëllim që tu

krijohen kushtet për të zhvilluar kurorë me

përmasa normale dhe të ulur deri në

sipërfaqen e barit.

Drurët me kurora vajtuese dhe ato me lule të

bukura në përgjithësi duhet të vendosen në

periferi të grupeve peisazhiste e mundësisht

larg tyre në rast të kundërt ato zvogëlojnë

vlerën dekorative të grupeve.

Për grupet peisazhiste duhet të zgjidhen

shkurret me ngjyra të fuqishme dhe sasi të

madhe lulesh. Si drurë mbisundues më të

përshtatshëm për të krijuar grupe peisazhiste

mund të përmendim:

Nga drurët fletorë rrapin, qiparisin, etj.

Nga drurët halorë bredhin, hormoqin,

qiparisin etj.

Për këto grupe si drurë shoqërues mund të

përmendim :

Nga drurët fletorë ahun, blirin, shelgun e

bardhë manjolën, qershinë etj.

Nga drurët halorë bredhi, cedrusi, llarshi,

pisha etj.

Nga shkurret dekorative që krijojnë katin e

poshtëm të grupeve peisazhiste më kryesoret

janë: budlea, kimonanthi, thana, deutca,

hunapi, forsithia, trëndafil etj.

Lulet shumëvjeçare të cilat mund të kenë

efekt të madh përpara grupeve peisazhiste

janë: althea, aster, coreopsis, delphinium,

halanium, eremurus, paper, phlox, knipholia,

etj.

Drurë dekorativë të veçuar. Në sipërfaqet

e gjelbra sidomos në hapësirat e parqeve

përdoren gjerësisht drurët dekorativë të

veçuar. Këta realizojnë kalimin gradual siç

ndodh edhe në natyrë nga masivët dhe

grupet e drurëve, në sipërfaqen e barit.

Në përgjithësi drurët e veçuar, që mund të

jenë halorë ose fletorë përdoren për të

theksuar vertikalisht brigjet ujore në

sipërfaqet e gjelbra ; për të krijuar kënde me

hije në afërsi të rrugëve e rrugicave të

sipërfaqeve të gjelbra etj.

Drurët e vetmuar zakonisht vendosen

nëvendet më të dukshme, në pikat ku

Rregullimi i Kopshteve

60

sigurohet efekti i tyre dinamik më i theksuar.

Për këtë duhet që drurët e vetmuar të jenë

me kurorë sa më të bukur dhe me efekt të

fortë ngjyrash. Sigurisht drurët e vetmuar

është mirë që të përdoren sa më afër rrugëve

të parqeve e lulishteve sepse duke u parë nga

afër, atyre u zbulohen më mirë cilësitë

dekorative, krijojnë njolla me hije në tapetin

e barit dhe shërbejnë si kornizë për të parë

prej rrugëve hapësirat e sipërfaqeve të

gjelbra.

Përveç ngjyrës së gjetheve e të luleve një

rëndësi të madhe për drurët e vetmuar ka

edhe forma e kurorës, degëzimet dhe ngjyra

e lëkurës së pemës. Drurët halorë me kurorë

të caktuar (piramidale, konike etj) dhe drurët

fletorë me kurorë vajtuese, janë të

përshtatshëm për ti përdorur si drurë të

vetmuar, sepse forma e kurorës së tyre

siguron një peizazh me të vërtetë dinamik që

nga sipërfaqja e barit. Mjaft të përshtatshëm

janë edhe drurët e përbërë nga 2-3 trungje të

dalë nga një bimë.

Si lloje më të përshtatshme për drurë të

vetmuar janë:

Nga drurët fletora mimoza, julibrismi,

gështenja e butë, lofatë, mruizi, hurmat,

lagestromia, likuidampri, manjola, paulonia,

rrapi, (të gjitha llojet), kumbulla e kuqe,

ilqia, lisi i kuq, vallanidhi, qarri, shelgu

vajtues, sorbus jargavani, etj.

Nga drurët halorë bredhi, cedrusi, , qiparisi,

gjinko, dëllenja, llarsahi, hormaqi, pisha,

sekuoja etj.

2- Kompozmi i shkurreve dekorative.

Shkurret dekorative në sipërfaqet e gjelbra

realizojnë kalimin gradual nga masivët dhe

grupet e drurëve dekorativë, në tapetin e

barit, dendësojnë periferinë e masivëve dhe

grupeve, duke krijuar me masën e madhe të

gjetheve dhe luleve katin e poshtëm të tyre,

dhe kështu pasurojnë peizazhin. Me lulet e

tyre dekorative dhe aromatike si dhe me

ngjyrat e pasura të gjetheve gjatë vjeshtës,

ato krijojnë efekte të pasura dinamike buzë

rrugëve, përreth elementëve arkitektonikë,

veprave të artit dhe këndeve të tjera të

pushimit të sipërfaqeve të gjelbra.

Sikurse drurët, edhe shkurret në sipërfaqet e

gjelbra kompozohen në masivë, grupe dh të

veçuara.

Kompozimi i shkurreve në masivë.

Masivët me shkurre krijohen nga një numër

i madh (si sasi dhe lloje) shkurresh, të cilat

duhet të zgjidhen midis masivëve e grupeve

të drurëve dekorativë.

Sipas përdorimit dhe vendosjes masivët e

shkurreve dekorative ndahen në:

Masivë shkurresh kufizues, që krijohen

vetëm prej shkurresh fletore, halore ose edhe

të përziera.. këta masivë zakonisht

shoqërojnë gjatë gjithë gjatësisë së tyre

masivët periferikë të drurëve dhe shërbejnë

kryesisht për dendësimin e masivëve drusorë

dhe për thyerjen e terrenit dhe fasadës së

masivit drusor nga ana e hapësirave të

sipërfaqeve të gjelbra.

Rregullimi i Kopshteve

61

Masivë shkurresh që krijojnë bërthama

ngjyrash formohen:

a) prej shkurreve fletore me lulëzim të

theksuar ose me gjethe dekorative

dhe të kombinuara midis tyre

b) me shkurre halore që kanë ngjyra

gjethesh të çelëta ose të errëta dhe të

kombinuara midis tyre

c) ma shkurre fletore të kombinuara me

ato halore

këta masivë krijohen për të mënjanuar

njëllojshmërinë e masivëve drusorë brenda

sipërfaqeve të gjelbra, ose për të formuar

bërthama ngjyrash në parqe sidomos të

parqeve të mëdha.

Masivë shkurresh që shërbejnë si sfond

përcaktojnë planin fundor të parqeve.

Gjate zgjedhjes së llojeve të shkurreve për

këta masivë duhet pasur parasysh se shkurret

me lulet gjethet e tyre me ngjyra të çelëta

gjatë vjeshtës krijojnë në katin e poshtëm të

masivëve drusorë një sfond të çelët me

veprim afrues, ndërsa ata me ngjyra të errëta

krijojnë sfond të errët me veprim largues.

Parimet dhe rregullat për krijimin e

masivëve të drurëve vlejnë edhe për masivët

e shkurreve dekorative.

Kompozimi i shkurreve dekorative në

grupe. Në grupet kombinohen si sasi më

pak shkurre të një ose disa llojeve. Sipas

vendvendosjes së shkurreve në grupe

dallojmë:

Grupe shkurresh në periferinë e masivëve

drusorë dhe grupe shkurresh të vendosura

lirisht në sipërfaqen e barit.

Në rastin e parë përbërja dhe vendvendosja e

grupit varet nga ndërtimi i masivit drusor në

pikëpamje vetikaliteti dhe ngjyre, ndërsa në

rastin e dytë në grupin e shkurreve duhet që

njëri nga llojet e shkurreve të mbisundojë

dhe të theksohet më shumë se të tjerët.

Grupet e shkurreve mund të jenë të lulëzuara

ose që veprojnë me ngjyrat e gjetheve në

stinët e ndryshme të vitit. Ndërsa të parat

krijohen me shkurre fletore që lulëzojnë, të

dytat krijohen me shkurre fletore ose halore

ose të kombinuara midis tyre.

Gjate kombinimit të shkurreve në grupe

duhet patur parasysh që të krijohen kushte të

mira për rritjen dhe zhvillimin e shkurreve

që përbëjnë grupin. Për këtë është e

rëndësishme që të mos përdoren në grup së

bashku shkurret me degëzime, vajtuese, me

shkurret me degëzime të drejta, ose shkurret

me degëzime të dendura me ato me

degëzime të rralla etj.

Forma e kurorës së shkurreve duhet

gjithashtu të kihet parasysh. Shkurret me

kurora ovale, katrore etj, në përgjithësi

duhen përdorur në sipërfaqet e gjelbërta të

kompozuara me forma tepër të rregullta

gjeometrike, ndërsa në sipërfaqet e gjelbra të

stilit peizazhit duhen përdorur kryesisht

shkurret me kurora të lira, madje këtu

preferohen sidomos shkurret me forma

kurore sa më të çrregullt.

Si lloje më karakteristike për të krijuar

qendra mbizotëruese në grupet e shkurreve

janë: thana, lajthia, cërmëdelli, hunapi,

tafllani, ajdesi, ligustumi i zakonshëm,

Rregullimi i Kopshteve

62

vishnja, lagestrmia, filadelfusi, shtogu,

jargavani, marina, butina etj.

Për theksimin vertikal në grupet e shkurreve

mund të përdoren edhe drurët dekorativë të

ulët si: panja, krekëza, julibrisimi, lofata,

murrizi, frashëri, ashnja, shelgu i zi etj.

Kompozimi i shkurreve të veçuara. Sikurse

drurët e veçuar edhe shkurret ndihmojnë

shumë për të krijuar efekt të veçantë estetik

dhe ngjyre në hapësirat e sipërfaqeve të

gjelbra.

Shkurret e veçuara zakonisht vendosen në

afërsi të rrugëve, në kthesat e tyre, në afërsi

të grupeve të drurëve e shkurreve (në plan

të parë) dhe në afërsi të ve[rave të artit e

elementëve arkitektonikë të sipërfaqeve të

gjelbra.

Rëndësi shumë të madhe për shkurret e

veçuara ka zgjedhja e llojeve më të

përshtatshme të tyre. Për këtë qëllim

shërbejnë kryesisht shkurret më dekorative

me lulëzim masiv dhe të bollshëm, me

gjethe dekorative e veçanërisht me ngjyra të

bukura lulesh.

Si lloje më karakteristike për shkurret e

veçuara mund të përmendim llojet:

Abelia, melqinja, budlea, kotoneasteni, kali

cotome, oleandri, manjola, fursithia,

hibiskusi, jasemini, kerria, peonia, kumbulla

e kuqe, shega, rododenroni, filadelfusi,

trëndafilat e të gjitha llojeve, jargavani,

butina, vaigalia, marina etj

3- Kompozimi i luleve në sipërfaqet e

gjelbra.

Kompozimi në forma të ndryshme i luleve

luan një rol të rëndësishëm përsa i përket

ngjyrave të sipërfaqeve të gjelbra në stinët e

ndryshme të vitit. Nga mjeshtëria e

përdorimit të tyre si sasi, si vendodhje, si

kombinim i harmonishëm sipas ngjyrës dhe

lartësisë së tyre varet efekti estetik në

përgjithësi i sipërfaqeve të gjelbra.

Kompozimi i luleve në sipërfaqet e gjelbra

duhet tu nënshtrohet si parimeve të ndërtimit

dhe estetikës së sipërfaqeve të gjelbra, ashtu

edhe veçorive të rritje si biologjike të luleve.

Prandaj gjate krijimit të formave të luleve në

hapësirat e sipërfaqeve të gjelbra është e

nevojshme të kihen parasysh këto parime të

rëndësishme:

Në sipërfaqet e gjelbra të parqeve duhet të

përdoren lulet me ngjyra të pastra (jo të

përziera) dhe të përcaktuara mirë. Me shumë

kujdes duhen përdorur lulet me ngjyra të

ngrohta të fuqishme. Lulet me ngjyrë të

kuqe dhe të kuqe të errët, blu të errët dhe

vjollcë nuk duhet të përdoren shpesh. Sa më

shumë nuancë ngjyrash të errëta të kenë ato,

aq më afër syrit të vizitorit duhet të

vendosen. Në përgjithësi lulet me tone

ngjyrash të errtë duhet të vendosen në planin

e parë dhe kur del e nevojshme që ato të

vendosen edhe në planin fundor, atëherë

duhet të kombinohen edhe me lule të tjera

me ngjyra të çelëta ose të bardha.

Gjatë përdorimit të luleve me ngjyra

kundrejt njëra tjetrës (sipas rrethit spektral të

Rregullimi i Kopshteve

63

ngjyrave) arrihet kombinimi me efekt më të

fuqishëm ngjyrash, se sa kur përdoren lule

me ngjyra afër njëra tjetrës.

Lulet me ngjyra që nuk harmonizohen mirë

midis tyre, balancohen duke vendosur midis

luleve të erra, ato me ngjyra të çeltë ose të

bardha dhe e kundërta. Lulet me ngjyra të

bardha, gri dhe të argjendtë përdoren

gjithmonë si neutralizuese të kombinimeve

joharmonike.

Në sipërfaqet e luleve që shikohen nga afër,

duhet gjithmonë të përdoret një lloj luleje

me ngjyra të qeta, dhe që janë të shkurta.

Gjatë kompozimit të luleve në sipërfaqet e

gjelbra duhet të kihet parasysh shkallëzimi i

tyre sipas formës, lartësisë dhe mënyrës së

vendosjes. Për këtë rekomandohet që:

a) në format e luleve të mbështetura afër

grupeve të shkurreve e drurëve

dekorativë, ë afërsi të këtyre të fundit

duhet të vendosen lulet e larta dhe para

tyre ato me trup më të shkurtër.

b) Në mes të formave të luleve që shikohen

nga të gjitha anët duhet të vendosen lulet

më të larta dhe me ngjyra më dominuese

se të tjerat.

c) Në pjesët e partereve ku përdoren lulet

shumëvjeçare dhe njëvjeçare veçanërisht

atje ku mbizotëron forma e rregullt

gjeometrike e parterit, duhet të vendosen

lule që çelin njëkohësisht.

d) Në sektorët e lirë të sipërfaqeve të

gjelbra afër shkurreve rrugëve,

elementëve të parqeve, mureve mbajtëse

etj duhet të mbizotërojnë lulet

shumëvjeçare të kombinuara me lulet

verore ku këto të fundit të shërbejnë për

të siguruar lulëzim të pandërprerë.

e) përdorimi i formave gjeometrike me lule

verore në sipërfaqet e gjelbra të stilit

peizazhist është jo i përshtatshëm për

hapësirat e këtyre parqeve.

f) në format e luleve në afërsi të shkurreve

është e nevojshme që shiriti kufizues i

tyre të krijohet me lule të bardha, të

kuqe, dhe jo me lule të verdha,ose

bojëqielli, pasi këto të fundit nuk lidhen

harmonikisht me ngjyrën e gjelbër të

barit.

g) në format mozaike dhe parteret e luleve,

bordura kufizuese midis mozaikëve

duhet të kompozohet harmonikisht me

ngjyrën e barit dhe të theksohet si

përfundim i formës mozaike.

Veçoritë e rritjes së luleve (gjendje dha

format e tyre,koha e lulëzimit,kushtet e

mirërritjes, ngjyrat aroma e tyre etj) duhet

patur parasysh gjatë përdorimit të tyre në

sipërfaqet e gjelbra.

Për këtë është e nevojshme të dihet koha e

lulëzimit të luleve dhe lartësia, të cilat

përcaktojnë edhe mënyrën e rritjes së tyre në

format e ndryshme të luleve. Është e

nevojshme të dihet gjithashtu edhe gjendja e

luleve gjatë ditës, sepse ka nga ato psh që

çelin në mëngjes,disa afër darkës, e disa të

tjera në mbrëmje. Ka gjithashtu edhe lule të

tjera që kur lulëzojnë kthehen karshi dritës

së diellit ose të tjera me lulëza të ngritura

lart ose të varura poshtë etj.

Lulet mearomë të këndshme duhet të

vendosen atje ku frekuentuesit të kenë

Rregullimi i Kopshteve

64

mundësi tu afrohen. Këto zakonisht

vendosen afër godinave, rrugëve e shesheve

të pushimit. Lulet me aromë jo të këndshme,

por me efekt ngjyrash të fuqishme gjithmonë

duhet të vendosen larg këtyre pikave.

Si përfundim sipërfaqet e gjelbra duhet të

jenë të pasura me lule por në asnjë rast ato

nuk duhet të jenë të ngarkuara në mënyrë të

tepruar.

Format me lule stinore. Lulet stinore

shërbejnë për të krijuar në sipërfaqe të

gjelbra efekt me ngjyra të fuqishëm. Jo

sasia,por mjeshtëria e shpërndarjes së drejtë

dhe proporcionale të këtyre luleve kundrejt

sipërfaqeve të barit si dhe kombinimi i

harmonishëm i ngjyrave dhe nuance të tyre

është faktori vendimtar që përcakton vlerën

estetike të sektorëve të sipërfaqeve të gjelbra

me këto lule.

Ngarkesa e tepruar me lule stinore në forma

mozaike të ngjashme-rrethore, katrore-formë

ylli etj nuk mund te jetë mënyra e vetme e

formimit kompozicional me lule të

sipërfaqeve të gjelbra, sepse kjo të çon në

monotoninë dhe në kompozimin pa shije të

tyre. Kjo formë mund të përdoret në kritere

dhe masën e duhur, vetëm në sipërfaqet e

gjelbra dhe sektorët e tyre që janë të

kompozuara sipas stilit gjeometrik. Një

gabim që vihet re në qytetet tona është se

këto forma lulesh mozaike shtohen edhe në

parqet e sektorët e sipërfaqeve të gjelbra të

kompozuara sipas stilit peizazhist kua këto

duken elementë krejtësisht të huaj për

peizazhin natyror të parqeve.

Vlen të vihet në dukje gjithashtu se

përdorimi i tepruar i luleve stinore në forma

mozaike vështirëson edhe shtrenjtëson nga

ana ekonomike edhe mirëmbajtjen e

vazhdueshme të sipërfaqeve të gjelbra. Të

përjashtohet plotësisht përdorimi i

vazhdueshëm i formave mozaike me lule

stinore, edhe kjo nuk është e drejtë. Ato

duhet të përdoren si kriter, në masën e duhur

ne forma më të thjeshta dhe në vende të

përshtatshme të lulishteve, parqeve e

sektorëve të tyre.

Lulet stinore ndahen në:

Një vjeçare si psh: salvia, tagetes, sinia,

antihinum, delphinium, petunia, heliutus,

atster, nemezia, etj.

Dy vjeçare si psh: viola, bellis, sëlene,

erisimus, etj të cilat quhen edhe lule të

grupeve. Këtu bëjnë pjesë edhe ageratum,

begonja, lobelia, verbena etj, të cilat janë

shumë vjeçare por kultivohen si një dhe dy

vjeçare.

Lulet e grupeve përdoren kryesisht në

parteret dhe këndet e parqeve e lulishteve

gjeometrike (ku ka më shumë lëvizje e

frekuentim) ku ato duken si pulla të mëdha

me efekt ngjyrash tërheqëse dhe të

fuqishme. Në përgjithësi lulet stinore në

sipërfaqet e gjelbra përdoren në forma te lia,

simetrike dhe gjeometrike.

a) forma mozaike lulesh (qilima). Këto

forma lulesh zakonisht përdoren në sektorët

e sipërfaqeve të gjelbra me karakter të

theksuar gjeometrik, në sipërfaqet e barit të

parqeve në sheshet e lulishtet qendrore të

qyteteve etj. Këto forma lulesh janë shumë

Rregullimi i Kopshteve

65

të komplikuara dhe krijohen kryesisht me

lule stinore dhe me disa lloj lulesh

shumëvjeçare që kultivohen si njëvjeçare.

Lulet stinore në forma mozaike duhet të

kompozohen sipas lartësisë e veçanërisht

sipas ngjyrave të tyre, për të krijuar

kontraste të harmonishme me lexim të lehtë

të mozaikë. Përdorimi llojeve të luleve me

nuanca lulesh të përafërta dhe me tone

ngjyrash të errtë është i padrejtë sepse nuk

krijon harmoni ngjyrash dhe ul vlerën e

qartësisë dhe formës mozaike. Nga llojet e

luleve më të përdorshme në këto forma janë:

ageratum mexicanum, alternanthera

amabilis, iresine herbstii, begonja, loberia,

acheveria, rozmarina etj.

b) forma gjeometrike lulesh. Këto janë

forma lulesh të rregullta gjeometrike

(rrethore, katrore, trekëndore, trapezoide etj

) që gjejnë përdorim në sektorine lulishteve

e të parqeve të kompozuara sipas stilit

gjeometrik dhe në shiritat e barit në mes ose

anash bulevardeve të gjera të qyteteve. Në

këto forma duhet përdorur më pak lloj lulesh

por me veprim të fuqishëm ngjyre.

Shkëputja e këtyre figurave nga tapeti i barit

mund të bëhet duke përdoru si bordurë lulet

stinore me trup të shkurtër ose ato me gjethe

dekorative si : alysum, tagetes, lobelia,

cineraria, santolina etj.

Lulet stinore më të përdorshme në këto

forma janë alysum, begonia, cana indica,

dahlia, lobedia, petunia, vilioa, zinia etj.

c) format e lira (natyrore) lulesh. Format e

lira të luleve përdoren në sipërfaqet e gjelbra

si pjesë plotësuese e luleve shumëvjeçare.

Këto forma gjenë zbatim në krijimin e

pullave në forma natyrore, të shpërndara

nëpër sipërfaqen e barit për të plotësuar

lulëzimin e luleve shumëvjeçare që kanë

mbaruar së lulëzuar, për të siguruar

lulëzimin e pandërprere të luleve gjate vitit.

Në këto forma kryesisht përdoren ato lloj

lulesh stinore me lulëzim të bollshëm me

efekt të theksuar në tone ngjyrash e forme.

Lulet stinore më të përdorshme në këto

forma janë : alysum maritimum, salvia,

silene pendula, zinia, oenothera, tagetes etj.

Forma me lule shumëvjeçare. Ato janë

shumë të përdorshme për formimin me lule

të sipërfaqeve të barit. Gjate përdorimit të

luleve shumëvjeçare në sipërfaqet e

gjelbëruara duhet të kemi parasysh që të

përdorim sa më shumë lloje dhe ngjyra

lulesh. Efekti i ngjyrave të këtyre luleve

është i plotë vetëm atëherë kur llojet e luleve

janë të mëdhaja. Kështu vendosja e një

luleje si psh kanifolia ose peonia, në një

sipërfaqe bari do të duket shumë e

pamjaftueshme, ndërsa 10-15 copë të tilla do

të siguronin një efekt të fuqishëm ngjyre.

Grupimi i luleve shumëvjeçare në njolla të

mëdha, të përziera me ngjyra lulesh të kuqe,

blu të verdha dhe të vardha të para nga afër

mund të krijojnë kompozim të

harmonishëm, kurse të para nga larg mezi

dallohen, ndërsa në rastin kur lulet i

grupojmë harmonikisht sipas ngjyrave në

njolla të veçanta, këto edhe të para nga larg

do të kenë efekt të fuqishëm ngjyrash.

Në grupet me lule shumevjevcare duhet

patur parasysh që në planin fundor të grupit

të vendosen lule me ngjyra të errtë, ndërsa

Rregullimi i Kopshteve

66

në planin e parë, në pjesët e lakuara dhe në

këndet e grupit te luleve të vendosen llojet

me ngjyra të qelta.

Pothuajse kudo në natyrën e vendit tonë në

periferi të pyjeve, në livadhe e kullota, na

shkëmbinj dhe brigjet e lumenjve, përrenjve

liqeneve, gjenden lule natyrore të llojeve

ngjyrave e lartësive nga më të ndryshme të

cilat paraqiten në efekte tërheqje dhe të

fuqishme në syrin e vizitorëve.

Ndërtuesit e parqeve sa më shumë të

përpiqen për të kompozuar lulet

shumevjcare ashtu si kompozohen ato edhe

vete natyra aq më shumë do të sigurojnë në

sipërfaqet e gjelbra forma lulesh shumë

vjeçare te kompozuara drejt harmonikisht të

qëndrueshme, dhe me veprim të fuqishëm

ngjyre.

Nga të gjitha sa thamë më sipër del se, gjatë

përdorimit të luleve shumëvjeçare, në

sipërfaqet e gjelbra, që të sigurohet një

kompozim i harmonishëm dhe lulëzim i

pandashëm, prej pranverës së hershme e deri

në vjeshtën e vonë, duhet të njihen mirë

parimet e kompozimit të ngjyrave, lartësia e

rritjes koha e lulëzimit qëndrueshmëria dhe

efekti i ngjyrave të luleve shumëngjyrëshe.

Kompozimi i luleve shumëvjeçare në

sipërfaqet e gjelbra kryhet në këto forma:

shirita me lule shumëvjeçare, grupe, masive

dhe lule shumëvjeçare të vetmuara.

1. shirita me lule shumëvjeçare. Këto

shirita lulesh përdoren gjatë gjithë gjatësisë

së rrugëve, mureve mbajtëse e dekorative,

ndërtesave dhe afër gardheve të

gjalla.Shiritat me këto lule mund të jenë në

dy forma: 1- me forma gjeometrike të cilat

gjenë përdorim zakonisht në pjesët

gjeometrike të sipërfaqeve të gjelbra, 2- me

forma të lira natyrore, të cilat përdoren gjatë

rrugëve ku janë mbjellë shkurre në vijë të

drejtë ose na masiv.

Kur rruga ndërpritet nga sipërfaqe bari nuk

është e drejtë që nga të dyja anët e saj të

krijohen shirita me lule të tilla. Në këto

shirita lulet duhet të renditen në mënyrë të

tillë që të fitohet një lulëzim i pandërprerë.

Për këtë qëllim nese rastësisht në shirita

mbeten lule shumëvjeçare të paçelura ose që

kanë mbaruar lulëzimin, këto vende

plotësohen duke mbjelle lule stinore, (lule

verore). Gjatë projektimit të shiritave të

gjatë me lule shumëvjeçare zakonisht

përdorim mostrën, të cilën e përsërisim për

të krijuar kështu një ritëm të vazhdueshëm

ngjyrash.

2. Grupe me masivë me lule shumë

vjeçare. Njollat më të vogla me lule të tilla i

quajmë grupe, ndërsa ato më të mëdhatë i

quajmë masivë. Grupet me lule shumevjacre

krijohen me një ose disa lloj lulesh të

kombinuara, ndërsa masivët krijohen jo

duke renditur llojet e luleve në gjithë

njollën, por duke zgjedhur llojet e luleve

shumëvjeçare sipas lartësisë, ngjyrës, dhe

kohës së lulëzimit për çdo pjesë të vogël të

masivit që e quajmë mostër.

Në masivët me sipërfaqe më të vogël lulesh

përdoren mostra të cilat përsëriten pas njëra

tjetrës, ndërsa në masivët me sipërfaqe më të

madhe mund të përdoren disa mostra.

Rregullimi i Kopshteve

67

Zakonisht mostrat bëhen në dy anët e

masivit, për mesin dhe pjesët e tjera të tij.

Si grupet ashtu edhe masivët me lule

shumëvjeçare, mund të vendosen thjesht në

sipërfaqet e barit ose të mbështetura në

afërsi të grupeve të masivëve me shkurre. Sa

më i madh të jetë masivi i luleve

shumëvjeçare, dhe sa më lart të jetë i

vendosur ai nga syri i vizitorit, aq më shume

njolla dominuese ngjyrash duhet të përdoren

në të. Këtu nuk duhet harruar që madhësia e

masivit me lule shumevjacare duhet të jetë

proporcionale me vetë madhësinë e

sipërfaqes së barit, të grupeve e masivëve të

drurëve e shkurreve dekorative dhe me

thellësinë e peizazhit.

Për të krijuar njolla dominuese në mes të

masivëve të luleve shumëvjeçare, të cilat

shërbejnë për të krijuar ritme të vazhdue

shme ngjyrash, mund të përdoren këto lloj

lulesh: althea, aster, astilbe, lilium, lupinus,

paeonia etj.

Shumë prej këtyre llojeve psh arabis alpina,

armeria, aubretia, dianthus, etj. Për shkak të

rritjes së tyre të pakët dhe të masës së luleve

të mbjellura, shërbejnë për të formuar

periferinë e masivëve.

Në lulet shumëvjeçare bëjnë pjesë gjithashtu

papratet me të cilat mund të krijohet masiv

dominues në vendet me hije. Nga papratet

mund të përmendim këtu: lloje kryesore:

cystoteris, etj.

Lulet bolboze e tuberoze janë gjithashtu lule

shumëvjeçare, përdorimi i të cilave në

masivë meriton një vëmendje të veçantë.

Nga më të rëndësishmet në këtë qëllim

mund të përmendim anamone, krichiaciuthus,

crucus, dahlia, doromicum

eremurus, narcisi, perunica tritoma etj.

Të gjitha këto lule sipas lartësisë së

tyre,formës dhe ngjyrës,kohës së lulëzimit

etj kanë edhe përdorime të ndryshme.

Kështu psh tulipanët me lule të thjeshta

kombinohen bukur në masivë duke i

përdorur dhe vendosur në plan të parë dhe

në njolla më të vogla nëpër sipërfaqet e

barit. Të gjithë tulipanët, narcisët zymbylat

etj me shumë petale mund të përdoren në

format e luleve në shirita të rregullta në

sektorët dhe këndet gjeometrike të

sipërfaqeve të gjelbra. Narcisët, galantusi,

anamonet e egra etj vendosen në njolla të

vogla dhe masive nëpër sipërfaqet e barit,

ndërsa pjesa më e madhe e lilumeve dhe

iriseve vendosen në vende me hije të pakët

dhe ngjitur me masivët e shkurreve e

drurëve dekorativë.

Kujdes duhet patur sidomos për llojet dhe

varietet e kultivuara, të dahlia dhe gladiolat

duhet të renditen në forma gjeometrike dhe

të kombinuara sipas ngjyrës dhe jo dosido.

Lule shumëvjeçare të vetmuara. Midis tyre

ka disa lloje që nuk kombinohen ose që

qëndrojnë keq në përbërjen e masivëve.

Këto lloj lulesh janë. Eremurus, heracleum

giganteum, etj, vendosen të vetmuara ose në

disa copë së bashku në sipërfaqen e barit.

Këto dhe disa lloje të tjera me trup shumë të

lartë. Aleum giganteum, aser, althea,

papaver, lilium, peonia, hosta etj i zbulojnë

më mirë cilësitë e tyre dekorative kur

vendosen të vetmuara ose të kombinuara

midis tyre.

Rregullimi i Kopshteve

4- Sipërfaqet e barit dekorativ

68

Ato janë sfondi mbi të cilin ngrihen dhe

mbështeten asivët e gjelbër. Ngjyra e gjelbër

e sipërfaqes së barit bashkon të gjithë

elementët e parkut në një ansambël

kompozicional të harmonishëm, duke

lehtësuar e zbutur në maksimum pamjen e

rëndë të vijave të ngushta e të thata të

terrenit, sistemit rrugor e veprave të artit.

Sipërfaqet e barit me ngjyrën e tyre të qetë

të gjelbër, veprojnë në mënyrë qetësuese në

sistemin nervor të njeriut.

Zakonisht sipërfaqet e berit dekorativ zënë

40-70% të të gjithë sipërfaqeve të gjelbra,

kurse në terrenet sportive kjo shkon deri në

75-95% të të gjithë sipërfaqes. Bari

dekorativ në parqe e lulishte luan një rol të

rëndësishëm në formimin e peizazhit.

Sipërfaqet e barit dekorativ kanë një rëndësi

të madhe sanitaro-higjenike, arkitekturaloartistike

dhe ekonomike. Ato çlirojnë në ajër

gjatë muajve më të nxehtë të vitit sasi të

madhe lagështire. Kështu është llogaritur se

1m2 sipërfaqe bari, për një sezon vegjetal

çliron në ajër në formë avulli rreth 500-600

litra ujë. Pikërisht prej kësaj mbi sipërfaqe

dhe rrotull tyre temperatura e ajrit ulet kurse

lagështira ngrihet. Kjo mënjanon sidomos në

verë sëmundjet e ndryshme të frymëmarrjes

tek njerëzit e sidomos të fëmijët.

Sipërfaqet e barit mbajnë një pjesë të mirë të

pluhurit, ndërsa gjethet thithin rreth 25% të

valëve të zërit që mbërrijnë në to prej

zhurmës së qytetit. Sipas të dhënave

sipërfaqet e barit kanë edhe veti fitomcide.

Së fundi duhet thënë se sipërfaqet e barit

kane gjithashtu një rëndësi të madh për

mbrojtjen e sipërfaqe së tokës, prej

shpëlarjes dhe gërryerjes të shkaktuara nga

agjentët atmosferikë.

Në ndërtimin e gjelbër njihem shumë lloje

sipërfaqes bari, por duke u nisur prej

qëllimit për të cili ato ndërrohen mund ti

grupojmë në:

- Sipërfaqe bari me karakter të përhershëm,

- Sipërfaqe bari me karakter të përkohshëm.

Sipërfaqet e përhershme bëjnë pjesë: me

karakter dekorativ; për terrenet sportive; bar

buzë rrugës; bari në skarpate

1- Sipërfaqe bari me karakter dekorativ

Këtu bëjnë pjesë sipërfaqet e barti në

lulishtet, parqet e çlodhjes dhe të kulturës,

parqet pyjore etj, kuozin para së gjithash

rolin dekorativ. Këto ndahen në : partere,

sipërfaqe vari të zakonshme,lëndina bari në

parqe e parqe pyjore, lëndina të lulëzuara

dhe sipërfaqe bari në tërritore qëndrash

industriale (fabrika, uzina etj).

Partere bari; këto zakonisht krijohen në

hyrjet kryesore të parqeve e lulishteve ose

rreth figurave me lule (qilimave). Janë

kategoria më e lartë dhe më serioze të

sipërfaqeve të barit,për këtë kërkohet

ndërtimi i saktë dhe mirëmbajtje e

vazhdueshme e tyre. Me të kuptojmë

nivelim të saktë të terrenit gjatë mbrëmjes,

kositje e shpeshtë dhe e saktë, vaditje e

shpeshte dhe pasurim i vazhdueshëm i tokës

me lëndë ushqyese. Kur toka paraqitet e

varfër me lëndë organike, mbi të duhet

hedhur 30-40cm tokë e mirë vegjetale e

Rregullimi i Kopshteve

69

përzier me pleh të kalbur organik. Kërkojnë

remont të detyrueshëm.

Sipërfaqet e barit të zakonshme. Këto

përbëjnë pjesën më të madhe të sipërfaqeve

të gjelbra dhe shume herë gjenden edhe rreth

partareve. Përdorimi i tyre në ndërtimin e

gjelbër është i gjerë. Në këto sipërfaqe

mbillen drurët,shkurret dhe lulet m,e të cilat

siç edhe dihet formohet vëllimi i parqeve e

lulishteve.

Lëndina bari në parqe e parqe pyjore.

Gjenden zakonisht në parqet e mëdha të

kulturës të çlodhjes, dhe në parqet pyjore, në

pjesën e tyre më të qet, pikërisht atje ku

është bimësia e lartë (drurët dhe shkurret) e

grupuar sipas formës së pisazhit të kërkuar.

Remonti i këtyre lëndinave nuk është aq i

detyrueshëm sikurse në dy të parat

meqenëse lëndinat e barit mund të jenë

thjesht me bar të zakonshëm (natyror) ose

më bar të kultivuar, (artificial). Këto

sipërfaqe bari mund të përdoren edhe si

burim për mbledhjen e farës së barit.

Lëndina bari të lulëzuara. Këto lëndina

krijohen vetëm me lule stinore e

shumëvjeçare ose me bar e me lule

shumëvjeçare. Në rastin e parë këto lendina

kërkojnë remonte çdo vit (sa herë që

zëvendësohen lulet),ndërsa në rastin e dytë

remonti nuk është i domosdoshëm.

Këto lëndina krijohen zakonisht në pjesët e

parqeve që frekuentohen më shumë si psh:

afër këndeve e shesheve për fëmijë, në afërsi

të shëtitoreve ose atje ku njerëzit çlodhen

për një kohë relativisht më të gjatë.

Lëndinat e lulëzuara krijohen edhe me lulet

e zakonshme të lëndinave natyrore. Në këtë

rast fara e barit përzihet me farën e luleve të

lëndinave e kështu e përziere mbillet. Në

këto lëndina nuk praktikohet kositja.

Sipërfaqe bari në qendra industriale.

Këto ndodhen rreth ndërtesave të uzinave e

fabrikave. Meqenëse toka në këto territore

është e ngopur me qymyr, blozë, vajra,

pluhur etj kurse ajri është i pistë me

përzierje e gazra helmuese të cilat janë të

dëmshme për rritjen e barit, është e

nevojshme që për këto sipërfaqe bari, të

zgjidhen llojet e farave të barërave më të

durueshme ndaj tymit,gazrave helmues etj.

Në këto territore është e nevojshme që para

mbjelljes së farës së barit në gjithë territorin

të hidhet paraprakisht 25-30 cm tokë

vegjetale e pasur me lëndë organike.

2- Sipërfaqe bari në terrene sportive

Duke qenë se këto janë sipërfaqe mbi të cilat

zhvillohen lojëra të ndryshme; fara e barit

duhet të ketë cilësi që:

a) të mos mbajë ujin e shiut. Kjo sigurohet

nëpërmjet përmirësimit të tokës dhe

drenazhimit të saj

b) të jetë fortë që të mos deformohet gjatë

lojërave

c) të ripërtërihet shpejt pas kositjes

3- Sipërfaqe bari buzë rrugëve (shirita

bari)

Dallohen dy lloj sipërfaqesh bari buzë

rrugëve;- shirita bari përbri trotuareve, të

cilat në të shumtën e rasteve krijohen nga të

Rregullimi i Kopshteve

70

dyja anët e trotuare. Në anë ose në mes të

këtyre shiritave, mbillen drurët dhe shkurret

dekorative që gjelbërojnë rrugët. Përveç rolit

higjeno-sanitar këto shirita shërbejnë edhe

për ajrimin e tokës së parcelave dhe

ndihmojnë në zhvillimin normal të drurëve

dhe shkurreve dekorative.

- shirita bari (2-4 m të gjera) që zakonisht

krijohen në mes të bulevardeve të gjerë dhe

lëvizjeve të dendura motorike ku shërbejnë

edhe për të orientuar lëvizjen e automjeteve.

4- Sipërfaqe bari në skarpate

Gjatë ndërtimit të stadiumeve, hekurudhave,

digave të rezervuarëve etj formohen

skarpate të pjerrësive të ndryshme të cilat

zakonisht mbillen me farë bari. Kur pjerrësia

e skarpatit është 25-30% mbjellja e farës së

barit realizohet me plisa bari prek livadheve

natyrore ose të krijuara artificialisht.

Në këtë rast, plisat priten në forma të

rregullta katrore ose katër-kendore me

përmasa 30;50 cm dhe vendosen duke filluar

nga posjta skarpatit e me radhë duke u

ngjitur lartë. Para se të fillohet nga vendosja

e plisave në skarpat në mënyrë paraprake

hidhet një shtesë toke pjellore. Plisat duhet

të vendosen në atë mënyrë që të puthiten

mirë me njëra tjetrën në mënyrë që të mos

mbeten boshllëqe midis tyre.

Sipërfaqe bari me karakter të

përkohshëm

Këto sipërfaqe bari krijohen zakonisht në

terrene të jashtme ose ambiente të

endshme ku organizohen ekspozita

panaire etj.

Për të krijuar një sipërfaqe të tillë mjafton të

mbijë çfarëdo shtrese të hidhet tokë

vegjetale e pasur me lëndë organike me 25-

30 cm trashësi, dhe mbi këtë të mbillet fara e

barit.

5- Gardhe të gjelbra

Gardhe të gjelbra quhen masivët e dendur

prej drurësh ose shkurresh dekorative, që në

ndërtimin e gjelbër përdoren për rrethin e

sipërfaqeve të gjelbër. Gjatë gjelbërimit të

lirë dhe për forma të ndryshme gjelbërimi

arkitektonik gjatë rrugëve e bulevardeve etj.

Gardhet e gjalla përveç rolit të tyre mbrojtës

luajnë një rol të madh edhe në shtimin e

dekoracionit të sipërfaqeve të gjelbra dhe

për krijimin në to të peizazhit të rregullt

gjeometrik. Gardhet e gjelbra shumëvjeçare

(mbi 35 vjeçare) njihen tek ne ato tek

lulishtet qe gjenden në qendër të Tiranës,

Vlorës etj. Kjo tregon se gardhet e gjalla të

mirëmbajtura jetojnë më tepër se sa

rrethimet prej druri (listelat etj). Prandaj

këto duhet të përdoren më gjerësisht në

ndërtimin e gjelbër.

Disa prej shkurreve që përdoren për gardhet

e gjalla kanë edhe lule të bukura me të cilat

e shtojnë edhe më shumë dekoracionin e

sipërfaqeve të gjelbra. Ato shërbejnë

gjithashtu edhe si brez mbajtës prej erërave

të ftohta. Në vendin tonë këto gardhe akoma

nuk kanë marrë një përhapje të gjerë në

formimin artistik të parqeve e lulishteve.

Përdorimi i gjerë i tyre së bashku me drurët

Rregullimi i Kopshteve

71

dhe shkurret e tjera, të veçuara,në grupe ose

masivë, me format e figurave e lule e me

sipërfaqet e barit dekrative do të krijonte në

sipërfaqet e gjelbra kombinimet e

harmonishme dhe shumë të bukura. Një

gardh i tillë me Berberis thumbergiqe gjatë

pranverës e verës ka ngjyrë jeshile të qetë,

ndërsa në vjeshtë merr ngjyrën e kuqe të

flaktë, në sfondin e tapetit të barit, do ta

pasqyronte shumë peizazhin e çdo parku.

Por duhet patur parasysh që sipërfaqet e

gjelbra të mos ngarkohen së tepërmi me

gardhe të gjelbra.

Deri më sot në sipërfaqet e gjelbra të

qendrave tona të banuara në përgjithësi janë

përdorur për gardhe të gjelbër llojet :

ligustër, spirea, inxhia, dafina, dhe rrallë

tuja. Por tek ne gjenden edhe shumëllojte

(mbi 30) të tjera drurësh dhe shkurresh

shumë më dekorative dhe të përshtatshme,

për të formuar gardhe të gjelbra me veprim

dinamik, që akoma nuk janë futur në

ndërtimin e gjelbër.

Në praktikën e ndërtimit të gjelbër njihen

shumë lloje gardhesh të gjalla. Zakonisht ato

mbahen në lartësinë 0.5-2 m dhe në raste të

rralla specifike, sipas qëllimit të vendit ku

krijohen mund të shkojnë deri në 5 m.

Gardhet e gjelbra sipas lartësisë së tyre

mund ti grupojmë në:

a) të luta- bordura

b) mesatare- gardhe të gjalla

c) të larta- mure të gjelbra

d) gardhe të gjalla të kombinuara.

Secili grup mund të lihet me rritje të lirë ose

ti jepen forma të ndryshme. Gardhet e

gjelbra që lihen me rritje të lirë, krijohen me

shkurre që kanë lule të bukura dhe mbillen

zakonisht vetëm në një radhë. Këto gardhe

nuk krasiten, por lihen me rritje të lirë duke

u prerë vetëm ato llastarë që rriten më

shumë dhe që dalin jashtë vijës së

përbashkët të të gjithë gardhit.

Gardhet e gjelbra përdoren zakonisht në

sipërfaqet e gjelbra të stilit gjeometrik dhe

këto krasiten për tu dhënë forma

gjeometrike. Zakonisht përdoren drurë dhe

shkurre të cilat gërshetohen dendur,durojnë

krasitjen dhe pas saj dendësohen edhe më

tepër.

Mund të mbillen në një ose dy ose tre radhë.

a) Bordura. Këto gardhe zakonisht

mbahen deri në 0.5 m lartësi dhe 0.5 m

gjerësi. Përdoren zakonisht në parteret,

për theksim linear të rrugëve dhe për

ndarjen e figurave me lule në sipërfaqet

e gjelbra. Për të krijuar bordura të tilla

mund të përdoren me shume suksese

ligustrat, dafina, mersina, rozmarina, etj.

b) Gardhe të gjalla: lartësia e tyre shkon

deri në 2 m dhe gjen zbatim më të gjerë

në sipërfaqet e gjelbra, jo vetëm si

elementë dekorativ-arkitektonik, por

përdoren edhe si rrethime. Veçanërisht

këto shërbejnë për ndarjen e pjesëve më

të rëndësishme të parqeve e lulishteve,

për formimin dhe theksimin e

gjelbërimit të rrugëve, bulevardeve,

shesheve brigjeve të ujit etj. Me

ndihmën e tyre izolohen, maskohen dhe

Rregullimi i Kopshteve

72

mbrohen terrenet sportive, plazhet,

këndet e lojërave për fëmijë, pishinat, e

të gjitha fasadat e këqija në sipërfaqet e

gjelbra. Me këto gardhe mund të

rrethohen bukur fidanishtet e florës

zbukuruese të drurëve, shkurreve e

luleve.

c) Mure të gjelbra. Kur gardhi lihet më

tepër se 2 metra atëherë ky quhet mur i

gjelbër. Gjatësia e tyre nganjëherë arrin

në 10-15 metra në varësi të qëllimit për

të cilin është krijuar dhe të cilësive

rritëse të bimësisë së përdorur. Muret e

gjelbra përdoren për rrethimin dhe për

dekorimin e gjelbër të kino-teatroveestradave

verore duke ndikuar në fuqinë

akustike të këtyre qendrave. Këto

përdoren gjithashtu për maskimin e

fasadave të këqija brenda ose në afërsi të

sipërfaqeve të gjelbra.

Gardhet e gjalla dhe muret e gjelbra mund të

krijohen edhe me shkurre kacavjerrëse, por

në këtë rast duhet të vendosen mbështetëse

prej druri ose metalike e në mungesë të tyre

mund të përdoren edhe drurë të lartë që i

durojnë hijes dhe peshës së shkurreve

kacavjerrëse si psh: rrapi, bliri, gështenja e

kalit, arra e hindit, tisi, bredhi i bardhë etj.

Gardhe të gjalla të kombinuara. Këto

formohen nga gardhet e gjalla të ulët,

mesatare dhe të larta të cilat vendosen afër

ose ngjitur me njëri tjetrin dhe në këtë

mënyrë krijohen gardhet me shumë kate.

Këto gardhe kanë cilësi më ta larta

dekorative se të tjerat,prandaj meritojnë

përdorim më të gjerë në sipërfaqet e gjelbra

e sidomos për rrethinat e parqeve në

ekspozitat e hapura, stadiume, kinoteatër

verore, pishina, plazhe e shumë objekte të

frekuentimit masiv.

Gjate krijimit të tyre është mirë që radha e

mesit dmth gardhi i gjallë mesatar të krijohet

me shkurre që kanë lule të bukura, kurse

gardhi i përparmë dhe ai i mbrapsëm mund

të jetë me shkurre të tjera, gardhi i pasmë

gjithmonë duhet të krijohet me shkurre me

ngjyrë më të errët me qëllim që në sfondin e

tij, lulëzimi i gardhit mesatar të dalë më në

pah. Zakonisht gardhi i përparmë dhe i

pasmë krijohen me shkurre që kanë më

shumë gjethe dhe që durojnë më tepër

krasitjen.

Gardhi i gjallë i kombinuar bukur do të ishte

psh: gardhi i parë me ligustër, sinensis

(jeshil i çelët), i mesit me berberis thumbergi

që ne vjeshtë duket bukur me gjethet e tij të

kuqërremta; ndërsa gardhi i pasmë mund të

ishte laurus mobilis.

Materiali dekorativ për gardhet

Materiali dekorativ më i përshtatshëm për

mbjelljen e gardheve të gjalla janë drurët

dhe shkurret që kanë shumë gjethe e lule, që

durojnë mirë krasitjen, që kanë sistem

rrënjor të zhvilluar dhe pjesët e mbitokës në

gjendje të mirë.

Për bordurat dhe gardhet e gjalla të formuara

2 ose 3 radhë, fidanët më të mirë janë ata që

kanë një lartësi 30-50 cm. Këtë lartësi e

arrijnë zakonisht fidanët fletore 1-3 vjecarë

dhe fidanët halorë 3-4 vjecë. Prodhimi i

këtyre fidanëve bëhet direkt në farishtore,

duke i radhitur në lartësi të caktuar 25-30

Rregullimi i Kopshteve

73

copë në metër linear për fletorët dhe 35-50

copë/m linear për halorët.

Në rast se në vitin e parë fidanët pas mbirjes,

rriten më tepër se 10 cm atëherë në

pranverën e ardhshme para se të ketë filluar

vegjetacioni, fidanët priten përgjysmë. Në

këtë mënyrë ato lëshojnë degëzim në pjesën

e poshtme të tyre. Në rast se fidanët nuk

kanë një rritje të këtillë atëherë lihen edhe

një stinë dhe priten në pranverën e viti të

dytë.

Për krijimin e mureve të gjelbra përdoren

fidanë të rritur 1.5-2 metra me qëllimtë te

fitohen më shpejt efekti i kërkuar.

Kur është e nevojshme që fidanët të jenë më

të larta se 2 metra atëherë ato merren nga

parcelat e edukimit te fidanishteve të

drurëve dhe shkurreve dekorative.

Gardhet e gjella duhet të krijohen vetëm me

një lloj druri apo shkurreje sepse ndryshe

mbulojnë dhe fshehin cilësitë dekorative të

njeri tjeteri.

Për gardhet me rritje të lira që nuk krasiten

rekomandohen këto lloje drurësh e

shkurresh dekorative: amorfa, veriu,

gladicia,murrizi, bliri, caragana,shkoza

krekëza, hunapi, ligustrat gjithmonë të

gjelbra, marina (t. trendë) dhe bushi.

Për rrethime të ndryshme territoresh,

oborresh ekonomike etj ku kërkohet të

krijohen gardhe të gjalla të pakapërcyeshme

rekomandohet: akacia, gledicia, limoni i

egër murrizi, driza, etj.

Për të krijuar gardhe të gjalla në bimësi

dekorative kacavjerrëse rekomandohen këto

lloje: kulpra, lule maji, lule vile, bignonia,

hardhia e mureve lule sahati, poligonomi,

bungevila (për zonat e ngrohta sidomos në

ato të Sarandës e Vlorës) etj.

Gjelbërimi vertikal

Me gjelbërim vertikal kuptojmë gjelbërimin

me bimësi dekorative kacavjerrëse, të

hyrjeve, rrethimeve pjergullave besedgave,

shkallëve, ndërtesave mureve mbajtës etj.

Nëpërmjet gjelbërimit vertikal mund të

maskohet e zbukurohet edhe pamja e keqe e

godinave të vjetra, mureve e fasadave të

mbajtura keq si edhe e terreneve të gërryer

nga agjentët atmosferikë.

1- Gjelbërimi vertikal i pjergullave. Për

këtë qëllim përdoren 1.2-3 lloje bimësh në

varësi të gjatësisë së pjergullës. Për

pjergullat e shkurtra 30-5 metra zakonisht

përdoret një lloj bime kacavjerrëse e cila

duhet të jetë me cilësi të theksuara

dekorative, me gjethe që në vjeshtë fitohen

ngjyra të bukura dhe me lulëzim të bollshëm

e tërheqës. Të përshtatshme për këtë qëllim

janë sidomos këto lloje: kulprat (të gjitha

llojet), dorëzonjë, lavërdhezë përdredhëse,

polygonum, lule hinke, lule vile, lloje e

trëndafilave kacavjerrës, roza, (multiflora ),

hardhia e mureve, hirthi etj. Për pjergullat

më të gjata përdoren 2-3 lloje bimësh

kacavjerrëse të cilat pasi rriten duhet të

krijojnë forma të dendura natyrore me efekt

lulesh të kombinuara sidomos ngjyrës së

gjetheve. Lulëzimi i tyre është mitë të jetë

afërsisht në një kohë. Kombinimet bukura

shkurresh kacavjerrëse në këto raste mund të

jenë : lonizera sempervivens (me lule

portokalli në të kuqe), me poligonum auberti

Rregullimi i Kopshteve

74

me lule të bardha, ose ampelopsis

quinquifolia dhe sceizandra scinesis. Kur

pjergullat janë në sfond të errët duhet të

gjelbërohen me bimë që kanë lule dhe gjethe

të ngjyrave të çelura ndërsa kur ato janë në

sfond të çelët për gjelbërimin e tyre

përdoren bimë me ngjyra të errtë e nuancat

qelta.

Distanca e mbjelljes së tyre varet nga

veçoritë ë rritjes së vete bimëve. Kështu

kulpra, hardhia e mureve, poligonumi

cellastrisi etj mbillen 0.7 metra larg njëra

tjetrës; dorenza trëndafili etj 1-1.2 metra,

ndërsa ato me rritje të shpejtë e kurorë të

madhe si lule vilja etj 2-3 metra.

Pjergulle e gjelbëruar bukur janë ato që kanë

të gjelbëruar jomë shumë se ¾ e pamjes së

tyre.

2- Gjelbërimi vertikal i qosheve. Gjatë

gjelbërimit vertikal të qosheve duhet që të

mos humbë pamja arkitektonike e tyre,

prandaj gjelbërohet ¼ ose 2/4 3 pamjes së

tyre. Më të bukura duken ato besedka që

janë të gjelbëruara vetëm në një lloj

shkurreje kacavjerrëse ose së shumti në dy

lloje.

Cilësitë dekorative të bimëve kacavjerrëse

duhet të kombinohen edhe me materialin që

është ndërtuar vetë besedka. Psh një qoshe e

ndërtuar me dru të përpunuar mështekne nuk

është mirë të gjelbërohet me bimë

kacavjerrëse me ngjyrë të çelet e lule të

bardha siç është poligonumaliberti. Për

gjelbërimin vertikal të qosheve si bimë më

të përshtatshme janë: kulpra, hardhia e

mureve, lule vilja, dorëzonja, trëndafilat

kacavjerrës hurthi etj.

3- Gjelbërimi vertikal i mureve mbajtëse.

Muret që kanë vlera të pakta dekorative (ato

të punuara me beton, me gurë të

papërpunuar etj )gjelbërohen plotësisht me

bimë dekorative kacavjerrëse, ndërsa muret

me vlera të mëdha dekorative gjithmonë

gjelbërohen pjesërisht. Muret jo shumë të

gjata, dhe deri në 1 metër të larta,të ndërtuar

me gurë të papërpunuar me fugë mund të

gjelbërohen me bimë barishtore si goje ujku,

serum etj.

Muret e ultë dhe të shkurtra 5-8 metra

gjelbërohen vetëm me një lloj bimësie

kacavjerrëse me cilësi të theksuara

dekorative, ndërsa për ato me gjatësi 15-20

metra mund të përdoren 2-3 lloje bimësh.

Gjatë gjelbërimit vertikal të mureve duhet të

mos përdoren dhe të përsëriten forma të

njëllojta bimësh. Mbjellja e bimëve

kacavjerrëse në gjelbërim vertikal të mureve

bëhet në lartësinë 1.3-3 metra larg njëra

tjetrës në vartësi të rritjes së tyre, ndërsa kur

kërkohet efekt i shpejtë i gjelbërimit ato

mund të mbillen edhe më dendur.

Nga bimët kacavjerrëse si më të

përshtatshme për këtë qëllim mund të

përmendim: urthi, hardhia e egër dhe atë të

mureve, laverdhëza përdredhëse,

polygonumin, lule hinka, lule vila, trëndafili

kacavjerrës, vinka, lobelia etj. Këshillohet

që urhi dhe hardhia e mureve të përdoren të

vetmuara dhe jo të përziera me bimët e tjera,

për tju dukur edhe me mirë vetitë dekorative

të gjetheve të tyre.

Rregullimi i Kopshteve

75

4- Gjelbërimi vertikal i skarpateve. Me

bimësi kacavjerrëse gjelbërohen sidomos

skarpatet me pjerrësi të madhe ku nuk ka

tokë dhe ku nuk është e mundur mbjellja e

barit dekorativ. Bimët kacavjerrëse këtu

mund të mbillen jo vetëm ne fund të

skarpatit por edhe në faqet e tij, duke hapur

për këtë qëllim në skarpat gropa në formë

foleje ose vetullore ku hidhet dhe i mirë

vegjetal. Për gjelbërimin vertikal të

skarpateve përdoren kryesisht bimë

kacavjerrëse, që kanë edhe organ për tu

kapur (ventuza) si urthi pertenocizusi etj.

5- Gjelbërimi vertikal i rrethimeve.

Gjelbërohej plotësisht të gjitha llojet e

rrethimeve me vlere të pakët dekorative,

ndërsa ato që kanë forma të bukura

arkitektonike gjelbërohen pjesërisht. Për

gjelbërimin vertikale të rrethimeve mund të

përdoren 4-5 lloje bimësh kacavjerrëse ku

çdo lloj mund të formojë njolla gjelbërim 8-

10-20 metra gjatësi rrethimi. Gjelbërimi

vertikal i rrethimeve kryhet me ato bimë

kacavjerrëse dhe renditja e tyre bëhet si edhe

për gjelbërimin vertikal të mureve mbajtëse

dekorative.

6- Gjelbërimi vertikal i shkallëve.

Zakonisht përdoret vetëm një lloj bimësie e

cila mbillet në fund të shkallëve. Si lloj më

të përshtatshëm për këtë qëllim mund të

përmendim; parthenocisuzi, dorëzonja,

poligonum, kulpra, dhe trëndafili

kacavjerrës etj si edhe bimët kacavjerrëse

1vjecare si : hipomea, phaseolus etj

7- Gjelbërimi vertikal i godinave. Këtu ka

për qëllim theksimin arkitektonik të tyre,

timbaje freskët ose të maskoje pjesën e

pasuvatuar të fasadave e rrjedhimisht ti

mbrojë ato edhe nga agjentët atmosferikë

(reshje ngrica etj). Gjelbërimi vertikali

godinave mund të kryhet në njërën anë të

tyre (në qoshe) ose në të dyja anët e saj (kur

godina nuk është më tepër se 15-20 metra e

gjatë). Në rastin e dytë ku mund të jetë:

a- me shiritat vertikal gjelbërimi të krijuara

në të dy anët e godinës (për godinat

shumëkatëshe tip kulle)

b- me shirita gjelbërimi në pjesën qendrore

të fasadës.

c- me shirita vertikal gjelbërimi në gjithë

gjatësinë e katit të pare të godinës.

Në fasadat me sipërfaqe të vogla krijohen

njolla gjelbërimi më të vogla, ndërsa në ato

me sipërfaqe më të madh dhe të zgjatur

krijohen njolla gjelbërimi më të mëdha. Në

të dyja rastet njollat e gjelbërimit vertikal

duhet të kenë forma te çrregullt.

Janë të njohura edhe rastet, kur gjelbërohet

plotësisht gjitha fasade përveç dritareve. Si

bimë kacavjerrëse më të përshtatshme për

këtë qëllim për godina deri në tre kate dhe

për katin e poshtëm dhe të pare të godinave

më të larta,mund të përmendim:

Nga bimët me lule të bukura: aristolocia,

polygonum, kulpra, ta gjitha lloje, trëndafilat

kacavjerrës, etj.

Nga bimët me gjethe dekorative dhe

dekorativ-frutorë actinidhia kolonipta,

partenocisus të të gjitha llojeve,urthi etj.

Për godinat me më shumë se 3 kate:

Rregullimi i Kopshteve

76

Nga bimë me lule të bukura aristolociaa, lule

vile, kulpra, greaca, polygonum, trëndafili

kacavjerrës, tekoma, etj

Nga bimët me gjethe dekorative dhe me

fruta: partenocisus i të gjitha llojeve,urthi i

të gjitha llojeve, hardhia e egër etj.

Për bimët që nuk kanë organe për tu kapur

bëhen kapëse të veçanta litari ose teli. Për

tërheqjen e këtyre në fasadë vendosen tako

duke filluar nga 40-50 cm mbi tokë dhe

pastaj në çdo 2m deri në lartësinë e

dëshiruar.

Për këtë qëllim mund të përdoren edhe rrjeta

teli ose druri të kapura në tako 10-15 cm

larg fasadës së murit.

Mbjellja e bimëve me gjelbërim vertikal.

Mbjellja në gropa. Ato hapen me përmasa

40x40x40 cm dhe larg mureve 40-50cm. Në

rast së tok është e varfër dhe duhet hedhur

tokë e mirë, përmasa e gropave duhet më e

madhe:50x50x50 cm ose 60x60x60 cm.

Rregullat e mbjelljes janë të njëllojta si edhe

ne mbjelljen e shkurreve.

Mbjellja në arka. Përgatitet 3-4 javë më

përpara dheu i arkës me këtë përzierje: një

pjesë pleh gjethesh, një pjesë toke livadhi,

një pjesë rërë, ose 4 pjesë kompost, një pjesë

torfë, një pjesë rërë dhe një pjesë pleh stalle

i dekompozuar mirë.

Arka gjatë mbjelljes së fidanit mbushet edhe

me dhe deri në 20 cm më pak se lartësia e

saj. Mbjellja e bimëve mund të bëhet me

fidanë ose farë direkt në arkë.

Shtrirja dhe klasifikimi i sipërfaqeve të

gjelbra.

Shtrirja e siperfaqeve të gjelbra në territorin

e qendrave të banuara.

Të gjitha sipërfaqet e gjelbra, parqe lulishte

etj si brenda ashtu jashtë qendrave të

banuara formojnë sistemin e gjelbër të

këtyre qendrave. Ky sistem duhet tu

përgjigjët plotësisht 2 kërkesave themelore:

d) të jetë i shpërndarë proporcionalisht në

territorin e qendrave të banuara.

e) Sipërfaqet e gjelbra që përbëjnë këtë

sistem, duhet të jenë të lidhura

organikisht midis tyre, nëpërmjet

gjelbërimit të rrugëve bulevardeve,

shëtitoreve e shiritave të gjelbëruar në

rrjetën rrugore të qendrave të banuara.

Në qendrat e banuara nuk është më i

rëndësishëm sigurimi i normativave

sipërfaqe e gjelbër /banor, sesa mënyra si

është shpërndarë ky gjelbërim në territorin e

këtyre qendrave.

Kuptohet se në qendrat e banuara, më shumë

gjelbërim duhet të ketë në vendet kryesore të

tyre dhe në zonat industriale, se sa në

periferi të qyteteve. Në përcaktimin e

territoreve që duhen gjelbëruar para së

gjithash duhet marrë parasysh kushtet

natyrore. Në përgjithësi për sipërfaqe të

gjelbëruara parashikohen toka jo prodhuese,

vendet moçalore, terrenet kodrinore dhe ato

afër lumenjve,liqeneve etj që ndodhen

brenda ose jashtë territorit të qendrave të

banuara.

Rregullimi i Kopshteve

77

Njihen këto skema për shpërndarjen e

sipërfaqeve të gjelbra në qendrat e banuara:

1- Skema e shpërndarjes proporcionlae

(formë shahu). Kjo skemë zakonisht

përdoret në qendrat e banuara që nuk

kanë veçori specifike terreni dhe klime.

Sipas kësaj skeme sipërfaqet e gjelbra

duhet të shpërndahen pak a shumë në

mënyrë të barabartë në të gjitha lagjet e

qendrës së banuar.

2- Skema e shpërndarjes na formë

brezash ose unazore. Përdorimi i kësaj

skeme siguron përmirësimin e kushteve

mikroklimatike në qendrat e banuara që

përshkohen nga rryma të forta ajri. Për

parandalimin e veprimit negativ të

këtyre rrymave, sistemi i gjelbër në këto

qendra banimi parashikohet në formë

brezash në largësi të caktuar midis tyre

në varësi të fuqisë dhe drejtimit të

rrymave të ajrit.

3- Skema e shpërndarjes në formë

rrezesh. Sipas kësaj skeme sistemi i

gjelbër në qendrat e banuara përbëhet

nga sipërfaqe të gjelbra në formë rrezesh

të zgjatura nga qendra në periferi të

qyteteve. Nëpërmjet kësaj skeme kryhet

jo vetëm lidhja e gjelbërimit të qendrave

të qyteteve me parqet, lulishtet dhe

natyrën në periferi të qyteteve, por u

sigurohet qendrave të banuara edhe

ajrim i efektshëm natyror sepse ajri i

pastër i natyrës kalon periferinë dhe drejt

në qendrën e qyteteve. Sipërfaqet e

gjelbra të Tiranës, Vlorës, etj pak a

shumë i afrohen kësaj skeme

shpërndarëse.

Por problemet e gjelbërimit të qendrave të

banuara zgjidhen plotësisht me përdorimin e

skemës së kombinuar e cila përfshin të tre

skemat e përshkruara më sipër. Përdorimi i

kësaj skeme siguron plotësisht përdorimin e

kushteve higjeno-klimatike në territorin e

qendrave të banuara është më funksionale

dhe krijon kushte të përshtatshme për

pushim, çlodhje dhe argëtim të kulturuar.

Këto qendra formojnë vetëm parimin bazë të

ndërtimit të qendrave të gjelbër, por në

praktikë plani i sistemit të gjelbër të

qendrave të banuar përgatitet duke u

mbështetur në shumë faktorë dhe veçori

konkrete siç janë: madhësia dhe karakteri i

qendrës së banuar (industrial, kurativ,

pushimi etj) i bimësisë dhe sipërfaqeve ujore

ekzistuese (pyje, liqene, lumenj etj) i

kushteve klimatik-tokësore (era, reshjet,

relievi i terrenit etj). Në mbështetje të këtyre

veçorive është kryer dhe gjelbërimi i

qendrave të banuara në vendin tonë.

2.11. Klasifikimi i qendrave të banuara.

Sipërfaqet e gjelbra klasifikohen si më

poshtë:

1. sipërfaqe të gjelbra me përdorim

shoqëror të përgjithshëm.

2. sipërfaqe të gjelbra me përdorim të

kufizuar.

3. sipërfaqe të gjelbra me karakter special.

1-Sipërfaqe të gjelbra me përdorim

shoqëror të përgjithshëm. Në këtë grup

bëjnë pjesë të gjitha territoret e gjelbëruara

të cilat vazhdimisht frekuentohen nga një

numër i madh pushuesish dhe njerëzish të

Rregullimi i Kopshteve

78

zakonshëm. Këtu hyjnë : parqet e kulturës

dhe çlodhjes, parqet publike të qyteteve,

sheshet e lojerave dhe parqet e fëmijëve,

lulishtet në qendër dhe para institucioneve

kryesore të qyteteve, gjelbërimi i rrugëve e

bulevardeve dhe parqet pyjore.

Parku i kulturës dhe çlodhjes. Ai siguron

pushimin dhe çlodhjen aktive të punëtorëve.

Parqe të tilla mund të ndërtohen në qendrat e

banuara me popullsi 20 000-50 000 banorë e

më tepër si Tirana, Vlora, Korca, Shkodra

etj. Në këto vende ka vite që kanë filluar

ndërtimi i tyre ndërsa në qendrat e banuara

me popullsi më të vogël mund të

organizohen disa nga objektet e këtyre

parqeve. Sipërfaqja minimale nuk duhet të

jetë më pak se 8-10 ha.

Për ndërtimin e një parku të tillë duhen patur

parasysh këto kërkesa:

Vendi të jetë afër qendrës së qytetit dhe larg

zonave industriale, i mbrojtur nga erërat dhe

korrentet e forta të ajrit dhe të sigurohet

transporti i përshtatshëm nga të gjitha lagjet

e qytetit.

Terreni të ketë një reliev të tillë që të krijojë

një pamje sa më tërheqëse.

Territori i parkut të kulturës e çlodhjes

ndahet në dy zona kryesore: a) në zonën e

pushimit aktiv dhe b) në zonën e pushimit të

qetë. Në zonën e pushimit aktiv

rekomandohet të parashikohen të gjitha

ambientet e përdorimit masiv për një pushim

më të gjatë si: kinematë, estrada,, sheshe

vallëzimi, terrene sportive etj. Kjo zonë

zakonisht kompozohet sipas stilit gjeometrik

ose stilit të kombinuar, ndërsa zona e

pushimit të qetë kompozohet në stilin

peizazhist. Në zonën e pushimit të qetë

parashikohen ambiente të një rëndësie më të

vogël se sa në zonën e parë (besedka, tenda,

pjergulla, sheshe panoramike, sipërfaqe

ujore, vende leximi në natyrë etj).

Zakonisht zona e pushimit aktiv parashikohet

afër hyrjeve kryesore të parkut, të cilat

mund të jenë 1 ose më shumë. Në këtë zonë

duhet të sigurohen kushtet e nevojshme të

shërbimit të qytetarëve. Kështu duhet të

ketë: ujë të mjaftueshëm për të pirë e për

vaditje, të organizohet shërbimi i mbledhjes

së plehrave, gjetheve dhe degëve të

dëmtuara si dhe pastrimi në raste dëbore. Me

ndarjen e territorit të parkut nuk duhet

kuptuar ndarja e tij në zona me kufi ose

rrethime të veçanta. Kjo ndarje është teorike.

Zonat të shkrihen midis tyre me qëllim që të

Rregullimi i Kopshteve

79

fitohet një kompozim harmonik i gjithë

parkut.

Përshkrimi i ambienteve të nevojshme në

parkun e kulturës e të çlodhjes përcaktimi i

përmasave dhe numri i tyre varen nga

madhësia, kushtet konkrete të terrenit të

parkut, vendvendosja e tij në territorin e

qendrës së banuar, etj.

Në rast se parku ndodhet afër sipërfaqeve

ujore, atëherë parashikohen më shumë

ambiente të tilla si: plazhe, vende për lojëra

e argëtime, vepra sportive uji etj; në rast se

ai ndodhet në terren kodrinor e malor

parashikohen më tepër ambiente të sporteve

dimërore dhe kur parku ndodhet në qendër

të qendrave të banuara parashikohen më

shume vepra pushimi e çlodhjeje se sa kur ai

ndodhet në periferi të qyteteve.

Kështu territori i parkut të kulturës e çlodhjes mund të ndahet në zonat si më poshtë:

Nr Zona e parkut Sipërfaqja në %

Rrugë, rrugica,

sheshe, ndërtesa

Sip. e barit dhe

lëndinave

Sip. e mbjellë me

drurë dhe shkurre

1 Zona e ambienteve

sociale kulturore

35 25 40

2 Zona e ambienteve

sportive

40 25 35

3 Sektori fëmijëve 20 30 50

4 Zona e pushimit të qetë 10 30 60

5 Sektori ekonomik 5 30 20

Si mesatare e përgjithshme 15-20 25-30 55-60

Tabela 2.1 : Ndarja e zonave te gjelbëruara

Me sektor ekonomik kuptojmë sektorin e

mirëmbajtjes së parkut.

Parqet publike. Forma më e përhapur e

gjelbërimit të qendrave të banuara tek ne

janë parqet publike, të cilat ndodhen

zakonisht në qendër të qyteteve, ndërsa në

qytetet e mëdha si Tirana, Shkodra, Korca,

Vlora etj, ato mund të ndodhen edhe në

lagjet e tyre dhe në këtë rast mund ti quajmë

parqe rajonale.

Zakonisht parqet publike ndërtohen në

varësi të madhësisë së vetë qëndresë së

banuara, ndërtohen në sipërfaqe nga 1-6 ha.

Popullsia që do ta shfrytëzojë këtë park nuk

duhet ta ketë atë më larg se 0.5-1 km.

Sipërfaqja e parqeve publike duhet të

përcaktohet na atë madhësi që çdo

frekuentuesi ti takojë rreth 60m2 sipërfaqe e

parkut, ndërsa për parqet e mëdha 40m2 ose

respektivisht 150 dhe 225 frekuentues çdo 1

ha.

Parqet publike mund ti ndajmë në dy grupe:

1- parqe publike për qëllim pushimi dhe

shëtitjeje

2- parqe publike ku parashikohen të

ndërtohen edhe ambiente shoqërore si

kafene, sheshe lojërash, etj

këtu proporcioni midis sipërfaqeve të

veçanta, varet nga qëllimi i vetë këtyre

sipërfaqeve të gjelbra.

Për grupin e parë sipërfaqja e gjelbëruar me

drurë dhe shkurre, lule dhe bar dekorativ

duhet të zërë 70-75% të të gjithë sipërfaqes

Rregullimi i Kopshteve

80

së parkut, rrugët e sheshet 28%, ndërtesat

dhe ambientet e tjera 1-2 %. Për grupin e

dytë, sipërfaqja e gjelbëruar duhet të zërë

60-65%, rrugët e sheshet 20-30% dhe

ndërtesat e ambientet e tjera jo më shumë se

5-10%.

Në parqet publike duhet të sigurohen para së

gjithash kushtet e nevojshme për një pushim

të plotë të popullsisë së qyteteve. Prandaj ato

duhet të pajisen me elementët e nevojshëm

si : sistem dhe shtresa rrugore të

mjaftueshme e të përshtatshme, vepra arti e

elementë arkitektonikë, stola të

përshtatshëm , ndriçim dekorativ, etj.

Gjelbërimi i parqeve publike duhet të bëhet

në harmoni me gjithë elementët e tjera të

këtyre sipërfaqeve. Zakonisht ky kryhet

nëpërmjet gjelbërimit të territorit me grupe

drurësh e shkurresh duke zgjedhur llojin me

karakteristika dekorative (forma kurore,

gjethesh e lulesh,,periudhë lulëzimi etj) dhe

llojet me lule shumëvjeçare e stinore që

vendosen në pjesët e ndryshme të këtyre

sipërfaqeve. Periferia e parkut publik duhet

të rrethohej me gjelbërim të dendur me

qëllim që të fitohet një izolomi i plotë midis

parkut dhe rrugëve e bulevardeve plot

zhurmë të qyteteve.

Kompozimi i parqeve publike zakonisht

arrihet nëpërmjet përdorimit të stilit të

kombinuar. Stili gjeometrik përdoret vetëm

në hyrjen kryesore ose në pjesën qendrore të

parkut, atje ku ai lidhet me rrugët,

bulevardet sheshet ose ndërtesat shoqërore

të qytetit.

Është e domosdoshme që territori i parqeve

publike të mos përshkohet nga rrugë të

trafikut automobilistik.

Sheshe lojërash dhe parqe për fëmijë.

Sheshe lojërash quhen ato që janë të pajisura

me lojëra për fëmijë si: lisharëse, tundëse,

gropa rëre, trare ekuilibri, rrotullueset etj.

Këto parashikohen në të gjitha parqet,

lulishtet, dhe hapësirat midis blloqeve të

banimit në qytete. Sipërfaqja e tyre duhet të

parashikohet në atë mënyrë që çdo fëmije ti

takojë 10 m 2 e nevojshme është gjithashtu

që sheshet e lojërave për fëmijë të

organizohen në çdo 250 metra, largësi nga

njëri tjetri, të jenë larg rrugëve

automobilistike e bulevardeve dhe të

izoluara me bimësi të dendur.

Parqet e lojërave janë veçanërisht të

domosdoshme në pjesët qendrore të qyteteve

të cilat paraqiten me popullsi të dendur.

Parqet për fëmijë duhet të organizohen në

afërsi të pallateve ose shtëpive të pushimit.

Këto përfaqësojnë territore të gjelbëruara me

qëllim: për lojëra, argëtim, aktivitete

sportive etj.

Vendi i zgjedhur për park fëmijësh duhet të

ketë mesatarisht një sipërfaqe deri 5 ha, e

cila zakonisht ndahet në këtë mënyrë:

ndërtesa 5 %

sheshe lojërash 20 %

sektori mësim dhe edukim 5 %

sheshe shkollore 5 %rrugë e rrugica 7 %

sektori i fiskulturës (basene, pishina,

dushe etj) 3 %

Rregullimi i Kopshteve

sipërfaqe e gjelbëruar 55 %

81

për gjelbërimin e territorit të këtyre parqeve

me drurë, shkurre. Lule e bar dekorativ

duhet të zgjidhen lloje të përshtatshme të

bimësisë dekorative, duke mos përdorur

asnjëherë llojet e bimësisë me gjemba ose

ato helmuese.

Gjatë krijimit të parqeve për fëmijë duhet të

kemi parasysh për tu vendosur edhe

elementët arkitektonikë të cilat paraqesin

interesim nga fëmijët si psh: kasollet e

vogla, shkallë druri, e në mënyrë të veçantë

zbukurime me skulptura si vazo dekorative,

stola, ndriçues dekorativë të përshtatshëm

etj.

Kompozimi arkitektonik i parqeve të

fëmijëve duhet të jetë i qartë dhe orientativ

për fëmijët. Për këtë qëllim më i

përshtatshëm do të ishte përdorimi i stilit të

kombinuar. Parqet e fëmijëve duhet të

izolohen nga qytetet, nëpërmjet masivëve të

gjelbëruar.

Lulishtet. Lulishte quhen ato territore të

gjelbëruara me sipërfaqe më të vogël se sa

parqet 0.3-0.5 ha. Shërbejnë për një pushim

më të shkurtër të punëtorëve apo studentëve.

Lulishtet mund të jenë të shpërndara në

territorin e qyteteve, mund të bëhen vetëm

për formimin arkitektonik të shesheve

qendrore ose për të orientuar lëvizjen e

kalimtarëve dhe të trafikut të qyteteve.

Pikërisht në varësi të këtyre ato mund ti

ndajmë në tre grupe kryesore:

a) lulishte në sheshet kryesore të qyteteve

si psh lulishtja në qendër te Tiranës.

) Lulishte pranë institucioneve qendrore,

kryeministrive, ministrive apo bashkive

c) Lulishte në blloqe banimi

Megjithëse me sipërfaqe të vogël, territoret e

lulishteve të gjelbëruara me drurë, shkurre,

lule, sipërfaqe bari dekorativ dhe me

elementë arkitektonikë e vepra arti, kanë një

rëndësi të madhe sidomos për pjesët

qendrore të qyteteve ku sipërfaqet e

gjelbëruara janë të pakta dhe ku këto

krijojnë kushte të favorshme mikro

klimatike.

Lulishtet në sheshet qendrore të qyteteve

mund të jenë në mes të sheshit kur ky është

në formë katrore ose rrethi, në fund të

sheshit kur ky është në forma të zgjatura dhe

të shpërndara kur sheshi ka forma të lira.

Në blloqet e banimit lulishtet vendosen

midis hapësirave të ndërtesave të banimit.

Lulishtet në varësi të vendit ku ndodhen

mund të kompozohen duke përdorur stilin

gjeometrik, peizazhist ose atë të kombinuar.

Përdorimi i stilit gjeometrik zakonisht gjen

zbatim na sheshet qendrore të qyteteve dhe

në ato me sipërfaqe të vogël (0.2-0.5 ha),

ndërsa në ato me sipërfaqe më të madhe

mund të përdoret stili peizazhist ose ai i

kombinuar.

Për gjelbërimin e lulishteve rekomandohen

lloje drurësh e shkurresh dekorative të cilat

krijojnë hije dhe karakterizohen me formë

kurore, lule dhe gjethe të bukura si: bliri,

mështekna, gështenjë e egër, frashër, kunap,

panjë, mimozë, hibiskus, oleandër etj. Kur

lulishtja ndodhet në sheshet qendrore të

qytetit gjelbërimi i saj zakonisht kryhet me

Rregullimi i Kopshteve

82

përdorimin e sa më shumë shkurreve, luleve,

dhe sipërfaqe bari dekorativ, ndërsa në

lulishtet e lagjeve të baimit mund të

përdoren më shumë drurë dhe shkurre

dekorative.

Gjatë projektimit të lulishteve mund të

përdoret si normë orientuese 2-3m 2

sipërfaqe lulishte për banor. Por e

rëndësishme këtu është që të përcaktohet një

raport sa më i drejtë midis shesheve, rrugëve

dhe gjelbërimit të lulishteve. Si normativë

në këta rast do të rekomandonim: sipërfaqja

e rrugëve dhe shesheve të mos jetë më

shumë se 25%, sipërfaqja e gjelbëruar jo më

pak se 40%, pjesa tjetër duhet të jetë me

ndërtime e vepra arti.

Lulishtet më tepër se të gjitha sipërfaqet e

gjelbra frekuentohen në orët e mbrëmjes.

Pikërisht për këtë duhet treguar një kujdes i

madh për ndriçimin artificial. Zbukurimi

skulpturor i lulishtes duhet të ketë paraqitje

dinamike (rasti i monumentit të Skënderbeut

në qendër të Tiranës), ose paraqitje më të

qetë. Mund të vendosen në mes të lulishtes,

ose në një pjesë të ndryshme të saj, në varësi

të kompozimit arkitektonik.

Gjelbërimi i rrugëve, bulevardeve dhe

brigjeve ujore. Gjelbërimi i rrugëve,

bulevardeve dhe brigjeve ujore ka rëndësi të

madhe higjenike dhe estetike për qendrat e

banuara. Nëpërmjet tij krijohen kushte të

përshtatshme mikroklimaterike dhe

zbukurohen ndërtimet arkitektonike.

Për planifikimin e drejtë të gjelbërimit të

rrugëve e bulevardeve duhet patur parasysh

profili i tyre i tërthortë dmth përmasa e

trasesë së rrugës, trotuarit, vendit për ecje të

këmbësorëve dhe sipërfaqeve të gjelbra.

Parimi bazë këtu është që të ndahet me

gjelbërim rruga nga trotuari i këmbësorëve.

Për këtë qëllim mund të përdoren drurë në

radhë dhe shirita me bar dekorativ të

kombinuar me drurë dhe shkurre dekorative.

Largësia midis drurëve dekorativë,

përcaktohet në bazë të rritjes së tyre e

veçanërisht të madhësisë së kurorës. Kjo

zakonisht shkon 5-8 metra. Shiritat e gjelbër

me bar duhet të kenë të paktën 2-2.5 metra

gjerësi dhe 50-75-100 me gjatësi sipas rastit.

Duke ditur kushtet e papërshtatshme në të

cilat ndodhte bimësia dekorative në rrugë e

bulevarde, e rrethuar dhe izoluar nga

shtresat rrugore e trotuaret, në prani të ajrit

të ngopur me tymra, pluhur etj, të

temperaturës së lartë gjatë verës, zgjedhja e

bimësisë dekorative ka një rëndësi shumë të

madhe për arritjen e efektit estetik e

mikroklimatike të kërkuar.

Drurët dekorativë të gjelbërimit të rrugëve

duhet të jenë të tilla që të mos u krijojnë

shumë hije banesave nga të dyja anët e

rrugësve; disa lloje drurësh që janë të lartë

dhe që zhvillohen me kurora të mëdha duhet

të krasiten shpesh.

Për të lejuar pamjen e automjeteve sidomos

nëpër kthesat e rrugëve është e

domosdoshme që qoshet kryesore të rrugëve

e bulevardeve të mos gjelbërohen me drurë

dekorativë rrugorë.

Gjate gjelbërimit të rrugëve e bulevardeve

duhet të kemi parasysh edhe çështjet që kanë

Rregullimi i Kopshteve

83

të bëjnë me formimin arkitektoniko

urbanistik dhe me trafikun e rrugëve të

bulevardeve. Çdo rrugë e bulevard në varësi

të profilit që ka është e domosdoshme të

gjelbërohet me një lloj druri dekorativ. Këtu

bëjnë përjashtim shkurret të cilat duhet të

jenë të shumëllojshme.

Drurët që gjelbërojnë rrugët e bulevardet

mbillen në shiritat e gjelbëruar ose kur nuk

ka të tillë, mbillen drejt e në shtresën e

trotuarit deri 0.7 m largësi nga buza e rrugës,

në gropa me përmasa 80x80x80 cm ose

1x1x1.

Gjelbërimi i rrugëve e i bulevardeve varet

shumë nga orientimi i tyre. Në rrugët me

orientim veri-jug gjelbërimi duhet të kryhet

nga të dyja anët dhe për këtë qëllim

zakonisht përdoren drurë të lartë, ndërsa në

ato me orientim lindje-perëndim në disa

raste mund të pranohet gjelbërimi i tyre

vetëm në një anë, në anën jugore e cila

preferohet më shumë nga kalimtarët se është

e ekspozuar në diell.

Gjatë gjelbërimit të rrugëve e bulevardeve

duhet të kemi parasysh gjithashtu edhe

ndërtimet e nëndheshme (kanalizim,

ujësjellës, gazsjellës, kabllot elektrike e

telefonike etj) me qëllim që të mos pengojnë

njëra tjetrën.

Me qëllim që ndërtimet e nëndheshme të

mos pengojnë rritjen dhe zhvillimin e

bimësisë dekorative dhe që kjo e fundit të

mos rrezikojë shembjen e rrjetës së këtyre

ndërtimeve, është e nevojshme që projektet

e gjelbërimit dhe ato të ndërtimeve të

nëndheshme të koordinohen midis tyre.

Për këtë në teknikën e ndërtimit të gjelbër

është pranuar që bimësia dekorative gjatë

rrugëve e bulevardeve të mbillet në këto

largësi, larg rrjetës së ndërtimit të

nëndheshme:

Nga tubat e ujësjellësit kanalizimit dhe

rrjetës elektrotelefonik, drurët duhet të jenë

2 metra larg, ndërsa shkurret 0.7 metër.

Nga shtyllat e ndriçimit rrugor duhet të kenë

jo më pak se 3 metra largësi dhe për shkurret

kjo është e parëndësishme.

Që të arrihet efekti i shpejtë rekomandohet

që gjelbërimi i rrugëve dhe bulevardeve të

kryhet me drurë e shkurre shumëvjeçare të

cilët rriten dhe mbahen në parcela të veçanta

në fidanishtet e florës dekorative.

Gjelbërimi i brigjeve ujore krijon

gjithashtu kushte të përshtatshme për

pushim e shëtitje. Ky varet nga

konfiguracioni i terrenit e struktura tokësore

e bregut. Kështu ndërsa terrenet e pjerrëta

kompozohen duke krijuar tarraca të lidhura

me shkallë e sheshe pushimi, terrenet e

rrafshëta kompozohen duke ndërtuar rrugë e

shëtitore deri në afërsi të buzës së ujit.

Gjelbërimi i brigjeve ujore mund të kryhet :

a) në formë simetrike kur qendra e banuar

ose e pushimit ndodhet në të dyja anët e ujit

dhe b) në formë josimetrike kur qendra e

banuar është e vendosur nga njëra anë e ujit.

Parqet-pyjore. Quhen sipërfaqet e mëdha

(200-200 ha)të gjelbëruara me masivë

pyjorë natyrorë ose artificialë në afërsi të

qendrave të banuara, të cilat shërbejnë për

Rregullimi i Kopshteve

84

pushimin masiv një ose 15 ditor të

popullsisë së qendrave të banuara.

Për projektimin e një parku pyjor duhet të

kemi parasysh : ruajtja e peizazhit ekzistues

dmth ruajtja e masivëve ekzistues drusorë,

lëndinave, përrenjve, liqeneve e vendeve

shkëmbore, pikave të shikimit, korridoreve

të lira etj.

Në parqet pyjore norma e sipërfaqes për çdo

banor nuk është më pak se 400-500m2 ose

20-25 vetë /ha. Kjo varet nga konfiguracioni

i terrenit. Kështu në një park natyror me

terren shkëmbor si në atë të malit të Dajtit

në Tiranë, kjo normë mund të rritet 500-

2000 m2 për frekuentues.

Në kompozimin e parqeve pyjore duhen

patur parasysh këta faktorë kryesorë:

Vendndodhja e tij në territorin e

qendrës së banuar

Relievi dhe veçoritë e terrenit

Zonifikimi i territorit të parkut

Rrjeta rrugore

Masivët e gjelbër të bimësisë

Frekuentimi

Vendndodhja relievi dhe veçoritë e terrenit

të parkut pyjor në territorin e qendrës së

banuar përcaktojnë lidhjen e tij me qytetin

dhe rolin e trafikut që duhet përdorur për

lëvizjen e njerëzve nga qyteti në territorin e

parkut pyjor.

Elementët karakteristikë natyrore të terrenit

si: lumenj, përrenj, liqene, shkëmbinj,

lëndina etj duhet të theksohen akoma më

tepër duke parashikuar në to: hotele, bufe,

restorante, terrene sportive etj. Sipas

veçorive te terrenit dhe konfiguracioni të tij

parku pyjor ndahet në këto zona: 1)zona e

pushimit ditor, 2) zona e pushimit më të

gjatë 3) zona e sportit dimëror kur parku

ose pylli ndodhet në zona malore dhe 4)

zona e sportit ujor kur ky ndodhet në zona

bregdetare.

Gjatë kompozimit të parkut pyjor duhet

patur parasysh që ai të mos ngarkohet shume

me rrugë automobilistike; këto të jenë vetëm

për furnizimin e ambienteve sociale.

Në përgjithësi sistemi rrugor duhet të

kompozohet sipas stilit peizazhist, që ato ti

afrohen sa më shumë natyrës dhe të ndjekin

konfiguracionin e terrenit të parkut, të jenë

orientuese dhe të lehtësojnë kalimin e

frekuentuesve në pjesët e ndryshme të tij.

Gjatë kompozimit të parkut pyjor duhet te

kemi parasysh edhe lidhja e harmonizuar e

tij dhe e elementëve që e përbëjnë atë me

natyrën që e rrethon parkun.

Për kompozimin arkitektonik të parkut pyjor

mund të përdoren këto normativa orientuese

për të gjithë territorin.

Masivë drurësh e shkurresh dhe sipërfaqe

bari 90-93%

Rrjetë rrugore e terrene sportive 2.5-4%

Sipërfaqe ujore me qëllime sportivedekorative

5-6%

Ndërtesa shërbimi dhe godina ekonomike

2.5-3%

Rregullimi i Kopshteve

85

Rëndësi të madhe në parqet pyjore ka

trajtimi i bimësisë. Masivët pyjorë halorë

krijojnë peizazh gjithmonë të gjelbër e kjo

veçori veçanërisht në dimër, ndërsa fletorët

(bli, mështeknë, ah, lisi etj) krijojnë peizazh

stinor hijezim, më të plotë dhe si të tillë

përshtaten shumë për rajonet jugore me

klimë të thatë.

Peizazh dhe efekt të madh ngjyrash gjatë

katër stinëve të vitit krijojnë masivët e

përzier.

Deri më sot në vendin tonë parqe pyjore

kanë filluar të ndërtohen në Tiranë, parku i

madh i Dajtit, parku Rinia, në Shkodër

Kodra e Tepes, në Gjirokastër Parku Viroi

etj.

2. Sipërfaqe të gjelbra me përdorim

shoqëror të kufizuar. Këtu bëjnë pjesë ato

sipërfaqe të gjelbra të cilat shfrytëzohen

vetëm nga një pjesë e popullsisë së qendrave

të banuara që është e lidhur direkt me to. Të

tilla janë territoret e gjelbëruara rreth

shtëpive 1-2 katëshe me përdorim

individual, gjelbërimet e territoreve të

godinave,çerdheve, gjelbërimet e qendrave

shëndetësore kurative të qendrave

industriale, të fermave etj.

Gjelbërimi i blloqeve të banimit. Zhvillimi

gjithnjë e më i madh i qendrave të banimit

nxjerr në dritë sistemimin dhe gjelbërimin e

hapësirave midis blloqeve të banimit. Ky

problem paraqitet më i vështirë për tu

zgjidhur në lagjet e vjetra të banimit ku

ndërtesat ndodhen shumë afër me njëra

tjetrën. Në përgjithësi gjelbërimi i

hapësirave midis blloqeve të banimit në

lagjet e reja, bëhet për pushimin dhe

çlodhjen e banorëve përreth tyre. Këtu

gjelbërimi zë 48-60% të të gjithë territorit të

qendrës së banuar. Gjatë ndërtimit të lagjeve

të reja dhe rikonstruksionit të atyre të vjetra

dallojmë dy tipa hapësirash: oborre që i

përkasin një grupi shtëpish ose një blloku

prej rreth 200-300 apartamentesh (800-1200

banorë) dhe park qendror mikro-rajonal që i

shërben një rajoni të vogël (5000-12000

banorë).

Gjatë kompozimit të oborreve që i përkasin

një grupi shtëpish, pjesa e gjelbëruar duhet

të jetë rreth 40% e gjithë sipërfaqes së

oborrit. Sistemi rrugor duhet të jetë i

përshtatshëm dhe sa më i përdorshëm.

Zakonisht parashikohen ambiente të tilla:

sheshe për lojëra fëmijësh, sheshe pushimi

për të rritur, vende për tharjen e rrobave,

vende për grumbullimin e plehrave, etj.

Bimësia dekorative për gjelbërimin e këtyre

oborreve duhet të zgjidhet në përshtatje me

kushtet klimaterike dhe tokësore. Drurët e

lartë në përgjithësi duhet të vendosen nga

ana perëndimore e fasadave të banesave,

ndërsa ata të ulëtit e veçanërisht shkurret

nga ana e fasadave veriore.

Një vendosje e tillë bëhet me qëllim që

banesat të jenë më higjenike të hyjë dielli në

to dhe të pengohet rrezatimi i fortë i tij në

orët e mbas dite.

Parku qendror mikro-rajonal përfaqëson një

qendër të përbashkët të të gjitha oborreve

brenda një lagjeje dhe zë afërsisht 60% të të

gjithë sipërfaqes së oborrit. Në të zakonisht

parashikohen objekte të tilla si: sheshe të

veçanta për fëmijë të vegjël dhe të moshës

Rregullimi i Kopshteve

86

parashkollore, sheshe për të rinjtë dhe për të

rritur. Kur parku mikro-rajonal është me

sipërfaqe më të madhe (0.6-0.7 ha)atëherë

mund të parashikohen edhe terrene sportive

të cilat duhet të vendosen të paktën rreth 20

m larg godinave të banimit.

Gjatë kompozimit arkitektonik të parkut

mikro-rajonal duhet të kemi parasysh

kushtet reale të terrenit dhe në mbështetje të

kësaj të parashikohen ambientet e

nevojshme për pushim, çlodhje e argëtim të

banorëve. Në këtë park mund të

parashikohen edhe vepra arti e elementë

arkitektonikë. Gjelbërimi i parkut duhet ti

përgjigjet lartësisë së ndërtesave dhe të mos

pengojë ndriçimin e tyre nga dielli. Në

blloqet e banimit zakonisht parashikohen

mesatarisht 5-8 m2 sipërfaqe e gjelbër për

banor.

Gjelbërimi i qendrave industriale. Ky

gjelbërim ka të bëjë direkt me përmirësimin

e kushteve të punës së ndërrmarrjes dhe

forcimit të shëndetit të tyre si edhe me

zbukurimin e qendrave. Gjelbërimi i

kombinuar me sipërfaqet ujore shërben për

qendrat industriale si një filtër natyror sepse

rregullon sasinë e lagështirës dhe oksigjenin

e ajrit.

Gjelbërimi në qendrat industriale është edhe

një faktor i rëndësishëm psikologjik sepse

mbas punës aty gjendet çlodhje dhe qetësi

dhe çlodhje.

Për kompozimin arkitektonik të gjelbërimit

të qendrave industriale si kudo duhen marrë

parasysh veçoritë e terrenit,kushtet

klimaterike, rrugët, lloji i transportit si dhe

vendosja e reparteve industriale. Kështu

vendet e pushimit për punëtorët duhet të

parashikohen në anën e kundërt të vendit të

punës dhe rrugëve të trafikut të rëndë. Po

kështu rrugët e trafikut duhet të mos

kryqëzohen me rrugët që janë për

këmbësorët dhe është mirë që ato të

izolohen me gjelbërim. Ndërsa rrugët e

transportit të rëndë mund të gjelbërohen

duke mbjellë përveç drurëve në 1-2 radhë

dhe 20-3 radhë me shkurre në rritje të lirë,

rrugët e këmbësorëve mund të gjelbërohen

me grupe drurësh e shkurresh me tapeta bari

dekorativ dhe me kombinime lulesh.

Gjate gjelbërimit të kompleksit industrial

rëndësi të madhe ka formimi arkitektonik

dhe gjelbërimi i sheshit para uzinës ose

fabrikës sepse pikërisht këtu grumbullohen

apo pushojnë punëtorët çdo ditë. Prandaj për

gjelbërimin e tij duhet të kemi parasysh këta

faktorë:

Hyrja për punëtorët si edhe vendi i

transportit të lëndës së parë dhe prodhimit

industrial

Nevoja e izolimit të reparteve industriale

nëpërmjet gjelbërimit.

Vendet për pushimin dhe kalitjen fizike të

punëtorëve.

Për gjelbërimin e komplekseve industriale

dhe zgjedhjen e bimësisë dekorative të

përshtatshme duhen marrë parasysh përveç

kushteve klimateriko-tokësore edhe

specifikime të relievit, edhe karakteri i

prodhimit industrial. Kështu psh ndërsa në

komplekset e industrisë kimike bimësia

duhet të jetë rezistuese ndaj gazrave,në

Rregullimi i Kopshteve

87

industrinë e prodhimit të çimentos duhet të

jetë rezistuese ndaj pluhurit.

Në varësi të këtyre kushteve sipërfaqja e

gjelbër duhet të zërë 30-50% të territorit të

kompleksit industrial.

Për përdorimin e bimësisë dekorative në

gjelbërimin e qendrave industriale duhen

patur parasysh këto rregulla të përgjithshme:

Drurët me kurorë të lartë duhet të

mbillen në periferi.

Drurët me kurorë mesatar të vihen midis

reparteve.

Shkurret e ultë 1-2 metra duhet të

përdoren si mjet izolimi për rrethimet e

shesheve dhe të terreneve sportive.

Sipërfaqet e berit dhe lulet duhet të

mbillen në afërsi të vendeve ku lëvizin

dhe pushojnë punëtorët.

Drurët dhe shkurret e veçanta dekorative

parashikohen në gjelbërimin e sheshit

para qendrës industriale dhe në gjithë

territorin e saj.

Shkurret kacavjerrëse duhet të përdoren

për gjelbërimin vertikal të hyrjeve dhe

mureve rrethues.

Drurët dhe shkurret halore si pisha,

bredhi, dëllinja, tuja, selvia, etj halat dhe

degët e të cilave digjen lehtësisht duhet

të parashikohen larg reparteve që

nxjerrin shkëndija zjarri, depove të

lëndëve plasëse të karburantit etj.

3. Sipërfaqe të gjelbra me karakter të

veçantë. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha

sipërfaqet e gjelbra që plotësojnë një

funksion të dhënë të veçantë. Këtu hyjnë :

fushat sportive, parqet e kopshtet botanike e

zoologjike, fidanishtet e florës dekorative,

gjelbërimi i varrezave, brezat mbrojtëse nga

ererat e ujërat dhe të gjitha gjelbërimet me

karakter mbrojtës nga gërryerja.

Parqe dhe terrene sportive. Vendet më të

përshtatshme për terrene dhe parqe sportive

janë vendet kodrinore, ndërsa për terrenet

sportive ato që nuk i kap era.

Gjate projektimit të parqeve sportive duhet

të kemi parasysh të lidhen me arteriet

kryesore (rrugë dhe bulevarde) të qendrave

të banuara.

Zakonisht parqet sportive kompozohen sipas

stilit gjeometrik, ndërsa terrenet sportive dhe

parqet e vogla sipas stilit të kombinuar.

Në qytetet e mëdha zakonisht parashikohen

tre lloje parqesh sportive:

a) parqe sportive qendrore, ku zhvillohen

lojëra të kategorive të ndryshme dhe

ndërkombëtare.

b) Parqe sportive që u shërbejnë rajoneve të

ndryshme të qyteteve.

Rregullimi i Kopshteve

88

c) Terrene sportive në blloqet e banimit, të

cilat zakonisht ndërtohen në sipërfaqet e

gjelbra dhe afër shkollave.

Elementi më i rëndësishëm i parqeve

sportive qendrore dhe i atyre rajonale është

stadiumi, drejt të cilit duhet të kalojë një nga

rrugët kryesore të qytetit. Në afërsi të

stadiumit vendosen objekte të tjera sportive

si psh: pishina noti të mbuluara dhe të

hapura, sheshe për lojëra masive, zona për

lojëra dore; volejboll, basketboll, tenis, etj si

edhe elementë zbukurimi artistik si psh

skulptura.

Gjate kompozimit të terreneve e parqeve

sportive të cilat ndodhen në afërsi të

sipërfaqeve ujore, duhet të kemi parasysh që

të ndërtohen edhe basene ujore noti me

kabina për veshjen, stacione varkash,

trampolina, restorante etj ndërsa në terrenet

malore duhet të parashikohen pista për ski,

fusha patinazhi etj.

Terrenet dhe parqet sportive janë pjesë

përbërëse të sistemit të gjelbërimit të

qyteteve, prandaj edhe vendet më të

përshtatshme për vendosjen e tyre janë

sipërfaqet e gjelbra të qendrave të banuara.

Për të përcaktuar sipërfaqen që duhet të zërë terrenet dhe parqet sportive në qendrat e banuara

mund të mbështetemi në të dhënat e tabelës së mëposhtme:

Nr Lloji i qendrave të banuara Norma e sipërfaqes së terreneve

sportive në m 2 për banor

1 Për qendrat e banuara me popullsi deri 10 mijë banorë 12

2 Për qytete me popullsi 10 mijë deri 50 mijë banorë 8-5

3 Për qytetet e mëdha me më shumë se 100 mijë banorë 4-5

Tabela 2.2: Sipërfaqja për numër popullsie

Gjatë ndërtimit të terreneve sportive

vëmendje e veçantë i duhet kushtuar

kanalizimit, furnizimit me ujë dhe energji

elektrike, shtresave rrugore etj.

Për gjelbërimin e terreneve sportive duhet

patur parasysh që:

drurët dhe shkurret përreth fushave

sportive të vendosen në atë mënyrë që

hija e tyre të mos bjerë në terrenin ku

luhet.

Të mos përdoren lloje të shumta

kulturash dekorative.

Të mos përdoren lloje pemësh që kanë

shumë fara dhe që i rrëzojnë gjethet

herët në vjeshtë.

Të mos përdoren bimë me aromë të

keqe dhe me gjemba si arrë hindi,

akacie etj.

Për rrethimin e terreneve sportive si

mjet mbrojtës të përdoren gjerësisht

shkurret dekorative e mundësisht ato

gjethe mbajtëset fletore ose halore si:

ligustra, tuja, dafina, tisi, selvia,

oleandra etj.

Gjelbërimi i varreve. Territori i varrezave

duhet të gjelbërohen ashtu sikurse të gjitha

sipërfaqet e gjelbra duke i dhënë formën e

një parku.

Madhësia e këtij territori llogaritet në bazë

të popullsisë së qendrave të banuara, duke

marrë rreth 4m2 sipërfaqe për banor.

Vendi i zgjedhur për varreza është i

përshtatshëm atëherë kur u përgjigjet këtyre

kërkesave:

a) terreni i varrezave duhet të ketë pjerrësi

të mjaftueshme për të mos penguar

rrjedhjen e ujërave të shiut.

b) Toka e varrezave të jetë e shkrifët dhe e

përshkueshme nga uji.

c) Ujërat nëntokësore nuk duhet të jenë më

pak se 2.5 metra poshtë nivelit të

terrenit.

d) Territori i varrezave duhet të jetë i

lidhur me rrugët kryesore e trafikun e

qytetit të qendrave të banuara. Ky

territor për vetë formën e rregullt të

parcelave duhet të kompozohet sipas

stilit gjeometrik.

Gjelbërimi i parkut të varrezave është detyrë

delikate dhe e vështirë. Kështu në territorin e

varrezave do të shkonte të përdoreshin

kurorat vajtuese të drurëve e shkurreve

dekorative si: shelgu vajtues, veriu, sofra

dhe format vajtuese të drurëve të tjerë ato që

me kurorën dhe ngjyrën e errët të tyre,

ndikojnë në keqësimin e gjendjes shpirtërore

të njeriut ose si: bredhi, selvia, pyramidalis,

plepi kavak, etj si edhe llojet e bimësisë

dekorative me aromë të keqe ose me aromë

të këndshme por të fortë dhe mbytëse.

Gjatë gjelbërimit të territorit të varrezave

duhet të kemi parasysh edhe ngjyrat e luleve

të bimësisë dekorative. Kështu nuk është i

përshtatshëm përdorimi i llojeve të drurëve,

shkurreve e luleve me ngjyra shumë të

ngrohta ose shumë të ftohta, sepse këto

ngjyra veprojnë në mënyrë shqetësuese në

psikologjinë e njerëzve. Prandaj si më të

përshtatshme janë bimët me ngjyra neutrale,

krem e bardhe e gri etj si dhe nuancat e

çelëta të 6 ngjyrave të spektrit diellor.

Territori i varrezave nuk duhet të jetë më

larg se 500 metra nga shtëpia e fundit të

qendrës së banuar.

Breza mbrojtës. Breza mbrojtës quhen

masivët pyjorë që krijohen në afërsi të

qendrave të banuara për ti mbrojtur këto nga

erërat e forta, të cilat sjellin me vete edhe

pluhur, tym dhe gazra helmuese.

Brezat mbrojtës krijohen me drurë dhe

shkurre të cilat, të mbjella së bashku dhe

dendur kthehen në një mur mbajtës dhe

frenues kundër veprimit dëmtues ose

shkatërrues të erërave. Prandaj edhe vendi i

krijimit të tyre përcaktohet nga drejtimi i

erërave dhe nga kushtet konkrete të relievit.

Kështu ne rast se në qendrën e banuar erërat

hyjnë vetëm nga një drejtim, brezat mbrojtës

krijohen po në atë drejtim, ndërsa në rast se

erërat fryjnë nga shume drejtime, ato

krijohen rreth e përqark qendrave të

banuara.

Është kusht i domosdoshëm që brezat

mbrojtës të krijohen ose në pjesët më të larta

të nivelit të qendrës së banuar, ose në vetë

kuotën kësaj të fundit.

Për brezat mbrojtës ka rëndësi gjerësia e

brezit e cila mesatarisht shkon 50-60 me tra

e më tepër, në varësi të kushteve konkrete.

Brezat mbrojtës krijohen edhe për të

mbrojtur fushat me kultura bujqësore, rrugë

kopshte etj. Këto breza zakonisht krijohen

me gjerësi me të vogël 10-20 metër.

Rregullimi i Kopshteve

90

Gjatë krijimit të brezave një rëndësi të

madhe ka gjithashtu zgjedhja e llojeve

drusorë të përshtatshëm, mënyra ë vendosjes

së tyre dhe lartësia e brezit. Duhet të

zgjidhen ato drurë që të jenë rrezistent ndaj

veprimit shkatërrimtar të erës dhe agjentëve

te tjerë atmosferikë, si përsa i përket sistemi

rrënjor ashtu edh trupit e degëve.

Në mbështetje të kushteve specifike të çdo

vendi në grupin e brezave mbrojtës hyjnë:

a) masivët pyjorë izolues që krijohen për të

izoluar dhe mbrojtur qendrat e banuara

nga ajri dhe përbërjet e dëmshme kimike

dhe mekanike. Masivët pyjore izolues që

shtrihen midis lagjeve të banimit dhe

qendrave industriale zakonisht formojnë

zona të gjelbëruara me gjerësi

300,500,700 e mbi 1000 metër. Në këto

duhet të përdoren bimë të përshtatshme,

rrezistenca ndaj pluhurit, tymit,blozës

etj.

b) Masivë pyjore për ndalimin e përhapjes

së zjarrit që krijohen rreth magazinave

ose qendrave ku punohet me lëndë

djegëse ose plasëse. Janë të nevojshëm

sidomos përreth depove të karburantit që

ndodhen në afërsi të qendrave të

banuara. Këta masive krijohen me drurë

me kurora piramidale me 3 e më shumë

radhë; nëse vendi nuk e lejon këtë mund

të krijohen edhe me një radhë drurësh të

mbjellë dendur 2.5-3 metra larg njëri

tjetrit.

c) Masivë pyjorë për mbrojtjen e tokave

dhe rezervuarve. Për mbrojtjen e tokave

nga erozioni nevojiten pyllëzimi i tyre

me bimësi (drurë dhe shkurre) që ka

sistem rrënjor të fuqishëm, (aksia, arra e

hindit) etj. Rreth sipërfaqeve ujore

artificiale (basene, rezervate etj)me

qëllim që te pakësohet avullimi i madh i

ujit gjate verës dhe të mos mbushet

shpejtë me dhe fundi i tyre, krijohen

masivë pyjorë te dendur me drurë të

jashtme të tyre me shkurre. Me qëllim që

të mos ndotet uji i rezervarit nga gjethet

dhe degët e pemëve, këto masivë

vendosen 20-30 metra larg nga buza e

ujit.

Fidanishte të florës dekorative. Në

sipërfaqet e gjelbra me qëllim special bëjnë

pjesë edhe fidanishte e florës dekorative të

cilat prodhojnë fidanë drurësh, shkurresh e

lulesh për nevojat e gjelbërimit të qendrave

të banuara.

Vend i përshtatshëm për krijimin e këtyre

fidanishteve është ai që i përgjigjet këtyre

kushteve:

1. Të ndodhet afër sipërfaqeve te gjelbra të

qyteteve.

2. Të përshkohet nga sistemi rrugor i

qyteteve.

3. Të sigurojë furnizim të rregullt me ujë.

4. Terreni të jetë i rrafshët ose më më pak

pjerrësi.

5. Të ketë drejtim nga dielli dhe të jetë i

mbrojtur nga era.

6. Të ketë tokë të shëndoshë dhe të

përshkueshme.

Sipërfaqja e fidanishteve të florës dekorative

përcaktohet nga nevojat vjetore të ndërtimit

të sipërfaqeve të gjelbra te reja dhe nga

nevoja e mirëmbajtjes së tyre ekzistuese.

Rregullimi i Kopshteve

91

Sipërfaqja e fidanishteve të florës dekorative

duhet të përfaqësojë rreth 0.02 të të gjitha

sipërfaqes së qendrës së dhënë të banuar,

ndërsa për prodhimin e fidaneva të luleve

(një dhe shumëvjeçare) ndërtohen fidanishte

speciale vetëm për këtë qëllim.

Për këto fidanishte mund të pranojmë këto

normativa: toka e hapët e fidanishtes së

luleve duhet të përbëjë 0.01 të të gjitha

sipërfaqes së gjelbër të çdo qendre banimi,

ndërsa brenda kësaj sipërfaqeje mund të

parashikohen sera e oranzheri 0.002 m2 për

njeri dhe shtretër të nxehtë 0.005 m2 për

njeri. Sipërfaqet e fidanishteve që kultivojnë

lule për nevojat e qytetarëve nuk i

përmbahen këtyre normave sepse për to

duhet të kemi parasysh kërkesat e kohës.

Teknika e punimeve të gjelbërimit dhe

mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbra.

Etapat e zbatimit të punimeve të

gjelbërimit.

Me qëllimtë objekti të ndërtohet shpejt mirë

dhe me leverdi ekonomike, është e

nevojshme që ndërtimi të ruhet në bazë të

një radhe të caktuar. Në ndërtimin e gjelbër

njihet kjo radhë zbatimi i punimeve:

a) vendosja e projektit në terren. Piketohen

të gjitha elementët që janë parashikuar

në projekt, si ndërtimet e nëndheshme

ashtu edhe mbi dhe.

b) Zbatimi i ndërtimeve të nëndheshme.

Pasi të ketë përfunduar piketimi

elementëve të parashikuar në projekt dhe

punimet paraprake mbi organizimin e

ndërtimit, fillon ndërtimi i objekteve të

nëndheshme, me të cilat kuptojmë,

ndërtesat, rrjeti i kanalizim,ujësjellësit,

elektrik dhe telefonik.

c) Zbatimi i ndërtimeve të mbidheshme.

Këtu përfshihen të gjitha ndërtimet e

mbidheshme si: rrugët, sheshet, këndet e

pushimit e çlodhjes, monumente, çezma,

besedga etj.

d) Piketimi dhe zbatimi i projektit

dendrologjik. Kjo etapë fillon pas

përfundimit të 3 etapave të mësipërme.

Pas përfundimit të piketimit të gjithë

bimësisë që parashikon projekti

denndrologjik fillohet nga çelja e

gropave e mbjellja e drurëve,shkurreve

dekorative e luleve.

e) Nivelimi përfundimtar i terrenit dhe

mbjellja e farës. Kjo njihet si etapa e

fundit e ndërtimit të gjelbër. Me hedhjen

e farës së barit përfundon çdo lloj

punimi dhe ndërtimi i gjelbër; pas kësaj

kryhet kolaudimi e dorëzimi i sipërfaqes

së gjelbër e cila pastaj kalon për

mirëmbajtje.

Kjo radhë zbatimi në ndërtimin e

sipërfaqeve të gjelbra duhet të kihet gjithnjë

parasysh, sepse mosrespektimi i saj do të

krijonte vështirësi në vazhdimin e këtyre

punimeve.

Zmadhimi i vëllimit të tokës dhe cedimi i

saj.

Ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e

sipërfaqeve të gjelbra. Gjatë punimeve toka

zmadhon vëllimin e saj. Përqindja e

zmadhimit varet nga kategoritë e ndryshme

të tokave. Me kalimin e kohës, niveli i tokës

së punuar ulet dhe fitohet ai që ne e quajmë

Rregullimi i Kopshteve

92

“çedim i tokës”. Ky cedim është i

detyrueshëm që gjatë llogaritjeve të

punimeve dhe mbushjeve me dhe të

sektorëve të veçantë, të merret gjithmonë

parasysh.

Parapërgatitja e terrenit për punimet e

gjelbërimit.

Kjo bëhet pas përfundimit të ndërtimit të

objekteve të ndryshme të nëndheshme dhe

mbidheshme, dhe varet nga përbërja e tokës

që do të gjelbërohet. Ky proces pune kryhet

në dy etapa: pastrimi i territorit dhe

përmirësimi i përbërjes së tokës.

Me pastrim të territorit, kuptojmë pastrimin

e tokës nga të gjitha mbeturinat e ndërtimit

(tulla,llaç, gurë, dërrasa, zhavorr etj).

Kur në territorin që ndërtohet sipërfaqja e

gjelbër, ekzistojnë bimë me vlerë

dekorative, duhet të merren masa që këto të

ruhen pa u dëmtuar gjatë punimeve.

Përmirësimi i përbërjes së tokës, zakonisht

kryhet në përbërjet e plehrave organike dhe

kimike. Shkalla e plehërimit varet nga vetë

përbërja e tokës ku do të ndërtohet

sipërfaqja e gjelbër. Kështu në rast se

ndërtimi do të kryhet në një vend ku më parë

ka patur mbeturina materialesh ndërtimi,

është mirë që para plehërimit në gjithë

territorin të hidhet 25 – 30 cm trashësi dhe i

mirë vegjetal, ndërsa gropa ku do të mbillet

bimë si dekorative duhet të jetë e madhe dhe

e mbushur edhe kjo me pleh të mirë. Kjo

mënyrë e përmirësimit të tokës është më e

mira, por më e shtrenjta nga ana ekonomike,

prandaj rekomandohet vetëm për territore

dhe sipërfaqe të vogla.

Një metodë tjetër për përmirësimin e tokës

është edhe mbjellja paraprake e bimësisë për

pasurimin dhe përmirësimin e vetive fizike

të tokës. Për këtë qëllim mund të mbillen

bimët leguminoze (bathë, jonxhë etj) si dhe

fidanë pishe, të cilat parapërgatitin

ambientin për mbjelle ne bimësinë fletore.

Kjo mënyrë kërkon një kohë më të gjatë dhe

përdoret për territoret e mëdha si psh në

ndërtimin e parqeve pyjore.

Ndërtimi i rrjetës rrugore.

1- Lloje shtresash rrugore. Qëllimi i

rrjetit rrugor në sipërfaqet e gjelbra është

që të orientojë dhe lehtësoje lëvizjen e

njerëzve dhe të transportit. Shtresa e

mirë rrugore është ajo që i përgjigjet

këtyre kushteve.

të ketë shtresë të ruluar mirë

të jetë e papërshkueshme nga uji

të jetë ekonomike, e kanalizuar mirë dhe

estetike

të amortizohet ngadalë dhe njëlloj

Lloji shtresës rrugore zgjidhet në vartësi të:

intensiteti i lëvizjes në rrugë

lloji i mjeteve të transportit që do

kalojnë në te

profilit gjatësor sipas kushteve të terrenit

vendit ku ndodhet rruga

vendit të furnizimit të materialeve

mundësive për ndërtimin dhe

mirëmbajtja e saj

Rregullimi i Kopshteve

93

llojit të tokës dhe kushteve klimatike të

rajonit.

a) Shtresë rrugore me mbeturina qymyri

të djegur. Mbi shtratin e hapur dhe të

rregulluar mirë të rrugës hidhet një

shtresë me mbeturina qymyri të djegur

deri në 10-15 cm trashësi, e cila pasi

laget me ujë rulohet mirë. Mbi këtë

hidhet një shtresë rëre me trashësi 3 cm.

Kjo shtresë rrugore zakonisht nuk

kufizohet nga anët me bordura dhe në

përgjithësi përdoret për shtrimin e

rrugëve dhe shesheve të dorës së dytë

dhe me lëvizje jo intensive. Profili

tërthor i rrugës më këtë shtresë bëhet me

pjerrësi 3-5 % ndërsa ai gjatësor 1-5% .

b) Shtresë rrugore me mbeturina të

materiale të ndërtimit. Mbi shtratin e

ruluar mirë hidhet një shtresë 15-20 cm e

trashë me mbeturina të materialeve të

ndërtimit. Këto materiale paraprakisht

duhet të jenë patruar nga balta, gëlqerja,

copat e drurëve letrat etj, me të cilat

mund të jenë përzier. Gjatë rulimit

shtresa vaditet rregullisht me ujë. Mbi

shtresën e ruluar mirë kishte një shtresë

rërë 3 cm e trashë e cila edhe kjo rulohet

mirë me rul dorë ose me rulo kompreso

deri ne 6 ton. Kjo shtresë bëhet me të

njëjtin profil dhe nuk kufizohet nga anët.

Zakonisht përdoret në sipërfaqe të

gjelbra me përdorim të kufizuar.

c) Shtresë rrugore prej cakulli mbi

themel kalldrëmi. Shtresa e cakullit

hidhet në shtresën e rrugës në trashësi

10-15 cm trashësi. Kur trashësia e

shtresës rrugore në gjendje të ruluar

është 15 cm, cakulli hishet në një dorë

dhe rulohet, ndërsa kur ajo është mbi 15

cm , cakulli hidhet në dy dure. Rulimi në

fillim bëhet në tokë të thatë, kurse më

vonë duhet të bëhet duke e vaditur

shtresën e ruluar me ujë (26-40

litra/cm3). Rulimi fillon nga anët e

rrugës e pastaj në mes të saj;

konsiderohet i përfunduar pasi ruli të

ketë kaluar 80-1500 herë mbi shtresën e

cakullit. Pas kësaj hidhet një shtresë rëre

me trashësi 3cm e cila rulohet me 2 -3 të

shkuara të rulit mbi të. Gurët e cakullit

mund të jenë 3-7 cm të mëdhenj, vetëm

se ata nuk duhet të jenë të rrumbullaket

por prej guri të thyer. Profili tërthor i

rrugëve në këtë shtresë bëhet me pjerrësi

3-4% ndërsa ai gjatësor 1-7 %. Rrugët

me këtë lloj shtrese janë nga më ta

përdorshmet në sipërfaqet e gjelbra;

anash mund të kufizohen nga bordura

ose jo.

d) Shtresë rrugore prej cakulli mbi

themel kalldrëmi. Në shtratin e rrugës

vendosen gurët e kalldrëmit me forma

piramide 15 cm lartësi, dhe me majë lart.

Gurët vendosen në radhë dhe duhet të

jenë normal me shtratin e rrugës.

Boshllëqet midis gurëve mbushen me

gurë më të vegjël. Pas rulimit të kësaj

shtrese mbi të hidhet një shtresë cakulli

me trashësi 8-12 cm. Cakulli rulohet

sikurse dhe shtresat e tjera; mbi të hidhet

një shtresë rëre deri në 3 cm e trashë.

Kjo lloj shtrese duhet të kufizohet në

berdura vetoni ose guri. Zakonisht

përdoret për shtrimin e rrugëve të

transportit,rrugëve në lagjet e banimit në

afërsi ose brenda territorit të sipërfaqeve

Rregullimi i Kopshteve

94

të gjelbra, ku edhe mund të asfaltohet.

Kohët e fundit ka filluar të zëvendësohet

themeli prej kalldrëmi me një shtresë

zhavorri 40-100 c trashësi.

e) Shtresë rrugore me kalldrëm të

barabartë. Mbi shtratin e mbuluar të

rrugës shtrohet një shtresë rëre me

trashësi 5 cm dhe mbi ketë vendosen

gurë të gdhendur ose edhe gurë lumi të

lëmuar me madhësi 25 – 30 cm e lartësi

14 – 20 cm. Vendosja e gurëve bëhet

duke filluar nga anët e rrugës drejt mesit.

Gurët futen në rërë në 1/3 ose ¼ e

lartësisë së tyre. Pas vendosjes së gurëve

hidhet një shtresë rëre dhe kështu ky

kalldrëm rulohet. Rrugët me kalldrëm të

barabartë kanë profil të tërthortë me

pjerrësi 3%, kurse profil gjatësor me 7-

13 % pjerrësi. Nga anët nuk kufizohet

me bordura. Rrugët me kalldrëm të

barabartë gjejnë zbatim sidomos në

parqet pyjore për shtrimin e rrugëve dhe

shesheve me pjerrësi të madhe. Ky lloj

kalldrëmi mund të bëhet edhe me fuga

bari duke i vendosur gurët 2-3 cm larg

njëri tjetrit. Fugat mbushen me dhe

vegjetal dhe aty mbillet fara e barit.

f) Shtresë rrugore prej asfalto-betoni.

Shtresë e asfalto-betonit hidhet mbi

shtresë kalldrëmi, cakëlli ose betoni, në

një ose 2 shtresa me trashësi 5-8 cm mbi

sipërfaqen e fshirë, të larë dhe të thatë si

edhe me temperaturë të ajrit jo më pak se

5 gradë C. Çdo shtresë e asfalto betonit

pasi përhapet njësoj në të gjithë gjerësinë

dhe gjatësinë e rrugës rulohet me rul 6-

10 ton, derisa ruli të mos lerë më shenjë

në të. Përzierja e asfalto-betonit kur

ulohet duhet të jetë 120-140 gradë C.

Profili tërthor i rrugëve me asfalto-beton

bëhet me pjerrësi 0.5-2%, ndërsa ai

gjatësor me pjerrësi 0.3-6%. Kur në

rrugë do të kalojnë vetëm njerëz, atëherë

ajo mund të kufizohet ose jo me bordura,

ndërsa kur mbi të do të kalojnë edhe

mjete transporti, atëherë rrugës duhet ti

bëhen bordura betoni. Shtresa rrugore

prej asfalto betoni është një nga shtresat

më të përshtatshme sidomos për pjesët

qendrore të parqeve me stilgjeometrik qe

kanë lëvizje intensive njerëzish dhe

mjetesh transporti. Kjo shtresë nuk

krijon pluhur dhe baltë, pastrohet lehtë

duke e fshirë ose larë. Megjithatë në

sektorin e parqe ne forma natyrore dhe

me peizazh tërheqës nuk rekomandohet

të përdoret.

g) Shtresë rrugore prej betoni. Shtresa e

tillë hidhet në trashësi 10-20 cm, kur

toka është e fortë ose 10-25 cm kur toka

është e butë dhe e papërshkueshme nga

uji. Betoni i përgatitur për çimento të

markës 100-150 shtrohet pjesë- pjesë 10-

15 metër, duke lënë midis pjesëve fuga

1-2cm të gjera të cilat mbushen me asfalt

për të mënjanuar zgjerimin ose tkurrjen e

betonit që mund të shkaktohen nga

ndryshimet e temperaturës. Pasi shtrohet

i gjithë betoni, ngjeshët mirë me tokmak

druri ose meruldore të rëndë 300-360 kg

dhe pas kësaj i hidhet boja çimentoje, me

të cilin i jepet edhe lustra. Në këtë

mënyrë shtresa e betonit deri në 10 ditë

duhet të mbahet e lagur duke shtruar mbi

të rërë, rrogoza ose letra të lagura. Gjatë

verës lagia duhet të fillojë 4-5 orë pas

shtrimit të betonit, ndërsa në stinët e

Rregullimi i Kopshteve

95

tjera pas 24 orëve. Kjo ndalon plasjen e

shtresës së betonit. Kur kjo shtresë takon

që të bëhet në tokë të butë dhe të

paqëndrueshme atëherë shtresa e betonit

edhe mund të armohet me shufra hekuri.

Këto rrugë në profilin tërthorë kanë nja

pjerrësi 1.5-2% ndërsa në profilin

gjatësor deri në 6%. Mund të kufizohet

ose jo me bordura. Në ndërtimin e

gjelbër kjo lloj shtrese gjen zbatimin

edhe në shtrimin e sipërfaqeve ujore,

rrugëve të furnizimit, shesheve etj.

h) Shtresë rrugore me plloça guri. Mbi

shtratin e rrugës një shtresë rëre me

trashësi 3-5 cm, dhe mbi të shtrohet

plloçat e gurit me trashësi 5-8 cm.

vendosja e plloçave fillon nga anët në

drejtim të mesit. Fugat midis plloçave

lihen të ndryshme ne varësi të formës së

plloçave dhe mbushen me llac çimentoje

1:1, I cili pastaj lustrohet. Pjerrësia e

profilit tërthor dhe gjatësor fiksohet me

spango. Kur kjo shtesë do të bëhet

ngjitur me godinën duhet të ketë një

pjerrësi deri në 3%.Zakonisht rrugët e

shtruara me këtë shtresë bëhen me një

pjerrësi,vetëm në profilin gjatësor, nëpër

të cilin rrjedhin dhe ujërat e

sipërfaqshme. Rekomandohet që këto

rrugë të kufizohen me bordure po nga i

njëjti gur sikurse edhe vetë plloçat.

Të këtilla shtresa tek ne janë përdorur

sidomos në oborret e shtëpive te

Gjirokastrës e të Korçës.Në ndërtimin e

gjelbër kjo lloj shtrese mund të përdoret me

shumë sukses edhe me fuga bari. Plloçat e

gurit të punuar ose të papunuar vendosen

mbi shtresë rëre me trashësi 5 cm, dhe

midis tyre lihen fuga 2.5-3 cm, të gjera, te

cilat mbushen me dhe mbillen me farë bari

që I reziston shkeljes.

Me qëllim që plloçat të fitojnë qëndrue

shmëri dhe të mos lëvizin, duhet të jenë të

trasha 8-10 cm, dhe me madhësi rreth 40 x

60 cm.

Në këtë mënyrë shtrohen edhe plloçat prej

guri, të veçuara nëpër sipërfaqet e barit,

vetëm se këto vendosen 60-80 cm, larg

njëra-tjetrës.

Këto shtresa rrugore gjejnë zbatim në këndet

e parqeve, me pak lëvizje dhe të trajtuara

simbas stilit peizazhist.

1. Shtresë rrugore me plloça betoni. Mbi

shtratin e ngjeshur dhe të niveluar mirë të

rrugës, hidhet një shtresë rëre me trashësi 3-

5 cm, dhe mbi të një shtresë llac çimentogëlqereje

2-3 cm, i trashë, në raport 5:3:18

ose 1:1:17. Mbi këtë shtresë vendosen

plloçat e betonit me trashësi 5 cm. Midis

plloçave lihen fuga të gjëra 0,5 cm, të cilat

mbushen me llac çimentoje në raport 1:1. Në

çdo 4-6 cm, gjatësi , midis plloçave lihen

fuga të gjera 1-2 cm, të cilat mbushen me

asfalt të ngrohtë dhe rërë (asfalt 55% dhe

rërë 45%). Profili gjatësor e tërthor i rrugëve

me këtë shtresë është si edhe në rastin me

plloça guri.

Plloçat e betonit mund të jenë thjesht prej

beton, prej qeramike, pllaka asfalto-betoni,

granili të ngjyrave të ndryshme m mozaik

gurësh lumi (guralecë) etj. Në këto raste

është mirë që rruga të ketë themel kalldrëmi

(fig. 69).

Rregullimi i Kopshteve

96

Shtresa rrugore me plloça beton në anët

kufizohet me bordure. Kjo lloj shtrese e cila

gjen përdorim të gjerë në ndërtimin e gjelbër

mund të zbatohet edhe me fuga bari.

Bordura rrugësh në sipërfaqet e gjelbra.

Në sipërfaqet e gjelbra, bordurat për

kufizimin e shtresave rrugore, përdoren

atëherë kur kjo diktohet nga vetë përbërja e

këtyre shtresave.

Nga pikëpamja estetike sistemi rrugor në

sipërfaqet e gjelbra lidhet më mirë me

gjelbërimin kur nuk ka bordure. Në këtë rast

kemi të bëjmë m të ashtuquajturin «bordurë

bari» i cili zakonisht qëndron 8-12 cm, më

lart kuotës së shtresës së rrugës.

Bordurat më të mira për sipërfaqet e gjelbra

janë bordurat holla, jo më tepër se 3-5 cm,

të gjëra dhe me lartësi 5-8-10 cm, nga

shtresa rrugore.

Për lulishtet dhe pjesët gjeometrike të

parqeve zakonisht bordurat bëhen prej

beton-armeje; përgatiten me përmasa jo më

tepër se 8x15x100 cm, ose derdhen direkt në

vend. Në varësi të llojit të materialit në

sipërfaqet e gjelbra dallojmë:

Bordura prej betoni. Këto në kohën e

sotme janë nga më të përdorshmet mbasi

edhe ndërtimi i tyre bëhet më lehtë, më

shpejt dhe janë më ekonomike. Ne

sipërfaqet e gjelbra bordurat e betonit bëhen

me gjerësi 6-25 cm, dhe lartësi 15-30 cm;

zakonisht këto derdhen në vend.

Bordurat e betonit në sipërfaqet e gjelbra në

përgjithësi përdoren për kufizimin e

shtresave rrugore prej: cakëlli me themel

kalldrëmi, asfalto-betoni, betoni dhe për

kufizimin e shtresave të oborreve

ekonomike, shesheve etj.

Bordurat e betonit bëhen edhe prej granili, I

cili në pjesën e dukshme të bordurës mund

të lustrohet. Mbasi hapet kanali I bordurës,

vendoset armature prej dërrase nga të dyja

anët e tij. Në këtë armaturë derdhet betoni ;

në çdo 1-1.20 m,lihen fuga 0.5 cm, të gjëra

për të mbrojtur bordurat nga çarjet dhe

deformimet e shkaktuara nga ndryshimet e

temperaturës. Këto fuga zakonisht mbushem

me asfalt. Ne pjesët harkore të rrugëve

armature mund të bëhet me dërrasë pishe të

hollë, me kompesato ose me llamarinë. Kur

bordure bëhet prej granili të lustruar. Granili

duhet të fërkuar pa u tharë mirë beton dhe

duke e lagur vazhdimisht me ujë.

Bordura prej guri. Këto bëhen me gur të

pagdhendur, gjysmë të gdhendur dhe të

gdhendur imët. Në përgjithësi në sipërfaqet

e gjelbra preferohen bordurat prej guri të

gdhendur bukur nga ana e dukshme.

Bordurat prej guri me gjatësi mbi 10cm,

vendosen mbi themel betoni, kurse ato me

gjerësi më pak se 10cm, mund të vendosen

mbi llac çimentoje në raport 1:2. Fugat

midis gurëve të bordurës nuk duhet të lihen

më të gjera se 0.3 cm, dhe ato zakonisht

mbushen me llac çimentoje në raport

1:1.Drejtimi i vendosjes së bordurave prej

guri realizohet me spango të tendosur mirë.

Bordurat prej beton edhe ato prej guri mund

të vendosen edhe rrafsh me shtresën rrugore.

Rregullimi i Kopshteve

97

Mirëmbajtja e sistemit rrugor dhe e

shesheve në sipërfaqet e gjelbra.

Mirëmbajtja e rrugëve dhe e shtresave në

sipërfaqet e gjelbra ka rëndësi të madhe,

sepse prej saj varet dhe zgjatja e jetës së

tyre.

Pastrimi prej mbeturinave duhet të bëhet çdo

ditë, herët në mëngjes, duke filluar prej

anëve drejt mesit të rrugëve, me qëllim për

të mënjanohet rënia e pluhurit e papastërtive

në sipërfaqen e gjelbëruar.

Te rrugët, që në shtresën e sipërme kanë

rërë, rekomandohet që gjatë fshirjes të bëhet

gjithashtu edhe spërkatja e tyre me ujë.

Bordurat e barit anës rrugëve duhet të priten

3-4 herë gjatë vitit, dhe prerja e tyre duhet të

bëhet me kujdes që të mos prishet linja e

drejtë e anës së rrugëve dhe e shesheve.

Me kalimin e kohës rëra në rrugët e parqeve,

lahet prej shirave, shpërndahet prej erës dhe

kështu në trasenë ë rrugës krijohen gropa me

ujë dhe baltë. Në këto raste duhet të

zëvendësohet rëra, të mbushe gropat dhe të

hiqet balta.

Rubintat, hidrantët, burimet dhe instalimet e

ujit duhet gjithmonë të mirëmbahen sepse

derdhja e panevojshme e ujit krijon nga

njëra anë harxhim të kot uji dhe nga ana

tjetër papastërti.

Në rrugët me pjerrësi të madhe, veprimi

gërryes i reshjeve është më i madh se sa në

rrugët me pjerrësi të vogël. Nga ky veprim

shpeshherë ndodh dëmtimi i trasesë së

këtyre rrugëve, duke u krijuar vende-vende

gropa. Këto gropa sapo të shihen duhet

menjëherë të pastrohen e të mbushen derisa

të fitohet niveli i parë. Ky proces pune quhet

remont i sistemit rrugor në sipërfaqet e

gjelbra.

Ndërtimi i sipërfaqeve ujore.

Në përgjithësi sipërfaqet ujore parashikohen

në pjesët më të ulëta të terrenit, por nuk

përjashtohen rastet kur ato ndërtohen edhe

në pjesët më të larta të tij, bile në këto raste

mund të krijohet një sistem i tërë sipërfaqesh

ujore, mjafton që të mbahen parasysh

veçorit ë specifike të terrenit.

Në sipërfaqet e gjelbra, për ekonomizimin e

ujit (kur ky është i pijshëm) fontanet e

shatervaneve ndërtohen me qarkullimin e të

njëjtës sasi uji. Në këto raste, meqenëse ujët

kalon me presion në elektropompa dhe tuba,

ai duhet të jetë i pastër dhe të mos përmbajë

substanca të dëmshme kimike, të cilat duhet

të prishin gjithë sistemin mekanik. Kështu

baseni i shatervanit shërben si rezervuar,

ujët në të thithet nga elektropompa dhe

mbasi përcillet prej saj me presion, ngjitet në

lartësinë e duhur dhe bie përsëri në basen.

Niveli i ujit në basene nuk duhet të jetë më i

lartë se niveli i terrenit, sepse në rast të

kundërt ai mund të shkaktojë njolla në

suvatimin e tyre. Për hidroizolimin e tyre , i

cili ka rëndësi të madhe, veprohet kështu:

mbasi të jetë krijuar shtrati i basenit, ai

ndahet në katërkëndësh zakonisht 4 me 2 m.

krijimi i një rrjete kuadratike të tillë bëhet

me qëllim që të mos çahet shtresa

hidroizoluese. Mbas kësaj hidhet shtresa e

parë prej betoni, mbi të shtohen 1-2 shtresa

letër katramat ose bitum, pastaj vendoset

Rregullimi i Kopshteve

98

shtresa tjetër prej betoni edhe kjo e ndarë në

katërkëndësha. Mbi të vendoset shtresa e

fundit e betonit e cila mund të jetë luster

çimento, mozaike, pllaka mozaike,

qeramikë, mermer, material artificial etj.

Liqenet artificial në forma të lira natyrore,

hidroizolohen zakonisht me shtresa argjile të

ngjeshura mirë,ose me beton, kur kanë

sipërfaqe të vogël. Lidhja midis sipërfaqes

së ujit dhe asaj të barit konsiderohet si më e

mirë atëherë kur midis tyre nuk bëhet asnjë

farë kornize ose rrethimi. Në liqenet

peisazhiste kjo arrihet nëpërmjet

hidroizolimit të brigjeve të tyre me argjilë të

ngjeshur mirë. Ndërsa në basenet e vogla

gjeometrike arrihet nëpërmjet formimit të

kornizës me plloça guri natyrore gjatë

bregut, të cilat të kombinuar mirë me bimësi

dekorative sidomos shkurre, lule e fuga

natyrore e bëjnë basenin më të gjallë

Mirëmbajtja e sipërfaqeve ujore

Sipërfaqet ujore duke qenë se ndodhen nën

veprimin e vazhdueshëm të fenomeneve të

natyrës dhe të ujit ato kanë nevojë për

mirëmbajtje të herëpashershme.

Kështu prej personelit të ndërmarrjeve

komunale që merren me mirëmbajtjen e

këtyre veprave duhet të tregohet kujdes i

vazhdueshëm për pastrimin e sipërfaqeve

ujore nga papastërtitë, pluhurat, gjethet,

myshqet etj, dhe në rast se shkalla e

papastërtive është e madhe, atëherë duhet të

bëhet ndërrimi i ujit dhe pastrimi i fundit

dhe i brigjeve të këtyre veprave. Ata, duhet

të kontrollojnë vazhdimisht gjendjen e

sistemit të kanalizimeve, të ndriçimit, e të

sistemit të pompave (në qoftë se ka)dhe të

ëjnë riparimet e nevojshme. Në rajonet e

vendit me klimë të ftohtë ku si rezultat i

ngrirjes gjatë dimrit rrezikohet tubi i

furnizimit të tyre me ujë, është e nevojshme

qe të përgatiten mbrojtëse të veçanta të

mbushura me bar ose kashtë.

Mirëmbajtja e këtyre veprave në përgjithësi

duhet të kryhet në dy drejtime:

a)në masat që duhen marrë për mirëmbajtjen

e pjesëve të dëmtuara, të instalimeve të ujit

dhe të ndriçimit, të mbajtjes së ujit

gjithmonë në gjendje të pastër, dhe në

mirëmbajtjen e vazhdueshme të elementeve

arkitektonike-skulpturore që ndodhen rreth

këtyre veprave.

b) Në masat që duhen marrë për

mirëmbajtjen e florës dhe të faunës

dekorative që ndodhet në këto vepra. Për t’u

mbrojtur nga ngricat e dimrit, rrënjët e disa

bimëve dekorative si: peonia, magnolia,

hydrangea, jasminum, etj. Duhet të

mbulohen me bar ose kashtë, ndërsa për

trëndafilat të mbulohet qafa e rrënjës së tyre

me dhe, duke lënë 4-5 sythë të degëzimeve

të vjetra.

Për faunën dekorative duhet treguar

gjithashtu kujdes i madh, duke siguruar me

kohë vendstrehimin, dhe ushqimin e tyre për

stinën e dimrit, ndërsa për peshqit

dekorativë në zonat e ftohta, ku uji ngrin në

thellësi të mëdha, duhet qe akulli

vazhdimisht të thyhet në disa vende dhe në

të çarat e krijuara të hidhet ushqimi i duhur.

Rregullimi i Kopshteve

2.12. Teknikat e mbjelljes dhe

mirëmbajtjes së drurëve, shkurreve,

luleve e barit dekorativ

99

1. Koha e përshtatshme për mbjellje. Që

të ndërtohet një sipërfaqe e gjelbër është e

nevojshme të dihet koha më e përshtatshme

për mbjelljen e bimësisë dekorative. Drurët

dhe shkurret zakonisht mbillen vetëm gjatë

periudhës që janë në qetësi, pikërisht atëherë

kur proceset jetësore të tyre zvogëlohen në

minimum. Për drurët fletorë kjo periudhë

fillon në vjeshtë me rënien e gjetheve

(zakonisht në gjysmën e dytë të muajit tetor

dhe në nëntor) dhe vazhdon deri në pranverë

kur fillojnë të dalin sythët (në mars).

Nuk lejohet në asnjë mënyrë që të bëhen

mbjellje kur ka ngrica të forta. Në ato rajone

si në Shqipërinë Jugore e bregdetare ku të

ftohtit fillon shumë vonë dhe dimri në

përgjithësi është më i butë, rekomandohet që

mbjelljet të bëhen gjithmonë në stinën e

vjeshtës, meqenëse gjatë vjeshtës, rrënjët e

drurëve e të shkurreve e mbarojnë zhvillimin

e tyre më vonë se sa pjesët e mbitokësore,

rrënjëzohen në vendin e ri të mbjelljes qysh

atë vjeshtë dhe gjatë pranverës së vitit të

ardhshëm, fillojnë të zhvillohen normalisht.

Si periudhë më e përshtatshme për mbjelljen

e drurëve halorë rekomandohet koha kur tek

ata ka mbaruar rritja e filizave, që fillon nga

mesi i muajit gusht deri në fund të shtatorit,

ndërsa në rajonet e ngrohta mund të

vazhdoje deri në mes të tetorit. Në rast se

mbjellja e tyre do të kryhet më vonë atëherë,

ata nuk do të mund të rrënjëzohet lehtë dhe

si rezultat mund të dështojnë.

2. Transportimi, stratifikimi dhe

përgatitja e drurëve e shkurreve

dekorative për mbjellje

Gjatë transportimit të fidanëve të drurëve e

shkurreve dekorative nga fidanishtja deri në

objektin ku do të mbillen, është e

rëndësishme që ato të mbrohen për të mos u

tharë sistemi rrënjor e veçanërisht qimet

thithëse të tyre. Për këtë, menjëherë mbas

shkuljes, drurët, shkurret, duhet të zbuten

duke i futur në një përzierje argjile me ujë.

Kur fidanët transportohen në largësi të

mëdha, ato duhet të ambalazhohen mire me

bar të lagur, rrogozë, myshqe, tallash druje

të trashë etj. Kur trupi i fidanëve mbështetet

në material të forta (si në sfondin anësor ose

të mbrapmë të karrocerisë së kamionit)

duhet të mbështillen me materiale te buta me

qëllim që të mbrohen nga plagosja ose

zhveshja e pjesshme e lëkurës së trupit.

Gjatë transportimit të tyre nuk duhet lejuar

ulja mbi fidanë ose vendosja e çfarëdo peshe

mbi to.

Gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të fidanëve

duhet gjithashtu të tregohet kujdes i veçantë

që ato të mos dëmtohen. Në përgjithësi

fidanët në fidanishte shkulen me bukë dheu

(me dhe rreth rrënjëve). Ky është kusht i

domosdoshëm sidomos për drurët dhe

shkurret halore si: bredhi, cedrus, pishë selvi

etj. dhe ata fletorë gjethembajtës si: ligustër,

mimoze ilqe dafinë etj. pavarësisht në se ata

do të transportohen në largësi të afërta apo të

largëta. Prej saj varet shumë përqindja e

zënies së tyre mbas mbjelljes.

Në rast se fidanët e shkulura nuk

transportohen e mbillen brenda ditës,atëherë

Rregullimi i Kopshteve

100

ata duhet të stratifikohen duke i vendosur në

një vend me hije dhe duke i mbuluar me

material të lagur ambalazhi ose me dhe.

Kanali në të cilin stratifikohen fidanët bëhet

i thellë dhe i gjerë 40/50/60 cm, ne varësi të

madhësisë së sistemit rrënjor të fidanëve,

dhe i pjerrët me kënd rreth 45 . në kanale

fidanët e drurëve, vendosen një nga një,

ndërsa shkurret vendosen në grupe. Këtu

rrënjët e tyre duhet të mbulohen me dhe të

ngjeshur mire me qëllim që të mos krijohen

boshllëqe midis rrënjëve të fidanëve ; në rast

të kundërt ajrosja e rrënjëve mund të

shkaktojë edhe tharjen e tyre. Kjo është e

domosdoshme sidomos kur fidanët do të

rrinë pa u mbjellë nga vjeshta deri pranverën

e vitit të ardhshëm.

Në rastet kur mbas stratifikimit koha

vazhdon të jetë e thatë, është e nevojshme

vaditja e tokës ku janë vendosur.Kur fidanët

që do të stratifikohen janë të llojeve të

ndryshme, është mirë qe secili prej tyre të

vendoset në kanalin e tij të veçantë, ose

mund të vendosen në një kanal të

përbashkët, port ë ndarë simbas llojeve.

Kujdesi gjatë mbjelljes së fidanëve. Para

mbjelljes, çdo fidan duhet të shikohet me

kujdesin më të madh. Rrënjët e gjata dhe ato

të kalburat duhet të priten me gërshërë ose

sharrë krasitëse. Gjithashtu priten te gjitha

rrënjët të cilat nuk kanë prerje të rrafshët e të

lëmuar. Me qëllim që thithja dhe avullimi të

ekuilibrohet, duhet të bëhet edhe prerja e të

gjitha degëve të thata e të dëmtuara dhe e

një pjese të mirë të degëve të shëndosha.

Përgatitja e tokës dhe hapja e gropave

për mbjellje. Për rritjen normale të fidanëve

një rol të madh luan punimi i mirë i thellë i

tokës. Gjate ndërtimit të sipërfaqeve të

gjelbra ndodh shpesh që duhen mbjellë edhe

ato territore ku toka paraqitet e varfër ose

me përbërje të keqe.

Në këto raste është e nevojshme qe duke u

mbështetur në projektin e planifikimit

vertikal; të hiqet shtresa e sipërme e tokës

prej 30-40 cm, trashësi, dhe kjo të

zëvendësohet me tokë të mirë vegjitale.

Punimi i tokës mund të bëhet me traktor ose

bel.

Mbasi ka përfunduar punimi i përgjithshëm i

tokës, caktohen vendet se ku do të mbillen

drurët dhe shkurret dekorative. Ky vend

caktohet duke vendosur në tokë piketa të

etiketuar simbas llojeve të fidanëve.

Madhësia e gropave është e ndryshme për

drurët dhe për shkurret. Ajo varet prej

përbërjes së tokës, moshës së fidanit dhe

madhësisë e shtrirjes së vetë sistemit rrënjor

të tyre. Dy-tre vjet mbas mbjelljes, fidanët

kërkojnë tokë më të shkrifët dhe më pjellore

me qëllim që të zhvillojnë më mirë sistemin

e tyre rrënjor. Prandaj madhësia e gropës

duhet të jetë e tillë që jo vetëm rrënjët e

fidanit të futen pa u shtrembëruar e

lehtësisht në gropë, port ë ketë edhe 15-20

cm, largësi nga anët.

Për drurët dekorativë me moshë nga 6-8-10

vjeç zakonisht gropa ka përmasat 80x80x80

cm. Në rast se toka është me përbërje ranore,

argjilore e rëndë ose e varfër, gropat hapen

me përmasa edhe më të mëdha 1x1x1 m,

1.20x1.20x1.20 m, ose 1x1x1.5 m.

Rregullimi i Kopshteve

101

Për drurët që mbillen në trotuaret e rrugëve

gropat duhet të hapen me përmasa akoma

më të mëdha , mbasi sistemi rrënjor i tyre

zhvillohet brendapërbrenda gropës

1.5x1.5x1.5 m – 2x2x2 m. Në rast të kundërt

fidani nuk është rezistent ndaj erërave dhe

stuhive.

Për mbjelljen e shkurreve, madhësia e

gropave bëhet gjithmonë më e vogël se sa

për drurët. Kështu për shkurret e larta gropa

hapen me përmasa 70x70x70 cm, ose

60x60x60 cm ndërsa për shkurret e ultë me

përmasa 50x50x50 cm, ose 40x40x40 cm.

Forma e gropës zakonisht bëhet e

rrumbullaket dhe me anë të pjerrëta, në

formën e një koni të prerë, por në praktikën

e ndërtimit të gjelbër përdoret edhe forma

katrore e gropave. Në asnjë rast gropat nuk

duhen të hapen në formë katërkëndëshi

sepse kjo shkakton zhvillimin jot ë barabartë

të sistemit rrënjor të drurëve e shkurreve

dekorative.

Gjatë hapjes se gropave duhet patur

parasysh që shtresa e sipërme e tokës (në

thellësi 20-50 cm)është më pjellore dhe me

strukturë fizike më të mirë se sa shtresa e

poshtme. Prandaj kur çelet gropa shtresa e

sipërme e tokës hidhet në njërën anë të

saj(në të djathtë) ndërsa shtresa e poshtme

në anën tjetër (në të majtë). Kështu gjatë

mbjelljes, shtresën e tokës që kemi hedhur

në të djathtë ia hedhim fidanit në fund

ndërsa shtresën tjetër sipër.

3. Teknika e mbjelljes se drurëve e

shkurreve. Përpara se të mbillet fidani, në

gropën e hapur vendoset huri i drunjtë me

diametër 4-6 cm, i cili do të shërbejë për

mbajtjen e drejtë të fidanit. Huri duhet të

jetë i zhveshur nga lëkura dhe i lyer me zift

me qëllim që të mos kalbet shpejt dhe të

mos bëhet çerdhe mikrobesh të dëmshme.

Gjatësia e hurit duhet të jetë aq sa, mbasi të

jetë vendosur në gropë dhe fidani të jetë

mbjellë, maja e hurit të arrijë deri atje ku

fillon kurora e fidanit. Mbasi huri vendoset

në gropë , rreth e qark tij dhe në fund të

gropës hidhen 2-3 lopata dhe i mirë e pleh

stalle i dekompozuar. Mbas kësaj në qendër

të gropës vendoset fidani perpendikularisht

dhe përsëri rreth e qark rrënjëve të tij hidhet

dhe i mirë e pleh, i cili ngjeshët vazhdimisht

me këmbë duke filluar nga periferia në

qendër të gropës. Gjatë mbjelljes së fidanit

duhet pasur kujdes që rrënjët të mos

përdridhen sepse ndodh që edhe mbas 10-15

vjetëve mund të shkaktohet kalbëzimi I tyre

dhe tharja e vetë fidanit.

Mbjellja e fidanit duhet të bëhet prej dy

punëtorëve. Kështu ndërsa njëri prej tyre

mban fidanin drejt dhe e lëviz atë

vazhdimisht me qëllim që dheu të futet

nëpër rrënjët dhe të mos krijohen boshllëqe,

tjetri hedh dheun në mënyrë të barabartë nga

të gjitha anët e gropës duke e ngjeshur atë

vazhdimisht me këmbë.

Në gropën ku është mbjellë fidani, dheu

duhet të qëndrojë 3-5 cm, më lart se sa niveli

i territorit, me qëllim që mbas cedimit të tij

të fitohet niveli i mëparshëm. Këshillohet që

mbas mbjelljes së fidanit, rreth e përqark

gropës të bëhet një unazë prej dheu 15-20

cm, nga niveli i territorit me qëllim që gjatë

Rregullimi i Kopshteve

102

vaditjes ose reshjeve ajo të shërbej si

rezervuar për grumbullimin e ujit.

Mbas mbjelljes, fidani duhet të vaditet

vazhdimisht qoftë edhe në kohë me shi

mbasi ujët ndihmon cedimin dhe ngjeshjen e

dheut si dhe ngjitjen e tij më mirë në rrënjët

e fidanit. Për vaditjen e çdo druri të mbjellë

nevojiten 20-25 litra ujë, kurse për çdo

shkurre 12-15 litra.

Fidani duhet të lidhet mbas hurit me lidhëse

vetëm në një vend dhe sit ë kenë kaluar 2-3

javë, toka të ketë ceduar mirë, fidani duhet

të lidhet në dy vende: njëherë në 40-50cm,

lart nga toka dhe njëherë pak më poshtë ë

10-15 cm, nën kurorën e tij.

Lidhja e fidanit mbas hurit bëhet në formën

e numrit 8. Kjo mënyrë lidhjeje mënjanon

fërkimin fidanit me hurin në kohë me

erë.Kur fidanët mbillen në trotuare ose gjatë

rrugëve të qendrave të vogla të banuara, ku

mund të pësojnë dëmtime mekanike prej

automjeteve ose kafshëve, është e

nevojshme që ato të rrethohen me thurëse të

përshtatshme metalike ose prej druri. Kur

drurët mbillen në grupe ose masiv për

mbajtjen e ujit gjatë vaditjes ose reshjeve,

bëhet një unazë prej dheu e përbashkët për

gjithë drurët e grupit apo masivit.Teknika e

mbjelljes së shkurreve është e njëllojtë me

atë të drurëve që përshkruam më lart.

4. teknika e mbjelljes së drurëve të rritur.

Në ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbra, për të

fituar një efekt të shpejtë dhe të

parakohshëm, përdoret edhe mbjellja e

drurëve të rritur.

Kjo teknik ka filluar të përdoret gjerësisht

edhe në vendin tonë. Më shumë përdorim ka

gjetur në gjelbërimin e trotuareve të rrugëve

të reja dhe të atyre të vjetra ku në radhën e

drurëve ekzistues, duhen zëvendësuar drurë

të veçantë, të cilët vjetrohen, dëmtohen,

deformohen ose rrëzohen nga era dhe kështu

prishin njëllojshmërinë e gjelbërimit të

rrugëve e bulevardeve.Shkulja dhe mbjellja

e drurëve të rritur në praktikën e ndërtimit të

gjelbër bëhet më me vështirësi se sa për

fidanët e vogla.

a. Shkulja e drurëve të rritur. Para fillimit

të shkuljes, duhet të caktohet se sa do të jetë

diametri i bukës së dheut. Ky praktikisht

përcaktohet duke marrë 8-10 herë diametrin

e trungut të fidanit në lartësi nga toka 1.30

m. Po kështu thellësia e bukës së dheut

përcaktohet nga madhësia dhe shtrirja e

sistemit rrënjor të fidanit. Në përgjithësi kjo

thellësi është rreth 80-100 cm. Forma e

bukës së dheut duhet të jetë kubike,

piramidë e prerë me bazë katrore ose

cilindrike. Në qendër duhet të jetë trungu i

pemës.

Gjatë shkuljes së fidanëve të rritur duhet të

ruhet dhe të mos dëmtohet sistemi rrënjor

bazë (kryesor), por të priten vetëm rrënjë të

veçanta të trasha, të thyera gjatë prerjes ose

të kalbura. Prerja e këtyre rrënjëve duhet të

bëhet e rrafshët dhe përpendikulare për të

mos shkaktuar çarje të rrënjëve , sepse kjo

mund të sjellë kalbëzimin e tyre dhe mbas

një kohe edhe tharjen e vetë fidanit.

Mbasi të jetë caktuar madhësia dhe forma e

bukës së dheut, rreth e qark fidanit hapet

transhe me gjerësi 30-35 cm, dhe thellësi 10-

Rregullimi i Kopshteve

103

15 cm, më tepër se thellësia e caktuar për

bukën e dheut, sepse kështu punëtori punon

lehtësisht për prerjen e rrënjëve. Hapja e

transhesë zakonisht bëhet me bel, sëpata në

gjendjen të mirë pune dhe me bishta të

shkurtër me qëllim që punëtori të manovrojë

lehtësisht.

Në rastin e ambalazhimit prej dërrase

veprohet kështu: dërrasat me gjatësi sa

madhësia e bukës së dheut dhe me trashësi 5

cm, mbërthehen paraprakisht jashtë gropës,

veças, për çdo faqe të formës së bukës së

dheut. Pastaj këto montohen në vend duke

mbërthyer në pjesën e sipërme dërrasa më të

trasha në formë kryqi 10-15 cm, larg trungut

të fidanit me qëllim që gjatë transportit të

mënjanohet zhveshja e lëkurës së trungut të

tij. Mbas kësaj arka e formuar përcaktohet

duke e mbërthyer edhe nga poshtë me

dërrasa të të njëjtës përmasë. Kjo kryhet më

me lehtësi kur fidanin me gjithë arkë e

kthejmë pjerrtësi.

Pasi të ketë përfunduar inkasimi I bukës së

dheut, fidani është gati për transportim në

vendin e ri.Kur inkasimi bëhet me kashuna

metalikë, ata parapërgatiten në dy pjesë, të

cilat duke u bashkuar, formojnë një trung

koni.Mbasi fidani të jetë shkulur, bukës së

dheut i jepet forma e kashunit metalik dhe

madhësia pak më e vogël se vetë kashuni me

qëllim që ai të mbyllet plotësisht. Dy pjesët

e kashunit shtrëngohen mirë derisa të

bashkohen kllapat metalike dhe pastaj lidhen

me tel ose bulona. Ne këtë gjendje fidani

është gati për t’u transportuar. Drurëve të

rritur, një vit më parë, duhet t’u bëhet prerja

e sistemit rrënjor duke pasë parasysh

madhësinë e bukës së dheut me të cilën do të

shkulen.

b) transportimi i drurëve të rritur. Drurët

e rritur të inkasuar, detyrimisht duhet të

transportohen me automjet. Duke qenë se

pasha e bukës së dheut dhe e fidanit është

shumë e madhe ngarkimi i fidanit në

automjet bëhet me vinç.Me qëllimtë gjatë

transportit, të mos dëmtohen degët e fidanit,

ato duhet të lidhen me litar në formë spirale.

Në automjet, fidani vendoset i shtrirë në

mënyrë të tillë që kashuni me bukën e dheut

të arrijë deri në kabinën e shoferit. Në pjesën

e karrocerisë së automjetit ku mbështeten

degët e fidanit, duhet të vendosen material të

buta ambalazhimi, sikurse edhe gjatë

transportimit të fidanëve të vegjël, me

qëllim që të mos shkaktohen dëmtime.

Që fidani gjatë ngarkimit e shkarkimit të

rrotullohet në çdo pozicion, ai duhet të lidhet

me litar të gjatë dhe të ngrihet me vinç.

Mbas ngarkimit të fidanit, bashkë me

automjetin niset për në vendin e mbjelljes

edhe vinçi. Kur fidani transportohet në

largësi të largëta e në kohë me diell, pjesa e

inkasuar e bukës së dheut duhet mbuluar me

rrogozë, të cilët duhet të mbahen të lagura

gjatë gjithë kohës së transportimit.Nuk

këshillohet asnjëherë që fidanë të tilla të

shkulen, transportohen e mbillen kur

temperature zbret në (-10 grade).

Për mbjelljen e drurëve të rritur, është kusht

i domosdoshëm, që fidanit para se të shkulet

e të transportohet, duhet t’i shënohet në

trung me bojë vaji drejtimi veri-jug që ka

pasë në vendin ekzistues, sepse edhe në

vendin e ri të mbledhjes fidani duhet të

Rregullimi i Kopshteve

104

vendoset po ne atë drejtim. Mosrespektimi i

kësaj shpesh shkakton zhvillim jonormal të

kurorës së fidanit.

c) Mbjellja e drurëve të rritur. Gropa në të

cilën mbillen drurët e rritur , duhet të hapet

disa ditë më përpara se të kryhet mbjellja.

Fidanit , mbasi vendoset perpendikularisht

në gropë (mbi 30-40 cm, tokë pjellore që

është hedhur paraprakisht), i hiqet inkasimi

dhe pastaj pjesa bosh mbushet vazhdimisht

me dhe të mirë vegjetal, i cili duhet të

vaditet me ujë të bollshëm.

Kur gropa është mbushur plotësisht me dhe,

rreth e përqark saj formohet një unazë dheu

e cila do të shërbejë më vonë për mbajtjen e

ujit gjatë vaditjes dhe reshjeve. Këtë ujë

fidani do ta thithë gradualisht për një kohë

më të gjatë. Me këtë përfundon mbjellja e

fidanit të rritur. Për ta ruajtur nga përkulja

dhe shtrembërimet që mund të shkaktohen

nga era, fidani , atje ku fillon kurora lidhet

nga të tëra anët me tel i cili fiksohet në kunja

të futur në tokë. Trupi i fidanit në vendin ku

lidhet me tel duhet të mbështillet me

material të buta amballazhimi. Kjo lidhje i

hiqet fidanit vetëm mbas 2-3 vjetëve.

Vitin e parë mbas mbjelljes, këto drurë

duhet të vaditen rregullisht. Toka poshtë

kurorës duhet të shkriftohet e prashitet,

kurse gjatë verës kur temperatura është e

lartë është e nevojshme që t’u bëhet edhe

vaditja e spërkatja me ujë e kurorës.

5. Kujdesi dhe mirëmbajtja për drurët

dhe shkurret e porsambjella. Një rol të

rëndësishëm në përqindjen e zënies së

drurëve e shkurreve të porsambjella, luan

mirëmbajtja dhe kujdesi mbas mbjelljes, i

cili qëndron në marrjen e një seri masash

agroteknike që kanë të bëjnë me

shkrifërimin e tokës dhe plehërimin e saj,

me vaditjen, krasitjen etj.

a. Punimi dhe shkrifërimi i tokës. Drurëve

dhe shkurreve të porsambjella, 3 herë në vit

(në pranverë, në verë dhe në vjeshtë), duhet

t’u bëhet punimi dhe shkrifërimi i tokës

përreth trungut. Ky punim zakonisht kryhet

me bel ose me shat, dhe është i nevojshëm

sidomos vitin e parë mbas mbjelljes.

Punimi dhe shkrifërimi i tokës në pranverë

bëhet jo më shumë se 10 cm, thellësi, me

qëllim që të mënjanohet tharja e shpejt e

tokës dhe dëmtimi i rrënjëve të fidanit.

Duhet që ky proces të kryhet mbasi të kenë

kaluar ngricat e pranverës. Me punimin e

shkrifërimin e tokës pastrohen njëkohësisht

edhe barërat e këqija, të cilat e varfërojnë

tokën dhe i marrin asaj lagështirën dhe

lëndët ushqyese.

Gjatë verës ky proces bëhet për të ruajtur

lagështirën e tokës duke mos lejuar që ajo të

formojë kore,kurse gjatë vjeshtës ky punim

kryhet në thellësi më të madhe me qëllim që

gjatë gërmimit të tokës të prishen larvat ose

vezët e insekteve që janë strehuar gjatë

dimrit, dhe që janë shumë të dëmshme për

bimët.

b) Plehërimi. Dihet se varfërimi i tokës me

lëndë ushqyese ngadalëson rritjen dhe

zhvillimin normal të drurëve e shkurreve të

porsambjella. Prandaj për të plotësuar këtë

lëndë ushqyese, është e nevojshme të kryhet

plehërimi sistematik i saj, i cili duhet bërë

Rregullimi i Kopshteve

105

sidomos për drurët dhe shkurret e mbjella

gjatë rrugëve e bulevardeve, mbasi këta,

lëndët ushqyese i marrin nga një hapësirë

shumë e kufizuar (brendapërbrenda gropës).

Si plehra më të mira konsiderohen plehrat

organike (pleh stalle, kompost, miell

kockash etj), të cilat jo vetëm pasurojnë

tokën me lëndë ushqimore, por përmirësojnë

edhe strukturën e saj fizike. Plehërimi i

tokës me këto plehra duhet të bëhet gjatë

vjeshtës ose pranverës, por mund të bëhet

edhe gjatë kohës së vegjetacionit. Në 1 m2

sipërfaqe toke zakonisht parashikohet për t’u

hedhur 6-8 kg, pleh organik, i cili përzihet

me tokën nëpërmjet punimit të saj në thellësi

deri 10-15 cm.

Plehrat minerale si nitrate, superfosfate,

sulfat, etj, zakonisht përdoren të përziera.

Kështu p.sh. në 1 m2 sipërfaqe toke,

parashikohet për t’u hedhur një përzierje

plehu që përbehet nga 30-35 gr. sulfat

amoni, 30-60 gr. superfosfat dhe 30-35 gr.

kripëra potasike.

Përzierja me plehra minerale mund t’i hidhet

tokës edhe në formë solucioni të tretur në

ujë, por duke qenë se kjo nuk është

ekonomike, përdoret vetëm për plehërimin e

drurëve dhe shkurreve të veçuara me vlera të

mëdha dekorative ose që mbahen në vazo.

c. Vaditja. Gjatë vitit të parë e sidomos në

periudhën e transpiracionit të madh (në ditët

e nxehta të verës) rrënjët e fidanëve të

drurëve e shkurreve të porsambjella nuk

kanë mundësi të mjaftueshme uji. Pikërisht

për këtë është e nevojshme që ato të vaditen

shpesh dhe rregullisht, sidomos në kohë

thatësire.

Nga praktika është vërtetuar se për çdo dru

të porsambjellë janë të nevojshme 20-30

litra ujë, ndërsa për çdo shkurre 10-15 litra

ujë të llogaritura këto për çdo vaditje. Drurët

e mbjellë në trotuaret e rrugëve të shtruara

me shtresa të papërshkrueshme nga ujët

(asfalt, beton etj) gjatë stinës së verës, duhet

të vaditet 3-4 herë me nga 100-150 litra ujë

për çdo dru, pavarësisht nga reshjet që kanë

rënë gjatë vitit.

Para vaditjes toka përreth trungut të drurëve

duhet të shkriftohet mirë me qëllim që uji të

thithet më mirë. Gjatë shkriftimit një pjesë e

tokës hidhet nga njëra anë e gropës dhe

mbas vaditjes kjo pjesë hidhet përsëri në

gropën e vaditur, me qëllim që të pengohet

avullimi i shpejtë dhe formimi kores së

tokës. Sasia e ujit që duhet përdor për

vaditje përcaktohet edhe nga lloji e përbërja

e tokës. Kështu toka ranore si më të

përshkueshme nga uji vaditen më shpesh,

kurse ato të rënda-argjilore vaditen më rrallë

e me më pak ujë. Në tokat shumë të

ngjeshura, të cilat e përshkojnë ujët me

shumë vështirësi, rreth e qark trungut të

drurëve të mbjellë duhet të mbajtur ujët me

qëllim që toka ta thithë atë për një kohë

relativisht më të gjatë.

6. Krasitja e drurëve dhe e shkurreve

dekorative. Krasitja e drurëve dhe

shkurreve dekorative bëhet për formimin e

kurorës për forcimin e lulëzimit, për

ripërtëritjen dhe për pastrimin e tyre. Koha

më e përshtatshme për krasitjen është

periudha e qetësisë (vjeshtë dhe pranverë).

Rregullimi i Kopshteve

106

Krasitja mund të bëhet edhe gjatë kohës të

vegjetacionit, vetëm atëherë kur kërkohet që

të përforcohet lulëzimi për vitin e ardhshëm.

Krasitja gjatë dimrit nuk këshillohet mbasi

në vendin e prerjes rrezikohet ngrirja e

indeve dhe kjo mund të shpjerë deri në

tharjen e plotë të degëve të krasitura.

Gjatë krasitjes, degët duhet të priten me

kujdesin më të madh për të mos shkaktuar

asnjë plagosje ose zhveshje të lëkurës. Për të

mënjanuar këtë, degët e mëdha duhet të

priten dy herë, një herë në 30-40 cm, larg

trungut dhe herën e dytë rrafsh me trungun.

Degët e holla priten me gërshërë ose thikë

krasitëse, kurse të mëdhatë me sharrë

krasitëse. Vendi i prerjes duhet të bëhet i

lëmuar, i barabartë dhe i pjerrët nga ana e

jashtme e degës së prerë, me qëllim që në

vendin e prerjes të mos qëndroj pikë uji, e

cila mund të bëhet burim kalbëzimi ose

infeksioni për vetë bimën. Kur degët janë të

holla, deri në 2 cm, mbas krasitjes, ato e

mbulojnë shpejt me kallus vendin e prerjes,

dhe rritja e tyre vazhdon normalisht. Por kur

trashësia e degës i kalon të 2 cm, atëherë

vendi i prerjes duhet të lyhet me bojë vaji

ose me melhem kopshtarie.

Është e detyrueshme që gjatë krasitjes, pjesa

e poshtme e vendit të prerë, të jetë në një

vijë të drejtë më sythin, kurse pjesa e

sipërme në një vijë të drejtë me majën e

sythit. Në rast se ky rregull nuk mbahet

parasysh, vendi i prerjes, nuk mbulohet me

kallus dhe sythi thahet.

Është vërtetuar se jot ë gjithë drurët e

shkurret e durojnë njëlloj krasitjen. Më mirë

e durojnë drurët fletorë me përjashtim të

gështenjës së kalit, mështeknës etj, kurse

drurët halorë në përgjithësi krasiten vetëm

atëherë kur pastrohen degët e tyre të thata.

Këtu bëjnë përjashtim, Tisi, tujat selvia etj.

a. Krasitja që bëhet për formimin e

kurorës. Krasitja për formimin e kurorës në

përgjithësi përdoret tek drurët që gjelbërojnë

rrugët, bulevardet dhe sipërfaqet e gjelbra të

kompozuara simbas stilit gjeometrik.

Kjo krasitje fillon me krijimin e skeletit të

kurorës. Për këtë qëllim, degët e çdo druri

pasi shikohen me kujdes nga të gjitha anët

krasiten duke lënë të paprekura vetëm ato që

do të formojnë skeleton. Zakonisht numri i

tyre duhet të jetë 4-8 e rrallë deri në 10,

kurse të tjerat duhet të priten. Edhe degët e

skeletit krasiten, por ato më të trashat priten

më tepër ndërsa më të hollat priten vetëm

në majën e tyre. Në këtë mënyrë rregullohet

zhvillimi dhe rritja proporcionale e degëve

të skeletit.

Në drurët me sythë të vendosur mbas njëritjetrit,

me qëllim që të formojnë kurorë të

njëllojtë, krasitja bëhet një herë në sythin e

jashtëm një herë në atë të brendshmin. Kur

krasitja bëhet në sythin e jashtëm, atëherë

druri formon kurorë të gjerë, kurse po të

bëhet në sythin e brendshëm formon kurorë

të ngushtë.

Krasitja e ulët (sa më afër tokës) çon në

formimin e kurorave të larta, ndërsa krasitja

e lartë në formimin e kurorave të ultë. Rritja

dhe trashësia e degëve bazë, përforcohet në

rast se prehen në 3-5 sythë të gjitha degët e

vogla anësore. Rriten më shpejt ato sythë që

Rregullimi i Kopshteve

107

ndodhen shumë afër vendit të krasitjes. Në

përgjithësi në parqet e lulishtet nuk duhet

bërë krasitje të tilla, mbasi forma natyrore

është më e bukur; ndërsa kur kemi të bëjmë

me parqe e lulishte të kompozuara simbas

stilit gjeometrik, krasitja e tillë është shumë

e nevojshme.

Gjatë krasitjes, drurëve e shkurreve

dekorative, u jepen forma të ndryshme si:

sferike, konike, cilindrike, kubike, te

kombinuara etj. Forma të bukura kurore

fitohet sidomos nga krasitja e llojeve

ligustër, ashje, tafllam, ilqr, tuja, tisi, selvi,

bush, dafinë, mersine etj.

b. Krasitja për forcimin e lulëzimit,

realizohet duke patur parasysh kategorizimin

e drurëve dhe të shkureve simbas kohës së

lulëzimit të sythave:

1. Në grupin e parë bëjnë pjesë drurët dhe

shkurret që çelin lule në llastarët njëvjeçarë

të vendosur në degë të vjetra. Këtu hyjnë:

Eleagnus angustifolia, Cornus mas,

Calicanthus praecox,

2. Në grupin e dytë hyjnë drurët dhe

shkurret që çelin lule vetëm në llastarët

dyvjeçarë, ku bëjnë pjesë: Aesculus,

Mahonia, Citissus; Amygudalis, Berberis,

Daphne, Doitsia, Diervillea, Evonimus.

Llojet e grupit të parë dhe të dytë duhet të

krasiten menjëherë mbas lulëzimit, sepse në

këtë mënyrë ata deri në vjeshtë kanë

mundësi që të formojnë llastarë, të tjerë të

rinj, më të fuqishëm e të mbushur me sythë

lulëzues.

3. Në grupin e tretë hyjnë drurët e shkurret

që çelin lule në llastaret e të njëjtit vit dhe që

lulëzojnë vonë si p.sh Amorfa, Clematis,

Colutea, Citissus australiana, Jasminium,

Ligustrum, Philadelphus, dhe drurët që

lulëzojnë herët në pranverë si p.sh. Spiraea

(opulifolia, alba, salicifolia, tomentosa,

douglasii etj. Drurët e shkurret e këtij grupi

krasiten gjatë periudhës së qetësisë në

vjeshtë të vonët, në dimër ose pranverën e

hershme.

c. Krasitja për ripërtëritje. Drurët e vjetër

me kalimin e kohës fillojnë të humbasin

cilësitë e tyre dekorative dhe në këtë mënyrë

ata kanë nevojë për ripërtëritje. Shenjat që

tregojnë vjetrimin e drurëve e shkurreve

dekorative, janë : rritja shumë e ngadaltë

zverdhja e gjetheve, pakësimi i luleve dhe

tharja e degëve të majës. Për ripërtëritje

kanë nevojë gjithashtu edhe drurët, degët e

të cilave janë të thyera ose të deformuara.

Ripërtëritja e drurëve dhe e shkurreve

dekorative bëhet duke prerë 2/3 e gjatësisë ë

së degëve kryesore ose kur është e

nevojshme duke e prerë, rrafsh me tokën,

gjithë trungun e drurit ose të shkurres. Kjo

prerje bëhet në raste kur drurit i kanë

humbur të gjitha vlerat dekorative. Mbas

krasitjes së degëve në trungun e drurit

shfaqen filiza të rinj shumë të fuqishëm të

cilët japin gjethe të bukura dhe normale.

Shpeshherë ndodh që prej agjenteve

atmosferike të thyhen disa pjesë të kurorës

së drurëve. Kjo gjë çon në deformimin dhe

shëmtimin e tyre. Në këto raste detyrimisht

duhet të bëhet krasitja e degëve kryesore të

Rregullimi i Kopshteve

108

drurit. Kjo krasitje njihet me emrin «krasitje

në kokë të kurorës».

Krasitja për ripërtëritje shpeshherë shkakton

edhe kalbjen e disa lloj drurëve. Prandaj në

drurët ku është bërë kjo krasitje, duhet të

kryhen vazhdimisht të gjitha shërbimet

agroteknike, të nevojshme, si punimi dhe

shkrifërimi i tokës, plehërimi i vazhdueshëm

dhe ujitja e shpeshtë sidomos gjatë

periudhave të thata të vitit.

d. Krasitja për pastrim bëhet për prerjen e

degëve të thata, të sëmura dhe të thyera,

gjithashtu dhe për heqjen e të gjitha luleve

që kanë mbaruar se lulëzuari dhe kur

mendohet të mos merren fruta ose fara.

Krasitja për pastrim është e detyrueshme për

të gjithë drurët e shkurret dekorative në

sipërfaqet e gjelbra, por sidomos për drurët

që gjelbërojnë në rrugët e bulevardet.

Kjo krasitje ushtrohet gjatë gjithë vitit.

Prerja e degëve të thata duhet të bëhet duke

hequr gjithë pjesën e thatë së bashku me një

shtresë të pjesës së njomë, me qëllim që

plaga të mbulohet shpejtë me kallus dhe

dega të kryejë pastaj të gjitha funksionet e

mëparshme:

7. Kujdesi për drurët e plagosur ose

pjesërisht të kalbur. Plagosjet e drurëve

nga krasitja ose agjentëve atmosferik mund

të shkaktojnë edhe kalbëzim të pjesshëm të

drurëve i cili në rast se nuk mënjanohet

mund të çojë në kalbjen e gjithë drurit. Për

këtë arsye pjesët e plagosura duhet të

shërohen në kohën e duhur. Plagët e vogla

zakonisht shërohen shpejt ndërsa plagët e

mëdha me sipërfaqe mbi 5 m2 kërkojnë

shërbim të veçantë. Prandaj, para se të

mjekohen, ato duhet të pastrohen e të

dezinfektohen.

Dezinfektimi dhe mbyllja e plagëve. Mbas

pastrimit plaga duhet të dezinfektohet me

solucion gurkali 5%, ose kreozot 1-2% etj.

dezinfektimi mund të bëhet edhe duke e

djegur plagën e pastruar me flakën e

llambës. Pas dezinfektimit plaga lyhet

menjëherë me melhem, rrëshirë të shkrirë

ose asfalt. Por në disa lloj drurësh si

magnolia, liriodendroni, qershia, pjeshka,

kumbulla etj, plagët e tyre nuk duhen lyer

me kreozot ose asfalt për arsye sepse kjo i

dëmton. Për të mos u përhapur aq sa është

vetë forma e plagës. Kjo beze duhet ngjitur

tek plaga me rrëshirë apo me thumba të

vegjël dhe përsipër duhet të lyhet me asfalt

ose rrëshirë.

b. Kujdesi për drurët e kalbur. Procesi i

kalbëzimit në drurët e moshuar vërehet në

formë vrimash të kalbura që shkaktohen prej

kërpudhave të ndryshme, miceli, i të cilave

ka aftësi të futet deri në indet e drurit dhe i

përdor këto si ushqim.

Që t’i pritet rruga këtij kalbëzimi është e

nevojshme që të hiqet pjesa e kalbur deri tek

pjesa e shëndoshë e drurit. Kështu në drurin

e infektuar hapet një vrimë më e madhe se

sa vendi i kalbur dhe pastaj fillon pastrimi.

Mbasi vrima të jetë pastruar e dezinfektuar

mirë, bëhet mbushja dhe mbyllja e saj.

Si material më i mirë për mbushjen e

vrimave është asfalti, i cili ka veti ngjitëse e

elastike dhe nuk përshkohet nga uji. Ky

duhet të përdoret në gjendje të nxehtë (të

Rregullimi i Kopshteve

109

shkrirë) dhe i përzier me tallash druri.

Përzierja përgatitet në këtë mënyrë:asfalti

ngrohet mirë në zjarr dhe mbi të hidhet

tallash druri i cili vazhdimisht përzihet.

Hedhja e tallashit vazhdon derisa asfalti nuk

pranon më. Kjo përzierje mbasandaj

përdoret për mbushjen e vrimave.

Instrumentet me të cilat përzierja do të

hidhet në vrima, duhet të lyhen me vajra të

rënda për të mos u ngjitur në to asfalti.

Përzierja asfalt-tallash përdoret edhe në një

mënyrë tjetër, duke e përgatitur atë në formë

blloqesh në kallëpe të veçanta. Përpara

përdorimit, blloqet duhet të ngrohen pak dhe

të goditen lehtë me qëllim që asfalti të ngjisë

në pjesën drusore të vrimës. Mbushja e

vrimave me këto blloqe duhet bërë me

kujdes me qëllim që midis tyre të mos

krijohen boshllëqe.

Në rast se përzierja e asfalt-tallashit nuk ka

sasinë e nevojshme të tallashit, ka rrezik që

gjatë verës, nga temperaturat e larta asfalti,

të shkrijë. Prandaj kur shihet një gjë e tillë,

sipërfaqja e jashtme e mbushjes mbulohet

me rrjetë teli, me bar, me copa thesi, ose

duke I mbërthyer dërrasa.

Përveç mbushjes me asfalt-tallash përdoret

edhe mbushja prej betoni e cila përgatitet me

çimento të kualitetit të lartë dhe rërë lumi të

pastër në masen1 pjesë çimento dhe 3 pjesë

rërë. Në rast se betoni nuk qëndron (nuk

ngjitet) në vrimën e kalbur, në dru ngulen

gozhdë të gjata dhe pastaj hidhet në të

betoni. Mbushja me beton ka shumë anë

negative: nuk ka elasticitet, ngjitet me

vështirësi me pjesën e drurit dhe krijohen të

çara në të cilat hyn lagështirë e cila më vonë

ëhet përsëri shkak për kalbëzimin e

mëtejshëm të drurit.

Mbushja e vrimave të kalbura mund të bëhet

edhe me blloqe prej druri të mbërthyer me

njëri-tjetrin. Boshllëqet midis blloqeve

mbushen me asfalt të shkrirë. Si të mbushet

vrima, mbyllja e saj mund të bëhet me copë

hekuri zinku ose bakri pjesa e sipërme e të

cilave duhet të lyhet me bojë vaji në ngjyrë

të përshtatshme me atë të drurit.

c. Pastrimi i drurëve e shkurreve të thata

ose të sëmura. Drurët e shkurret e thata ose

të sëmura prishin dekorimin e parqeve dhe

lulishteve dhe shpeshherë bëhen çerdhe

dëmtuesish ose insektesh të dëmshme për

drurët e shëndoshë. Drurët e shkurret e thara

dhe të sëmura njihen më mirë gjatë

vegjetacionit (kur janë me gjethe). Drurët e

tharë , në sipërfaqet e gjelbra, duhet të hiqen

menjëherë duke mos lënë as pjesët më të

vogla të tyre, ndërsa drurët e sëmurë në

varësi të shkallës së përhapjes dhe

infeksionit të sëmundjes ose duhet të hiqen

krejtësisht, ose duhet të merren masa

paraprake për shërimin e sëmundjes apo

parandalimin e saj duke kryer spërkatjen e

tyre me preparate helmuese të forta dhe me

veprim të shpejtë.

Spërkatja duhet të bëhet ne kohën kur drurët

dhe shkurret janë në qetësi (me rënien e

gjetheve dhe zbërthimin e sythave). Me

qëllim që preparatet kimike të mos dëmtojnë

pjesët vegjetative të drurëve e shkurreve,

spërkatja gjithmonë duhet të bëhet në kohë

shiu, preparatet kimike helmuese shpëlahen.

Rregullimi i Kopshteve

110

8. Mbjella e gjerdheve. Toka e gardhit të

gjallë duhet punuar dhe niveluar mirë. Poqe

se toka nuk është pjellore ajo duhet të

përmirësohet duke i hedhur simbas rastit 10-

30 cm, tokë pjellore. Piketohet vendi i

gardhit të gjallë simbas projektit dhe hapet

transheja. Gjerësia e transheve përcaktohet

prej radhëve që do të ketë gardhi i gjallë.

Kështu për gardh të gjallë me një radhë

fidanësh gjerësia duhet të jetë 0.5-0.6 m,

për 2 radhë fidanësh 0.8 m dhe për 3 radhë

deri 1 m. Kur toka është e keqe përmasat e

transhesë zmadhohen me 10-20 cm.

Kur fidanët janë të vogla, mbjellja e tyre në

gardh bëhet me ndihmën e kunjit. Mbjellja

në këtë rast bëhet prej dy punëtorëve: i pari

fut kunjin në tokë deri 35 cm thellësi dhe i

dyti fut në gropën e hapur fidanin. Pastaj

punëtori i parë hap me kunjin gropën e dytë

10-15 cm larg gropës së parë. Kur gardhi

krijohet me një radhë fidanësh,largësia midis

fidanëve lihet 20-25 cm, ndërsa kur krijohet

me dy e më shumë radhë, largësia midis tyre

lihet deri 30 cm dhe midis radhëve 30-40

cm.

Kur gardhi është me shumë radhë, fidanët

vendosen në formë shahu. Mbas mbjelljes,

ato duhet të vaditen vazhdimisht. Për muret

e gjelbra me rritje të lirë, fidanët mbillen në

gropa me përmasa 0,5 - 0,7 x 0.5 - 0.6 x 0.5

- 0.6 m; largësia midis gropave lihet 1-2

metra, ndërsa për ato të krasiturat 0.8-1

metër. Kur gardhi i gjallë krijohet me bimësi

kacavjerrëse, largësia nga fidanët deri tek

mbajtëset (druri apo metalike) duhet të jetë

25-30 cm, kurse vetë fidanët mbillen 35-40

cm larg njëri-tjetrit.

Mirëmbajtja e gjerdheve të gjalla.

Punimet kryesore për mirëmbajtjen e

gjerdheve duken në: vaditjen, prashitjen,

pastrimin, plehërimin, krasitjen për formim

kurorë, krasitjen për ripërtëritje dhe

plotësimin e vendit të fidanëve të thara.

Gjerdhet e gjalla të krijuara rishtas kanë

shumë nevojë për vaditje dhe prashitje të

shpeshtë sidomos në kohën e thatë dhe pa

shira.

Kur fidanët e gardhit të gjallë janë rritur

shumë në lartësi ato duhet të priten

(krasiten) deri poshtë duke i lënë 9-10 cm, të

lartë nga toka me qëllim që të lëshojnë

degëzime të reja nga fundi. Kjo është e

lejueshme për gjerdhe të gjalla të krijuara

vetëm me fidanë fletore.

Krasitja e parë bazë bëhet gjatë muajit

shkurt-mars para se të ketë filluar

vegjetacioni. Degët e fidanëve priten në ½

deri 1/3 e gjatësisë së tyre në varësi të rritjes

së tyre (të shpejtë ose të ngadaltë). Kështu

në rast se fidanët rriten shpejt, gjatë një viti

mund të bëhen 1-2 krasitje.

Gjatë vitit të dyte dhe viteve të ardhshme

rritja në lartësi e gardhit pengohet duke

ushtruar mbi të krasitje të rregullt me qëllim

që gardhi i gjallë të dendësohet edhe më

tepër. Gjerdhet e gjalla që janë rritur në

lartësinë e kërkuar, krasiten 3 herë gjatë

periudhës së vegjetacionit. Krasitja e parë

bëhet gjatë gjysmës së dytë të majit ose në

fillim të qershorit duke i prerë degët e reja e

duke i lënë të gjata 3-5 cm kurse ato të

vjetrat deri në nivelin e krasitjes së parë.

Gjerdhet e gjalla që kanë lule shumë të

Rregullimi i Kopshteve

111

bukura nuk krasiten, por pastrohen nga

degët e thata.

Me anën e krasitjes, gjerdheve të gjalla u

jepet forma: kuadratike katërkëndëshe,

trapezoide, ovale, gjysmëovale, figura të

ndryshme komplekse etj. më e preferuara

prej tyre është forma katërkëndëshe. Është

vërtetuar se gjerdhet që kanë anët e pjerrëta

70-80 gradë ndaj horizontit, i ruajnë më

gjatë cilësitë e tyre dekorative, sepse janë të

drejtuara nda drita për një kohë më të gjatë.

Gjerdhet e gjalla me forma katërkëndëshe

ose trapezoide krasiten vazhdimisht që të

mbajnë formën e tyre të rregullt

gjeometrikisht.

Gjerdhet e gjalla që kanë humbur cilësitë e

tyre dekorative krasitjen për ripërtëritje. Kjo

krasitje konsiston në prerjen e gjithë

fidanëve të gardhit të gjalla deri në lartësi

10-15 cm prej tokës. Mbas kësaj gardhi i

gjallë rritet shpejt duke dhënë mjaft

degëzime të shëndetshme.

Është e nevojshme që, mbas kësaj krasitjeje,

gardhit të gjallë t’i bëhen shërbime të

shumta suplementare si vaditja, plehërimi

etj. krasitja për ripërtëritje është e ndaluar

për gjerdhet e gjalla të krijuara me fidanë

halore.

Prashitja e gjerdheve bëhet duke punuar

tokën në thellësi 10-15 cm, pa dëmtuar

degëzimet e poshtme dhe sistemin rrënjor të

fidanëve. Krasitja e dendur e gardheve të

gjalla shoqërohet me konsumin më të madh

të lëndëve ushqyese të tokës, prandaj duhet

të merren masa për plehërimin e

vazhdueshëm të gjerdheve të gjalla. Kur

toka është pjellore dhe e pasur në lëndë

ushqyese atëherë plehërimi bëhet një herë në

3-4 vjet dhe kur është e varfër një herë në 2

vjet. Për këtë qëllim përdoren plehra të

dekompozuara mirë si pleh stalle ose

kompost. Plehërimi me këto plehra është

mirë të bëhet në vjeshtë e në pranverë. Në 1

m2 sipërfaqe gardhi të gjallë hidhet 4 kg

pleh organik ose kompost, icily bashkohet

me tokën duke e përzier e shkrifëruar në

vendin e hedhur.

Plehërimi duhet të bëhet jo vetëm Brenda

gardhit të gjallë, port ë përfshijë edhe një

pjesë të tokës jashtë vijës së gardhit të gjallë.

Për plehërimin e gjerdheve të gjalla

përdoren edhe plehrat minerale. Plehërimi

mineral bëhet herët në pranverë. Plehrat

minerale zakonisht përdoren të përziera

(sulfat amoniaku, superfosfat dhe kripëra

potasi). Kështu për 1 m2 sipërfaqe gardhi

është e nevojshme jo më tepër se 20 gr,

përzierje.

9. Trëndafilat dhe mbjellja e tyre në

sipërfaqet e gjelbra. Trëndafili është bimë

dritëdashëse, prandaj është e nevojshme që

për mbjelljen e tij të zgjidhen vendet që janë

të drejtuara nga dielli dhe të mbrojtura prej

erërave të forta. Trëndafili ka kërkesa të

veçanta përsa i përket tokës. Ai rritet më

mirë në toka argjilo-ranore të plehëruara

mirë me pleh organik të dekompozuar, kurse

tokat rano-argjilore dhe ranore që nuk janë

të mira për rritjen normale të trëndafilit,

duhet të përmirësohen duke hedhur argjilë.

Në të gjitha rastet toka duhet të jetë e punuar

mirë deri në 50 cm thellësi.

Rregullimi i Kopshteve

112

Trëndafilishtet zakonisht ndërtohen me

forma të rregullta gjeometrike; prandaj si

bordure për to mund të përdoren shkurre të

ndryshme gjethembajtëse dhe që e durojnë

krasitjen, si: bush liguster, mersinë dafinë

etj. Ato në të shumtën e rasteve krijohen në

hyrjet e parqeve dhe lulishteve. Me qëllim

që trëndafilishtet të kenë pamje të bukur

duhet të zgjidhen edhe llojet e format e

trëndafilave më të përshtatshëm si p.sh

trëndafila kacavjerrës, zvarranikë, në formë

shkurresh të lartë, të ulëta me shumë lule, në

formë shkurresh me lule të mëdha. Kështu

p.sh trëndafilat në formë shkurresh të ultë

dhe të lulëzuara mund të përdoren për

bordure etj.

Mbas hedhjes në terren të projektit të

trëndafilishtës dhe përgatitjes së tokës

fillohet menjëherë nga mbjellja e

trëndafilave. Për këtë më parë zgjidhen

trëndafilat dhe shikohen një për një, duke

prerë rrënjët e plagosura ose të thara. Gropat

duhet të kenë madhësi të tillë që rrënjët e

trëndafilave të futen lirisht në to. Në fundin

e gropës duhet të hidhet pak tokë e shkrifët,

pjellore e pleh dhe pastaj mbillet trëndafili

duke e ngjeshur mirë tokën përreth tij.

Largësitë që duhet të kenë gropat e

trëndafilit (sa i gjatë e i gjerë rritet ai).

Kështu p.sh trëndafilat me trup të vogël

hibride mbillen në 50-70 cm, larg njëri-tjetri,

kurse ato me trup të lartë 90-100 cm ose

edhe më tepër.

Trëndafilat mbillen në vjeshtë ose në

pranverë. Në qoftë se mbjellja bëhet gjatë

vjeshtës atëherë ato duhet të mbulohen me

dhe, deri 20 cm, mbi nivelin e tokës që të

mbrohen nga të ftohtit. Kujdes duhet treguar

dhe për krasitjen e trëndafilave. Para se të

bëhet kjo është e domosdoshme që të njihen

llojet e trëndafilave dhe në varësi të tyre

bëhet krasitja përkatëse. Trëndafilat

kacavjerrës p.sh në rast se krasiten nuk japin

gonxhe sepse ata i nxjerrin gonxhet në filizat

dyvjeçare; prandaj këtyre trëndafilave u

priten e qërohen vetëm degët e thata ose të

thyera. Shpeshherë trëndafilat duhet të

spërkaten me preparate të ndryshme të cilat

ngordhin ose ngadalësojnë zhvillimin e

mikrobeve dhe dëmtuesve.

10. Mbjellja e luleve në sipërfaqet e

gjelbra. Gjatë përdorimit të luleve në

sipërfaqet e gjelbra është e rëndësishme të

dihet stili i mbjelljes së tyre, sa % të

sipërfaqes së gjelbër duhet të zënë, si duhen

harmonizuar ato midis tyre dhe me

elementet e tjera, si duhen mbjellë dhe

shërbimet agroteknike që u duhen bërë për

t’i mirëmbajtur.

Stili i mbjelljes së luleve. Mbjellja e luleve

ne sipërfaqet e gjelbra duhet të bëhet në

harmoni të plotë me stilin e kompozimit të

vetë këtyre sipërfaqeve. Në sipërfaqet e

gjelbra me stil gjeometrik, lulet zakonisht

mbillen në forma të rregullta gjeometrike,

por kjo nuk përjashton edhe mbjelljen e tyre

në forma të lira natyrore. Përkundrazi në

sipërfaqet e lira të barit, qofshin këto lëndina

apo të kultivuara sezonale e shumëvjeçare,

lulet, mund të mbillen në grupe ose të

shpërndara si në natyrë. Në sipërfaqet e

gjelbra me stil peizazhi mbjellja e luleve

bëhet në formë krejt natyrore. Në këtë rast

është mirë që të mbisundojnë lulet

shumëvjeçare të cilat janë më ekonomike se

Rregullimi i Kopshteve

113

sa lulet stinore dhe përshtaten më tepër

parkut me stil peizazhist.

Këto duhet të përdoren lulet e lëndinave të

cilat duhen shpërndare në të gjithë

sipërfaqen e barit, ose në formë grupesh në

largësi jo shumë larg rrugës, ose në të gjithë

sipërfaqen e barit. Lulet shumëvjeçare në

sipërfaqet e gjelbra të kompozuara sipas

stilit peizazhist, mbillen në grupe ose në

masive, në afërsi të shkurreve e të drurëve

dekorativë, duke i kombinuar po në atë

mënyrë siç rriten edhe në natyrë. Prandaj në

një sipërfaqe lëndine prej 500 m 2 mund të

mbillen 3-4 grupe me nga 3-5 copë lule

shumëvjeçare. Dhe kjo gjithmonë në varësi

të madhësisë së sipërfaqes së gjelbër.

Raporti i luleve në sipërfaqet e gjelbra.

Megjithëse ekzistojnë të dhëna teknike e

praktike mbi përqindjen që duhet të zënë

lulet në sipërfaqet e gjelbra (rreth 3-5%)

mund të themi se kjo përqindje ndryshon në

varësi të llojit, qëllimit, madhësisë,

vendndodhjes dhe stilit të sipërfaqes së

gjelbër. Kështu, në parqet dhe lulishtet, sasia

e luleve duhet të jetë më e madhe se sa në

parqet pyjore, por kjo nuk do të thotë që në

parqet e lulishtet e qendrave të banuara të

ketë lule me shumicë , sepse kjo pastaj sjell

ngarkesën e tepruar dhe të panevojshme të

tyre.

Prandaj mund të pranojmë që në çdo park

ose lulishte lulet duhet të zënë 3-5 % të

sipërfaqes së barit duke mos llogaritur këtu

lulet në qilima të cilat mund të kenë vetëm

lule të kombinuara me barë dekorativ.

Përgatitja e vendit për mbjelljen e luleve.

Për rritjen e mirë dhe normale të luleve, në

sipërfaqet e gjelbra rëndësi të madhe ka

përgatitja e tokës ku ato do të mbillen.

Toka duhet të plehërohet mirë me pleh

organik të dekompozuar dhe pastaj të

punohet. Punimi i saj duhet të bëhet 30-40

cm, duke thyer plisat dhe duke e pastruar

prej mbeturinave të gurëve, tullave,

kleçkave. etj.

Në rast se do të mbjellim lule në forma

katërkëndëshi atëherë veprojmë kështu:

Merret një spango, e cila shtrëngohet nga te

dyja anët sipas gjatësisë se katërkëndëshit,

ku me piketa të ngulura është përcaktuar

gjerësia e tij. Me krehër nivelohet toka e

punuar, me qëllim që ajo të jetë 5-7 cm,

më e lartë se masivi i barit.

Mbas kësaj vizatohen në tokë vijat

(rreshtat) e luleve që do të mbillen, edhe

kjo bëhet me spango të shtrënguar nga të

dyja anët në piketa. Largësia midis

rreshtave dhe luleve varet nga lloji i lules

që do të mbillet dhe nga kërkesat e tyre.

Mbas kësaj fillohet nga mbjellja;

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur lulet

do te mbillen në formë rrethi. Kështu mbasi

përcaktohet qendra e rrethit, merren dy

piketa të cilat lidhen me spango, Njëra prej

tyre vendoset në qendër të rrethit dhe

ngulet në tokë e palëvizur, ndërsa me

piketën tjetër vizatohet rrethi (fig.

80).Toka ku do të mbillen lulet duhet

gjithmonë të ketë lagështirën e duhur.

Rregullimi i Kopshteve

114

Zgjedhja e materialit mbjellës të luleve.

Mbjellja e luleve në sipërfaqet e gjelbra

bëhet në bazë të një projektplani, në të

cilin është shënuar vendi i mbjelljes për

te gjitha llojet e luleve që parashikohet

të mbillen, duke pasur parasysh ngjyrën,

lartësinë dhe kohën e lulëzimit të tyre.

Mbasi të jetë bërë kjo atëherë fillohet nga

zgjedhja e materialit mbjellës te luleve.

Fidanët e luleve duhet të jenë të formuara,

të shëndetshme, dhe të kenë sistem

rrënjor të zhvilluar mirë. Disa orë para

mbjelljes, fidanët duhet të vaditen mirë me

qëllim që të mos u bjerë dheu nga

rrënjët.

Në varësi të jetës së tyre lulet ndahen në

këto grupe:

a) Njëvjeçare shumëzohen me anën e farës,

zhvillohen dhe japin lule brenda vitit dhe në

vjeshtë zakonisht nga fundi i nëntorit kur

bien ngricat e para, ato thahen (Salvia,

Gomfrena, Tagëtës. Ageratum, Petunia

etje.)

b)Dyvjeçare më mirë shumëzohen me farë,

rriten, zhvillohen dhe lulëzojnë me shumicë

gjatë vitit të dytë, pastaj thahen. Dimërojnë

shumë mirë jashtë.

c)Shumevjeçare ndryshojnë prej dy

grupeve të para, sepse, në klimën e vendit

tone jetojnë shumë vjet në të njëjtin vend.

Çdo pranverë prej rrënjëve të tyre dalin

pjesë të mbitokshme (gjethe, degë, lule) që

japin farë dhe që pastaj thahen. Kështu ato

dimërojnë jashtë në natyrë dhe në

pranverën e ardhshme fillojnë prapë të

zhvillohen.

Me lulëzimin e gjatë e të shumtë, me

ngjyrat e ndryshme të luleve të tyre, me

format e bukura të gjetheve, ato

përfaqësojnë një element të rëndësishëm për

zbukurimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Në këtë grup përfshihen gjithashtu lulet

qepujka tuberoze, si: Lilium, Gladiola, Iris,

Narcis, Tulipan, Crocus; Dahlia, Fritillaria,

etj. Në këto lule përmendim edhe disa lloje

lulesh të tjera qepujkore, të cilat nuk

dimërojnë jashtë, por mbillen çdo pranverë,

lulëzojnë gjatë verës, dhe në vjeshtë

qepujkat dhe rizomat e tyre nxirren prej

tokës, stratifikohen gjatë dimrit dhe mbillen

përsëri. Këtu hyjnë Begonia tuberhybrida,

Giacinthus amethystinus etj.

Që të mund të ruhet zbukurimi me lule në

sipërfaqet e gjelbra prej fillimit të

pranverës e deri vonë në vjeshtë, lulet

zakonisht mbillen ne dy etapa:

Në vjeshtë mbillen pas ngricave të para.

Kjo periudhë zakonisht fillon nga fillimi ose

mesi i muajit nëntor (simbas zonave). Në

këtë kohë mbillen lulet dimërore (viola,

margarita, silene, myozotis, floks etj.).

Në pranverë mbillen mbasi të ketë kaluar

rreziku i ngricave të pranverës, periudhë

kjo që fillon nga fundi i muajit prill deri

nga mesi i muajit maj. Në këtë kohë

mbillen lulet verore (salvia, petunia, tagetes,

ageratum, dalia, xinia, gomfrena etj.), Lulet

e verës të caktuara për mbjelljen e

parcelave të drejta, rreshtohen simbas

brazdave të hequra në parcela duke filluar

Rregullimi i Kopshteve

115

prej rreshtave të mesit të parcelës e deri tek

ato të anës. Këto vendosen në largësi të

caktuar, në mes te lartat dhe anash të

ulëtat. Lulet vendosen në formë shahu.

Mbas mbjelljes, lulet duhen vaditur mirë.

Vaditja kryhet me kovë të pajisur me dush,

ndërsa kur lulet mbillen në parcela të

mëdha, vaditja e tyre kryhet me zorrë

(markuç). Punëtori që vadit lulet e

porsambjella, kovën dhe zorrën duhet t'i

mbajë afër luleve me qëllim që ujët të bjerë

me ngadalë, toka të ngopet mirë dhe të

mos rrezikohet nxjerrja jashtë rrënjëve

të fidanit.

Mbjellja e luleve verore në figura

gjeometrike ose qilima, në partere, mozaike,

thurëse etj., kryhet mbasi të jetë vizatuar në

terren vetë figura. Në fillim mbillen lulet që

tregojnë konturet e jashtme të figurës

gjeometrike, pastaj ato në këndet e

figurës dhe së fundi lulet e mesit të

figurës.

Mbjellja e luleve në figura rrethore bëhet

duke filluar prej mesit të figurës, ku

simbas projektit mund të jetë parashikuar

vendosja e një palme, agave, juke, dracene

etj. e deri tek mbushja e figurave që

kufizohet me lulet e bordurave. Këto lule

duhet të jenë të së njëjtës madhësi dhe të

vendosen në rreshta simbas formës së

figurës. Largësia midis tyre dhe vetë

rreshtave përcaktohet nga lloji i lules që

mbillet. Kështu p.sh. Santolina, Lobeh'a,

Alternanthera, Antenaria etj. mbillen në

largësi 5-6 cm. larg njëra-tjetrës.

Lulet e vjeshtës duhet të mbillen nga mesi

ose fundi i nëntorit (për zonat me të ngrohta)

me qëllim që kur të fillojë të ftohtit ato të

kenë forcuar deri diku sistemin rrënjor dhe

të lidhen mirë me tokën.

Nuk rekomandohet që këto lloje lulesh të

mbillen në pranverë, sepse ne qoftë se ato

qëndrojnë deri. në prill ose maj në farishtore,

nuk u jepet mundësia për zhvillim të

shpejtë dhe lulëzim të bollshëm. Puna

paraprake për mbjelljen e tyre qëndron në

heqjen e gjithë luleve verore të cilat janë

tharë prej ngricave d.m.th. lirimi i

sipërfaqeve të mbjella me lule verore.

Si të jetë bërë kjo punë atëherë terreni

punohet, nivelohet e fillohet mbjellja e

luleve të vjeshtës. Me qëllim që gjatë dimrit

dhe të ftohtave të mëdha të mos dëmtohen,

sidomos në vendet e haptë e të pa mbrojtura,

lulet, mund të mbulohen me rogoza,

polietilen ose bar të dezinfektuar. Në kohën

kur mbillen lulet e vjeshtës mbillen edhe

lulet qepujkore. Këto të fundit mbillen në

sipërfaqen e barit në grupe të vogla ose të

mëdha, të lira si në natyrë.

Lulet e ultë qepujkore (tulipanë, narcisë,

zymbyla. crocus, etj.) mbillen më afër

rrugëve të parqeve me qëllim që të shikohen

më mirë prej vizitorëve. Lulet qepujkore

mbillen në thellësi 2 herë më tepër se

madhësia e qepujkës së tyre. Një pamje e

bukur fitohet atëherë kur midis luleve të

vjeshtës të mbjella në parcela mbillen edhe

lule qepujkore si tulipani me ngjyra të

bardhë, të kuqe, rozë etje te cilat në pranverë

rriten 20-25 cm. mbi lulet e tjera dhe

lulëzojnë nga prilli ne maj. Mbas kësaj

Rregullimi i Kopshteve

116

periudhe qepujkat e tyre nxirren dhe

stratifikohen brenda, ndërsa toka e liruar

prej tyre mbillet me lule verore

Mbjellja e luleve shumëvjeçare. Lulet

shumëvjeçare japin efekt të madh në

sipërfaqet e gjelbra. Ato janë ekonomike

sepse nuk mbillen ne çdo stinë, harxhojnë

pak ujë dhe më pak shërbime kulturore.

Pikërisht për këto arsye ato duhet të

përdoren më gjërë në parqet e lulishtet tona.

Meqë këto lule gjallërohen herët në

pranverë, rekomandohet që mbjellja e tyre të

bëhet në vjeshtë, zakonisht gjatë muajve

tetor-nëntor. Kë s ht u at o do të kenë

mundësi që derisa të fillojnë ngricat e të

ftohtat e dimrit, të formojnë qime thithëse

të reja dhe të lidhen më mire me tokën.

Vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të

lejohet mbjellja e tyre në pranverë, dhe

kjo bëhet në pranverën e hershme qysh ne

ditët e para të prillit.

Këto lule mbillen me dheun rrotull

rrënjëve. në gropa 30 x 30 x 30 cm, të

plehëruara mirë me pleh organik të

dekompozuar. Lulet shumëvjeçare mbillen

të vetmuara dhe të shpërndara në

sipërfaqen e barit në grupe te vogla,

apo të mëdha.

Grupet mund të zënë një sipërfaqe prej 20-

200 m 2 . ose edhe më tepër. Mund të jenë

prej të njëjtit lloj ose të ndryshme, të

përziera dhe të kombinuara sipas ngjyrës e

madhësisë së trupit të tyre. Në grupet e

mëdha ato renditen dhe kombinohen sipas

lartësisë, ngjyrës dhe kohës së lulëzimit, në

mënyre të tillë që të fitohet lulëzim nga

fillimi i pranverës e deri vonë në vjeshtë.

Lulet shumëvjeçare në grupe të mëdha të

përziera me lloje të ndryshme lulesh

mbillen në formë njollash të lira si në

natyrë. Këto formime lulesh japin

shumë efekt sidomos në parqet e

kompozuara simbas stilit peizazhist.

Rekomandohet që rreth e qark luleve

shumëvjeçare që lulëzojnë herët dhe vonë,

të mbillen gjatë muajit maj lule stinore,

por në sasi të kufizuar, si petuina,

verbena, aster, portullaca, zinia, coreopsis,

cosmos, etj, të cilat lulëzojnë deri në

fillimin e ngricave.

11. Kujdesi për lulet në sipërfaqet e gjelbra.

Zhvillimi dhe rritja normale e luleve të

mbjella në figura të ndryshme, varet nga

kujdesi që tregohet për mirëmbajtjen e

tyre. Kujdesi kryesor për lulet është

vaditja. Ajo duhet të jetë e rregullt dhe e.

vazhdueshme sidomos në ditët e nxehta të

verës. Vaditja e luleve duhet të bëhet çdo

ditë ose një herë në dy dite; duhet të kryhet

jo në orët e nxehta të ditës, por në

mëngës herët, mbas dit ose natën d.m.th.

në orët më të freskëta.

Toka duhet të mbahet e shkrifët dhe kjo

arrihet duke i bërë prashitje të shpeshta

të paktën 3-4 herë në muaj. Në qoftë se

kjo nuk kryhet atëherë toka formon kore e

cila pengon rritjen normale të luleve. Që

të mos formohet kore dhe toka të mbahet

në gjendje të shkrifët. rekomandohet që

mbas prashitjes së parë të hidhet 3-4 cm,

shtresë pleh organik gjysmë i

dekompozuar.

Rregullimi i Kopshteve

117

Barërat e keqija që mund të dalin më

vonë, duhet, të hiqen menjëherë, dhe qilimi

i barit rrotull figurave duhet të kositet

shpesh. Në rast se ka nevojë bëhet edhe

plehërim suplementar me plehra minerale.

Lulet e bordurave dhe ato të qilimave

mozaike etj, krasiten rregullisht me qëllim

që të mbahen gjithmonë në lartësinë e

kërkuar dhe të japin qartë format

gjeometrike të përcaktuara.

Për lulet shumëvjeçare, në pranverë,

mbasi ato arrijnë 10 cm, lartësi, rrotull tyre

toka duhet të prashitet e të plehërohet.

Prashitja nuk duhet të bëhet me herët,

për arsye sepse ka rrezik që gjatë

prashitjes të priten edhe sythet që do të

dalin me vonë, meqenëse ato janë nëntokë

dhe nuk shihen. Toka duhet të prashitet

një dy here në muaj. Për këto lule vendosen

shufra të posaçme të bojatisura, me ngjyrë

të gjelbër mbas të cilave lidhen këto lule.

Në këtë mënyre ato ruhen që të mos rrëzohen

nga era ose nga vaditja me presion. Gjatë

kohës së lulëzimit atyre u priten lulet që kanë

mbaruar lulëzimin si dhe degët e thata.

Në vjeshtë, si të ketë mbaruar

vegjetacioni dhe të kenë filluar ngricat

duhet të priten degët e mbitokshme të luleve

duke lënë të pa prera (në qoftë se kanë)

vetëm gje t het e s htrir a përto kë .

12. Kr i ji mi i sipërfaqcve të barit

dekorativ.

Për të përcaktuar sasinë e farës së

nevojshme të barit që do të mbjellim duhet

pasur parasysh lloji i sipërfaqes së gjelbër,

madhësia e kokrrave të farës së barit dhe

kushtet tokësore e klimaterike të objektit.

Bari rritet mirë atëherë kur mbillet në

atë mënyre që çdo fare t'i takojë rreth 2

cm 2 , sipërfaqe toke pjellore (kryesisht për

farërat e mëdha) dhe rreth 1 cm 2 sipërfaqe

për farërat me madhësi me të vogël. Kur

fara e barit mbillet dendur, jep efekt më të

mirë dekorativ dhe nuk lejon rritjen e

barërave të këqija, veçse në këtë rast ajo ka

jetë me të shkurtër. Kur fara e barit

mbillet rrallë, atëherë ajo ka jetë me të gjatë,

është durueshme karshi thatësirës, zhvillon

sistem rrënjorë më të mire, por nuk jep efekt

te mirë dekorativ.

Në rast se fara e barit ka deri 70% f uqi

mbirëse atëherë për të krijuar një

sipërfaqe bari të zakonshme në 1000 m 2

sipërfaqe toke mund të mbillet 20-25 kg.

farë bari. e madhësisë së Lolium perene,

ndërsa për të krijuar partere bari dekorativ

në 1000 m 2 sipërfaqe, duhet te mbillet 25-

30 kg. farë bari. Farë bari me 100% fuqi

mbirëse zakonisht në praktikën e

gjelbërimit nuk përdoret. Përcaktimi i

sasisë së farës së barit që duhet mbjellë,

behet gjithmonë duke u bazuar në fuqinë

mbirëse te saj.

Përzierja e farës. Sipërfaqet e barit të

krijuara vetëm nga një lloj bari, jetojnë

më pak dhe kanë efekt më të vogël

dekorativ. Kështu p.sh. një sipërfaqe bari e

krijuar vetëm me Lolium perene jeton 3-

5 vjet, kurse tek ne është vërtetuar se

sipërfaqet e barit të krijuara vetëm me

Lolium italicum jetojnë 1 vit dhe rallë dy

vjet. Në rast se përdoret përzierje e farës së

barit atëherë jeta e sipërfaqeve të tyre rritet

në 8-10 vjet.

Rregullimi i Kopshteve

118

Se si duhet përzierja, kjo varet nga

qëllimi për të cilin krijohet sipërfaqja e

barit, e prej mundësive të vaditjes, nga

kushtet e tokës dhe të klimës së një rajoni

të caktuar. Përzierja më e mirë krijohet

me 4-5 lloje fare bari, por më tepër nuk

lejohet për arsye sepse krijohen kushte jo

të favorshme për zhvillim. Për kushtet

tona mund të rekomandojmë këto

përzierje farash bari dekorativ për lloje të

ndryshme sipërfaqesh bari.

Për sipërfaqe të zakonshme bari

a) në tokat që rrihen nga dielli, pak a

shumë të thata dhe jo shumë pjellore

përdoren: Agrostis vulgaris - 70%,

Cinozurug chrislatus - 30%; ose Festuca

rubra - 70%, Poa pratensis - 20%, Lolium

parenne - 10%

b) për toka pjellore në gjysmëhije: Poa

prantensis - 70%, Festuca rubra -30%;

ose Poapratensis -50%,Poanemoralis -30%,

Festuca rubra -20%.

Për terrene e sheshe sportive: Lolium

parenne -50%, Festuca rubra - 30%,

Agrostis alba - 20%.

Për lëndina e livadhe: Festuca rubra -

30%, Poa jiratensis - 30%, Agrostis

vulgaris - 15%, Lolium pa - 20%,

Trifolium repens - 5%.

Në vendet me shume hije, ku nuk

zhvillohen barërat dekorative, veçanërisht

poshtë masivëve të drurëve halorë, mund

të mbillen Vurlh, Vinka, geraniuim

dhe me barin që shtohet me ndarje, i cili

është përdorur gjerësisht në disa parqe e

lulishte të Tiranës.

Përgatitja e tokës për mbjelljen e farës së

barit. Para se të fillohet nga mbjellja e

farës, duhet që të kenë përfunduar të gjitha

punimet si: kanalizimi, ujësjellësi, ndriçimi

dekorativ etje. dhe të jetë mbjellë bimësia e

lartë dekorative. Përgatitja e tokës për

mbjelljen e farës në sipërfaqet e barit të

përkohshëm nuk bëhet e njëllojte si për

sipërfaqet e barit të përhershëm.

Në të parat terreni pastrohet nga

mbeturinat e ndërtimit; shpesh nivelohet,

punohet deri në 20 cm, thellësi, plehërohet

po qe se është e nevojshme dhe pastaj

mbillet fara. Kurse për sipërfaqet e barit

me karakter te përhershëm bëhet

përgatitja e gjithanshme e tokës. Hiqen të

gjitha mbeturinat e ndërtimit. e në rast

se toka nuk është pjellore, atëherë deri në

20-25 cm, thellësi ajo hiqet,dhe në vendin e

saj hidhet tokë pjellore e pasur me lënde

organike dhe humus.

Për këtë më mirë është plehërimi me pleh

stalle të dekompozuar mirë duke hedhur në

çdo 1000 m 2 sipërfaqe 5-10 ton pleh ose

praktikisht 10-20 karroca. Në mungesë të

plehut organik mund të përdoren edhe

plehrat minerale të përziera, kështu në

1000 m 2 sipërfaqe, zakonisht hidhen 15 kg,

plehra azotike me veprim të shpejtë, 3-5

kg, superfosfate dhe 3-5 kg. kripëra

potasi. Mbas plehërimit, toka nivelohet

mirë dhe është gati për mbjelljen e farës.

Mbjellja e farës së barit dekorativ.

Mbjellja e farës së barit dekorativ është

Rregullimi i Kopshteve

119

mirë të bëhet mbas 10-20 ditësh kur terreni

të jetë punuar e niveluar mirë. Kjo jep

mundësinë që toka të kullohet, të mbulohen

të çarat e krijuara gjatë nivelimit dhe të

zhduken barërat e këqija. Fara e barit mund

të mbillet prej fillimit të pranverës e deri në

fund të vjeshtës, mjafton që të sigurohet

vaditje e vazhdueshme. Fara e barit e

mbjellë në kushte normale mbin më mirë,

rrënjëzohet më shpejt dhe u duron

thatësirave të verës.

Mbjellja e farës së barit kryhet me dorë

(sikurse shumë fara të tjera: gruri,

jonxha, etj.) dhe hidhet në mënyre të tillë

që të sigurohet një shpërndarje

mundësisht e barabartë në të gjithë

territorin. Kur fara përbëhet nga shumë

lloje, ajo duhet të përzihet vazhdimisht,

me qëllim që të mos bien farat e një lloji

në të njëjtin vend.

Në afërsi të bordurave të rrugëve e

parqeve, fara e barit hidhet më e dendur

se sa në brendësi të parcelave, meqenëse

gjatë vaditjes një pjesë e tyre shkon në

brendësi të parcelave dhe kështu krijohet

një qilim bari jo i njëllojtë. Duhet patur

parasysh që në ditë me erë nuk duhet të

mbillet farë bari, mbasi era i shpërndan

ato në mënyrë të pabarabartë.

Farërat e mbjella të barit ngjishen duke i

futur në toke 0,5-1 cm. Për sipërfaqe të

vogla, futja e farës në tokë behet duke e

shkrifëruar tokën me krehër, kurse për

sipërfaqe të mëdha bëhet me rul special

me gozhda që dalin jashtë rulit rreth 3-5

cm. dhe 2-3 cm, larg njëra tjetrës. Mbas

mbjelljes së farës, fillon ngjeshja e tokës.

Për sipërfaqe të vogla ngjeshja mund të

bëhet me ndihmën e dy dërrasave të

lidhura në këmbët e lulishtarit. Dërrasat

janë me përmasa 25x40 cm. dhe nga ana e

poshtme e tyre duhet të jenë të lëmuara

me qëllim që të mos ngjitet balta në to.

Për sipërfaqe të mëdha, ngjeshja bëhet

me rul, njëra rrotë e të cilit (rrota me

gozhda) shërben për futjen e farave në

tokë, kurse tjetra (rrota e lëmuar) shërben

për ngjeshjen e tokës. Ky rul peshon 50-

80 kg. dhe me të ngjishet gjithë

sipërfaqja, kurse anët qe nuk i kap ruli

ngjishen me dërrasa. Ngjeshja e farës

bëhet me qëllim që të ruhet lagështira e

tokës e cila ndihmon në mbirjen e shpejtë

të farës.

Mbasi toka të jetë ngjeshur mirë fillon të

vaditet zakonisht ajo bëhet çdo ditë. Kur

koha është shumë e nxehtë, sidomos gjatë

verës, ajo bëhet dy herë në ditë, një herë

në mëngjes (deri në ora 10) dhe një herë

mbas dreke, (mbas orës 17). Para se të

bëhet kositja e parë, është mirë që bari të

ngjishet me rul të rëndë deri 80 kg. që të

formohet plis me bar me të dendur.

Mirëmbajtja e sipërfaqeve të barit dekorativ.

Me qëllim që sipërfaqet e gjelbra të mos

humbasin asnjëherë dekoracionin, një

rëndësi të madhe kanë masat që duhet të

merren për mirëmbajtjen e tyre si:

vaditja, kositja, plehërimi, rulimi; lufta

kundër barërave të këqija, përgatitja e

sipërfaqeve të barit për dimërim dhe

rikonstruksioni i sipërfaqes të barit.

Vaditja më e mirë është ajo me spërkatje,

me anën e së cilës uji bie në formë shiu.

Rregullimi i Kopshteve

120

Vaditja në afërsi të sipërfaqes së barit dhe

me ujë me presion është e dëmshme.

Vaditja konsiderohet e mirë atëherë kur

uji hyn në tokë deri në 10 cm. thellësi.

Në një stinë vegjetacioni për 1 m 2 sipërfaqe

bar, duhet rreth 1 m 3 ujë ose 800-1000 litra.

Vaditja e barit nuk kryhet njëlloj për

gjithë muajt e stinës së vegjetacionit por kjo

shpërndahet simbas nxehtësisë së çdo muaji.

Në një stinë vegjetacioni bëhen rreth 65-75

vaditje të ndara në këtë mënyrë:

Në maj 2-5 vaditje, në qershor 10-12, në

korrik 20, në gusht 25, në shtator 6 dhe në

tetor 2 vaditje. Sigurisht këto norma janë

relative mbasi vaditja e sipërfaqeve të barit

varet edhe nga reshjet që bien gjatë stinës së

vegjetacionit.

Me anën e kositjes bari mbahet gjithmonë si

qilim i gjelbër dhe nuk lejohet që të lidhë

farë e të mbarojë ciklin e zhvillimit të tij.

Kositja sidomos e barit të partereve,

rrotull elementëve arkitektonike e

figurave me lule, duhet të bëhet në kohën

e duhur. Pjesa më e madhe e barërave

dekorative kositet kur arrijnë lartësinë 12-

15 cm. Bari kositet me kosë ose me

makina korse speciale. Kositja me kosë

është me e mirë, sepse prej saj nuk

rrezikohet shkulja e barit nga rrënjët.

Më mirë është që kositja e barit të bëhet

herët në mëngjes kur bari është i freskët,

Bari i kositur, mblidhet në grumbuj dhe

pastaj duhet të hiqet menjëherë. Sipërfaqet

e barit që të mbahen mirë, duhet të kositen

6-8 herë në vit, duke pasë parasysh që

kositja e fundit të bëhet në atë periudhë

që bari të ketë kohë që deri në prag të

dimrit të lëshoje degëzime të reja dhe të

arrijë lartësinë 3-5 cm. Në lulishtet dhe

parteret bari kositet më shpesh, çdo 10-15

ditë.

Vaditja e vazhdueshme dhe kositja e barit

në të njëjtin vend shkakton varfërimin e

tokës dhe pakësimin e lëndëve ushqyese të

saj me azot. fosfor dhe po-tas. Kështu kur

konstatohet që bari megjithëse mirëmbahet

fiton ngjyrë të verdhë, kjo tregon që toka

ka nevojë për azot. Si rrjedhim sipërfaqja e

barit duhet pasuruar me plehra azotike

nëpërmjet plehërimit te tij me nitrat

amoni.

Pleh më i përshtatshëm për sipërfaqet e barit

është plehu organik (pleh stalle) dhe

komposti. Kur plehu organik është i

dekompozuar mund të shpërndahet në

gjithë sipërfaqen e barit në çdo kohë në

shtresë të hollë 1-2 cm, kurse kur nuk

është i dekompozuar atëherë, ai hidhet

vetëm në vjeshte. Në rast se plehërimi

kryhet me kompost, duhet të hidhet dyfishi i

sasisë së plehut organik ose të forcohet

duke hedhur në 1000 m 2 sipërfaqe bari,

10-15 kg. plehra organike, 3-5 kg. fosfatike

dhe 3-5 kg. potasike. Për sipërfaqet e

barit në partere, si pleh i mirë konsiderohet

edhe përdorimi i urinës së holluar me ujë

në raport 1:30-1:40.

Në mungesë të plehut organik dhe

kompostit, bari plehërohet me plehra

minerale. Gjatë një stine vegjetacioni

përdoret rreth 40-45 kg. pleh mineral për

dynym, në përzierje: 15 kg, plehra azotike,

20 kg. plehra fosfatike dhe 10 kg. potasike.

Rregullimi i Kopshteve

121

Hedhja e plehut mineral bëhet dy herë:

një herë mbas kositjes së parë dhe një

herë mbas kositjes së dytë ose të tretë. Në

këtë rast plehërimi bëhet në kohe të vranët

e pa reshje, sepse në kohë me shi bari

rrezikohet që të digjet. Mbasi të jetë

hedhur plehu, sipërfaqja vaditet mirë me

ujë të bollshëm. Për sipërfaqet e barit në

toka ranore është shumë i mirë plehërimi

mineral me 20-25 kg. kripëra potasike për

1000 m 2 sipërfaqe, kurse në tokat acide

plehërimi më i mirë bëhet me plehra të

kalciumit.

Duhet të kihet parasysh që:

Plehërimi i vazhdueshëm i tokës me plehra

minerale keqëson cilësitë fizike të saj,

prandaj ato duhet të përdoren si plotësuese

të plehut organik dhe është mirë që e

njëjta sipërfaqe të plehërohet me to një

herë në 3-4 vjet.Plehrat minerale para se të

hidhen në sipërfaqen e mbjellë me bar,

duhet të përzihen në gjendje të thatë

(pluhur).

Nuk lejohet përzierja me gëlqere e kripë

gëlqerja e superfosfatit, plehut organik,

sulfatit të amoniakut, e miellit të kockave.

Plehrat minerale japin rezultate më të mira

kur ato paraqiten në gjendje kokrrizore.

Efektin dekorativ të sipërfaqeve të barit e

dobësojnë edhe barërat e këqija. Përveç

kësaj ato jo vetëm i marrin, tokës lëndët

ushqyese. por bëhen edhe burim kryesor

për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Në praktikën e gjelbërimit lufta kundër.

barërave të këqija bëhet kryesisht në dy

mënyra: mekanike dhe kimike.

Lufta mekanike qëndron në pastrimin. e

farës së barit, përgatitjen e rregullt të

tokës, zhdukjen e pjesshme të barërave

të këqija duke i prerë, shkulur, ose duke

u .prerë lulet që të mos lëshojnë fare dhe të

shumëzohen përsëri. Rezultate me të mira

jep lufta me preparate kimike. Kohët e

fundit për këtë qëllim në sipërfaqet e

gjelbra përdoren edhe herbicidet, të cilat

janë të ndryshme për lloje të ndryshme

barërash.

Bari i bordurave te rrugëve të sipërfaqeve të

gjelbra e sidomos të rrugëve që nuk

bëhen me bordurë as me kose e as me

makina. Për këtë qellim përdoret lopata e

drejtë ose thika prerëse e cila i jep

bordurës së barit formë ovale.

Për përgatitjen e sipërfaqeve të barit për

dimërim, duhet të merren këto masa:

Te kryhet me kohe mbjellja e drurëve,

shkurreve luleve shumëvjeçare.

Te pastrohen me krehër e rrjeta metalike te

gjitha gjethet e rena nga pemët.

Te mbulohen me kashte, bar, polietilen

ose me i rogoze, shkurret dhe lulet

shumëvjeçare qe nuk i rezistojnë te ftohtit

te' dimrit.

Te gjitha gropat e cedimet te krijuara ne

sipërfaqen e barit, te mbulohen e te

nivelohen ne kohen e duhur.

Një muaj përpara se te fillojnë te ftohtit,

duhet te kryhet kositja e fundit e

sipërfaqes me bar.

Remonti i sipërfaqeve te barit. Nen veprimin

e agjenteve atmosferike sipërfaqet e barit

mund te dëmtohen pjesërisht ose te

Rregullimi i Kopshteve

122

humbasin cilësitë e tyre dekorative. Këto

dëmtime jo vetëm qe pakësojnë vlerat

dekorative te sipërfaqeve te gjelbra, por

bëhen dhe shkak për përhapjen e shume

barërave te këqija, prandaj është e

nevojshme te zëvendësohen sa me shpejt

pjesët e thara ose te dëmtuara te barit.

Ky proces pune ne tekniken e

gjelbërimit quhet remont i sipërfaqes se

barit.

Përgatitja e tokës, mbjellja e farës se barit

dhe gjithë shërbimet e tjera agroteknike

gjate remontit, janë te njëjta sikurse edhe

gjate krijimit te sipërfaqeve te reja te barit

dekorativ.

Gjate remontit te një pjese te sipërfaqes.

duhet treguar kujdes për nivelimin e rregullt

te sipërfaqes e cila duhet te jete njësoj me

atë qe ka qene, po kështu dhe për llojin e

farës se barit. Ky lloj remonti quhet remont i

pjesshëm i sipërfaqes se barit. Jeta e

sipërfaqeve te barit varet prej lloj it te farës

dhe përzierjes se saj, prej përbërjes se tokës

dhe prej kujdesit qe tregohet për

mirëmbajtjen e saj.

Por ne rastin kur me gjithë kujdesin dhe

shërbimet e vazhdueshme bari rrallohet dhe

me kohe humbet fare është e nevojshme qe

kjo sipërfaqe te mbillen përsëri. Ky lloj

punimi quhet remont kapital i sipërfaqes se

barit. Sipërfaqet e barit, qe kane nevoje për

remont kapital, është mire te punohet ne

vjeshte sepse gjate dimrit kane ngordhur një

pjese e mire e insekteve qe dimërojnë nen

toke. Edhe plehërimi me plehra organike te

dekompozuara mire, gjate remontit

kapital bëhet gjithashtu në vjeshtë.

PYETJE

Rregullimi i Kopshteve

1. Cilet jane elementet kompozicionale te siperfaqeve te gjelbra.

2. Si behet konfiguracioni i terrenit dhe ckuptojme me sistemim te tij.

3. Cfare perfaqson sistemi i rrugeve ne nje park dhe pse sherben.

4. Kush jane elementet arkitektonike dhe dekorative.

5. Roli i efekteve ujore ne nje siperfaqe te gjelber.

6. SI behet ndricimi dekorativ.

7. Si kombinohen ngjyrat e luleve ne nje siperfaqe te gjelber.

8. Si vendosen druret ne siperfaqet e gjelbra

9. Si vendosen lulet ne nje park dhe kombinimi i ngjyrave.

10. Llojet e barit dekorativ dhe perse sherben ai.

11. Cfare kuptojme me gardhe te gjelbra, roli i tyre dhe si ndertohen.

12. Si mbillen elementet ne nje siperfaqe te gjelber.

13. Cilat jane sherbimet e nje siperfaqeje te gjelber.

123

PJESA E TRETE

1. Kerkesat e bimëve ndaj terrenit

2. Ide të dekorimit e rregullimit te ambienteve.

Rregullimi i Kopshteve

3. Grupimi i bimëve në bazë të kohëzgjatjes së ciklit

jetësor.

4. Kultivimi i bimëve njëvjecare.

5. Kultivimi i bimëve dy vjecare.

6. Kultivimi i bimëve qepore.

7. Kultivimi i gardheve të gjalla.

8. Bimët konifere.

9. Lloje te bimeve dekorative

124

PJESA E TRETE

1. Kërkesat e bimëve ndaj terrenit

Elementët ushqyes të domosdoshëm për

zhvillimin e bimës janë mikroelementet C,

N, O, K, P, Mg etj dhe mikroelementet.

Realizimi i bimëve zbukuruese me këtë

elementë të nevojshëm është i rëndësishëm

jo vetëm për rolin e tyre të madh, por edhe

për sasinë e madhe që duhet të përdoret. Tre

elementët e parë C, H, O fiksohen nga bimët

nëpërmjet sistemit gjethor gjatë procesit të

fotosintezës dhe ujit të fiksuar nga rrënjët.

Figura 3.1 Foto nga procesi plehërimit

Niveli i CO2 që ndodhet në ajër është

300ppm dhe rezulton në nivele inferiore nga

optimumi 1000-2000ppm dhe për këtë arsye

ndonjë herë ka nevojë për këtë element.

Shpesh rekomandohet që në sipërfaqe të

kryhet plehërim. Ai mund të jetë në forma të

ndryshme si më poshtë:

plehërim i lëngshëm; ai nuk është gjë

tjetër vetëm se lëndë të nevojshme për

bimët si azot , potas etj të tretura sipas

dozave të kërkuara dhe që hidhet në

sipërfaqe gjatë vaditjes që bëjmë ne

plehërimi me dhënie të ngadaltë; është

një burim konstant i ushqimit i cili mund

të jepet gjatë mbjelljes së bimëve;

redukton nevojën e përzierjes , ruan

nivelin optimal te plehërimit etj

Një tjetër element që bimët kanë shumë

nevojë është ujitja. Është nga shërbimet

agroteknike më kryesore që duhet të

plotësohet. Në shumë vend uji shpesh uji

është i kufizuar ndaj para projektimit të një

sipërfaqeje të gjelbëruar duhet marrë masa

për sigurimin e tij. Mund të shtrihet një linjë

vaditjeje, ose mund të hapen puse në mënyrë

që sipërfaqja të jetë e pavarur përsa i përket

këtij elementi.

Një tjetër element lidhur me

mirëfunksionimin e gjelbërimit në sipërfaqet

e gjelbra është edhe ndriçimi. Me këtë

kuptojmë vendosjen e bimësisë në mënyrë

që ato të mos hijezojnë gjatë rritjes njëra

tjetër. Element shumë i rëndësishëm është

edhe përgatitja e tokës. Ajo ka si qëllim të

sigurojë sistemit rrënjor të bimës kushte të

mira për thithjen e ujit dhe kripërave

minerale. Punimi kryhet me bel përpara

mbjelljes, shkrifton tokën duke rritur

përshkueshmërinë nga uji dhe oksigjeni,

përmbys plehrat që janë hedhur dhe barërat

e këqija, copëton plisat e dheut, nxjerr në

sipërfaqe gurët dhe mbeturinat duke siguruar

kështu një depërtim më të lehtë të sistemit

rrënjor në shtresat e tokës.

Kur punimi i tokës kryhet në vjeshtë, ngricat

dimërore ndihmojnë në shkriftimin e plisave

dhe proceset e alternimit kimik dhe fizik të

rezervës potenciale. Kur punimi kryhet në

pranverë duhet më shumë kujdes në

shkriftimin e plisave pastrimin dhe

nivelimin e sipërfaqes. Punimi duhet kryer

në kohë pa reshje.

Rregullimi i Kopshteve

126

Thellësia e punimit varet nga lloji i bimës,

kryesisht nga jetëgjatësia e madhësia e

bimëve. Shkurret dhe bimët shumëvjeçare

(trëndafili, ligustra, koniferet, bliri, panjat,

ola etj), kërkojnë kryerjen e një punimit

thellë 50-80 cm, pastrim nga mbetjet inerte

dhe organike të dëmshme dhe nivelim

sipërfaqësor 2 muaj para mbjelljes. Punimi i

thellë i tokës siguron një hapësirë më të

madhe për shtrirjen e sistemit rrënjor të

bimës, një mjedis ushqyes më të

përshtatshëm, një rezervë ushqimore më të

madhe dhe ujë më të shumtë për bimën.

Punimi i cekët i tokës, 20-30 cm i shoqëruar

me shkriftim të mirë të shtresës 10-15 cm

dhe nivelim sipërfaqësor zbatohet në rastin e

mbjelljes së bimëve me sistem rrënjor

sipërfaqësor, kryesisht të bimëve me rritje të

kufizuar. Punimi i thellë i tokës shoqërohet

me punim të dytë të tokës, 20-25 cm në të

cilin bëhet përmbysja e plehut organik dhe

kimik që përdoren në plehërimin bazë.

Mbjellja e fidanëve është një tjetër proces

shumë delikat i cili nëse nuk kryhet mirë

sjell tharjen e bimës. Në disa bimë mbjellja

kryhet në forma të ndryshme; me bimë të re,

me fidanë, me copa, me përpaja etj. Mbjellja

e bimëve barishtore bëhet duke hapur vija të

cektë në largësinë 30-70 cm, ndërsa për

fidanët 15-40 cm. Mbjellja bëhet edhe duke

hapur vrima me kunj në drejtim të rreshtit.

Aty vendoset fidani e më pas bëhet ngjeshja

e tokës dhe ujitja. Mbjellja e shkurreve dhe

bimëve të larta bëhet duka hapur gropa me

dimension 0.5x0.5x0.5 ose 1x1x1 gjithmonë

në varësi të llojit që do mbillet. Mbjellja

shoqërohet me plehërim ë gropës dhe rrënjët

e fidanit shpërndahen me kujdes në të gjithë

hapësirën e gropës. Mbjellja kryhet në dimër

duke shmangur ngricat.

Figura 3.2 Procesi i mbjelljes se fidanëve

Një tjetër element i domosdoshëm është

agroteknika e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të

gjelbra me anë të prashitjeve. Nga ujitja ose

reshjet krijohet një kore në sipërfaqe e cila

pengon ajrimin e sistemit rrënjor dhe

depërtimin e ujit. Për të mundësuar këtë

kryhet prashitja e tokës pas çdo ujitje në

thellësi 10-12 cm duke ruajtur trupin e

bimës nga dëmtimi.

Një tjetër element është krasitja. Ajo në

bimët dekorative siguron:

Rregullimi i Kopshteve

127

raport të drejtë midis sistemit rrënjor dhe

pjesës mbitokësore

raporte të drejta ndërmjet gjetheve, e

luleve

krijimin e kurorave me forma dhe

madhësi të dëshiruara për zbukurim

stimulimin e krijimit të luleve dhe

fryteve me madhësi normale

lulëzim dhe frutifikim në periudha të

caktuara të vitit

ipërtëritje e plotë ose e pjesshme e

bimës etj

Figura 3.3 Foto nga procesi i krasitjes

Në varësi të kohës kur kryhet krasitja dhe

rolit që luan ajo emërtohen:

Rregullimi i Kopshteve

128

krasitja ne momentin e mbjelljes që

vendos ekuilibra të caktuara ndërmjet

sistemit rrënjor dhe mbitokësor për fazat

fillestare të zhvillimit. Zbatohet në

momentin e mbjelljes së fidanëve të

shkurreve dhe disa bimëve të larta që

mbillen pa bukë dheu.

krasitje formuese, janë ato që kryhen

gjate viteve të para pas mbjelljes.

Kryhen tek shkurret dhe bimët e larta

gjetherënëse si kumbulla e kuqe, bliri,

panja etj

krasitje formuese të përvitshme janë ato

që aplikohen tek bimët e bordurave me

gjelbërim të përhershëm si hedart,

ligustrat, rozmarina etj. Behën 2-3 herë

në vit duke fillua nga prilli, qershor

korrik dhe shtator-tetor. Bimëve u jepet

forma ombrelle, etj sipas dëshirës

krasitjet e thata dimërore kryhen gjate

periudhës së qetësisë dimërore e

nëpërmjet tyre sigurohet një lehtësim i

kurorës nga degët e thata të tepërta ose të

dëmtuar. Kruhet psh tek shkurret etj

Figura 3.4 Foto formash dhe nivel krasitjeje

Krasitjet ndahen edhe në bazë të shkallës së

ndërhyrjes. Dmth: krasitje të lehta kryhen

tek shkurret dhe bimët të cilat lihen për tu

rritur në gjendje të lirë- krasitje të rënda si

ato që kryhen tek bimët e bordurave si

ligustrat, krizantemat etj duke bërë

fuqizimin dhe lulëzimin më të shumte të tyre

Një tjetër element shumë i rëndësishëm

është edhe mbrojtja nga era e bimëve në

sipërfaqet e gjelbëruara. Në ambientet e

ekspozuara ndaj erërave të forta, krijohen

breza mbrojtës me bimë të larta konifere apo

gjethore për të mbrojtur parqet dhe lulishtet

nga ererat e forta.

Kjo masë është e domosdoshme në rastin

kur kemi të bëjmë me bimë që zhvillojnë një

masë të madhe vegjetative mbi degë dhe

kanë një trup të dobët. Për shkurret dhe

bimët e reja duhet vendosur një hu mbajtës

ose tela për tu kacavjerrë. Mbrojtja e bimëve

nga ngricat është i domosdoshëm sepse sjell

deri shkatërrimin e tyre.

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.5 Foto gardhesh te gjelbër

129

2. Ide të dekorimit e rregullimit te

ambienteve.

Bimët vendosen në ambiente dhe sipërfaqe

në forma të ndryshme të cilat varen nga

madhësia e bimëve dhe e sipërfaqes,

formave të të dyja etj. Psh palmat e larta

japin një pamje dramatike nëse lihen të

vetmuara, madhësia e tyre sjell përqendrimin

e shikimit tek to. Lulet e vogla

duken më bukur kur ato rriten dhe vendosen

për tu ekspozuar së bashku. Mirë duken nëse

rrisim disa vileta afrikane (santpaulia

hybridis) bashkë me disa bimë me lule të

ndryshme që kanë një paraqitje të veçantë të

formës, madhësisë dhe ngjyrave. Ngjyra e

zbehtë gri është më e pëlqyer e përdoret më

shumë. Bimët gjethore mund të shkojnë

shumë mirë të kombinuara mebimë me lule.

Kjo është një mënyrë e mirë për të mbuluar

pamjet e dëmtuara të një sipërfaqeje ose të

pasistemuar. Bimët gjethore duken bukur

kur rriten bashkë dhe grupohen.

Figura 3.6 Foto rregullim territori

Rregullimi i Kopshteve

130

Një element i rëndësishëm është edhe

mbështetja e bimëve që rriten shumë ose ato

që janë të tipit kacavjerrës. Dhe nëpërmjet

këtyre sistemeve të mbështetjes ne i japim

edhe formën e dëshiruar. Sistemet mbështetëse

vendosen që në fillim të mbjelljes dhe

mund të përmendim si materiale mbështetës

kallama, shkopinj tela etj, por mund edhe të

kemi kombinime bimësh kacavjerrëse me

bimë të tjera për të qenë sa më natyrale.

3. Grupimi i bimëve në bazë të

kohëzgjatjes së ciklit jetësor.

Në fusha të hapura kultivohen bimët që

përdoren për zbukurimin e lulishteve

parqeve, rrugëve, oborreve etj. Ky grup i

madh bimësh zbukuruese rritet dhe

zhvillohet në kontakt të drejtpërdrejtë me

kushtet natyrore e tokësore. Suksesi në

kultivimin e bimëve në fushë të hapur

qëndron në përcaktimin e drejtë të top listës

së bimëve që përshtaten me kushtet e

mjedisit, kryesisht me regjimin e temperaturës.

Pjesa më e madhe e bimëve të

fushës kultivohen për lulet ndërsa një numër

i vogël për gjethet kërcejtë dhe frutat me

vlera dekorues.

Kultivimi në fushë të hapur përfshin

teknikën e prodhimit të fidanëve, mbjelljen e

fidanit në vendin e përhershëm dhe

shërbimet teknologjike gjatë ciklit jetësor.

Mbi bazën e ciklit jetësor i ndajmë:

bimë njëvjeçare

bimë dyvjeçare

bimë shumëvjeçare me nënndarjet e tyre:

- bimët shumëvjeçare bulbore;- shkurret

zbukuruese dhe me gjelbërim të

përhershëm;-bimët e larta gjetherënëse

dhe me gjelbërim të përhershëm.

4. Kultivimi i bimëve njëvjeçare.

Bimët njëvjeçare e fillojnë ciklin e tyre

biologjik në pranverë herët lulëzojnë ne verë

dhe thahen me ardhjen e dimrit. Ka disa

bimë dy dhe shumë vjeçare që në praktikë

kultivohen si bimë njëvjeçare. Bimë të tilla

shtohen me fara dhe e kanë origjinën nga

vendet tropikale,janë bimë që mbillen dhe

lulëzojnë brenda vitit. Fara për to mbillet në

shtretër të nxehtë ose edhe direkt në zonën

ku do të zbukurojmë. Kur mbillet

drejtpërdrejt në vend duhet bërë në pranverë

vonë,pasi të kalojnë ngricat e fundit. Ja disa

mënyra te kultivimit të bimëve më të

njohura:

kultivimi i kalandula (calendula sp);

është bimë zbukuruese me origjinë nga

Evropa dhe rritet deri në 90 cm. Gjethet

nuk kanë bisht e nga sqetullat e gjetheve

zhvillohen shumë bisqe kërcej të vegjël e

me një lule të vogël në majë. Lulëzon

duar duar për një kohë të gjatë, zhvillon

lule me shumë petla e përdoret për

zbukurimin e bordurave, rrugicave etj.

Shtohet me farë.

Kultivimi i gojëujkut (antirrhinum sp);

është bimë zbukuruese meorigjinë nga

Evropa jugore dy vjeçare dhe që duron

temperaturat e ultë, lulëzon pak nga pak

ka një trup 30-80 cm sipas llojeve etj

Bimët një vjeçare kanë një cikël vegjetativ

prej një viti, lulëzojnë frutifikojnë dhe

vdesin në një vit. Ato ndahen në dy kategori

që lulëzojnë në periudha të ndryshme;

pranveroret që mbillen në fillim të pranverës

Rregullimi i Kopshteve

131

lulëzojnë para verës dhe vdesin me afrimin e

dimrit, dhe vjeshtoret që mbillen në verë

lulëzojnë dhe vdesin para dimrit. Para se të

mbjellim bimët njëvjeçare duhet të

përgatitim terrenin duke e prashitur mirë në

fillim dhe të hapim gropat e mbjelljes, pastaj

plehërimi dhe ujitja.

Figura 3.7 një bime njevjecare

Skeda e bimëve një vjeçare

Petunia

bimë një vjeçare ideale për vazo dhe parqe

Verbena

Viola Cornuta

Bimë një vjeçare e lehtë për tu kultivuar

Aster

Rregullimi i Kopshteve

Bimë një vjeçare malore por që adoptohet edhe

në kushte më pak të favorshme

Bellis, Calendula e Felicia

Bimë një vjeçare që pëlqen shumë diellin

132

Me bimë një vjeçare kuptojmë një

ekzemplar vegjetativ që ashtu siç edhe

thamë më sipër e fillon dhe e përmbush një

cikël në një vit ose në një ose dy stinë.

Bimët një vjeçare e dedikojnë periudhën e

fundit të jetës së tyre për të garantuar

shumimin e species nëpërmjet prodhimit të

farave të vogla ose me madhësi mesatare.

Në praktikën fluoristike quhen bimë një

vjeçare edhe speciet e llojit ekzotik, që nuk

mbijetojnë në kushte stinore të ndryshme si

psh Pelargonium ose që në stinën vegjetative

pasardhëse nuk garantojnë standarde të

mjaftueshme për mbijetesën.

Bimë vegjetale me cikë jete vjetor

Arabetta comune

Arachide

Basilico

Canapa

Crisantemo (disa lloje)

Eschscholtzia (disa lloje)

Heliantus

Melanzana

Petunia

Salsola soda

Primula (disa lloje)

Arabidopsis thaliana.

Arabidopsis thaliana, e quajtur edhe arabetta

e zakonshme është një bimë e vogël një

vjeçare ose bienale. Edhe pse nuk asnjë

rëndësi agronomike është shumë e studiuar

dhe e përdorur si organizëm model për

shkencat vegjetale.

Morfologjia.

Prezantohet si një bimë barishtore me lartësi

10-50 cm. Ka trupin të mbuluar nga qime të

rrënjëzuara që janë më të dendura në bazë

dhe rrallohen drejt majës. Gjethet janë të

thjeshta me formë eliptike ose ovale. Ka dy

tipe gjethesh ato bazale më të mëdha, të

vendosura në rozeta dhe ato të vendosura në

trup më të vogla me qafë të shkurtër.

Lulet janë si vile në fund të degëve. Lulet

janë hermafrodite ose paraqesin karakteristika

të të dy sekseve. Kanë një diametër

0.5 cm, normalisht me katër petale të

bardha.

Fruti është një siliko linear, i gjate 3 cm në

qendër të ulës shpesh me diametër 1 mm,

cilindrik. Përmban dy gropa ku ndodhen

farat në numër të madh rreth 30. kur

maturohen marrin një ngjyrë portokalli.

Rregullimi i Kopshteve

133

Shpërndarja.

Arabidopsis thaliana, origjinën e ka nga

Evropa dhe Azia Qendrore dhe sot është

prezent në zonat klimaterike të temperuara

të të pesë kontinenteve. Kërkon terrenet

ranorë.

Zgjedhja e Arabidopsis si bimë shembull e

model për gjenetikën dhe biologjinë

molekulare të bimëve ka disa arsye.

Përmasat që ndodhen në gjenomën e saj

(rreth 125 milioni nukleotide, vetëm në pesë

kromozome) e kanë bërë një bimë ideale për

krijimin e hartave gjenetike dhe për

segmentimin e gjenomës. Kjo gjë u realizua

për herë të parë tek bimët ne vitin 2000 dhe

që atëherë qëllimi është të zbulohet roli i 29

mijë gjeneve që ka në përmbajtje.

Avantazhe të tjera të Arabidopsisjanë

dimensionet e vogla (që e bëjnë ideale në

hapësirat gjithnjë e më të vogla të

laboratorëve të kërkimit) dhe cikli jetësor i

shkurtër. Duhen vetëm gjashtë javë nga

mbirja e një bime e deri sa të rritet dhe të

japi fara.

Kjo aftësi rrit mundësinë e kryerjes së

kërkimeve; një tjetër aftësi është thjeshtësia

e prodhimit të tyre nëpërmjet transformimit

gjenetik duke shfrytëzuar bakterin

Agrobacterium tumefaciens për të futur

ADN të re në bimë.

Arachis hypogaea

Arachide

Arachis hypogea

Klasifikimi shkencor

Nomenklatura binomiale

Arachis hypogaea

L., 1753

Figura 3.9 Arachis hypogea

Mbretëria : Plantae

Ndarja : Magnoliophyta

Klasa: Magnoliopsida

Rendi : Fabales

Familja: Fabaceae

Nënfamilja: Faboideae

Tribuja: Aeschynomeneae

Lloji : Arachis

Specia: hypogaea

Rregullimi i Kopshteve

134

Arakida (Arachis hypogaea) është një bimë

barishtore që i përket familjes së Fabacee

(ose Leguminose), me origjinë nga Amerika

e Jugut.

Përshkrimi. Është një bimë një vjeçare

barishtore që arrin lartësinë nga 30-50 cm.

Gjethet janë të kundërta të përbëra nga katër

gjethëza secila 1-7 cm e gjatë dhe e gjerë 1-

3 cm.

Lulet janë tipike 2-4 cm me ngjyrë të verdhë

ose të kuqërremta.

Pas pllenimit, fruti zhvillohet në një legume

e gjatë 3-7 cm që përmban 2-3 fara që

kalojnë nën tokë për tu maturuar. Emri

shkencor i species i referohet pikërisht kësaj

aftësie.

Origjina dhe historia. Arachis hypogaea nuk

ekziston në gjendje të egër.

E ka origjinën nga hibridizimi i Arachis

duranensis dhe Arachis ipaensis. Fillimi i

kultivimit me këtë hibridizim mund të jetë

bërë në Paraguai ose Bolivi. Arakidia

ndodhet në zonën e Kolumbisë.

Ocimum basilicum

Borziloku

Ocimum basilicum

Klasifikimi shkencor

Nomenclatura binomiale

Ocimum basilicum

L., 1753

Emra të zakonshëm

basilico comune, erba reale

Figura 3.10 Borziloku

Regno: Plantae

Divisione: Magnoliophyta

Klasa: Magnoliopsida

Ordine: Lamiales

Famiglia: Lamiaceae

Genere: Ocimum

Specie: O. basilicum

Borziloku (Ocimum basilicum) është një

bimë një vjeçare që i përket familjes

Lamiaceae, që kultivohet si bimë aromatike.

Për aromën e tij karakteristike dhe shumë të

ndjeshme borziloku përdoret edhe në

Rregullimi i Kopshteve

135

kuzhinë dhe ka aftësi medicinale. Origjina e

tij mendohet të jetë Azia tropikale, Irani etj.

Emërtimi i tij rrjedh nga greqishtja

βασιλεύς (basileus) "mbret" dhe në latinisht

basilicum, "mbretëror", për rëndësinë e

kësaj bime.

Morfologjia.

Figura 3.11 Pamje e ndërtimit të borzilokut

Lulëzimi i bimës së borzilokut.

Ai është një bimë barishtore e lartë deri 50

cm, me gjethe ovale, rreth 2-5 cm të gjata.

Ngjyra e gjetheve varion nga e gjelbra e

zbehte në atë intens ose violë ose të purpurt

në disa varietete. Degët janë të rrënjëzuar

me seksion katror si shumica e laminaceae

dhe kanë tendencë të bëhen të drunjëzuara.

Lulet, janë të vogla dhe kanë farën të

çrregullt me 5 petale. Janë të grupuara në

qoshe të gjetheve. Farat janë fine dhe të

errtë.

Shpërndarja gjeografike. Specia spontane

është në Afrikë, në Amerikën qendrore.

Borziloku është kultivuar në vende të

ndryshme të Mesdheut e sidomos në Francë,

Marok etj.

Varietetet.

Ka rreth 50 lloje borziloku që dallohen nga

forma dhe aroma. Më të njohurat janë:

Borziloku gjenovez (O. basilicum 'Genovese

Gigante'), me gjethe të gjera e mund të arrijë

deri 10 cm.

Borziloku napoletan me gjethe si të sallatës

me një aromë më të moderuar.

Borziloku me gjethe të vogla (O. minimum),

në shije duket si limoni. Është shumë i

përhapur dhe i përdorur në kuzhinë

Borziloku i purpurt (O. basilicum 'Purple

Ruffles), me gjethe dekorative me ngjyrë të

purpurt e lule të kuqe. Ka një aromë të

ëmbël dhe pak pikante për sallatat

Borziloku tailandez O. basilicum var.

thyrsiflorum 'Siam Queen' me aromë si të

mentës. Përdoret shumë në kuzhina sidomos

në produktet e detit

Borziloku kanellë (O. basilicum

'Cinnamon'), quhet edhe borziloku meksikan

me aromë si të kanellës e me lule të purpurta

Kultivimi

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.12. Kultivimi i borzilokut

136

Rritja e bimëve e përshpejtuara.

Borziloku kërkon një klimë të ngrohta, një

vend të ndriçuar mirë mesdhetare ose

tropikale por mund edhe të kultivohet edhe

në vende të temperuara si në vazo ashtu

edhe në tokë. Vuan të ftohtin dhe fillon të

ketë probleme që në temperaturat poshtë 10

gradëve. Si bimë kërkon ta paktën 5 orë diell

në ditë. Korrik – gushti është periudha më e

mirë për të grumbulluar gjethet.

Preferon një territor të drenazhuar mirë.

Duhen plehëruar rregullisht duke i krasitur

majat që të ketë një rritje të rregullt dhe që të

çeli lule sa më shpejt. Nëse e lëmë si bimë të

rritet edhe pas lulëzimit trungu drunjëzohet

dhe ulet prodhimi i aromës. Shtimi me fara

bëhet në pranverë në mars prill, në një klimë

të temperuara mbjellja në vazo bëhet kur

temperatura është 20 gradë. Mbjellja në tokë

mund të bëhet kur temperaturat janë

mjaftueshëm të ngrohta.

Borziloku është i ndjeshëm ndaj sëmundjeve

që ulin vjeljen si ato të shkaktuara nga

kërpudhat parazite Fusarium

oxysporum ose Botrytis cinerea

Si bimë mjekesore gjethet e tij përdoren për

mjekime antispazmatikë, për rrugët e tretjes

dhe frymëmarrjes etj. Në Indi përdoret edhe

për trajtim kundër stresit asmës etj.

Petunia

Petunia

Petunia

Classificazione scientifica

Specie

Petunia acuminata

Petunia axillaris

Petunia hybrid

Petunia hybrida

Petunia inflata

Petunia parviflora

Petunia violacea

Mbretëria : Plantae

Divizioni: Magnoliophyta

Klasa : Magnoliopsida

Rendi : Solanales

Familja: Solanaceae

Lloji : Petunia

Petunia

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.13 Skeda dhe foto e Petunias

137

Petunia është një lloj bime dykotiledone që

bëjnë pjesë në familjen Solanaceae me

origjine nga Brazili

Përshkrimi

Përfshin në të lloje një vjeçare ose shumë

vjeçarë të larta deri në një metër, me shumë

specie hibride dhe kultivarë, edhe në forma

xhuxhe, me lule dopio ose teke, me një

lulëzim të bollshëm nga pranvera deri në

fillim të ngricave, në një gamë të gjërë

lulesh nga e bardha deri në të kuqe, rozë, në

violë të errët ose jo, e shumë ngjyra të tjera.

Në vitet e fundit ka njohur një rritje të

madhe në aspektin komercial sidomos

hibridet e saj. Në shumë vende hibridi më i

njohur është Petunia Surfinia, në USA

hibridi më i njohur është Petunia Wave.

Kultivimi.

Kultivohet në park ose oborr. Petuniat mund

të kultivohen edhe në vazo. Janë bimë

rezistente dhe lehtësisht të kultivueshme,

kërkojnë një ekspozim të mirë në diell, me

një terren të shkrifët shumë pjellor dhe pa

shumë ujitje. Duhet të kemi parasysh që pas

një lulëzimi të madh duhet të kryejmë një

krasitje të rëndë në bazë për të favorizuar

rritjen e sythave të rinj. Shumimi bëhet me

fara në dimër në serë dhe mbillen në

pranverë.

5. Kultivimi i bimëve dy vjeçare.

Ato e fillojnë ciklin e tyre në fillim të

vjeshtës, lulëzojnë në periudhën dimër –

pranverë, frutifikojnë dhe mbyllin

vegjetacionin e tyre në verën e viti tjetër.

Shtohen me farë. Fara mund të mbillet në

fillim në shtretër dhe më pas kur sapo ka

dalë si bimë mund të mbillet në fusha ose

mund të mbillet me fidanë. Zakonisht e para

realizohet kur duam që bima të ruajë tiparet

sa më origjinale.

Përdoren për zbukurimin e parqeve,

lulishteve dhe futen në të gjitha skemat e

planifikimit dhe ndërtimit të zonave të

gjelbëruara.

Ja disa nga bimët dyvjeçare më të përdorura:

luledelja (bellis perennis); është bimë

shumëvjeçare që kultivohet si bimë

dyvjeçare e përhapur në çdo rajon.

Duron shumë mirë kushte klimatike

madje edhe temperaturat e ultë. Ka lule

të bardha, shtohet me farë,lulëzon në

dimër – pranverë,kur është një periudhë

me shumë pak lule në sipërfaqe.

Përdoret gjerësisht pikërisht për këto

arsye.

Kultivimi i vjollcave (viola hybrida);

është një nga bimët zbukuruese më e

përhapura, ka kërcej deri 20 cm, zhvillon

Rregullimi i Kopshteve

138

lule me 5 petla me ngjyra të ndryshme.

Lulëzon gjatë gjithë kohës, lulet më të

bukura i formon në dimër. Shtohet me

farë, kërkon hije

Tipologjia.

Mund të dallojmë disa tipologji të bimëve

barishtore;

- bimë njëvjeçare

- bimë bienale që mbulojnë me

vegjetacion dy vite kalendarikë

- bimët shumëvjeçare të cilat nëpërmjet

farave janë në gjendje të qëndrojnë në

terren për shumë vite, psh Medicago

sativa bimë mjekësore.

Bima dy vjeçare quhen ato bimë barishtore

që e plotësojnë ciklin e tyre jetësor duke

filluar nga mbirja deri në lënien e

pasardhësve në dy vite. në kushte ideale një

bimë dy vjeçare mund edhe të kalojë në një

bimë shumëvjeçare ndërsa në kushte o të

mira mund edhe ta mbyllin ciklin e tyre më

shpejt. Kjo mund të ndodhi psh tek bimët që

lihen shumë kohë në ngrica para se të

mbillen etj.

Figura 3.14 Një bime dyvjeçare

Bimët dy vjeçare gjate vitit të parë

zhvillojnë gjethet, degët dhe rrënjët

(struktura vegjetative), pas kësaj kalojnë një

periudhë qetësie në muajt më të ftohta. Trupi

dhe gjethet mbeten të shkurtra dhe janë

shumë afër tokës duke formuar një rozetë.

Shumë bimë bienale kërkojnë një trajtim në

të ftohtë ose dimërim para se të lulëzojnë.

Në vitin e dytë trupi i bimës fillon të lëshojë

degë dhe zgjatime duke lulëzuar dhe duke

frutifikuar. Në kushte klimatike ekstreme një

bimë bienale mund ta përmbushë ciklin e

saj vegjetativ shumë më herët dhe kjo është

më e zakonshme në bimët me lule ose për

gjethe që kanë kaluar një periudhë dimërimi

para se të mbillen në tokë. Kjo sjellje çon

shume bimë bienale të lulëzojnë. Shpesh

bima kushtëzohet nga ekspozimi dhe qëllimi

i një bime nëse është një vjeçare ose bienale.

Shembuj të bimëve bienale mund të

përmendim:

prezzemolo, Lunaria, silverbeet, William

dolce, erbaccia colic carota. Një bimë

bienale mund të kultivohet për lulet, tuberët

etj si; (Beta gen.), (Brassica oleracea

gemmifera), (Brassica oleracea), (Lactuca

sativa)

6. Kultivimi i bimëve qepore.

Karakteristikë e tyre është shndërrimi i

organeve vegjetative në një organ

nëntokësor që quhet qepë, zhardhok dhe

përdoret si material mbjellës për shtimin e

këtyre bimëve. Ky shndërrim ka ndodhur si

rezultat i përshtatjes së këtyre bimëve ndaj

kushteve të pafavorshme të temperaturës,

lagështirës etj. Kështu tulipani e ka origjinën

Rregullimi i Kopshteve

139

nga vendet e thata me klimë tipike

kontinentale e për pasojë bima e tulipanit

qëndron në tokë si qepë, ndërsa në pranverë

me ardhjen e reshjeve lëshon gjethet dhe

fillon ciklin biologjik deri ne lulëzim. Në

këtë grup bëjnë pjesë edhe bimë të tjera

qepore si : muscari, scilla etj të cilat rriten në

ambiente të hijezuara, poshtë pyjeve

gjetherënës e lulëzojnë në vjeshtë-dimër pasi

bien gjethet e bimëve të larta.

Bimët qepore më të përdorura janë ato të

familjes liliaceae, iridaceae dhe amarryllidaceae.

Vlera e tyre qëndron në faktin që i

japin lulet më të bukura në periudhën e

dimrit pra në një kohë me pak ose aspak

lule. Këto bimë mund të ekspozohen edhe

në vazo,parqe ose lulishte në rreshta,ose

grupe shumëngjyrëshe. Për shtimin e tyre

përdoret qepa e cila përbëhet nga sythi, nga i

cili zhvillohet kërcelli që përfundon me lule.

Në sqetullat e luspave formohen edhe sytha

të tjerë të quajtura pika të rritjes e që në fund

shndërrohen në qepë për tu mbjellë veçantë

ose për të shtuar.

Qepa ka forma të ndryshme sipas llojit;

kështu ajo e tulipanit i kaluspat të mbledhura

në fund nga del edhe kërcelli lulor,me me

formë vezake. Zambaku e ka qepën me

luspa mbi njëra tjetrën. Bimët qepore e

përshpejtojnë mbirjen e tyre në temperatura

të larta, ndërsa e ulin në të kundërtën e saj.

Më mirë rriten në zona të tilla të vendit tonë

si Korca, Dibra etj.

Ja disa nga bimët qepore të njohura edhe tek

ne:

tulipani (tulipa); e ka origjinën nga

Evropa jugore e Azia, rritet mirë në toka

të shkriftë e të pasura me humus, toka

plugohet mirë, plehërohet me plehra

organike e potasike. Afati i mbjelljes

varet nga qëllimi i përdorimit,koha e

lulëzimit etj. Mbjellja bëhet në rreshta

15 cm larg njëri tjetrit 5-6 cm thellësi

dhe ujiten menjëherë pas mbjelljes.

Zymbyli (hyacinthus sp); të gjithë llojet

e zymbylit të sotëm e kanë origjinën nga

specia e egër Hyacinthus orientalis, është

bimë që kultivohet në të gjitha zonat e

Mesdheut deri në 1000-1500 metra mbi

nivelin e detit. Zymbyli pëlqen toka me

ndricim të mirë,të mbrojtura nga ererat e

forta. Plehërimi bëhet me potas ose sillet

e tjera. Mbjellja bëhet në nëntor dhe në

periudhën me ngrica mbulohet me

gjethe. Rreshtat janë 20-30 cm larg,

ndërsa bimët 10-15 cm larg.

Bimët bulbore

Në të vërtetë fjala më ë mirë dhe më e

përshtatshme për tu përdorur është Geofites.

Në fakt bimët me karakteristika të ngjashme

që I përfshijmë në fjalën bulboze janë bulba

por edhe tubere, rizoma, etj. Geofitet sjanë

bimë me organe nëntokësore që shërbejnë

për të garantuar në periudha të caktuara

mbijetesën e bimës sidomos në periudhat e

vështira klimaterike dhe të ushqimit. Në

organet nëntokësore janë të grumbulluara

lëndë ushqyese rezervë që ndihmojnë në

zhvillimin e sythave derisa ata bëhen të aftë

të mbijetojnë ose derisa kushtet e shqimit

janë optimale. Bulbi që mund të ketë forma

të ndryshme spirale si tek Narcisi, ose te

rrumbullakëta si giacinto I cili mbledh të

gjitha pjesët e bimës.

Rregullimi i Kopshteve

140

Bulbi ose tuberi është i përbërë nga rrathë

nga ku pjesa e sipërme zhvillon gjethet dhe

degët e pjesa e poshtme formon rrënjët.

Gjethet quhen edhe katafile. Katafilet e

jashtëm që janë më të fortë mbështjellin ata

që janë më mishtorë. Në qendër të bulbit

ndodhet sythi apikal i mbrojtur nga këto

mbështjella si psh tek narcisi, tulipani,

crinum, amarillis etj. Bulbat mund të jenë

edhe të hapur si tek zambaku.

Tuberi rrjedh nga transformimi i një pjese të

rrënjës e cila fryhet dhe shërben për

magazinimin e lëndëve ushqyese. Patatja

është bima klasike që mund të merret si

shembull por edhe bimët ornamentale janë të

tilla si begonja tuberoze etj. Përmbajtja e

tuberëve është e ndryshme nga ajo e

bulbave. Ata kanë më shumë karbohidrate

dhe janë të pajisur me shumë sytha nga të

cilët dalin rrënjë dhe gjethe.

Rizoma është edhe kjo një lloj modifikimi

që shpesh ndodhte pak centimetra nën tokë

më e gjatë dhe më e shtirë sesa tuberi. Nga

ajo dalin rrënjët drejt fundit dhe sythat

gjethorë drejt lartësisë. Irisi, Calla dhe Cann

florifera kanë rizoma si shumë nga bimët

ujore. Edhe rizoma është e pasur me lëndë

ushqyese është i fortë dhe i drunjëzuar.

Kormoja ose më saktë bulbi tuber është një

organ nëntokësor i përbërë nga një tuber i

shkurtër mbi të cilin zhvillohet një numër

gjethesh papirace që mbrojnë sythin. Në

pjesën nëntokësore zhvillohen rrënjët dhe

bulbilat. Si shembuj mund të përmendim

croco, gladiola etj.

Rrënjët tuberiformë, janë rrënjë të thjeshta

që duke u fryrë luajnë rolin e ngjashëm me

tuberët duke magazinuar lëndë ushqyese dhe

ujë. Ndryshimi me organet e tillë

nëntokësorë të sipërpërmendur është që çdo

rrënjë tuberiformë e vetme nuk mund të

sjellë një bimë të re nëse nuk është e lidhur

me të paktën një pjesë nga bima e vjetër

sepse pikërisht aty zhvillohen sythat.

Shembuj të tilla mund të përmendim dahlia,

peonia etj.

Rrënjët mishtore nuk janë tamam të bimëve

geofite, por janë bimë barishtore. Shembuj

të tyre janë clivia dhe agapanto. Disa bimë

të këtij tipi shiten nga tregtarët e bimëve

ornamentale.

Karakteristika e bimëve bulbore është fakti

që kanë një periudhë gjumi dhe qetësie dhe

një periudhë vegjetacioni dhe që kanë një

organ vegjetativ të nëndheshëm që garanton

ruajtjen dhe mbijetesën e bimës në disa

periudha të vështira të vitit. Periudhat

vegjetative janë të ndryshme nga speciet në

specie në të katër stinët e vitit dhe është e

mundur që në lulishte të kemi lule bulbore

në çdo kohë dhe nuk është e vërtetë që

shtretërit me këto lloj lulesh përdoren vetëm

në disa stinë të vitit.

Duke përdorur speciet e duhura mund të

kemi shtretër vetëm me bulbe edhe për

faktin se edhe vetë lulëzimi i tyre është në

periudha të ndryshme. Për këtë qëllim edhe

bulboret ndodhen në treg në dy periudha të

viti; në vjeshtë për lulëzim vjeshtor-dimëror

dhe në pranverë për lulëzimin e verës. Duke

mbjellë në stinët jo të duhura bulbet, që janë

ruajtur jashtë tokës mund të mos marrim

Rregullimi i Kopshteve

141

lule. Psh duke mbjellë tulipanë në prill nuk

do të kemi rezultat sepse këto bimë kanë

nevojë të përgatiten paraprakisht gjatë

periudhës së lulëzimit që të lëshojnë rrënjë,

të thella të rëndësishme për grumbullimin e

lëndëve ushqyes.

Llojet bulbore që ndodhen aktualisht në

tregje janë tashmë të shumta dhe plotësojnë

shumë dëshirat për ngjyra, shtretër, bordura

dhe grumbuj ngjyrash të tyre mund ti gjesh

në çdo stinë e në çdo park. Ka edhe shumë

specie të cilat rriten shumë mirë edhe në

gjysmë hije dhe shumë që durojnë edhe diell

të plotë dhe çdokush mund ti rrisë ato.

Lidhja dhe përshtatje të gabuara të

bulboreve japin rezultate jo të mira dhe

mund edhe të sjellin vdekjen e bimës. Duke

qëne se periudha e vegjetacionit është e

ndryshme nga lloji në lloj, është e

rëndësishme të mos ndikojmë në ciklin e

bimës, or ta ndihmojnë duke i dhënë

mundësinë që të kryejë të gjithë proceset në

periudhën e duhur. Është e rëndësishme të

mbillen bulbat me lulëzim dimëror tamam

në vjeshta dhe ato të lulëzimit veror në

vjeshtë. Është e vërtetë që bulbi përmban

çdo gjë që është e nevojshme për rritjen, por

nëse nuk ka kohën e mjaftueshme për të

lëshuar rrënjët e zhvillimit atëherë ajo do të

ketë një rritje jo të mirë.

Gjethet kanë një rol të rëndësishëm për jetën

e bimëve dhe është e rëndësishme të mos

ndikojmë në zhvillimin e tyre derisa bima të

ketë kaluar në letargji. Edhe pse lulëzimi

është mbyllur është e rëndësishme që gjethet

të vazhdojnë edhe për pak kohë rolin e tyre

derisa të formohet një bulb i plotë që të

garantojë riformimin e bimës në

vegjetacionin e ardhshëm. Nuk duhet pra që

të priten gjethet nese ato nuk janë tharë vetë.

Nëse duam ti mbulojmë ndryshëm kultivimi.

Konservimi. Jo të gjitha bulboret nxirren

nga terreni çdo vit gjatë periudhës letargjisë.

Narcisi, amarrilis, nerina, sterbergi dhe gigli

psh nuk kanë nevojë të nxirren nga toka deri

në katër vjet për ndarjen e bulbave për

shumim me copa. Bulbat me vegjetacion

pranveror duhen nxjerrë nga toka sapo

gjethet janë tharë në qershor-korrik, të

pastrohen nga dheu dhe mbeturinat. Ndahen

në bulba për shumim thahen dhe vendosen

në një vend me hije dhe të thatë për të

shmangur zhvillimin e mykut. Për këtë

qëllim mund të spërkaten me ntimyk pluhur

ose të spërkaten me ujë që ka të tretur

antimyk dhe të depozitohen në vend të thatë.

Bulbat që lulëzojnë veror duhet të nxirren në

vjeshtë të pastrohen e të depozitohen në një

vend të ftohtë e jo shumë të thatë. Për këtë

qëllim është e këshillueshme ti konservojmë

bulbat psh dahliat dhe begonjat në rërë

lehtësisht të lagur ose në tallash.

Shumëzimi. Është e ditur metoda e

shumimit më e mira ajo me sytha. Por nëse

duam të marrim shpejt një bimë të rritur

është e këshillueshme shumim jogamik që

prodhon klone të saktë të të njëjtës bimë.

Metodat e shumimit agamik janë të

ndryshme sidomos nëse kemi të bëjmë me

bulb, rizomë, një tuber ose një korm. Në

rastin e bulbeve në momentin e nxjerrjes nga

toka mund të ndahen copat e reja ose bijtë e

bulbit e në disa stinë ata do të jenë në

gjendje të lulëzojnë. Tek tuberët hiqen ata

Rregullimi i Kopshteve

142

anësorë dhe tek rrënjët tuberiforme ndahen

duke ruajtur një pjesë nga copa e vjetër.

Rizomat ndahen duke siguruar një masë të

aftë për të zhvilluar sytha.

Terreni i shumimit që përdoret për

kultivimin e bulboreve është në pjesën më të

madhe i shkrifët. Në fakt terrenet e lehta dhe

me rërë mund te përdoren shumë për bimët

geofite, nëse toka është argjilore mund të

përmirësohet duke shtura rërë.

Me shumë rëndësi janë ushqyesit që

përmban terreni; azoti, fosfori, potasi, dhe

mikroelementet. Potasi është i rëndësishëm

sepse ndihmon lulëzimin dhe zhvillimin e

organeve nëntokësore.

Është i këshillueshëm të plehërojmë terrenin

me pleh dhe fertilizues organikë të paktën

një muaj para se të mbillet bulbi duke patura

parasysh që plehu i freskët është i

rrezikshëm sepse sjell infeksione bakteriale

dhe myk. Edhe gjatë ciklit vegjetativ është e

këshillueshme të plehërohet me plehra të

përbërë e të tretur në ujë në mënyrë që të

mund të përthithen shpejt nga bima. Shumë

të rëndësishëm dhe të përdorshëm janë

plehërimet në periudhën e lulëzimit kur

bimët duhet të riformojnë organe

nëntokësore para letargjisë.

Geofitet me lulëzim pranveror dhe veror

duhet të ujiten gjatë kohës së thatë gjatë

vegjetacionit të tyre. Ato me lulëzim

vjeshtor e dimëror zakonisht nuk kanë

nevojë për ujë sepse në këtë periudhë bien

shira.

“Natyralizimi” i bulboreve.

Me termin “egërsim” ose natyralizim duhet

të përdoret vetëm për futjen e bimëve me

origjinë hortikale në habitatin origjinal ose

në një habitat të ri ku duhet të lihen të

pashqetësuara dhe në të cilin kuptohet jo

vetëm mbijetesa e tyre në vite, por edhe

rritja dhe shumimi i tyre në koloni. Praktika

e vetme e kultivimit në kopshte pa nxjerrë

bulbat, rizomat, tuberët ose rrënjët tuberiale,

nuk mund të quhet natyralizim. Kjo

përshtatje është vetëm një teknikë për

kopshtari me shume bulbe që bëhet e mund

nga aftësia e këtyre bimëve për të mbijetuar

në periudha të vështira klimaterike

nëpërmjet organit letargjik.

Padyshim që jo të gjitha bulboret në treg

janë të afta dhe tu adoptuar për këtë qëllim.

Nuk janë veçse hibride të llojeve origjinale

të tulipanëve, por megjithatë ato në

përudhën e dimrit nuk dëmtohen. Si specie

të tilla mund të përmendim llojet si

Anemone, Erythronium, Fritillaria,

Lachenalia, Lilium, Techophilaea, Zantedeschia.

Të shumta janë edhe speciet dhe

kultivarët bulboze me lulëzim veror që nuk

mund të lihen në shtretërit e parqeve gjatë

dimrit. Ato vijnë nga kushte klimatike të

ndryshme nga vendet ku mbillen dhe duhet

patjetër të mbrohen dhe përkujdesën gjatë

periudhës së letargjisë.

Për të vendosur cilat bulbeza mund të lihen

të pashqetësuara për disa vjet nën tokë, ose

në kontenitorë është e nevojshme të kemi

njohuritë e nevojshme. Egërsimi i vërtetë

ose natyralizimi siç edhe përcaktuam më

sipër janë të mundshme sidomos në speciet

Rregullimi i Kopshteve

143

dhe varietetet me lulëzim pranveror. Klima

mesdhetare e pjesës më të madhe të territorit

lejon natyralizimin e specieve bulbore nga

Azia e vogël, ose jug-perëndimi i Amerikës

qendrore, të disa zonave të Amerikës Jugore

etj. Llojet e lulëzimit veror të aftë për

natyralizim janë më pak të gatshme sepse

shumica e kanë origjinën nga zona klimatike

të ndryshme.

Nuk është e mundur të vendosim saktësisht

pa njohur çdo detaj të kushteve

pedoklimatike të zonës së destinuar, se cilat

bulbore janë më të përshtatshme. Me

përjashtim të rasteve të rifutje së bulboreve

në zonën e tyre të origjinës, është e

nevojshme të kryhen prova adoptimi me sasi

të vogla bulbesh për një periudhë të paktën

dy vjeçare në atë zonë.

Ndër bulboret pranverore ka shumë lloje të

përshtatura mirë për klimën e Italisë,

Francës dhe pjesës më të madhe të Evropës.

Shumica e kanë prejardhjen nga zona

tropikale dhe subtropikale dhe kanë nevojë

për shumë kujdes. Mund të ketë sukses

natyralizimi i varieteteve të Anemone

coronaria në fushë.

Në zona pyjore me shumë lagështi mund të

tentohet natyralizimi i specieve të llojit

Arisaema. Në vevanti është shumë me

interes futja e species Arum dhe Asarum që

duan hije.

Në zona të thata me kushte pedoklimatike të

ngjashme me të Kalifornisë është e mundur

natyralizimi i specieve dhe varieteteve

Brodiaea dhe Triteleia. Këto bimë janë

mjaftueshëm të larta për të konkurruar edhe

me bimët më të forta.

Në zona shumë të lagështa me pak ngrica

është e mundur të natyralizohen varietete të

larta ose xhuxhe të Canna indica. Në zona të

ngrohta dhe gjysmë të hijezuara ku ka

mungesë të ngricave dimërore mund të

tentohet me natyralizimin e specieve

Chlidanthus, Commelia, Habranthus,

Homeria, e Zephyrantes. Problemi më i

madh që mund të kenë këto bulbore është

konkurenca.

Ndaj edhe natyralizmi i tyre duhet të bëhet

nën shkurre ose pemë të mëdha. Në zonat

pyjore dhe nën pemë të larta ku gjatë verës

nuk verifikohet një tharje e terrenit, nuk

është e vështirë natyralizimi o Convallaria

majalis. Të preferuara janë terrenet e pasur,

të freskët, por të drenazhuar mirë. Nuk është

i vështirë edhe natyralizimi o Ciklaminit.

Por duhet të kujtojmë gjithmonë që shumimi

i specieve të këtyre llojeve nuk bëhet në

mënyrë agamike, por vetëm nëpërmjet

shpërndarjes së farave. Duhet dhe është më e

përshtatshme të ndihmojmë terrenin me

mbjellje manuale.

Në zona jo shumë të nxehta ose gjysmë të

hijezuara është e mundur natyralizimi i

Dodecatheon meadia. Arrihet mirë në kushte

ku vegjetojnë mirë primulat e përbashkëta.

Tubera të mirë janë të përshtatshëm të

natyralizohen në skarpata, shtretër dhe fusha

të braktisura ku këto bimë mund të mbushin

terrenin shumë shpejt dhe kanë një përfitim

ekonomik të lartë. Shumimi i tuberëve është

i thjeshtë dhe përdorimi i tyre në fushë është

i njohur. Vështirësia më e madhe me këto

Rregullimi i Kopshteve

144

bimë është cilësia e tyre e ulët për tregti

ndonjëherë.

Speciet e Iris të përshtatshme për zonat e

lagështa janë të thjeshta të natyralizohen. E

rëndësishme është të mos shqetësohen këto

bimë për disa vjet as me ndërhyrje manuale

as me ndryshime të forta të nivelit të ujit ose

pellgut ujëmbledhës. Edhe speciet e forta të

iris barbate dhe të hemerocallidi janë të

adoptuara për natyralizim por meqenëse

bëhet fjalë për bimë me rizomë nuk bien në

letargji e nuk bëjnë pjesë në gamën e bimëve

bulboze. Janë shumë pak gigliet e

natyralizueshëm në zonat e Evropës

qendrore.

Në zona të diellzuara sidomos në kodra

mund të ketë sukses natyralizimi i Lilium

bulbiferum, L parandlium, L pyrenaicum.

Në gjysmë hije L martagon etj. Në hapësira

të gjera dhe të hapura ku ngricat janë të

rralla mund të natyralizohet lehtësisht L

tigrinum splendens, L regale etj. Zambaku

më i lehtë për tu natyralizuar në kodra është

Lilium candidum. Është bimë me kërkesa të

pakta por mund të dëmtohet nga ngrica

sepse e fillon rritjen e saj jashtë tokës

pikërisht në vjeshtë.

Rreziku më i madh për bimët e mbjella

dendur të Lilium candidum është infektimi

nga koleopteri Lilioceris lilii i cili nëse nuk

kontrollohet me insekticide mund të

shkaktojë dobësim të fortë të bimës sepse ha

gjethet totalisht sidomos në periudhën

larvore. Zambaku sulmohet dhe dëmtohet

edhe nga sulmi i Metcalfa pruinosa e cila

luftohet me insekticid. Natyralizimi i

Lycoris nuk është i lehtë, por i mundur

vetëm aty ku kushtet janë të njëjta me

vendin e origjinës. Limitimi më i madh nuk

është temperatura as tipi i tokës, por

sidomos lagështira relative e ajrit. Në zona

me hijezim të nënpyllit që nuk thahen

plotësisht është e mundur natyralizimi i

Mertensia virginica.

Në momentin e eksperimentimit të kushteve

të përshtatshme është e thjeshtë natyralizimi

i Mirabilis jalapa dhe e llojeve te

Ornithogalum. Disa specie të këtij të fundit

mund të futen në ambiente ku nuk ka ngrica

të vona. Pancratium maritimum vjen nga

brigjet mesdhetare dhe në kushtet

pedoklimatike të jugut mund të

natyralizohen lehtësisht.

Edhe llojet e Narcisit mund të natyralizohen

shumë mirë. Të gjitha speciet janë

potencialisht kandidate edhe pse ekzistojnë

limitime për shkak të klimës dhe tipit të

tokës. Të thjeshta janë speciet e klasës

Bulbocodium DC., Jonquillae DC.,

Narcissus L. (poeticus), Pseudonarcissus

DC. e Tazettae DC. (këto të fundit janë të

limituara në zonat e hijezuara dhe të freskëta

e që kanë ngrica). Për zona pjesërisht të

hijezuara dhe të freskëta janë të

përshtatshme llojet N. bulbocodium e format

e tij N. Jonquilla. Për zonat me ndricim të

mirë edhe në kodra janë të përshtatshme

llojet N. pseudonarcissus dhe format e N.

poeticus, nga i cili mund të përmendim lloje

që jetojmë mirë dhe në zonat afër malit. Të

vështira janë speciet N.cyclamineus, i cili

psh kërkon toka me shumë aciditet shumë

lagështi gjate fazës vegjetative dhe thatësirë

gjatë letargjisë. Edhe hibridet e përshtatshëm

për natyralizim janë të shumta, por

Rregullimi i Kopshteve

145

këshillohet sidomos ata lloje që përdoren për

lulëzimin dimëror.

Natyralizimi i tulipanëve nuk është shumë i

vështirë por i ngjashëm me narcisin. Speciet

janë në përgjithësi duan kushte pedoklimatike

të mira dhe aftësia e tyre për të

konkurruar me bimët spontane është e

limituar. Ndër speciet më të përshtatura janë

sidomos Tulipa sylvestris (që quhet edhe

“fiorentina") dhe T. clusiana, T.humilis

e T.saxatilis. disa specie të grupit Tulipa

pulchella (humilis) mund të natyralizohen

me sukses por kërkojnë vende me pak

konkurrencë nga bimë të tjera, me terrene të

drenuara mirë dhe verë të thatë. Në Evropën

jugore ishte një kohë kur ishte e përhapur

lloji Tulipa oculus-solis, por në të vërtetë

bëhej fjalë me sfumatura të të kuqes dhe një

zemër të zezë të rrethuar me të verdhë.

Aktualisht species i jepet emërtimi Tulipa

agenensis. Është një bimë e ndjeshme ndaj

ngricave dhe nuk rekomandohet për

natyralizim. rastësisht në vite të përshtatshme

duken lulet rastësore por nuk mund të

shërbejnë për natyralizim sepse janë shumë

të rralla si fenomene. Me disa hibride

tulipanësh mund të merren rezultate të mira

sidomos me hibridet e T. kaufmanniana, T.

fosteriana e T. greigii. Janë të njohur

shembujt e fushave mahnitëse me tulipanë të

natyralizuar psh në ishullin Minau. Për

tulipanët është e vështirë natyralizimi sepse

ata nuk i ruajnë karakteristikat me kalimin e

viteve.

Ndër bulboret që mbillen në vjeshtë për

lulëzimin pranveror ka shumë lloje, specie

dhe varietet të mira për natyralizim. Ndër

speciet e Allium janë ato me zhvillim të ulët

në lartësi që japin sukses. Më pak të

adoptuara janë varietet e Allium

giganteum dhe varietetet me lule të mëdha

por që mund të merren rezultate të mira nga

Allium aflatunensee A. christophii. E

rëndësishme është periudha e thatësirës

verore për mbijetesën e mirë të bimës dhe

zbulimi i vonët nga toka.

Duke qenë se këto bimë janë shumë delikate

po dëmtohen edhe nga ndotja e ambienteve

përreth. Më e mira për suksesin e tyre është

eksplorimi i mirë i florës në zonën që duam

të mbjellim dhe të ndiqen këshillat. Speciet

Anemone blanda, ranunculoides, nemorosa

dhe appenina mund të kenë sukses në

vende të freskëta gjysmë të hijezuar, ndërsa

me varietete e Anemone coronaria është e

mundur të krijojmë fusha në qendër dhe

mesdhe. Nga lloji Arum e Dracunculus

vulgaris është folur shumë dhe e

rëndësishme është periudha e vjeshtës.

Një rregull i thjeshtë mund të jetë ai i llojit

Arum italicum, shumë i zakonshëm saqë

quhet edhe infektues i fushës për shkak të

rritjes së mirë të tij. Duke vëzhguar mirë

këtë bimë mund të seleksionohen lehtësisht

ato forma interesante për një përhapje zonale

meqenëse kjo bimë nuk gjendet në treg

sidomos në Evropën e poshtme.

Interesante për la natyralizim janë speciet e

llojit Bellevalia. Pamja e B. pycnanta dhe B.

romana është shumë i ndryshëm por të dyja

janë rustike, durojnë verat e thata dhe

kënaqen me pak reshje shiu pranveror edhe

pse ndofta mund të mos jenë të bollshme. B.

pycnanta ka një lulëzim të ngjashëm me

Rregullimi i Kopshteve

146

Muscari por është më e lartë e me ngjyrë të

errët gati të zezë. Është shumë e bukur në

pranverë sepse ka ngjyra të rralla. Duke e

mbjellë këtë lloj afër narcizëve të bardhë psh

tipi N thalia, mund të merren efekte të

mahnitshme.

Bellevalia romana quhet edhe Hyacinthus

romanus dhe njihet si lulja e rinisë.

Brimeura amethystina si edhe forma e saj

'Alba' e ka prejardhjen nga Mesdheu dhe

mund të natyralizohet lehtësisht. E lehtë

është edhe natyralizimi i llojeve

Chionodoxa. Ashtu si bimët e Scille, janë

bimë polifige dhe të thjeshta. Por përdoren

pak. Rezultate të mira mund të merren nga

natyralizimi i llojeve dhe varieteve te

Crocus. Ndërsa të gjithë përbërësit e llojit

Crocus si psh Crocus ancyrensis,

chrysanthus, etruscus, sieberi

e tommasinianus i ruajnë dimensionet e tyre

me kalimin e kohës, lulet e hibrideve

të Crocus vernus bëhen më të vogla në vitet

e më vonshme nga mbjellja e parë.

Cyclamen me lulëzim pranveror janë më

resitente ndaj të ftohtit se sa ato me lulëzim

vjeshtor; për natyralizim mundësisht në zona

të hijezuara dhe jo me shumë lagështi ne

dimër është e nevojshme të kemi parasysh

temperaturat më të ultë gjatë pranverës dhe

dimrit.

Terreni për llojet Dichelostemma duhet të

ketë gjatë dimrit temperaturës mbi zero dhe

jo me shumë lagështirë.

I thjeshtë është edhe natyralizimi i Eranthis,

shumë të pëlqyera për lulëzimin e tyre

shumë të hershëm. Janë bimë rezistente. Në

momentin mbjelljes mund të jetë e

nevojshme të lihet bulbi në ujë për 24 orë.

Edhe speciet e llojit Eremurus mund të

natyralizohen me sukses në vende me

drenazhim të mirë. Janë bimë të mëdha dhe

rezistente. Në momentin që vendosen mirë

formojnë një rrjet tuberësh që e mbrojnë

edhe terrenin nga erozioni. Gjatë dimrit nuk

duan lagështirë të tepërt dhe në zona të

ftohta duhen plehëruar dhe të hiqen në

pranverë për të evituar lagështirën e stinës

rreth sythave.

Në disa shtet si psh Itali, është e vështirës

natyralizimi i Erythronium. Speciet dhe

llojet e këtij tipi duan shumë freski, jo

nxehtësi, pa shumë ujitje por me shumë

lagështirë ajri. Natyralizimi i varietetit

Freesia nuk është i thjeshtë. Këto bimë e

nxjerrin gjethen në vjeshtë por nuk durojnë

ngricat dimërore por përjashtim ka Freesia

alba e Freesia refracta, lloje që nuk gjenden

shpesh në treg.

Natyralizimi i llojeve dhe varieteteve

Fritillaria nuk është i thjeshtë. Këto bimë

duan kushte të përshtatshme shumë të

ngjashme me vendin e origjinës. Gjate

periudhës së vegjetacionit vetëm një

kopshtar i zoti mund ti sigurojë kushte të

mira. Shumë i thjeshtë është natyralizimi i

llojeve Galanthus. Rezistenca e tyre e lartë

bën të mundur përhapjen e tyre pa problem.

Duan një shkallë hijezimi sidomos në verë.

Rriten mirë në pyjet gjetherënës. Mund të

natyralizohen mirë edhe llojet e Gladiolus

communis në terrene të thata. Në disa vende

mund të quhet edhe një rifutje e saj.

Në zonat gjysmë të hijezuara sidomos nën

pemët e larta është e mundur natyralizimi i

Rregullimi i Kopshteve

147

disa llojeve të Hyacinthoides hispanica. Kjo

bimë duron mirë verat shumë të thata dhe

dimrat me shumë reshje. Karakteristikë e

bimës është në periudhën e lulëzimit masiv;

gjethja rri në pozicion vertikal gjate

zhvillimit të bimës dhe në momentin e

lulëzimit e nxjerr më në pah lulen. Një tjetër

avantazh i bimës është lulëzimi në pranverën

e avancuar kur lulet e bulboreve të tjera

është zvanitur. Hyacinthoides nonscripta

(Bluebell anglez) kërkon zona të

freskëta në dallim nga Hyacinthoides

hispanica. Llojet e Hyacinthoides njiheshin

në të kaluarën si Scilla campanulata.

Hibridet e Hyacinthus orientalis mund të

natyralizohen pa problem. Duhet të kemi

parasysh që lulëzimi i bollshëm dhe

kompakt që zhvillohet në vitin e parë do të

zhduket me kalimin e viteve, por do të ruhet

ngjyra e tyre. Në zona më të freskëta mund

të merret një rezultat i mirë edhe për

natyralizimin e Ipheion uniflorum dhe të

llojeve të tij. E rëndësishme është të

kujtojmë që lartësia e këtyre bimëve nuk

lejon një konkurrim të mirë me bimët e tjera

përreth.

Shumë mira natyralizohen llojet e irisit.

Sidosmo speciet me lulëzim të hershëm si

psh Iris danfordiae, forma dhe varieteti i I.

Histrioidese, specia dhe varieteti i I.

reticulata, nuk kanë kërkesa të veçanta dhe

janë rezistente. Pas lulëzimit gjethet

dekorative vazhdojnë të rriten sepse

vazhdojnë të ushqejnë bulbin duke arritur

një lartësi shumë te madhe, por kanë një

cikël vegjetativ të shkurtër. Për Iris

bucharica, I. latifolia, hibridi i I. pumila dhe

hibridi I. Hollandica është e nevojshme një

sasi uji gjatë verës së thatë edhe pse bulbat e

tyre gjenden në faze pushimi.

Shumë i thjeshtë është natyralizimi i

Ixiolirion tataricum në zona me verë të

nxehtë dhe të thatë. Kjo bimë ka nevoja të

ngjashme me speciet bulboze origjinale të

Kalifornisë, edhe pse zhvillimi në lartësi

është inferior. Lulëzimi është i bollshëm dhe

i bukur. Është i vështirë të kuptohet se pse

kjo specie nuk ka një përhapje të madhe.

Me llojin Leucojum është e mundur të

merret një sukses i madh për natyralizimin e

saj por është e nevojshme të kihet parasysh

për kërkesat e bimës që lulëzojnë në

periudha të ndryshme të vitit. Natyralizimi i

Lilium candidum është i mundur në zona të

ndriçuara dhe të thata. Bimët fillojnë

vegjetacionin në veshtën e vonë dhe ngrica

mund të dëmtojë gjethet por bimët e marrin

veten shpejt. Shumë e dëmshme mund të

jetë prezenca e parazitëve si psh, Lilioceris

lilii, një koleopter i aftë të shkatërrojë bimët

në pak javë, sidomos në impiantet me

kontroll të ulët. Ka nevojë për dezinfektim

me insekticid. Lilium martagon dhe forma e

bardhë, 'Album', janë bimë shumë të thjeshta

për tu natyralizuar në kodra, male, por në

vende të tjera nuk ka sukses. I thjeshtë është

edhe natyralizimi i shumë specieve të

llojeve Muscari.

Vetëm M. ambrosiacum (muscarimi) e M.

comosum janë më pak rezistencë nga të

tjerët. Është e nevojshme të kemi parasysh

që Muscari i nxjerrin gjethet në vjeshtë dhe

në zona shumë të ftohta mund të dëmtohen

por zakonisht jo të mëdha dhe bimët

lulëzojnë rregullisht.

Rregullimi i Kopshteve

148

Në përgjithësi këshillohet të evitohet në

planifikim të natyralizimit bimët me kërkesa

të mëdha dhe të sofistikuara dhe me pak

kosto. Natyralizimi i llojit Narcissu jep

shumë rezultat.

Lloji Pancratium maritimum e Urginea

(Drimea) maritima mund të jenë të

natyralizueshme me sukses. I thjeshtë është

edhe natyralizimi i Puschkinia e Scilla, të

ngjashme me Chionodoxa. Ndër varietetet e

llojit Scilla ekziston një rezistencë për shkak

të kushteve klimatike të vendeve të

origjinës. Është e nevojshme të kemi

parasysh këtë fakt. Veçanërisht rezistente

janë llojet Scilla siberiana e Scillamischtschenkoana.

Kjo e fundit dallohet për

lulëzimin gjatë që shfaqen që në fazat e para

të lules mbi tokës deri në rritje dhe

ndryshimi i ngjyrës së luleve nga bojë qielli

në të bardhë.

Deri më tani kemi parë se si bulboret kanë

cilësi të mëdha adoptimi që shpjegojnë edhe

suksesin e tyre ndër shekuj. Por jo gjithmonë

çdo gjë ecën mirë me këto lloj bimësh dhe

më poshtë po japim disa të dhëna për rritjen

dhe përkujdesjen e tyre.

Përsa i përket teknikave të kultivimit të

bukboseve është e rëndësishme në radhë të

parë që terrenet duhet të jenë sa më të lehtë

dhe të drenazhuar. Terrenet e rëndë

favorizojnë sëmundjet kërpudhore duke

ditur se bulbat janë shumë të ndejshëm.

Vendosja për pjesën më të madhe të tyre

është në dritë, përveç disa llojeve si psh

ciklamini, anemona që nuk e duan shumë

diellin. Edhe pas lulëzimit bulboret kanë

nevojë për diell, gjethet në fakt duhet të

vazhdojnë procesin e fotosintezës për të

mbushur bulbin me rezervat e nevojshme të

lëndëve ushqyese që duhen për vitin e

ardhshëm.

Llojet rezistente si narcisi, tulipani etj,

mbijetojnë edhe në dimra të egër ndërsa

lloje të tjera duhen vendosur në ambient të

ftohta të mbuluara. Përsa i përket plehërimit

nuk është e nevojshme nëse kultivohen buba

për një sezon të vetëm. Nëse duam ti

natyralizojmë duke i lënë në vend, mund ti

shtojmë terrenit pak pleh me veprim të

ngadaltë. Duke eliminuar lulet me dorë por

gjithëmon gjethet lihen në vend derisa të

thahen vetë. Shumë varietete të bulboreve

mund të lihen në terren si psh anemona, topi

borës, narcisi, e muscari edhe disa lloje

tulipanësh.

Nëse dëshirojmë të heqim bulbet duhet ti

thajmë mirë duke i vendosur në arka të

mëdha duke i mbajtur në vend të freskët të

errët dhe të thatë. Duhet gjithmonë ti

vendosim në ambalazh letre pasi ti kemi

spërkatur me antimyk dhe ato duhen

kontrolluar të paktën një herë në muaj dhe të

eliminojmë bulbat e dëmtuar ose të sëmurë.

Si të kultivojmë bulboret.

Në pranverë bulbet fillojnë të formojnë

nëpër fushat ku janë mbjellë një tapet me

lule, e në përgjithësi ato nuk kërkojnë

shërbime shtesë. Duan të rriten afër

shkurreve për hije sidomos për verës. Duhet

patura parasysh që terreni të jetë i

drenazhuar mirë. Një tjetër problem që

duhet të zgjidhim është eliminimi i

mbipopullimit nëpër ambientet dhe parqet

ku i vendosim.

Rregullimi i Kopshteve

149

Pozicioni.

Anameone blanda psh nëse terreni është i

pasur dhe i drenuar mirë mund të rritet si ne

diell ashtu edhe ne hije. Gjendet mirë në

ambiente të pyllëzuar. Përdoret edhe për të

zbukuruar bordurat dhe gardhet.

Mbjellja. Tuberët mbillen menjëherë në

vjeshtë. Që të mund të krijojnë një tapet të

dendur ata vendosen në distancat 20-25 cm

larg njëri tjetrit. Dhe duhet patur kujdes që

vendosja e tyre të bëhet pa penguar njëri

tjetrin kur të jenë të zhvilluar mirë.

Plehërimi. Vetëm bulborët e mbjellë nëpër

vazo kanë nevojë për plehërim. Dhe në vitin

e parë është e rëndësishme që tuberët pasi të

ketë mbaruar lulëzimi të thahen dhe vitin

tjetër të mos lafen para mbjelljes.

Bulboret për tu mbjellë.

Figura 3.15 Procesi i mbjelljes së bulboreve

Është një moment shumë delikat sepse këtu

verat edhe suksesi I bulboreve. Nga zgjedhja

e terrenit tek modalitetet e mbjelljes duhet

patur shumë kujdes. Gjate këtij procesi

gabimi më i shpeshtë që bëhet është mbjellja

e bulbit kokëposhtë me rezultatin që sythi

mundohet të gjejë rrugën me një rrotullim

drejt majës e në fund rezultati më i mirë do

të ishin vetëm disa gjethe. Gjithmonë duhet

vendosur maja e bulbit sipër dhe pjesa e

sheshtë poshtë. Me shumë rëndësi është

edhe impakti ose kontakti me terrenin; kur ai

mbillet është pa rrënjë dhe duhet ë ketë pak

kohë që të lëshojë rrënjët e para, para se

terreni të fillojë të ngrijë. Bulboret e

pranverës duhet të kalojnë një periudhë të

ftohti për të lulëzuar. Bulboret janë bimë

shumë të adoptueshme, që nuk kërkojnë

terrene shumë të pasur me lëndë ushqyese.

Vetë bulbi përmban lëndë ushqyese në

brendësi të tij dhe mbjellja e bulbeve duhet

bërë në thellësinë derisa dyfishi i gjatësisë së

tij.

Përsa i përket dendësisë së mbjelljes është

çështje dëshire personale. Dendësia e

mbjelljes fillon nga 10x10cm deri në 18-20

cm larg njëri tjetrit në oborr apo lulishte.

Begonia 'Nonstop Series'

Figura 3.16 Begonia

Rregullimi i Kopshteve

150

Vetë emri i saj i jep një vlerë të madhe dhe

plus kësaj duhet të themi se bën edhe një

lule të madhe dhe shumë rezistente.

Begoniat tuberoe kanë një lule të madhe të

bardhë ose me ngjyra. Për begoniat e

kultivuara në vazo duhen kultivarë më të

besueshëm me një lule të madhe rreth 10 cm

të afta të durojnë edhe problem klimatike.

Nuk kërkojnë shumë plehërim. Lulëzon

gjatë gjithë verës dhe mbillen me fara ose

edhe tubere.

Pozicioni. Beginiet tuberoze duan shumë

dritë që të rriten dhe të lulëzojnë mirë, por

mund të “digjen nëse vendosen në një diell

të fortë. Duhen vendosur në një vend ku të

kapi më shumë dielli i mëngjesit dhe në

drekë të ketë pak hije. Terreni duhet të jetë i

lagësht dhe i plehëruar mirë.

Mbjellja. Begoniat janë delikate nëse lihen

shumë jashtë e ulin ritmin e zhvillimit dhe

nëse janë të mbjella në vazo duan terrene të

pleheruara mirë dhe te drenuar. Nëse

vendoset direkt në tokë duan një plehërim të

mirë. Begoniat që përdoren për shumë vite

dhe nëse janë tuberoze preferojnë një pleh të

lëngshëm për lulet e tyre të paktën një javë

para lulëzimit.

Ndër shoqërimet e këshillueshme me bimë

të tjera mund të përmendim atë me shoqërim

e bimë me lule blu si psh Brachiscome e

Felicia.

Lulebora

Figura 3.17 Lulebora

Është një nga bimët që paralajmëron ardhjen

e pranverës me lulet e tyre të bardha 2 cm

në fillim të marsit. Lule bora (Galanthus

nivalis) megjithëse rritet e lirë në pyll edhe

mund të kultivohet. Bulbet e saj mbillen në

një hije të pjesshme nën pemët e mëdha.

Nuk ka shumë nevojë për përkujdesje dhe

pranon çdo lloj terreni, mjafton që të jetë i

lagësht. Në dallim me bulboret e tjera bulbet

e saj duhet të ndahen nga njëri tjetri pas

lulëzimit.

Kultivimi.

Meqenëse është një bimë që do dritën dhe

terrenet e plehëruar të pasura me humus ajo

duhet vendosur në një pozicion ku në verë të

jetë në hije psh nën pemët e mëdha.

Në dallim nga bulboret e tjera që mbillen

kur bulbet e tyre janë në gjendje pushimi,

kjo bimë duhet mbjellë kur ka lëshuar disa

gjethe të vogla e futen rreth 10 cm nën tokë

në grupe me 4-5 copë bashkë.

Plehërimi. Nëse është në vazo kërkon pak

pleh të lëngët gjatë lulëzimit. Viti i parë

Rregullimi i Kopshteve

151

bulbat nuk duhet lëvizur dhe lihen të rriten

pa i shqetësuar. Bashkëshoqërohet mirë me

(Eranthis hyemalis), që çel lulet pak a shumë

në ta njëjtën kohë.

Ciclamini rustic

Figura 3.18 Ciklamini

Është një nga lulet vjeshtore më të

ndritshme, perfekt për të krijuar nën pemë

një tapet të ngjyrosur. Ciklamini spontan një

lule e preferuar nëpër parqe dhe lulishte

sidomos për aromën e luleve të tyre që dalin

në fillim të vjeshtës dhe për aftësinë e tyre

për të jetuar nën hijen e pemëve të mëdha.

Është edhe një bimë shumë e vlefshme sepse

duke e mbjellë sipërfaqen me të dhe duke

qenë se kanë një rritje me shumë gjeth të

cilat mbrojnë mirë terrenin dhe nuk lënë që

të rriten bimë të tjera infektuese. Janë shumë

të durueshme gjatë dimrit. Si çdo bimë

bulbore ka një tuber të madh dhe që shërben

për mbjelljen e tyre në çdo periudhë të vitit,

por preferohen në verë kur janë në gjendje

qetësie. Është edhe një lule që mund të

mbillet në vazo në një mbajtëse të madhe.

Pozicioni. Vendosja e tyre nuk është

problem mjafton të jetë një vend i freskët i

drenuar mirë dhe i pasur me lëndë ushqyese

sidomos në vitet e para. Ekzemplarët e rritur

preferojnë një terren më të thatë. Nëse rriten

nën pemët e mëdha dhe gjetherënës

përfitojnë nga rënia dhe kalbja e tyre duke

përfituar një plehërim të mirë. Ciklamini

rustico nuk e pëlqen trapiantimin ndaj është

e rëndësishme ta vendosim menjëherë në

vendin e duhur ku nuk duhet lëvizur për vite

me radhë.

Mbjellja. Gropa e hapur mbushet me pleh

para se të vendosim tuberët që mbillen 20

cm larg njëri tjetrit. Pas mbjelljes vendi laget

dhe plehërohet me pleh kafshësh. Në vitin e

parë ka nevojë për prashitje rreth tyre për të

eliminuar barerat konkurrent. Këshillohet të

shoqërohet Cyclamen hederifolium me lulen

e Krishtlindjes.

7. Kultivimi i gardheve të gjalla.

Në ndërtimin e tyre përdoren shkurret dhe

bimët e larta. Shkurret janë bimë që

zhvillojnë kurorë të limituar dhe me trup të

diferencuar. Përdoren për ambiente të

jashtme,parqe, lulishte dhe përfshihen në

skemat e ndërtimit të çdo lloj zone që duam

të gjelbërojmë, por gjithashtu edhe në

krijimin e brezave mbrojtës për sipërfaqet e

gjelbëruara sidomos për lulet e ultë. Ndahen

në shkurre me gjelbërim të përhershëm;

ligustrat, evomiusi, dafina, shqopa,

pirokantja, tyja xhuxhe, etj.

Shkurre gjetherënëse; trëndafili, shelgu,

spirea, shega, thana, lule sarana kulpra etj.

Gjithashtu për gardhe përdoren edhe bimë të

Rregullimi i Kopshteve

152

larta. Ato duhen përshtatur me zonat e tyre

mikroklimatike. Janë formuar në gjendjen e

tyre të egër që në periudhën e terciarit.

Ndonëse janë lloje rezistente ndaj faktorëve

të ndryshme klimatike dhe tokësore, ata

karakterizohen nga një specializim i thellë

ekologjik. Bimët e larta njëlloj si edhe të

tjerat shfaqin nivelin më të lartë të

karaketerve dekorative dhe prodhuese në

kushte të caktuar të mjedisit, në ato mjedise

specifike ku janë përshtatur dhe ruajtur prej

shekujsh me radhë. Bimët e larta shfaqin

bukuri dhe jetëgjatësi maksimale vetëm kur

ato kultivohen në klimën e tyre.

Krijimi i parqeve dhe lulishteve tek ne si

edhe i gardheve të gjallë kërkon njohjen

zonave fitoklimatike të bimësisë, kushteve

specifike që paraqet secila zonë dhe bimët

tipike që rriten atje.

Bimët e larta zbukuruese njëlloj si grupet e

bimëve të tjera, janë bimë të veçuara nga

flora e egër e pyllit. Vendi ynë ndahet në 5

zona fitoklimatike, të cilat dallohen për

nivelin e treguesve klimatike dhe llojet e

bimëve që rriten në secilin brez. Kjo ndarje

bazohet në rolin vendimtar që ka gjerësia

gjeografike, lartësia mbi nivelin e detit dhe

temperaturës.

Ndër bimët e larta që përdoren më shuma

janë:

dafina (lauretum)

gështenja (kastanetum)

ahu (fagetum)

harmoci (picetum)

alpinet (alpinetum)

8. Bimët konifere.

Bredhi (albies sp); kërkon toka të thella për

shkak të sistemit rrënjor boshtor, ndryshe

rrëzohet lehtë nga era për shkak të sistemit

te cekët. Llojet e tij zhvillojnë kurora të

ngjeshura e formë cilindriko-konike, degët

zhvillohen në formë rrethore me kate,

vetkrasiten dhe si pasojë nuk duhet bërë

prerje dhe krasitje.

Bredhi shtohet me farë, fara e tij në

momentin e vjeljes kanë fuqi të ulët mbirëse

(30-35%), e cila ulet edhe mëtej duke e

vështirësua shtimin e tij. Ndaj duhet të vilet

fara para hapjes së bocës dhe të bëhet

mbjellja në qese polisteroli apo në farishtore

menjëherë pas vjeljes. Për zbukurim

përdoren : abies pinsopo (glauca),rritet 10-

13 metra lartësi. Abies normanina rritet deri

20 me lartësi ka pamje shumë të bukur dhe

është shumë i shtrenjtë; abies konkolor,

rritet 20-23 me lartësi, ka kurorë të ngushte

dhe shumë të dendur.

Pisha (pinus sp); ka rreth 120 lloje me forma

dhe madhësi të ndryshme. Për vendin tonë

ka rëndësi llojet si: pisha e zezë, përdoret në

vendet e ftohta si Korçe, rrëshen Pukë etj.

Pisha e detit, duron përmbajtjen e lartë të

kripës, është lloji më i mirë për zonat e

bregdetit ku nuk mund të rriten llojet tjera;

pisha e butë me degë të hapura me kurorë

globoze, përdoret për lulishte në zona

fushore, Tiranë, Durrës. Lushnjë, Fier etj.

Shtohen me farë frutifikon shpejt që në 15

vitet e para. Duan shumë dritë dhe pak ujë.

Selvia; (kuspresus sp). Rriten mirë në zonat

e ngrohta deri në 600 m mbi nivelin e detit.

Rregullimi i Kopshteve

153

Durojnë thatësirën dhe përmbajtjen e lartë të

gëlqeres në tokë. Zhvillojnë kurorë të lartë

dhe të mbledhur. Shtohen më farë, të cilat

kanë fuqi të lartë mbirëse. Shërben edhe si

nënshartesë për tujat, goldkresin dhe bimët e

tjera rrëshinore që shtohen me vështirësi

nëpërmjet farës dhe rrënjëzimit të copave.

Mbillet në grupe ose rreshta për krijimin e

murit rrethues të vilave, ndarjen e rrugëve,

në kanale etj. Tek ne përdoren llojet si;

c.sempervivens pyramidalis, zhvillojnë

kurorë të mbledhur me 10-15 m lartësi.

C.makrokarpa goldcres ngjyre gold, rritet

10-15 lartësi. C.arrisonica conica, përdoret

për gardhe të gjalla e rritet 12 m lartësi.

Ka edhe bimë të tjera si dëllenja, tuja,

cedrusi, harmoci etj.

Bimët coniefere (Pinophyta)

Ndarja Pinophyta përfshin shumicën e

bimëve konifere ndaj mund edhe të quhen

sinonime. J

anë bimë vaskulare (Tracheobionta), me fara

(Spermatophyta) të futura në një korno.

Koniferet e sotme janë bimë drusore madje

shumica e tyre janë drurë dhe shumë pak

shkurre. Ato shpesh në ambient janë

dominante dhe mund të gjenden pothuajse

në çdo pjesë të botës. Koniferet kanë një

rëndësi të madhe ekonomike sidomos për

punimet me dru strukturor dhe prodhimin e

letrës.

Taksonomia dhe emërtimi.

Emri i ndarjes aktuale Pinophyta rrjedh nga

rregullat e klasifikimit shkencor që kërkojnë

për hierarkinë më të larta emërtimi të

azohet në llojin tip, Pinus në rastin tonë.

Para kësaj klasifikimi kërkonte emra si;

"Coniferophyta", "Coniferales" ose

"Coniferae".

Ndarja përmban vetëm një klasë

bimësh; Pinopsida. Të tjerat janë zhdukur.

Nënndarja e Pinopsida në më shumë rende

është propozuar edhe më parë. Më e

shpeshta ishte ajo e bazuar në dy rregulla;

Taxales dhe Pinales. Por analiza të fundme

gjenetike kanë treguar që ky interpretim nuk

është shumë monofiletik. Pinales kanë

paraardhës të zhdukur në krahasim me

familjet e tjera.

Ndaj për këtë arsye duhet të ndahen në

Pinopsida në tre radhë: Pinales që përfshijnë

vetëm Pinaceae, Araucariales që përfshijnë

Araucariaceae e Podocarpaceae Taxales që

përfshijnë familjet e tjera por ky dallim nuk

ka hyrë akoma në gjuhën e botanikë që

preferon zakonisht ti grupojë familjet në

rendin e vetëm Pinales, sipas

karakteristikave dhe diferencave të tyre

morfologjike dhe filogjenetike.

Figura 3.19 Skema e renditjes se llojit

Konifere

Rregullimi i Kopshteve

154

Filogjeneza e ndarjes së Pinophyta e bazuar

mbi analiza gjenetike.

Konifera (Pinophyta) në fakt janë

konsideruar universialisht si një ndarje që

përfshin 6-8 familje me një total prej rreth

65-70 gjini e rreth 600-650 lloje.

Ndonjë Cephalotaxaceae janë futur tek

Taxaceae, dhe disa autorë mbështesin idenë

se Phyllocladaceae duhet të dallohen dhe të

ndahen nga Podocarpacee. Kohë më parë

Taxodiaceae njiheshin shpesh fi familje

autonome, por sot normalisht futen

tek Cupressaceae.

Koniferet janë një grup antik me fosile që

mund të datojnë rreth 300 milion vite më

parë që nga periudha e Paleozolikut deri tek

Karbonifer; edhe shumë lloje të kohëve të

sotme mund të datojnë deri 120 milion vite

më parë. Edhe lloje dhe rende të tjera që

tashmë janë zhdukur dhe ndër format më të

shumta të konifereve janë barishtore pa një

trup drunor. Grupet kryesore të konifereve

përfshijnë Cordaitales, Vojnovskyales,

Voltziales dhe Czekanoëskiales (ndofta më

të afërta me familjen e Ginkgophyta).

Morfologjia. Të gjitha koniferet aktuale janë

bimë drunore dhe shumica janë drurë ku

shumica kanë një trung të vetëm me rrënjë

anësore. Gjatësia e konifereve të rritura

mund të shkojë deri 100 metra. Konifera më

e lartë është sekuoja e Kalifornisë (Sequoia

sempervirens) e lartë 112,34 metramë e larta

është sekuoja gjigante (Sequoiadendron

giganteum), me një volum 1486,9 metra

kub. Më masivi me trungun më të gjerë

është Taxodium mucronatum me diametër

trungu 11,42 metra. Më i vjetri është Pinus

longaeva që ka 4700 vjet.

Gjethet.

Gjethet e shumicës së konifereve janë të

gjata dhe të holla, spinoze, por disa kanë

edhe forma të sheshta dhe trekëndore. Disa

sidomos ato të familjeve Araucariaceae e

Podocarpaceae kanë gjethe të gjera. Në

shumicën e rasteve gjethet janë të vendosura

në spirale përveç atyre të familjes

Cupressaceae dhe një lloj Podocarpaceae

(Nageia), ku janë të vendosura në rrathë me

3-4 gjethe. Në shumë specie me gjethe të

vendosura n spirale baza e gjethes është e

rrotulluar për të prezantuar gjethet në një

plan të vetëm horizontal në mënyrë që të

maksimizojnë thithjen e dritës diellore.

Gojëzat e gjetheve janë në linja mbi gjethe

dhe mund të hapen ose të mbyllen nëse është

ftohtë ose shumë vapë. Gjethet janë me

ngjyrë të gjelbër të errët për të thithur në

maksimum energjinë diellore. Koniferet e

zonave të ngrohta me shumë rrezatim diellor

si psh (Pinus brutia), shpesh kanë gjethe me

ngjyrë të gjelbër të shkëlqyer, ndërsa të tjera

si psh (Picea pungens) kanë një mbulesë hiri

që të reflektojnë ngjyrën ultravioletë. Në

pjesën më të madhe të konifereve ato janë

gjithmonë të gjelbra dhe gjethet mund të

qëndrojnë shumë vite në bimë por tre lloje;

Larix, Taxodium e Metasequoia i humbin

gjethet në vjeshtë duke qëndruar të zbuluara

gjatë dimrit. Në disa lloje gjethet rinore janë

të ndryshme nga ato kur bima është e rritur.

Riprodhimi.

Koniferet zakonisht janë bimë monoike, por

disa janë sottodioike ose dioike. Farat e

Rregullimi i Kopshteve

155

konifereve zhvillohen në një qese të

mbrojtur që quhet strobilo. Strobilet duan

nga katër muaj deri në tre vjet për të arritur

pjekurinë dhe janë 2mm deri 600 mm të

gjatë.

Në disa raste si tek lloji Cedrus e Abies,

qesja disintegrohet, në disa të tjerë hapet e

në disa raste hapet vetëm për të lëshuar

farat. Qeset mashkullore kanë disa struktura

që quhen mikrosporange që prodhojnë një

polen të verdhë. Ai lëshohet dhe

transportohet nga era drejt koneve femërore.

Granulat e polenit të pinofiteve aktuale

prodhojnë tuba si të angiospermave. Kur

poleni arrin atë femëror, e fekondon. Aty

zhvillohet një embrion e që jep një farë

bime. Pasi fara bie në tokë dhe nëse kushtet

janë të favorshme formohet një bimë e re.

Karakteristika të tjera.

Megjithëse numri i specieve është i vogël

koniferet janë me shumë rëndësi ekologjike;

janë bimë që dominojnë në zona të gjera

sidomos pyjet borealë në hemisferën

qendrore, por edhe në klima malore të

zonave meridionale. Shumë konifere

prodhojnë rrëshira aromatike që i përdorin

për tu mbrojtur nga insektet dhe kërpudhat.

Habitati i konifereve

Figura 3.20 Konifere ne park

Në klasën botanike të konifereve bëjnë pjesë

rreth 600 specie, të përhapura kryesisht në

fashën klimatike të ftohtë të temparuar. Dhe

me një përhapje më të vogël në zonat

tropikale.

Në këto zona koniferet spontane rriten në

lartësi të ndryshme; nga zona maritima deri

në lartësinë që mundëson vegjetacion.

Adoptimi i tyre klimaterik është shumë

specifik sepse dallohen specie të klimave të

temperuara dhe të ngrohta siç është pisha

maritimo ose cedri i Libanit dhe lloje të tjera

të adoptuara ndaj të ftohtit si abeta e

Kadandasë. Të gjitha koniferet mund të

quhen rezistente ndaj terrenit sepse falë

eficensës së tyre rrënjore mund të zhvillohen

edhe në shkëmbinj dhe ndofta për këtë arsye

ato nuk i durojnë dot terrenet e rënda dhe të

lagështa.

Karakteri botanik kryesor që i dallon i jepet

pikërisht ndërtimit të gjetheve që janë

angiforme dhe qe janë të qëndrueshme dmth

nuk bien, për shumicën e bimëve. Forma

vegjetative është konike, por kjo nuk është

Rregullimi i Kopshteve

156

karakteristikë dalluese sepse ka edhe specie

me gjethe ombreloforme (Pinus) ose e

zgjatur si tek (Juniperus).

Karakteristikë tjetër e kësaj klase është

bollëku i esencave dhe rrëshirave aromatike

që normalisht janë të prodhuara nga bima në

kanale dhe që shërbejnë edhe për mbrojtjen

e trungut. Jetëgjatësia e konifereve dhe

gjatësia që mund të arrijnë është një tjetër

karakteristikë ekskluzive e tyre; mendohet

se Sequoia psh arrin lehtësisht 100 metra

lartësi me një diametër mbi 12 metra dhe

mendohet se disa kanë edhe 1500 vjet. Lulja

që prodhojnë është zakonisht në formë

konike nga e cila merr edhe emrin klasa. Në

maturitet formohen shumë fara që në disa

raste përdoren edhe si ushqim si psh ato të

Pinos, dhe për nxjerrjen e vajit, por në llojin

e Taxus mund edhe të jenë të dëmshëm dhe

toksikë.

Koniferet si bimë ornamentale.

Figura 3.21 Konifere

Janë konsideruar bimë ideale për shumë

arsye ndër të cilat qëndrueshmëria e

gjetheve dhe sjellja e tyre, ngjyrosja e

gjetheve dhe frangranza që vjen seancat e

rrëshirës. Shumë i përdorur është gardhi me

Thuja, falë tolerancës që ato kanë ndaj

krasitjeve.

Një nga arsyet e adoptimit të krijimit të një

lulishteje është zgjedhja e llojit të duhur për

ambientin e duhur duke konsideruar edhe

dimensionet që disa nga këto lloje kërkojnë

si pjesë jetike dhe si rrjedhojë distanca nga

bimë e tjera dhe ndërtesat. Është mirë të

vlerësojmë edhe tipin e tokës ku duam të

kultivojmë sepse si nga ana fizike (struktura)

edhe nga ana kimike (reaksioni ose pH)

mund të vijnë dëmtimet.

Krasitjet e konifereve.

Figura 3.22 Si mund të krasitet një konifere

për zbukurim

Speciet me rritje të lirë kërkojnë ndërhyrje

krasitjeje sidomos me qëllimin e eliminimit

të majave dopio ose atyre të dëmtuara,

eliminimin e rrënjëve të deformuara që

mund të dëmtohen. Ndonjëherë krasitjet

mund të bëhen në një periudhë jo optimale

(vjeshtë-dimër) si psh për eliminimin e

procesionaries se pishës, të insekteve që

zhvillohen në periudhën e pranverës ose për

Rregullimi i Kopshteve

157

eliminimin e degëve me sëmundje etj. Mbi

prerjet dhe plagët e krasitjes është mirë që të

ndërhyhet dhe ta mbrojmë.

Plehërimi i konifereve ornamentale.

Plehërimi i këtyre bimëve ornamentale

ndonjëherë është cilësuar e panevojshme,

megjithatë në rastet e deformimeve dhe

heqjes nga habitati natyral ato mund të

përfitojnë për shkak të aftësive të tyre për tu

përshtatur nëse terrenet janë alkaline ose

nëse duam ti mbjellim në gardhe dhe ti

nënshtrohen krasitjeve. Ato mund ti

nënshtrohen plehërimit me produkte

granulare. Kjo vlen më shumë për speciet si

Thuja ose qiparisi Leylandi.

Për të kuruar dhe për të parandaluar

dëmtimin e sythave sidomos në terrenet e

rënda duhet të shpërndajmë produkte

antiklorose specifike. Të shumta janë

shkaqet që dëmtojnë koniferet nëse

kultivohen në terrene të vështira ose në faza

kritike si psh na atë të post mbjelljes. Edhe

ndotja mund të sjellë dëmtim të tyre dhe

sidomos sulmi nga parazitët.

Shkaqet parazitare mund të jenë me origjinë:

vegjetale ose kërpudhore

kancer degore ose rrënjor

tharje e gjetheve

Kafshë ose insekte si psh

Afide

gërryes dhe shkatërrues te drurit

Cocciniglie

Larva të lepidopterëve dhe procesionaria

Acare etj, të gjitha këto probleme mund të

parandalohen ose kurohen me produkte

specifike sanitare.

Loje të ndryshme të konifereve ornamentale:

THUJA CUPRESSACEAE

Nën familja

occidentalis 'Brabant'

konifere me gjethe të gjelbër mesatare

OCCIDENTALIS DANICA

Konifere xhuxhe sferike, me gjethe fine, shumë të dendur, me ngjyrë të gjelbër të shkëlqyeshme

që varion në kafe në dimër

OCCIDENTALIS GOLDEN GLOBE

Konifere shkurre, xhuxhe me formë rrumbullake e me gjethe ngjyrë të verdhë. Ka një rritje të

ngadaltë

OCCIDENTALIS RHEINGOLD

Konifere xhuxhe sferike, kompakte kur është e re dhe më shumë konike kur rritet. Është fine dhe

shumë dekorative, e verdhë e artë me sfumaturë të kuqe me ngjyrë të verdhë të errët në dimër

dhe kur rritet shumë

OCCIDENTALIS SMARAGD (EMERAUDE)

Konifere shumë dekorative me forma shumë onike me ngjyrë te gjelbër brilante.

OCCIDENTALIS TINY TIMM

Konifere e rrumbullakët me rritje të ngadaltë. Rrënjët janë të dala të dendur dhe i japin bimës një

formë ompakte. Gjethe ngjyrë të gjelbër të errët

OCCIDENTALIS YELLOË RIBBON

Konifere shumë kompakte me formë të rrumbullakët, gati sferike, me gjethe ngjyrë të verdhë të

artë që në dimër shkon drejt bronzit

ORIENTALIS AUREA NANA

Konifere shumë kompakte e rrumbullakët, gati sferike, me gjethe ngjyrë të verdhë

ORIENTALIS PYRAMIDALIS AUREA

Shkurre e lartë me forma piramidale e që rritet shpejt

PLICATA ATROVIRENS

Pemë e lartë konike, ka rrënjë të dala dhe lëkurë ngjyrë të kuqe – kafe që kur plaket jep disa

damarë në trung. Kompaktësia dhe shpejtësia e rritjes së kësaj konifere e bën një bimë shumë të

mirë për gardhe sepse duron mirë edhe krasitjen.

9. Lloje te bimëve dekorative

Drurë fletorë

Nr Emërtimi Forma r

kurorës

1 Acer

negundo

(panje)

2 Acer

campestre

(krekez)

3 Acer

platanoides

(panje

fletrapi)

4 Acer

pseudoplata

nus (panje

mali)

5 Acer

palmatum f.

6 Aesculus

hippocasatu

m (gështenjë

e kalit)

7 Aesculus

rubicunda

(gështenjë e

kuqe)

Vezore e

çrregullt

E gjere

vezake

Lartësi

ne M

Ngjyra e gjetheve

Ne pranv/Ne

vere/Ne vjeshte

12 e gjelbër e ndritur

/ e gjelbër / e

gjelbër e verdhe

15 e gjelbër e ndritur

/ e gjelbër e

thelle / e gjelbër

e verdhe

Ovale e gjere 20 “ / “ /e verdhe e

kuqe

E

rrumbullaket

vezake

18 “ / e gjelbër e

perhimte / e

verdhe

E shpërndarë 6-8 “ / e gjelbër / e

kuqe

Vezake e 12 “ / e gjelbër e

rrumbullaket

thelle / e verdhe

Ngjyra e

luleve dhe

muaji i

lulëzimit

Kërkesa ndaj

tokës

- Rano-argjilore

te freskëta te

varfra te

pasura

- Te pasura te

varfra

Rezistenc

a ndaj

kripërave

Rezistenca

ndaj

gazrave

Kërkesa

ndaj dritës

Shpejtësia

e rritjes

Mënyra e

përdorimit ne

sipërfaqet e

blerta

po shume d.d shpej. Masiv grupe

dhe rruge

jo jo “ mes. Grup, masiv, i

vetmuar

- “ “ po “ “ “

- “ “ pak “ “ “

- “ “ jo “ “ Grupe dhe i

vetmuar

te bardhe te pasura te jo pak d.d duron mes masiv, grupe e

V-VI freskëta

pak hije

vetmuar, rruge

“ 15 “ / “ / te kuqe te kuqe v-VI “ “ “ “ “ “

8 Ailantus

altisima (are

hindi)

9 Albizzia

julibrisim

(albicie)

10 Alnus

glutinisa

(veri i zi)

11 Armeniaca

vulgaris

(kajsi)

12 Betula

verrucosa

(mështekne)

13 Castanea

vesca

(gështenjë e

bute)

14 Catalpa

vesca

(katalpa)

15 Celtis

Australisë

(Carace)

16 Cercis

siliqustrum

(lojfate)

17 Diospirus

kaki (hurme)

“ 14 “ / “ / e gjelbër te verdha V-

VII

Ombrelle 10 “ / e gjelbër / e

gjelbër e verdhe

Vezake 20 e gjelbër e thelle

/e verdhe

“ 10 e gjelbër e çelet /

e gjelbër/ e

gjelbër e verdhe

Vezake e

shpërndarë

E

rrumbullaket

vezake

E

rrumbullaket

E

rrumbullaket

e shpërndarë

E

rrumbullaket

e gjere

E

rrumbullaket

20 e gjelbër e

ndritur/ e verdhe

ne are

20 e gjelbër e çelet /

e gjelbër / e

verdhe

12 e gjelbër e çelet /

e gjelbër / e

verdhe

20 e gjelbër e hirte /

e verdhe

8 e kuqe roze / e

gjelbër e hirte / e

verdhe ne roze

Rregullimi i Kopshteve

pa kërkesa te

varfra te thata

roze VI-VIII Rano-argjilore,

mesatare te

pasura te

freskëta

- Rano-argjilore

moçalishte

te bardha

ne roze IV

Mesatare te

varfra te

freskëta te

thata

- Te pasura te

freskëta te

thata

te bardha

VII

te bardha

VI-VII

Rano-argjilore

mesatare te

pasura te

freskëta

Te mira,te

kulluara dhe pa

lagështirë

- Ranoregelqerorore

te kuqe ne

roze III-V

12 e gjelbër / e kuqe te bardha

V-VI

Te thata, te

freskëta te

drenazhuara

Argjilore te

pasura te

freskëta

160

“ po “ “ grupe, e

vetmuar dhe

kundër

gërryerjes

jo pak d.d shp Masiv, grupe,

rruge parqesh

“ “ “ “ Masiv, grupe i

vetmuar

po po “ “ Grupe dhe e

vetmuar

jo pak “ “ Masiv grupe e

vetmuar

“ jo “ mes “

jo pak d.d shp Grupe dhe e

vetmuar

“ jo “ ngad “

po po d.d shp “

jo pak “ “ “

18 Eleagnus E shpërndarë 10 e gjelbër e te verdha V- Rano-argjilore po po “ “ “

angustifolia

(hunap)

19 Fagus

silvatica (ah)

20 Fraxinus

oraus

(frashër i

bardhe)

21 Fraxinus

exceisior

(frashër i zi)

22 Gleditchia

exceisior

23 Juglans

regia (arre)

24 Liqudambur

styracifloa

(likuidambar)

25 Maklura

pomifera

(maklure)

26 Magnolia

denudata

(manjole)

27 Magnolia

soulongeana

(manjole)

28 Magnolia

obvata

(manjola)

29 Melia

azederach

(tespie)

Vezake 45 e gjelbër e thelle

/ kafe

Vezake e 12 e gjelbër e çelet /

gjere

e verdhe ne te

kuqe

perhimte VI te freskëta

Rregullimi i Kopshteve

161

- Te freskëta jo jo “ ngad Masiv, grup

dhe i vetmuar

- Te pasura te

freskëta te

lagtë

“ pak “ shp “

“ 30 “ “ / e verdhe - “ “ “ “ “ “

E gjere e

shpërndarë

30 e gjelbër e ndritur

/ e verdhe

te bardha

V-VII

Mesatarisht te

pasura, te

freskëta

po po “ “ Grupe, e

vetmuar gardh

i gjalle

“ 25 “ e verdhe e Te pasura jo jo “ ngad Masiv, grup,

bardhe IV-V

dhe e vetmuar

Piramidale e 20 " / e kuqe gjaku - “ “ “ “ “ Grupe dhe i

gjere

vetmuar

E gjere e

shpërndarë

15 e gjelbër / e

verdhe

“ 15 e gjelbër e ndritur

/ e gjelbër

te bardha

III-IV

Vezake

E

rrumbullaket

6 “ / “ / e verdhe te bardha

dhe roze IV-

V

Te pasura te

freskëta

Te pasura te

freskëta te

lagtë

“ po d.d ngad Grupe e

vetmuar

“ pak “ “ “

5 “ Vishnje II-III “ “ “ “ mes “

“ 10 “ / e gjelbër e

ndritur / “ “

te bardha

ne lejla IV-V

Te varfra te

thata

“ po “ shp “

30 Morus alba

(man)

31 Paulownia

imperialis

(Paulonje)

32 Platanus

orientralis

(rrap)

33 Populos

cadadensis

(plep

kanadez)

34 Populos alba

(plep i

bardhe)

35 Populos

nigra (plep i

zi)

36 Quercus

rubra (lisi i

kuq)

37 Quercus

robur

(rrënjë)

38 Quercus

cerris (qarr)

39 Quercus

aegilops

E

rrumbullaket

e shpërndarë

E gjere

vezake

15 “ - Te çdo lloji te

freskëta

6 e gjelbër / e

gjelbër e mbyllur

“ 25 e gjelbër e

perhimte / e

gjelbër / e verdhe

ne kafe

“ 20 e gjelbër e çelet /

e gjelbër e

mbyllur / e

verdhe

E gjere 20 e gjelbër e

përhimë

Piramidale 20 e gjelbër e çelet /

e gjelbër e

mbyllur / e

verdhe

Te gjere 20 e gjelbër e çelet /

e gjelbër e erret /

portokalli ne te

kuq

Rrethore

ovale

20 “ / “ / e verdhe ne

kafe

E gjere 18 e gjelbër e

perhimte / e

gjelbër e erret / e

verdhe

E gjere e

çrregullt

20 e gjelbër / “ / e

verdhe ne kafe

Te bardha

IV-V

Rregullimi i Kopshteve

Te çdo lloji te

freskëta te

thata

- Te lagtë te

freskëta

162

“ jo “ “ I vetmuar dhe

gardh i gjalle

“ “ “ shp Grupe dhe i

vetmuar

“ pak d.d

gjysmëhij

e

“ Masiv, grupe, i

vetmuar dhe

ne rruge

- “ po shume d.d “ Masiv,grupe

ne rruge te

gjera

- Te çdo lloji, te

freskëta, te

lagtë, te

drenazhuara

jo pak “ shp Masiv, grupe

ne rruge te

gjera

- “ “ “ “ “ Grupe, i

vetmuar dhe

ne rruge

- Subargjile te

freskëta

- Te pasura te

freskëta

- Argjilore

gjysme te

varfra, te

freskëta

jo po d.d mes Masiv, grup

dhe i vetmuar

“ “ “ “ Masiv, grup

dhe i vetmuar

(vallanidh)

40 Robinia

pseudocacia

(akacie)

41 Selix alba

(shelg i

bardh)

42 Selix

babylonica

(shelg i

vajtues)

43 Sofora

japonica

(sofore)

44 Tilia

argentea

(bli)

45 Tilia

platyphyllos

(bli llapush)

“ 12 e gjelbër e çelet /

e gjelbër / e

verdhe e gjelbër

Te varur 12 e verdhe e

gjelbër / e gjelbër

/ e verdhe e

gjelbër

Te varur

vajtuese

10 “ / e gjelbër e

çelet / “

Vezake 8 e gjelbër e çelet /

e gjelbër / e

verdhe

E gjere

piramidale

E gjere e

shpërndarë

20 e argjende / e

gjelbër e çelet / e

verdhe

20 e gjelbër e çelet /

e gjelbër / e

verdhe

Te bardh V-

VI

Rregullimi i Kopshteve

Subargjile, te

varfra, te thata

- Te pasura,

ranore te lagtë

163

po shumë “ shp Grupe, masiv

e vetmuar ne

rruge

jo po Duron pak

hije

“ Masiv, grupe e

buze lumenjve

- “ “ “ “ “ Grupe e buze

lumenjve

Krem VI-VII Subargjile te

freskëta, te

thata

Te verdha

V-VI

Subargjile, te

pasura te

freskëta

po “ “ “ Grupe, e

vetmuar dhe

rruge

jo “ Kërkon

pak hije

ngad Masiv, grupe, i

vetmuar dhe

rruge

Krem V-VI “ “ “ “ “ “

Tabela 3.23 Lloje te drurëve fletorë që përdoren nëpër parqe

Shkurret

Nr Emërtimi Forma r

kurorës

1 Amorpha

fruticosa

(skerbulli)

2 Amygdalus

nana (bajame)

3 Berberis

thumbergji

(melqinje)

4 Buddlea

gillesii

(budleja)

5 Caesalpina

spinosa

(çezalpine)

6 Calycotome

spinosa

(sallaktua)

7 Caragana

arboras

(caragane)

8 Carpinus

betulus

(shkoze)

9 Cerasus

glandfulosa

E

shpërndar

ë

E gjere

vezake

Lartë

si ne

M

Ngjyra e gjetheve

Ne pranv/Ne vere/Ne

vjeshte

3 e gjelbër/ e gjelbër / e

perhimte

2 e gjelbër e erret / e

gjelbër e erret / e

verdhe

E gjere 2 e kuqe e gjelbër / e

gjelbër e erret / kuqe e

verdhe

E

shpërndar

ë

Gati e

rrumbullak

et

5 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e çelet / e

verdhe

3 e gjelbër e perhimte / e

gjelbër e perhimte / e

gjelbër e verdh

Ngjyra e

luleve dhe

muaji i

lulëzimit

Te kuqe

bojqielli V-VI

Rregullimi i Kopshteve

Kërkesa ndaj

tokës

Subargjile te

varfra, te

freskëta, te

thata

Rezisten

ca ndaj

kripërav

e

164

Rezisten

ca ndaj

gazrave

Kërkesa

ndaj

dritës

po po d.d

duron

pak hije

Shpejtës

ia e

rritjes

Mënyra e

përdorimit ne

sipërfaqet e

blerta

shp Masiv, grupe e

vetmuar

Roze V Te pasura po po d.d shp E vetmuar dhe

ne skarpate

Verdha-kuqe

IV-V

Subargjile te

freskëta

Lila VII-X Te pasura te

freskëta, te

lagtë

Te verdha V-

VIII

Vezake 2 e gjelbër ne grih Te verdha III-

VI

E

shpërndar

ë

3 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e çelet / e

gjelbër e verdh

Te verdhe V-

VI

Ranoreargjilore

te freskëta

Ranoreargjilore

te

përshkueshme

Te pasura, te

varfra, te thata

te freskëta

jo pak “ mes Grupe, i

vetmuar, gardh

“ p “ shp Masive, grupe, e

vetmuar

po jo “ mes Grupe, e

vetmuar

“ “ “ “ Grupe e vetmuar

(ne vende te

ngrohta)

“ po d.d

duron

hijen

shp Masiv, grupe, e

vetmuar, gardh

“ 2-5 “ - “ jo jo “ mes Masiv, grupe

“ 4 e gjelbër / e gjelbër e

erret / e gjelbër

Te bardha ne

roze III-IV

Subargjile te

thata, te

po po d.d “ Grupe, e

vetmuar

(qershi

dekorative)

10 Chimonanthus

praecox

(kimonant)

11 Colutea

arborescens

(fshikekarthe)

12 Cornus mas

(thane)

13 Cotinus

coggygria

(cermedel)

14 Crataegus

monogyna

(murriz

njeberthamesh

15 Crataegus

pentagyna

(murriz

peseberthame

sh)

16 Cydona

japonica

(kenomelez)

17 Deutzia

gracilis

(deucie)

18 Forsythia

europaea

(boshter)

Rregullimi i Kopshteve

freskëta

“ 2 “ Krem I-III “ “ “ “ “ “

“ 4 e gjelbër e çelet / e

gjelbër / e verdhe e

gjelbër

Te verdha V-

VI

Argjile,

subargjile, te

freskëta, te

thata

165

po “ “ shp Grupe, masiv, e

vetmuar

Vezake 5 “ / “ / e kuqe “ Mesatare te jo po “ mes Grupe, e

freskëta

vetmuar

E

3 e kuqe / gjelbër e erret “ Te pasura “ “ “ “ “

rrumbullak

et

/ e kuqe portokalli

Vezake e 4 e gjelbër / e gjelbër e Te bardha V- Mesatarisht te jo po d.d shp Grupe, e

shpërndar

erret / e verdhe ne VI

pasura, te

duron

vetmuar

ë

portokolli

freskëta, te

thata

pak hije

“ 4 “ / “ / kafe e gjelbër “ “ “ “ “ “ “

E

shpërndar

ë

3 bronici e kuqe / e

gjelbër e erret / e

verdhe

“ 2 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e çelet / “

Roze, te

kuqe II-VI

Te bardha V-

VIII

“ 1.5 “ Te verdha

IV-V

Subargjile,

mesatarisht te

pasura, te

freskëta

Subargjile,te

thata te

freskëta

po “ “ mes Masiv, grupe, e

vetmuar

“ pak d.d “ Grupe, e

vetmuar gardh

“ jo “ “ “ Masiv, grup, e

vetmuar, gardh

19 Hibiscus

syriacus

(hibiskus)

20 Hipophae

rhamnoides

(hipofae)

21 Koelreuteria

paniculata

(xerlejterie)

22 Laburnum

anagyroides

(ajdes)

23 Lagerstroemia

indica

(llagerstremie)

24 Laurocerasus

officinalis

(tasllan)

25 Mahonia

aquifolium

(mahonie)

26 Parkinsonia

aqualeata

(parkinsone)

27 Paeonia

arborea

(bozzhur)

28 Philadephus

inodorus

(filadelf)

Vezake 3 e gjelbër e çelet / e

gjelbër / e verdhe e

gjelbër

E drejte 3 e gjelbër e argjend / e

gjelbër e argjend /

bronci

E

shpërndar

ë

4 e gjelbër /e gjelbër / e

verdhe portokalli

E drejte 4-5 e gjelbër / e gjelbër e

erret / bronci

Gati e

rrumbullak

et

4 e gjelbër e çelet / e

gjelbër / lejla

Roze, e

bardhe VI-VII

Rregullimi i Kopshteve

Argjilore,

subargjile, te

freskëta

Roze V-VI Argjilore,

subargjile, te

freskëta, dhe

aluvionale

Te bardha ne

te verdhe VI-

VII

Te verdha V-

VI

Roze e kuqe

VII-X

Vezake 5 “ / “ / e gjelbër Te bardha

IV-V

E gjere

vezore

E

shpërndar

ë çadre

1 e kuqe e gjelbër / e

gjelbër e erret / e

gjelbër e erret

Te verdha

IV-V

5 e gjelbër e perhimte Te verdha

me njolle te

kuqe.

Aromatike V-

X

Vezore 1 e gjelbër ne grih / e

gjelbër ne grih / e

verdh e gjelbër

E

shpërndar

ë

2 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e çelet / e

verdhe

Argjilore,

subargjile, te

freskëta dhe

aluvionale

166

po po “ “ Grupe dhe e

vetmuar

jo jo “ “ Grupe dhe e

vetmuar

Subargjile, te

pasura, te lagtë

dhe te freskëta

“ “ “ “ “ Grupe, e

vetmuar dhe

gardh

Subargjile te

pasura te

freskëta

Roze V-VI Subargjile, te

pasura te lagtë

Te bardha

VI-VII

“ pak “ ngad Grupe, gardh

bordura

“ pak jo “ shp Grupe dhe e

vetmuar

Mesatarisht te

pasura, te

freskëta, te

thata

jo pak “ “ Grupe, masive,

e vetmuar

jo pak d.d mes Grupe, masiv

dhe e vetmuar

29 Poncirus

trifoliata (limon

i egër)

30 Pranus

cerasifera

var.pissartii

(kumbull e

kuqe

31 Punica

granatum

(shege)

32 Rosa

(varietete te

ndryshme

trëndafili)

33 Sambucus

nigra (shtogu)

34 Spirea Wanhouttei

(spirea

me lule te

bardhe)

35 Spirea pumila

(spirea lule

vishnje)

36 Spirea

japonica

(spire)

37 Simforicarpus

albus (inxhi e

bardh)

“ 2 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e erret / e

verdhe

E

shpërndar

ë

5 vjollce ne te kuqe / e

kuqe e erret / vjollce

“ 3 e gjelbër e çelet / e

gjelbër / e verdhe

Te bardha

III-VI

Rregullimi i Kopshteve

Rano-argjilore,

te pasura te

freskëta

Roze III-IV Subargjile te

pasura te

freskëta te

thata

Te kuqe V-

VIII

Subargjile

mesatarisht te

freskëta te

thata

Ovale 1-2 “ / “ / e verdhe e gjelbër Te ndryshme Subargjile

mesatare te

pasura, te

freskëta

Vezore e

gjere

3 e gjelbër e gjere / e

gjelbër / e kuqe e

gjelbër

Vezore 2 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e erret / lejla ne

te verdhe

Te bardha V-

VII

Te bardha

IV-VI

Vezake 1.5 “ / “ / lejla ne te verdhe Te kuqe V-

VIII

“ 1 “ / “ / e verdhe ne te

kuqe

E

shpërndar

ë

1 e gjelbër / e gjelbër / e

verdhe

Subargjile te

freskëta te

pasura

Argjile dhe

subargjil

mesatare te

freskëta

Argjile dhe

suargjil

mesatarisht te

freskëta

Roze e

bardhe VI-

VIII

Roze VI-VII Subargjile te

freskëta

167

pak po “ shp Grupe dhe gardh

i gjalle

po pak “ “ Grupe e vetmuar

dhe ne rruge

jo “ “ “ Grupe e vetmuar

dhe masiv

“ po “ “ Grupe, masiv

dhe i vetmuar

“ “ “ “ Grup, i vetmuar

masiv, gardh i

lire

jo po d.d shp Grup, i vetmuar,

dhe gardh e

masiv

“ pak “ “ Grup, e vetmuar

gardh deh masiv

“ “ “ E vetmuar,

grupe, bordura

38 Syringa

vulgaris

(jargavani)

39 Tamarix

gallica

(marine)

40 Viburnum

opulus (top

debore)

41 Waigelia

Florida

(diervilia)

E gjere

vezake

E

shpërndar

ë

Vezake e

gjere

E

shpërndar

ë

3 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e erret / e

verdhe ne kafe

5 e kuqerrem / e gjelbër

ne grih / e gjelbër ne

grih e verdh

3 e gjelbër ne te kuqe / e

gjelbër e erret / e kuqe

e gjelbër

2-3 e gjelbër e çelet / e

gjelbër / e verdhe

Lila e çelet

IV-VI

Rregullimi i Kopshteve

Subargjile,

mesatarisht te

pasura, te

freskëta

Roze VI-VIII Te pasura, te

freskëta me ujë

Te bardha

IV-VI

Subargjile

aluvionale te

pasura te lagtë

168

“ “ “ “ E vetmuar,

grupe e bordura

shumë po “ “ “

jo pak d.d

duron

pak hije

Roze IV-VI “ “ “ “ “ “

Tabela 3.24 lloje të shkurreve dekorative që përdoren nëpër parqe

Drurë dhe shkurre gjithmonë të gjelbra

Nr Emërtimi Forma r

kurorës

1 Acacia dealbata

(mimoza)

2 Acca sellowiana

(AKA)

3 Arbutus unedo

(mare)

4 Buxus

sempervirens

(bush)

5 Citrus urantiaca

(nerenxe)

6 Cotoneasters

horizontalis

(burbull)

7 Ceratonia

siliqua

(xhixhibanos)

8 Erica carnea

(shqope)

9 Eriobotrya

japonica

Ovale e

shpërndar

ë

Vezake e

gjere

E

shpërndar

ë

Lartë

si ne

M

Ngjyra e gjetheve

Ne pranv/Ne vere/Ne

vjeshte

Ngjyra e

luleve dhe

muaji i

lulëzimit

6-8 e gjelbër / e perhimte te verdha I-

III

3 e gjelbër e argjende roze e

bardhe V-

VIII

12 e gjelbër e çelet / e

gjelbër

Vezake 2 e gjelbër / e gjelbër e

erret

te bardha ne

roze X-XII

“ 10 “ te bardha

aromatike III

E

shpërndar

ë

Gati e

rrumbullak

et

Rregullimi i Kopshteve

Kërkesa ndaj

tokës

ranore e ranoargjilore

te

freskëta

te freskëta te

kulluara

argjilo-ranore,

te freskëta, te

kulluara

- subargjile te

freskëta

argjilo-ranore,

te shëndosha,

te freskëta

0.7 e gjelbër e erret roze VI subargjile, te

freskëta, te

thata

8 “ te kuqe IX-XI gëlqerore te

thata, te

kulluara

Gati ovale 0.5 e gjelbër roze I-VII te lehta, te

përshkueshme

Vezake e 6 e gjelbër e përhimë / e te bardha subargjile te

gjere

gjelbër

krem X-XII freskëta

Rezisten

ca ndaj

kripërav

e

169

Rezisten

ca ndaj

gazrave

Kërkesa

ndaj

dritës

Shpejtës

ia e

rritjes

Mënyra e

përdorimit ne

sipërfaqet e blerta

jo jo d.d shp grupe, rruge, e

vetmuar

“ “ “ ngad e vetmuar dhe

grupe

“ pak “ “ grupe, e vetmuar

“ “ h.d mes bordure, grup,

gardh

po jo d.d “ grupe, rruge, e

vetmuar

jo pak “ “ grupe, e vetmuar,

mure

“ jo “ ngad grupe, masive, ne

rruge, e vetmuar,

(ne zonat e

ngrohta)

“ jo h.d mes masiv, grupe, e

vetmuar

“ pak d.d “ grup, i vetmuar, ne

rruge

(mushmulle

vere)

10 Euonymus

japonica

(fshikakuq)

11 Eucaliptus

globulus

(eucalipt)

12 Ilex aquifolium

(ashe)

13 Jasminum

nudiflorum

(jasemin)

14 laurus nobilis

(dafine)

15 Ligustrum

japonica

(liguster)

16 Ligustrum

sinesnsis

(liguster)

17 Magnolia

grandiflora

(manjola

lulemadhe)

18 Myrtus

communis

(mersine)

Vezake 2 e gjelbër / e gjelbër e

shkëlqyer / e gjelbër e

shkëlqyer

Kollone e

shpërndar

ë

35 e gjelbër te

verdhereme

te bardhe IV-

VI

Vezake 15 e gjelbër e

shkëlqyeshme

E 1-2.5 e gjelbër e

shpërndar

ë

shkëlqyeshme

Vezake 6 e gjelbër e çelet / e

gjelbër e erret / e

gjelbër e erret

“ 4 e gjelbër e

shkëlqyeshme / e

gjelbër e

shkëlqyeshme / e

gjelbër e erret

E

shpërndar

ë

Vezake e

gjere

E

shpërndar

ë

Rregullimi i Kopshteve

170

- “ “ “ “ “ bordura, grup,

gardh

te freskëta me

shume lagështi

po “ “ shp masiv, grupe

- “ “ jo h.d mes grupe, gardh, e

vetmuar

te verdha I- subargjile, te “ “ “ shp grupe, gardh, e

IV

pasura, te

freskëta

vetmuar ne forma

krem IV-V “ “ po d.d mes “

te bardhe V-

IV

“ “ pak “ shp grupe, gardh, e

vetmuar ne forme

dhe ne rruge

3 “ “ “ “ “ “ “ bordura, dhe gjer

dhe me forma

16 e gjelbër e shkëlqyer te bardha IV-

VI

5 “ te bardha

VII-VIII

argjilo-ranore,

te freskëta, te

pasura

ranoargjilore te

freskëta

jo po “ ngad grupe, e vetmuar,

rruge parku

shume jo “ mes bordure e vetmuar,

e gardh

19 Nerium

oleander

(landro)

20 Olea europea

(ulli)

21 Pistacia

lentiscus (xine)

22 Pitospora tobira

(pitospora)

23 Quercus ilex

(ilqe)

24 Ruscus

aculeatus

(rrushkull)

25 Spartium

junceum (xane)

E

rrumbullak

et

3-6 “ te kuqe,

roze, te

bardhe,

krem VI-IX

“ 18 e gjelbër e argjende - arghjilore, te

pasura, te

freskëta

E

shpërndar

ë

E

rrumbullak

et

3 e gjelbër e erret - rano-argjilore

qelqerore, te

thata

4 “ te bardha IV-

V

E gjere 20 e gjelbër ne boje qielli

te çelet / e gjelbër e

erret

Rregullimi i Kopshteve

171

“ “ pak “ shp masiv, grup,

gjerdhe, e vetmuar

te shëndosha

te pasur

- argjilore,

mesatarisht te

pasura, te

freskëta

Ovale 0.8 e gjelbër - te pasura, te

lagtë

E

shpërndar

ë

3 “ te verdha ne

ar

argjile,

subargjile,

ranore, te thata

jo “ “ ngad masiv, grupe, i

vetmuar

“ jo “ “ grupe, gardh

“ “ “ mes e vetmuar, grup,

masiv, gardh

“ po “ ngad masiv, grup, i

vetmuar, rrege

“ “ h.d “ grupe, bordura

“ pak d.d shp grup, e vetmuar

Tabela 3.25 Lloje të drurëve dhe shkurreve gjithmonë të gjelbra

Rregullimi i Kopshteve

Karakteristika te bimëve qe mund te përdoren për gjelbërimin e qendrave te banuara.

Nr Emërtimi

1

I-LULE SHUMEVJEÇARE

Ageratum mexicanum (ageratum, lule

vapori)

Varieteti U-i ulet mmesatar

L-i larte

U

L

Lartësia ne cm

15-20

60

Ngjyra e lules dhe muaji i

lulerise

boje qielli, te bardhe etje

VI-X

2 Alyssum mariitmum (alysum) - 15-25

te bardha,vjollce

VI-X

U

15-25

roze, te kuqe,te bardha, te

3 Autirhinum majus (goje-ujku)

m

35-50

verdha etje

L

50-200

VI-X

4

Begonia semperflorens (begonie

gjithmonë me lule)

- 25-40

te bardha, roze, te kuqe

VI-X

5 Begonia gracilis (begonie) - 30-40 roze, te kuqe

VI-X

6 Begonia tuberosa hybrida (begonia - 30-40 roze, te kuqe portokalli

uberoze)

VI-X

7 Calistephus sinensis (seripate) U

30

nga e bardha ne vjollce e te

m

50

kuqe

L

80

VI-X

8 Cana indicata (kana) - 140 te verdha, roze e te kuqe

VI-X

9 Celosia cristata (lavshe gjeli) - 50-60 roze, te kuqe, te verdha

VI-X

10 Chrizantheum carinatum (lule vjeshte) - 40-50 te bardha, kafe, te verdha, te

kuqe ne vjollce V-VIII

11 Cereopsis bicolor (lule grenxe) U

30

te verdha me zemer te kuqe

m

20-50

VI-IX

L

60-90

172

Mbillen cope ne

ml m 2

5

8

26

37

8 37 “

5

3

2

26

10

5

Mënyra e përdorimit

grupe dhe bordura

grupe e parcela

5 26 grupe, figura

5 26 parcela, bordura,

figura, vazo etje

4 17 parcela,vazo

5

4

3

26

17

10

lule te prera

2 5 grupe dhe qendra

figurash

4 17 parcela, grupe

4 17 parcela

4

3

2

17

10

5

grupe e parcela

Rregullimi i Kopshteve

12 Cosmos hipinnatus (kosmos) U

40

te bardha,roze te kuqe. 2 5 parcela e grupe

L

150

VI-IX

13 Escholizia california (esholcia) - 50 jeshile neblu

V-VII

5 26 grupe dhe parcela

14 Fuchia hybrida (lule vathi) - 30 te bardha gati ne te kuqe 5 26 parcela, vazo, tarraca,

VI-X

etje ne hije

15 Gaillarda picta (koriera) - 40-50 te verdha te kuqe VI-IX 3 10 grupe dhe parcela

16 Godetia Whitneyi (godecia) - 25-40 lila ne te kuqe VI-VIII 5 26 parcela

17 Iberis amara (iberis) - 20-40 te bardhe V-IX 4 17 bordura, parcela e

grupe

18 Lantana hybrida (lantana) - 30 te bardha te verdha,

portokalle, te kuqe IV-XI

4 17 “

19 Lobelia erinus (lobelie) - 10-15 te bardha, roze vjollce V-IX 8 37 bordura, parcela, grupe

e qilima

20 Matthiola annua (sheboi) - 30 te ndryshme VI-VIII 4 17 te vetmaur dhe ne

grupe

21 Nemesia floribunda (nemezie) - 40 te bardha me vija vjollce V-

VIII

5 26 grupe te vetmuara

22 Papaver somniferum (lulkuq) - 120 te bardha, roze e vjollce V-VI 3 10 grupe

23 Pelargonium zonale (mullage) - 60 te bardha roze, te kuqe etje

V-X

24 Pentstemon hybrides (pentstemon) - 60 vjollce ne te kuqe, e te kuqe

ne te verdhe VI-IX

173

4 17 parcela, mozaike,

vazo, tarraca, dritare

etje

4 17 grupe

Rregullimi i Kopshteve

25 Petunia hybrida (petunie) - 60 te kuqe, blu, roze, vjollce V-

X

26 Phlox drumondii (floks) - 30 te bardhe te kuqe, vjollce VI-

IX

27 Portulaca grandiflora (thoimac) - 15 te kuqe ne vjollce te bardhe,

roze, lila etje VI-deri ne

ngrica

174

5 25 grupe, parcela, dritare,

ballkone etje

5 26 “

5 26 grupe, parcela, bordura

etje

28 Rudbekia hybrid (rudbekia) - 60 portokalli VI-X 3 10 grupe e parcela

29 Salvia splendes (lule zjarri) U

L

30-40

70

30 Tagetes erecta (kadife) - 15

100

te kuqe, krem te bardha blu

VI-X

te verdha, portokalli, limoni

VI-X

5 26 “

4

2

17

5

grupe e parcela

bordura

31 Verbena hybrida (verbene) - 25 te ndrysheme VI-X 4 17 grupe, parcela

32 Zinia elegans (xingia) - 50-60 te bardha ne roze, te kuqe te

verdha, vjollce VI-X

1

II-LULE DYVJEÇARE

Bellis perenis (margarita)

- 10-20 te bardha ne roze e te kuq

III-VI

2 Myosotis alpestris (lule mos me harro) - 10-20 blu te haptë, roze, te bardha

III-IV

4 17 bordura, parcela, vazo,

për buqeta

5 26 parcela, bordura, e

vetmuar

5 26 “

3 Silene pendula (nakle) - 20-25 te bardha roze te kuqe IV-V 4 17 grupe e parcela

4 Viola hybrida (vjollc, manushaqe) - 25 me pika te bardha, te

verdha, vjollce, te kuqe III-VI

5 26 grupe, ne vazo,

tarraca, bordura etje

Rregullimi i Kopshteve

Tabela 3.26 Karakteristika te bimëve qe mund te përdoren për gjelbërimin e qendrave te banuara.

Karakteristika te luleve bulboze e tuberoze qe përdoren ne gjelbërimin e qendrave te banuara.

Nr Emërtimi Lartësia ne cm Periudha e lulerise Ngjyra e lules Mënyra e përdorimit

1 Amaryllis belladona (Amarile) 100 VIII-X Roze, te kuqe etje Grupe, lule te prera

2 Amaryllis lutea (Amarile) 10-12 VII-X Te verdha ne ar “

3 Colchicum Var. (Kolkikum) 3-25 III-IX-X Roze,lejla, te bardha, te kuqe etje Grupe me bulboze te tjera

4 Fritillaria imperialis (Fritilaria) 100 II-1III Te verdha, portokalli, te kuqe Grupe, lulle te prera

5 Galanthum nivelis (Galante) 10-15 II-III Te bardha

Grupe, pulla (ne vende te

freskëta)

6 Gladiolus Var. (Gladiole) 50-120 Ne vere Te bardha, te kuqe, roze, te verdha etje Grupe, lule te prera

7 Hyacinthus ametistinus (Zymbyl) 30 III-IV Te bardha, lejla, roze, vjollce Parcela, bordura, grupe, etje

8 Iris germanica (Shpatore) 60-100 V Blu, blu ne vjollce Grupe, parcela, lule te preara

9 Iris pumila (Shpatore) 20 IV Blu, vjollce, te verdha etje Bordura, grupe

10 Iris sibirica (Shpatore) 50-60 VI Te ndryshme Grupe ne vende te lagtë

11 Lilium martagon (Zambak) 70 V-VI Te kuqe, te bardha, roze, vjollce Grupe lule buqet

12 Lilium superbun (Zambak) 200 VIII E verdhe ne te kuqe me pika “

13 Lilium tenuifolium (Zambak) 50 V-VI Te kuqe, portokalli me pika “

14 Lilium candidum (Zambak i bardhe) 100 VI Te bardha aromatike “

15 Lilium croceum (Zambak) 80-100 VI Portokalli e kuqe “

16 Lilium giganteum (Zambak) 200-300 VI-VIII Te bardha-vjollce perbrenda “

17 Narcissus pseudonarcissus (Nargjize) 20-25 II-III Te bardha, te verdha etje Grupe, parcela, lule te prera

18 Narcissus poetaz (Nargjize) 35-40 III Krem “

19 Narcissus poeticus (Nargjize) 30-35 III Te bardha, te verdha etje “

20 Narcissus ordoratus (Nargjize) 30-40 III Te verdha dyfishe aromatike “

21 Tulipa Var. (Tulipan) 20-60 IV-V Te bardha, te kuqe, roze, vjollce etje Grupe, parcela,bordura, buqet

Tabela 3.27 Karakteristika te luleve bulboze e tuberoze qe përdoren ne gjelbërimin e qendrave te banuara.

175

Karakteristika te luleve e bimëve gjetho-dekorative qe mund te përdoren ne gjelbërimin e

qendrave te banuara.

Nr Emërtimi

1

Lartësia

ne cm

Natyra e gjetheve Mënyra e përdorimit

I – LULE GJETHO-DEKORATIVE

Agave americana (Agave) 200 Jeshile te perhimte me gjemba

Qender, figura lulesh, kollona,

tarraca etje

2 Agave americana Var. (Agave) 200

Jeshile te perhimta te verdha

anash

3 Alternanthera amabilis (Alternantera) 15

Jeshile me damare te kuq, me

vone behet roze

Bordura, qilima lulesh

4

Alternanthera atropurperea

(Alternantera)

15 Te kuqe te erreta “

5

Alternanthera paronychioides

(Alternantera)

10 Te kuqe, bronci me pika te kuqe “

6 Alternanthera japonica (Akuba) 100-150

Jeshile te çeleta me pika te

verdha

Qender figurash, bordura etje

(ne zonat e ngrohta)

7 Amarantus var. (Nene) 100 Te kuqe Qender figurash, grupe etje

8 Antenaria dioca (Antenaria) 8-10 Te argjendta me push te bardh Qilima, vende te thata

9 Cineraria maritima (Cinerarie) 80 “ Bordura, qilima grupe

10 Koleus verchafelti 60

Jeshile, te kuqe, roze, te verdha,

vjollce etje

Bordura, qilima, vullaja, grupe

(ne vende me hije)

11

Escheria dismetiana secunda

(Ekeveria)

3-15

Boje qielli ne te bardh me te

kuqe anash

Bordura, qilima

12 Gnaphalium lanatum (Gnafalium) 25-30 Te argjendta ne jeshile me push Bordura, qilima, grupe

13 Iresine lindeni (Irezine) 25-30 Te kuqe te erreta “

14

Musa Basjoo, enseta, religiosa

(Banane)

300-400

Jeshile te çeleta me nerv te kuq

ne mes

Qender figurash, hyrje,

tarraca etje (ne vedet e

ngrohta)

15 Perila mankinesis (Perila) 80 Te kuqe, vjollce ne te kuqe Bordura, qilima,grupe

16

Santolina chamaeacyparissus

(Lavantine)

50-60 Te argjendta “

17 Santolina viridis (Lavantine) 50-60 Jeshile te erreta “

18 Sedum carneum (Sedum) 20

Te bardha, jeshile me vija te

bardha anash

Bordura, qilima

19 Sedum sieboldii (Sedum) 20 Te bardhe ne jeshile Bordura, mure etje

20 Sempervivum var. (Sempervivum) 2.5-10 Te kuqerremta ne kafe “

21 Yocca gloriosa (Juka) 80-200 Gjithmone jeshile ne te perhimte

Grupe te vetmuara, qendra

figurash me lule etje

22 Adiantum pedatum (Fier) 80 Jeshile te çeleta

Grupe, ne vende te lagta me

paprate te tjera

23 Adiantum capillus (Fier) 80 Jeshile “

24 Aspidium aculeatum (Aspidium) 80 “ “

Tabela 3.28 Lule që përdoren nëpër parqe për gjethet e tyre

Nr Emertimi

1

II - PALMA

Chamaerops humilis, exelsa (Palme

pellembore)

Lartesia

ne cm

Rregullimi i Kopshteve

Ngjyra e gjetheve Menyra e perdorimit

600-800 Jeshile te çeleta, pak ne grih

2 Cocos (Palme kokosi) 400-600 “ “

3 Hoëea (Hovea) “ “ “

4 Livistonia (Livistone) “ Jeshile te erreta “

5

Phoenix, dactylifera, canariensis

(Palme pendepule)

6 Pritcardia filifera (Vashingtone) 300-400

7 Cycas revoluta (Cyka) 100-200

Jeshile te erreta me fije te

verdha

Jeshile shume te erreta e shume

te forta

Grupe shetitore bregdetare,

qendra figurash me lue,

tarraca hyrje etje. E mbjelle

ne toke ose ne ene (vazo

etje)

Grupe, qendra figura lulesh

177

Figura 3.29 Acer negundo (panje)

Figura 3.30 Acer campestre (krekez)

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.31 Acer platanoides (panje fletrapi)

178

Figura 3.32 Aesculus rubicunda (geshtenje e

kuqe)

Figura 3.33 Ailantus altisima (are hindi)

Figura 3.34 Alnus glutinisa (veri i zi)

Shkurret

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.35 Amorpha fruticosa (skerbulli)

Figura 3.36 Amygdalus nana (bajame)

Figura 3.37 Berberis thumbergji (melqinje

179

Figura 3.38 Carpinus betulus (shkoze)

Figura 3.39 Cerasus glandfulosa (qershi

dekorative)

Figura 3.40 Chimonanthus praecox (kimonant)

Rregullimi i Kopshteve

Drurë dhe shkurre gjithmone të gjelbra

Figura 3.41 Acacia dealbata (mimoza)

Figura 3.42 Acca selloëiana (ake)

Figura 3.43 Arbutus unedo (mare)

180

Figura 3.44 Buxus sempervirens (bush)

Figura 3.45 Citrus urantiaca (nerenxe)

Figura 3.46 Erica carnea (shqope)

I-LULE SHUMEVJEÇARE

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.47 Ageratum mexicanum (ageratum,

lule vaporri)

Figura 3.48 Alyssum mariitmum (alysum)

Figura 3.49 Autirhinum majus (goje-ujku)

181

Figura 3.50 Begonia semperflorens (begonie

gjithmone me lule)

Figura 3.51 Begonia gracilis (begonie)

Figura 3.52 Begonia tuberosa hybrida (begonia

uberoze)

II-LULE DYVJEÇARE

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.53 Bellis perenis (margarita)

Figura 3.54 Myosotis alpestris (lule mos me

harro)

Figura 3.55 Silene pendula (nakle)

182

Figura 3.56 Viola hybrida (vjollc, manushaqe)

Karakteristika te luleve bulboze e tuberoze qe

perdoren ne gjelberimin e qendrave te banuara.

Figura 3.57 Gladiolus Var. (Gladiole)

Figura 3.58 Hyacinthus ametistinus (Zymbyl)

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.59 Iris germanica (Shpatore)

Figura 3.60 Lilium martagon (Zambak)

Figura 3.61 Iris pumila (Shpatore)

183

Figura 3.62 Iris sibirica (Shpatore)

Figura 3.63 Lilium tenuifolium (Zambak)

Figura 3.64Lilium candidum (Zambak i bardhe)

Rregullimi i Kopshteve

Figura 3.65 Lilium croceum (Zambak)

Figura 3.66 Lilium giganteum (Zambak)

184

PYETJE

Rregullimi i Kopshteve

1. Cilat jane disa nga sherbimet qe kryhen ne nje terren para

mbjelljes dhe perse.

2. Jepni disa ide të dekorimit e rregullimit te ambienteve.

3. Si grupohen bimet në bazë të kohëzgjatjes së ciklit jetësor. Jepni

shembuj.

4. Si kultivohen bimet njevjecare dhe cilat jane disa prej tyre

5. Si behet kultivimi i bimeve dyvjecare dhe cilat jane disa prej tyre.

6. Pse quhen bime dekorative qepore dhe cilat jane karakteristikat e

tyre. Jepni shembuj te llojeve

7. Cfare jane gardhet e gjalla dhe perse sherbejne. Si ndertohen ata.

8. Bimët konifere. Jepni disa lloje dhe karakteristikat e tyre

9. Lloje te bimeve dekorative sipas karakteristikave te ngjyrave dhe

jetegjztesise

185

LITERATURA

1- Alan T Flowers, 2003

2- Austin D English roses, 1996

3- B Nexhat Gj Vuksani Trendafili, 2004

4- Chevallier A enciklopedai of medicinal plants, 2001

5- Cottini P Rosa varieta a technice colturali, 2002

6- Conover Ch Foliage plants 1988

7- Vuksani Gj Lultaria, 2004

8- Vuksani Gj Leksione te arkitekures, 2005

9- Vuksani Gj, N Balaj Kultivimi i luleve, 2004

10- V Jani Gjelberimi i qendrave te banuara

11- Grup autoresh Verditalia il verde dei vivai d`Italia 1996

Rregullimi i Kopshteve

12- SALZA PRINA RICOTTI, Dossier: I giardini nell'antichità in Archeo nº 69, November,

pp. 50-97

13- Articoli scientifici

39. E. SALZA PRINA RICOTTI – I giardini del Paradiso in Donum Natalicium: studi

presentati a Claudio Saporetti in occasione del suo 60. Compleanno, Rome 2000, pp.

225-246.

14- Ancient Roman villa gardens, Washington, DC: Dumbarton Oaks Research Library and

Collection. ISBN 0-88402-162-9.

15- Patrick Bowe, Gardens of the Roman Ëorld, Los Angeles: J. Paul Getty Museum. ISBN

0-89236-740-7

16- Semple, Ellen (1929-07) Ancient Mediterranean Pleasure Gardens. Geographical

Revieë 19 (3): 420–443. DOI:10.2307/209149. URL consultato il 29-12-2008

17- Wikipedia all pagies

186

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!