20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Figura 1.14. Rrethim me gjelbërim anash

mureve te qyteteve greke ne lashtësi

Përveç këtyre parqeve lindën edhe ata për

tempujt grekë. Të rrethuar me pyje, por me

kalimin e kohës këto parqe u lanë pas dore.

Për Greqinë e lashtë për gjelbërim Brenda

qyteteve mund të flasim vetëm në fillim të

shekullit të 5 PK.

Parqet e Helenizmit

Në këtë zonë që ishte edhe pranë Greqisë

edhe orientit u zhvillua një formë e

ndryshme gjelbërimi si artistik ashtu edhe

për zbukurim dhe shumë i pasur me bimësi e

lloje. Kontaktet me civilizimin Persian dhe

atë egjiptas, luajtën një rol shumë ndikues në

të dhe i dhanë mundësi krijimit të parqeve

madhështore. Ne njohim ato vetëm

nëpërmjet shkrimeve të vjetra dhe që nuk na

ndihmojnë shumë ti imagjinojmë në formë

dhe strukturë. Dihet që Aleksandria ishte një

zonë shumë e pasur ekonomikisht dhe

mendohet se pranë rrethimeve dhe shtëpive

mendohet se ekzistonin sipërfaqe të

gjelbëruara, për të zbukuruar qytetin.

Rregullimi i Kopshteve

22

Të bukur ishin edhe parqet e Antiokisë.

Qyteti ishte i ndërtuar në një fushë në të dy

anët e një rruge. Nga njëra anë ishin shtëpitë

dhe nga ana tjetër zona e parqeve, banjove

dhe shatërvanëve deri në kodër. Një rrugë e

dytë kalonte nëpër një territor të quajtur

Herakle e më tutje kalonte një tjetër rrugë e

mbuluar me hardhi dhe trëndafila që arrinte

një park të famshëm që quhej Dafe. Këtu

fillonte një pronë e madhe me madhësinë e

80 stadiumeve dhe nga ky park merrte emrin

edhe qyteti Epidafnit. Kishte një park dhe

një pyll të shenjtë me rreth 300 qiparisë.

Kishte përveç tyre edhe shumë objekte

zbukurimi si shatërvanë, gropa uji etj. Kishte

edhe disa hotele të kohës ku në disa prej tyre

në brendësi kishte edhe hardhi dhe plot lule

aromatike të mbjella në shtretër.

Të ngjashme me këto parqe ishin edhe ata të

epokës heleniste por që nuk ka shumë të

dhëna. E famshme nga këto ishte parku i

ndërtuar mbi anijen e Geromit II i ideuar nga

Arkimedi. Ai ishte i ndërtuar në pjesën më

të lartë dhe lulet apo bimët ishin të

vendosura anash në vazo plumbi të

zbukuruara, ndërsa edera dhe hardhitë

rriteshin në vazo balte dhe shërbenin për

hijezimin e kalimeve. Në këtë park kishte

madje edhe një pishinë me ujë deti me peshq

dhe një me ujë të ëmbël.

Siç edhe mund të mendohet ishte një

ndërtim shumë ekstravagant dhe tepër

luksoz dhe për tu ndërtuar duhej një

sipërfaqe e tillë që në përfundim të ndërtimit

ajo ishte aq e madhe sa nuk mund të dilte as

të hynte nga porti i Sirakuzës. Shpjegimet e

gjetura nëpër dorëshkrime nuk ndihmojnë në

kuptimin e tyre. Megjithë këto shpjegime

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!