20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kompozohen në harmoni me elementët e

tjera të sipërfaqeve të gjelbra e në radhë

të parë me bimësinë dekorative. Këtu

preferohen më shumë elementët që

ndryshojnë nga vëllimi

zbatimi i këtyre elementëve në sipërfaqet

e gjelbra duhet të bëhet me materiale

natyrore (gur, dru), qeramikë ose edhe

me disa materiale artificiale me ngjyra si

plastmasi, xhami etj

për disa nga elementët e vogla

arkitektoniko-dekorative po përshkruajmë

shkurtimisht se çfarë duhet patur parasysh

gjatë kompozimit, ndërtimit e gjelbërimit të

tyre.

Hyrja- është element arkitektonik i

rëndësishëm theksimi i të cilës nevojitet

veçanërisht bë sipërfaqet e gjelbra të

zgjidhura sipas stilit gjeometrik. Është vendi

i hyrjes për në çdo park, dhe pjesa që

shërben si lidhje midis ambientit të qytetit

(shesh, godinë etj) dhe sipërfaqes së gjelbër

të parkut.

Kompozimi i saj mund të formohet me

vepra skulpturore arkitektonike ose me

gjelbërim i cili mund të ketë forma të

ndryshme, ndërsa madhësia dhe vëllimi i saj

varen nga madhësia e sheshit dhe gjerësia e

rrugës ose e kryqëzimit të rrugëve para

hyrjes, si edhe nga vetë madhësia e parkut

ose lulishtes. Zakonisht në afërsi të hyrjeve

të parqeve , parashikohen edhe vende për

qëndrimin e makinave, biçikletave motorëve

etj.

Rrethimi- është kufiri i sipërfaqes së

gjelbër. Njihen disa lloje rrethimesh në

Rregullimi i Kopshteve

43

varësi të materialit me të cilin ato punohen.

Kështu kemi rrethime metalike, prej guri,

prej betoni, rrethime të kombinuara dhe

rrethime të gjelbra. Zakonisht rrethohen

vetëm sipërfaqet e gjelbra me qëllim të

veçantë si zooparqe,parqe botanike, terrene

sportive, gjelbërimi i institucioneve etj.

Lulishteve brenda qendrave të banuara e

sidomos në qendër të tyre, nuk bëhet fare

rrethim, ose ky zëvendësohet me bordurë

guri, betoni ose me bimësi dekorative që

nëpërmjet krasitjes duhet të mbahet e

shkurtër. Në përgjithësi më të mira dalin

rrethimet metalike që janë transparente dhe

të gjelbëruara me bimësi dekorative

kacavjerrëse si: lule vile, dorëzonjë, hurth,

lule sahati, hardhi e mureve etj.

Ura dekorative- këto zakonisht ndërtohen

në vendet e parqeve ku ka pengesa ujore

(liqene, pasqyra ujore, përrenj, rrëke etj).

Mund të jenë prej guri, beton arme, prej

druri etj, në varësi të gjerësisë së vendit ku

do të kalojnë. Ura me efekt të madh

dekorativ dalin ato me materiale druri të

papërpunuar, e në mënyrë të veçantë ato prej

mështekne, pishe, bredhi, gështenje, panje,

akacie, lisi, ahu etj.

Belvederë- (pamje te bukura)- vendosen

veçanërisht në pikat më të larta të terrenit të

parkut. Këto mund të jenë të haptë (formë

tarrace) ose edhe të kombinuara me ndonjë

qoshk. Të këtilla ka në pallatin e brigadave,

në parkun e madh të Tiranës, etj.

Tenda- shërben për mbrojtjen e

frekuentuesve të parkut në kohë të keqe ose

të mirë. Ato janë pika të rëndësishme në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!